Mittwoch, 4. Dezember 2019

Tonin Nikolli

Tonin Nikolli

Tonin Nikolli ka lindur në Gjadër të Lezhës në vitin 1960. Në vitin 1975 mbaron shkollën tetëvjeçare në vendlindje, për të vazhduar mëpastaj studimet ushtarake deri në vitin 1982. Është autor i nëntë përmbledhjeve poetike dhe bashkautor ne nëntë antologji, tre prej të cilave, në gjuhën italiane.
Jeton, krijon dhe vepron në Verona të Italisë.


Veprat:
  1. Përtej shpirtit
  2. Gur pendimi
  3. Pylli im i bardhë
  4. Emri yt
  5. Malli i ka rrënjët larg
  6. Një pëllëmbë jete
  7. Dashuria ime quhet Drin
  8. Në oborr të shiut
  9. Qielli im i gërvishur




Poezi nga Tonin Nikolli



URATA E PARAGJUMIT

Zot, bëje shqiptarin burrë!
Të mbajë lart,
të papërlyer,
VETËM NJË FLAMUR!



KUFIRI

Ka kufij me vizë,
pe,
gardh,
mur…

Ka kufij pa asnjë shenjë,
që nuk preket kurrë…



LUMI

Lumi i lindur,
kurrë nuk shterr…
As n´dimër pa reshje,
as n´thatësirë në verë…



ZJARRI

Që nga zbulimi,
duke fërkuar drutë,
zjarri më s´u shua,
veçse ndez keq…trutë…



MULLIRI

Në ditë të fundit,
pasi të bluajë kokrrën e drithit tëfundit,
për t´mos bluar thatë,
do shkul eshtrat e trupit,
e mokrra të bluajë,
miellin e fundit të bardhë…



GUR...

Ne diten,
Kur brenda trupit tim,
Do gjesh gurin,
Do pendohesh,
Pse,
Padrejtesisht, 
Me gjuajte...



VJESHTЁ E PLOTЁ

Netët zgjatën edhe vjeshta,
pushtetin vendos ngado…
Qielli me tupane t´shpeshta,
mbledh retë, grindet me to…

Nuk e di,zogjtë që u nisen,
në e kanë kryer udh´timin…
Nuk e di, n´vatrër t´braktisur,
ndez kush zjarr..a e fryn tymin…

Netët zgjatën edhe vjeshta,
i zhvesh degët me të shpejtë…
Në shtrat trupat, bashkë ngjeshën,
E flenë ngrohtë, qetë – qetë…

Veçse jashtë, prapë, nuk e di,
përgjatë udhëve nëpër terr,
Ti, a gjen diku një brinjë,
shtrihesh, gjumi a të merr…

Apo luan në shtrojë gjethesh,
pa kuptuar se je në grackë…
Kur del drita, 100 palë ethe,
ke në trup e t´ftohtët n´palcë…



NJERI

Dikur paskam pasë thanë,
se jam njeri ujnash
e m´pelqen me shkue me rrjedhën…

Tash,
fjalën kam fillue me e ngranë,
se eshtnat,  copa cungujsh,
anej e knej, perplasen bregut
e pa drejtim, 
n´vorbul shkaparderdhen…



VITET
(Lojë hajdutësh)

Nuk e di, pse me vitet,
shpeshherë sillemi barbarisht…
I fshehim, si gjë që vidhet,
hajdutrisht, hajdutrisht…

Pa kuptuar, një nga një,
na braktisin vjedhurisht…
Hakun marrin, krejt pa zë,
hajdutrisht, hajdutrisht…



GJURMЁ M…

Nuk e di,
ku e vura gabim këmbën...

Gjithë ditën lë pas gjurmë muti
e për dreq,
nuk bie shi,
të heqë kërmën...

2 Kommentare:

  1. A JENI NDIJE SE MARTESA JUAJ PO SHKËRBET/SHKURORZIMI/DASHURIA E HUMBUR DHE POSHTË FINANCIArisht ??? SHTEPIA SHPIRTËRORE DR ELLEN OMIRI ËSHTË ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA. TELON OSE WHATSAPP:+2348106541486
    *Magji e fuqishme dashurie.
    *Hakmarrja e korbit të mallkuar.☎ +2348106541486
    *Regjistruesi i magjisë së dashurisë për të rikthyer të dashurin e humbur në 24 orë.
    *Shëruesi tradicional për të rikthyer të dashurin e humbur (kthehu ish-dashnor pa kodim).
    *Magjitë e martesës. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    * Shërues lokal.
    *Herbalist/shërues tradicional.+2348106541486
    *Fallxhorja
    *Leximi me pëllëmbë. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    *Lexim psikik.
    *Çmenduri e shkaktuar nga zanati i shtrigave.+2348106541486
    *Magjitë e zeza për të rikthyer një të dashur
    *Magjitë e puthjes/tërheqjes.
    *Fëmijët kokëfortë
    *Fëmijët e shurdhër në klasë
    NE OFROJMË SHËRBIMET TONA NË TË GJITHA VENDET NË TË GJITHË BOTËN THIRRJE/ WHATS APP:+2348106541486
    E-MAIL: ellenspellcaster@gmail.com

    AntwortenLöschen
  2. Pasi isha në një lidhje me burrin tim për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me gjithçka që munda ta ktheja, por gjithçka ishte kot. E doja shumë për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta për gjithçka, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar të quajtur Doktor Gideon i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam nga ata që nuk besojnë kurrë në magji. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. Doktor Gideon më tha se nuk kam problem që gjithçka të jetë mirë brenda dy ditësh, se ish-i im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai bëri magjinë dhe çuditërisht ndodhi ditën e dytë. Ish-i im më telefonoi dhe i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo mund të ketë nevojë për ndihmën e Doktor Gideon dhe mund të dërgojë një email në: drgideon611@gmail.com ose ta telefonojë/dërgojë mesazh nëpërmjet WhatsApp në: +2347042191323.

    AntwortenLöschen