Roland GJOZA
ELDORADOJA
E NJE LIBRI
(Impresione të hedhura natën, në katin e 67-të të një grataçieli në Tajms Skuer, kur të gjithë nëpunësit kishin ikur)
Çantën shpinës, këpucët alpine në këmbë dhe u nisa të kerkoj ar nëpër yrtet e një Eldoradoje të re. Ec e ec dhe shoh se përpara meje kërkuesit e krisur më kishin lënë gjurmët e tyre të pafundme. S'ndieja lodhje, kurrfarë këputje nga ky udhëtim, që rëndom e quajnë rruga e pakthyeshme, nuk e di përse ia kanë ngjitur këtë dromcë fataliteti. Pres të më dalin përpara shkrepa e karpe, thelluka e theqafje, bisha e shpendë vajtimtarë, që të më paralajmërojnë për mënxyrën që më pret, por asgjë nga këto, përkundrazi, më shfaqet një det plot me bizhu, se kështu lëbyrëshëm shndërrit, një plazh i pafundm dhe një palë syze dielli me lente pink, që më qeshin me një dalldi prej sarhoshi. E kujt është kjo qeshje kaq e afërt e prekëse, mendoj, kaq e ëmbël dhe e dashur? Mos është... Pastaj ndjeva një fëshfërimë përkëdhelëse, pashë një masiv mermeri, që mori formën e Akropolit e që u ngrit lart, u përthye lehtas dhe mbeti në ajër; unë, si liliput, rrëshqita poshtë e për pak sa nuk përfundova në humnerë; ç'bëhet, ku jam, ndihmë, ndihmë! Isha nisur për ar nëpër vende të largët e kisha mbërritur në një vis shkëlqimtar, diku nga Mesdheu, në një fushëtirë pa anë e pa fund, që të trondiste me bukurinë terratisëse. Vërtet e humbje mendjen në këtë pikturë të Anonimit, sepse nuk po dalloja ende se ku ndodhesha. Sërish një fëshfërimë e njohur, një masiv mermeri e një shtëpi fshati në shkëmb, një vend i njohur andej nga Gjirokastra, një varrezë, dy qipariza cit me zogj, një fustan në ajër, një palë këpucë të ngrëna, një makinë e vjetër Ziss e parkuar në yllin Mars, përsëri një fëshfërimë dhe brofërime me vajza e gra, që mbushën peizazhin me plazh e det e qe dielli i tërhiqte lart, krismë të qeshurash dhe plot bizhu, që vezullonin atje sipër në zenit, unë vetmitar i tronditur, që kapem pas fustaneve e shkoj fluturimthi drejt atij ari, që më kot e kërkoja në tokë, se paskish qenë në qiell dhe i lidhur me fustanet e grave, se aty paskish qenë Eldoradoja. Nisem për në male të largët e më del përpara deti, vazhdoj udhën e më presin ca pamje pleqsh, aq të dhembshur, që kanë vdekur e s'kanë vdekur ende, se dikush i mban gjallë, e më në fund më mbushen sytë cit më cit sa më dhembin e më verbohen prej femrash gjithfarëshe… Po kjo fëshfërime ç'të jetë? Fletët e një libri që hapet. Pra, jam nisur si të gjithë të marrët e bojës nga po ajo rrugë që njoh më mirë dhe kam përfunduar po aty: te libri! E ç'gjeografi surreale më hap flatrat; dhe i pari është deti në pëllëmbët e një njeriu me syze pink, deti Mesdhe, aq i magjijuar, pastaj një fshat i bukur shkëmbor në brinjë, një pus që është mbuluar nga kulpërat dhe gjineshtrat, një autostradë, që të çon anëdeteve, diku ku ende vozisin argonautët dhe Odiseu që kurrë s'mbërrin në Itakë dhe të gjitha këto seç kanë një lëbyrje prej ari të pastër. Eh, them me vete, e gjeta më në fund Eldoradon, në një libër. Merr të marrim, zhytem e s'dal, ejani, mos humbni rastin, ka për të gjithë, është i kamur ky njeri dhe hovardar i madh, jep me të dy duart. Dhe shiko ç'margaritar gjej:
Kanë filluar shirat e fundgushtit,
shuajnë etjen rrënjët e ullinjve,
drurët që gjer dje ngjanin të plakur,
veshën sot këmishët e të rinjve.
Zogjtë u sistemuan prapë ndër degë,
sikur s'qenë larguar prej shtëpive,
përrenjtë gjetën rrugën për në det,
deti mori blunë e dashurive...
(Blu e thellë)
Po kush është ky pronar ere e fryme, se fletë libri shfleton, jo male e dete, jo qytete e fshatra, hëna e kështjella, ndonëse ato, si për çudi, shfaqen e të rrëmbejnë dhe ti je brenda kësaj bote të dytë, më e bukur se e para, ajo e tejpërdorura jonë, ku më s'ka mbetur asnjë kacidhe për ne. Po kush është ky njeri, ja e thotë vete, me nje tallje për veten që i shkon, se nuk e stis, po e ka:
Punoi ofiçina
mes këmbëve të tim eti,
vidhëndryshkurat formuan
makinë.
U hap rafineria
në gjoks të nënës sime,
pikoi në vend të qumeshtit
benzinë.
Fëmija që kish lindur
bori kishte në gojë,
për këmbë kishte rrota.
Krijesë më të shpifur,
pas Salvador Dalisë,
nuk kishte njohur bota.
(Curriculium vitae)
Dua të di më tepër për këtë milioner, që po na mbush duart, është krejt e natyrshme të rrëmoj e të mësoj për moshen e tij, ç'paska bërë që është ngjitur kaq lart, ku rron, ku vete e ku qëndron, apo është fantomë e s'kam për ta ndeshur kurrë, se ai nuk ka qejf të duket, nuk i pëlqen buja, rekllama; merrni, thotë, për të tjerat është e kotë të pyesni. Ka dhe të tillë, i përkasin një race të fortë, që japin, po s'marrin. Nuk i vret këpuca, nëse merresh a nuk merresh me të, e lëvdon a e poshtëron, ai e bën jetën si di vetë dhe s'pret asgjë, po veç hap barkun, shkund bardhakun dhe ndjek seksin e bukur, ku të mund. Te kjo dobësi e tij mund të përfitohet se, siç kuptohet, ai është bohemian i shkujdesur dhe atyre viseve gjen flori sa të duash. Flori duam ne. Si këto:
Të shkretët, prindërit e mi,
u munduan
të më mësojnë nëpër shkolla
të Mirën,
pa u llogaritur shpenzimi.
Unë mësova shkëlqyeshëm
të Keqen,
pa bërë asnjë orë mësimi.
(Shpërblimi)
Kjo të çorodit sapak, se ne, mavritë idealistë, pandehim se ç'janë lart duhet të kenë diçka prej ëngjëlli, ndonëse përvojat e hidhura flasin për zhgënjime. Sa më lart, aq më... Jo, s'ma nxë goja për mirëbërësin tonë, që qoftë bekuar, se po na bën të kamur. Ta thotë me gjithë mend, apo tallet? Me ne e gjeti të tallet, ky zoti Eldorado? Mëshirë, për ne të gjorët, që na e do zemra t'i marrim gjërat kallëp, se ashtu jemi mësuar, ruajmë nder e përunjie për dorëshpuarit, theszbrazurit kuturu, që jo vetëm thesin bosh s'marrin, po as ushkurin. Ç'moshë ka, në kurdisje të zemrës, apo kërkon vaj kandili?
Tani që mbusha të pesëdhjetat,
kam vënë gjithçka në rrugë të drejtë,
blej viagra, të ngjis të përpjetat,
duke i lënë kutitë pa etiketë.
Për zemrën marr ca hapje si vezë,
për tension disa kokrra të verdha.
Çdo fund jave depozitoj në librezë,
pa i thënë sime shoqeje sa derdha.
Për rast nevoje kam kartë shëndeti
në kompaninë Interamerikan.
Të ndërroj makinë s'ma mban xhepi,
Tojota dhe ca kohë më mban.
Çdo dokument e siguroj me një kopje,
përveç shënimeve për gazetën.
Xhamat në shtëpi i kam dopjo,
bravë kam gjetur më të shtrenjtën.
Harrova të kujtoj siguracionet:
kam nga një të tillë për çdo gjë…
Vetem ndaj vdekjes nuk gjeta asgjë…
(Pesëdhjetëvjeçar)
Të vjen për të qeshur dhe prej gjakut, atij gjakut të trazuar të poetit, vijnë afinitetet, finesat e holla, që mund t'i kuptojë vetëm sivëllau dhe ngrohesh, sepse ke të bësh me një tip të hapur, të shqepur tejpërtej, që i duken dhe zorrët e barkut dhe të vjen menjëherë urdhri i shpirtit të bijesh në fushë të nderit për të. Nëse e kërkon. Po ai s'ka për ta kërkuar kurrë, se nuk e njeh atë fushë, është vagabond si ne, vagabond i detit dhe i hënës, i pemëve dhe zogjve, i arratisë dhe i marrëzisë, i gotës dhe i buzëve... Lëre, pa to të shohësh… tek e fundit, është si ne. Urrah! Po si e thotë... ta jep mu në lule të ballit!
Kur u zgjova nga hemoragjia,
kujtesa ime ishte bosh,
si të kishte rënë nëpër kotece dhelpra,
të mos kishte lënë vezë për kosh.
S'mbaja mend as kohën kur u linda,
nëse kisha prindër apo jo.
Dhe një grua, vazhdimisht te koka,
nuk e njihja, thoja: ç’është kjo?
Por m'u mbush sërish koshi me vezë,
pak nga pak të gjitha po i kujtoja...
Ah, të vinte prapë zonja dhelpër!
Nuk e di, në doja që ta zboja...
(Hemoragjia cerebrale)
I shvidhosur si ne, e dashka dhelprën, i bëhet të ikë e s'ikën... nuk e lë ngarkesa, që i ka vënë perëndia mbi shpinë, ngarkesa që na i ndan ne... i marri! Eh, i bëjnë zë ata poshtë, se i kujton gjithmonë... Ndoshta është lodhur, zhgënjyer, vidhisur e batërdisur prej shpinëkthyerve, dashurive, jetës ekzistenciale, përvojave përplot neveri, marrëdhënieve hipokrite, pabesive… E ç'duhet sinqeriteti i poetit, në një botë shpirtkazmë, që të vë këmbën në fyt e të mbyt, po nuk hodhe hapin e kasapit, të ndysh duart… Jo, ky yni, i mbushi me perla e ar dhe i bëri firar nëpër faqe librash, që peshojnë ca gram… Po veçan ikonën e qëndisi krejt në flori të pastër, ikonën e nënës, Shën Mërine me foshnjën Jezu në krahë e bëri të përjetshëm, sepse e zografisi përsëri si di ai… Ah, të ishte gjallë, nënokja e dashur dhe të shikonte…
Nuk e dëgjova të ankohej kurrë.
Si je? e pyesja.
E njëjta përgjigje:
Mirë, të keqen, mamaja!
Vetëm një herë u ankua:
Nuk jam mirë...
Dhe ndodhi hataja.
Vetëm një herë u ankua,
të shkretën.
Mjaftonte
të më dhimbte gjithë jetën.
(Mamaja)
Nëna dhe babai. Të dy, ashtu si ishin, i bëri të pasur (ah!) pas vdekjes. Ata s'dinë gjë, për zotin Eldorado. Ore, po ç'dodh, atij të pikuri i është mbushur mendja, se pasuria e vërtetë është atje poshtë. I vë veshin dherave, merr udhët e shkon në atë shtëpinë prej guri, varur në shkëmb me njëqind shpirtëra, se e mbajnë pëllëmbët e atyre që janë poshtë dhe ikona, ku kandili rri ndezur.
Nuk më dëgjoi askush kur u bërtisja:
shtëpia duhet mirëmbajtur!
Grindeshin mbi çati qeramidhkat,
përfitoi shiu dhe u vodh si hije,
pikoi dhe kalbi krevatin e drunjtë,
ku dikur kishin gatuar mua
prindërit e mi të çartur.
O, zot,
të shpëtoja, të paktën, librat me përralla,
shishkën e bojës,
penën që shkiste mbi letër,
duke tundur bishtin
si mi.
Fërshëllente vjershat e mia të para,
që shkruaja fshehtas
nga prindërit e mi.
(Restaurimi i shtëpisë në fshat)
Vjen e rri në një shtëpi me shpirtra, mbështetet te pusi i mbuluar prej drizave dhe pret hënën, se ajo i ka mbetur në fshat, që t'ia presë me duar lotët... Këtu janë mallet e patretur... I vijnë zëra, fantoma, shtëpia dehet prej rakisë e zbret në fushë, do të marrë lumin e të shkojë... Hëna ndez dritën dhe hijet shfaqen: janë ata të dy, mamaja dhe babai. Dhe ai vë veshin të dëgjojë, që t'i kurdiset zemra se i ka pushuar…
Meraku i përhershëm i tim eti:
grua, ç'ma bëre shishen, nëma!
Përgjigja e zakonshme e sime ëme:
harrove që e thave dje mbrëma?
Unë dhe motra shihnim njëri-tjetrin,
komplotonim fshehtas, porsi minj:
vallë, si qe e mundur, që mamaja,
mund t'ia zhdukte shishen nën turinj?
Vijnë kujtimet vetë nga fëmijëria,
them t'i hedh në vjersha, që t'i kem…
Por më çahet hunda për pak uzo:
Ku ma fshehe shishen, moj, të them!
(Të trashëguarat)
Po vjen mesnata, ajo ora blu, kur platitet gjithçka, bota fshihet si me gomë dhe bluja sitet si miell, për bukën efemere të poetit. Eshtë çasti të kujtojë Blu-në e thellë, atë që trondit më tepër, arin e ikonës...
Nënë,
të solla të njohësh këtë vajzë kaq të bukur,
të thjeshtë e të ëmbël, siç ma kishe dëshirën.
Po pse të dridhet ajo zemër si flutur?
Ti vetë më thoje: gjej atë më të mirën!
Tani më qorton: të ma thoje më parë!
M'u mërzite, o shpirt? Të dua kaq shumë!
Doje të vije një përparëse të larë,
mos të t'i shihte duart gjithë brumë.
Doje t'i fshihje thinjat nën shami.
Kanë turp nga bora majëmalet e larta?
Asaj i kam thënë: rubinët e mi,
të nënës sime janë thinjat e arta.
Të ulemi pak mbi pragun me gurë,
ku me prisje dikur, kur vija nga shkolla,
ndërsa flladi qëndiste mbi pëlhurë
të fustanit tënd, mbi këmbët e holla.
Të mbështesim kokën të dy, si fëmijë,
kësaj ane unë, andej dashuria.
Nga prehëri yt erë molle të vijë,
të mësohet ajo me gëzimet e mia.
Ndaj dhe ta solla këtë vajzë kaq të bukur,
të thjeshtë dhe të ëmbël, si një perri.
Të nis të vallëzojë shpirti yt, si një flutur,
dritë të të bëhet terri i varrit të zi.
T'i thuash tim eti, tek kthehet mërzitur,
pasi unë, si gjithnjë, larg do kem shkarë:
biri ynë, e beson, na solli një flutur!
I ziu ti, s'kishe fat për ta parë...
(Baladë për një shpirt dhe një flutur)
Ja kush qenka bluja e thellë, as plazhi, as shpirti dashuror, as boja, po ata që shkuan poshtë dhe lanë përsipër litarin e mallit në fyt të këngës... shtërngo e vdis! Kaq herë vdis prej mallit blu. Eh, zoti Eldorado, ky ishte margaritari yt blu, që s'e kanë as bukuroshkat e Hollivudit, kur më kalojnë në tapetin e kuq e vezullojnë si diejt e parajsës, po ma paska një shofer zisi, që e shkullonte të shkretën me fund dhe një shtëpijake, që i dilnin thinjat mbi shami dhe i kish gjithmonë duart me brumë. Bromp, për ju të thjeshtët si zogjtë ferrakë, po që qëlluat ati dhe shpirti i shenjtë i një biri bohemian, të krisur, që tallet me të gjitha, veç vdes për një çikë hije, që vijnë nëpër kujtime. Veç në kujtime është poet me lot të vërtetë. Një pikë lot, një unazë dasme, nga ato me njëmijë krushq e muzikë të madhe. Si e mëposhtmja:
Shpirti më dhëmb, kur shoh shtëpinë e vjetër,
vazot pa lule në oborr.
Pesë pemë mbetën. Ngjan një kopsht tjetër,
si dashuritë,
që mbahen mend me zor.
Përreth avllisë, një mur me gurë të rënë,
ngjason me një kala,
që s'tremb askënd.
Këtu edhe dheu është sëmurur rëndë,
krimbat e lanë dhe ndërruan vënd.
Veç pusi i vjetër është ai i pari,
të njëjtat histori thotë në çikrik litari.
(Shtëpia e vjetër)
Aty në fshat i derdh thasët me florinj, aty i qan zemra, po atje ka vetëm hije, se të gjithë janë ngritur me kuç e me maç dhe kanë marrë udhët për larg, po edhe hijet mjaftojnë për ngushëllimin. Po ku kanë shkuar, pse e kanë lënë atë fshat të kacavjerrë në shkëmb, nuk ndjejnë kurrfarë malli për të, nuk ju vjen keq, që e kanë braktisur? Shkuan me zulm në fillim, me gaz e me shpresë drejt qytetit të madh magjepsës, që ju dilte në ëndërr, lanë pas luadhet me bar, gjerdhet e trysur nga kungujt dhe kulpërat, pemët dhe karrot e drithit, kuajt, lumin, pusin e vjetër, qeramidhet, që kur e kur kërcisnin prej vetiu, mullirin, që s'bluan më miell për kuleçët me mjaltë të fëmijërisë... eh, sa kujtime... i kanë marrë me vete këto kujtime, që dalëngadalë u kthyen në dhimbje e sfilitje, përballë betonit të qyteteve të mëdhenj. Dhe gjithë mrekullia është te ajo gjetje e imtë, që gati s'bie në sy, te ato elementë të kursyer, ku janë ngjeshur detaje e hollësi të vrojtuara hollë e të hedhura shkujdesur:
Ne, djemve, që kemi ardhur nga fshati,
nuk na ngjitet qyteti.
Tani jetojmë brenda një pylli betoni,
shëtisim në asfalt, mbi katër rrota,
na merr malli për hënën, hapim birra
dhe na shfaqet ajo nëpër gota.
Dikur tavan të shtëpisë kishim qiellin,
në arat me bostan numuronim yjet,
na përkëdhelnin në gjumë lulëkuqet,
laheshim përrenjve, që zbrisnin nga pyjet.
Jetojmë detyrimisht në qytet,
por fshati
vë hënën përnatë dhe na flet.
(Djemte qe erdhen nga fshati)
Po ky Eldoradoja ynë hedh miliona për gëzimin e jetës me një “Let it be”, si të bidëllsave, i kthen krahët trishtimit dhe kotësisë së jetës, i shkullon nja dy, tre a katër gota dhe i thotë Odiseut me shokë të vinë e ta marrin në aventura të reja, se është qejfli i prapë i librit dhe i kënaqësisë se mishit, që ia vlen t'u jepesh. Këtu, në këtë pikë, s'ka më dorëshpuar se ai, aq sa lëvizin dhe gurët e varreve atje në fshatin e hijeve dhe atij i vjen zëri i dhembshur i nënës: shtrëngo dorën, o mavri, se do të mbetesh pa brekë në bythë, po ai të tijën, se është poet dhe poeti, për fat, e ka një dërrasë mangut. Eh, si di ta harlisë këtë këngë të Khajamit, ky sevdalli i vreshtës së Dionisit:
Ndalon para ikonës së Shën Mërisë,
buzët e saj të kuqe ngjit në xham.
Pas saj,
pikërisht atje i ngjit dhe unë,
harroj ku jam.
Të tjerët
më ngutin në sup ngadalë...
Më fal, Shën Mëri,
bëra blasfemi!
Por dhe ti ke djalë…
(Blasfemi)
Apo...
Një milion shqiptarë
shkruajnë vjersha. Domethënë,
gati një në katër.
Kadareja, Spahiu, Hyzoti,
nja pesëqind të mirë. Dhe unë,
pa hatër.
Çdo njeri nga ata, prej poezisë,
ndonëse nuk e thotë,
diç mori...
Unë, pse të jem kaq budalla?
As dhe një dashnore,
dreqi e mori!
(Një në katër)
Ose...
Nuk është dhe kaq e keqe
vdekja,
mbase e shajmë dhe kot.
Të vijnë dhe ata, që nuk të duan
dhe u rrëshqasin lot.
E keqja eshte: nuk ngrihesh dot!
(Të mirat dhe të këqijat e vdekjes)
Po si të mos ta vë dhe këtë poezi, që është peshuar prej Eldorados me flori Uoll Striti:
Mushtin e sivjetëm s'e pëlqeu asnjë.
Nuk pihet, tha im atë
dhe heshti.
Ndërsa fshati thosh njëqind e një,
ai tha këtë:
s'u dashurua vreshti..
Ndaj ti gjysh puth poçet dy nga dy?
tha im nip,
goja i shkoi te veshi.
E pa vëngër plaku: nuk ta tha kush ty?
Nuk shartohet rrushi
me doreza leshi!
Embëlsinë e dorës pret kur e sharton,
ndryshe i ngel hatri
dhe bëhet pa shije.
I ngjan gruas vreshti: ngrohtësi kerkon,
të të nxehë pastaj,
sa dhjetë batanije.
(Sekreti i vreshtit)
Eh, veç ka një të metë, pasaniku Eldorado, dhe s'është e vogël kjo mavri e metë, nuk i hapet dora për patriotët, që janë shtuar shumë, s'jep për ta, edhe po t'i qahesh e t'i lutesh, se ka të bëjë me fatet e mëmëdheut, rënë në duar të zuzareve, të rezilëve e derbederëve, po ai hiç dhe ja ç'shkruan dambllamadhi, me një sy prej fajkoi, që sheh dhe tejpërtej asaj stërpike të helmit të gjarpërit që pickon, se e ndihmon stofi i kripur i gazetarit, me një ndjenjë të hollë humori shvejkian, që ia njohin të gjithë nëpër tavernat dhe uzeritë greke me buzuke e pjata të thyera, ku bëhet thumb e shkrumb. Jep, i them, ç'bën ti, ore, janë patriotët tanë ata, që mbajnë mëmëdheun në këmbë, po ai zbardh dhëmbët, si një antipatriot i vërtetë. Bëni kujdes, se në çdo vjershë të këtij disidenti, hedhur shtat në kohë dhe vend të gabuar, rrëzëllin mekur si nën hi, ironia e hidhur, tallja, qesëndia mëndjeshkulëse me tatunë kombëtare, kamikaz është pak të thuash për të, se a shkruhet kështu? Jo, prangat janë ngushëllim, e do mu në lule të ballit! Gjykojeni vetë:
Këngë majekrahu dhe legjenda,
hone midis historisë,
gjysma e kohës të ngujuar brenda,
gjysma tjetër pijnë tek shqipet sisë.
Nuk besuan kurrë në asnjë zot,
por ngaherë në Olimp qenë të shtëpisë.
Asnjë shpikje s'i dhanë botës dot,
shpikën veç kazanin e rakisë...
(Patriotët)
I la të gjitha ç'kish Eldoradoja ynë, po veç mori me vete atë të pahapurin, nje thes të zi sterre ky, të lidhur me ushkur brekësh ushtari, ç'kish brenda do të thoni ju, tunxh dhe bronz për kambanat. Kuptojeni vetë domethënien e kësaj, ndonëse ai ashik i vargut të prerë me gërshërët e një rrobaqepësi të Kalvin Kleit, ku çdo gjë është në vendin e vet, dhe s'luan grima, sepse duket që e ka në gjak këtë të shkretë masë, pikuar me humor të zi, mençuri dhe befasi kumti pothuaj në fund të çdo poezie, kaq qartë dhe me emocion të drejtpërdrejt i vjen kënga e sirenës, që të bën kokallë, sa ty nuk të mbetet veç të bësh grimasën e një qeshjeje prej palaçoje dhe të ndalosh me dhunë një pikë lot, që bëhet gati të dalë, se nuk do t'ia falësh këtë kënaqësi një firauni, që s'e çan bythën për lavdi e pikërisht prej kësaj, të mëdhenjtë e nginjur prej lavdisë, gjejnë rastin t'ia shpejtojnë hapjen e thesit të fundit. S'durojnë jeniçerët e Nobelit qoftë dhe një thërrime tërheqjeje vëmendjeje, se na qenka në këtë botë dhe një zoti Eldorado, që... Po ai, i paturp, ua tund dhe atyre thesin, se ky thes është për të gjithë, kur të vijë dita e shënuar në defterët e atij lart dhe të këndohet mesha e përmortshme. Thuhet me bukur se kaq?
Nuk më pëlqen drejtkëndësh a katror,
një varr të rrumbullaktë dua për vete...
Të mos ngjasojë me dyert e dritaret,
në burgjet që kalova,
gjatë një jete.
(Amanet)
Po s'dua ta mbyll këtu. S'më bën zemra. Ku t'i lemë kënaqësitë e librit dhe të mishit? Por jo, dua të them diçka tjetër, të shenjtëroj një shenjtëri, se poeti e ka një dërrasë mangut, që të nxerë më shumë qiell, po këtë budallai s'e di. Përsëri nëna, po s'ka mbetur më asnjë thërrime ar, veç tunxh për kambanë. Poeti, si i çartur që është, (prandaj sot, sa thua fjalën poet, njerëzve ju kujtohet çmendina), nxjerr zemrën. Herë të tjera bën sikur, por tani...
Prapë
kulaçe me mjaltë gatuan,
nënë?
Nesër kam ditëlindjen...
Nuk m'i harrove kurrë,
moj e mira.
Por pse, këtu e dhjetë vjet,
qyshkur ke ikur,
gatuan të njejtat ëmbëlsira?
(Kulaçe me mjaltë)
E, rrofsh, zoti Eldo... po ai s'ka më flori për të ndarë, se erdhi fundi... atëhere, po i them emrin e vertete; rrofsh, o GRIGOR JOVANI, që na shpure në dyzetë çezma e s'na dhe ujë, të bekuarin ujë, që e pimë dhe s'e pimë, se ti të gënjen. Mbyllet libri yt, “Blu e thellë”, futet në raft. Sikur s'ke pirë gjë. Pa dale ta hap përsëri, pi e s'ngopesh, po sa e mbyll, s'di në ke pirë. A, rrufjan, ia ke lënë librit litarin jashtë, që të na marrësh në qafë.
Nju Jork, 2013
Montag, 24. Juni 2013
Territoret e banuara me shqiptarë...
Enciklopedi Gjermane për shqiptaret
nga vitet 1844 -1872
Territoret e banuara me shqiptarë
në këto vite ishin 91400 km²
Nga Ramiz SELIMI
Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori
Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët, në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi mendohej se ishte diçka më i madh apo i barabartë me fqinjët.
Imazhi i dytë për shqiptarët në ketë libër është banimi i tyre në një banesë të vogël prej guri, në shumicën e rasteve me dy dhoma. Bie në sy mikpritja e ngrohtë shqiptare, ku para këtyre shtëpive qëndronin dy burra një grua dhe një fëmijë. Burrat kishin të veshur me shajakë e këmishë të bardhë, me jelekë të zi përmbi si dhe me plisin/kësulën e bardhë që mbanin mbi krye. Pastaj bie në sy organizimi i mirë sportiv dhe social, si çdo fshat kishte fushën sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive të dielave, si dhe vendin qendror ku bëheshin korrje shirjet.
Këta historian shpjegojnë rrugëtimet e vështira për shkak të terrenit, mungesës së përgatitjes së nevojshme profesionale, duke u marrë shumica e popullsisë vetëm me bujqësi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. “Qafat, nëpër të cilat rrjedhin ujërat, kanë faqe shkëmbore të thepisura. Kullotat janë mesatare dhe shumë të varfra. Jeta e banorëve është e vetmuar, në kushtet e një banditizmi të madh.”
Kur vjen puna te veshjet, shkruhet për veshjen e grave nga fiset malësore” Ata vërejnë se kësula është një element që e gjen si në viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë; fustanellën e shqiptarëve toskë e cilëson “të zakonshme”; ndërsa zakoni i malësorëve për të mbajtur thesin mbi shpinë, i kujton çantën e shpinës së banorëve të alpeve.
Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë. Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë. Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare ishte ende në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena.
Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Nga këndi ynë i vështrimit, apo të asaj që kemi mësuar ne, këtu ka fjali që nuk na pëlqejnë ose duken që nuk janë kuptuar drejt nga ana e këtyre historianëve. P.sh fjalia:” ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat”, ose tjetra fjali:” Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie”! Një fjali tjetër që kuptohet keq në perëndim është kjo:” Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme”!
Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua. Që nga mesi i shekullit 17, islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere. Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke, ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta. Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend.
Edhe kur Rusët në vitin 1770 i nxitën Grekët në kryengritje kundër Turqve, këta të fundit i dërguan fqinjët shqiptarë kundër popullit fatkeq Grek, e të cilët të gjithë urrejtjen e lashtë të tyre ndaj grekëve dhe dëshirën e tyre për të vrarë e lëshuan në shfrenim. Ali Pasha (Princ), i pari i Tepelenës, në këtë kohë fillojë udhën e tij të çuditshme. Pakë nga pakë e solli gjithë Shqipërinë nën sundimin e tij. Mirëpo kur ai tentojë që nëpërmjet vrasjeve dhe tradhtive ndaj shokëve shqiptarë të lartësohej si despot i plotfuqishëm, këta për ta shmangur ketë u hodhën në anën e osmanëve, dhe kështu fuqia e ngritur nga ai (1822) shpejtë u thye.
Lufta 40 vjeçare e Aliut për të forcuar pozitën e tij, e cila u zhvillua po thuaj se pa ndërprerje, dhe populli luftarak u kalit në jetën e egër sa që pas rrëzimit së despotizmit, shpërtheu revolucioni Grekë, që i hapi udhë dhe një rast të mirë popullit Grek për plaçkitje. Shqiptarët muhamedanë u hodhën në anën e Turqëve, të krishterët, veçanërisht në bjeshkët jugore banorët e”Armatolen”dhe”Klephthen”(d.m.th Suliotët), u hodhën në anë të grekëve. Pjesa më e madhe e të krishterëve në këtë luftë të gjatë kundrejt vëllezërve të tyre muhamedanë u munden.
Pas betejes tek”Navarino”dhe njohjes së pavarësisë së grekëve, veprimet e egra të shqiptareve tani u kthyen kundrejt turqve. Nën udhëheqjen e Arslan Beut dhe Mustafa Pashës së Shkodrës, ata lartësuan flamurin e kryengritjes, morën udhëheqjen e kryengritjes në duar. Në këtë lidhje u fut edhe Pasha i Bagdatit, Dauti ndërsa Mehmed Aliu nga Kajro hidhte zjarr me ari mbi. Perandoria duhej të sulmohej nga të gjitha anët. Po në këtë kohë u paraqit Reshid Pasha me tërë ushtrinë turke, i cili më parë kishte vendosur paqe me rusët në Adrianopole. Tradhtia, i hapi udhën e suksesit drejtë qëllimit. Ai i ftojë të gjithë prijësit shqiptarë në Manastir, me qëllim të mënjanimit të konflikteve, pasi ai u kishte premtuar fjalën e tij të nderit për kalimin e sigurt, se nuk do tu ndodhë asgjë, por në realitet kështu ata ranë në kurthë. 400 prirës shqiptarë erdhën në një rrethim të fortë në Manastir, mirëpo besa e dhënë u kthye në tradhti, ata u vranë dhe masakruan nga Rashid Pasha, me çka shpejtë pasojë nënshtrimi i vendit.
Por një revoltë e popullsisë myslimane shpërtheu me 1843 në Shqipëri për shkak të rekrutimit të trupave. Kjo revolt u përhapë me shpejtësi mbi zonat malore të Rumelisë deri në brendi të Bulgarisë. Omer Pasha me ushtri së pari i goditën shqiptarët në Kaplanly duke i thyer dhe pastaj i nënshtrojë ata nëpërmjet kuvendit të Kalkandelen duke okupuar Prishtinën, ata okupuan tërë provincën shqiptare. Një kryengritje e re nga shqiptarët në verën e vitit 1847 u shtyp shpejt. Gjatë revolucionit grek të vitit1854, edhe Shqipëria bënte lëvizjet dhe përgatitjet për kryengritje, por një shpërthimin kryengritjesh këtë vit nuk kishte
Literatura:
• Cyprien Robert, Les Skllevërit de la turquie (Paris, 1844, botim i ri për 1851 vazhdoi në 1852, 2 Vols, i Fedorovich gjerman, Dresden, 1844, 2 Vols)
• Josef Müller, Shqipëria dhe Rumelisë, statistikore-topografike Përfaqësimi (Pragë 1844)
• Hahn, Studime Shqiptare (Jena 1854)
• Hahn, greke dhe shqiptare zanash përrallë (Leipzig, 1864,
2 Vols)
• Hahn, përmes territorit të Drinit dhe të Vardarit në vitin 1863 (Vjenë 1870)

nga vitet 1844 -1872
Territoret e banuara me shqiptarë
në këto vite ishin 91400 km²
Nga Ramiz SELIMI
Shkrimet në ketë Enciklopedi janë përfshirë nga viti 1844- 1872. Historianët e kohës si Cyprien Robert, Josef Müller, Hahn dhe Bopp, kanë vizituar personalisht vendet shqiptare duke marr informacione nga dora e parë, gjithashtu ata janë shërbye me material nga historia italiane dhe asaj turke të kohës. Ky leksikon tregon qartë, se si Evropa i shikonte shqiptarët nga këndi i saj i vështrimit. Është mirë që opinioni ynë të informohet se si popujt tjerë na kanë mësuar ne në Histori
Harta e Vilajeteve
Që nga kjo kohë kur është shtyp ky libër, populli shqiptarë është ballafaquar me shumë luftëra, me shumë sfida, me shumë probleme jetësore që kanë ndikuar drejtpërdrejt në lëvizje të popullsisë shqiptare. 91400 km² ishte sipërfaqja ku jetonin shqiptarët, në ketë enciklopedi përshkruhen shumë mirë kufijtë shqiptar, malet, lumenjtë,liqenet, qytetet, detet si dhe Gjiri i Artës. Edhe për nga numri i banorëve konsiderohej si vend me rëndësi, pasi mendohej se ishte diçka më i madh apo i barabartë me fqinjët.
Imazhi i dytë për shqiptarët në ketë libër është banimi i tyre në një banesë të vogël prej guri, në shumicën e rasteve me dy dhoma. Bie në sy mikpritja e ngrohtë shqiptare, ku para këtyre shtëpive qëndronin dy burra një grua dhe një fëmijë. Burrat kishin të veshur me shajakë e këmishë të bardhë, me jelekë të zi përmbi si dhe me plisin/kësulën e bardhë që mbanin mbi krye. Pastaj bie në sy organizimi i mirë sportiv dhe social, si çdo fshat kishte fushën sportive. ku zhvillonin aktivitete sportive të dielave, si dhe vendin qendror ku bëheshin korrje shirjet.
Këta historian shpjegojnë rrugëtimet e vështira për shkak të terrenit, mungesës së përgatitjes së nevojshme profesionale, duke u marrë shumica e popullsisë vetëm me bujqësi dhe blegtori, e pak nga ta edhe me tregti. “Qafat, nëpër të cilat rrjedhin ujërat, kanë faqe shkëmbore të thepisura. Kullotat janë mesatare dhe shumë të varfra. Jeta e banorëve është e vetmuar, në kushtet e një banditizmi të madh.”
Kur vjen puna te veshjet, shkruhet për veshjen e grave nga fiset malësore” Ata vërejnë se kësula është një element që e gjen si në viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë; fustanellën e shqiptarëve toskë e cilëson “të zakonshme”; ndërsa zakoni i malësorëve për të mbajtur thesin mbi shpinë, i kujton çantën e shpinës së banorëve të alpeve.
Ata shkruajnë edhe për besimin i cili ishte i lidhur me ndarjen fetare, shqiptarët prezantohen si popull që kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore, si Kosova e sotme dhe sanxhaku ishin të pastër etnikisht e të ndarë në vija etnike dhe i përkisnin besimit katolik-romakë. Pikërisht në ketë shekull kishte filluar konvertimi i popullit shqiptarë verior në myslimanë. Shqipëria e mesme ishte e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug ishte kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët ishin shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjoheshin si alternativa, ata përdornin gjuhën e njeri-tjetrit. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flisnin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare ishte ende në përdorim edhe pse sundonte Ali Pashë Tepelena.
Por, ata thonë se mbi të gjitha, Greqia ishte i mbipopulluar me shqiptarë dhe ata e formonin shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis ishin të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Nga këndi ynë i vështrimit, apo të asaj që kemi mësuar ne, këtu ka fjali që nuk na pëlqejnë ose duken që nuk janë kuptuar drejt nga ana e këtyre historianëve. P.sh fjalia:” ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat”, ose tjetra fjali:” Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie”! Një fjali tjetër që kuptohet keq në perëndim është kjo:” Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme”!
Faqja e pare e Enciklopedise
Perkthimi
“Enciklopedi e vitit 1874 Shqipëria
Shqipëria (shqip Skiperi, turqisht Arnaut), me një gjatësi 450 km dhe gjerësi-
90-135 km. Vend bregdetarë që shtrihet përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, ka një sipërfaqe prej rreth 91.400 km ² dhe rreth 3,250,000 banorë-
Kufijtë e saj të cilat janë dhënë, janë pak a shumë në përputhje me dokumentet e kohës, Shqipëria kufizohet:
• në veri me Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi,
• në lindje me Bullgarin e lartë, me Maqedoninë, me Thesalinë,
• në jug me Greqinë dhe të Gjiri i Artës
• në perëndim me detin Jon dhe detin Adriatikut.
Shqipëria është një vend me plot male dhe shkëmbinj, pra nga këtu e ka edhe emrin "Skiperi" (vendi i shkëmbinjve). Të gjitha malet janë të egra, të pjerrëta, me plotë lugina dhe kanione të thella. Në veri në kufirin e Malit të Zi qëndron mali i Komanit, në verilindje të vendit gjenden malet e Sharrit, në jug-perëndim të Liqenit të Ohrit shtrihen malet e Tomorit, në juglindje janë malet e Gramozit dhe prej këtu vijnë malet nyje të Meqovës (Zygos), pastaj malet e sipërme të Aspropotamotal. në jug vargmalet lindore të Pindit dhe vargmalet perëndimore të maleve Tsumerka, të cila shtrihen deri të Gjiri i Artës. Shumë prej vargmaleve përfundojnë në drejtim të detit në cepa të pjerrtë, p.sh. kepi Linguetta, kepi Laghi, kepi Pali, Rodoni.
Shqipëria është e pasur me uji. Por vetëm disa lumenj kanë gjatësi mbi 150 km, me përjashtim të lumit Drin që derdhet në Liqenin e Ohrit, të gjithë lumenjtë tjerë janë lumenj bregdetarë. Të lundrueshëm janë vetëm Drini, Vjosa, Shkumbini dhe Buna, por vetëm për pak kilometra. Nga liqenet që duhet përmendur janë në veriperëndim Liqeni i Shkodrës (Skutari), 550 km². Në qendër liqeni i Ohrit dhe në jug liqeni i Janinës. Bregdeti posedon shumë Porte dhe disa Gjinj të mëdhenj, për shembull: Gjiri i Artës, i Vlorës, i Durrësit dhe ai i Drinit, kurse në jug bregdeti është i pjerrët të Cape Linguetta, në veri është rrafshinë dhe me i cekët deri në grykën e Drinit.
Klima është shumë e ndryshme, në kodra e lartësi e egër dhe ftohtë, në lugina me e butë dhe e bukur, shpesh e nxehtë me klimë afrikane. Prandaj, edhe në prodhimin bujqësor ka diversitetin më të madh. Përderisa në pjesën e prapme të maleve toka jep drithërat, edhe luginat të dhurojnë frytet e lëngshme të Jugut, madje edhe pemë palme tropikale rriten në vende të mbrojtura, me diell në ajër të hapur.
Popullsia është e përhapur mbi kodrat dhe luginat. Shumë nga qytetet dhe kështjellat e panumërta shtrihen mbi majat e maleve. Forma e jetesës janë,si në kohërat e kapitenit Klephten, me vetëdije të njëjtë, si dikur të baronëve gjermanë grabitës. Banorë janë (rreth 3.200.000) në rrënjën e popullit shqiptar kryesisht (Arnaut Turke) ose Skipetar (njerëz mali), siç e quajnë ata veten e tyre. Ky është një popull i lashtë, i cili ka mbijetuar dy mijë vjet në mes stuhive dhe luftërave të shumta në rezidencat e tij duke u numëruar të familjet e kombeve të madha, që nga koha e Aleksandërit të Madh identifikohen me pasardhës të Ilirëve, por referuar më parë në mënyrë të pasigurt janë identifikuar si pasardhës të trakëve.
Në gjysmën veriore të vendit, popullsia shqiptare është pothuajse etnikisht e pastër, e papërzier me kombet sllave, boshnjakët dhe malazezët, një ndarje e ashpër etnike. Në të kundërtën në jug, megjithatë, shqiptarët dhe grekët janë shpesh të përzier dhe gjuhët e dy popujve shpesh dëgjohen si alternativa, ata përdorin gjuhën e njeri-tjetrit.. Në bregun e detit pothuaj të gjithë njerëzit flasin greqisht përveç gjuhës së tyre amtare. Vetëm në shtëpi, në familje, gjuha shqiptare është ende në përdorim.

Faqja e 318
Kjo e fundit vlen edhe për pjesën e mbetur të gjuhës së vjetër Thrako-Ilire, ku sipas Bopp, kjo gjuhë është një degë e pavarur e fisit indo-evropian, por e përzier me fjalë greke, romake, gjermane, sllave dhe turke. Gramatika e gjuhës shqipe mungon, pasi për të shkruar përdorën shkronjat greke,alfabeti grek, material i marrë me kusht në Lecce (Romë 1716), në "Tabelat Krahasuese" (Hall 1822), (Xylander Frankfurt 1835), Rossi (Roma, 1866), një Blanchi fjalor (ibid., 1635). Krahasime edhe nga Bopp, duke përdorur gjuhën shqipe (Berlin 1855).
Besimi është i lidhur me ndarjen fetare, që nga koha kur Ali Pasha prezantoi dhe vendosi sistemin e tolerancës fetare, Islamit dhe të Kishës Katolike në publik, ata kanë një tolerancë dhe mirëkuptim fetar. Shqipëria më veriore është e angazhuar dhe i përket besimit katolik-romakë, Shqipëria e mesme është e angazhuar për fenë katolike greke, ndërsa Shqipëria në jug është kryesisht popullsi e banuar nga besimi myslimanë.
Shqiptari për nga madhësia është i ndërtuar me figurë të mesme, ka një fytyrë ovale me nofulla të spikatura, një qafë të gjatë, një gjoks të gjerë dhe një ecje të drejtë krenare. Një nga virtytet e tij kryesore është mikpritja, për shkak të trimërisë së tij dhe këmbënguljes janë njerëz të njohur që nga kohërat e lashta. Armët e tyre janë dy pistoleta në brez, një shpatë (Atagan) armë të gjatë, apo shpatë të shkurtër që është pak e lakuar përpara. Në pamje duken të vrazhdë por janë krenarë në natyrën e tyre, ata tregojnë një shkallë të konsiderueshme të përbuzjes për gratë e tyre, që në të vërtetë i trajtojnë një klasë më ulët se burrat.
Kostumi e grave është i dobët dhe zakonisht përbëhet nga lecka të pambukut të trashë, fustanet janë shumë të gjera, të punuara nga leshi, një veshje tipike e tyre, vajzat e reja shpesh bartin kapele nga llamarina dhe monedha të vogla të kapura në flokë. Veshja e njerëzve të zakonshëm të gjinisë mashkullore përbëhet nga një këmishë dhe pantallona pambuku të materialit të njëjtë, me një ngjyrë të bardhë, palltot e tyre janë të punuara nga leshi, me krahë të gjerë e të hapur, mbi kraharor mbajnë një shami të bardhë leshi e cila së bashku me një gjilpërë argjendi shpesh kthehet e varur në një copë të ngushtë, për të mbajtur thesin mbi shpinë. Kurse një pjesë e popullit nga mesi në jug mbajnë fustanella valë,valë të gjera. Koka e tyre mbulohet nga Plisi (Kësula), është një element që e gjen në të gjitha viset e Gegërisë dhe në ato të Toskërisë, ato i kanë gjithashtu nga pambuku. Rripi, në shumicën e rasteve është i dekoruar me argjend dhe i përpunuar me një art të lart, rripi është i lidhur vetëm me një mbërthyese ku në të ka të mbërthyera dy pistoleta. Gjatë stinës së verës, Palltot dhe xhamadanët zëvendësohen me xhaketa të lehta. Kostumet e Kapitenëve të rinj janë të nga materiali kadife, të qëndisura me ar dhe argjend.
Shtëpitë e shqiptarëve zakonisht përbëhen nga një kat përdhes dhe në shumicën e rasteve me dy dhoma, e me përjashtim të ndonjërit që ka vetëm një dhomë. Në njërën nga dhomat ruhet Misri, Drithërat dhe Rrushi, të cilat i spërkatin me kripë për të pasur një qëndrueshmëri. Secila shtëpi ka nga një kopsht të gjelbër dhe secili fshat ka nga një lendinë të gjelbër për lojërat e sportit, kryesisht lojërat zhvillohen të dielave. Gjithashtu secili fshat ka sheshin e vet qendror në formë rrethi, të mbajtur shumë pastër, pasi aty fshatarët bëjnë korrjet e drithërave me kuaj
Ushqimi i shqiptarëve përbëhet kryesisht nga perimet. Vera e rrushit, është pije që e konsumojnë tradicionalisht, por ata punojnë një lloji edhe më të fort të Verës një lloj “brandy” që e quajnë Raki, këtë e përfitojnë nga rrushi, misri dhe elbi. Shqiptarët në përgjithësi janë njerëz të moderuar në biseda dhe kursyes të mirë, por ne kemi vërtetuar se ata janë shumë dembel dhe injorant, me mungesë diturie. Vjedhjet në vendet publike nuk i konsiderojnë si një turp, por vjedhjet sekrete i konsiderojnë të turpshme dhe të dënueshme. Shqiptarët e dashurojnë muzikën, këngët dhe vallet i kanë pasion. Instrumentet e tyre janë Fyelli, tingujt e timpanit, pastaj lloji kitare me tre-faqe, me një qafë të gjatë dhe një barkë i rrumbullakët i vogël, e cila është luajtur me një plectrum dhe me një tubë gjysmë të gjatë.
Punësimi i tyre, shqiptarët janë ose barinj ose bujq. Burimet natyrore i kanë të kufizuara, objektet kryesore të bujqësisë janë luginat pjellore, ku shumë njerëz janë të përqendruar në mbjelljen e drithërave si, misër, grurë, elb, hardhia, ulliri dhe duhani. Ata eksportojnë drithëra, lëndë druri, vaj, duhan, pambuk, lesh, etj. Rreth 50 Anije të mbushura me grurë eksportohen çdo vit në Ishujt e Jonit, Itali dhe Maltë. Gjithashtu një sasi e admirueshme e drurit për ndërtim rrit brigjet e portit që presin për tu eksportuar. Duhani rritet dhe kultivohet, veçanërisht në Shqipërinë e Epërme. Pambukun e pasqyrojnë shqiptarët e Thesalisë, ata prodhimet e tyre i dërgojnë në portet Greke dhe Italiane të detit Adriatik. Prodhimi i vetëm nga produktet që faturohet është stofi i trashë nga leshi. Megjithatë, shqiptaret kane nevojë për produkte tjera, ata importojnë: Sheqer, kafe, metale, rroba, armë zjarri, pajisje mekanike, barut, etj. Tregtarët shqiptarë janë të lidhur ngushtë me shtëpitë greke në Trieste dhe me shtëpitë malteze, duke blerë mallrat e nevojshme, ata marrin mallrat britanike, që janë me te kërkuara.
Ndarja politike e tokës shqiptare është në pronësi aktualisht të disa vilajeteve Shkodra (Shqipëria e Veriut) dhe Janina (Shqipëria Jugore), Shkupi(Shqipëria Verilindore), Manastiri (Shqipëria e mesme). Qytetet më të rëndësishme janë qytete bregdetare si, Durrësi Vlora dhe Preveza, qytetet tjera me rëndësi janë: Shkodra, Shkupi, Alhissar, Kruja, Elbasani, Berati, dhe Arta, në rajonet malore lindore Prizreni, Peja, në juglindje Ohri, Manastiri dhe Janina.
Faqja e 319
Emri i shqiptarëve dhe kryeqyteti i tyre Albanopolis është përmendur për herë të parë nga Ptolemeu. Me fjalën apo emrin e tyre Alban, ata paraqiten më vonë (në shekullin e 12.), si luftëtarët më të mirë dhe më të mëdhenj, si fisi më trim nga ilirët, si fis trashëgimtarë të denjë të Ilirëve. Trimërinë e treguan shpesh në luftën kundër grekëve dhe të Perandorisë Lindore për të ruajtur lirinë dhe pavarësinë e saj më vonë. Turqit pasi e pushtuan vendin e shqiptarëve i ndryshuan emrin nga Albanon në Arnaut.
Shqiptarët janë të ndarë në dy degë kryesore, Toskë në jug të Shqipërisë dhe Gegë në pjesët qendrore dhe veriore të Shqipërisë. Megjithatë ata nuk janë të përkufizuar vetëm në shtëpitë e tyre të Shqipërisë dhe nuk e përmbushin krejt këtë vend. Ata jetojnë edhe në perëndim të Serbisë, së bashku me pjesët turke të Bullgarisë, madje edhe në Austri jetojnë shqiptarë si (në Dalmci në Zara dhe Pola) dhe Italinë jugore (Puglia, Calabria, Sicilia) ku ka kolon shqiptar. Por, mbi të gjitha, Greqia është i mbipopulluar nga ana e tyre dhe ata e formojnë shumicën e popullsisë në Böotia, Atikës, Megara dhe Argolis. Ishujt Hydra Spezza dhe Salamis janë të banuar vetëm me shqiptarë, gjithashtu edhe ana jugore e Euböa dhe pjesa veriore e Andros është ekskluzivisht e banuar me shqiptarë.
Në kohët e lashta, Shqipëria e përbënte një pjesë të Epirit dhe banorët e saj janë konsideruar të egër dhe luftëdashës, luftënxitës. Kurse nga bregu i detit ka depërtuar kultura greke, siç dëshmohet nga mbeturinat e shumta të Antikës. Nën sundimin e Mbretit Pirro vendi shqiptarë ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori (një kohë të shkurtër) derisa ajo ishte thyer brenda veti në shumë komunitete të vogla të cila ranë në varësi të Maqedonisë. Rreth 200 P.E.S, fillon nënshtrimi e vendit nga romakët. Qytete të shumta filluan të ngritën në brigje të detit: Apolonia (tani Polina) ishte qendra apo selia e zhvillimit të shkencave. Durrësi (Dyrrachium) me anë të tregtisë ishte bërë i madh dhe i pasur. Në vendet malore, megjithatë, ishte ruajtur gjuha e vjetër dhe zakonet e tyre. Me lëvizje të popullsive dhe migrime të shumta edhe në Shqipëri u zhduk sundimi romak. Barbarizma të paparë deri atëherë rezultuan në shekullin 7, 8 dhe 9 me pushtimin e tokave Ilire nga fiset sllave. Ata zaptuan toka Ilire vranë njerëz dhe digjen gjithçka shqiptare. Pjesë e madhe e popullsisë Ilire u asimilua në sllav. Nga viti 870 Ohri ( Lychnidos vjetra) ishte kryeqendra e një Princi të Bullgarisë. Vetëm pas rënies së këtij sundimi tepër të egër sllav (1018), popullsia ilire që ju kishte mbijetuar këtyre furtunave, filloj të kthehet përsëri në zotërimin e tokës së tyre dhe ushtrimit të gjuhës së tyre. Me Perandorinë Bizantine, shqiptarët pothuaj se ishin vazhdimisht në luftë, ku njerëzit ishin shumë të shqetësuar, kishte grabitje dhe vrasje të përditshme. Pastaj pasuan betejat e gjata me turqit. Tashmë në vitin 1380 të krishterët, shqiptarët së bashku me sllavët dhe hungarezët luftuan kundër Turkut. Në betejën e tmerrshme të Kosovës me (1389) kundër Islamit, ushtria shqiptare kishte humbur boshtin e saj në ketë betejë duke pesuar humbje të mëdha në njerëz. Pas kësaj beteje shumë fise shqiptare emigruan në zonat pabanuara shqiptare, në bjeshkë dhe male, në tokat e boshatisura të Atikës, Thesalisë dhe Morës duke lënë tokat e pjellëshme në duar të armikut. Ata themeluam qytete të shumta shqiptare koloniale, të cila më vonë kontribuuan dhe benë rezistenca të guximshme me turqit e sulltan Pajazidit dhe sulltan Muratit. Shqiptarët në ketë kohë mbushen gradualisht me çadrat, stanet dhe kasollet e tyre të gjitha malet.

Faqja 320
Historia me e ndritur shqiptare e asaj kohe është e lidhur ngushtë me emrin e Skënderbeut, princi i cili guximshëm për 25 vjet me radhë mbrojti trojet e veta.
(Nga viti 1443-1467), më shumë heroizëm të paparë, si dhe fat kundër tërë pushtetit të Turqisë (Superfuqi e kohës) luftuan me vite të tera me plot sukses ketë pushtues, përderisa vjehrri i tij, Acatina Topia, shfaqet në jug duke mbuluar jugun e Shqipërisë. Edhe pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët për një kohë luftuan kundër osmanëve, e njohur është mbrojtja e Shkodrës dhe një nga betejat e fundit të tyre të periudhës.Me marrëveshjen e paqes në mes të Venecianëve dhe Turqve më 1478-të, Shqipëria u bë krahinë turke, mirëpo ky vend asnjëherë nuk u qetësua. Që nga mesi i shekullit 17, islami filloi gjithnjë e më shumë të depërtojë në Shqipërinë e deri atëhershme të krishtere. Po ashtu shqiptarët u dërguan edhe në shërbimet ushtarake të turqve, në luftëra të shumta që bënin ata .Shqiptarët formonin thelbin e armatës turke, ata ishin komando dhe ishin ushtarë të mirë, që Turqia i dëshironte medoemos në radhët e veta. Udhëheqësit më trima të ushtrisë osmane më së shpeshti ishin shqiptarët. Po edhe në vendet punuese të administratës së perandorisë, shqiptarët gjithnjë e më shpesh zinin vend.
Edhe kur Rusët në vitin 1770 i nxitën Grekët në kryengritje kundër Turqve, këta të fundit i dërguan fqinjët shqiptarë kundër popullit fatkeq Grek, e të cilët të gjithë urrejtjen e lashtë të tyre ndaj grekëve dhe dëshirën e tyre për të vrarë e lëshuan në shfrenim. Ali Pasha (Princ), i pari i Tepelenës, në këtë kohë fillojë udhën e tij të çuditshme. Pakë nga pakë e solli gjithë Shqipërinë nën sundimin e tij. Mirëpo kur ai tentojë që nëpërmjet vrasjeve dhe tradhtive ndaj shokëve shqiptarë të lartësohej si despot i plotfuqishëm, këta për ta shmangur ketë u hodhën në anën e osmanëve, dhe kështu fuqia e ngritur nga ai (1822) shpejtë u thye.
Lufta 40 vjeçare e Aliut për të forcuar pozitën e tij, e cila u zhvillua po thuaj se pa ndërprerje, dhe populli luftarak u kalit në jetën e egër sa që pas rrëzimit së despotizmit, shpërtheu revolucioni Grekë, që i hapi udhë dhe një rast të mirë popullit Grek për plaçkitje. Shqiptarët muhamedanë u hodhën në anën e Turqëve, të krishterët, veçanërisht në bjeshkët jugore banorët e”Armatolen”dhe”Klephthen”(d.m.th Suliotët), u hodhën në anë të grekëve. Pjesa më e madhe e të krishterëve në këtë luftë të gjatë kundrejt vëllezërve të tyre muhamedanë u munden.
Pas betejes tek”Navarino”dhe njohjes së pavarësisë së grekëve, veprimet e egra të shqiptareve tani u kthyen kundrejt turqve. Nën udhëheqjen e Arslan Beut dhe Mustafa Pashës së Shkodrës, ata lartësuan flamurin e kryengritjes, morën udhëheqjen e kryengritjes në duar. Në këtë lidhje u fut edhe Pasha i Bagdatit, Dauti ndërsa Mehmed Aliu nga Kajro hidhte zjarr me ari mbi. Perandoria duhej të sulmohej nga të gjitha anët. Po në këtë kohë u paraqit Reshid Pasha me tërë ushtrinë turke, i cili më parë kishte vendosur paqe me rusët në Adrianopole. Tradhtia, i hapi udhën e suksesit drejtë qëllimit. Ai i ftojë të gjithë prijësit shqiptarë në Manastir, me qëllim të mënjanimit të konflikteve, pasi ai u kishte premtuar fjalën e tij të nderit për kalimin e sigurt, se nuk do tu ndodhë asgjë, por në realitet kështu ata ranë në kurthë. 400 prirës shqiptarë erdhën në një rrethim të fortë në Manastir, mirëpo besa e dhënë u kthye në tradhti, ata u vranë dhe masakruan nga Rashid Pasha, me çka shpejtë pasojë nënshtrimi i vendit.
Por një revoltë e popullsisë myslimane shpërtheu me 1843 në Shqipëri për shkak të rekrutimit të trupave. Kjo revolt u përhapë me shpejtësi mbi zonat malore të Rumelisë deri në brendi të Bulgarisë. Omer Pasha me ushtri së pari i goditën shqiptarët në Kaplanly duke i thyer dhe pastaj i nënshtrojë ata nëpërmjet kuvendit të Kalkandelen duke okupuar Prishtinën, ata okupuan tërë provincën shqiptare. Një kryengritje e re nga shqiptarët në verën e vitit 1847 u shtyp shpejt. Gjatë revolucionit grek të vitit1854, edhe Shqipëria bënte lëvizjet dhe përgatitjet për kryengritje, por një shpërthimin kryengritjesh këtë vit nuk kishte
Literatura:
• Cyprien Robert, Les Skllevërit de la turquie (Paris, 1844, botim i ri për 1851 vazhdoi në 1852, 2 Vols, i Fedorovich gjerman, Dresden, 1844, 2 Vols)
• Josef Müller, Shqipëria dhe Rumelisë, statistikore-topografike Përfaqësimi (Pragë 1844)
• Hahn, Studime Shqiptare (Jena 1854)
• Hahn, greke dhe shqiptare zanash përrallë (Leipzig, 1864,
2 Vols)
• Hahn, përmes territorit të Drinit dhe të Vardarit në vitin 1863 (Vjenë 1870)

Harta e treojeve shqiptare 1877
Miftar Zagragja, aktivist i palodhshëm në diasporë.
Miftar Zagragja,
Përkrahja e Fondit të Qeverisë së Kosovës në ekzil
Për një Kosovë ku sundon ligji
Miftari dhe shokët e tij e dëshirojnë një Kosovë ligjore dhe funksionale, zhvillimet momentale dhe funksionimi i shtetit të ri lë shumë për të dëshiruar, e sidomos ҫasja ndaj diasporës. Ata thonë se nuk është e ndershme që institucionet e shtetit të shkojnë deri atje sa ta “harrojnë” kaq shpejt këtë “kopsht” të madhë e tepër të rëndësishëm për të cilin më shumë se çdo kujt tjetër i është dashur, i duhet sot dhe do ti duhet edhe për shumë e shumë vite shtetit të Kosovës.
aktivist i palodhshëm
në diasporë.
Njeriu që njihet si njëri ndër aktivistët më të shquar që ka pasur mërgata shqiptare në Austri është padyshim z.Miftar Zagragja. Ai ka emigruar në Austri që në vitin 1992. Miftari si shumë shqiptarë tjerë e përjetoi terrorin dhe barbarzmin serb me lekurën e tij, ai u detyrua nga pushtuesi serb te marrë rrugën e mërgimit pas torturave që kishte përjetuar. Qysh atëherë dhe deri më sot asnjëherë nuk e ndërpreu aktivitetin politik dhe kombëtar. Pranë punës së palodhshme për ta mbajtur familjen në Kosovë, ai u dallua me aktivitetin e tij kombëtar. Angazhohet në Fondin e Republikës së Kosovës në nivel të Austrisë, në kuadër te të cilit do e jep kontributin e tij maksimal në grumbullimin e mjeteve financiare për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Që në fillim të bisedës Miftari i bëri një vështrim të kaluarës dhe aktivitetit gjithëpërfshirës kombëtar të mërgatës shqiptare në Austri. Potencoi faktin se falë pikërisht angazhimit dhe sakrificave për shumë dekada të patriotëve të mëdhenj shqiptarë, çështja e Kosovës dhe kauza e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, arriti të dalë në krye të agjendës politike të faktorëve më relevantë ndërkombëtar. Kjo kauzë u bë vazhdimësi legale e kërkesave gjithë popullore për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, në krye të së cilës qëndronte lideri ynë historik, dr. Ibrahim Rugova.
Duke folur me krenari për punën dhe aktivitetin e mërgatës shqiptare në Austri, më konkretisht për Fondin e Qeverisë , pjesë e të cilit për shumë vite ishte edhe z. Miftar, me theks të veçantë na foli për rolin që ka luajtur ky institucion financiar në grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme. Këto fonde u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit paralel të Kosovës, që në fakt paraqitnin formën konkrete të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. Miftari dhe shumë aktivist tjerë në Austri të Epërme, tërë angazhimin e tyre e bënin kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale. Po ashtu, gjatë kohës së luftës në Kosovë Miftari ka qenë edhe kryetar i Grupit të Emergjencës për Austri, i themeluar nga qeveria jonë për nevoja urgjente të popullatës së dëbuar nga Kosova.
Ai tha se ndjehet krenar që si qytetar dhe mërgimtar ka arritur t’ia bëjë një argat të çmuar atdheut si dhe popullit të shumëvuajtur, që j’u dha rasti të jetë bashkëthemelues i shumë fondeve humanitare dhe financiare që janë formuar në Austri dhe më gjerë në Evropë
Përveç ndihmave financiare, kemi udhëhequr dhe ndihmuar me sukses edhe disa aksione tjera financiare siç ishte; “Ndihma për Drenicën”, “Ndihma për shkollën shqipe”, “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, „ Ndihma për femijët e sëmurë“ dhe „Ndihma për Univerzitetin e Tetovës“ . Edhe organizata Austriake na ndihmuan në grumbullimin e ndihmave si „Volkshilfe“ dhe „Badea“.
Në fund të bisedës, ai foli për rolin e mërgatës shqiptare në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, z. Miftar, tha se pa mërgatën shqiptare dhe pa punën e palodhshme të aktivistëve të saj, pa patriotizmin dhe sakrificat sublime të mërgimtarëve, pa punën e saj në planin e internacionalizimit të çështjes së Kosovës (demonstratat, protestat, takimet me faktorët vendas, shpërndarja e materialeve informative, vizitat në çdo nivel tek faktorët vendas, etj,) vështirë se çështja e Kosovës do të afirmohej në botë. Me një fjalë, vështirë se do të çlirohej, sidomos jo pa ndihmën e NATO-s dhe faktorëve relevantë ndërkombëtarë.
Mërgata shqiptare është i vetmi „burim“ që i sjellë Kosovës miliarda euro në vit pa kamatë dhe pa interes. Me ndihmën dhe kontributet e kurbetçarëve shqiptarë përpos familjeve të tyre, po ndihmohen mijëra familje tjera skamnore anë e mbanë Kosovës.
Në mesin e mërgatës shqiptare Kosova mund të gjejë ekspert të të gjitha fushave që kanë një kulturë të lartë profesionale. Jo pak shqiptarë në BE janë dëshmuar dhe kanë bërë emër në politikë, arsim , letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi,. Nuk janë të pakët shqiptarët në Evropë, e gjetiu në botë që kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme për të cilët, Kosova më tepër se kurrë ka nevojë ti fusë në funksion të institucioneve shtetërore. Thithja e këtyre përvojave dhe kuadrove në mënyrë institucionale dhe pa xhelozi nga grupe të interesit siç mund të mendohet ndonjëherë, përveç që do ti forconte në masë të madhe institucionet kosovare, do të sillte natyrshëm një kulturë pune dhe një frymë të re evropiane në funksionimin e institucioneve shtetërore. Në mënyrë të veçantë do të krijonte ura të forta bashkëpunimi me kuadrot e mirëfillta në Kosovë.
Nëse udhëheqësit shtetëror, sado pak i kthejnë sytë nga ky grup qytetarësh që quhet mërgatë, padyshim se mund të vilet çdo gjë e mirë që i duhet Kosovës. Me keqardhje mund të thuhet se aktualisht Kosova ka shkëputur të gjitha lidhjet me mërgimtarët e saj. Ata as nuk pyeten, as nuk dëgjohen e as nuk përfaqësohen në asnjë nivel shtetëror, thotë ky grup i aktivistëve nga Austria e Eperme.
/Bota sot/
Hajdin Morina
Hajdin Morina u lind më 15.12.1961 në katundin Rixhevë të komunës së Klinës. Shkollimin fillor dhe të mesëm e mbaroi në Kijevë. Fakultetin Filozofik- degën e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare - e mbaroi në Prishtinë ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën e letërsisë. Sa ishte student - pas shënimit të njëvjetorit të demonstratave të vitit 1981 - u burgos për bindje politike, duke vuajtur ...masën e të ashtuquajturit “izolim”. Prej vitit 1985 deri më 1987 ka punuar mësues i gjuhës shqipe në Kijevë, në paralelen e gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës, prej vitit 1989 deri më 1991 këtë punë e vazhdoi në shkollën amë, kurse prej vitit 1992 - kur tashmë pushteti serb kishte mbyllur me dhunë dyert e gjimnazit - deri më 1996 punën e mësimdhënësit të shqipes e vijoi në paralelet e gjimnazit që zhvilluan procesin edukativ në objektin e shkollës fillore të Gllarevës. Prej vitit 1996 deri më 1998 ka punuar këshilltar i gjuhës shqipe në Këshillin komunal të arsimit, prej vitit 1999 punon në drejtorinë arsimore të komunës së Klinës.
Shkrime letrare, kryesisht poezi, ka shkruar dhe botuar që kur ishte gjimnazist, kurse si student krijimet poetike i botonte në faqet e gazetës së studentëve “Bota e re”, pastaj në revista të tjera si “Zëri i rinisë”, “Fjala” etj. Pas lufte, po ashtu, ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me gazeta dhe revista të ndryshme.
Ka dhënë kontribut në ngjarje dhe manifestime të shumta kulturore që janë zhvilluar në komunën e Klinës dhe nëpër qendra të ndryshme shqiptare. Më 1995, në kuadër të klubit letrar “Vorea Ujko” (tash Klub i shkrimtarëve), botoi vëllimin poetik “Brenda dritareve të vogla”. Merret edhe me ese dhe vëzhgime letrare. Pjesë të veprimtarisë së tij profesionale janë edhe shkrimet dhe hulumtimet e natyrës dhe të problematikës pedagogjike, të cilat herë pas here i boton në revistën pedagogjike “Mësuesi” të Tiranës, botim i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Shqipërisë. Shkrime të tilla më parë ka botuar në revistën “Shkëndija” të Prishtinës, e cila tashmë nuk e sheh dritën e botimit, për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Më 2012, për veprën letrare, juria kompetente i dha çmimin “Ora e Tahir Deskut” në kuadër të manifestimit kulturor tradicional që mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës, me vendim të Kuvendit Komunal të Klinës. Prej vitit 2000 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Në procesin e shtypit ka një vëllim poetic që është vepra e tij e katërt letrare.

Veprat e autorit:
1. Brenda dritareve të vogla, poezi, 1995
2. Prushi i fjalës, poezi, 2011
3. Reflektime letrare (vëzhgime letrare,ese), 2012
Hajdin Morina
PEMA E DASHURISË
Më shumë luftë
Sesa kohë
Pemës së dashurisë
Sa herë ringjallej
Ia vinin flakën
...
Ia vinin flakën
Shqiptarit
Dhe fjalës në letër
Që të mos ringjallej
Pema e dashurisë
Për Shqipërinë
Luftë më e gjatë
Sesa koha e historisë
Në vogëlsirat e pashallëqeve
Nuk merr frymë Shqipëria
Ringjallja e gjakut
Përditë e rrit
Pemën e dashurisë
Për Shqipërinë
As vjeshtë e verdhë
E projekteve moderne
Nuk ia shkund gjethet
Pemës së dashurisë
Të ringjallur në shpirt
PEMA E DASHURISË
Më shumë luftë
Sesa kohë
Pemës së dashurisë
Sa herë ringjallej
Ia vinin flakën
...
Ia vinin flakën
Shqiptarit
Dhe fjalës në letër
Që të mos ringjallej
Pema e dashurisë
Për Shqipërinë
Luftë më e gjatë
Sesa koha e historisë
Në vogëlsirat e pashallëqeve
Nuk merr frymë Shqipëria
Ringjallja e gjakut
Përditë e rrit
Pemën e dashurisë
Për Shqipërinë
As vjeshtë e verdhë
E projekteve moderne
Nuk ia shkund gjethet
Pemës së dashurisë
Të ringjallur në shpirt
SEÇ MË RRËMBEU KJO BORË
Kjo bardhësi pa fund
Nuk është borë
Por pëlhurë e gjerë e bardhë
Që kanë endur në avlëmend
Nënat tona shumë vjet më parë
Kjo bardhësi pa fund
Është rreze e syve
Të nënave tona
Është dritë e shpirtit të tyre madhështor
Që mban këtë botë
Kjo bardhësi pa fund
Të bën të ri
Të bën fëmijë
Kjo bardhësi pa fund
Nuk shkrihet kurrë
Është fushë e kujtimeve
Është dhimbje e dhimbjeve
KUR ATDHEUT DIKU I DHEMB
Fytyrat e dëshmorëve
Pikëllimi seç i zverdh
Kur Lirisë kur Atdheut
Diku i dhemb
Kur Lirisë kur Atdheut
Diku i dhemb
Dëshmorët kanë dhimbje
Në çdo pëllëmbë të plagës
Në çdo krua të gjakut
Dhimbja e dëshmorëve
Ashtu si rënia e tyre
Është zjarr diellor
Që nuk e lë Atdheun
Të mërdhijë
Në asnjë stinë...
DRITË ARBËRESHE
Mbi djepa varre dhe lisa
Fryn valë-valë
Frymë e Motit të Madh
Në fortesat e fjalës
Shprusha këngët e moçme
Jam gjallë atje
Më prush të zjarrit të Gjergjit
Ndërtojnë yje bëjnë lisa
Dhe nuk shuhet drita
Margaritarë të Atdheut
Fjalët e asaj fortese
STINA E GJAKUT TIM
Gjaku im ka një stinë
Kur del nga damarët
Lumë lirie i bëhet
Jetës përmbi tokë
Kishin praruar fytyrën
Pranvera e motit në qiell
Pranvera e lirisë në Prishtinë
Të dyja zjarre ndiznin në shpirt
Pranverës së lirisë në Prishtinë
Nuk ia zverdhi dot asnjë gjeth
Vjeshta dhe akulli i burgut
Të gjithë udbashët bashkë gardh
Serbë e shqiptarë
Por kishte ardhur ajo stinë
Kur lë damarët gjaku im
Lumë lirie t’i bëhet
Jetës përmbi tokë
Sy i agut tim
Dritë arbëreshe
S
YTË E ULPIANËS
Dy sy të kaltër
Dy sy mijëvjeçarë mbi Ulpianë
Formojnë në qiellin tim një fytyrë
Fytyrën e Shqipërisë
Pa ortekun e zi përmbi
Kur shndritin ata sy të kaltër
Ata sy mijëvjeçarë mbi Ulpianë
Dy diej nxehin në qiell
Dielli dhe Shqipëria
Shqipëria dhe Dielli
Flakë merr qielli
Nuk e di a jetoj a ëndërroj
Vetëm ata sy të kaltër më kanë parë
Vetëm ata sy mund të rrëfejnë
Se ç’ ndjeva kur më goditi orteku i zi
Që nxiu të gjitha bukuritë
Bëri hi bibliotekat e mia të Evropës
Tokës dhe shpirtit iu zu fryma
Nga ai ortek i zi
Ende bie brymë
Mbi ndonjë fjalë
Mbi ndonjë mendim
Dal nga Prishtina
Ngjitem në qiell të Ulpianës
Ta shoh atë mrekulli
Pa ortek të zi
Fytyrën e Shqipërisë
Që buron vetëm nga ata sy
Vetëm nga dy sy të kaltër
Sy mijëvjeçarë mbi Ulpianë
YTË E ULPIANËS
Dy sy të kaltër
Dy sy mijëvjeçarë mbi Ulpianë
Formojnë në qiellin tim një fytyrë
Fytyrën e Shqipërisë
Pa ortekun e zi përmbi
Kur shndritin ata sy të kaltër
Ata sy mijëvjeçarë mbi Ulpianë
Dy diej nxehin në qiell
Dielli dhe Shqipëria
Shqipëria dhe Dielli
Flakë merr qielli
Nuk e di a jetoj a ëndërroj
Vetëm ata sy të kaltër më kanë parë
Vetëm ata sy mund të rrëfejnë
Se ç’ ndjeva kur më goditi orteku i zi
Që nxiu të gjitha bukuritë
Bëri hi bibliotekat e mia të Evropës
Tokës dhe shpirtit iu zu fryma
Nga ai ortek i zi
Ende bie brymë
Mbi ndonjë fjalë
Mbi ndonjë mendim
Dal nga Prishtina
Ngjitem në qiell të Ulpianës
Ta shoh atë mrekulli
Pa ortek të zi
Fytyrën e Shqipërisë
Që buron vetëm nga ata sy
Vetëm nga dy sy të kaltër
Sy mijëvjeçarë mbi Ulpianë
Ismet Tahiraj
Ismet TAHIRAJ u lind më 1956 në Klinë të Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Mitrovicë. ,ndërsa shkollën e lartë për gazetari e ka mbaruar në Beograd. Merret me letërsi aktive qysh kur ishte nxënës i shkollës mesme,emrin i tij do ta gjesh në shtypin e kohës me poezi për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike. Shumë krijime letrare e publicistike i ka të botuara në revista periodike si “Nacional albania...””Kosova-Kek-ut”, “Verbi”,”Kosova sot” “Zog mëngjesi” ,”Mollëkuqja”, “Bota sot”, “Valë e Fajalë”- Mitrovicë,”Metafora” dhe është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në RadioKosova”Mahi pa kufi”. Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vemdi i II në Revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986), Në Mitrovicë konkursin shpërblyes letrar komunal iu nda vendi “Gota e Argjend” 1975. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi. Po ashtu këto ditë është përfshi në antologjinë poetike “Flakadani i Lirisë “ që i kushtohet legjendarit Zahir Pajazitit ,radhitet ndër 150 poezive ,në mesin e 50 krijueseve i 15 më radhë .Ka botuar librin me poezi për fëmijë “Erë e Vendlindjes” më 1995 .Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi” 2011. Është anetar i SHSH të Kosovës,dhe njëhershmit anetar i SHSH “Fahri Fazliu” në Kastroit. Jeton në vendlindje.
POEZI NGA ISMET TAHIRAJ
INTIME ME BACË AHMET DELINËUdha më solli
Kryezot
Ne konakun tënd.
Ti bëjmë dy llafe
Në katër sy.
Se trualli
Po dergjet nëpër hi.
Ai çove fjalë
Shaban Jasharve
Kund të mos lënë therrë
Truallit te mbijë.
Dhe ti kryezot
Ne heshtje me dhe –bekimin
Se turku kal me galsa sorrash
Këndej s’ te kalojë
As qiellor të përhenur
Këtej s’ do të ulurijnë.
Gishtverdhi yt
Ishte kah dielli
Kryezot
Edhe një rilindje të re
Po (gëzojm) përjetojmi….
ÇARJE E RREPTË
Mitrovica nuk ka ndarje
As më lugë, as më sepet,
Kur frynë erërat
Janë do çarje-çarje e rreptë.
Edhe ura nuk duron
Llohë e stuhi,
Kur përlyhën flamujt ne erë
Si pelenka_pelenka të verdhë.
Shalakatën nëpër qiell
Me tre gishtrinjë
Si terfil e grirë.
Dhe të tjerët si shumë asaket
Pështyma gojëve – iu bë përibret…
SHAJKACKAT IKËN
(Zeqir e Demir Tahirajt)
mbi pllaja të çabrës
derdheshin gjarpinj,
e rrëmonin nëpër lëkurat tona.
Ju vetëtima të tmerrshme
u ratë gjarpinjve,
Shajkaçkat ikën
me lutje qiellore.
Për një kopsht Edeni
u përhap fjala,
mbi çabër e tutje
të gjitha duhej të ishin
Luleparrizi…
ARAT S’ KANË LETËR KËMBIM
Kanë prishur arat
Letër këmbim,
Kanë prishur sot.
Mbi kallëzat e grurit
Mbi kallëzat e misrit
Misrit të ri...
Kur bisha vente
Napën e nepsqarit
Për plotë histeri.
Kanë prishur sot.
Mbi kallëzat e grurit
Mbi kallëzat e misrit
Misrit të ri...
Kur bisha vente
Napën e nepsqarit
Për plotë histeri.
2.
Arat kanë prishur
Sot letër këmbimin,
Më trashëgimtarit e tyre
Që në filles
Kur lërohej thellë
Kur zbutej plis dheu
Më djersë
Veç djersë.
Na shpinte në silos
Kokrra gruri,
Grushtet ia tundnim
Urisë ,mortjes
Para turinjve
Si stuhia
Që e tundte botën...
NË SHTËPINË
E SYLË BAJRAKTARIT
Ju i ratë sixhadesë
Me patkonjtë akulli,
Një hanxhar me tel te padukshëm
Shkurtonte qafa tejet te njoma
Shkurtonte kafka,
Ju që ishit të frikshëm
Me sy smeraldi.
Spërkatej dhoma
Nga sylynjar gjaku.
Dhe vazhdonit ashtu ,
Se dita kuturu e kishte kokën
E dielli kishte hy‘ nën plaf
Prilli s’lotonte ,se vinin
Buçima lirie
E ju kishit aq afsh
Sa s’kishte as bisha
Qe frikshëm veten e shikonit
Me sy smeraldi
Dhe merrnit çehre
Me meit se kufoma
Me patkonjtë çeliku
Vetveten e shqelmonit
Si derri i egër
Kur i vije ngordhje...
Me sy smeraldi.
Spërkatej dhoma
Nga sylynjar gjaku.
Dhe vazhdonit ashtu ,
Se dita kuturu e kishte kokën
E dielli kishte hy‘ nën plaf
Prilli s’lotonte ,se vinin
Buçima lirie
E ju kishit aq afsh
Sa s’kishte as bisha
Qe frikshëm veten e shikonit
Me sy smeraldi
Dhe merrnit çehre
Me meit se kufoma
Me patkonjtë çeliku
Vetveten e shqelmonit
Si derri i egër
Kur i vije ngordhje...
KUR RANË SORRAT
ME SY SMERALSI
Kur ranë sorrat e zeza
Me sy smeraldi
U ndy rruga
U ndy prilli
Tej e tej qafës.
Se s’i kishim në qejf
Shamit e zeza
Obelisk nate
Kudo hapësirës
Dhe nevojtoreve
Kapardisej daiu
Me sy smeraldi
Për hiç gjë
Te fitonte plaçkën
Si ta fitonte miun macja
Obelisk nate
Qe rritej a tkurrej
Deri sa e shqimën
Aguliçet e lirisë...
(S’) ËSHTË KIAMETI
Për tej Bulecit
(s’)ëhtë kiameti,
Ferra ka fusha
E kërmij ka ara
Kur shtrohet asfalti
E nuk i përbaltët
Këmba
Vije jo kiameti
Po në derë
Na troket e gjallë-mortja...
Karl Patsch - Rëndësia e Durrësit
KARL PATSCH -
RËNDËSIA E DURRËSIT
Gëzim Llojdia *
Në verën e vitit 1923, Profesori i Universitetit të Vjenës Karl Patsch, një ndër historianët , që ka njohur dhe vizituar disa nga qendrat arkeologjike shqiptare në atë vit është gjendur në Tiranë dhe sipas gazetës :”Shtypi” , ai është personalisht ka kontribuar mjaftë për organizmin e muzeut kombëtar . Duke ju referuar kësaj ngjarje siç ishte ngr...

itja e muzeut kombëtar , Patsch ka dhënë për reporterin e gazetës një intervistë ku historiani i njohur sjell fakte dhe dokumente të reja për historinë e këtij vendi . Patsch shprehet për të kaluarën e lashtë dhe shumë të ndryshme .Gazeta :”Shtypi” e Diel 3 qershor 1923 .Muzeu kombëtar . Karl Patsch e ka vizituar vendin tonë herët. Ai ka shkruar edhe libra
Bisedim me Z. Karl Patsch.
z. Doktor Karl Patsch profesor i Universitetit të Vjenës që gjindet përkohësisht ndër ne për organizmin e muzeut ,sado që është tepër i zënë me punë e mundohet nate e dite na bëni nderin te na dëftonte ne një bisedim te gjate,programet e Muzeut Kombëtar.
Profesor Patsch me atë mirësi që i dallon njerëzit e naltë, na thanë ndërmjet të tjerave .
Shenjat e Lumnisë në Veri
Shqipëria ka pas kohë të kalueme ,shumë të lashtë e shumë të ndryshme . Shenjat e kësaj janë ruajt edhe sot shifen andej- këtej mbi tokë ,nën tokë ,sikurse na tregojnë shumë gjetje të çmueshme . Krejt rrethi i Shkodrës dhe ana e lindjes së liqenit të saj ka vorre e kështjella prej kohës thrako-iliriane .Shumë më për kulturën janë gjetjet afër qytezës Kalaja e Dalmacisë .Shka mund të gjenden ndër vorre na tregojnë rrënimet e banuara prej Dom Ndre Mjedes .të këtij miku të kuptueshëm vjetërsish . Në kështjellën e Shkodrës janë gjet copa muresh prej kohës kur këtu sundojshin mbretërit ilirë e më vonë romakët . Muret e reja të kështjellës me prygjet e tyre janë prej kohës së Venedikut e kanë qëndruar kundër luftimeve të osmanëvet në shekullin XV. Grykat e puseve që gjinden sot në disa shtëpia private të qytetit janë prej kësaj kohe . Pasurinë e kishave të Shkosrqa së atëhershme e dëshmojnë rrënimet e sotme ashtu edhe Kisha e Madhe e kështjellat dhe kishë e Zojës së Shën Vlashit në kështjellë .Si në Shkodër ashtu edhe ndër viset e tjera shofim shenjat e kulturës së Shqipërisë si rrënimet e kishave në shekujt byzantin, romak, e gotik .Një kuvend Bendiktinësh shumë i rëndësishëm kje Shën Sergit afër Bunës , ku gjindej një vend tregtie shumë në zë me tragetarë prej të gjitha anët e botës .
Sot na dëshmojnë këtë madhëri vetëm disa rrënime muresh në katundin e Shirqit ,këto rrënime kanë kaq rëndësi të madhe ,sidomos shkrimet gjinden ndër to sa që Qeveria Shqiptare do të shpenzonte shumë e sa më parë të mirrte masat e duhura për rojën e tyre ,përpara se ti përpijë Buna .
Në Lesh ku vdiq e u vorrue Skënderbeu shifen ende sot rrënimet e mureve të qytetit të cilat në një kohë rrethojshin qytetin grek e mbi qytet Mali i Shelbuemit ,janë gjetur themelet e Arkolissos ku Dionisi i Sirakuzës kishte kryevendin e sundimit të tij në Adriatik . Kah veriu i Lezhës në fushën e Giadrit afër katundit Vig shef rrënimet enjë kështjelle romak . Kah jugu i Lezhës At Shtjefën Gjecovi një rrëmimtar i vlefshëm vjetërsish gjeti një vend të kohës të kohës romake ku qiti në shesh prej vorresh armë, e sende . Stolisje shumë interesante .

Rëndësia e Durrësit
Kështjella e Petrelës afër Tiranës dhe katundit Prezë kanë qenë qendra ushtarake në kohë të ndryshme .Por një rëndësi të posaçme ka qyteti i Durrësit ,për të cilin flasin monumente të çdo kohe . Mjerisht shumë ndër to janë qit jashtë vendit .Shqiptari po të dojë të studioi historinë e vendit të vetë do të shkojë përjashta. Lumtësisht toka e Durrësit është e pasur me vjetërsira e ndër ledhet e tij gjinden visare arkeologjike . Përshëmbull ndër këto ledhe është ruajt ende sot një nënshkrim i shek XIII, qindra vjetet me të cilat tregohen veprat e mëdhaja të Perandorit grek Thedorit . Sesa visare të çmueshme të tregojnë gjithë Sekretarit të Ministrisë së Brendshme Reuf Fico,kryetarit bashki Durrës Kost Paftali .Si një dëshmi e këtyre visareve të çmueshme ashtë një gjetje e bomë në kohë të luftës prej austriakëve të cilët tu punue një llogore në vitin 1918 ndeshën në veri të Durrësit ,5m nën tokë një mozaik shumë të rrallë me vizatime shumë të bukura , me ngjyra të çmueshme e me punim shumë të hollë . Në këtë mozaik u vu re një kokë shumë e bukur gruaje .Ky mozaik ashtë për Shqipërinë një visar ari e diturie . Vetëm rrënimi i këtij mozaiku ku padyshim do të gjendet edhe një shtëpi ka me sjellë vërejtjet e botës së qytetëruar
Sesa e pasur është Shqipëria në vjetërsi një rrënim tjetër që është kroni i arkeologjisë botërore . Ky është katundi i sotëm Pojan i cili është ndërtua mbi rrënimet e qytetit të pasur universitar e tregtar Apolonia .Tash e sa vjet toka që toka e Pojanit ashtë tue na dhanë shenja të kulturës së moçme .Shumë gjetje të tija janë përdorur prej popullit për ndërtim kishash e kuvendesh në Myzeqe e qenë shpërngulur për në Fier ,Berat ,Vlorë e shumë të tjera janë marrë prej të huajve .Në këto monumente si statutja, relieve ,copa arkitekture ,nën shkrime ,gjinden sende të çmueshme ,hartë e historik të cilat jo vetëm na japin njoftime të përgjithshme mbi krejt kohën kohën e motcme .Kishte qenë me shkruhem libra më pas për monumentet të gjitha vendet e Shqipërisë ,ku gjenden vjet si .Po përmendim vetëm qytetin e motshëm Oricum .Në jug të Grykës së Vlorës në katundin Plocë në rrëzë të malit Kud(Kudhës) ku kje qyteti i moçëm Amantia ,ku u gjetë një kokë mermeri të Lekës së Madhe .Në Plloçë u gjetën rrënimet e një kishe monumentale shumë të bukur e të çmueshme për hartë e stoli prej kohës së Perandorit Juastinian, e cila më pas me rrëmue kishin dalë monumente me një rëndësi të madhe historike ..........
*Mrs.Anetar i Akaemise Evropiane te Arteve
Sonntag, 23. Juni 2013
A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?(12)
TENDENCA PËR TE SHMANGUR
„MËKATIN“ NEPERMJET ARTIT,
MBETET JUSTIFIKIMI I VETEM.
Ymer NURKA
Nje pyetje e karakterit tejet filozofik, e cila vjen e pergjithesuar, pasi vete sedertimi i fjalise bart nje kryefjale, konkretisht “Arti-n”, i cili e ka perkufizimin e vet, ndersa persa i perket kundrinorit te drejte ; perkatesisht “Shpirtin”, ai nuk ekziston en...de dhe sot si nocion filozofik, pervecse ne terminologjine teologjike dhe ndonje tjeter... Si rrjedhim, duhet me se pari, te kjartesohet se; “ Ç’eshte shpirti ?” (ne kete rast si subjekt) dhe cilat jane raportet e tij me artin ne teresi (si shkak?), nga ku buron edhe vete pasoja, e cituar si “Mekati”. Nga shpleksja e ketij raporti; “Shpirti”, si subjekt, “Arti”, si shkak dhe” Mekati”, si pasoje, mendoj qe gjendet dhe vete pergjigja e kesaj pyetjeje e cila ne realitet perben nje interes per vete karakterin psiko-social te çeshtjes, pse jo dhe shkencor, e gjithe kjo brenda nje relativiteti dominues.
Nese do t’i referoheshim dimensionit kohe, historikisht arti ne shoqerine njerezore, buroi i njekohshem dhe si nje mjet social jetese, pra si nje nevoje. Kur u skalit Guri - sepate, njeriu i epokes se gurit u emocionua pa mase sepse kuptoi se kishte bere art dhe mjeti qe shpiku, apo zbuloi, po qendronte para tij, si nje monument gjenial artistik i blatuar njesh me mjetin qe do te siguronte jetese. Por ai me kete mjet ne rrugetimin e gjate, nuk coptoi vetem prene, pra gjahun, por njekohesisht vrau ndryshe nga me pare dhe “vetveten” pra me artin bashke, u sofistiku dhe “mekati” apo thene ndryshe dhe “krimi”. Po keshtu do te thoja dhe kur u zbulua “RROTA”, ky mjet universal, ngelet perjetesisht dhe nje vlere artistike. Ajo i mban te dy anet e medaljes: solli dhe zhvillim shoqeror duke “shpetuar shpirtin nga mekati”, por solli dhe luftra te pergjakshme duke e futur shpirtin ne nje kurth te ri mekatar.
Thelbi i vete shpirtit, nuk eshte zemra, por mendja, e cila ka aftesine te perceptoje realitetin ne te dy dimensionet: Hapesire dhe Kohe, si rrjedhim “arti” eshte nje veprimtari e patjetersueshme e trurit njerezor, i cili me kete produkt, ka balancuar “te rendomten”, ( pra te nevojshmen) me “sublimen” e cila vjen si nje kerkese e larte artistike dhe filozofike ne raport me imagjinaten njerezore. Por duke ngritur nivelin e pergjigjes, ajo çka shtrohet per zgjidhje eshte se si qendron raporti i veprimtarise artistike me vete moralin e shoqerise ne teresi.
Se pari do te thoja se gjinite e artit kane ndertuar vazhdimisht raporte te veçanta dhe krejtesisht origjinale me moralin shoqeror. Ne kete konteks muzika si art nuk ka patur te njejtat konseguenca dhe efekte kundrejt shpirtit, sikurse piktura apo letersia. Edhe vete arti ne evolucionin e tij, si etalon po marr nje periudhe te caktuar (si p.sh) mesjeta; ku arti filloi te diferencohej duke zgjeruar diapazonin e tij nga art popullor (folklor) deri ne art “elitar” i cili kutivohej vetem per fisnikerine, pra per “seren” e zgjedhur te shoqerise.
Kontributi i artit per zhvillimin e shoqerise, ne diferencimin, midis jetes mizerabel dhe asaj mondane eshte i pazevendesueshem, keshtu ngritja e cilesise artistike erdhi si rezultat i nje mendjeje me te persosur, por edhe vete “mekati”, nga koha ne kohe nuk perceptohet njelloj. Ashtu sikurse erdhi dhe stilimi i veshjeve te shoqerise ne shek XX, ku “zhveshja” erdhi si e re dhe ne mode, kundrejt “veshjes” “anakronike”te shekullit XIX. Referuar nje procesi te tille evoluimi i mjeteve qe percuan “art” solli nje “prakticitet” me te pranishen ne qendrimin shoqeror; “te artit”, si nevoje dhe “te artit”, si shije. Ketu kemi te bejme me nje veprimtari mjaft intesive te mendjes njerezore dhe nje nderthurje te te gjitha fushave, e sidomos te artit, kultures, si dhe vete shkences...
Televizioni eshte mjeti me atraktiv, i gjithe shekullit te XX, ai rriti ne nivelet me te larta shkallen e informimit, trasmetoi kulture, edukoi dhe çedukoi njekohesisht qytetarin, pra “gjeneroi” nje moral te ri shoqeror gati te paimagjinuar me pare, por ne te njejten kohe dhe “degjeneroi” karakterin njerezor, duke krijuar nje sjellje te re ne raportet e njeriut kundrejt njeriut. “Filmi” si pordukt eshte prototipi me i vecante, i cili beri epoke dhe u kthye ne industri, perplasi rryma kulturore dhe fetare, filozofike dhe estetike dhe u kthye nje fushe çudiberese per shpirtin qytetar.
Ne qofte se do ta shikonin nga kendveshtrimi historik, do te thoshim se i gjithe ky zhvillim ka qene nje orvatje per te sjelle mesazhe te qarta per te “perzene” mekatin nga shpirti, por ne fakt se bashku me mjetet sofistikuam ne mendjen tone dhe vete “mekatin” si koncept dhe kjo vjen ne vijimesi te veprimtarise njerezore madje gati shembellen sikur kemi luftuar si Don Kishoti me mullinjt e eres, pasi mekati po ngjan si nje pjelle e subkoshiences tone dhe jo nje e vertete qe justifikon qellimin...
“Perplasjet” moren karakter me luftarak, kur u pa se dominimi ekonomik pa u shoqeruar me hegjemoni edhe ne art, per nje superfuqi ishte si te qendronte me nje kembe. Keshtu erdhi “arti Evropian”, “arti Amerikan”, apo “arti Rus” dhe sot “arti Kinez” etj. Arti sot sherben dhe si nje diversion per çuar ne “mekat” kulturen e nje vendi rivalizues, pra per dobesimin dhe shkaterrimin e atyre mardhenieve sociale qe e bejne nje shoqeri te forte kundrejt nje tjetre.
E pare ne kete kend - veshtrim filozofik, historikisht zhvillimi ekonomik dhe shoqeror eshte shoqeruar nga nje fare “amnistie” per “mekataret” dhe formalizimi, deri ne integrim te plote te te ashtuquhajturit “Mekat” si fenomen social normal.
Ne nje konteks te tille arti ne vetvete eshte i dyshimte dhe ai nuk ben gje tjeter veçse e ambjenton konsumatorin e tij me mekatin; kete rol kryen sot filmi me aksion, i cili na e sjell vrasjen si gjysem loje, por ne fakt ai promovon vrasjen. Te njejten gje por me mjete te ndryshme e ben filmi “horror”, i cili e ambjenton “te apasionuarit e tij me monstruozitetin e veprimtarise se shkohet drejt vdekjes... Po keshtu ndikon dhe filmi dramatik, i cili deri diku sjell pasojat e “tradhetise”, ne rapor me kombin, me ideologjine, shkencen, fene dhe moralin familjar vecanerisht “tradhetine bashkeshortore”. Sot ne shekullin e XXI u legalizua ajo çka ka qene “tabu” per tere epokat shoqerore “homoseksualizmi”, i cili ne fakt eshte hapi i pare, qe njeriu, ben drejt denatyralizimit te vet. Po te njejten gje ka per tu thene shume shpejt dhe per “mekatin-droge”, i cili do te legalizohet si gjithcka tjeter... Megjithate drejt rruges se gjate te pseudo-edukimit dhe shpetimit te shpirtit nga mekati do te shfaqet shume shpejt nje arsye tjeter... Te ashtuquajturat “mekate te vjetra” te cilat as nuk i quhajme, me emrat e tyre klasike, po i therresim me eufemizma edhe pse ata jane “te njejtet”, madje jane edhe me te tmerrshem (relativisht), ne pasojat qe sjellin ne fleksibilitetin e marrdhenieve te shoqerise njerezore...
Vulgarizimi i çeshtjes, do te ishte sikur te thonim se; nga krijimi i njeriut si subjekt qyteterues eshte thene : “ kjo “gje” nuk perben mekat” po as kjo tjetra nuk eshte mekat, as kjo e as kjo... e keshtu me radhe... Tani ne magazinen e tij keto “toleranca” e kane çuar njeriun e sotem ne dilemen se: cili “mekat” valle do te perbeje virusin e degjenerimit te vertete te shpirtit njerezor?!, nga ku nuk do ti thuhet me njeriut “njeri”?! Natyrisht “arti” eshte bumerangu me i madh, nga ku vete shqeria po “mekaton” nepermjet “ndjenjes”, pasionit dhe “emocionit”..
Veprimtaria artistike eshte “dalldia” me e madhe sociale qe po çon Boten me shpejtesi, jo vetem drejt gloalizimit ekonomik, por edhe atij artistik, kulturor dhe difinitivisht “shpirteror” Unifikimi i vlerave dhe kulturave do te sjelle si rrjedhim dhe simboliken e nje “mekati” global, te perbashket; nga ku tendenca per te shmangur “mekatin” nepermjet artit ka qene dhe do te mbetet justifikimi i vetem per te kryer kete rruge te gjate drejt nje “mekati” akoma edhe me te madh i cili ndofta do te identifikohet si “mekati i mekateve”, por ky do te jete argument’ i fundit per mekataret, dhe te tille ka per ta quhajtur, kleriku i vetem qe do te mbetet mbi dhé...

Abonnieren
Posts (Atom)