Sonntag, 2. Juni 2013

Rexhep Qosja

Rexhep Qosja ka lindur më 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit i Zi. Shkollën fillore e përfundoi në fshatin e lindjes, tetëvjeçaren në Guci, kurse normale në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin "Doktor i shkencave filologjike" me temën "Asdreni-jeta dhe veprat". Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981. Jeton në Prishtinë.


Veprat:

•Episode letrare - (1967)
•Dialog me shkrimtarë - (1968)
•Antologjia e lirikës shqipe - (1970)
•Kontinuitete - (1972)
•Asdreni – jeta dhe vepra - (1972)
•Panteoni i rralluar - (1973)
•Vdekja më vjen prej syve të tillë - (1974)
•Shkrimtarë dhe periudha - (1975)
•Anatomia e kulturës - (1976)
•Mite të zhveshura - (1978)
•Prej tipologjisë deri te periodizimi - (1979)
•Morfologjia e një fushate - (1980)
•Nocione të reja albanologjike - (1983)
•Historia e letërsisë shqipe I - (1984)
•Historia e letërsisë shqipe II - (1984)
•Antologjia historike e letërsisë shqipe - (1985)
•Historia e letërsisë shqipe III - (1986)
•Porosia e madhe - (1986)
•Populli i ndaluar - (1990)
•Strategjia e bashkimit kombëtar - (1992)
•Çështja shqiptare: Historia dhe politika - (1994)
•Ligjërime paravajtëse - (1996)
•Fjalor demokratik - (1997)
•Paqja e përgjakshme: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën - (1999)
•Një dashuri dhe shtatë faje, roman, bot. Toena, Tiranë, (2001)
•I ringjalluri i penduar, tregim satirik. Toena, Tiranë, (2002)
•Realiteti i shpërfillur (Vështrim kritik mbi pikëpamjet e Ismail Kadaresë për identitetin shqiptar) – (2006)
•Rilindja e dytë
•Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne - 2007
•Nata është dita jonë, - 2007




Vdekja me vjen prej syve te tille

Fragment

Ka do dite, ndoshta prej se merkures se pare te qershorit, apo, ndoshta, edhe prej se enjtes, kur binte nje shi i imet, i dendur. Ti e ndien veten te shprazet, fyell; bosh, si shtogu kur ia nxjerrin palcen, si peshku kur ia shtrydhin vezet, si lehona kur ia heqin foshnjen. Te duket se nje humnere e gjere dhe e thelle, gati e paskajshme dhe e pafund, eshte mbeshtjelle me lekuren tende te holle, te bute, te bardhe qe e skuqin menjehere rrezet e diellit, duke te detyruar te kerkosh hijen qe i le te qeta nervat e tua te ndjeshme per se tepermi, qe t'i ndezin aq shpejt ndjenjat dhe imagjinaten. Tashti nuk ndien nevoje as te ulesh prane tryezes qe s't'i ze mire kembet perfundi, qe me lapsat, fletet, fletoret, skedat, ngjiteset, kutite eshprazeta te cigareve, shpuzoret, stilografet, kapeset, te qitura vend e pa vend, dhe me makinen "Erika", te kthyer anash, deshmon se nje shqetesim eshte realizuar ne harmonine e imagjinates duke lene realitetin e saj ne gjendje crregullsie. Tani mund te dalesh ne kafenene "Khajami", ne Rrugen e Kepucatreve, ku mblidhen poetet, prozatoret, artistet, regjisoret, piktoret, kompozitoret, kengetaret dhe gazetaret, ku je i sigurte se do te gjesh edhe Hajrushin e Kenduesit, Musliun e Kapeshnikut, Idrizin e Skeres dhe Aliun e Karahodes, qe zakonisht, i prijen muhabetit per piramiden e larte te letersise, filozofise, estetikes dhe linguistikes moderne, duke mos e gjetur asnjehere gjuhen e dallendyshes rreth tyre.
Mund te inkuadrohesh edhe ti ne keto muhabete te shpeshta dhe te zjarrta qe behen me kafe turke, caj kinez, konjak te Korces, raki te kumbullave dhe koka-kole perpara, e te degjosh Hajrushin, dramaturgun qe perbuz teoriket e kafenese, kur thote, me nje ton patetik dhe gjeste teatrale, se si ne piramiden e arteve dhe te shkences mund te hyjne ata qe kane prirje dhe s'pertojne t'i kerkojne hyrjet e shumta, qe shpien ne brendesine e saj te pershkuar prej labirinthesh...Dhe mund te shkosh ne shfaqjen e baletit "Liqeni i mjellmave", t'i shohesh balerinat dhe balerinet, si fluturojne ne krahet e ambicieve, te shpresave dhe te endrres dhe si, ndonjehere kur shiriti i enderres u nderpritet, leshohen ne dyshemene e ashper dhe tendosin durimin e shikuesve, dhe mund te ndalesh me gjate ne parasallen, t'i shikosh ciftet e hekurosura qe ekspozojne lumturine e rrejshme, fustanet e shkurtuaraderi te laku i prapanices, paradat e takave te holla, si gjilpera e kepucetar Arifit te Gojanit, qe shpojne tepihun boje mjalti; vithet e gjera, te permbledhura ne bele, qe perdridhen si rrota e mullirit; kemishat e bardha me kravata flutura qe sillen verdalle duke dhene e marre pershendetje kolltuku derisa te bjere zilja e fillimit te aktit te pare, te dyte apo te trete.
Tani, kur kerkon frymezimin dhe, si duket, akoma nuk do ta gjesh, mund te shkosh ne pjacen e qytetit, Rruges se Gjyqit apo Rruges se Televizionit, perskaj teneqexhinjve, qe e mbushin hapesiren me tingujt moderne te veglave te tyre primitive, t'i numerosh kuajt e gomeret qe mes veturave qe fluturojne asfaltit, ecin krenare perpara kesulave te bardha, te tretura ne mesin e kravatave dhe te kapelave. I qet kembet, me kujdesin e lehones, ndermjet grumbujve te domateve, specave, kastravecave, molleve, karrotave, spinaqit, balancave, bezhdileve, minjve te ngordhur, duqeve te cigareve, i ngin syte me ngjyra dhe hunden me ere e, pastaj, kerkon frymezim prej setrave te zhgunit, pantallonave te leshta, tirqve, kemishave te leckosura, qafave te rrudhura, te palara, faqeve te pershkuara prej te carash te holla, te kryqezuara si shigjetat e grekeve e te persianeve, gishtave te perdredhur, tere nyja-nyja, si burgjite e Salajdin Batallit qe e ka dyqanin aty pak me tutje, ne hyrje te pjaces; syve qe shikojne nen vetullat e kerleshura, ku qimet perleshen me njera-tjetren.
 
Fragmenti i romanit është marrë nga SHQIPERIA.com

Rrahman Dedaj

Rrahman Dedaj

Rrahman Dedaj lindi më 1939 në fshatin Penduhe, afër Podujeves, Kosovë. Shkollën fillore e kreu ne Podujeve, shkollën normale dhe fakultetin filozofik ne Prishtine. 
Ka punuar si gazetar e redaktor Radio Prishtine. Mëpastaj redaktor e kryeredaktor i Nermarjes Botuse
"Rilindja", drejtor i gazetës së për ditshme"Rilindja"etj. Rrahman Dedaj ka shkruar poezi dhe prozë për të rritur dhe për fëmijë.

Vdiç më 21 gusht 2005 në Londër - Angli.

"Përvojat që përmbanin historia dhe metodologjia kombëtare, krijimtaria gojore e popullit, përmblidhen në poezinë e Dedajt."/Rexhep Qosja/

Veprat:
  • "Zogu dhe Kulla",
  • "Me sy kenge",
  • "Simfonia e fjales",
  • "Balada fshehur",
  • "Etje",
  • "Fatkeqesia e urtise",
  • "Kryqezim hijesh",
  • "Fshehtësia"
  • "Medaljoni"
  • "Dy liqej".


Poezi nga Rrahman DEDAJ


TË ECËSH VETË

Nisesh nga vetja pa u hamendur
E qet një hap dhe hapin tjetër
Dhe mund të jesh fatlum
Nëse hapin e tretë
E qet sërish përpara

Duhet t'i mësosh hapat
Të ecin edhe prapa shpine
Në të mëngjër e në të djathtë

Nuk dihet si kryqëzohen rrugët
Si ngatërrohen pa gisht tregues

Mos u hamend
Asnjë lavdi s'ka udhëtuar larg
Asnjë largësi s'është afruar krejt

Është e rëndësishme
Të ecësh vetë



MË SHKRUAJ

Si na gjejnë letrat
Si na gjejnë fjalët

Ndërrimi i adresave
Nuk prish punë

Edhe largësitë flasin
E malli na kërkon
Dhe na fajëson

Më shkruaj
Derisa letrat na njohin
se po rigon shi
Që nuk gjason me shiun



ÇDO GJË ISHTE VETËM NJËHERË E NJËJTË

Po mbyllem në një kujtim
Si në guacën që solli vala
Pranë rërës pranë detit
Tërë atë që kisha
S'i duhet më askujt
Çdo gjë që ishte
Vetëm njëherë e njëjtë
Asnjë ëndërr s'diti të përsëritet
Në një pëlhurë le të pikturohet
Vetëm zemra mbi një hekur
Dhe etja pranë një kroi
Era do të fryjë e asgjë s'do të ikë
Bari do të qajë si shiu
E shiu do të këndojë si pikëllimi
Çdo gjë do të gjasojë në vetvete
Që t'i kthehet humbjes së vet


TË PAPRITURAT VIJNË PAPRITUR

Asgjë s'është këtu e njëjtë habia ime
Tëra të përsëriturat bëhen ndryshe
Qenka shpërngulur fjala
Që ta mësojë urtinë e të ecurit

Befasia është e pakutpueshme
Kryeneçësia ime e pakuptim

Çdo fjalë paska një djall
Në lakueshmërinë e verdhë
Që s'mund ta ndalin

Të pashmangshmet do të ndodhin
Koha ime e pashkelur
Të papërsëriturat vijnë papritur
U plakëm nga mençuria e premtuar




LIRIKË E MËSUAR

Gjaku im ngatërrestar
S'është paragjellë e njelmët

Fjalën e pagjunjëzuar
Le ta kërkojë
Fatkeqësia e vet

Le ta çojë shiu
Lirikën e vet të mësuar

Pa u shëruar mirë
M'u ngjit sëmundja tjetër

Në këtë qerre të cirkut
Larg do të udhëtojmë


SËRISH NË VENDIN KU U NDAMË

Qante zogu i mallit
Në paskajësinë që nuk afrohej
Dikush kthente majeve
Dikush vdiste në kujtesë

Asnjë udhë
Të kryqëzohej në zemër

Po bie shi i mallëngjimit
Mbi një thikë të kujtimit


NGA PO VJEN E ÇUDITSHMJA

Po ikin të vërtetat pa mua
Po kthehen të rremet pa kohë

Gjeometri e njëtrajtshme
Fjalën po ma fsheh

Në cilin teatër do të luhet
Roli qesharak i kujtesës sime

E dielë e shtunë e premte
E enjte e mërkurë e martë
Të hënën fillon puna sërish




NJERIU QË MBANTE DITAR

E matte jetën me pëllëmbë
Një e jetuar
Një e pajetuar
Një i dilte mashtrim
Një tjetër gabim
Çdo gjë iu kishte plakë
Më shpejt se rrita

Ishin thinjur udhët
Dhe zogu që këndonte

Kur flet Dodona

Ese për kulturën tonë kombëtare

Shkruan Namik SELMANI

Në se ke freskuar pak ballin, sytë e fytyrën në gjolin e Janinës, në se ke dëgjuar regëtimat e fundit të zërit e të rrahjes së zemrës së Frosinës në një ujë të ëmbëltuar nga dora e sundimtarit çibukgjatë Ali Pashë Tepelena ,në se ke hapur një nga një dyert e gjimnazit ‘ Zosimea” e ke ndjerë hapat djaloshare të Naim Frashërit, në se ke blerë diçka në tregun e zhurmshëm të Janinës apo ke rrufitur një kafe të ftohtë në një nga buzuqet e këtij qyteti, dikur kryeqendër e madhe administrative e një “mbretërie të vogël”, si mund ta quajmë Pashallëkun e Janinës ……vetëm pak kilometra larg të pret Dodona ,qyteti i lashtë ilir dhe teatri që mban emrin e tij.
Një qytet tipik epiriot me një teatër gjigand në sinorët e tij. Qyteti e teatri i dhanë emrin njëri-tjetrit e asnjëherë nuk u “grindën “për kurorën e lavdisë që atyre iu dhanë kohërat. I bukur e misik.I lashtë e i ri.Në të bëhesh skllav i diturisë dhe i kulturës së vendt tënd, i fjalës shqipe që jehonte anekënd. Në të bëhesh vëllam me orakujt antikë që parashikonin fatet e të gjithë kohërave,pikërisht në strehët e këtij qyteti.
Të hipën një çast një trill ,një dëshirë ngulmuese. Të gërmosh e të gërmosh.Të marrësh argatë nga e gjithë bota e qytetëruar që, jo vetëm me libra, por edhe me sytë e tyre, me duart e tyre , me fantazinë e tyre, të shohin qytetërimin e pasur shqiptar.Madje jo të gërmosh thellë po edhe pak të çukisësh.
Vetëm sa për të hequr fillin e barit të harlisur e , më tej….zbulon thesaret ilire, zbulon Thesprotinë e lavdishme. Jo pak, por 50 shkallë kishte teatri i Dodonës .Mali i lartë Tomoros që i rri pranë, duket se ia shton edhe më tepër lavdinë, madhështinë këtij teatri antik.Edhe kështu me pak përpjekje zhbiron në vlerat arkeologjike që i japin atij një kurorë lavdie nga bota e qytetëruar.
Në kulturën shqiptare ai me plot gojë është më i mirënjohuri. Molosët e thesprotët e lashtë kur e kanë përuruar patjetër kanë thirrur me mijëra njerëz në Festën e përurimit.
Secili nga ata do ta ketë pasur një kurorë dafine mbi krye, sepse të gjithë në një farë mënyre ishin fitimtarë.Në këtë mënyrë ata kanë krijuar një kurorë vigane lavdie që e meritonte vërtet Dodona në atë kohë, por edhe në shekujt që do të vinin pas.Thonë se këtu kanë pasur rezidencën e tyre pellazgët.Nuk do të ketë pasur seli më prestigjioze në antikitet, por edhe në kohërat moderne , kur njerëzit e pasur me trille pasanikësh kërkojnë të shkojnë edhe në Hënë me çdo çmim.
Vetë gjeografi i shquar grek Skymni që në shekullin XII ka shkruar prerë.”DODONËN E THEMELUAN PELLAZGËT”.
Edhe me ato pak përpjekje të bëra nga shteti grek për lashtësinë dhe autoktoninë e teatrit të Dodonës, vlerat e pakundërshtueshme të arkeologjisë ilire ia kanë dhënë prej kohësh kurorën e lavdisë dhe të madhështisë që ka ky objekt për kulturën tonë kombëtare Është më i mirëmbajturi.
Të gjithë ishin fitimtarë të asaj që krijonin për vete e për të gjithë brezat e tjerë shqiptarë
Vazhdon të gërmon sadopak në themelet e Dodonës dhe beson menjëherë se ke lënë akoma edhe një gur pa lëvizur, pa pastruar. Ke lënë një portë të pahapur ende, prej nga do të të shfaqet një horizont ri i kulturës tonë antike.Vështirë të mendosh se ke shkuar në Çamëri e s’ke vizituar Dodonën .Ai është me plot gojë “Kryeqyteti i Artit Shqiptar “.
Prozhektorët e munguar këtu ia lënë vendin diellit këngës, vargut , urimit , krenarisë, të vërtetës, të ardhmes …Të mbledhura tok, ato ndriçojnë shumë më tepër se të gjithë prozhektorët e skenave më moderne të botës, ku njeriu i gëzohet tingullit të këngës , magjisë së sportit , garave nga më të çuditshme që ka bota, luftës së vërtetë të toreadorëve që zgjojnë kohët më të lashta., fjala e politikanit…
Dikur Bota e madhe e ndalte frymën në Dodonë. Hijëzonin hyjnitë e njerëzit të hija e Lisit të Moçëm të Dodonës . O , sa i moçëm ka qenë e është ai Lis! Doemos shumë më i moçëm, për deri sa, si thotë edhe miti, pëllumbat niseshin që aty për të përcaktuar fatet e jetës njerëzore kudo ku njeriu frymonte , fliste, hante , punonte dhe argëtohej.
Thonë se edhe gjethet e atij Lisi fëshfërinin ndryshe, krejt ndryshe.Si një këmbanë. Si një hambar jehonash. Si një zhurmë e ëmbël e një porte që të fton të hysh pa bërë asnjë trokitje sado të ngadaltë në ca dyer të rëndë fisnikësh….Si një majë e lartë mali prej nga sheh edhe detin më të largët ……
Si një breg i ri Itake prej nga pret Odisetë e rinj të kulturës së një populli aq të lashtë. Më tej orakujt mes vedi bënin garë mençurie. Zeusi ,pasi zbriste nga Olimpi,vinte e ulej në shkallët e Dodonës çame .
Fliste më hyjnitë e tjera.Diçka thurnin nën atë qiell e në ato shkallë. “ Këtu bëhesh gur ,-thotë një poet nga Kosova.,-e të ngatërrohen fijet e fjalëve.”Asdreni, ky Ligjërues i flamurit shqip , që në shekullin e 19-të, shkruan plot krenari : “Në botë shoq si nuk i gjendej tjetër /n’argjend erdh’ ar statuja rreth qarkuar …”Fatos Arapi shkruan: “Mjegullor Zeusi i Dodonës /na sheh nga bebëzat e tyre .“
“Shqiponjat epiriote klithin mbi Lisin e Dodonës që është Patriarku i jetës,”-thotë një tjetër poet shqiptar.
Më duket se me filizët e atij Lisi janë mbjellë e kanë kërkuar kaltërsi qiellore shumë lisa të tokës ilire.Të tokës shqiptare. Sërish fjala e poetit sokëllin: “Mijëra sëpata i ranë Lisit të Dodonës e s’e prenë ,/mijëra zjarre i vunë , dhe s’e dogjën.””Të merret goja në Dodonë “.- thotë poeti i Kosovës .
Më tepër se në një tokë ugarshkrifur, ata janë mbjellë në një brazdë kulture ku shkruhet Mbijetesa e kombit tim, që shumë kërkojnë të ma vjedhin, të ma fshehin , të ma shtrembërojnë e të ma fusin në një Thes të fshehur …
Këngëtari popullor nga Filati që është vetëm disa kilometra larg Dodonës, pa asnjë gjuhë diplomatike ,ku shpesh thuhen shumë gjëra e nuk thuhet asnjëherë e vërteta, këndoi:
Seneja dyzet e pesë
Grek e turq me të pabesë
Duej të merrin fshesë .
Më tej thërret historinë. Kërkon ndihmë nga Dodona e lashtë që t’i japë fuqinë e së vërtetës .T’i japë një “pasaportë”të identitetit të tij kulturor
Farë e Pellazgëve të parë
Kur të tjerët as ishin parë.
Në këto vatanet tona
Ku shqip fliste dhe Dodona.
Duke iu referuar rëndësisë së Dodonës , një nga studiuesët më të shquar të kësaj periudhe, Moikom Zeqo shkruan :”Historia politike e Ilirisë në antikitet ka disa shembuj të lavdishëm. …” Dhe lisi, pylli, shkallët, mbretërit, statujat, hyjnitë, skllevërit, detarët, lufta, shpatarët , kurorat e dafinave e të ullinjve , shandanët që garonin me yjet e Fushës së Dodonës …të vijnë në sy, në shpirt, në veshë.në trup……
Kemi të drejtë vërtet të krenohemi. Në se në shkallët e Amfitatrit të Dodonës uleshin njëherësh mbi 20 000 vetë, Amfiteatri i Dinozit në zemër të Athinës nuk i kalonte të 17 000 vetët, ndërsa i Epidarit 14 000 vetë.
Ky Kryeqytet i Artit Shqiptar nuk mund të quhej kurrësesi një oaz i vetmuar . Vetëm në Ambraki (Arta e sotme ) me Urën e famshme të Artës, një objekt mitik, poetik ,legjendar , që ishte edhe kryeqyteti i Pirros së Epirit, numërohen 1015 monumente antikë e dy teatro antikë.
Të gjitha u grabitën nga gjeneralët italianë, duke zbukuruar pallatet e shtëpitë e pasanikëve të këtij vendi. Ajo pamje trishtuese e tragjike e monumenteve kokëprera në Apolloni , është më se tragjike në këto troje të lashta ilire.
Dy studiues të shquar anglezë, njohës të saktë të kulturës evropiane James Petifer dhe Miranda Vickers ,shkruajnë ndër të tjera për këtë zonë :” Këto ndërtesa të Epirit (Çamëri) përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme gjeografike të periudhave venedikase dhe osmane në Evropën juglindore.”
Të gjitha këto objekte zbukuruan sheshet e Romës e të qyteteve të tjera italiane.Është një grabitje që vërtetohet edhe nga vetë historianët romakë të kohës , siç janë të mirënjohurit Cicëroni e Plutarku.
Ende ka një frikë të madhe që i ndjek nga pas vjedhësit e historisë.
TË MOS HAPEN MË TEJ THEMELET E DODONËS !
Madje as për të bërë një marrëveshje kulturore fqinjësh në kuadër të shkëmbimeve kulturore me arkeologë të të dy vendeve.Se shfaqet edhe në madhështor Lisi i Dodonës . Se shfaqen edhe më të ndritshme mbishkrimet bojëfreskëta për Çamërinë tonë të bukur e të lashtë. Se shfaqet edhe më e madhërishme Kështjella e Antiharrimit, e mbuluar paksa me mjegull historianësh e arkeologësh gënjeshtarë. Kjo kështjellë flet me gjuhën e pagabueshme të arkeologëve, të poetëve , të historianëve , të bardëve të lashtë e modernë , me zërat e aedëve ilirë , të cilëve iu dritëzonin sytë kur shihnin të vërtetat e kulturës së një kombi pa asnjë mëdyshje.
Dang!Dang! Dang! Dang! Këmbana e fuqishme e tundur nga klerikët ilirë të antikitetit dëgjohej deri larg, për të njoftuar të gjithë njerëzit deri në në rrëzë të malit Tomoros (mal në afërsi të Dodonës ).Të gjithë duhet të vinin sa më shpejt aty që t’i faleshin perëndive ilire. Sidomos perëndisë së Diellit.
Duhej të vinin sa më shpejt aty, në hijen e atij Lisi të lashtë që të shihnin e të dëgjonin fjalët e Orakullit për të parashikuar të nesërmen, të mbjellat, luftrat, paqen, lindjet e fëmijëve….E, kur menduan që t’i gjenin një emër atij vendi të shenjtë, legjenda thotë se i erdhi në mendje gjëmimi i përditshëm i këmbanave .E quajtën Dodonë .Një emër tipik shqiptar që vinte nga vetë tingulli “dang-dong!”
Në gjurmët e mitologjisë ilire , po kaq të pasur sa edhe ajo greke , edhe sot e kësaj dite banorët autoktonë të Dodonës këndonin shqip:
Diell-o, diell-o,
Ama bukë e miell-o
Se të hamë prëmë( në mbrëmje)
Bashkë me time ëmë.
Vetëm në shqipen e bukur , apo në këtë “Gluhë perëndie “ si thotë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, mund të spjegohen pa asnjë mëdyshje emrat Akeron e Hade. Akti i largimit nga kjo botë për në botën tjetër ishte një lloj harrimi . Kur njeriu vdiste sipas mitologjisë ilire ,shpirtin e tij e merrte Harroni.Harrojeni , i thoshin njëri-tjetrit .Ndaj vetëm kështu mund të spjegohet kuptimi i lumit të Çamërisë Akeron.Po Hadi? Lumi Harron e çonte këtë njeri në Ha-Dhe . Atje ku njeriu ha dhe. Edhe kjo spjegohet vetëm me kumbimin e fjalës shqip.
Mund të vazhdojmë edhe më në këtë hulumtim në hijen e Dodonës së lashtë. E Dodona kthehet kështu në një daulle lëkurënderur që tashmë kërkon , kërkon , shumë më tepër se një këmbanë tempulli, të zgjojë të gjithë shurdhmemecët e historisë.
Sërish dua të citoj studiuesen angleze Vickers ,që vëren indiferentizmin e dashakeqësinë greke dhe me dhimbje e protestë shkruan :” Gjendja e turpshme, në të cilën e ka lënë shteti grek një pjesë të mirë të kësaj trashëgimie, duhet të bëhet çështje e shqetësimit ndërkombëtar.”
Kur shkel pragun e saj të ndritshëm apo kur lexoj e dëgjoj për të , bashkohem me mijëra njerëz që i shoh e i takoj në udhët e jetës sime. Me bashkëkohësit që e prekën dhe u ngjitën në këto shkallë duke u bërë aktorë të fëmijërisë së tyre. Herë- herë takoj anembanë Shqipërisë ,por edhe tej në botën e qytetëruar filizët e shëndetshëm të burrave e grave që vdiqën pa e prekur tokën ku lindën ata vetë e të parët e tyre.
E , unë në emër të atyre që kanë ikur nga kjo botë ,por edhe të atyre shqipfolësve e sidomos filizëve të rinj të Thesprotisë së lashtë që do të lindin, pavarësisht se ku, nën Hijen e Lisit të Dodonës bëhem Zëri i Klithmës së saj. Herë kthehem në sokëllimë. Herë-herë një rrokullimë e Gurëve të Fjalës së Mençur ilire që vjen nga shekujt.
Zëri i Dodonës ma kthen zërin shpesh në një ninullë të kënduar për moshat e rritura.Jo për t’i vënë në gjumë. Jo. Jo.Një mijë herë JO.Por për t’i dhënë butësinë e merituar parardhësve të mi çamë. Herë- herë më duket zëri si një Sirenë
Le të përqafohen me Lisin e Dodonës të gjithë filizët e Vreshtit të Fjalës të mënçurisë.Të krenarisë për vendin nga erdhëm e që shpesh na e mohojnë egërsisht, duke na e mbajtur të fikur Farin e Bregut..
***
Flet Dodona …I ulur këmbëkryq dëgjoj fjalët e saj. Më tej pa droje përulem e puth një nga një të gjitha shkallët , gurët e lëmyshkuar , skenën , tokën, në të cilën flenë aktorët, spektatorët e panumërt e mjeshtrit ilirë. Që e ndërtuan atë, e frymuan dhe luajtën në këtë skenë vigane…
Dhe një këngë vulos shqiptarizmin e Dodonës

Azem Shkreli

Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.


 Veprat e tij janë:

 Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), |Nata e papagajve (1990), "Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Kallximi ne tri kange “Shputat e hueja”, “Mohomi”, “Tuba e tretun” dhe “Nusja”.  AKUARELE “Mbramje” ketu pershkruhet mbremja e cila i merr kujtimet e dites. “Hana” ketu pershkruhet se si humbet neper re. “Dhe loti” ketu kemi te paraqitur lotet te cilet sikur jane ne pritje gjithmone. |ELEGJI “Nji jete”, poezit “Murana”, ”Ne ndamje”, “Renkimi i vorreve”, “Melodija e nji kasollje”, “Vajzes mbi vorr”. Intimet Poezitë: “O, kenge”, “Lirike intime”, “Lotet e maleve” dhe “Kercenimi”. HOJE Ne kete cikel bejne pjese poezite: “Perralla e mshefun”, “Kepute nji lule”, “Qortim”, “Kur te shkosh…”, “Vargje malli”, “Peshperitje”, “Dashni”, “Portret”, “Deshire”, “Ngashnjim”, “Hoje”, dhe “Dallga”.


Azem SHKRELI

KATER KESHILLA VETES

Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me secilin varg, të lindësh me secilën fjalë.
 
Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.

N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.


 

PSALME PËR KOSOVËN


Po Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera
Kur hyn në gjakun tim
Nusërore e të bëhem krushk


Më mëso vetëm t'i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur
 
 
 
PARA ELEGJISE

Një ditë do t'i marrësh në gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.


Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.
 
 
 
VDEKJA E MALESORIT

Asnje koke perkulur
se ia rrezoni lisat

Asnje gjeme mesa guri
se ia shembni majet

Asnje lot asnje
se ia shterroni krojet

ne syte e tij vetem harroi
p'rendimin dita

C'mendim i vruget
C'mendim i ftohte nder vetulla

Lum ky cfare vdekje.
 
 
 
KATER E NJEZET E PESE

Ne kater e njezet e pese
mund te vijne e te shkojne udhet, mund
te lindin femije te bukur si bari

Ne kater e njezet e pese mund
te mbaroje lufta, te rrjedhe uje ujrave
te shkruhet liber, asgje te mos perseritet

Mund te jete e shtune pas tere nje te premteje
vetemi e pritje, mallkim e pritje, nje LUME
te heqe dore nga bifurkacioni

mund te degjohet muzike nate, mund te qash
Mund te dashurosh dhe te vdesesh
si asnjehere tjeter

Ne kater e njezet e pese
flene meteoret.
 
 
 
NJEREZIT

Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?


Zjarrmia

Tash sa kohe
po don te gdhije
e s'po mundet...



NE RRUGE

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?

Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë,
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit.

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t'kësaj kange?

Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha?

Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah m'tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës?!




LIQENI

Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.

Ti s'je më syri
im as loti i saj.

Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.

Për Shën-Naumin
paske zemër t'gjerë.

Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.

Më vjen të zbres në fund t'fundit,
të vdes i gjelbër me alat.

Te transferuara nga Libri i tij
Hajla Rugovase&Natyra

 
 MOTIVE TE VERDHA

Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera

Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera.
 
 
 
 Ç'KA MESOVA UNE
 
(Kenge gegerishte)

Me u ra terthoreve ne trup
Me ndie andjet tue lehe
Me ra mbas xixave n'pup
Me u ndejte dhimbjeve n'teh
Me shkel prajshem n'per toke
N'vene t'fjaleve mos me u deh
Me i ndreqe muret me koke
Me thane fat kobi kuje
Mos me dashte ngushellim
Me fole pa hile me mikun
M'u var n'cengelin tim
Me ndeze kandila te fikun
Me i vene vetimet ne sy
Me mat me dore ne zemer
Me gjerbe e mos me peshty
Me prek Akilin ne themer
Nder sqota mos me u meke
Me dashte si me vdeke
Me vdeke si me lujt.

Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi ka lindur në Krutje të Lushnjës në 12 shtator 1955. Pasi mbaron shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, Krutje, vazhdon studimet për mjekësi veterinare dhe diplomohet ne 1980-ën. Aktualisht jeton në Noçera Superiore të Salernos, Itali. Poezitë e para i botoi në gazetën lokale “Shkëndija”kur ishte vetëm 18 vjeç. Është autor i këtyre librave;
POEZI –“Parajsa Danteske përballë Ezopit plak”, 2001,Dituria.
-“Ujëvara hëne”, 2008,Toena.(Parathënia e këtij libri është botuar, në gazetën Iliria në Amerikë).-“I njëjti zë njeriu”, 2011,Uegen.- “Globi mbi fije bari”,”Duke ecur në rrugica ajri”,Klonomani Shpirtin'',''Lirika Dashurie''. PROZË- “Bregu i ferrparajsës” Roman,2010,Ada,-“ Në humnerën e pafund të një krimi.”, Tregime,- “Në kopështin e dashurisë”, Novelë. Është përfshirë në antologjinë poetike ”Lotët e virgjër” botuar nga Prof.Dr.Fatmir Terziu dhe Agim Mato,”Në historinë e letërsisë shqipe për fëmijë” shkruar nga Astrit Bishqemi, si dhe në antologjinë me tregime botuar nga shtëpia botuese Ada. Për të janë të shumtë shkrimtarët e kritika e kohës që janë prononcuar duke shkruar si; Poeti Faslli Haliti,Prof.Dr. Klara Kodra,poeti dhe shkrimtari disident Visar Zhiti,Prof. Dr. Fatmir Terziu,Shkrimtari Kozma Gjini, etj. Po kështu poezitë,tregimet,fabulat e fragmentet e romanit të tij,janë vlerësuar dhe vlerësohen çdo ditë nga shumë shkrimtarë e poetë të tjerë me emër e të rinj,nëpër faqet letrare që botohen prej gazetave e grupimeve letrare.



Miltiadh DAVIDHI

UNIVERS BRËNDA UNIVERSIT

Brënda një pafundësie të madhe
Krijova një pafundësi të vogël
Në formën e Universit
Të materies ku jetoj,
Dhe formës së trupit tim.

Një shpirt brënda shpirtit,
E buzëqesh për ta bërë më të bukur
Dhe trupin dhe shpirtin.
Eh,ëndrrën ia njoh,
Por vdekjen kurrë.

Jam grimcëz e vogël drite e jete
Brënda grimcëz më të madhe të saj
Ku mar dhe jap shikime,
Ndaj më shikoni dhe ju shikoj,
Por diellin kurrë se kam parë në sy
Se mbjell verbim,
Veç hënën e përkëdhel ç’do natë
Ashtu si të gjithë ju.

Jam kafkë mendimesh
Brënda një kafke të madhe,
Sy brënda syrit,
Trup brënda trupit,ndjenjë brënda
Ndjenjës,dashuri brënda dashurisë
Dhe frymë marrim që të dy
Me ajër e dritë.

Të komplikuar jemi, me grimcëza
Planetesh e yjesh të pafund
E jetën ngjizim që të dy,
Por vdekjen jo,
Vdekjet i marrim me vete
Si varre të vjetër,
Ku varrosim veç kufomat tona
Dhe krijojmë buzë agimesh
E buzë hëne,
Yje të veshur me dritë,tinguj e fjalë,
Jetë të reja,lule e planete të rinj.

E unë, nisa të shkruaj kur kuptova,që
Si unë, pafundësia e vogël, dhe ajo,
Pafundësia e madhe,
S’ishim gjë tjetër, veç forma balte e ëndrre,
(Natyrisht dhe diçka më tepër),
Që flisnim secili në mënyrën
E vet e të përbashkët për pavdekësi.



YJET E SHPIRTIT

Shikoji qiellit të bukurit, shikoji mirë!
A s’të duket e dashur,sikur yjet
Do na zenë me gurë
Nga çasti në çast?!
A s’të duket se janë të zemruar me ne?!
Eh,flakët e zjarreve të urrejtjes njerëzore,
Po ua djegin e verbojnë sytë.
Gjithçka të mirë e të bukur
Po ia shkatërrojmë, këtij Planeti.
Por ata, sërish na falin dritën
Që s’e meritojmë,
Të na ndriçojnë rrugët e natës.
Ndaj, duhet të dimë ta vlerësojmë
Sjelljen e yjeve dhe vdekjen e tyre
Para syve tanë.
Është mesazh për ne, të gjallët,
Jo për të vdekurit, e bukura ime.
Na falin dritë të bëjmë gjëra të mira,
Jo të skalisim fundin e një bote.



NDALE TROKUN E REVANSHIT TËND!

O zëmrim,që më nxit’ e më shtyn
Në urrejtje!
Më fal qetësin’ e arësyes,
Më shumë ajër për të thithur
E dritë për të parë
Sytë e të vërtetës,

Më shumë hapësirë mendimi!
Bëmë më të mënçur,më të dashur,
E rrugët e padukëshme
Prej syve të mbushura me natë zëmrimi,
M’i bë të dukëshme!

Ti po ecën mbi tokën time,mbi shpirtin tim,
Mbi rrugët e mia,
Copëton nervat,enët e gjakut
E mishin e trupit tim
Me nallçat e një kali
Shpëtuar nga litarët e tërbimit,
E shfryn me dhëmbë të jargavitura mosdurimi,
Duke shkelur mbi gjithçka
Që të del përpara,të mirë,apo të keqe!

Ndale revanshin tënd,trokun e nallçës që vret
E mbjell plagë, mbi rrugë jete!
Shikoje të vërtetën në sy dhe me zëmër,
Dhe lejo dritën e arësyes,llogjikës,
Të ndriçojë të sotmen e të nesërmen tonë!

Vetëm urtësia shëron plagët e tua,
Egërsinë e trokut në ecje marramëndëse,
Dhe lejon qafën e kokës tënde të bukur prej kali
Të zbukurohet, krahas lirisë
Së livadheve dhe lëndinave,
Dhe me një kapistër të bukur!

O zëmrim, kal i hazdisur ndjenjash,
E di, në thellësi të shpirtit tënd,ka dhe mirësi!


SONTE

Nëpër sytë e yjeve,
Në lulet e çelura dritës së tyre
Dalloj një tis
Të hollë gëzimi;
Ne të dy ecim
Të përqafuar...

Ndaj zemrën e kam
Shndrruar në kambanë,
Të zgjoj heshtjen e qiellit
Që s’flet
Dhe puthjen tënde.

Sonte prej fjalëve të tua
Rrjedh
Një verë e ëmbël që
Sikur kërkon të deh
Dhe vdekjen.

E unë për të çarë
Stuhitë e qiejve,
Kam kraharor
E krahë shqiponje
Dhe sytë e tu.

Të gjitha
Vrimave të zeza
Në tokë e në qiell,
Mund t’u dhuroj lule
Pa më të voglën
Frik’ e pendim.

Sonte jam me ty
E fluturojmë nëpër yje.

Në duart e lexuesve "Pegasi" 10

- DOLI NGA SHTYPI DHE QARKULLOI “Pegasi” 10 -

“Pegasi” ka jubile. Nëse “postieri ju ka trokitur portën tre herë” - po të luajmë me titullin e atij filmi kaq të njohur - dhe në njerën prej tyre mbase ju ka bërë të lumtur, ky kalë fluturues, magjik, i dalë drejt e nga legjenda, duke u ulur fluturimthi nëpër oborret tuaja, iu ka trokitur xhamat e dritareve plot 10 herë. Plot dhjetë herë ka shkarkuar prurjet për ju. Këto dhurata patjetër ju kanë bërë dhjetë herë të lumtur, ju kanë ngrohur netët e dimrit, ju kanë freskuar vapën e verërave. Sepse ka sjellur magjë të freskët arti, nuk ka pranuar të mbajë ngarkesë tjetër ky kalë. Verë ishte stina kur trokiti për herën e parë, verë është edhe tani, të dhjetën herë që ju viziton “Pegasi” ynë, nëpër vatrat tuaja, kudo që jeni. Këtë herë e ngarkuam pak më shumë, ia përzgjodhëm më me merak dhuratat, për t’iu kënaqur më tepër. Ngaqë “Pegasi” ynë ka jubile...
EDITORIALIN këtë herë e firmos Roland Gjoza. Nga Nju Jorku, shkrimtari i shquar i disporës (personalisht jam i bindur se është nga më të talentuari e brezit të vet) qan hallet kulturore të Atdheut, merakoset për shpërbërjen shpirtërore të bashkëkombësve, që prishin, siç dëshmon, afresket 600 vjeçare të Onufrit. Dhe të tjera. “Factor News” dhe bisturia e fjalës së artistit drejt e në plagë, aty ku dhemb.
Nga rubrika e para, si gjithmonë, “ATA QE IKEN”. Perikli Jorgoni, “Shpirtëçiltëri”, përkthyesi i papërsëritshëm, Ziko Kapurani, miku ynë i shtrenjtë dhe i paharruar, “Poeti i fjalëve të çajit, nga Shkëmbi i Zërës mbi Floq”, Roland Trebicka, aktori që na përndriti buzëqeshjet dhe që “Nga shakllët e Pallatit 176 hyri tek përjetësia” vijnë tek “Pegasi”-10 ashtu siç ishin në jetë dhe në skenën e artit të tyre, të qeshur dhe të vrenjtur, me ç’ka bënë dhe me ç’u nderuan. M. Brunga, R. Gjoza, E. Shallvari, F. Shahinllari, B. Muçaj, skicojnë shumëplanshëm portretet e tyre, me ese, kujtime, të dhëna që do t’ju emocionojnë.
Stefan Martiko, i cili ju paralajmëron: “Ndoshta në këtë mjedis kjo mënyrë të shkruari ndeshet rrallë, por unë jam i gatshëm ta mbroj atë pa lënë shteg për mëdyshje apo lëkundje, vjen te “3 ESE NE 1” me një triptik të jashtëzakonshëm, ku tre ide të pavarura poetike bashkohen në një. Origjinal, i guximshëm, tejet bashkëkohor në ato që thotë dhe në mënyrën se si i shkruan, Martiko është një dëshmi bindëse, se si duhet të abstragojë eseisti modern, si duhet të përçojë tek lexuesi idetë e tij. Rrëzimi i bustit të diktatorit, çrregullsia e zyrës së zotit Hravel, por edhe çrregullsia tjetër, ajo e rrobave në garderobën e shkrimtarit, ç’lidhje mund të kenë midis tyre?! Lexoni Martikon, që të bindeni, se, megjithatë, një fill i padukshëm mund t’i bashkërendojë në art...
“DITARET” këtë herë hapen për të hedhur dritë mbi “Mbretër pa kurorë”. 10
shkrimtarë të mëdhenj botërorë, që s’kanë marrë Nobël. Cilët? Doni shembuj? Tuen, Tolstoj, Xjojs, Prust... Përse, si është e mundur? L. Furxhi qëmtoi faktet, më të shumtën të panjohura për lexuesin, L. Bullgari përzgjodhi grafika të mrekullueshme dhe jam i bindur se do ju kalojë disi trishtimi i humbjes së atyre “që ikën...”. Ngaqë sinfonia artistike tek “Pegasi” vazhdon...
Përkundrejt kësaj plejade të ndritur shkrmtarësh botërorë, që “u harruan” çuditërisht nga Akademia e Stokholmit, “TE KUROREZUARIT” e tij, megjithatë, sjellin gjithmonë shkëlqimin e tyre. Këtë herë mikpritet Uislava Shimborska, me rrëfimin e saj “Puna e poetëve”. Sekretet poetike nga dorë e parë. Redaktorja jonë, L. Sinani, së bashku me R.H. Anderson të “ The N.Y:Taims”-it, ravijëzojnë portretin e nobelistes polake të 1996-ës. “Asgjë nuk është dhuratë...”, thuhet në njerën nga poezitë e përkthera dhe të botuara për ju, tek ky “Pegas”. Doemos, mjeshtre!
Tek “PANTEONI EVROPIAN I VARGJEVE” ngjiten tre përfaqësues të mëdhenj, të kohërave dhe rrymave të ndryshme poetike. I keni njohur më parë? Njerin prej tyre, medoemos, veçse në një fushë tjetër artistike: irlandezi Samuel Beket, dramaturg, nga më të mëdhenjtë e skenës botërore, është edhe poet i ndritur. Ua vërteton këtë A. Hysa me prurjet e tij, ese dhe përkthime nga poezia e mjeshtrit të madh të fjalës artistike. Dy të tjerët janë më pak të njohur për publikun shqiptar. Italiani, Roberto Mussapi, i kohës sonë, prezantohet dhe përkthehet nga A. Th. Kallço, kurse Jean-Luc Wanthier-in, nga Belgjika, e sjell tek “Pegasi” A. Meçaj, nëpërmjet edhe një rrëfimi të Michel Belgin, kritikut të njohur belg, për bashkëkombësin dhe kolegun, që ka “monopolizuar” prej disa kohësh çmimet letrare të vendit të tij dhe të Evropës artistike.
Në “GALERINE KULTURORE TE KOMBIT”, një figurë e ndritur, e cila, pasi lexon materialin e jashtëzakonshëm të Albana Mëlyshi Lifschin, shkrimtares së njohur shqiptaro-amerikane, vetëpyetesh: kaq i madh - Gjergj Fishta e quan “një nga burrat më të parë të kombit tonë” - dhe nuk i është bërë as edhe një përmendore?! Ia bën shkrimtaria në fjalë, tek eseja “Prend Doçi - Abati i Mirditës”.
Në rubrikën “MUZIKE”, këtë herë kemi zgjedhur “Një film retrospektiv për Spartak Tilin”. E nënshkruajnë A. Shkira, poet dhe sekretar i “Liter-Artit” në Athinë, muzikologu L. Liço, mik i hershëm dhe bashkëudhëtar artistik i kompozitorit dhe gazetarja J. Vrapi. Dokumentacion artistik, ese për njeriun e shquar të muzikës shqiptare, intervistë për ç’ka mendon ai rreth pentagramit të sotëm zyrtar në Tiranë, gjithshka nevojitet për të bërë portretin artistik dhe jetësor të Spartak Tilit. Një sinfoni e tërë publicistike - e denjë për “Takun” e këngëve të dashura të rinisë.
Tek “ARTI DHE PUSHTETI”, gazetarja e njohur shqiptare në Staten Island të Nju Jorkut, Këze (Kozeta) Zylo, me një shkrim që më shumë i ngjan një britmeje revolte kundër Diktaturave, se sa një punimi publicistik, ravijëzon një portret stoik artisti, Jozef Radin, “Poet me shpirt prej loti”. I tretë i “shoqërisë poetike lushnjare”, krahas Zhitit dhe Halitit (jo më kot janë fotografuar së bashku në revistë), vjen nëpërmjet të dhënave biografike dhe analizës kompetente të “Fletores (së tij) të Vjeshtës”, ashtu siç është në të vërtetë krijuesi i mirëfilltë, që flet: “me heshtje ma shumë se me fjalë...”(J. Radi).
Konsekuentë, si gjithmonë, në tradicionalen “KAFE ME FQINJET”, kemi ftuar “Në studion tonë të pasdites”, tre shkrimtarë të mëdhenj bashkëkohorë grekë, J. Blanas, M. Kontoleon dhe A. Kiriakidis. Prozatorë dhe poetë, të kritikës, skenës dhe shkrimit. Nënshkruesi i këtyre radhëve, që ka nderin t’i njohë personalisht këta tre njerëz të shquar të letrave kontemporane greke, u bën 11 pyetje rreth “Ujit dhe Zjarrit” - dmth jetës dhe veprës - dhe mençurinë e sinqeritetin e tyre dashamirës do ta ndjejë si fllad kënaqësie lexuesi i “Pegasit”.
“Motra Tone”, kryevepra e Kol Idromenos, mikpritet tek “ARTET FIGURATIVE”. Një analizë e gjerë, shumëplanëshe, tejet profesionale nga Ilmi Bani, nga prurjet më të bukura të këtij numri. Gjer edhe materiali fotografik rreth Idromenos është i përzgjedhur. Gjithshka me kompetencë dhe sens.
Dhe ja surpriza jonë e numrit: një shkrimtar i ri, që sapo doli me librin e tij të parë me tregime, por ne të “Pegasit” jemi të bindur, se të mëvonshmit do të na bëjnë të flasim për një shkrimtar të vërtetë, origjinal. Algert Siqeca tek “STAFETA NE DUART E TYRE”. Një prezantim i artikullshkruesit, tregimi tejet origjinal “Vrasje në pyllin e vdekur”, mendojmë se janë të mjaftueshme për të bërë portretin e këtij prozatori të ri, që nuk lutet “ta pranojmë”, veçse kërkon... “ta lemë të qetë”. Dakort, por nuk na lë ai...
Në kopertinën e këtij numri kemi vënë fotografinë e një zonje të madhe, Aksinja Xhojës, që na bën të skuqemi nga lumturia, tek e dëgjojmë të ndezë tastierën e pianos, skenave të mëdha botërore. Gjer mbretëresha e Anglisë e ka përqafuar, për të nderuar artin e kësaj artisteje të madhe shqiptare. Shijoni portretin e saj, nga një shkrim sa prekës, aq dhe profesional prej Miho Gjinit, kryeredaktorit tonë, tek “DIASPORA”, i cili udhëtoi gjer në Itali, për të bërë jetëshkrimin e saj në disa faqe. Dy Mjeshtra të Mëdhenj, A. Xhoja dhe M.Gjini, brenda një rubrike. Janë nga mrekullitë e “Pegasit” këto...
Tek shikon filmin madhor “Kryekënga e Kombit” të Petrit Rukës, pakontrollueshëm ndjen në vetvete një “frikë”: mos kineasti “errëson” poetin e mrekullueshëm të rinisë dhe të tashmes sonë. Veçse “Petja” i dashur i miqve të tij, i bën të dyja mrekullueshëm, filmin dhe poezinë. Se si ia del kësaj “çudije”, mësojeni tek “KINEMAJA”, lexoni materialin e përgatitur për këtë film, me ndihmën e vetë autorit dhe të gazetarit V. Bizhga. Si poemë do t’u ngjajë, nga ato të Petrit Rukës.
Çdo numër ka, zakonisht, “bombën” e vet. Në këtë numër, “minën” e plas Roland Gjoza, me esenë tejet interesante “Popullori dhe aristokrati”, tek “BASHKEKOHES DHE KUNDERSHTARE”. Përballë njeri-tjetrit, dy figurat qendrore të letërsisë shqiptare të Pasluftës: Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare. Vërtet, në këtë ese, Gjoza është i papërsëritshëm. Çdo koment di t’i hynte në hak esesë së tij.
“EKSKLUZIVISHT”, në këtë numër kemi sjellur një studim gjuhësor, rreth gjuhës letrare shqipe dhe dialekteve të saj. Jo vetëm se gjuha është “buka”, është magja mbrujtëse e artit të të shkruarit, por edhe se këtë studim e firmos një e re e talentuar, Rita Hysa, nga Tirana, shkencëtare e ardhshme (kështu beson menjëherë, pasi lexon këtë punë) e gjuhës sonë të bukur. Shkruesin e këtij shkrimi e habiti talenti i saj në të shkruar, dëshmi se gjuhën nuk mjafton ta njohësh mirë, duhet edhe “ta luash në majë të gishtave”. Rita Hysa e bën, e bën mrekullueshëm. Jemi të lumtur, që “Pegasi” e mbart si vlerë. Të së sotmes dhe të së ardhmes.
Tek “TEATRI” flet një profesionist. Kush tjetër? Miho Gjini, Mjeshtër i Madh, kritiku i njohur i skenës shqiptare, me monografitë e shkëlqyera për korifenjtë e saj. Analizon “Doktor Shuster” të serbit Kovasheviç, vënë në skenë nga S. Duni, në Teatrin Kombëtar. “Sot shitet gjithshka...”, thotë një personazh. Shkrimi dinjitoz i Gjinit shton këtë, për lexuesit: “... përveç artit të vërtetë”. Ai as mund të shitet, as mund të blihet me premisat e kohës së sotme antiart. Vetë ky shkrim kritik, i mirëfilltë në llojin e vet, është dëshmi për këtë.
Aty nga fundi një mrekulli, nga dhuratat më të çmuara që ju sjell ky “Pegas”, i dhjeti: tek “Mjeshtëria e të shkruarit”, në rubrikën “MENDIMI KRITIK DHE ESTETIK”, kritiku dhe poeti V. Hyzoti sjell një intervistë të mrekullueshme të Ernest Heminguejt, dhënë Xhrxh Plimpton, më 1958, rreth artit të krijimit. E rilexon dhe mrekullohesh gjithmonë. Janë fjalë të pavdekshme, prej të pavdekshmëve.
Lamë për në fund krijimtarinë e mirëfilltë, në prozë dhe poezi. Një revistë letrare, doemos, merr vlerë kryesisht prej saj.
Tre poetë shqiptarë, Roland Musta, Aqif Hysa dhe Eduard Ymeri, që jetojnë përkatësisht në Amerikë, Itali dhe në ishullin grek të Paros, tre cikle të mrekullueshme me poezi, shoqëruar grafikisht nga piktori ynë, Leonidha Bullgari, me skica dhe grafika origjinale, enkas të frymëzuar nga kjo krijimtari. Tre krijues të ndryshëm nga njeri-tjetri në stil, të përbashkët për nga kënaqësia estetike që u ofrojnë dashamirësve të poezisë.
Tregimin shqiptar e përfaqësojnë dy firma, një me përvojë, Ridvan Dibra, shkrimtari i shumënderuar shkodran me çmime brenda dhe jashtë Atdheut, në prozën e mrekullueshme “Kanuni i Lekës së Vogël”, si edhe kolegia jonë e “Pegasit”, Liliana Furrxhiu-Sinani, e re në krijimtari, mbase akoma e padenjë të renditet përkrah artit të Dibrës, veç me një talent që “thyen kocka”, me një guxim artistik, që të bën ta besosh. Lexoni tregimin e saj “Gjigandi” dhe shtojeni vetë komentin.
“LETERSIA E HUAJ” përfaqësohet, përveç poetëve që përmendëm më lart, tek “Panteoni”, edhe nga dy tregimtarë të mrekullueshëm: prej zvicerianit Max Frisch, tregimin e të cilit, “Historia e shkurtër e Isidorit”, e ka shqipëruar mjeshtërisht e talentuara Anila Spahija, si edhe prej klasikut gjerman Bernd Heinricht Wilhelm von Kleist, me tregimin magjik “Lypësja e Lukarnos”, sjellë në shqip nga R. Gjoza. Redaksia siguroi dhe solli për të shoqëruar këto tregime ilustrimet origjinale të botimit të tyre të parë, ekskluzivisht për lexuesit cilësorë të “Pegasit”.
Në fund fare “ESE”-të e numrit, “buka” e artit serioz dhe të gjithëkohshëm. Një pasuri e tërë, Një plejadë krijuesish të ndritur, brenda dhe jashtë letrave tona, shpalosin përvojën dhe mençurinë e tyre. Shikoni firmat: Rainer Maria Rilke, Ramiz Kelmendi, Fernando Pessoa, Isaak Basheviç Singer, Ernesto Sabato, Karlos Fuentes, eseistë të dorës së parë, me punë nga materialet “sipër raftit”.
Vetëpyetesh: si e mban dot ky kalë fluturures, gjithë këtë ngarkesë artistike? E thamë: është numër jubilar dhe duhet të jetë, se s’bën, më i ngarkuar se herët e tjera. Edhe me “xhingla-mingla” të tjera artistike, të vogla, ndërmjet rubrikave, por që i sjellin këtij kali, “Pegasit” tonë, shkëlqimin e vërtetë të festës.
“MOZAK”-u është i mbushur plot: “Çfarë bën sot Jezui i Nazaretit” - i famshmi Robert Powell?, cili ishte “Shqiptari, mik me Çaplinin?”, ç’ndodhi “Natën e ndarjeve të Çmimeve “Oskar”, në Dolby Theatre të Hollivudit?, cilët janë “Tre yjet e kinemasë botërore, që kanë pohuar publikisht origjinën e tyre shqiptare”? Dhe plot të tjera, “garnitura” është sa e shijshme, aq dhe befasuese.
Pothuajse, ky është “Pegasi” i tanishëm, që trokiti për të dhjetën herë në portën tuaj. Ka fluturuar majëmalesh të pafundme, ka kapërcyer oqeane, për të ardhur pranë jush. Se nuk mund të bëj ndryshe, ky kalë. Nuk bën dot pa lexuesit e tij. Dhe shpreson të gjejë pak dashuri, aty ku ndalon. Pa di ai pastaj, ç’t’u dhurojë, atyre që e mikpresin.

GRIGOR JOVANI
drejtor i “Pegasit”
qershor, 2013, Athinë

Ali Podrimja

Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët.

Vdiq në Francë më 21 korrik 2012 në moshën 70 jeçare.


Ali PODRIMJA
UNË BIRI YT

Unë biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan,
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt.




EPIKA
Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten e tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!




ANKTHI
Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar..




ME JETUE

Tim bir, Lumit

Erdhe në jetë
Nuk ka më nevojë për kuje, lutje
Kryesorja të jetosh


Këtë gur ta hedhësh më larg se Unë
Prandaj:
Bukën ta pjekësh dy herë nën saç
Ujin ta ziesh deri në shkallën 99
Derisa të mbetesh ti i vetmi kërthi në ajër
në kohë kozmos.


Metafora e Jetës Sime

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë




ME QENË
Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë




TI DHE UJI

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s'mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s'është simbol i kohës sate as i artit tënd


(Unë gjithmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)


Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë.




NJË NATË NGA NETET PA GJUMË
Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemër,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
për të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë këto gjurmë gjaku që po shtohen
nëpër fytyrën tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rreth shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vetëm mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në këto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!




PARISI, VENDLINDJA
Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.




RËNKIMI
Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.