Muharrem Blakaj lind më 6 janar 1959 në fshatin Vrellë, komuna e Istogut. Shkollën fillore mbaroi në vendlindje, ndërsa të mesmen ekonomike, tri vite në Pejë, e vitin e katërt, maturën, e përfundoi në Istog në pranverën e vitit 1979. Po atë vit e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Për veprimtari patriotike, për herë të parë burgoset më 14 dhjetor 1979. Më 5 shkurt 1987, M. Blakajn përsëri e burgosin, por në mungesë të provave e lirojnë pas tre muajsh. Nga ndjekjet edhe persekutimet e vazhdueshme, në tetor të atij viti detyrohet ta lëshoj Kosovën dhe të kërkoj strehim politik në Zvicër, ku edhe sot jeton bashkë me familjen e tij.
M. Blakaj, shkruan prozë. Sa ishte në Kosovë mblodhi tregimet e tij në një dorëshkrim me titull „Monolog i një komiti,“ dhe dy novela „Balta me gjak“ dhe „Besa“ me qëllim botimi. Mirëpo, gjatë bastisjeve të policisë në shtëpinë e tij, të gjitha dorëshkrimet i merren dhe nuk i kthehen asnjëherë.
Në shtypin shqiptar të diasporës në Zvicër, ka publikuar disa tregime. Është antar i Kryesisë së Shoqatës së Krijuesëve Shqiptarë në Zvicër.
Veprat:
«Misioni sekret» në shtëpinë botuese „Rozafa“ në Prishtinë, 2004
«Thesaret e humbura» që u botua nga SHKSH „Mëmëdheu“-ST. Gallen, dhe u shtyp në Prishtinë më 2005.
«Atentat brenda germës L», po ashtu i botuar nga SHKSH „Mëmëdheu“-ST. Gallen dhe i shtypur në shtypshkronjën “Adea” në Prishtinë 2007.
«Paraardhësit» është romani i tij i katërt.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen