Donnerstag, 6. Juni 2013

Driloni, aty ku natyra nuk ka kursyer bukurine

Nga Sonila Isaku

Fshati ku eshte xhiruar "Teto Ollga" dhe ai vendi i bukur ku duhet te hyje me pasaporte, keshtu njihet nga shume shqiptare Driloni, nje prej perlave te bukurise shqiptare. Ndersa vapa perveluese ka nisur ne mbare vendin, pushuesit, te cilet i jane drejtuar kete fundjave Pogradecit kane qene te shumte, dhe kjo per vete klimen qe ai te favorizon. Me xhiron tradicionale mbremjeve buze bregut te liqenit duket se jane familjarizuar shumica e pushuesve, e ndersa ata te ardhur nga Tirana e njesojne me xhiron, e cila kryhej vite me pare prane Korpusit te Universitetit. Nderkohe qe paraditet dhe pasditet mund te kalohen shume kendshem ne fshatrat turistike perreth liqenit. E ndersa shume prej turisteve vrapojne te gjejne ne mes te Tushemishtit vendet ku eshte xhiruar "Zonja nga qyteti", shume te tjere zgjedhin piken turistike te Drilonit. Sapo futesh ne kete zone syri te ze me dhjetera makina, te cilat kane "zbuluar" nje rruge dytesore, e cila i con mu ne zemer te Drilonit. E ndersa i sheh veprimet e tyre, duket se te tregojne se po rendin per te gjetur nje hije vetem e vetem per te vendosur makinen, nderkohe qe harrojne per demet qe shkaktojne. "Ketu me perpara ishin te vecante njerezit, te cilet futeshin per te pare dhe kaluar nje pasdite. Kryesisht ishin turiste qe ne momentin e futjes duhet te dorezonin pasaportat tek hyrja, nderkohe qe kjo ishte e limituar. Nderkohe, ne rastet kur ketu ishte ish-udheheqesi Hoxha apo drejtues te tjere, nuk lejohej hyrja qe nga zona e vilave", - tregon Hekurani, nje tregtar ambulant, i cili duket se e njeh me se miri Vloreken, sic i thone pogradecaret. E ndersa kete te fundit e leme ne pritje te klienteve per te shitur dicka, pak me tutje syte te zene disa femije, te cilet duket se jane vendas dhe kane gjetur nje pune, por edhe mundesi argetimi, t'u bejne xhiro me varka turisteve pergjate lumit qe pershkon mes per mes Drilonin. Ne pritje te myshterinjve te tyre ata luajne futboll, ndersa loja e tyre nderpritet nga nje cift, te cilet po kurorezojne martesen e tyre dhe kane gjetur kete vend te gjelberuar per te fotografuar momentet e tyre me te bukura te jetes. Po keshtu te shumte jane edhe turistet, te cilet duket se kete fundjave po e kalojne prane ketyre ambienteve relaksuese ku te duket se natyra eshte treguar hileqare ne krijimin e tyre, nderkohe qe dora e njeriut nuk po ndalet se demtuari. "Kam ardhur nga Elbasani me familjen, me shume per te shetitur nipin edhe mbesen, te cilet nuk jane edhe me delikate per te perballuar keto dite te nxehta", - pohon Gezim Dalipi.
 E ne mes te kesaj bukurie disa biznese, te cilat ushtrojne aktivitetin e tyre me bare e restorante, ku perreth tyre mblidhen me dhjetera mjellma qe genjehen me copat e bukes qe turistet u japin, per t'u afruar perreth tyre me pas vetem e vetem per te shkrepur nje foto ku ne sfond te duken keto mjellma. Te gjitha keto bukuri e bejne Pogradecin nje prej qyteteve me te frekuentuara nga pushuesit, sidomos gjate stines se veres. Por Pogradeci njihet edhe si qytet i koranit, peshkut te rralle qe gjendet vetem ne kete liqen, i veres artizanale dhe gatimeve tradicionale. E reja dhe e vjetra, modernia dhe tradicionalja bashkejetojne prane njera-tjetres.


Tushemishti, nje nga fshatrat me te njohur

Eshte nje nga fshatrat turistike, model i cili cdo vere mbipopullohet me te huaj. Ne te gjithe fshatin eshte shtrire turizmi familjar me kushtet nga me komodet. Plazhi i Tushemishtit eshte nga me te populluarit. Plazhi eshte ranor me nje uje te paster dhe ka shume hotele dhe lokale luksoze ne breg te liqenit. Aty ndodhen shume hotele luksoze me kuzhine tradicionale dhe karakteristike pogradecare me nje lulishte te sistemuar bashkekohore mes karafilave dhe trendafilave.


Driloni, larg vapes mes mrekullise se pyllit dhe lumit

Nje relaks i vertete nen mrekulline e nje pylli ne bregun e liqenit, ne nje park gjigant prej 20 ha me lumin e Volorekes, ne mes me ishujt te ndare qe mund te vozitesh me varke pergjate lumit dhe nje gjelberim te harlisur qe te duket vetja sikur je ne perrallat e Andersenit. Ne kete park vijne vizitore nga te gjitha rrethet dhe kalojne ore te tera ne formen e nje pikniku familjar.

Nga "Koha janë"

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen