Freitag, 2. August 2013

Niko Nikolla

Niko Nikolla lindi më 20 maj 1931 në qytetin e Pogradecit. Punoi për shumë vite si gazetar pranë gazetës "Zëri i Popullit" dhe më pas si kryeredaktor i Revistës "Hosteni", deri në vitin 1991 kur doli në pension. Me qindra e qindra janë fejtonet, artikujt dhe reportazhet që mbajnë firmën e Niko Nikollës, në të gjithë shtypin shqiptar. Dikush e ka quajtuar optimisti i përjetshëm dhe si i tillë pas viteve ’90, Niko Nikolla botoi libra në fushën e publicistikës, humorit, por edhe prozës. Përmenden këtu "Shënime të një gazetari", "Pushtimi i Amerikës", "Një angleze në rrugën e Dibrës", "Furtuna e janarit", "Lamtumirë Vlorë", "Njeriu pa emër", "Zhyl Verni në katror", "Mjaltë dhe Gjak", "Kronika nga Fronti i Dytë", "Vdekja e varrmihësit", "Një lumë midis dy shenjtorëve", "Dallëndyshet e dimrit", "Koloneli me një sy", ndërsa ka në proces botimi "100 Novela e tregime nga Ballkani". Gjithashtu ai botoi një kolanë prej shtatë titujsh mbi temën e Ballkanit, ku përmes humorit sa dhe dramës arriti të shpreh ç'është Ballkani, ç'janë ballkanasit dhe si do të ecë Ballkani. “Ta kthejmë Ballkanin nga një fuçi baruti në një fuçi humori” është një nga shprehjet e humoristit, i cili në vitin 1991 botoi në këtë lëmë dhe revistën Ballkan, ku shkruan penat më të njohura të gadishullit tonë.Gjatë aktivitetit të tij letrar-publicistik, Niko Nikolla është nderuar disa herë me çmime në konkurse të ndryshme letrare si dhe me pesë çmime të para në fushën e gazetarisë dhe të letërsisë si çmimi "Çajupi" në vitin 1989. Miqtë e Niko Nikollës janë shprehur se humori i tij buron nga tërë qënia e tij dhe ishte pjesë e së përditshmes së tij. Në ceremoninë e 70 vjetorit të tij, më 2001, Nikolla u tha miqve: "Nesër jam 71 vjeç, por nesër do t'u ndërroj vendin numrave dhe do të jem 17 vjeç". Mes vlerësimeve që ka marrë veprimtaria e gjerë publicistike dhe letrare e Niko Nikollës është dhe Urdhëri "Naim Frashëri" i klasit të parë (1978). Në vitin 2003 për "kontributin në fushën letraro-artistike, kontributin si gazetar, por edhe si veprimtar për qytetin e tij të lindjes", Këshilli Bashkiak i Pogradecit unanimisht i dha Niko Nikollës titullin "Qytetar nderi". Ndërroi jetë mëngjesin e datës 4 janar 2006

 
 
ARABAJA ME KATËR RROTA DHE ME TRI KLASË
 
(Tregim satirik)
 
Kur treni doli nga tuneli i Rrogozhinës, unë vura duart në kokë dhe fërkova ballin, sikur doja të kujtoja ngjarje që më kishin ndodhur këtu afro pesë vjet më parë. Atëherë isha vullnetar i hekurudhës së parë, ndërsa tani që po përshkoja këtë rrugë një gazetar që redaksia më kishte dërguar të shkruaja reportazhin tim të parë…! U mundova të kujtoj ngjarje, por në mendjen time ato shfaqeshin të mjegulluara. Kujtova se kisha dëgjuar krisma të forta…!
 
***
 
Mbi mua fluturonin gurë. Si për t'u mbrojtur, vura duart në kokë. Ndjeva se balli po më lagej nga një lëng i ngrohtë. Vetja mu duk si të humbisja në hapësirë…
Pas dy ditësh, kur hapa sytë, prapë nuk merrja vesh se ku ndodhesha. Hapësira më ishte shndërruar në një dhomë të vogël. Po unë nuk po fluturoja, por rrija shtrirë në një shtrat.
Dëgjova një gër viu dhe ktheva kokën nga zhurma. Vështrova andej dhe pashë që pranë meje po aviteshin dy hije të bardha.
Në turbullirë mendova:
-Erdhën të më marrin. Po ku do më shpien?
Hijet qëndruan mbi kokën time dhe më thanë:
-Si dukesh?
Me vështirësi thashë dy fjalë:
-Nuk e di.
-Paske jetën e gjatë…!, dëgjova symbyllur të më thoshte një nga hijet.
Pas disa ditësh dola nga spitali dhe u nisa për në brigadën e vullnetarëve të hekurudhës, që i kishte kapanonet pranë çezmës së Rrogozhinës.
Bënte vapë dhe vullnetarët ishin shtruar këmbëkryq nën hijen e ullinjve dhe me tasa përpara drekonin.
Kur më panë kokë fashuar dhe që po kthehesha me këmbët e mia dikush bërtiti gëzueshëm:
-Brigada, çohu! Për nder armë. Po vjen hoxha i batalionit dhe ju mbllaçiteni!
Engjëlli, shoku im, më përqafoi dhe më zgjati një cigare.
-Tym le të dalë -tha ai
U mundova të qesh, por ndjeva dhimbje në kokë. Pas atyre ditëve, kjo ishte qeshja ime e parë.
Më sollën tasin me gjellë patatesh po unë u thashë se më flihej.
Tani po kaloja aty sërish por jo me dëshirën për të fjetur: Duhet të shkruaja një reportazh nga këneta e Tërbufit…
 
***
 
Kur zbrita në Rrogozhinë dhe po prisja të kalonte ndonjë kamion, syri më zuri një qerre me disa stola dhe dy kuaj.
-Hajde për Lushnjë, për Lushnjë, bërtiste një mesoburrë.
-Në ç' klasë e do biletën?, më pyeti
-Si në ç' klasë?! Në qerre!, i thashë.
-Dëgjo ti çun! Qerrja nuk është qerre, po araba. Vërtet ka katër rrota, po ka tri klasë, u hakërrye ai
-Si tri klasa?, vazhdova unë
-Të thashë kjo nuk është qerre po araba. Një rrotë të saj e kam sjellë nga Stambolli. E kam kujtim nga babai që punonte arabaxhi. E desh tërë Stambolli tim atë se qe burrë i zoti… Po kot nuk thuhet se "jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër". Njëherë ra në Urën e Gallatës, arabaja u prish, por ai shpëtoi. Kur u nda nga jeta më la amanet që një rrotë të arabasë ta merrja me vete dhe kur të vija këtu të ngrija një araba të re në kujtim të tij… Me jevgun e fshatit të Bishtqethmit, bëmë edhe tri rrota të tjera.
Kështu e bëmë arabanë.
Papritur u kujtua dhe thirri:
-Hajde për Lushnjë, Lushnjë…
U afruan dy kokona dhe një burrë me borsalinë.
-Urdhëroni në klasën e parë!, -tha ai.
Ata hipën dhe klasa e parë u zu.
-Ej ti çun, -mu drejtua, -shko nja ty te çezma dhe mbushna me ujë këtë kovë se plasëm.
Kur u ktheva pashë se më kishte mbetur të hipja vetëm në klasë të tretë.
I thashë pronarit të arabasë:
-Unë do të zbres në Tërbuf
-Këtu biletat paguhen njëlloj. Po unë ty do të bëj një nder do të zbres në Tërbuf…
Sa filloi e përpjeta e Rrogozhinës, arabaxhiu bërtiti:
-Klasa e tretë të zbresë poshtë!
Kur e përpjeta u bë më e madhe ai prapë bërtiti:
Klasa e dytë të zbresë poshtë.
Kur po afroheshim në majë të kodrës ai prapë bërtiti:
-Klasa e tretë të shtyjë karrocën.
Arritëm në majë. Dy kuajt dhe ne të klasës së tretë ishin bërë qull në djersë.
Arabaxhiu tha:
Ndizni nga një cigare dhe çlodhini sytë duke parë Tërbufin. Një nga kuajt ka rënë në gjumë se dëgjon sazet e ekskavatorit.
Në fakt zhurma e tij vinte deri tek ne.
Këneta e shtruar në fushën e gjerë dremiste. Ajo kufizohej tutje me kodrat e Divjakës.
-Njime, hipni të gjithë në araba se kemi të tatëpjetë dhe kuajt s'kanë nevojë për ndihmë.
Liroi kapistrat e kuajve dhe bërtiti:
Hyxhym atllarë!
-Ku do të zbrisni o çun?
-Sa më afër ekskavatorit, i thashë
-E po më afër se këtu nuk ka.., tha ai.
Pastaj ndaloi arabanë dhe ia mori këngës:
Koka në Stamboll
Trupi në Janinë
Të shtrinë Ali Pasha
Të shtrinë…
Zbrita dhe nisa rrugën drejt fushës. Nën hijen e një murrizi pashë një grumbull njerëzish që ishin shtruar me meze e raki.
-Ju bëftë mirë!, -u thashë.
-Bujrum! -u përgjigjën me një gojë. Jepi një kofshë pule djalit se është vafti për mëngjes, i tha një burrë korrozi një djali të ri…
-Rrofshi, u thashë, por më duhet të shkoj tek ekskavatori…
-Po ç'e do ekskavatorin, -tha korroziu serbes.
-Dua të shkruaj për punën që bën ai, u përgjigja.
-Ai bën zhurmë dhe nuk flet se është memec.., tha ai me qesëndi
Hapa sytë.
-Ç' mi bën sytë çakërr? Ekskavatoristi jam unë. Po s'lojta levat unë, ai ngrohet vetëm në diell.
-Po pse ai bën zhurmë?
-Dëgjo more djalë, kush punon ha, kush nuk punon ha edhe pi. Dhe qeshi me të madhe.
Qesha dhe unë.
-Mos qesh, vazhdoi ai -Ai dreq ekskavatori është i pabindur. Po e shojte, s'ka dreq që e ndez më. Prandaj, unë ia kam gjetur hilenë. E lë ndezur.
Nuk e zgjata më se ai dhe shokët e tij ishin çakërrqejf.
Tutje në mes të arrave dëgjova zhurmë. U afrova dhe pashë një makinë shirëse dhe tre a katër burra që ngrinin duaj. Në majë të saj një burrë me gunë krahëve i priste ato dhe hidhte në bukatore.
Në vapën e korrikut nuk kisha parë njeri të mbulohej me gunë. U bëra kurioz dhe pyeta:
-Pse nuk e heq gunën?
-Nuk sëmuret njeri nga i ngrohti por nga i ftohti, -u përgjigj duke vazhduar punën.
-Kishin kaluar disa çaste kur makina shirëse pushoi. Guna kishte rënë mbi të.
-Ti je këmbëters! -ulëriti i zoti i gunës…
Në mbrëmje mbërrita në Lushnjë. Gjeta një hotel por sportelisti më tha:
-Vende s'kam. Më dukesh i lodhur dhe po të mos kesh ku të shkosh, nisu nga xhamia. Mund të gjesh ndonjë hasër, ose ishallah ndonjë tabut, se sot nuk ka pasur shumë vdekje nga tifua i morrit të kuq…
U nisa të iki, kur dëgjova të më thërriste:
-Or çun, eja pak, se më vjen keq të flesh jashtë. Po të le krevatin tim. Për nderin që po të bëj më jep gjysmën e çmimit. Unë po vë tabelën: "Vende s'ka". Kur të vinë myzeqarët do thonë se po fle. Ku e dinë ata se je apo nuk je ti sportelisti.
Tani dil nëpër qytet, ha ndonjë hashure dhe pi ndonjë bozë. Bozën më të mirë e bën Dani… Mos hajde shpejt se punën tënde e bëj unë…!
Dani, pasi fshiu hundën me peshtamall, më mbushi tasin me bozë dhe tha:
-Bozë si kjo nuk gjen as në Stamboll…!
Kur po pija bozën, që ishte e thartë sa uthulla, Dani bërtiti:
-Ç' ke që e shtrembëron surratin si Bab Dudë Karbunara?
Nuk pata kohë ti përgjigjem se para meje u shfaq një burrë i shkurtër, i pakrehur dhe me takije të zgjyrosur:
-Me leje, shoku i deleguar?
-Nuk jam i deleguar, -iu përgjigja.
-Kujt i thua që nuk je i deleguar. O ma zgjidh ti hallin, o nuk ma zgjidh njeri…
-Usta merr paratë!
-O po paratë do të ti marr, po zgjidh hallin e Lim Gomarçes se bën sevap.
-Fol, -i thashë unë
-Dëgjo shoku i deleguar. Unë punoja në baxhon e Karavastasë. Laja fuçitë. Një ditë, nuk di si më erdhi në mend dhe thashë: ty perëndia të thotë se je mbret, kur se ti mbete baxhoxhi. More jam mbret, apo nuk jam mbret?!
-Po ty vetja si të duket?
-Vallahi bilahi, herë-herë më dukej vetja mbret, herë-herë që s'isha mbret. Po ama një ditë mu mbush mendja top se isha mbret. Po mbret nuk mund të ketë në Lushnjë… Më thuaj si ta zgjidh këtë hall.
 
***
 
Kur u ktheva në redaksi shkrova reportazhin dhe prisja të botohej. U bë mbledhja e redaksisë aty ku sot është Muzeu Kombëtar. Më dërmuan.
-More djalë, po të thamë të shkruash një reportazh me humor pozitiv, kurse ti na shkruan karagjozllëqe?!
I hutuar nga sulmet pyeta me naivitet:
-Po si është humori pozitiv, sepse unë ende nuk di humorin negativ…(!)
-Kollaj fare e gjete ekskavatoristin nën hijen e murrizit duke pirë raki? E çoje tek ekskavatori…!
-Po ai nuk vinte!
-S'vinte ai, po ti je gazetar, apo jo? E çoje ti.
-Po ishte çakërrqejf!
-Po pse është fantazia e gazetarit? Që të bëhesh dikush në gazetari duhet të kesh një fantazi të madhe. Mos kujton ti, se ato që shkruhen janë të gjitha ashtu…?!
 

Mittwoch, 31. Juli 2013

Lazër Stani

Shkrimtari Lazër Stani ka lindur me 17.01. 1959 në Pult, Shkodër. Në vitin 1985 u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, në degën Biologji-Kimi. Prej asaj kohe është marrë me letërsi dhe gazetari, eseistikë dhe kritikë letrare. Tregimet e para i botoi në fillim të viteve nëntëdhjetë në gazetat e kohës „Drita“, gazetë kulturore e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe „Zëri i rinisë“, gazetë që në ato vite botonte edhe krijime të avanguardës. Kritika letrare e ka vlerësuar atë si një ndër prozatorët më të veçantë ne letrat e sotme shqipe.

Disa nga librat e botuar të këtij autori janë:


1993, „Misteri i hijeve“, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese të LSHA-së
1995, “Shplakja e Santa Marisë”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese “Eurorilindja”
1995, “Me dzmbëdhjetë çelësa”, libër me përralla dhe legjenda të Veriut, botim i SHB të LSHA-së
1998, “Në Bregenc shkohet për të vdekur”, vëllim me tregime, botim i shtëpisë Botuese “Albinform”
1999, “Feniksi i kuq”, vëllim me tregime, botim i Shtëpisë Botuese, “Buzuku”, Prishtinë
2005. “Dënesje në dru”, botim i shtëpisë botuese “Ideart”, Tiranë

Gjithashu Lazër Stani është nderuar me çime të ndryshme letrare. Ndër çmimet më të rëndësishme janë:
Çmim kombëtar për librin e parë më të mirë më tregime botuar në vitin 1993. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Çmimin e vitit për librin më të mirë të botuar nga Shtëpia botuese “Eurorilindja”, 1995.
Çmim kombëtar për librin më të mirë të botuar me tregime në vitin 1996, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.


Kliko dhe lexo ==>> Tregime nga Lazër Stani

Dienstag, 30. Juli 2013

Studiusi i veprave me tema madhore kombëtare

BEDRI TAHIRI,
STUDIUSI I VEPRAVE
ME TEMA MADHORE KOMBËTARE

Nga Fatime Kulli

Bedri Tahiri, "Përsiatje recensionale", SMS, Prishtinë, 2013)

Veprimtari i madh i çështjes kombëtare, profesori, shkrimtari, publicisti dhe studiuesi Bedri Tahiri, me penёn e tij tё mprehtё, asgjё qё ka tё bёjё me kombin atdheun nuk ia lё stihisё e dhёmbit tё kohёs. Ndjehem me fat qё Bedriun e njoh mirё prej kohёsh, dhe, gjithnjë nё shërbim tё atyre qё me gjakun e vet sollën lirinё. Bashkëpunimi me tё u thellua mё shumё, kur si kryetar komisioni, njё rrugё nё Vushtrri e pagëzoi “ÇAMЁRIA”.
Në gusht të vitit 2012, në Tiranë, “Poetika Mbarëkombëtare Bytyçi” zhvilloi njё manifestim të madh mbarёkombёtar nё Malin e Dajtit dhe Bedri Tahiri u nderua me çmimin “HASAN PRISHTINA”, për kontributin serioz dhënë në fushën e studimeve historike për figurat e kombit shqiptar. Gjeografia e veprave të tij është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Madje, edhe vetё idetë e veprave tё tij bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në ribashkimin tonë kombëtar.
Tashmё, dihet nga tё gjithё se Bedri Tahiri ёshtё latues i temave madhore kombёtare dhe se e ka krijuar stilin e vet krijues origjinal. I lindur dhe i lidhur ngushtё, mu si rrapi shekullor, me trevёn e Drenicёs heroike, me truallin e Azem e Shotё Galicёs, i rritur pranё Adem Jasharit e i luftёtarёve tё lirisё (edhe vetё ishte i angazhuar nё luftё dhe e gёzon statusin e Veteranit tё UÇK-sё), i edukuar nё frymёn e flaktё tё shqiptarizmёs, nё shpirtin e tij kryesisht ka zёnё vend tema e luftёs dhe heroizmave tё brezave liridashёs qё çdo gjё dhanё nga vetja, edhe jetёn, pёr çlirim e bashkim kombёtar.
Dhe, mua pёr kёtё edhe librat e tij tё shumtё, kryesisht, lidhёn me atdhedashurinё: “Azem Bejtë Galica” (1995), “Përmendorja që mungon” (1997), “Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare” (1998), “Adem Jashari- legjendë e legjendave” (u ribotua nëntë herë, 1999), “Përjetësia” (2000), “Agu i lirisë” (e ribotuar dy herë 2001), “Drenica- një shekull trimërie” (u ribotua tri herë 2002), “Përtëritja” (2002),”Flakadanët e lirisë1” (2004), “Drejtësia në sprovё” (2005), “Azem Bejtë Galica” (botimi i dytë i plotësuar 2005), “Flakadanët e lirisë 2” (2oo6), “Nga Shqipëria në Shqipëri” (2oo7), “Flakadanët e lirisë 3” (2007), “Adem Jashari- legjendë e legjendave “ (botim i nëntë 2008), “Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare” (2008), “Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash”(2009),“Diferencimi”(2010),“Për Flamurin kuqezi” (2010), “Vesel Galica atdhetar dhe mentar i shquar” (2010), “Nё Grykё tё Valbonёs” (2011) dhe
“ Flakadanёt e lirisё 4” (2012).
Pra, figurat mё madhore tё kombit, si: Milosh Nikollё Kopiliqin, Ahmet Delinё, Azem Bejtё Galicёn, Hasan Prishtinёn, Adem Jasharin, Hys Popovёn e pastaj luftёtarёt e shumtё tё UÇK-sё nga tё gjitha trojet shqiptar dhe nga mёrgata si: Shaban e Hamzё Jashari, Ilaz Kodra, Fehmi Lladrofci, Xhevё Lladrofci, Tahir Sinani, Fatime Hetemi, Indrit Cara, Astrit Suli, Shpend Dragobia, Skerdilajd Llagami, Rrustem Hyseni, Ahmet Selaci, Mehmet Gradica, Shaban Palluzha, Sadri Kapiti etj, janё pёrjetёsuar denjёsisht nga pena e tё palodhurit Bedri Tahiri.

Pas njё mali me libra (tё botuara 24 e nё dorёshkrim 10), kryesisht monografi historiko- letrare, tregime artistike dhe publicistikё, ky autor, sё shpejti do tё dalё para lexuesve edhe me njё libёr tё zhanrit tjetёr, meditativ e eseistik, tё titulluar “Përsiatje recensionale”. Qeshё shumё e nderuar qё librin e pata nё dorё si dorёshkrim dhe e lexova me njё frymё.
Libri “Përsiatje recensionale” ёshtё konceptuar nё dy pjesё, tё cilat autori i ka emёrtuar:
1. Unё pёr tё tjerёt dhe
2. Tё tjerёt pёr mua

Nё pjesёn e parё janё pёrfshirё mendimet, shqyrtimet dhe analizimet qё Bedri Tahiri ua bёnё veprave tё autorёve tё ndryshёm. Ёshtё me interes tё cekёt se edhe kёtu autori i kapёrcёn kufijtë politik, duke e parё Shqipёrinё ashtu siç duhet, tё plotё e tё pandarё. Ai, duke shkruar pёr 16 vepra, me tema e mendime tё ndryshme, sikur sublimon atё qё duhet, tё mirёn, pozitivizmin, kombёtaren dhe mbi tё gjitha njerëzoren, duke na dhuruar një gjendje letrare të shëndetshme për nga vlera e trajtimit të veprave të këtyre autorëve. Gjuha e kёtyre shkrimeve, ёshtё e qartё, e kuptueshme, e pastёr, e fuqishme, e zgjedhur, e begatё me shprehje e frazeologjizma si dhe me njё sintaksё perfekte e tё lakmueshme.
Analizimi dhe zbërthimi i veprave me tematikё tё larmishme tё: Selatin e Sabri Novosellёs, Skёnder Kapitit, Abdyl Ukёs, Fatmir Mingulit, Hazir Mehmetit, Raif Mehmetit, Nezir Çitakut, Halil Kajtazit, Rexhep Kuçit, Ramadan Bozhlanit, Idriz Mehmetit, Xhemail Pecit, Shaban Baksit, Gloriosa Dobrës e Dafinë Musës bёhet aq saktё, rrjedhshёm, natyrshёm, argumentueshёm e me njё konceptualizёm tё paparё, saqё mund t’i kapё lehtё secili lexues.

Ndёrkaq, nё pjesёn e dytё pёrfshihen vlerёsimet e tё tjerёve pёr disa nga veprat e krijuesit tё talentuar Bedri Tahiri. Tё mos harrojmё se, kohё mё parё, ёshtё botuar libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu, i cili nё vete pёrmban vetёm shkrime vlerёsuese pёr veprimtarinё letrare- historike- publicistike tё kёtij autori.
Kёsaj radhe, pёr shqyrtim janё marrë librat me tregime: “Pёrjetёsia” dhe “Diferencimi”, monografia “Abdyl Krasniqi- frymёzuesh brezash”, libri publicistik “Nё Grykё tё Valbonёs”, monografia “Vesel Galica- atdhetar dhe mentar i shquar”, monografia “Hasan Prishtina- Truri i Lёvizjes Kombёtare Shqiptare”, si dhe libri pёr dёshmorёt “Flakadanёt e lirisё 4”.
Ajo qё duhet veçuar me kёtё rast ёshtё se tё gjithё studiuesit: Ejup Ceraja, Zenun Gjocaj, Fatmir Minguli, Nusret Pllana, Gjon Neçaj, Riza Haziri, Behram Hoti, Skёnder Kapiti e Xhemail Peci, i vlerёsojnё me pietetin mё tё lartё veprat dhe kontributin e Bedri Tahirit pёr historinё dhe kulturёn tonё kombёtare.
“Bedriu është njohës i mirë i rrethanave historike, andaj nuk e ka të vështirë të bëjë shëtitje nëpër shekuj kohor të historisë së popullit tonë, në një anë dhe nëpër morfologjinë e gjeografisë së trojeve tona etnike, në anën tjetër. Pra, Bedriu, epokat përpara luftës së UÇK-së i përshkruan me njohurit e një eruditi si njohës i mirë i historisë, kurse epokën e UÇK-së e përshkruan si përcjellës i drejtpërdrejtë i saj”- shprehet studiuesi i parë i këtij libri, Ejup Ceraja.
“Tetëmbëdhjetë libra nuk janë thjesht numra librash, por ndryshe janë qëmtime portretesh të heronjve realë, nga të cilët publicisti i specializuar Bedri Tahiri ka ditur të marrë pjesë njëlloj si ai piktori i madh që merrte porcione nga fytyrat e njerëzve e krijonte veprën e vet të padiskutueshme”- konstaton eseisti i njohur nga Durrësi, Fatmir Minguli.
Ndërkaq, poeti dhe krijuesi i njohur tropojan, Gjon Neçaj, duke folur pёr autorin dhe veprën e tij, pos tjerash konstaton: “Pa ndonjë ekzistencializëm të tepruar në këtë sfond, Bedri Tahiri duket se i takon Panteonit të atyre krijuesve më të shquar të popullit ose më saktë, të kombit tonë që e shkruajnë krijimtarinë e tyre të gjithanshme me gjakun, gjuhën dhe me shpirtin e vet krijues dhe artistik”.
“Libri i Bedri Tahirit “Flakadanët e lirisë 4” përbëhet nga tregime biografike historiko- letrare, të stolisura me një mjeshtri të veçantë përmes një stili të lehtë, të kapshëm e joshës për të gjitha shtresat lexuese. Figurën e stolisin elementet historiografike, gojëdhanore, arkeologjike, toponimike të shkrira me elemente letrare dhe të harmonizuara me mjeshtri artistike, përmes një stili të kapshëm për mbarë shtresat e gjera intelektuale, jo vetëm për frymëzime historike, por edhe për ato letrare”, - vlerëson kritiku dhe krijuesi, prof. dr. Zenun Gjocaj.
“Autorin e librit “Hasan Prishtina” z.Bedri Tahiri e njoh shumё herët, ai ёshtё miku im dhe mysafir i tё gjitha trojeve shqiptare. Ai ёshtё i tillё, sepse ka njё zemёr tё gjerё, ёshtё patriot i palodhur dhe i përkushtuar pёr çështjen kombëtare nё kёrkimin dhe hulumtimin, me talent e vullnet tё jashtёzakonshёm nё kёmbёnguljen e tij pёr ta pёrjetёsuar qëndresën, atdhetarizmin, veprën dhe sakrificёn e tё gjithё atyre qё kanё kontribuuar dhe lёnё gjurmё tё pashlyera nё historinё tonё kombëtare si nё tё shkuarёn e largёt, nё atё tё afёrme dhe tё sotme nё vijimёsi. E gjithë tematika e shkrimeve, veprave e librave tё Bedri Tahirit ёshtё patriotizmi dhe atdhedashuria, dhe, kёtё frymё e ka tё trashёguar nga Drenica, nga kjo krenari kombёtare qё e lindi dhe e rriti,- shprehet politologu dhe filozofi durrsak, Skёnder Kapiti.
Njё vlerёsim tjetёr vjen nga Anglia, kur studiuesi Xhemail Peci me plot gojën thotё: “Me penën e tij të mprehtë, duke i skalitur në mermerin monumental të magjisë së fjalës shqipe që si himn i zjarrtë nderon Martirët e Lirisë, me kronikat e zërit të zemrës për të gjithë ata që me Gjakun e tyre të njomë e të kulluar iu falën Përjetësisë, me përshkrimet e tij të holla të përjetimeve dhe të tablove të luftës, Bedri Tahiri m’i kujton Kronikat e Kryengritjes Shqiptare të Mihal
Gramenos, si dhe tablonë e Delakroas: “Liria i prinë popullit”.
Ndaj, lirisht mund tё gjykojmë se edhe libri mё i ri i Bedri Tahirit, që nuk ka reshtur kurrë të ngjyej penën e tij të shpirtit, si një rilindës i kohëve moderne ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë për çështjen kombëtare dhe për kombin e tij. Vepra meditative “Përsiatje recensionale” është një dritare e hapur, plot diell për lexuesin dhe me siguri, një vepër që duhet ta kenë në bibliotekën e tyre, pasi një vepër me vlerë ta bën mendjen e ndritur.

 Tiranё, 5 mars 2013
 
 

Avni Dehari

Avni Dehari

Avni Dehari lindi më 3.05.1947, në fshatin Sllupçan, rrethi i Kumanovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën e mesme, gjimnazin, e mbaroi në Preshevë, kurse u diplomua në Fakultetin e Filologjisë - gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1974, në Prishtinë.
Deri më tash i ka botuar këta libra: poemën për fëmijë “Dielli”, me pseudonimin Agim Vardari, monografinë “Arif Seferi – në shërbim
të popullit”, në bashkautorësi me Destan Hajdinin, përmbledhjen poetike për të rritur “Pas rrezes së diellit”, librin për fëmijë në prozë “Saja fluturuese”, përmbledhjen me poezi për fëmijë “Hëna në dritare”, “Kënga e Drerit Fjalëpak”, “Flokëhapareshuri” dhe “Gjergji i Arberisë”. “Nxin e qesh natyra” është libri i tij i nëntë.
Avni Dehari që nga viti 2001 jeton në Prishtinë.


Poezi nga Avni Dehari

Mall përvëlues

Nëntëmbëdhjetë vjet
Në dhe të huaj
Në mallin tënd u poqa,
U përcëllova,
Gati u treta,
Vendi im, oqean malli!
Nëntëmbëdhjetë vjet
Ballin nuk ma përkëdheli

Rrezja e diellit
Në agimet e tua të trëndafilta,
Vendi im liqen lotësh!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa gurgullimën e krojeve të tua,
Shekuj m’u bënë,
Vendi im,
Ujëvarë bjeshke!
Nëntëmbëdhjetë vjet
Butësinë e ograjave,
Në dhe të huaj
Më kot ta kërkova,
Vendi im,
Ëndërr fëmijërie!
Nëntëmbëdhjetë vjet
Mezi i plaka
Pa urimin “Tungjatjeta!”
Rit i fisit tim,
Vendi im,
Gurrë jete!
Nëntëmbëdhjetë vjet,
Pa cicërimën e ëmbël
Të zogjve pranverorë,
Vendi im,
Vetull ylberi!
Nëntëmbëdhjetë vjet
Pa mugullimin e marsit,
Dehje për kthim,
Etje për lirinë e shumëpritur!
Vendi im prehërngrohtë,
Vendi im krahëhapur,
Shekujt nuk po më dalkan,
Ta shuaj mallin
Në kraharorin tënd magjepsës!


Përgjërimi

(Frymëzuar nga protesta e organizuar
në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve,
më 30 gusht 2010 në Prishtinë)

Në zemër të Prishtinës
Mbi pllaka mermeri,
Si mbi rrasa të ftohta varresh,
1837 palë këpucë,
Të vogla,
Të mesme, Të mëdha.
Këpucë fëmijësh,
Nxënësish,
Studentësh,
Punëtorësh;
Këpucë malësorësh,
Këpucë të grisura udhëtarësh,
Këpucë nusesh me vel,
Këpucë dhëndurësh,
Festash e dasmash,
Vëllezërish,
Motrash,
Nënash,
Etërish;
Këpucë që mbi pllaka mermeri,
Si një det i thellë dhembjeje,
Si një oqean i pafund malli,
Me nga një pikëpyetje,
Kordele në qafë,
Me nga një fjali:
“Ku janë?”,
Pyesin:
Ku është njomëzaku im,
Ku është babai im bujar,
Nëna ime diell dashurie,
Gjyshi im përrallëtar i rrallë,
Gjyshja ime zemërbardhë,
Vëllai im me yll në ballë,
Motra ime sypërlotur?...
Pyesin:
Pse na shikoni si të huaj?
Nuk na njihni!?
Nuk na keni parë!?
Fotografitë tona në kangjella
Para Kuvendit të Kosovës,
Që dhjetë vjet,
Si gjethe pemësh,
I tund era në pranverë,
Në verë, në vjeshtë, në dimër.
Që dhjetë vjet
Fotografitë tona,
Me sy – liqene pikëllimi,
Buzëplasur përgjërohen:
Na ktheni në vendin tonë!
Që dhjetë vjet
Fotografitë tona zverdhen
Por nuk bien,
Si gjethe vjeshte nuk pikojnë.
Që dhjetë vjet
Zbehen fotografitë tona
Nga dielli, shiu,
Acari, veriu, koha,
Por malli nuk zbehet,
Çdo ditë më shumë shtohet,
Bëhet vullkan,
Zemra nënash përvëlon,
Zemra fëmijësh sëmbon,
Zemra motrash shkrumbon,
Zemra të dashurish
Me afsh i përcëllon.
Zbehen fotografitë,
Por jo shpresa për kthim
Shtatë pashë në zemër palosur.
Nuk zbehet malli i nënave,
Det i thellë, oqean i pafund.
Nuk zbehet
Dashuri e brishtë,
Malli i fëmijëve njomëzakë,
Që çdo ditë
Me rrezen e parë të diellit
Mirëmëngjesi
Dhe në të ngrysur
Natën e mirë na thonë;
Na njomin me lot,
Me doçka na ledhatojnë.
Që dhjet vjet
Në fotografitë tona
Sytë thellohen,
Buzët përgjërohen,
Vendlindjen mëtojnë.
Zbehen fotografitë,
E humbin shkëlqimin,
Bashkë me eshtrat tona,
Që në dhe të huaj mërdhijnë,
Nuk gjejnë qetësi,
Nuk pushojnë.
Njerëz,
Mos na harroni,
Kërkoni kthimin tonë!
Pushtetarë,
Bëni urëvarë,
Me eshtrat tona
Që nëpër të,
Si në legjendë,
T’ia mësyjmë vendit tonë.
Bashkohuni me nënat,
Syburim pashterur,
Me etërit,
Që gulçimin nyjë
Në fyt shtrëngojnë,
Me fëmijët,
Që shpresën,
Bashkë me lotin,
Në qerpik mbajnë,
Me motrat,
Që qëndismat me lot i lajnë!
Bashkohuni me mallin tonë,
Që nuk tretet
Për një copë tokë vendlindjeje,
Sa për një varr,
Shtrat për eshtrat tona,
Për diell Kosove,
Për një grusht dhe të shkriftë
Mbi trupin tonë,
Për një vizitë,
Për një lulenuse,
Për një lutje shqip
Mbi varrin tonë!
Bashkohuni me lutjen tonë
Për kthim
Pranë nënave,
Fëmijëve,
Motrave,
Vëllezërve,
Pranë nuseve tona,
Pranë të dashurve tanë.
Njerëz,
Mos na harroni!


Barletit

Hap fletët e kronikave
si derën e përrallave magjike
Barleti ngeshëm më flet:
për krahun,
për shpatën,
për mburojën,
përkrenaren,
e kalin e Gjergjit.
A do ta njihnim
krahun e trimit
pa ty Barlet?
Shpatën,
ndryshku
dhe dhëmbët e kohës
ndoshta do ta brenin
deri në harrim.
Mburojën ,
gjoks për Arbërinë,
kot do ta kërkonim
në muzetë e botës
e përkrenares
edhe ditën me diell
cubat
do t’ia vidhnin
krenarinë.
Kalin
nuk do ta gjenim
shesheve të qyteteve
me Gjergjin kalëruar
e shpatëzhveshur
për Shqipërinë.

Hap fletët e kronikave
si derën e përrallave magjike,
kronikani ngeshëm më flet
për Nëntorin e Parë,
për Motin e Madh
e unë me lapsin në dorë
përgëzoj Barletin.



Dielli lot në Vlorë

Para llucë e shi,
Prapa ngricë e borë,
Fërfëllizë e llucë,
Isa për në Vlorë.

Llucë e shi përpara,
Prapa ngricë e borë,
Nëpër zhgan ujqish
Rrugës për në Vlorë.

Vit bëhej dita,
Shekull një natë,
Llucë, acar e shi,
Breshër e shtrëngatë.

Shqipëria në Vlorë
Shkrifej në Diell të ri,
Prapa ngricë e borë,
Para llucë e shi.

Isën nuk e çeli
Ditë e parë në Vlorë,
Çante rrugën trimi,
Si ortek me borë.

Ditën e dytë Dielli
Ndiqte retë në Vlorë,
Bubullimë prapa,
Fërfëllizë e borë.

Plaku i Pavarësisë
Me Flamur në dorë,
Biri i Kosovës
Plisin Sharr me borë.

Shkrihen në përqafim
Si vëllezër të vërtetë,
Zjarr e afsh në gji,
Zhdavaritin retë.

Afshin e Kosovës
Isa derdh në Flamur,
Shteg mali ballin,
Gjoksin sikur furrë.

Afshin e Shqipërisë
Ai e derdh në Vlorë,
Edhe njëqind vjet
Prapa ngricë e borë.

Njëqind vjet dimër,
Njëqind vjet verë,
Diell Vlore andej,
Këndej zi e terr.

Afshi i Shqipërisë,
Dielli lot në Vlorë,
Shkrinin në Kosovë
Akull shekullor.

Faqe ndërroi moti,
Fryu një erë tjetër,
Acar, llucë e shi,
Një kujtim i vjetër.

Rruga për në Vlorë
Pa llucë e pa shi,
Shend e verë përpara,
Prapa Diell i ri.



Letra e reve

Me rrufe dërguan,
Retë letër për ne,
Ashpër kërcënuan:
Njerëz, vini re!

Përditë ndotet ajri,
Dheu bëhet trokë,
Thahet pema, bari,

Rënkon qiell e tokë.

Dëmtohet fusha,
S’do të kemi grurë,
As dimri, as vera,
Nuk janë si dikur.

Tym e gazra plot
Ndotet atmosfera,
Gjithnjë e më fort,
Po tërbohet era.

Çdo anë blozëri,
Qiellin e mbulon,
Dielli në gjithësi,
Më pak ndriçon.

Po zymtohen yjet,
Ujërat bëhen pis,
Po zhbëhen pyjet,
Po ndotet çdo vis.

Na zihet fryma,
Zemra na gulçon,
Na buçet koka,
Ndotja përparon.

Po vazhdoi ndotja,
Na humb durimi,
Dysh ndahet zemra,
Na kap tërbimi.

Me breshër e stuhi,
Ne ju sulmojmë,
Nuk bëjmë mahi,
Botën e trazojmë.

Akullnajat në veri,
Shkrijnë, vërshojnë,
Vullkanet me furi,
Djegin, përvëlojnë.

Nëse ndalet ndotja,
Nuk mbajmë mëri,
Na zbutet zemra,
Ju falim kënaqësi.

E zbutim motin,
Diellit i ndrit fytyra,
Shiu njom mjedisin,
Ëmbël qesh natyra.



Amaneti i shokëve

(Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka)

Të dashuruar pas rrezes së diellit,
Në udhën e rrahur ndër shekuj,
Ranë shokët tanë,
Vdekjen me vdekje e mundën,
Ditë e natë pranë nesh qëndrojnë
Si yj që nuk shuhen kurrë.Nderim e lavdi
Ata paçin përjetë,
Se amanet na i lanë:
Gjakun,
Kurrë të mos na ndalet hovi rinor,
Gjuhën,
Zemrat të na i zbutë e të na i forcojë,
Sytë,
Horizonteve ta hedhim vështrimin,
Këmbët,
Hapin ta kemi të gatshëm për marshim,
Grushtin,
Shtrigat t’i shkallmojmë,
Krahët,
Agimet e kuqërremta t’i përqafojmë,
Zemrat, oh zemrat,
Kambanë për ditën e madhe.
Heu, kush shkel mbi gjakun e tyre,
Dritë e diellit e verboftë,
Mallkimi i tokës nënë e zëntë!



Lumi

Është gjëegjëzë,
Nuk bëj mahi.
Lumë është,
Lumë nuk është!
Le ta gjejë,
Kush e di.
Pi qumësht,
Ha nga pak,

Dysheku i butë,
E pret në krevat!
Shihni, shihni,
Sa çudi,
Vu andej, vu këndej,
Hipur në rreth,
Si në makinë,
Ta bën Lumi,
Rrëmujë shtëpinë!
S’rrjedh në shtrat,
Por zhargitet,
Në prehër të nënës
Lumi rritet!
Del në shëtitje
Me kënaqësi,
Ikën brenda
Kur bie shi!
Kthjellet moti,
Prapë gjallërohet,
Po nga dielli s’avullohet!
Çupa-çupa mu si patë,
Lahet Lumi në govatë!
Luan me lodra,
Me qumësht ngihet,
Po kur lodhet,
Në gjumë shkrihet!
Nuk përmbyt,
Nuk vërshon,
Me doçka të buta
Lehtë të lëmon,
Hopa hidhet,
Të përqafon!
Kur qesh Lumi: glu-glu,
Krua mali, gurgullimë,
Hapet qielli më besoni,
Plot me gëzim
E mbush shtëpinë!
I bërtite,
Fort hidhërohet,
S’e afrove,
Nuk pajtohet!
Me ata sy rrush të zi,
Kur qan Lumi gurron shi!
Qesh Lumi, qesh natyra,
Hënë e diell i ndrit fytyra!
Sytë e tij
Plot shkëlqim
Shporrin terrin,
Derdhin gëzim!
Një ninullë
Në qerpik i ngjitet,
Sa më shpejt
E uron të rritet:
Lum, o Lum,
Qafëllokum,
Rritu, rritu,
Pak më shumë!
Gjëegjëza
Tash u zgjidh
Krejt e dini
Sikur unë:
Kush pi qumësht
Dhe bën gjumë,
Nuk është lumë,
Shtrat-ujëshumë,
Është fëmijë
(Nipi i gjyshit)
Me emrin Lum!

Montag, 29. Juli 2013

Shaban Cakolli: Poema "Pushka amanet"...

Shkruan: Shaban Cakolli

Hydajet Hyseni: "Pushka amanet" (Poemë). Mars,1989

Një poemë,e cila është shkruar në burgjet fashiste të Jugosllavisë, kur autori i saj Hydajet Hyseni,i dënuar me 15 vjet burg,sepse donte lirinë e kombit, mbetët ndër poemat më të çmuara të letërsisë sonë shqipe në ngjyrën e revolucionit, kur fashistët Jugosllav, me dhunë, torturë, përndjekëje e burgosëje, donin të shuanin qëndresën shqiptare, fjalën shqipe dhe kërkesat për lirinë. Kjo poemë paraqet të kaluarën tonë të rëndë, qëndresën e kalitur të të parëve tanë, torturat mbi ta,rininë të cilët duke pa vuajtëjet e prindërve, nuk kishin kohë të mendonin për lodra fëmijësh, por preokupim kishin amanetin e të parëve, për më të shenjëten e ajo ishte dëshira për liri.Kjo dëshirë e brumosur nëpër breza, rrodhi mes shpirtit artistik të rrapsodit,nëpër mes vargjeve të poetëve, nuk pati forcë pushtuese të shuaj dëshirën për liri, as kur i këndoj rrapsodi, as kur i shkrou poeti,as burgu i hekurt i pushtuesit, nuk pati forcë të ndaloj penën e poetit, i cili në errësirë burgjesh, ia doli të shkruaj, shpërndajë e botoj, poemën "PUSHKA AMANET". Poema flet për sistemin e egër çetnik të viteve 50-ta, kur Qeveria shoviniste e Sërbisë në krye me kriminelin Aleksandër Rankoviç, nisën akcionin e grumbullimit të armëve, me qëllim të i torturojnë shqiptarët, të i burgos trimat më të mirë të Kosovës, të cilët nuk pranuan kurrë të lëshojnë tokat e veta, Ata çetnikët kanë provuar me shumë forma të na gjunjëzonin, dhuna e armikut bashkë me mashat e tyre, tradhëtarët, priftërinjët, hoxhollarët, e shumë forma tjera, kanë bërë tortura, vrasëje, masakrime mbi shqiptarët, por amanetin nuk ua kanë përulur, nuk kanë mundur të ua thyajnë. Çka ishte amaneti? Përkushtimi për Lirinë, mbrojtëjen e pragut, atdheut, gjakun, trollin, plisin, gjitha mes pushkës të lirisë, formë tjetër me pushtuesin nuk kishte, andaj stërrgjyshërit, gjyshërit, prindërit tanë, luftuan me pushkë për lirinë, kur shihnin vdekjen lenin pushkën amanet, të mos jipej, por të u lihej trashëgim brezave, me to të luftojnë deri në çlirimin e plotë të atdheut, ku dhe betoheshin "I gjallë nuk e jap". Armiku i torturoj ata dimra të acarta shqiptarët, duke i rrahur,duke i lënë këmbëzbathur në borë,duke i likuiduar,shumë vdiqën por betimin nuk e shkelën,të tjerët shitën pasurinë,blenë ndonjë armë tjetër, por amanetin nuk e dorëzuan, betimi ishte"i gjallë nuk e jap"."Pushka Amanet" është një poemë shumë e hidhur historike,por me vlera të qëndruara, për të cilën mund të shkruajmë shumë, por edhe të shkruajmë shumë e shumë, nuk do të mundeshim të flasim, ashtu si ka folur poeti ynë Hydajet Hyseni mes vargjeve të kësaj poeme të gjatë, të cilën do mundohemi të e japim në tërësi.


HYDAJET HYSENI

PUSHKA AMANET

Atë vit kishte marrë

Dimër i vështirë
Nën borë e acar

Gjithçka kishte ngrirë.

Netëve të gjata
Fshati në errësirë

S´jepte shenja jete

Dukej shkretëtirë.

Në fshat heshtje varri,

Asgjë s´ndihej gjallë,

Veç zërit të ndonjë shpendkeqi


E të qenëve në mahallë.

Njerëzit si statuja
Plot ankth e trishtim,
Dëgjonin pas frengjive


Mbyllur me qilim.

Rrënçethej gjithçka

Edhe gurët e kullës,
Kur ndihej uturimë e gjipsit,

A hapa të patrullës.

Pastaj dikush shkonte
Mes njerëzve si hije;
Prapa,mallkim nënash
E vaj të ndonjë fëmije.

Përsëritej ky refren
Natë për natë,
Atë dimër të egër,
Tepër të gjatë.


II

Kokë më kokë ne fëmijët

Bisedonim gjatë
Por s´e dinim mirë

Ç´po bëhej në fshat.

Shihnim njerëz të huaj

Ardhur nga qyteti:
E dinim se prej tyre
Vinte gjith qameti.

Bridhnin poshtë e lartë
Me gjipsa e vetura,
Me çizme të zeza
E veshje nga lëkura.

Mësimin dhe lojërat
Në gjysmë na i kishin lënë
Ishin bërë sa javë
Që shkollën kishin zënë.

Thoshin se nuk flinin
Tërë natën e gjatë.
Ata njerëz të zi,
Të zi sikur natë.

Se çú bënin burrave
Ne atëherë sé dinim,
Por edhe ne shihnim
Se si shkonin,nuk vinin.

Shumë shkonin me pushkë
E vinin pa të,
Të tjerët,të mavijosur,
Ofshanin por s´nxirrnin zë.

Dhe kur nënat na frikësonin
S´thonin:mos se murrashi!
S´thonin as,mos se gogoli!

Por,"kujdes,vjen " udbashi,,,,!

Kështu atë dimër
E mplakte fshati im,

Mbështjellë me borë e mjegull
Me ankth e trishtim.

III

Çdo natë e vështroja
Gjatë babain tim,
E në sy ia lexoja
Vuajtje,zemërim.

Kishte kohë që buza
Nuk i qeshte fare,

Rrinte e mendohej
Dhe pinte cigare.

Unë veten pyesja shpesh

Babai ç´kishte vallë?
Pse i kishin shtuar ofshamjet
Dhe rrudhat në ballë?

Mendoja kështu çdo natë
E në sy s´më vinte gjumë,
Se shihja që babi
Halle kishte shumë.

Dhe s´ish veç halli i bukës
Që shumë shpesh mungonte

Dhe as vetëm "porezi"

Që shteti kërkonte.

Halle si këto
Ne kishim ngahera,
Por atij i kishin dalur
Shumë halle të tjera.

Prandaj ai herë-herë
Brofte në këmbë;
Grushtat i shtrëngonte
E shante ndër dhëmbë.

Dhe shpesh e shikonte
Murin mbi dollap,
Dhe thoshte i vendosur:
-"I gjallë nuk e jap".

IV

Një natë të zezë
Sikur u shtua acari,
Kur në shtëpinë tonë
Erdhi ofiqari.

Nuk dëgjova mirë
Babait se ç´i tha,
Por e pash një letër
Në dorë kur ia la.

Dhe shkoi nga erdhi
U fut në errësirë:
Babai mbeti në prak
I shtangur,i ngrirë.

Pastaj u kthye nga ne
Dhe më pa në fytyrë,
Dhëmbët i shtrëngoj
Dhe pështyu në errësirë.

Ashtu si babai
Pështyva dhe unë,
Andej nga shkoj njeri;

Që i thonin"spiun".

Jashtë errësirë dhe nëna,
Shikonte e nemitur,
E me pezmë mallkonte:
-"Mjerë nëna që të ka rritur!"

Fëmijët e tjerë
Flinin nën velenxë;

Ata s´dinin gjë
Për letrën e zezë.

As unë nuk dija
Ç´thuhej nátë letër,copë letër,
Por shihja se babait

I sillte mërzi tjetër.

V

Menjëherë të nesërmen,
Dikur natën vonë,
Erdhi hoxha i fshatit

Në shtëpinë tonë.

Dhe gati gjithë natën
Foli me babanë;
Babai vetëm heshte

Dhe pinte duhan.

-"S´ke çka bën kumbarë,
i thoshte babait,
Le të bëhet´siç është shkruar,

Në dorë të allahut.

Shite edhe lopën

Se s´bëhet kijameti

Zoti është i pari
I dyti hyqymeti.

Se të dua shumë,

Prandaj ta bëjë këtë të mirë,
Se miku i vërtetë duket

Në ditë të vështirë"...

Fliste kështu mullai
Dhe sillte tespitë,
Shpesh lëpinte buzët
E i rrotullonte sytë.

Unë urreja hoxhën
Me qyrkun e zi;
Droja mos babait
I shtonte ndoj mërzi.

Sepse hoxhë mullanë,

Me zë të çjerrë e të hollë,
E kisha parë shumë herë
Të shkonte në shkollë.

Shkonte e vinte

Me njerëzit e zi,
Rrëshqiste pastaj si hije
Shtëpi në shtëpi.

Prandaj urreja hoxhën
Me qyrkun e zi
E droja mos babait
I bënte ndoj dredhi.

Por edhe babai

Në derë kur e përcolli,
Vështroi gjatë errësirën
Dhe kokën e solli.

Dhe e ndjeva hoxhës
Kur"dhelpër" i tha.
-Ma ke gjetur ditën
Hoxhë maskara!"

Të nesërmen kur u zgjova
Pash një pushkë në mur,
Por lopa jonë e vetme
Më s´ishte në ahur.

E shava mullanë,
Ia shava dhe tespitë
Se më dhimbsej Laroja,
M´u njomën edhe sytë.

Por e përmbaja dhimbjen
Për lopën Larojë,
Se shpresoja që pushka
Halle do të pakësojë.

VI

Një mëngjes babai
Doli nga shtëpia,
se shkonte në shkollë
Dukej nga mërzia.

Na shikoi me dhimbje
Dhe doli në borë,

Shkonte si drejt vdekjes,
Pushkën mbante në dorë.

Sa keq e ndjeva vetën
Unë brenda në shtëpi,
Kur kujtoja
Mes njerëzve të zi.

Dhe kur ai,pas pak,
U kthye përsëri,
Fytyra ne na qeshi
Të gjithëve në shtëpi.

Në fillim mendova
Se babai kish shpëtuar,
Por kur i pash ballin,

Rrudhat i ishin shtuar.

Se ç´ndjeva në zemër,
Sytë m´u mbushën plot,
Ndjeva dhe një dorë
të mí lëmonte flokët.

Ato kohët e fundit
Shpesh kështu vepronte:
Vetëm më përgëdhelte
Dhe në sy më shikonte.

Më thoshte i menduar;
-" U rrite o bir......"
Po s´fliste më gjatë,
E kishte të vështirë.

Dhe saherë që ai

Kështu më shikonte,

Më dukej se prej meje
Diçka po kërkonte.

Më shikonte mua,

Shikonte mbi dollap,
Dhe thoshte me zë
-"I gjallë nuk e jap"

VII

Atë natë dimri
Vonë,në shtëpi,
I erdhi babait
Një shok i tij.

Ishin shokë lufte,

Shokë të pandarë,
Por,të bisedonin ashtu
Kurrë s´i kisha parë.

Shikoja babanë
Dhe shokun e tij
E në sy u lexoja
Halle e mërzi.

Flisnin plot urrejtje

Dhe plot neveri,
Për njerëzit e huaj,
Për njerëzit e zi.

Dhe atë më të ziun
Që kërkonte pushkë;
Shpesh në gojë e zinin,
E kishin njohur në luftë.

-"Atëherë , thoshin ata,
Kishte veshje tjetër,
Kishte kryq të thyer,
Kishte edhe mjekërr".

Dhe saherë atij
Emrin ia kujtonin,
Plot pezëm në sy
Dhëmbët i shtrëngonin.

-"Jo,thoshte babai,

S´duan veç armët tona,
Por duan të na zhdukin
Gjithçka që është e jona.

Duan që të zhdukin
Gjithçka që është shqiptare,
Emrin,gjuhën,plisin.....
Të na çesin fare.


Nuk kërkon mor,jo
Veç pushkë e "allti",

Por don gjakun tonë
Çetniku i zi.

-" Ty mor kapuçbardhë";
Lehtë,më tha s´të lëshojmë,

Edhe top po të sjellësh,
Tanks do të kërkojmë".

Dhe ia shihje në sy
Etjen për gjak,

Hakmarrjen për luftën
Në Kosovë e Sanxhak".

Rrëfenin pastaj
Ngjarje, histori.......
Dhe herë-herë ofshanin:
"Ah,tradhti,tradhti!"

Flisnin për ofiqarin
Dhe e quanin mashë,
Se hante dhe pinte
Bashkë me"udbashë".

E shanë hoxhën e fshatit
Dhe dy a tre të tjerë,
Që një pushkë të UDB-së
E shitnin disa herë.

Flisnin dhe kërkonin
Shpëtim nga ky ortek,
Por nuk gjenin rrugë,
Ishte zënë çdo shtek.

"Nuk ka shpëtim,jo,
Nga njerëzit e zi,
Veç të kalojmë kufirin.

Tíkim në Shqipëri.

Por,as këtu nuk bën,

Mohonin me kokë,
Ku t´i lëmë fëmijët.
Si ta lëmë këtë tokë?

Pastaj të huajtë
Mu këtë kërkojnë,
Që nga tokat tona
Ne të na dëbojnë".

Unë shihja babanë
Dhe shokun e tij

E në ballë u lexoja
Veç halle e mërzi.

Në sytë e tyre rrodhi
Një valë e ngrohtë gëzimi,
Vetëm kur po flisnin
Rreth një fjalimi.

Unë nuk kuptoja mirë

Ç´ishte ai fjalim,
Por shihja se i ngjallte
Shpresën babait tim.

Dëgjoja nga goja e tyre
Shpesh fjalën liri,
Parti,socializëm,

Mirëqenie,begati....

Kosova e robëruar,
Xhelatët e zi....
Dhe shpesh e përmendnin
Emrin Shqipëri.

Dhe saherë që në gojë
Zihej Shqipëria,
Më dukej se babait
I hiqej mërzia.

-"Natë e zezë ka rënë,

Por do të dalë dita,
Thanë duke u ndarë,

Do të i vijë dita".

Kur u kthye babai
Shikoj mbi dollap
Dhe tha i vendosur
-"I gjallë nuk e jap".

VIII

Atë natë dimri
Shumë ëndërra unë pashë
Plot dritë e lule,
Plot korba e "udbashë".

Në njëren prej tyre,
Pash një livadh.
Që ndahej në dysh
Nga një gardh i madh.

Andej shpend e lule,
Hare e gëzim:
Këndej ferra e bisha,
Halle e trishtim.

Andej rreze të kuqe

Plot dritë e diell,
Këndej natë e zezë
E plotë re në qiell.

Ne nga errësira
Vështronim në qiell,
Por gjithkund ishte natë
S´shihnim dritë as diell.

Disa njerëz të zi
Si ujqër e derra
E ruanin me armë
Gardhin me therra.

Gjysma e livadhit,
Dukej sikur ferr,
Se gardhi ne na bënte
Hije edhe terr.

Por,se si shpërtheu
Një zjarr i kuq si gjaku
Dhe me rreze të kuqe.
Qiellin e përflaku.

Retë dhe errësirën

Dhe gardhin e zi
E digjte ky zjarr,
I bënte shkrumb e hi.

Ne me gaz e shpresë
Shikonim në qiell,
Se tani gjithë livadhi

Do të kishte dritë e diell.

Unë bërtita shumë
Sa gjithçka ushtoi,
Por për një çast babai

Nga gjumi më zgjoi.

Atëherë unë kuptova
Se në ëndërr isha tretur
Dhe se babai
Ende skishte fjetur.

"Ç´pate më pyeti,
Dhe flokët m´i lëmoi
E unë mezi prisja
Ëndrrën tía tregoj.

Ai më shikonte
Dhe dëgjonte në heshtje,
E herë-herë fytyrën
Ia mbulonte një buzëqeshje.

"Eh,mor biri im,
Sa jeta është dhënë
Ëndrrën që ke parë,
Në jetë për ta vënë.

Që të bëhet kjo
Qenka shumë vështirë,
Për këtë u dashka gjaku
I bijëve më të mirë.

Por kjo do të bëhet
Patjetër biri im;
Vetëm ti rritu
Edhe bëhu trim!"

Dhe babi im
Kishte të drejtë;
Koha po kërkonte
Të rritesha më shpejtë.

Ato netë kuptoja
Edhe dy të vërteta;
Sa ëndërra të bukura kishim
E sa e zezë ishte jeta.

IX

Në një gjumë fëminor
Ëndërroja pranverë,
Kur me forcë ushtuan
Të trokitura në derë.

Vrapova në dritare

Dhe kokën e zgjata,
Jashtë dikush bërtiste,
"Otvorite Vrata!" ***Serbokroatisht,në shqip,Hapeni portën!

Dëgjova disa sharje,
Një kërcitje të fortë.
Pastaj disa hije
U futën në portë.

Ende s´ishim zgjuar
Ne në shtëpi,
Kur u futen brenda
Njerëzit e zi.

Uh,sa të zezë e kishin
Ata njerëz fytyrën,
Që hynë në shtëpi
Bashkë me errësirën.

Dhe këta njerëz të huaj
I thoshin babait shpesh,
Disa fjalë të huaja
Që unë s´i merrja vesh.

Por çíshin ato fjalë
E kuptova mirë,
Kur ia lidhën duart
Me pranga e zingjirë.

Në mes tyre babai
Krenar po qëndronte,
I shihte drejt në sy
E dhëmbët shtrëngonte.

Na shikonte ne.
Shikonte mbi dollap
Dhe më dukej sikur thoshte:
"I gjallë nuk e jap".

Mua shpesh më vinte
Tía plasja vajit.
Por s´qaja se kisha
Turp prej babait.

Se sa herë më shikonte,
E kuptoja mirë,
Më thoshte në sy me sy.
"-Tani u rrite bir....."

Pastaj aty ishin
Dhe njerëzit e zi,
E s´doja të më shihnin
Me lot në sy.

Dhe shkoi babai
Mes njerëzve të zi,
"Qëndroni e mos qani!"
Thoshin sytë e tij.

Unë shtrëngoja dhëmbët
Dhe nuk qaja dot,
Ndonëse sytë i kisha
Të mbushur me lotë.

Fëmijët e tjerë
Në vaj ishin shkrehur,
Nëna vërtetë s´qante,
Por e tëra ishte zbehur.

Ofshante ajo thellë
Dhe vetëm mendohej,
Oh,ç´dhembje e madhe
Në ballë i lexohej!

Sa keq e ndjeja veten
Atë ditë në shtëpi
Kur kujtoja babanë
Mes njerëzve të zi.
X

Ish mëngjez i ftohtë,
Një mëngjez ,dimëror,
Ne një grup fëmijësh
Ecnim nëpër borë.

Çdonjëri tregonte
Me lot në sy,
se ç´´í kishte ndodhur
Ato netë në shtëpi.

Shumë shokëve të mi
U kishin marrë babanë,
Dikuj-dikuj vëllezërit
E dikuj xhaxhanë.....

Më dhimbseshin të gjithë
Si babai im,
Por,veçmas ndjeja dhembje
Për mësuesin tim.

Atë e kishin marrë,
Pse libra kish lexuar
Dhe sepse në radio
Tiranën kish dëgjuar.

Ne të gjithë e donim
Dhe ai shumë na donte,
Sa tregime të bukura
Na rrëfente e lexonte!

Dhe kur fliste për Kosovën
Më kujtohet si sot,
Se si dhëmbët shtrëngonte
E në sy i vinin lot.

Sytë e tij të ëmbël
Mbusheshin hare,
Vetëm kur na fliste
Për një botë të re.

Sa më vinte keq,
Sa më vinte vështirë,
Kur e mendoja të lidhur
Mësuesin tim të mirë...

Dolëm mbi fshat
Në maje të bregores,
Që andej shkolla dukej
Si në pëllëmbë të dorës.

Vështronim nga bregorja
Mbi borë të shtrirë,
Me ankth e trishtim,
Me zemër të ngrirë.

Shihnim atje poshtë,
Në oborr të shkollës
Baballarët tanë
në mes të dëborës.

Qëndrinin në këmbë
Dhe nuk lëviznin fare,
Nuk flisnin mes veti,
As pinin cigare.

Rreth tyre" udbashët"
Me veshje nga lëkura,
Mbi kokë u qëndronin
Me pushkë e kaçaturra.

Dhe kur herë pas here
E futnin ndonjë brenda.
Neve në bregore
Fort na rrihte zemra.

U bërtisnin të huajtë,
I shtynin,i shanin...
E kur i nxirrnin jashtë
As këmbët s´i mbanin...

Qëndruam në bregore
Deri vonë në terr,
Deri sa s´dukej shkolla
Që ngjante në ferr.

Kapur dorë për dore
U kthyem duke kënduar,
Këngën partizane
Që mësuesi na kish mësuar.

Na dukej sikur këngët
Na mbanin zemrat ngrohtë,
Se kështu e mposhtnim dhimbjen
Dhe erën e ftohtë.

XI

Ditë për ditë
Me motrat dhe vëllanë,
Mes borës,në rrugë,
E prisnim babanë.

Ato ditë pritjeje
Dhe ato netë,
Plot me dhimbje ishin,
Të gjata ishin vjetë.

Dhimbja dhe urrejtja
Më digjnin sikur furrë.
Më dukej se babanë
S´do ta shihja kurrë.

Me pikëllim në zemër,
Me lotë në sy
Ktheheshim pa babanë
Vonë në shtëpi.

Atje gjeta nënën
Në pengjere mbështetur,
Dhe çdo ditë më dukej
Edhe më e tretur.

Na shikonte gjatë
Dhe flokët na i lëmonte,
Sytë i turbulloheshin
Dhe nofullat shtrëngonte.

Unë shihja se ajo
Sytë i kishte plot,
Ofshante thell nga zemra
Por,nuk derdhte lotë.

E shihja të qante,
Të mallkojë e lotojë,
Vetëm kur ne flinim
Pa futur gjë në gojë.

Ne duronim urinë
Ndonëse ishim fëmijë,
Se babai,thoshte nëna,
Nesër do të vijë.

Dhe na rrëfente nëna
Shumë ngjarje dhe përralla
Me dragoj e kreshnikë
E trimëri të rralla.

Unë çdo natë ëndërroja
Veten të fortë çelik,
Fluturoja si dragua,
Luftoja si kreshnik.

XII

Ishte ende natë.
Ishte terr i zi,
Kur ndjeva nëpër gjumë
Hapa në shtëpi.

"oh,ç´´gëzim i madh!
Oh,ç´ditë e bardhë!
Lum për mua,thirra,
Babai paska ardhë..."

Flaka tej velegjën.
U zgjova me rrëmbim,
Se ç´ndjeja në zemër
E di veç shpirti im.

Por, kur hapa sytë
Mbeta në vend i ngrirë,
Në shtrat rrinte babai
Gjërë e gjatë i shtrirë,

"Ç´paska,thash,babai
Që rri i tendosur?
Vallë përse fytyrën
E ka të mavijosur?

Pse athua ai
Me lotë në sy më këqyrë?
Athua vallë ,pse nëna
Është e bërë dyll në fytyrë?"

Pyesja kështu veten
E s´përgjigjesha dot,
Dhe si pakuptuar
Në sy më rrodhën lotë.

Dhe sigurisht do të qaja
Me dënesë e ngashërim,
Po të mos thoshte babai
-"Eja biri im"..

Dhe u ngrit ngadalë,
E nuk rënkonte më,
Buzëqeshte me zor,
Thua s´kishte gjë.

-"Mos qaj,biri im,
Se tani je bërë burrë!
E burrit,çfardo t´i ndodhë,
Lotët s´ia sheh kurrë...."

S´mundi të flas më,
E kishte të vështirë,
Por se ç´kishte në zemër
i lexohej në fytyrë.

N´atë gjendje babanë
S´e kisha parë kurrë,
Më dukej se në gjoks
Diçka i digjej furrë.

Më dukej sikur tym
I dilte nga balli.
E kur dhëmbët i shtrëngonte
I dilnin xixa stralli.

I shtrëngonte grushtat,
Ofshante,por s´rënkonte,
Më shihte drejt në sy
Dhe flokët m´i lëmonte.

Më shikonte mua
Shikonte mbi dollap
Dhe thoshte përseri:
-"I gjallë nuk e jap":

XIII

I egër ishte ai dimër.
plotë ngricë e acar,
Të tillë dimër fshati
Kurrë nuk kishte parë.

Dimër i akulltë
Me erë e stuhi,
Me ankth e trishtim
E njerëz të zi.

Me hapa patrullash
Gjipsa e vetura,
Dimër me "udbashë"
Me veshje nga lëkura.

Gjithçka kishte ngrirë
Nën çizmë e dëborë,
Veç zjarri i urrejtjes
Rritej në krahror.

E shihja tek rritej
Këtë zjarr gjithkund,
Rritej në çdo zemër.
Rritej dhe tek unë.

E rrisnin "udbashët"
Që nxinin mbi fshat,
E rriste babai
Që dergjej mbi shtrat.

E rrisnin bisedat
Që dëgjoja në shtëpi,
Nga goja e babait
Dhe shokëve të tij.

Bisedat për luftën,
Për njerëzit e zi,
Ofshamjet e thella
Ah,tradhti,tradhti...!

Dhe nuk ëndërroja bukë
Për barkun e uritur,
Por,të isha më i fortë,
Të isha më i rritur.

Çdo natë ëndërroja,
Të rritesha më parë,
Për babain dhe të tjerët
Hakun për ta marrë.

Dhe ndonëse i uritur
E të qullur sytë,
Ndjeja si atë dimër
Po rritesha çdo ditë.

E ditë për ditë
Shikoja mbi dollap
Dhe thosha si babai
"I gjallë,nuk e jap."

XIV

Një mëngjez të ftohtë.
Kur ende flinte fshati,
E ndjeva babanë
Të ngrihej nga shtrati.

Atë natë ai
S´kishte fjetur fare,
Vetëm ishte menduar
Dhe kishte pirë cigare.

I mblodhi të gjitha forcat,
U ngritë me mundim
Dhe më tha ngadalë,
"Eja biri im!"

"Eja more bir,
Se tani je rritur,
Se këtë ditë babai
Kaherë e kam pritur."

Dhe më çoi për dore
Te muri në dollap
Kur shihte kur thoshte,
"I gjallë,nuk e jap"

Pse shiti Larojën?
Pse bleu pushkë tjetër?
Athua, vallë,ç´të jetë
Kjo pushkë e vjetër?"

Pyesja kështu veten,
E ai më shikonte,
Dhe më dukej sikur pyetjet
Në ballë m´i lexonte.

"Dëgjo more bir,
Se tani je bërë burrë,
Shikoje këtë pushkë
Dhe mos e harro kurrë!

Se kjo pushkë,mor bir,
Është nderi i shtëpisë,
Është amanet i brezave,
Është pushkë e lirisë..."

Dhe vështrimi i tij
Treti diku larg,
E nëpër ballë kujtimet
I bridhnin varg-varg.

Ai mbi tytë të pushkës
Vështrimin hidhte prapë,
Unë me vete thosha
"I gjallë,nuk e jap":

XV

Jeta jonë o bir.
Kështu ka qenë përherë.
Pa dritë e pa diell,
Dimër e skëterrë.

Në errësirë,kjo tokë,
Mplaku vite e muaj
Në mjerim e skamje,
Nën këmbë të huaj.

I duronte kjo tokë
Netët e vështira,
Me shpresë se një ditë
Do të vinin ditë të mira.

E bajlozë të zi
Shkonin dhe vinin,
Dhe në trupin tonë
Thonjët e tyre i linin.

Veshje e embleme
Gjuhë të ndryshme kishin,
Por,për këtë popull
Një soj ata ishin.

Dhe për të gjithë shqiptari
Një përgjegje kishte
"Derri don veç plumb"
E derr armiku ishte.

Gjëmoi kjo pushkë
Në çdo shkrep e gur,
Tyta e saj e nxehur
Nuk u ftoh kurrë.

Betejë pas beteje
U skuq kjo pushkë me gjak
U skuq dhe kjo shqiponjë
Skalitur në kondak.

Luftoi gjyshi yt
Me këtë pushkë në dorë
Në Plavë e Boletin,
Luftoi dhe në Vlorë.

Jehoi kjo pushkë
Në çdo luftë për liri
Jehoi në Çiçavicë
Jehoi në Dragobi.

Shkoj gjyshi yt,
Por,pushka e tij mbet
Mbeti bashkë me te
Dhe ky amanet.

"Luftë gjerë në vdekje,
Për liri të vatanit!
Pushka e lirisë,
Kurrë në dorë dushmanit!"

Luftëra të reja erdhën.
Me bajlozë të rinj.
Pushka në dorë time
Jehoi përseri.

Qëlloi kjo pushkë
Në luftë për liri,
Mbi nazistë e çetnikë
Mbi korbat e zinj.

Ishin po këta korba
Veç kishin veshje tjetër,
Kishin kryqa të thyer,
Kishin edhe mjekërr.

Në luftë me çetnikët,
Me hordhitë gjermane,
U bë pushka e dymbëdhjetës,
Pushkë partizane.

E shqipes dykrenore,
Të gdhendur në kondak,
I shtoi këtë yll
Komisari lab.

Kjo pushkë me flamur
U la sërish në gjak,
Në betejë pas beteje
Në Kosovë e Sangjak.

Toka në gjak u la
Por,s´erdhi liria.
Se rrugën asaj
Ia preu tradhtia.

Ne prisnim liri
Prisnim pranverë.
Robëri pllakosi
Natë dhe skëterrë.

Dhe që të vinte liria
Të vinte pranvera,
Duhej ruajtur pushka
Për luftëra të tjera.

Duhet të jehojë ajo
Në luftë për liri,
Tyta dhe flamuri
T´i skuqen përseri.

Se mund të përmbyset dheu,
Mund të shterrojë dhe deti,
Por,jo kurrë për jetë
Të harrohet amaneti.

"Luftë gjerë në vdekje
për liri të vatanit!
Pushka e lirisë.
Kurrë në dorë dushmanit!"

U ruajt ky amanet
Nga brezi në brez,
U ruajt dhe kjo pushkë
Dhe lufta flakë u ndez.

Këtë pushkë lirie
Që breza përcolli,
Amanet o bir,
Koha ty ta solli.

Tani ti u rrite
Dhe u bëre burrë,
Rroke,pra,këtë pushkë
Dhe mos e lësho kurrë!"

Dhe kur t´i vijë dita
Luftës për liri,
Ajo në dorën tënde
Të jehojë përseri.!

Shqiponjën me yll
Të gdhendur në kondak.
Po ta lypë nevoja
Skuqe me gjak!

Luftë gjerë në vdekje,
Për liri të vatanit!
Pushka e lirisë,
Kurrë në dorë dushmanit!"

Unë pushkën e mora,
E shtrëngova në gji,
M´u duk se përqafova
Gjithë të parët e mi.

M´u duk sikur dorën
Ia shtrëngova gjyshit trim,
Se iu betova komisarit
Dhe mësuesit tim.

E putha me mallë
Shqiponjën në kondak,
Dhe thirra me zë të lartë:
-"I gjallë,nuk e jap!"

XVI

Shumë vjet kanë kaluar,
Nga ai dimër i vështirë,
Por,në këtë tokë
Sérdhi ditë e mirë.

Nuk pat dot kjo tokë
Dritë as pranverë,
Veç dimër e acar,
Natë dhe skëterrë.

Nën këmbë të huaj
Toka jonë rënkon,
Rënkon dhe babai
Që në gji të saj pushon.

Se toka mund ta tretë
Trupin e tij.
Por s´mund të ia shuaj kurrë
Ëndrrën për liri.

E në zemrën time
Jeton përherë ai,
Jeton dhe çdo ditë rritet
Amaneti i tij.

"Luftë gjerë në vdekje,
Për liri të´vatanit
Pushka e lirisë
Kurrë në dorë dushmanit!"

Se në trupin tim
Rrjedh gjaku i të parëve,
Rrjedh i kuq e i pastër
Dhe gjaku i komisarëve.

Pushka e lirisë
Me flamur në kondak,
Rrin,si dikur.
Fshehur mbi dollap.

Por tani në dollap,
Pranë të shenjtit maliher,
Rrinë dhe libra të kuqe
Të shokut Enver.

E unë për çdo ditë
Shikoj mbi dollap,
Dhe them i vendosur:
-"I gjallë,nuk e jap!".

Sonntag, 28. Juli 2013

Milianov Kallupi


Në respekt të poetit

MILIANOV KALLUPI,
”BABAI” I HAIKUT SHQIPTAR,
TRIBUN I LETËRSISË SHQIPE

Për "Ora shqiptare": GJON NEÇAJ

Më 24 korrik 2012, atë merkurë të zezë, ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë të veshkave poeti i mirënjohur elbasanas Milianov Kallupi ishte poet, gazetar dhe botues, Kallupi u mor me krijimtari letrare duke marrë mjaft çmime. Lindi më 18 janar të vitit 1943. Mbaroi fillimisht Akademinë Ushtarake dhe më pas, Universitetin e Tiranës për Gjuhë - Letërsi e gjithashtu përmbushi studimet e tij duke ndjekur edhe degën Histori - Gjeografi në Elbasan. Në vitet 1983 - 1995 ka punuar si gazetar në gazetat “Luftëtari” e “Fjala e Lirë”. I pasionuar pas letërsisë themelon shtëpinë botuese “Egnatia”, duke e drejtuar atë deri në vitin 2010. Si drejtues i klubit “Konstandin Kristoforidhi” ai ka qenë nismëtar i shumë aktiviteteve letrare duke vlerësuar krijimtarinë e mirëfilltë letrare të krijuesve elbasanas e më gjerë. Po me nismën e tij në vitin 2000, krijohet Klub Hajku shqiptar dhe për vite me radhë ai funksioni me sukses duke u lidhur me Klub Hajkun botëror si dhe shumë klube të tjera të hajkut nëpër botë. Botues i 27 librave me poezi dhe 28 librave të Hajkut, Milianov Kallupi nuk kanë lënë jashtë krijimtarisë së tij letërsinë për fëmijë, duke botuar 10 libra për këtë moshë. Është shpallur “Qytetar Nderi” për kontributin e tij në letërsi dhe jetën artistike. Veprat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe për shumë vite ishte ndër organizatorët dhe promovuesit e jetës letrare dhe artistike në Elbasan. Shumë personalitete dhe qytetarë kanë përcjellë dje ngushëllimet pranë familjes Kallupi për humbjen e njeriut të dashur dhe një vlerë për Elbasanin dhe të gjithë botën letrare shqiptare.
Për 40 vjet u mor me krijimtari letrare dhe poezi. Milianov Kallupi ka botuar mbi 150 tituj librash poezi dhe hajku, disa prej të cilëve janë përkthyer në 6 gjuhë të botës. Miqtë dhe të afërmit e tij e kanë cilësuar vdekjen e Milianov Kallupit një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për kulturën dhe qytetarinë elbasanase. Milianov Kallupi renditet në enciklopedi dhe antologji të ndryshme të botuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kroaci e Greqi dhe së fundmi në antologjinë “Letrat moderne shqipe” në gjuhën italiane. Për krijimtarinë poetike të Milianov Kallupit kanë shkruar mjaft kritikë dhe analistë të njohur të cilët kanë vlerësuar punën e tij të vazhdueshme krijuese, si dhe punën organizative për zhvillimin e veprimtarive letrare.
 

Milianov Kallupi mban titullin “Qytetar Nderi” i Elbasanit dhe është fitues I shumë çmimeve letrare Brenda dhe jashtë vendit.
Milianov Kallupi ishte miku im ,mësuesi i haikut dhe njeriu i mire,i cili çdo here që jam takuar me të,vetëm mirësi nxirrte nga goja.Ai u bë shkollë e haikut shqiptar jo vetëm në Elbasan,Tiranë,Durrës,por edhe në Tropojë,Shkup,Gjakovë,Prishtinë,Mitrovicë e kudo në trojet amtare.
 

Lajmi i kobshëm pë ndarjen nga jeta na ka shokuar,por ne do rigjenerohemi nga veprat e tij në poezi dhe haiku. Për lexuesit e shumtë të “Ora Shqiptare” po sjellim disa pozi dhe haiku të shkruara nga dora e Milianovit vetëm pak ditë para se të ikte nga kjo botë fizikisht.

Poezi nga Milianov Kallupi
 

NJE DITE PLEPI

E di, nje dite plepi do te zverdhet,
keshtu dhe une do zverdhem ne nje stine.
Po brenda meje rish dicka do mbetet
ne piketakim te diellit me stuhine.

E di, nje dite plepi do te jete shkrete,
e di dhe une nje dite do fillikatem.
Po brenda meje rish nje zjarr i zbehte
do me mbaje gjalle qe kurre te mos plakem.

 

KUNDER RRYMES

Kunder rrymes, kunder rrymes
per te mberritur tek ti.

Edhe mbytja
po te me mbyte
ne rrugen per te ti,
njeqind here e njemije here,
kunder rrymes perseri...

 

NUK MUNDEM DOT...

Nuk mundem dot te rri pa shprehur
ate qe shpirti thelle ma ndjen.
Se ca thengjij atje s'jane zbehur,
zjarritet vatra e perdellen.

Pa folur s'mund te rri ,ne heshtje,
vetveten prape do prusherij.
Do mbijne aty ca lule vjeshte,
fjalor i blerte aty do ndrije.

 

KRISHTLINDJE
Oh, si bien kambanat!
Per kumt e per zgjim.
U drodh cipa e qiellit.
Ai,
binjaku i diellit,
u lind.

 

HAIKU
 

Shtegut te verber
hena kosit
barera te egra.

Butrint.
Loje tragjedianesh.
Ne duartrokasim vdekjen.

Kepus nje lule
plagos
nje flutur...

Me doren qe dridhet
nena keput trendafilat
per varrin e motres.