Freitag, 19. September 2014

Rrahim Sadiku - Nënshtrimi para injorancës

 
Editorial
 
Nënshtrimi para injorancës së hoxhallarëve

Përditë e më shumë, në të gjitha mjediset shqiptare, po vërehet nënshtrimi I këtij populli nga injoranca e hoxhallarëve dhe heshtja e habitshme e intelektualëve për këtë. Kudo tubohen njerëz e gjendet një hoxhë aty, ai do të flas e të tjerët do ta dëgjojnë në heshtje. Hoxha, që nuk ka njohuri elementare as për gjërat më të zakonshme dhe askush nuk i thot ndal. Nga të gjitha këto më bëhet se jemi kthyer 50 vjet prapa, kur populli ynë ishte pothuaj tërësisht analfabet e njerëz më të shkolluar i kishte hoxhallarët. Ishte pushteti serb atë kohë që favorizonte hoxhallarët, që kishte synim të linte këtë popull përjetësisht në atë faze zhvillimi shoqëror e mendor. Por,sot, kur jemi popull I dominuar nga të shkolluarit, vënia në jetë e këtij synimi serb është anakronike, e dëmshme dhe rrugë që na lë pa të ardhme. Kur flasin me injorancën më të thellë, këta hoxhallarë, njeriu duhet ta pyes veten: vallë e dine ata se kujt po I drejtohen? Intelektualëve, injorantëve, atyre që nuk dinë shkrim lexim?! Janë në këtë tokë apo jo? E shohin vallë ata se ne i kemi kaluar më ato faza kur me ne ka manipuluar e për ne ka vendosur një hoxhë injorant. Ne tashmë jemi shoqëri e shkolluar, mashkuj e femra e njohim larine, demoktracinë, rrjedhat në botë. Nuk ka asnjë nevojë më të na flitet e flitet për gjërat më rutinore të jetës. Pse, kujtojnë këta qv ne nuk e dime se do të vdesim? Nuk e dine ata se secili nga ne, po të dojë, mund të blejë një Kur'an, ta lexojë, kuptoj e shpjegojë shumë më mirë se një hoxhë me shkollë të mesme, që mezi e ka kryer atë? Ne nuk jemi më njerëz që nënshkruajmë me gishta e që dëgjojmë kopalla e thënie të hoxhallarëve, ashtu si u teket atyre. Ata duhet t’I mendojnë këto dhe të kenë së paku pak respekt për këtë popull, ashtu si duhet të ketë edhe ky popull për veten. Hoxhallarëve u mbetet vetëm të kryejnë ritet fetare, në xhami, për ҫka edhe janë shkolluar. Ata nuk mund të jenë më ushqyes shpirtëror, moral e inetlektrualë të këtij populli. Ka marrë fund njëherë e përgjithmonë ajo kohë. Dhe, qofshin edhe hoxhallarë, e kanë obligim ta ruajnë nderojnë e kultivojnë gjuhën e popullit të tyre dhe të mos lejojnë bastadrimin e saj me “merhaba” e barbarizma të tjera, sepse shkelin mbi veten e mbi të ardhmën e këtij populli, pra edhe të fëmijëve të tyre.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen