Mittwoch, 5. Juni 2013

Fehmi Berisha

Fehmi Berisha u lind më 20 Maj 1955 në katundin Dyz të bashkisë të Besianës.Nga viti 1959 jetoi në Besianë,ku mbaroi filloren dhe gjimnazin.
Studimet i mbaroi në fakultetin Filologjik të Prishtinës,Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Ishte nga organizatorët kryesor të Demonstratave të vitit 1981,për çka edhe u dënua më 15 vite burg të rëndë.Ishte njëri nga ushtarët e radhve të parat ë UCK-së.Me kri...jimtari poetike filloi të mirret qysh në bankat e shkollës së mesme.Herë pas here botoi në shtypin e kohës,siç ishte Bota e Re.
Nga gjithë krijimtaria e tij nëpër burgjet jugosllave,arriti të nxjerr jasht atyre mureve vetëm dhjet-dymbdhjet poezi.Të tjerat ia kishin marr milicia.
Deri tash ka botuar dy përmbledhje poezish:“VALA E SOLLI NIMFË“ dhe „NETËT PIKOJNË DHEMBJE“.
Librin e parë e redaktoi Fatime Kulli,derisa të dytin Abdullah Konushefci,i cili për poetin Fehmi Berisha shprehet: Kur luftëtari bëhet poet,atëherë individi realizon njërën nga shkallët më të larta të qenjes njerëzore,është një nga mendimet gjeniale të Niçes.Dhe Fehmi Berisha me librin e ti të parë“VALA E SOLLI NIMFË“ është një shembull se edfhe luftëtarët e dalluar ,luftëtarët e pamanipuluar nga politika mund t`ia dalin.Madje mund t`ia dalin duke kultivuar një poezi shumë të ndjerë të dashurisë,pa lënë m`anash as poezinë atdhetare.
Për veprat e Fehmi Berishës Recensione e Vështrime Kritike shkruan: Fatime Kulli,Abdullah Konushevci,Abdyl Kodolli,Lebit Murtishi,Fetah Sheholli dhe Mehmet Bislimi.
 
 
Fehmi BERISHA 
 
DUA TË KËRCEJ VALLEN E OSMAN TAKËSNgjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhimbje nën ullirin plak
Afrohem pran rrënjëve të tij
Degët e thyera kullojnë gjak...

Lidhë fijet e mallit flokëve të shekullit mizor
Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriot
Në shiritin e zi të historisë
Që ende sot në shekullin njëzetenjë
Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...

Ngjeshur në fijen më të hollë të dhëmbjes
Shëtis njollave të ajrit të murrmë
Ngjyratë janë shpërbërë në koleksion të heshtjes...
Në bahçen e bilbilave dëgjoj këngën e Celo Mezanit

Eh, ç`më pihet një gotë raki,mendjen të turbullojë
Dua të kërcej vallen e Osman Takes...
E kostumi është mykur, ka kohë që nuk vishet...

Ku jeni o vëllëzër Cam,eni të këndojmë së bashku
Në sheshin e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit
Fjala më çelë nga thellësi e shpirtit

Na bashkon gjaku,gjuha,kënga,ideali,
Kosovë e Camëri jemi një!
 
 
 
KORTEZH I LËNDUAR
(Ali Aliut-Preshevës)

Plis i bardhë ishe ti, abetare e ndaluar
për tokën, për emërin,këngë u bëre
simfoni pranvere,
mes nesh e dëgjuar.

Sy njomur të përcillnim
urtësi dekadash ,çëndresë furtunash
të çmëndura, asnjëherë rrëzuar.

Flamuri nuk u lëshua në gjysmë shtizë,
ishte shitur moti,
as pushkë nderimi s`u dëgjua
u ishte lagur baroti.

Kalamajt politik-narcisoid erdhën
na rrahën, na përgjakën,në shpirt na lënduan
Jo, nuk qe Serbia
liria ishte, shteti,fëmijët tanë u tërbuan

Sa shpejt ngarendin
moqaleve,kënetave, medet,
ditë për diell të verbërit
hapin varrin e vetë.
 
 
 
Sonte

Puthë mbrëmjen e purpurtë,
me buzë përvëluese erotike...
Errësirë nuk duam sonte,
nata qirinjtë do i ndezë në thellësi!

Vala valëzon valën ku deti qiellin përqafon,
bie puhizë e ngrohtë e lehtë në dorën e tij...
Re nuk duam sonte, bubullimë as shi,
natë ëmbëlake plotë jetë, plotë gjallëri!

Perëndeshë Butrinti të përfytyrojë,
engjëlleshë skofiare- poezi...
Jo, sonte shi nuk duam
arie, balet e simfoni...



 
Mëkatova në zjarrin e saj

Vithe bukur ,buzë etur e gji përvluar
U përkund në djep zgjimi
Ëndrrën  e fjetur malit i përhani
E mëkatoi zjarrit të fjalëve prush

Zemër e kurthëruar në ëndërr  sydielli
Rreboj valë shpirti  e mendjen shprishi
Përballë të ndarë si  dy kodra pylli
Të çmëndurat krenari
Furtunë në zemra plotë stuhi

Një gur lidhur te fjala la dhe territ iku si vesë
Nuk e pa hëna as nata as dita
Nuk e  dhash në vargje as e këndoi lyra
Miqsinë e kërrusur të prangosur në besë



Vetëm për një puthje

Kur e msitnuan 
Itakën e tij
ishte i prangosur,
luftë bën tani
digjet përbrënda,
bëhet flakë e valë deti
vetëm ta pastrojë
nga rana e kripa
e ta puthë njëherë
atë largësi të afërt
mbetur  ëndrrave kurthëruar
dhembjes, mallit e pritjes....



Dashuria

Kur përlotja e liqenit ngriu
Në pëllëmbë të amshimit...
U krekos përplasjeve mospërfillja....
Edhe pse e ngrohtë si rreze dielli,
Brigjet s`i dhanë fole...
Qoftë edhe një gjethe mëllage,
Ajo mbeti harresë, si prilli.....



Mikja ime

Moti në një çast
mori pengun  e shkakut
e më nuk e mati kohën
as sasinë e rrjedhës
së ujit.
Përbehej në kokë miku,
për deliret e saj
kërkonte vetëm vesh,
Unë pata edhe gjuhë
e sy.




Fjala
 
Edhepse desha
nuk u bë as gjak as besë,as miqësi,
as këngë nuk u bë ,as  dashuri
 
Kjo fjalë  dielli dogji gjithëçka
 i bëri  tym gjethet,gurtë hi i bëri
 
Kjo fjalë që as qepet as shqepet
nuk është për  të pa vesh
as për  sykotur e ëndrra të verdha,
nuk është as për smirëzinjë
që skutash galuc
përtypin e hanë vetëveten
 
Kjo fjalë është e besës e miqsisë 
është
e këngës e dashurisë e……
që as qepet as shqepet

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen