Mirko Gashi |
Mirko Gashi u lind më 2 janar 1939 në Kralevë. Shkollën fillore e ka kryer në Preshevë, ndërsa Gjimnazin në Gjilan. Ka kryer edhe një shkollë për gazetarë. Ka punuar mësues në fshatin Caravajkë të Preshevës, gazetar në Radio Prishtinë, aktor në Teatrin e Kombësive në Shkup dhe në Teatrin Popullor të Prishtinës etj. Përpos krijimtaisë letrare, është marr edhe me përkthime nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Poezitë e Mirko Gashit janë përkthyer në gjuhët frënge, italiane, gjermane, arabe, sllovene, angleze, turke dhe maqedone etj.
Vdiq në vitin 1995, në Prishtinë.
Botimet:
Përkthimet
* Poezitë e Ali Podrimjes
* Poezitë e Din Mehmetit
* Poezitë e Qerim Ujkanit
* Poezitë e Sabri Hamitit
* Poezitë e Ibrahim Kadriut
* Drama “Gof” të Anton Pashkut
* “Anija e vjetër” të Resul Shabanit
- “Në vorbullën e ujit” Prishtinë 1972
- “Netët e bardha”, Prishtinë 1975
- “Liberto për gjenetivin e ujit”(serbisht), Prishtinë 1977
- “Gjarpëri i shtëpisë”, Prishtinë, 1980
- “Arbror vitae”, Prishtinë 1988
- “Plagë uji”, Prishtinë 1990
Përkthimet
* Poezitë e Ali Podrimjes
* Poezitë e Din Mehmetit
* Poezitë e Qerim Ujkanit
* Poezitë e Sabri Hamitit
* Poezitë e Ibrahim Kadriut
* Drama “Gof” të Anton Pashkut
* “Anija e vjetër” të Resul Shabanit
Poezi nga Mirko Gashi
Populus Illyricus
Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s'ka përëndi të tjerë
përveç meje
Populli të thotë
se s'ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s'duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë
2.-
pasi vetëm ai e di
rrugën e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mësojë
as t'i marrë erë
për një jetë kalimtare
Kurrë mos humb besë
ndaj Zotit tënd të ri
beso
e po të besoj
në këtë aksiomë
Populli e di
se vetëm fëmijët dhe kafshët
të duan pa hile
Çdo fjalë që të thuhet
për Popullin
është e stërvockël
Ai e ka çelësin
për çdo rebus
vetëm për të s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtëpisë
është për pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocërr
3.-
ku është hija
e ku gjendet dielli
kush është Mark
kush Januz
e kush Janus
Populli e ka syrin
të thellë
sa një oqean
populli të thotë
se kënga
është vaji i burrit
se kështu e ka jeta
Ai ka
çka s'ka
asnjë kryevepër s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjë tjetër
po Ai
i mjeri
Për çdogjë që ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta çapojë
të njëmbëdhjetin hap
dhjetë i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendër
të gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund të quhen
4.-
Populli të mëson
me proverba
ai të thotë:
"I di Meta punët e veta"
Buzë lumit
Sa të shkurtëra janë largësitë
nganjëherë
deri në breg të lumit
Kur kitara therret
lumi vlon
peshqve zëri u shterret
Ti për bukuri
zgjon puhinë
fjetur në flokët e së dashurës
dhe ia leshon freret
Liria
(Lumit,sugarir tim)
Eu çfarë djali kam,
eu çfarë Lumi kam.
sa kafshata,
sa një pëllëmbë
s'e ka mjekrën
s'ka as dhëmbë,
mallkon yje,
shkatërron yje
Edhe në muajin e vet të tetë
s'don të lidhet në djepin e vet.
Nisia e dashurisë - Atlantida ime
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
në muzgun e parë
si në zgjua
jeta vloi
të dashuruarit
bluanin
drithin e dashurisë
e zemra ime
vaj e në vaj
si zurkajë
as në këtë moshë
me dashuri
s'u josh
jetoja
pa mostra
bëja zustra
me çdo varg
shkoja larg
e më larg
shkrova
për renë e zezë
për nënën Terezë
por jo edhe këtë këngë
jetoja zi e më zi
skamnor e i pasur
por i tëri në poezi
taverna
më çeli
kaverna
në çdo tavernë
nga një kavernë
po qe besa
s'më la shpresa
se njëherë në jetë
do të më paraqitet
ajo kometë
e Halejit
prej tavernës më shpien
në orën letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetës së shkretë
e jetës së vërtetë
dhe aty
në odeonin e diturisë
zë fill i dashurisë
e gjeta
në syrin e qiellit
në zenitin e diellit
në orën e gjelit
nëpër tingujt e lahutës
me ata sytë e sutës
erdhi në livadhin tim
dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur
dora dorës
zemra zemrës
me baticë i mbushur uri
për dashuri
unë urithi
pashë kometën e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllën kavernat
në prehrin e henës
sa e lumtur
m'ishte jeta
edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta
dre o dre
i pafre
zemra jote dorë
luan duallën kraharor
kush është Ikari
kush Arnstrongu
u dëgjua gongu
pa fijen e romantikës
do ta pushtoj
yllin më të largët
të Galaktikës
t'ia dhuroj
Etës flockë
Etës lockë
klithën yjet
nga gëzimi
i saj dhe imi
ajo Rrushë
imja
jo e Rexhës
i largoi
pas ferexhes
se reve
pastaj
diku larg
pelat hingëlluan
qentë kuitën
arat e thara
të dashurisë
s'u ujitën
kush na bëri magji
lenetit i dha gji
treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha
mua fati
Rexhën ati
mua ylli im i fatit
Rexhën thundra e atit
diku lart
flet një alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa
e unë e hëna
vajtojmë
luajmë etida
ç'u bë nisia
ku është Atlandida.
Ura e Maskatarit
Ilan, ilan –
na quanin asokohe
në Gjilan
e ne
vërtetë
ishim astritë
nëpër pyje
le e rritë
S’ndodhte kjo në teatër
ata
pa maska të arit
kudo nëpër Karadak
derdhën gjak
në çdo vatër
Shkrepnin vetëtimat
S’ndodhte kjo në teatër
trishtoheshin jetimat
rrufetë shkretëtonin
mal e fushë
ujin turbullonin
një vetëtimë
një rrufe
një lis për toke
një rrudhë
e nënës loke
trishtim – qumësht
për çdo jetim
Me dekada e tëhu
në këtë urë
kokat
na ngulnin në hu
Kjo urë
s’u ndërtua me gurë
po me lisa të prerë
Pas çdo lisi të prerë
zgjohej nga një erë
më pare stuhi
e pastaj puhi
që ndjell pranverë
Ilan, ilan –
na quanin askokohe
në Gjilan
e ne vërtetë
ishim astritë
nëpër male
le e rritë
Në bebëzat
e të parëve të mi
u zgjua e bardha agmi
pushka krisi
u mboll lisi
u zhduke ferri
lëshoi kushtrimin
Idriz Seferi.
Kënga
Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë
unë s'kam shtëpi
as ti këngë
që te dy jemi te shkretë
mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë
veshët myku m'i vërshoi
në erë një thirrje e preka
andaj
cdo gjë mire u bë -
ti ke shtëpi
unë këngë
dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI
Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë
unë s'kam shtëpi
as ti këngë
që te dy jemi te shkretë
mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë
veshët myku m'i vërshoi
në erë një thirrje e preka
andaj
cdo gjë mire u bë -
ti ke shtëpi
unë këngë
dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen