Rizah Sheqiri |
Pjesë nga krijimtarisë e tij janë përkthyer në gjuhën gjermane, italiane, turke, angleze, rumune e në atë suedeze. Krijimet e tij janë përfshirë në disa antologji të poezisë në gjuhën shqipe, angleze,gjermane, suedeze,rumune, etj. Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Rizah Sheqiri shkruan edhe recensione e shkrime publicistike. Veçanërisht ka shkruar mbi veprimtarinë dhe të arritrurat e krijuesëve letrar e figurativ në Suedi.
Në Suedi ka punuar si mësues që nga viti 199dhe ka ashkëpunuar me Entin Shtetëror për Shkolla të Suedisë dhe është koautor i dy librave shkollorë për nxënësit shqiptarë "Urat tona 1" (1997), ”Urat tona 2” 1999 botim i këtij Enti (pra, Skolverket). R:Sheqiri ka është njëri nga bashkautorët e MASHT dhe Shkollës së lartë Pedagogjike të Zyrihut (Zvicër) për hartimin e 19 librave shkollorë për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Në Suedi krahas punës ka studiuar për pedagogji dhe në vitin 2013 mori titullin Fil. kan. i Pedagogjisë (Filosofie Kandidat Examen). Ndërsa më 2015 mori titullin e Magjistrit të Filozofisë dhe Shkencave Pedagogjike ( Filosofie Magister Examen med fördjupning i Pedagogik). Punon në arsim dhe kohëve të fundit merret kryesisht me mësimdhënie speciale.Rizah Sheqiri ka bërë edhe studime dhe ka publikuar edhe punime nga fusha e Pedagogjisë. Rizah Sheqiri prezentoi krijimtarinë e tij letrare po edhe mbajti ligjerata mbi letërsinë shqipe në qinda qendra të ndryshme Në Suedi, Shqiperi, Kosovë, Mal te Zi, Maqedoni, ne Gjermani, Austri,etj.
Përvec punës së tij si mësimëdhënës, ka qenë kolumnist në gazetën ditore "Sydöstran" në Suedi, është lektor pranë Rrjetit bibliotekar në Suedi - BTJ, është redaktor i revistës letrare Në gjuhën suedeze "Groblad" si dhe i angazhuar në projekte rajonale, kombëtare e Evropiane.
R.Sheqiri është edhe anëtarë i shumë shoqatave e forumeve Kulturore si i PEN suedez, ka qenë antarë i Kryesisë nënkryetar i Klubit Letrar të Blekinges. Antarë i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë, anëtarë i kryesisë së Institutit të Emigrantëve(Imigrant Institutet) në Suedi, ka qenë anëtar i Kryesisë së Klubit të Futbollit IFK – Karlshamn, si dhe antarë e aktivist i shumë asociacioeve kulturore, letrare e sportive në Suedi.
R.Sheqiri nga fillimet e vitit 1994 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë.Për vitin 2000 kjo Shoqatë i ndau BURSËN VJETORE PËR KRIJIMTARI. Në vitin 2002 Departamenti për Kultur i Kuvendit të Komunës së Karlskronës i ndau Çmimin Vjetor për Kulturë. Regjioni i Blekinges (region Blekinge) i ndau poashtu Çmimin për Kulturë për vitin 2006, ndërsa Enti Shkollor i Suedisë –”Tema Modersmål dhe myndigheten för skolutveckling" i ndanë Çmimin”Mësuesi i vitit i gjuhës amtare 2007”. Për herë të parë ka marrë edhe Çmimin “Kosovë Rexha Bala” dhe cmimin e parë për poezi nga Festivali i Poezisë dhe i Muzikës në Malmö. Është shpërblyer me shumë cmime për krijimtari letrare, disaherë ka fituar cmimet e para në konkurse e festivale të ndryshme; në atdhe e jashtë atdheut. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Autorëve të Librave mësimorë në Suedi, R.Sheqirit i ka ndarë Stipendium si nga autorët e suksesshëm veprat e të cilëve gjejnë përdorim në Shkollat e Suedisë dhe të vendeve nordike. Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e identitietit gjuhësor, kulturor e arsimor në diasporë dhe mërgatë shkrimtarit Rizah Sheqiri i kanë ndarë mirënjohje Ministria e Arsimit dhe Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.R.Sheqiri për punën e tij krijuese, letrare e pedagogjike ka marrë edhe një varg shpërblimesh si dhe është nderuar me shumë mirënjohje,falenderime e shpërblime tjera.
Rizah Sheqiri është autor i mbi dyzetë veprave letrare, nga të cilat dhjetë përmbledhje me poezi në gjuhën shqipe disa nga të cilat përkthyer edhe në gjuhën suedeze. Ai përveç krijimtarisë letrare dhe përkthimeve merret edhe me fotografinë artistike të cilën e ka si hobi. Ekspozitat vetanake të Rizah Sheqirit janë pritur shumë mirë, si nga vizitorët e shumtë, po ashtu edhe nga masmediat e shkruara dhe nga ato elektronike. Ndërsa çmimi i parë në konkursin e fotografisë së gazetës ”BLT” që më 2012 iu dha R.Sheqirit është dëshmi për vlerat që sjellë fotografia e tij.
Poezi nga Rizah Sheqiri
POET ËSHTË VETËM ZEMRA
Sa e bukur je fjalë
I thanë fjalës
Të bukur më bën
Mjeshtër poeti
Ti je mjeshtër i fjalës poet
I thanë poetit
Ai e peshoi fjalën në zemër
Me zemër tha:
Zemra e bën fjalën e bukur
Poet është vetëm zemra
POEZI
Pasqyra më e kthjelltë e shpirtit
Ora më e saktë e ndjenjës
Eshkë dhembje - strall malli
Zemër në zemër e dashuri
Imazh shprese në dëshirë - ëndërrë e lirë.
GJITHÇKA PËR TY
Dashuri
Të qoftë falë zemra
Trupi e shpirti
Dhe ndjenja ime
Dashuri
Ti meriton edhe shumë më shumë
Dashuri
Po unë s'kam tjetër çka të të falë
Përveç vargje e fjalë
DHEMBJA QË S’DUA TË MË NDALET
Dashuria është dhembje
Dhembje e bukur shumë
Më vret ngadalë me armën e mallit
Më shpien deri në breg të varrit
Më kallë flakë në det a në lumë
Ma bën akull zjarrin që në mua kallet
Kjo dhembje që më torturon aqë shumë
E askurrë s’dua të më ndalet
PEISAZH VJESHTE
Vallëzim i shfrenuar i gjetheve të zverdhura
Nën tingujt e simfonisë së gjallë të erës
Retë gri horizontit të shkapërderdhura
Sjellin lotë nga sytë e mërrolur të qiellit
Baladë për vdekjen e bukurisë së pranverës
Mallëdhembje për rrezet e mërguara të diellit.
NJË DËSHMORI TË RËNË PËR LIRI
Si fëmija pas fluturës
Vrapoi pas rrezes së diellit
Ta zëjë zogun e abetares
E t’ia thotë këngës së zemrës
Po pesha e kohës e rëndoi
Nga guri loti e gjaku pikoi
Pa e krijuar ylberin e buzëqeshjeve
Pa e thurë ëndërrën e lirë deri në fund
Kosë gjelati si barit të njomë i ra përmbi
Qiellit në ag i vdiq pëllumbi
Në sy mbeti peng e shtrenjta Liri
Rrezja e saj ia puthi varrin
Bashkë me kurorën time poezi
Dhe plisin që vajton për kokën e tij
DËSHMORËVE TË BRAINËS
Me dashuri për dritën
U shkëputën si meteorë
Lirisë së atdheut iu bën
Më e bukura metaforë.
TRIPTIK DHEMBJE
- Ali Podrimjes post mortum -
1. LUM AI I LUMI PËR FJALËN
Fjalës seç iu zu fryma
Vargun e mbuloi heshtjemorti
sëkëlldimë e rëndë në poezi
Metafora zhveshi metaforën
dhe veshi dhembjen kostum të zi
Me gjuhën e gjakun me trungun e rrënjën
Me dashje dashurinë mbërtheu dashuria
Në artin e të bukurës hyri krenaria
E simboli dënesi me sëmbim
Lum ai i lumi për fjalën që la trashigim
Loti i dhembjes bulëzoi dhembëshëm në poezi
Për poetin për fjalën për vargjet e tij
Që amshueshëm hyn në amshueshmëri
2. FJALA LOTOI PËR MJESHTRIN
QË AQË BUKUR E LATOI
Borakull ra fjalës
Këngës re e shi
Dhe lot i dhembshëm
Bulëzoi në poezi
Kënga vajtoi
Poezia sëmboi
E fjala lotoi
Për mjeshtrin
Që aqë bukur e thuri
Që aqë bukur e krijoi
Që aqë bukur e latoi
3. TË GJITHA RRUGËT E BOTËS
SHPIEJNË TEK RRËNJA
Sa të dojë kur të dojë e nga të dojë
Le të ik le të tretë e le të shkojë
Le të përplaset nga çdo shtërngatë
Nga çdo orkan nga çdo furtunë nga çdo stuhi
Edhe drita edhe zogu edhe kënga
Edhe gjethi edhe dega edhe trungu
Të përbiruara në dashuri
Rrënjës tek rrënja do t’i kthehen përsëri
Të betohem në tokën e gjuhën e nënën
Dhe në gjithçka që kam në këtë jetë
Këtë mirë e kam kuptuar tashmë e di vetë
Ma mësoi vuajtjemalldhembja në kurbet
Të gjitha rrugët e botës shpiejnë tek rrënja
O miku im i dashur – fjalëmiri poet
Pasha mua e pasha ty është krejt e vërtetë
Tek rrënja e shpirtit - dashuria
Fjala e vargu e kënga e poezia
Edhe pas vdekjes bëjnë jetë
Prishtinë, 23 korrik 2012
DIMËR 1991
Dimër i egër
Mot i acartë
Shtërngatë e furtunë
Shkulën trungun me rrënjë
Oh ç' kujtim i hidhur
ç' dhembje ç'dhunë
ngase ai trungu i shkulur
isha unë
DUKE KËRKUAR FËMIJËRINË
Më dehu mallëdhembja ika në fëmijëri
Hyra në atë pallat fantazie i strukur përsëri
Si lypsar e kërkova fëmijërinë me të pak të rri
Në sytë e mi u ngrit një shtërngatë filloi të bjerë shi
Shpirtin e bardhë ma ngulfatën shumë shqetësime
Në gjithë atë botë të mrekullueshme fëmijërie
Paarsyeshëm më mungonte kerjt fëmijëria
Kusarë e djaj m’ia kishin zën atë vend
Dhe çmendurisht ishin shkrehur në aheng
Kur desha t’ua prishë ahengun e pashë çudinë
Hijenat pushtuese e gojëmëdha u zgërdhinë
Lëpinin buzët se ma kishin hëngër fëmijërinë
Urrejtjen si gjellën e zienin në një kusi
Dhe më zgjatën dorën në ahengun e tyre të hy
I lodhur nga dhembja, mblodha gjithë fuqinë:
Xhevahir të kristaltë në zemër e ruajta dashurinë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen