Montag, 4. August 2014

Fahri Xharra - Dielli dhe Atdheu mbi të gjitha !

Nuk jeni ne rrugen e Zotit, po rreni! Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare !
Ju kujtohen: Mulla Idriz Gjilani; At Stathi Melani, Atë Luigj Palaj, Hoxhë Voka i Dibrës? Po Fishat i madh me thenien e pavdekshme Kombetare: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”/.. A ju kujtohen…?/ “Por së bashku të krishterë dhe musl...imanë , do te kuptojmë se jemi një.” kete nuk po e duan rrethi mbërthyes i tri qendrave anti shqiptare. Këte nuk po e duan.” (fxh)
 
“Moje bukura More” një këngë e vjetër 600 vjeqare dhe një nga këngët më të vjera shqipe e cila këndohet edhe sot e ksaj dite.I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu?
Ju që mirreni natë e ditë me Librin e Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

”Sipas rrugës morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju “ Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..” (Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.Ju kujtohet Mulla Idriz Gjilani (1901-1949): S´ka fe pa atdhe ”Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë.”

Ju kujtohet At Stathi Melani? E shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe

Më mars 1913, Atë Luigj Palajt, frat nga Janjeva, i cili shërbeu në Gllogjan të Pejës, u burgos dhe u vra në Janosh të Gjakovës. Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman nga fshati Maznik i Dushkajës së Gjakovës) Rrugës duke ecur të zhveshur, të zbathur, nëpër acar të madh, xhandarët i kishin rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin serbishten dhe fenë ortodokse.Mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 shqiptar të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pasi i prenë gishtërinjtë, kërkuan nga ai që t’i bindë besimtarët e burgosur me të që të pranojnë konvertimin, por edhe këtë e refuzoi. Dhe në fund i vranë.

Hoxhë Voka i Dibrës : Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.

Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. ”
Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta )
Fol te drejten.. Pergjigju shqip…
Më në fund po iu them troc : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ”

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen