Arjana Loçe, (shkurt Ana), ka lindur më 28 Maj 1986 në qytetin e Kuçovës. Aty mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme, për të vazhduar më pas studimet e larta në degen e Gazetarisë, Tiranë.
Në moshën 18 vjeçare, boton vëllimin e parë poetik me titull “Poezia e Zemrës”. Pasioni për letersine do të ecte nderkaq përkrah atij për gazetarinë.
Ka punuar në disa organe mediatike dhe së fundmi drejton, programin radiofonik “Pena dhe Zëra të dashurisë”, ne 98.7 Mhz, një program në të cilin nuk mungon asnjëherë interpretimi i poezisë së mrekullueshme shqiptare.
Cikël poetik nga Arjana Loçe
Ç`është një grua?
Një grua është qenia
që botën ndryshon,
që lind dashuri,
fëmijë dhe pasion.
Një grua është era
që gjithçka pushton,
një grua është fllad,
stuhi e ciklon.
Një grua është dita,
një diell i ri.
Një grua është nata,
mister që nuk di.
Një grua janë ngjyrat
bashkuar në një,
kontrastet e forta,
pikturat pa zë.
Një grua është bota
që përherë do t`mbes,
qenia që rilind
para se të vdes.
Një grua është frymëzimi
që s`ka të mbaruar
arti i Zotit
që e ka krijuar.
Funerali i dashurisë
Dha shpirt…
Mbaroj, e në përshpirtje
lot...
O Zot!
Sa e madhe, sa sublime
Dashuria,
edhe vdiq!
Funerali bëhet-s`bëhet,
u përligj.
Kujtimi s`do që të varroset
kurrë…
tani zemra, trupi, shpirti
janë sëmurë.
Në ëndërr pse më vjen?
Në ëndrra vjen më ngatërrohesh,
një pështjellim krijon tek unë
dhe prapë rikthehet si pa formë
imazhi yt, në timin gjumë.
Në ëndrrën time përse vjen,
nuk e kupton sa më lëndon,
se ndjen që n`realitet e vuaj
ndarjen që sot na bashkon?
Mos më eja më në ëndrra,
shpirtin më mos ma sfilit,
si në realitet - në ëndrra,
njësoj, vdesin dashuritë.
Ora e ndarjes
Erdhi ora e ndarjes!
Nuk ka lëvizje akrepash si përherë,
por gjëmime kambanash vajtimi.
Sa i hidhur është ky çast,
harrimi, harrimi, harrimi.
Erdhi ora e ndarjes!
Nuk ka më fjalë të ëmbla si dikur,
por lot të hidhur si helm i zi.
Oh, sa shumë dhembje mban brenda,
dashuri, dashuri, dashuri.
Kujtesa kalendarike
Prapë në mendje të kam...
Kujtesa ime në fletët e bardha,
ka nxirë me lapsa që s`fshihen,
ato që së bashku kaluam.
Kujtesa si një kalendar,
plot ditë e data shënuar.
Me të kuqe ditët plot lumturi,
me gri çastet kur grindeshim,
me blu netët kur bënim dashuri,
me rozë ato kur putheshim.
Eh…veç kujtesën kalendarike,
kam tani që ti më ike.
Lutje
Ja ra mbrëmja...
Shtrati bosh.
Zemra dimër.
Loti shi...
lag kujtimet,
teksa buzët,
luten që të kthehesh
Ti.
Atë natë
Ti me siguri e mban mend
strehën e vogël, të shkretë,
që prej asaj nate të çmendur,
unë vendosa ...
ta shes më shtrenjtë.
Askush nuk e di sekretin,
që zemrat tona bashkë ndanë,
tani ajo nuk është më e zbrazët
se brenda ...
kujtimet tona mban.
Puthja...
Kur ti më puthe në buzë
për herë të parë,
unë sytë të putha paskëtaj.
Më puthe në buzë
dhe se di përse.
Të putha në sy
se s`dua më të qajnë.
Abstraksion
Jeta,
pikture abstrakte,
brenda telajove ngjyre gri,
aty ku ndodhem une,
atje ku humbet ti
here pikture me ngjyra
e here bardh e zi,
ne kornize e zhveshur jeta,
abstraksion ngjyre gri.
________________________
Marrë nga zemrashqiptare.net
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen