Më jetëshkurtëri ishte Qazim Koçuli, më i moshuari Turhan Pashë Përmeti, më i riu Ahmet Zogu, kurse më i gjati (deri më tash) është Edi Rama!
27 VJET, REKORDI GUINNES NË DETYRË
Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu. Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekdordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet. Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.
KRYEMINISTËR 8 VJET, REKORDMEN PAS ‘90
Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar. Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990. Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.
NJË DITË KRYEMINISTËR
Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi. Ai qendroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.
27 VJEÇ KRYEMINISTËR
Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël. Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.
81 VJEÇ KRYEMINISTËR
Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministri shqiptar në moshën më të madhe në detyrë. Pas tij është Pandeli Evangjeli I cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.
DY METER KRYEMINISTËR
Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar. Dy metra i lartë, Rama kishte privilegjin ta nisë me rekord detyrën.