Nga Ismajl BUÇPAPAJ
Bjeshkët e Tropojës, sinonimi i fjalës të madhërishme! Bjeshkët e Tropojës janë një bukuri që zoti i skaliti mrekullueshëm dhe jua dhuroi banorëve të këtyre anëve për të jetuar 3-4 muajt e verës duke i bërë këta banorë të lumtur me ajrin e pastër, ujin e freskët, pishën, ahun rudinat, burimet e shumta e mbi të gjitha bukurinë e tyre. Këto zona shtrihen në një lartësi 160 m deri 2500 m mbi nivelin e detit. Lartësitë e mëdha për tu ngjitur, terreni mjaft i thyer, largësia e madhe nga qendrat e banimit kanë qenë faktorë të mëdhenj për të bërë një jetesë komode për shekuj në këto zona. Kullosat e pafund të bagëtive me rendimente të larta qumështi e mishi. Vera me freski dhe kënaqësi shpirtërore kanë qenë faktorët kryesorë që tropojani nuk është ndarë për shekuj nga këto vende të bekuara. Në çdo vend, njeriu i ngjan natyrës që jeton, nuk është rastësi që në këto vende me lartësi të mëdha, me bukuri të rralla, me burime të shumta natyrore që dalin vrullshëm nga kreshta malesh të lindin e të rriten njerëz me shtat të lartë, të bukur e të vrullshëm si natyra që i rrethon, të pastër nga shpirti e mjeshtër të fjalës e të pendës. Nuk është rastësi që këngët e vallet e Tropojës janë aq të bukura. Nuk është rastësi që këto bukuri natyrore kanë nxjerrë me dhjetëra këngëtarë me zë bilbili, kanë nxjerrë poetë, shkrimtarë, gazetarë, politikanë, sportistë e artistë me emër në Shqipëri.
Tregtia e boronicës
Popullata, për ti përjetësuar emrat e këtyre bjeshkëve në mënyrë tradicionale i ka vënë emra të tillë si: Balcina, Ujëza, Bjeshkë, Valbona etj. Këto zona janë epiqendra e Eposit të Kreshnikëve ku poeti popullor ka thurur mijëra vargje popullore për Mujin e Halilin, madhësia, fuqia e bukuria e tyre vendoset në përmasat legjendare. Për zanat e maleve që bukuria e tyre është pasqyre e kësaj natyre. Natyra në këto lartësi është e larmishme më një pasuri të rrallë e të madhe të florës e të faunës. Pyjet e mëdha me ahun, pishën, bredhin, pajën kanë raporte të mrekullueshme me pllajat me rudina. Këto zona përmbajnë një numër të madh bimësh medicionale ku si pasojë popullata nxjerr përfitime të mëdha ekonomike. Boronica bimë medicionale e përhapur masivisht është mjaft e dobishme për shëndetin e njeriut, pasi kuron një sërë sëmundjesh. Kjo bimë mblidhet me shumicë nga popullata, e cila ka përfitime të mëdha ekonomike. Tregtohet në Kosovë me çmim mjaft të ulët. Ka ardhur koha që qeveria shqiptare të gjejë një zgjidhje, qoftë në gjetjen e tregjeve me leverdi për popullatën apo të ndërtojë një fabrikë përpunuese të këtij fruti, prodhimet e të cilit janë mjaft të kërkuara.
Infrastruktura
Këto zona gjatë vërës kanë me mijëra banorë, mysafirë dhe me qindra turiste nga vende të ndryshme të botës. Numri i banorëve që banojnë 3-4 muajt e verës është mjaft i lartë, po aq i lartë është dhe numri i bagëtive që kullosin në kushte mjaft të mira. Kërkohet nga qeveria shqiptare të përmirësojë infrastrukturën si rregullimin e rrugës së makinës, mbulimin me valë celulari, shërbim mjekësor për njerëz dhe kafshë dhe mbulimi me energji elektrike. Të gjitha këto do të bënin të mundur rritjen e numrit të popullsisë në këto zona fantastike. Vonesa e ndërhyrjes së qeverisë ishte me dëm të madh për këtë popullatë në përfitimet ekonomike dhe shëndetin e turizmit. Ka më shumë se katër vite që kryetari i komunës Margegaj po bën punë të jashtëzakonshme për hapjen e rrugëve të reja për të lidhur çdo bjeshkë me rrugë. Kjo komunë ka një pjesë të këtyre zonave në juridiksionin e vet për tu ndodhur para një popullate që kërkon të lidhet me rrugën e makinës. Komuna Margegaj e ndihmuar nga disa biznesmenë ka hapur mbi 50 km rrugë duke lidhur rreth 80% të këtyre bjeshkëve. Këto ditë u bë e mundur hapja e rrugës Padesh, Ujëzë dhe Sylbicë. Kjo rrugë bën të mundur hapjen e unazës së bjeshkëve. Përfundimi i kësaj rruge, ëndërr shekullore e kësaj popullate do të hapi rrugë e mundësi të mëdha për një jetesë komode por edhe për përfitime të mëdha ekonomike.
Prodhimi
Konkretisht në këto lartësi prodhohet thekra, qepra dhe hudhra, madje shitja e tyre duket të jetë mjaft e mirë. Blegtoria nga viti në vit është shtuar veçanërisht kafshë të tilla si lopa, dhia dhe delja. Një fakt mjaft i habitshëm është se në çdo bjeshkë shikon lesh delje të lënë në lëndina. Leshi i deles në ditët e sotme humbet, por me parë në mënyrë tradicionale zona e Tropojës e ka përdorur si lëndë të parë për prodhimin e sixhadeve, qilimave, jastëkëve e shumë produkteve të domosdoshme për shtëpinë e malësorit. Këto prodhime me vlera të jashtëzakonshme për odën e malësorit janë të rralla. Madje për nga cilësia e bukuria janë shumë të kërkuara në tregjet botërore, prandaj edhe qeveria shqiptare ka mendësi të ndërhyjë duke ndërtuar ndërmarrje që përpunojnë leshin dhe hapjen e ndërmarrjes të sixhadeve e qilimave. Kjo do bëjë të mundur punësimin e dhjetra njerëzve dhe blegtorët do të kishin fitime të mëdha ekonomike. Këto bjeshkë të rralla nga bukuria dhe pasuria me hapjen e unazës së rrugës së makinës patjetër do të njohin hap cilësor në jetesën e mijëra banorëve.
Apeli
Ne u ndodhëm në ardhjen e makinës së parë nga zona e Padeshit në Sylbicë, pamë një pritje të mrekullueshme të banorëve të Sylbicës të cilët falenderuan kryetarin e komunës Margegaj, Rexh Byberin, i cili me iniciativën e vet personale me ndihmën e banorëve e biznesmenëve bëri të mundur hapjen e unazës së bjeshkëve. Këto vende kanë shumë mundësi natyrore që njeriu mund ti shfrytëzojë e pikërisht në Sylbicë në një lartësi mbi 200 m mbi nivelin e detit është ngritur minihidrocentrali i parë me ujin që rrjedh me shumicë në këto anë. Prodhimi i energjisë me mjete të thjeshta dhe me kosto të ulët ka bërë të mundur që këta banorë të kenë dritë elektrike, dushe dhe televizor. Ky fakt duhet propaganduar që një gjë të tillë ta bëjnë edhe banorët e bjeshkëve të tjera. Jeta në këto lartësi është e vrullshme, çdo ditë është një përpjekje për përmirësimin e jetës ekonomike. Bjeshkët e Tropojës përrallë natyrore kanë nevojë për sa më shumë njerëz të shijojnë bukuritë, klimën, tu japin sa më shumë të ardhura ekonomike me pasuritë e mëdha natyrore që mbajnë. Prandaj qeveria shqiptare që ka vite që rri indiferente përballë këtyre banorëve duhet patjetër ta njohë këtë zonë, të bëjë investime, se do të ketë frute të mëdha në të gjitha fushat për këtë popullatë të shumtë. Bjeshkët e Tropojës më madhështinë e tyre mirëpresin sa më shumë njerëz. Jeta në këto lartësi është e mrekullueshme, dihama e mrekullisë duhet të përhapet më shpejt, më larg, pasi janë vende që bëjnë një jetë të mrekullueshme. Bjeshkët ju mirëpresin...
___________________
Huazuar nga sot.com.al
Sonntag, 21. Juni 2015
Shtegu i Fushëbardhës në Labëri
Nga Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI & Angjelo KAZO
Të takosh historinë
Moti kish shkundur supet e vesuar dhe kish hedhur vellon e jeshiltë. Malet kishin hequr qeleshen e bardhë të dëborës. Në këmbët e tyre jeta rrjedh e qetë. Zhurmojnë veç rrugët nacionale e qendrat urbane. Fshatrat presin udhët që të “zgjohen”. Pasi kalon ujin e Ftohtë të Tepelenës dhe Shkallën e Zezë përhapet një dritë e ndritshme e luginës së Drinos.
Në të majtë lamë Hormovën e kapedanëve dhe të historisë, ku pak kohë më parë Sheh Hysen Hormova kishte zhvilluar një takim mbreslënës. U kthyem djathtas. Morën rrugën që gjarpëron drejt Shtëpëzit, vendi ku u mbajt kuvendi historik i prillit 1914, ku kapedanët lidhën besën për luftë ndaj andartëve grekë. Ka kaluar një shekull dhe Shtëpëzi është mes gjelbërimit me kokën “pështetur” në faqe të malit. Ai ngjason me bedenat e një kalaje të stërlashtë. Vellua e jeshile e hijeshisë e qetësisë, e Shtëpëzit na fton si në një ballkon të luginës së Drinos. Pushteti i dukshmërisë është si në pëllëmbë të dorës, nga Lekëli në Kakavijë. Përballë tij, hijerëndë manastiri i Cepos, vendi i Zotave, një karakoll mijravjeçar i ngjarjeve heroike, me kuvende, ku “shkruhej” e ardhmja labe e shqiptare. Në të djathtë lugina e lumit të Kardhiqit kullon bardhësi dhe që përfundon me qafën e Skërficës dhe atë të Shtufit. Mali i Gjerë, i Lucës, i Pusit mbyllnin horizontin me rryma të freskëta mëngjesi, që pasojnë me ditë të shndritshme të mbushur me diell.
Fshatrat e Labërisë në shekuj kishin qenë gjerdan në kuvende. Sa herë binte briri i luftës lebrit, gjirokastritët, lunxhiotët, tepelenasit e përmetarët ishin bashkë, sikurse thotë polifonia, lidhur “si fishekë gjerdani,/kush na prek i humbet nishani”. Kështu ishin mbledhur dhe para një shekulli, në fillim të prillit 1914 paria e kuvendi të kapedanëve dhe prijësave. Nga Fushëbardha Halil Sullo, legjenda e pushkës, burrërisë dhe mendjemprehtësisë së bashku me katër djem fushëbardhas: Dalip Kondi, Surja Tefa, Rizal Muho e Sejdi Baho. Nga Golëmi ishte kordinatori i katër çetave Solo Beqiri, luftëtar trim dhe i mençur. Nga Zhulati Hazhi Zeman Muxhai, luftëtari kombëtar Çerçiz Topulli, trimi dhe luftëtari i paepur Hasan Xhiku, legjenda e të gjithë luftrave me osmanët, grekun e italianin e 20-tës, Selam Musa Salaria etj. Prijësa e kapedanë të tjerë shkuan në kuvendin e Shtëpëzit, nga Kurveleshi i sipërm dhe Kardhiqi. Në takim ishin edhe kapiteni holandez De Ëaal, lejtnanti Juljus Sonne dhe ekipi mjekësor i përbërë nga ushtarakët Tido Reddinguis, Van Vliet dhe civili De Groot.Takimi i Shtëpëzit u inicua nga hollandezët mbështetur nga një batalion xhandarmërisë shqiptare. Qëllimi ishte që të vëzhgohej nga afër tërheqja e ushtrisë greke dhe rivendosja e autoritetit të shtetit shqiptar nën drejtimin e V.Vidit. Në fakt ishte direktiva e Fuqive të mëdha. Ushtria e grekut po tërhiqej nga Picari, Fushëbardha e Kardhiqi. Urdhëri i fuqive të Mëdha ishte që ata të dilnin jashtë kufirit të njohur të “Shqipërisë londineze” të miratuar nga Konferenca e Ambasadorëve.
Takimi i Shtëpëzit ishte përzgjedhur në kohën e vendin e duhur. Shtëpëzi ishte një vendkomandë lufte në faqe të malit, që priste e përcillte kapedanë, ku lidhej besa si gjerdan i gatshëm për beteja. Kuvendi i Shtëpëzit ishte besë për lirinë. Burrat e bashkuar në idealin e lirisë lidhën besë që do të zinin pikësëpari të pesë shtigjet e Labërisë por shtegu i parë ishte qafa e Skërficës. Ata u bashkuan kundër synimeve të qeverisë autonomiste të Vorio-epirit me seli në Gjirokastër. Foli kapedani i çetës së Fushëbardhës Halil Sullo, i cili kërkoi nga hollandezët vetëm armë dhe municion. Gjithë burrat e fshatit ishin të gatshëm për luftë. Kishin vetëm pak mauxer, maliher e disa nagantë, një pjesë e tyre të fshehur në Qafë Dardhë që të mos i gjenin ushtarët e Xhavarrës (komandant i postës greke në 1914). Këto anë nuk kishin pasur ndonjëherë ndihmë shteti deri në këtë periudhë. Për herë të parë shikonin dhe mjekë hollandezë në Labëri. Personel mjekësor tradicional kanë qenë nënat labe dhe ilaçet popullore si melhem për plagët si dhe shehlerët, hoxhallarët e ca “doktorë” pleq e plaka që mjekonin me mjete rrethanore. Foli Sulo Beqiri, Kapedan Çerçizi, Xhaferi nga Gusmari, Latifi nga Progonati... “Fermani i kuvendit të Shtëpëzit” ishte i qartë: “...të mbyllet me çdo kusht e me çdo sakërficë Skërfica, kjo portë e moçme e Labërisë nga kapedan Halili dhe burrat e Fushëbardhës, Zhulatit e Rrëzomës, por edhe luftëtarë të tjerë. Kapedan Sulo Beqiri me çetat e tij u vendos nga Manastiri i Cepos, Qafa e Shtufit, Gryka e Kaparielit dhe Rehovës, Jomenin dhe me radhë.. gjithë shtigjet e Kurveleshit dhe të Labërisë”.
Krismat për lirinë përcjellin historinë në një krahinë e treve luftarake të pa nënshtruar ndaj çdo pushtuesi. Ishin këta prijësa dhe çetat e tyre që përbaltën akademikët ushtarakë fqinjë, që hodhën në koshin e plehrave të historisë strategjitë e tyre, përfshi edhe ata ushtarakë grekë që kishin studiuar në akademitë gjermane. Kishin kaluar gjithë jetën me armë në dorë. Takimi pati dhe romuze, kur oficerët hollandezë kërkonin t’u mësonin lebërve artin e luftës dhe armët. Nuk e dinin se shqiptarët kishin lindur me armë. Lebërit ishin mjeshtra kur merrnin nishan në zemër dhe dinin t’i dërgonin plumbat në lule të ballit. Djalëria e labërisë këpuste dhe fijën e gjalmit me plumb. Dyfekun e kishin zanat. “Mësimi” i armëve në Shtëpëz nga lejtnanti Juljus Sonne i njohu me arsenalin e armëve të andartëve grekë që pothuaj ishin që të gjitha i markave bavareze gjermane me pushkë gjysëmautomatike, mitroloza e armë artilerie, topa të kalibrave të lehtë e të mesëm, por dhe thikat (bajonetat). Depërtojmë në gojëdhënën popullore, në arkivën e përjetshme të shqiptarit, por dhe në fondet dokumentare gjejmë ende krismën e betejave popullore të 120 burrave në Fushëbardhë, 60 burrave në Zhulat, 170 luftëtarëve të Golemit, 100 vetë të Lekëdushit, 80 vetë të Gusmarit, 46 burra të Rexhinit, 110 burra të Nivicës dhe çdo fshati të Labërisë. Çdo betejë në Labëri është një epope.
Udha historike në luginën e Kardhiqit
Tek Ura e Kardhiqit, ku rrahin erërat e shekujve ka një tabelë kilometrazh: “Fushëbardha 17 km”. Një stacion ku janë ankoruar malet e bukuria. Në të djathtë ura që bashkon brigjet dhe lejon të rrjedhin ujrat e bardha të Belicës që derdhen në Drino. Ujrat e maleve të krahinës së Kardhiqit derdhen tek këmbët e kalasë së lashtë të Palokastrës që daton bashkë me romakët. Lugina e lumit të Kardhiqit është një histori më vete. Është një “portë” natyrore, me çelësa tek Qafa e Zenele. Ky është “check point” (pikëkontrolli) i Cepos. Belica ose lumi i bardhë përshkon luginën e Kardhiqit, “mbledh” në një shtrat grykën e Kaparielit, rrëketë e malit të Pusit, lumin e Fushëbardhës, Çullunarin, grykën e Honit e Piriun, rrëketë që zbresin nga mali i Pusit, Grykës së Shurit, Gramatisë, lumit të Piksit, Qafës strategjike të Skërficës, etj. Udhëtim përmes kënaqësive e bukurive mahnitëse. Zogjtë, lumi, fëshfërima e erës, gjelbërimi masiv “flet” me gjuhën e vet. Bregu i Shehe, Çepuna e Zenelaj, vendbanime të lashta e të reja. Historia i njeh si “tuma” ilire. Në një shekull janë jetësuar pranë erës së urbanizimit. Më tej fshatra me rëndësi historike si Plesati, Kardhiqi, Prongjia, Kakodhiqi, Taronina, Zhulati e Fushëbardha. Peizazhi natyror e historik përzihen. Vende-vende natyra është dehëse me lule erëmirë në detin e gjelbërimit. Rruga ekzistuese dikur gjithë gumëzhimë është “e lodhur”.
Rruga e re që do të lidhë Urën e Kardhiqit me Skërficën e Sarandën, “përton” të shtrojë transe të re. Koridoret e shtigjeve të lashtë kalojnë përmes gryka malesh që presin të gjallërohen sërish. Nga antikiteti e mesjeta nga kaonët ilirikë, molosëve epirotë të Pirros, maqedonasve të Aleksandrit të Madh, romakëve, sllavëve, osmanëve, grekëve, italianëve, gjermanëve panë e provuan të kalonin Skërficën, këtë “patkua strategjik”, shtegun e parë të Labërisë si një ndër pesë shtigjet e stërralltë të Labërisë. Punimet pesë vjeçare të rrugës së re kanë shkuar deri në këmbët e Kardhiqit, kanë çarë fushën e Kakodhiqit. Banorët e pakët të fshatrave gjysmë të braktisur nuk e besojnë javashllëkun që po shton shpopullimin dhe padurimin. Ka pasur dhe disa investime për shtëpitë e tyre, por që të gjithë banorët e ish banorët janë sy e vesh mbi të rejat e rrugës. Shumëkush pyet: “-Ku janë fshatrat me emër e histori si Fushëbardha, Zhulati..? Ku është jeta e gjallëria e dikurshme?” VKM-ja që mundësuan fushëbardhasit në maj 2005 për rrugën e re Ura e Kardhiqit-Sarandë vetëm 37 kilometra, e cila do lidhë dy shtigje të Labërisë Kardhiqin dhe Skërficën pranë Fushëbardhës, do rindezë shpresat e turizmit malor në një zonë me bukuri e peizazhe mahnitëse. Vetëm me rrugë turizmi malor do gjejë shtëpinë e vet.
Cepua si vendkomandë lufte dhe vend peligrinazhi
Manastiri i Cepos është ndriçim i memories historike të Labërisë për besimin e hershëm kristian të krahinës së Labërisë. Manastiri ka qenë në vijimësi shtëpia e kuvendeve. Historikisht kapedanët e prijësat mblidheshin poshtë shpatit verior të Malit të Gjerë, një prerje shkëmbore dhe një pikë dominuese strategjike midis Kardhiqit dhe Luginës së Drinos. Kurveleshi, Kardhiqi, Fushëbardha, Tepelena, Lunxhëria, Picari, Kolonja, Golemi. Këtu ishte parlamenti i fjalës dhe besës. Manastiri në Cepo njihej nga vendasit dhe të huajt, për pozicionimin gjeografik strategjik, si vendi i shenjtëruar i besimit, i bekimit dhe i faljes. Këtu ishte selia kundër të gjithë pushtimeve.. Në 1914 mori flakë dyfeku kundër andartëve të etur për tokë e gjak. Cepua ka pritur e përcjellë gjithmonë luftëtarë legjendë të njohur të Jugut të Shqipërisë si Çerçiz Topulli, Halil Sullo, Hasan Xhiku, Sulo Beqiri, Çelo Picari, Barjam Prongjia (Ligu), Hito Labi (Lekdushi) etj. Kënga e ka përjetësuar: “Cepo moj te manastiri,/Gjëmon pushka, buçet briri,/Sokëllin Sulo Beqiri,/Sa dëgjohej nga Erindi/E nxori pallën nga milli/ Se na rrethoi qafiri/U vra Vejo Strokë trimi,/Halo Godua lule prilli,/Elmaz Jaçe bojëmiri..”. Por kjo kala natyrore u shfrytëzua për kuvende e luftra në të gjitha brezat.
Edhe gjatë LANÇ këtu u shkrua epope heroizmi e mençurie nga bijtë më të mirë të krahinës si Riza Veipi, Dilaver Poçi, Mustafa Matohiti, Karafil Bello, Shefqet Peçi, Adil Çarçani, e shumë të tjerë. Pas luftës strategët ushtarakë shqiptarë të mësuar në shkollat më prestigjioze të botës, e bënë Cepon kazermë ushtarake, vendkomandë. U ruajt tradita si vendgrumbullim luftëtarësh, si pikë referimi për kuvendet e brezat dhe ndërtimin e jetës. Nën këmbët e Cepos janë Plesati e Prongjia. Dielli i rreh vetëm në Perëndim në mbretërinë e heshtjes së manastirit me kishë bazilikë me kupolë, hajat, trapezari, hambarë etj., ku jo të gjitha mbijetojnë. Përballë vendlindja e Çelo Picarit, më tej Kolonja, Rehova e Golëmi i Çobo Golëmit. Trima e burra të mëdhenj të krahinës. Çelo Picari ishte djali i hallës së Çobo Golëmit. Të dy bashkë kur vinin në qafë të Skerficës për në Kurvelesh lanin këmbët e kuajve në burimet e Skërficës, që balta e moçalishteve të mos vinte në Labëri. Çelua dhe Çobua anulluan planin e zhvendosjes së Kurveleshit me arsyetimin: “A do donit që atë baltë kur të vdisni ta hidhni mbi trupin tuaj?” Populli këndonte: “Kur dil Çobua në Skërficë,/Të ligjtë bijnë e vdisnë,/Hajde sylesh i syleshit,/Del i pari i Kurveleshit,/Del Çobua me pallë sheshit..”. Rruga ecën paralel me lumin e kristaltë të “Joshe”. Prongjia e identifikuar me emrin e Bajram Ligut (Prongjisë), i cili vrau bimbashin e Gjirokastrës bashkë me Hito Lekdushin (Labin) më 1908 dhe shkroi histori në vigjilje të Pavarësisë. Zhurmëmadh në dimër “Kollopanashi” ku në bashkim me Belicën është një lapidar i 7 gushtit që përkujton batalionin partizan “Asim Zeneli”. “7 gushti” është zëvendësuar me “takim brezash” në Fushëbardhë, Zhulat… që vijë të shuajnë mallë me gjithçka të mirë të trashëguar në shekuj. Humelica, Zhulati e Kardhiqi janë “guri i rëndë” krahinor i së shkuarës. Fshatra me bedena, me qytetari të hershme, që nuk ngjasojnë. Humelica në kodër me gjurmë kishash, Zhulati në gropë me kalanë mbi kokë me gjurmë krishterimi, Kardhiqi në brinjë paralel me kalanë me gjurmë xhamish e tyrbesh. Historiani Halil Inalxhik (Hicri 835 Tarihli Suret-i Defter-i Sancak-ı Arvanid, Ankara: TTK, 1954) sipas Evlia Çelebia, Pukëvili..etj.
Kalatë e muret e kështjellave kanë “harruar” të shkuarën, janë braktisur e tjetërsuar. Dritaret e dyert e banesave, pragjet, dyshemetë, tarracat, qemerët e gurit, kullat me frëngjitë, oxhakët kanë humbur mesjetarizmin. Urbanistika e karakteristikat, shkëlqimi dhe “madhështia” janë përkulur sikur duan të kërkojnë ndjesë. Në literaturën gazetareske: “Atë që nuk e bëri hakmarrja e Ali Pashës dhe luftërat e bënë vitet 90-të dhe skamja. Pukëvili, konsulli francez i Napoleon Bonapartit në Oborrin e Ali Pashë Tepelenës, shkruante për mbijetesën në shekuj e banorëve të zonës së Kardhiqit e Zhulatit.. Po sot? Kardhiqotët fshatarat e saj arianë në kohë të Alarikut që shkatërruan Epirin, kristianë ortodoksë kur perandorët e Kostandinopojës zotëronin Epirin, katolikë gjatë invazionit të normanëve dhe katalanëve, myslimanë pas pushtimit të Epirit prej osmanëve; ju fshehën pushtuesve edhe pse me veshje e identitet kaon. I mbijetuan hakmarrjes mizore të Ali Pashë Tepelenës, që afro 40 vjet pas çnderimit të Hankos, më 1812, rrethoi Kardhiqin dhe fillimisht ekzekutoi 60 burra të parisë kardhiqote. Aliu shkroi histori mizore në Kardhiq, në hanin e Xharahajve në Valare, për “faljen e madhe vëllazërore”, që në fakt ishte hakmarrja më e çmendur e shekujve me vrasjen e masakrimin e 705 burrave kardhiqotë. Nuk u përfillën as këshillat e komandantit mirditor Ndrek Gazulli. Thanas Vaja ishte nënshkrues i masakrës, dhe kënga e përjetësoi: “Mu te pusi i Valaresë,/I biri i Hanko kapesë,/Vrau shtatëqind e pesë..”. Historia mbart lavdinë, luftrat, fitoret, dëshmorët, tregon “bardh e zi” mizoritë, brengat, tmerret e tragjeditë.
Të gjitha udhët të çojnë tek historia.
Idriz Sulli, parlamentari i kanunit dhe sharteve labe është autor i dy kuvendeve madhështore, kuvendin e Besës në Senicë dhe atë të rrepeve të Agait (1773) pranë qytetërimit zhulatas dikur me kala, akademi e bibliotekë të famshme. Brezat mësojnë nga autorë si Ismet Elezi, Marko Koroni, Eqerem Vlora, Ramiz Harxhi, Riza Runa, Agim Hila, Bardhosh Gaçe, Bernard Zotaj, Albert Zholi, Laver Stroka, Rahmi Memushi, Arif Kazo, Mitat Kondi, Resul Bedo, Tamaz Kondi, Zeqo Cama, Muzafer Pula, Xhemil Çeli, Sejmen Gjokoli etj. Nga Taronina duket qartë Zhulati, ku një burrë të ulur këmbëkryq në mes të fshatit, si në kuvende, një perandor që ishte brenda rrapit shekullor të Zhulatit, por që e zbuloi me finesë artistike artisti Murat Shuquri Këraj më 17 gusht 2013. Kalaja “majë kodrine”, pa mure e gurë, por vetëm me ca radhë guri. U grabit në shekuj. Andartët më 1914 i rrëmbyen kambanën e sahatin për të shuar historinë. Zhulati quhej Julius/Zhul.. dhe heraldika botërore e njeh si kaproll në arkivat e Venedikut. Çelebi “Zhulati ndodhet në një zonë të thellë malore, me 200 shtëpi .. Kalaja e Zhulatit madhështore si kalaja e Kordusit ose Benefshes në Peloponez, u ngrit nga mbreti i Spanjës dhe ka ndërruar “pronarë”, me Dukën e Venedikut, në shekullin e Bajazitit me Qedik Ahmet Pasha; në shekullin e XVII u sundua nga “Çarçanët”, (titull osman). Çarçanajt janë Gjikaj të Qeparoit, Senicës e Fushëbardhës. “Çarçanët”, komanduan edhe kalanë e Zhulatit.
Në fushëbardhën historike e lapidare të memorialeve
Në këtë trevë padyshim më i madhi është Papa Zhuli burri dhjetë shekullor. Në Taroninë një lapidar kujton të shkuarën luftarake, por dhe vetë duket sikur ka dalë nga LIIB. Në Taroninë mushkëritë zgjerohen nga ajri si parfum mali që të gudulis fytyrën. Para një çerek shekulli korierja e më vonë autobusi i Skënder Veliut, qëndronte çdo mëngjes në këtu, ku merrte “racionin” e Zhulatit, 10 vende të rezervuar në autobus drejt Gjirokastrës. Rruga gjarpëron grykës së Çullunarit në fundin e Hingës, emër i gjetur në zhargonin popullor. Kemi hyrë në Fushëbardhë. Ndihemi ndryshe. Gjaku lëviz me natyrshmëri e gjallëri. Takojmë vendin e këngës, trimërisë, mençurisë, për të cilën këngëtari virtuoz fushëbardhiot Murat Nelo Cama këndon: “Fushëbardhë nuk ka më lartë,/Këtu zoti derdhi mjaltë,/ Të dha bukuri e dije,/Mbretëreshe labërie...”..“Trimëri guxim i labit,/Për kët’ popull fisnik/Fushëbardha lapidare,/Por dhe Qafa në Skërficë...” Emri “Mbretëreshë Labërie” i takon princit të polifonisë pilurjotit me rrënjë Lefter Çipa. Ai erdhi i pari ta prekte memorialin “Fushëbardha 2014”. Fshati e vendbanimi historik ku ka jetuar Papa Zhuli, themeluesi i Kanunit të Labërisë, është i njohur edhe pse 933 vjet më parë në qershor 1081 u realizua dhe marrëveshja e parë në Labëri. Papa Zhuli edhe me këshillën e të urtëve të krahinës bëri pakt me ushtrinë e Boemundit (sipas revistës “Shejzat” Romë 1957).
Udhëtari që zbret në Fushëbardhë e gjen vet emrin e fshatit. Fusha e bardhë flet shumë me dy lapidarë, një çezmë me emblemë dhe domethëniet e shekujve për ngjarjet. Monumentet dhe rrapi “monument kulture” tregojnë për luftë e qëndresë, për sakrificë e mbijetesë shekullore, për unitet njerëzor, dikur kanunor, përbën një kompleks vlerash të kulturës shpirtërore të bashkësisë labe, që ngjan si kala qindravjeçare të ndërtuar gur mbi gur, si monument i kulturës materiale, dhe të bashkarisht në unitet të pandarë si pjesë përbërëse e kulturës së kombit shqiptar. Jeta dhe e drejta zakonore janë të gdhendura dhe përbëjnë unitet vlerash zakonore; lirinë, barazinë, nderin, besën, mikpritjen, solidaritetin njerëzor.. Në Fushëbardhë nuk rreshtin gojëdhënat për Papa Zhulin, për mençurinë…për të drejtën zakonore labe. Historiografia nuk e ka thënë plotësisht fjalën e saj për këtë figurë të rëndësishme të Kanunit të Labërisë gjendet qysh atëherë dhe ka vepruar në praktikë krahas monokanunit bizantin, pavarësisht se ende nuk janë gjetur dokumente arkivorë. Një personalitet i kulturës labe e më gjerë studiuesi i apasionuar Fitim Çaushi, e analizon historinë përmes vargjeve të këngës si një nga këngët më të vjetra dhe më të bukura: “Lum, o bir, Petro Zhulati,/Kal i kuq sa gjysmë shpati,/Me Bizant të zu inati,/Ç’i bëre gjithë ata trima,/Me kuaj si vetëtima,/Jataganët vringëllima”.
“Fushëbardhë 2014” - memoriali i luftës, qëndresës dhe mbijetesës
Përpara na shfaqet me përmasa të pabesueshme Memoriali “Fushëbardha-2014” në qendër të fshatit, i veçantë në llojin e vet, që mbart historinë e një shekulli më parë, që mbart emocion, mendim të thellë, vërtetësi e vlerë të lartë artistike. Ai flet për betejën në Qafë të Skërficës, në këtë istikam natyror, ku çeta bëri një qëndresë heroike për një javë rresht ditë e natë nga 20 deri në 26 qershor 1914. Memoriali fletë për bashkim e burrëri, për qëndresë dhe mbijetesë. Skërfica u kthye në një xhephane të vërtetë lufte. Rezistenca ishte mjaft e fortë dhe pati përgjakje nga të dy palët. Memoriali të kujton luftën që u bë fillimisht nga 11 fushëbardhas si detashment zbulimi i përparuar në Gurët e Bashe, tek Shpella e Dhespinës, Shkëmbi i Kaze, Nomeja e Qershisë, Përroi i Shametit, Qafa e Trullave, Gropa e Dërrasës poshtë Gramatisë, Vrahull e deri në Qafë të Skërficës. Memoriali flet më shumë se 1000 fjalë për luftën e Skërficës në një patkua strategjik të gozhduar në të dy anët e malit në darën e malit të Gramatisë dhe të Pylloit. Memoriali përjetëson Skërficën dhe burrat e shquar që u trupëzuan njësh me të në emër të lirisë: Halil Sullo, Dalip Kondi, Halil Nora, Rizal Muho, Sejdi Baho, Surja Tefa, Cenko Onjea, Mete Jonuzi si dhe 60 të plagosur që shkruan faqe heroizmi që u gdhend në panteonin e kombit. Memoriali përmban dhe Haxhi Muxhain nga Zhulati; ... që ranë dëshmorë në një xhephane të përbashkët lufte për Labërinë, por dhe dëshmorë të tjerë që jetën e bënë fli për atdheun. Dokumenti “dëshmor” i përket vendimin Nr. 162 datë 30.11.1979. botuar në librin “Dëshmorët e Atdheut”, me rastin e 100 vjetorit të shtetit. Memoriali përmban histori, luftë, qëndresë e mbijetesë. Në të janë të shkrira motivet, etapat, mendimi unanim i djemëve të Fushëbardhës, nderim për brezat e sakrificave sublime.
Kënga “Fushat me lule, malet me dëborë,/Qaj moj Shqipëri, ulëri e gjorë,/Gratë e Kurveleshit nisen për në Vlorë..” është në çdo grimcë të memorialit. Dëshmitari okular, Ramiz Harxhi nga Gjirokastra, ka publikuar një shekull më parë në Amerikë të vërtetën për “Betejën e Skërficës: “Në luftën e rreptë, q’u bë në Skërficë,/Ku, kundër një tufe, luftoi një pakicë,/Grykën e Skërficës, shtegn’e Labërisë,/Ç’e kishin rrethuar shtazët e Greqisë....Trimërisht luftuan me rrëmbym sa s’thuhet,/Sa q’ajo betejë as mund të përshkruhet, /Të pavdekur janë gjith’ata luanë,/Që për nder të kombit u grin’e u vranë”.
Skërfica është shtegu i udhës së lashtësisë, si pjesë e strategjisë së mbretërve. Në 230 p.e.s Antigonea. Qafa e Skërficës kjo fortesë natyrore ishte dhe në planet luftarake të kalimit ushtarak për të sunduar në Foinike, kryeqytet i epirotasve. Mbreti Skerdilaid, komandant ushtarak dhe sundimtar i shtetit ilir (217-205 pes), që ishte kunati i Teutës së Durrësit, 23 shekuj më parë, i solli fitoren Mbretëreshës Teuta mbi foinikasit. Skerdilaidi manovroi trupat në Skërficë dhe bashkë me Teutën për krijimin e një Fronti të Adriatikut kundër Romës. Skërfica ishte porta ku vendosej fati i luftës. Zotërimi i Butrintit, Onhezëmës (Saranda) erdhi pas marshimit të Skerdilajdit me ushtrinë në ngushticën e lumit të Kardhiqit, në Fushëbardhë dhe në Skërficë. Historiani grek Polibi, shkruan: “Kur kaonët morën vesh se Skerdilajdi me 5000 luftëtarë ilirë po vinte kundër tyre nëpër tokë, duke kapërcyer ngushticën e Antigonesë, dërguan një pjesë të forcave të tyre për të mbrojtur këtë qytet”. Më vitin 198 p.e.s., mbreti Filipi V u nis për të pushtuar “ngushticat e Antigonesë”, por në planet e luftës kishte dhe “portën” e Skërficës. Historiani romak Tit Livi, shkruan: “..ushtria romake e udhëhequr nga konsulli romak Tit Kuinkt Flamini, e ndihmuar edhe nga një bari vendas që dinte shtigjet, goditi nga pas shpine kampin maqedon në anë të lumit Aos (Vjosa e sotme).
Në shekuj Fushëbardha e Skërfica ishin dhe mbetën çelësi magjik në shtegun e parë të Labërisë. Në gjoksin e grykës së Skërficës u “gozhdua” kujtesa e luftës si ngjarje lapidare e madhore e fillimshekullit të XX. Misioni i thjeshtë, por i madh e i shenjtëruar: “ruajtja e tokës shqiptare”. Lufta zgjati nga 20 deri më 26 qershor 1914. Çeta e Fushëbardhës kishte edhe djem nga Zhulati, Golemi, Picari, Libohova, Gjirokastra, Delvina, Rrëzoma që në total shkonin mbi 120 luftëtarë. Komandoheshin nga Halil Sullo në shtegun e parë të Labërisë. Luanët flisnin me grykën e maliherit ndaj pesëqind andartësh. “Kali i Trojës”, nuk mundi të mposhtë “Patkoin strategjik” të Skërficës deri në largimin e gjithë banorëve drejt Vlorës. Fushëbardha e Skërfica të lidhura pazgjidhshmërisht nëpër shekuj. “Patkoin strategjik” të Skërficës e “zbuluan” për herë të parë dhe u ndeshën legjonet romake, Pirrua i Epirit tregoi muskujt në emër të forcës dhe krenarisë kaone, duke bërë që të lartësohej lavdia e forca e madhështisë ilire. Në Skërficë me marrëveshje me Papa Zhulin kaloi Boemundi, por u bë shteg i pakalueshëm për gjithë hasmët e të pabesët e Shqipërisë.
Skërfica dhe Fushëbardha si binjake historike në mbretërinë e Zotave.
Shkalla e Bregu i Erëzës bashkë me qafën e pesë priftëre janë mbushur me legjenda e mite që i pështjell Lëmëthi me mistere historike. Ato janë dëshmitare nga kaluan romakë, bizantinë, venecianë, osmanë, grekë etj. Vëndasit u ndeshën me perandoritë në Gjashtë, Lëkurës, Sarandë, Delvinë, Rrëzomë në të gjithë Kaoninë. Liria, dinjiteti, krenaria kanë shoqëruar në shekuj luftëtarët Fushëbardhas, zhulata.. në barikadën e shekujve. Ndaj u bënë barikadë për andartët e 1914-ës. Nuk harrohet “përqafimi” bajonetë më bajonetë e thikë më thikë më pushtuesit në Skërficë. Kaonia, Labëria, Fushëbardha ecin... në rrugën e prosperitetit. Dëshmorët e djeshmja dhe e sotmja bashkë. Rruga aty këtu ndriçon nga gurët e shndritshëm fosforikë, që Fushëbardha i ka me bollëk. Ngjan si bulevard pedonaleje e ndriçuar me drita të “mbira” nga dheu. Ato rezatojnë vetëm lartë.
Dëshmorët e 14-ës, luftëtarët e tjerë në Skërficës nuk bënë pakt me dredhinë, sepse nuk u zihej besë të pabesëve. Dëshmorët u trupëzuan me kalanë natyrore të Skërficës, portën e parë të Labërisë. Ata ngelën në panteonin e kombit e memorien popullore të Kardhiqit, Rëzomës, Labërisë, mbarë kombit shqiptar. Fushëbardhën e kishte mbuluar një mbrëmje magjike ku tingujt e muzikës çanin muzgun. Hëna që sapo nxori synë mbi majin e Lucës si ta dinte që ishte festë nuk e linte fshatin të flinte. Fekste habitshëm mbi lapidarët e dëshmorëve, mbi sheshin e fshatit, shkollën, rrapin, çezmën e re, shtëpi më shtëpi dhe e kishte kthyer natën në ditë!.. Diku larg një lehje qeni, një këngë këndezi, një zile mushke, një blegërimë qingji... Çezma “thërmon” ujin me gurgullimë... Gjithçka flet. Yjet e hëna kuvendojnë gëzueshëm, vallëzojnë dorë më dorë shtegtojnë larg...Sami Frashëri shprehej: “Njerëzit i bëjnë të përjetshëm veprat”. Memoriali i 100 vjetorit të luftës, dëshmorëve të Skërficës dhe kontributit në luftë për liri e pavarësi flet shumë, thjeshtë e qartë. Nisma ka autorësi: “Shoqata “Fushëbardha”, Çuli, Trifoni, Nexhipi, Pajtimi, Banushi, Tiku, Teli, Flamuri...skulptori i talentuar Murat Këraj. 16 gushti 2014 po afron.. Këngë e monumente të reja sërish do ngrihen në Fushëbardhë, por memoriali i luftës, qëndresës e mbijetesës për betejën e Skërficës do tregojë gjatë shekullit XXI dhe në shekujt e tjerë.
___________

Fjalimi i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve
Fan Noli, në veprimtarinë e tij politike dhe letrare veçohet për oratorinë e tij të pashoqe. Kulmin e oratorisë, Noli e arriti në fjalimin që mbajti në Lidhjen e Kombeve, në Asamblenë e Pestë të Lidhjes, më datë 10 shtator 1924.
Komentet e mediave botërore
“Fjala më e kthjellët dhe më e mençur” ( Mezzogiorno ); “Fjalë pa masë e zgjuar dhe e hollë” ( Gazette de Lausanne ); “Fjalë të drejta. Bombë e peshkopit shqiptar” ( Daily Telegraph ); “Peshkopi Kryeministër Fan Noli i Shqipërisë i bëri delegatët e Lidhjes së Kombeve të mbeten gojëhapur, kur u mbajti një nga fjalët që bëri bujë dhe pa dyshim një nga fjalët më piktoreske” ( New York Times )
Ja fjalimi i mbajtur nga Fan Noli
Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po t’i hedhë një sy veprës së kryer nga Lidhja e Kombeve gjatë këtyre 5 vjetëve, do t’i ngrejë duart drejt qiellit nga dëshpërimi dhe do të bërtasë : “ Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të mërzitshme për paqen!” Ç’kemi bërë për paqen? Çfarë bëjmë tani në këtë çast në këtë Asamble? Ajo që është bërë këta 5 vjet të shkuar pushon qetë-qetë nëpaqen e përjetshme, mbyllur fort, varrosur në dosjet e vdekura të Sekretariatit, të ruajtura me kujdes prej atij fort të ndershmit e të shquarit xhentëllmen, që është Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve. Është e vërtetë që Lidhja eKombeve ka bërë disa shërbime të vogla për paqen në përgjithësi dhe në veçanti nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë, duke siguruar kështu paqen dhe rendin në Ballkan.
Siç e dini, Shqipëria ishte një kaçkë e fortë për t’u thyer dhe më e rëndë për t’u ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi ta lërë Shqipërinë të qetë, të lirë, të lagur nga valët e Adriatikut.
Por, ju lutem, zoti Sekretar i Përgjithshëm, përse refuzoni t’i jepni Shqipërisë një hua që do t’i lejonte të ecte vetë? Ne nuk na duhen më tepër se 300 milion fr. ar. Apo më shumë?
Atëherë po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Ju tundni kokën. E po jam gati të hyj në bisedime për një shumë më të vogël, p.sh., për 100 milionë. Më falni, mos pretendoni se nuk më keni takuar kurrë dhe, pra, nuk jeni i predispozuar të më jepni asnjë dhjetësh? Atëherë merreni këtë kërkesën time dhe varroseni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni mirë dhe mbytenifort përpara se ta futni nën akropolin tuaj, sepse mund t’ju dalë nga varri.
Ndoshta, Sekretari i Përgjithshëm ka dashur të thotë se ai nuk dëshiron që të hyjë në bisedime për një hua me një qeveri kryengritëse, që nuk ka parlament, një qeveri si ajo që kryeson i përunjuri prift që po ju flet.
Po a e dini ju se ç’është parlamenti? Pa dyshim e dini. Por do të keni një ide më të qartë kur t’ju them ç’mendoj për të. E, pra, parlamenti është një sallë ku mblidhen politikanë pa shpirt për të bërë prova operate (vivisectionner) në trupin e gjallë të rracës së tyre, një sallë plot me gazra helmuese, gazra mbytëse, gazra që shkaktojnë lot dhe të qeshura dhe gjithë gazrat e tjera që u përdorën gjatë luftës së fundit për t’u dhënë fund gjithë luftërave e për të vendosur paqen, atë paqe për të cilën po flasim.
Por, pasi ngulni këmbë, ne nuk refuzojmë të bëjmë zgjedhje të reja e të thërresim atë plagë, atë fatkeqësi të madhe, atë bestytni të shëmtuar, që është parlamenti, pasi të kemi bërë dy ose tre vjet qeverimi atëror. A do të pranoni atëherë, z. Sekretar i Përgjithshëm të më jepni pas tre vjetësh atë huanë prej 400 milionë fr.ar., për të cilën ramë dakort para disa minutash? Ju përgjigjeni prapë “Jo”. E dija.
Mirë, pra, le të flasim për paqen. Më duket se nuk ka gjë tjetër më të keqe se sa të bëjmë këtë. Them “më duket” – I guess – sepse dua që ju të gjithë të dini se unë kam banuar për shumë vjet në Amerikë, në Boston, një qytet që ndodhet diku në Irlandë dhe që është i mbushur me O’ Connors, O’ Connells dhe Fitzgeralds, të gjithë folës të mirë, folës fort të shquar, të cilët, bashkë me irlandezë të tjerë të ardhur nga qytete të tjera irlandeze, marrin përsipër gjithë barrën e të folurit në fushatat elektorale amerikane. Do të doja që kolegët tanë të nderuar, përfaqsuesit e Republikës së Irlandës, të sjellin këtu disa nga këta oratorë të mbaruar për të na mbytur me fjalime për paqen.
Nuk është aspak për t’u çuditur që amerikanët, gjermanët dhe rusët nuk kanë fortdëshirë të hyjnë në Lidhjen e Kombeve. Duket se nuk e çmojnë elokuencën tonë, punojnë me mend. Për emrin e Perëndisë, z. Kryetar, pse nuk i jepni fund këtyre llomotitjeve dhe pse nuk më jepni atë hua prej 500 milionësh fr.ar., që më premtuat para se ta merrja fjalën?
Dhe tani që iu përgjigja pyetjes së parë: “Ç’ka bërë Lidhja e Kombeve këta 5 vjetët e fundit?” , më lejoni të vij te pyetja e dytë dhe e fundit: “Ç’të bëjmë ne tani në këtë Asamble?” Përgjigja është shumë e lehtë. Do ta gjeni te Shekspiri: “Fjalë, fjalë, fjalë” , dmth erë e asgjë më tepër. “Është një përrallë e dhënë prej një idioti plot me bujë e tërbim, pa kurrfarë kuptimi.
Cili është përfundimi i gjithë këtyre bisedimeve të mençura e të thella mbi çarmatimin dhe traktatet e arbitrazhit?
Këto çështje iu dhanë për shqyrtim një komisioni, që do t’ia kalojë një nënkomisioni, i cili do t’ia parashtrojë konkluzionet e tij një konference që do të mblidhet së shpejti, dhe kjo konferencë do t’ia dërgojë përsëri këto çështje një komisioni, pastaj një nënkomisioni, i cili do t’ia referojë komisionit që do t’i dërgojë një raport konferencës.
Konferenca do të votojë njëzëri një rezolutë dhe kjo e fundit do t’i jepet për shqyrtim Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Këshilli, nga ana e tij, do t’ia kalojë këtë rezolutë Asamblesë së ardhshme atje lart në qiell. Dhe kur këto çështje të kenë bërë këtë cikël poetik zvarritjesh e kundërzvarritjesh, raportesh e kundëraportesh dhe mendimesh konsultative, atëherë do t’i dërgohen së fundi Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, i cili do t’i mbyllë me kyç mirë e mirë dhe do t’i varrosë në dosjet e vdekura të Sekretariatit, ku do të mbahen brez pas brezi.
Dhe kjo do të thotë, natyrisht, se e gjithë kjo histori ka mbaruar siç mbarojnë flluskat e sapunit. Por ç’fjalime, ç’fjalime të bukura, të fryra e të stërfryra do të shoqërojnë këto rezoluta e këto dëshira! Sa fort i dua! I dua “me atë erën e keqe të moçaleve të fëlliqura, si kërma të pambuluara që helmojnë ajrin ku marr frymë.” Por ja, përse jua drejtova fjalën sot.
Dhe meqënëse po flasim për flluska sapuni, a mund të bëj disa vërejtje lidhur me flluskën më kolosale që ka nxjerrë historia moderne, dua të them për planin Daues (Daëes). Por a është vërtet një flluskë? Jo, është një kombinacion flluskash, kombinacion hipokrit, i ndërlikuar, djallëzor, infernal.
Nuk është një flluskë ordinere, është një supërflluskë. Por është e kotë të trembeni. Do të mbarojë edhe kjo fatalisht si të gjitha flluskat e vogla që ne lëshojmë këtu.
Është tepër e ndërlikuar që të mund të ketë sukses; ajo mund t’i sigurojë ndonjë post nënpresidenti autorit të saj të shquar; por kam frikë se nuk do të dalin prej andej veçse shumë pak miliarda raparacionesh për Francën dhe Belgjikën. Këto të dyja vërtet t’i marrin. Nuk është aspak qëllimi im që t’i mërzis, por ky është fati. Kjo superflluskë e gjeneralit Daues do t’i përcillet, në fund të fundit, Lidhjes sëKombeve.
I dashur Sekretar i Përgjithshëm, përgatitni, ju lutem, një kënd të thatë, një kënd shumë të thatë në varrin e dosjeve të vdekura, sepse ju e dini se z. Daues është amerikan dhe se Amerika është një vend i thatë , megjithëse nga koha në kohë, me rrugë të nëndheshme, ajo njomet vetëm sa për t’u zbavitur, falë përpjekjeve të kontrabandistëve.
Duke folur për flluska, përsëri më vjen në mend ajo huaja e bekuar prej 600 milionësh, të cilën i nderuar Kryetar i kësaj Asambleje, si dhe i dashur Sekretar i Përgjithshëm, më premtuan për Shqipërinë disa minuta më parë. Kjo hua është një flluskë paqeje, një flluskë paqeje fort konsistente.
Por jo, nuk është aspak një flluskë; ajo që doja të thosha është se kjo hua mund të përgatitë paqen në Ballkan, ajo mund të lehtësojë realizimin e konfederatës ballkanike; por ia vlen të flitet për të? Z. Sekretar i Përgjithshëm, merreni dhe atë dhe futeni në varrin e dosjeve tuaja të vdekura, futeni në nekropolin tuaj.
Pasi iu përgjigja dy pyetjeve që shtrova, më mbetet tani të nxjerr konkluzionin, të cilin do ta diskutoj në trajtën e dy pyetjeve të tjera.
Para së gjithash në dritën e fakteve që u përmendën, a e vlen barra qiranë që të kemi një Lidhje të Kombeve? Së dyti, në rast se e vlen, cila duhet të jetë metoda për t’ia arritur qëllimit, që është paqja universale?
Pyetjes së parë do t’i përgjigjem në mënyrë pohuese.
Edhe sikur Lidhja e Kombeve të jetë një ëndërr, një utopi që i bën skeptikët të tallen e të shtrembërojnë buzët, ajo duhet të qëndroj aty si një ideal që interpreton aspiratat më fisnike të njerëzimit, ajo duhet të qëndroj aty si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste.
Ajo duhet të qëndroj aty si një pohim solemn i vullnetit universal për paqen, ajo duhet të qëndroj aty derisa bukuria e saj, fisnikëria e saj, shpirti njerëzor i saj, nevoja e domosdoshme e qenies së saj të kuptohen nga e gjithë bota. Sepse, fundi i fundit, me gjithë të metat që ka sot, ajo meriton të pritet me këto fjalë:
“Verweile doch, Du bist so schon!”
( “Oh, megjithatë qëndro, ti je kaq e bukur”! )
Përse të jemi kaq pesimistë? Aspiratat për paqe i kemi kudo dhe për këtë s’ka asnjë dyshim. Përndryshe, ne nuk do të kishim as komedinë e flluskave e superflluskave, që po na mbulojnë. Dhe pikërisht sepse popujt duan paqe, burrat e shtetit, politikanët u servirin atyre kohë pas kohe flluska arbitrazhi, flluska çarmatimi, flluska sigurimi dhe superflluska raparacionesh.
Por paqja nuk do të vijë prej traktateve; këto janë të destinuara të hidhen shpejt a vonë në shportë. Paqja do të vijë nga edukimi shkollor. Duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë se vrasjet me shumicë janë po aq krim sa edhe vrasjet me pakicë.
Duhet t’u mësojmë se ka vetëm një perëndi që duhet t’i shërbejnë, Perëndia e njerëzimit, i njëjtë për të gjithë tributë. Duhet t’u mësojmë të bëhen anëtarë të ndershëm të supershtetit që do të përmbledhë të gjitha tributë, të bëhen qytetar fisnikë të federatës së përbotshme, që është në realizim e sipër dhe që do të realizohet me siguri. Kur fëmijët tanë të kenë mësuar këto të vërteta të thjeshta, atëherë nuk do të kemi vetëm çarmatimin moral që do t’i paraprijë çarmatimit material, do të kemi gjithashtu bashkpunimin e vërtetë të të gjitha racave të botës për sigurimin e paqes, progresit dhe prosperitetit ndërkombëtar. Të gjitha të tjerat sillen rreth kësaj. Këtu qëndron thelbi i çështjes.
Por përpara se të vijmë aty, duhet të pranojmë njëherë se jemi të gjithë tribu të egra, derisa i bëjmë kurbane njerëzish Molohut të tribusë. Oh, vritini, varini, ndiqini, në të katër anët e botës këto hyjni barbare e antropofage, që e kanë mbushur historinë e njerëzimit me kaq vuajtje e urrejtje, me kaq rrëfime, me kaq gjak, me kaq tmerr!
Vështroni sytë e njerëzimit që vuan pas shkatërrimeve të luftës botërore. Nuk ka dhembje që të mos krahasohet me dhembjen e tij; asnjë sakrificë nuk do të ishte tepër e madhe për t’i shpëtuar fëmijët tanë nga luftëra të reja dhe lot të tjerë.
Përpara, o shokët e mi! Flamuri i Lidhjes së Kombeve është më fisniku që është ngritur deri më sot. Ushtarët e saj janë më trimat që ka nxjerrë bota ndonjëherë. Qëllimi i saj është maja e përparimit të njerëzimit. Shpirti i Uillsonit, ati dhe profeti i saj, na udhëheq. Vështirësitë janë tepër të mëdha, por shtrini kurajën tuaj deri në pikën e fundit mundimet nuk do t’ju venë kot. (Duartrokitje të zjarrta nga publiku
August 19, 2014 - 18:32
Donnerstag, 18. Juni 2015
Thanas Medi
Thanas Medi lindi në vitin 1958, në fshatin Dhoksat të krahinës së Lunxherisë - Gjirokastër. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin Asim Zeneli, të Gjirokastrës. Studimet e larta i mbaroi në Fakultetin Filologjik, Universiteti i Tiranës, 1988. Pas studimeve ka punuar për 5 vjet në Gjimnazin Koto Hoxhi. Më pas, më 1995 emigroi në Greqi dhe tash jeton në Athinë bashkë me familjën.
Me letërsi ka filluar të merret që në moshë të re. Ka botuar pak poezi dhe tregime në organet letrare të kohës. Vlen të përmendet përpjekja e tij serioze kur ishte student. Në atë kohë ka provuar të publikoj një vëllim me tregime e novela, por dorëshkrimi i është kthyer mbrapsht me pretekstin se autori e nxinte realitetin e kohës.
Thanas Medi punës letrare iu përkushtua edhe më seriozisht më vonë, pas emigrimit në Greqi. Romani i tij i parë "Hija e mallkuar", u botua në vitin 2011 nga "Toena". Më 2013, po nga "Toena", iu botua edhe romani i dytë "Fjala e fundit e Sokrat Bubës", roman ky që u nderua me çmimin e madh kombëtar, si romani më i mirë i vitit, dhënë nga Ministria e Kultures të Republikës së Shqipërisë.
Romani i parë i këtij autori trajton temen e ingranimit të emigrantëve shqiptarë në shoqerinë greke. Kurse romani i dytë, atë të vllehve të Shqiperisë, duke sjell kësisoj një etni mjaft të pranishme në jetën shqiptare, por shumë pak e njohur dhe trajtuar nga letërsia.
Fragment nga romani ''Fjala e fundit e Sokrat Bubës''
Te vllehët e dërguan për fejesat e djepit. Pasi bëri njëfarë emri me prishjen e fejesave në një zonë në veri të vendit, i thanë të shkonte te vllehët e Goricës së Madhe. Se ata i fejonin fëmijtë që në bark të nënës. Deri në këtë çast, ai i kishte parë vllehët vetëm si një tufë endacakësh, të kapur për jetë a vdekje, pas malit. Një turmë e paformë njerëzish, gati të pagdhëndur e që jetonin akoma periudhën e fisit, si në kohrat e baba Qemos. Me fytyra të ashpra, aq sa dhe të vrenjtura dhe që, kur këndonin, dukej sikur qanin. Nga larg gjithçka ngjante me një tablo të zymtë njerëzish veshur me lesh, ndërsa kur i njohu nga afër, u habit si të ishte duke parë një perëndim të bukur. Dhe kjo i ndodhi sidomos atëherë që pati një informacion më të hollësishëm, rreth asaj procedure që në shkrimet e veta, e quante ''mekanizmi i fejesave të djepit.'' Ndryshe nga zona e Veriut, ku për fejesat e bënin ligjin shkesët dhe disa kanune që vinin era barut, te vllehët ligjin e bënte mirësia. Kishte mirësi miqsh dhe dëshirë të pafajshme, për ta përcjellë miqësinë nga brezi më i vjetër, te brezi më i ri. Miqësi, që atëherë kur nuk dilte për mirë, nuk kthehej në hakmarrje dhe etje për të vrarë. Kthehej në dëshpërim dhe keqardhje, si për diçka që nuk ishte e thënë të vazhdonte më gjatë.''
___________________________
Përgatiti për "Ora shqiptare", h.m.

Mittwoch, 10. Juni 2015
Ishte dhe mbetet simboli i amzës shqiptare në kohë
Fjala e Presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani në cermoninë solemne të rivarrimit të Heroit Kombëtar shqiptar, Isa Boletini
10 qershor 2015-Mitrovicë, Kosovë
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar mori pjesë sot në ceremoninë solemne të rivarrosjes së eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, e cila u mbajt në Stadiumin “Adem Jashari” të qytetit të Mitrovicës, në Republikën e Kosovës.
Në prani të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, të Kryeministrit Isa Mustafa, të drejtuesve vendorë, deputetëve, personaliteteve të ndryshme dhe udhëheqës politikë të ardhur nga të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët si dhe familjarëve të Isa Boletinit, Kreu i Shtetit shqiptar në fjalën e Tij të rastit, u shpreh:
“I nderuar Zoti Kryetar i Kuvendit të Kosovës,
I nderuar Zoti Kryeministër i Kosovës,
Të nderuar deputetë, përfaqësues të partive politike, drejtues të pushtetit vendor,
Të nderuar familjarë të heroit, Isa Boletini,
Të dashur motra dhe vëllezër bashkëkombas!
Ju falënderoj nga zemra për nderin e veçantë që më keni bërë duke më ftuar në këtë ceremoni historike për të bashkuar nderimin tim personal dhe të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë ndaj Heroit të kombit tonë, Isa Boletinit!
Të dashur motra e vëllezër,
Sot historia mëson prej vullnetit dhe kujtesës së një populli. Sot ajo rishkruhet duke përmbyllur rrugëtimin e lavdishëm të Heroit të Kombit, Isa Boletini. Frymëzuesi i lirisë së shqiptarëve kthehet përgjithmonë në Kosovën e lirë dhe të pavarur. E paharrueshme është për mua kjo ditë! Besoj fort se të gjithë shqiptarët kudo që janë e përjetojnë me emocione të pashlyeshme fundin e njëqind viteve vetmi. Na ka munguar ky altar i lutjes kombëtare në Boletin të Mitrovicës. Panteoni pa të do të ishte i gjymtuar; ndërgjegjja jonë e trazuar; kujtesa e paqetë; mirënjohja e paplotë.
Sot e kemi dhe ndihemi më të fortë, sepse Isa Boletini ishte dhe mbetet simboli i amzës shqiptare në kohë! Sot e kemi dhe ndihemi më krenarë, sepse Isa Boletini ishte krenaria shqiptare në orët më tragjike të shqiptarisë! Sot e kemi për të kujtuar mbi të sakrificat dhe gjakun e derdhur të mijëra dëshmorëve, të cilët dhanë jetën që shqiptarët të mbeten, që shqiptarët të qëndrojnë, që shqiptarët të ringrihen, që shqiptarët të fitojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe Isa Boletini është kryedëshmori ynë, bëma, gjesti, shembulli, thagma, kolona e tempullit shqiptar ndër mote! Sot e kemi Isa Boletinin dhe i rrëfehemi se shqiptarët kanë dy shtetet e tyre të Pavarura në Ballkan, të lira e demokratike. E kujt më shumë se prijësit ia detyrojmë këtë rrëfim. Kujt më shumë se Kosovës duhet t’ia shpalosim mirënjohjen, kryengritjet e së cilës ishin preludi i 28 Nëntorit të 1912-s.
I mirënjohuri Martin Camaj thotë në njërën nga poezitë e tij: “Kur të vdes, le të bahem gur. Në skajin e vendit tim të qëndroj kufi.” Isa Boletini këtë amanet, si shërbim të fundit, do ta kryejë në jetë të jetëve. Dua të kujtoj këtu se Ismail Qemali, ati i shtetformimit, burri i ndritur i ngritjes së Flamurit Kombëtar, kësaj trashëgimie të Gjergj Kastriot Skënderbeut pas gati 500 vitesh robërie otomane, gjeti tek Isa Boletini mbështetjen kryesore, garancinë ushtarake dhe morale sepse pas tij ishte Kosova duke krijuar binom një të tillë saqë kur flitet për njërin ke thënë shumëçka edhe për tjetrin, ndërsa shqiptimi i këtyre dy emrave bashkë na kthen vrullshëm tek pavarësia dhe tek uniteti shpirtëror i shqiptarëve.
Personalisht më vjen mirë që pelegrinazhi kombëtar bëhet bicepal si krerët e shqiponjës nga Vlora në Boletin, si rruga e domosdoshme e kujtesës që duhet përshkuar nga ne, nga brezat për të kuptuar se ku ngjizen rrënjët e lirisë. Këta janë bijtë e zgjedhur të kombit shqiptar. Janë etërit e projektit politik e të shtet-formimit. Vepra e tyre është Shqipëria. Vepra e tyre është Kosova. Me këtë vetëdije punuan e luftuan edhe Ibrahim Rugova e Adem Jashari, nën këtë shembull dhanë jetën mijëra bij e bija të Kosovës për të fituar lirinë, pavarësinë dhe shtetin. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!
Vëllezër dhe motra,
Shqipëria dhe Kosova, dy shtete shqiptare janë shndërruar në faktor të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan. Jemi përballur me shumë sfida tragjike për të arritur deri këtu. Duhet të jemi krenarë për sukseset tona, të qartë për vështirësitë dhe këmbëngulës për standardet evropiane që duam për shoqëritë tona. Ne jemi një komb evropian qysh në ngjizje. Në mendjet dhe zemrat tona është vetë identiteti i këtij kontinenti. Rruga jonë e vetme, por edhe e mundur, është ajo e integrimit, e bashkimit me familjen e madhe evropiane. Shqipëria evropiane, Kosova evropiane, Kosova anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kosova në NATO, Ballkani evropian janë mundësia dhe Shansi ynë historik. Miqtë tanë perëndimorë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa, NATO-ja janë aleatët dhe partnerët tanë. Me ta ndajmë të njëjtat vizione për paqen dhe demokracinë. Ndaj tyre duhet të jemi mirënjohës për mbështetjen pakufi që na dhanë bash atëherë kur mizoria e kasapit të Ballkanit rrezikonte vetë ekzistencën e shqiptarëve. Nuk duhet ta harrojmë kurrë këtë!
Çdo joshje tjetër, çdo formë propagande që kërkon t’i japë të tjera ngjyrime kombit shqiptar, çdo zë i çjerrë që do të mbjellë përçarje e intolerancë mes nesh është armik i të ardhmes sonë, është thjesht antishqiptar. Shqiptarët shquhen për harmoninë dhe tolerancën fetare. E kanë vuajtur intolerancën, ekstremizmin nacionalist, dhunën e idesë absolute, ndaj, ata më pak se kushdo tjetër mund të bëhen sot e nesër zëra të eksperimenteve që frymëzohen nga terrori. Me fuqinë e shtetit ligjor, me epërsinë etike të demokracisë, me besën dhe burrninë shqiptare duhet të izolojmë çdo shfaqje që përdhos imazhin tonë, që ushqen me veprimet dhe fjalët e veta propagandën antishqiptare, që kompromenton të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Këtë të ardhme e shohim në dialog, miqësi dhe bashkëpunim me fqinjët, e shohim si proces që do të shërojë plagët e së kaluarës, jo duke u bazuar tek harresa, por tek reflektimi.
Vëllezër dhe motra,
E ku më shumë se para këtij memoriali të njërit prej etërve të kombit shqiptar mund t’i thoja këto fjalë, sepse gjithçka bëri Isa Boletini, gjithçka na la Isa Boletini na çon në këtë drejtim, kah identitetit, lirisë, dinjitetit dhe Evropës. Sot është një ditë e shënuar për Kosovën. Sot është një ditë e shënuar për kombin pasi Isa kthehet në shtëpi pas një udhëtimi të gjatë mes për mes honeve të historisë, por ai kthehet si fitimtar, si ngadhënjyes për t’u prehur në amshim rrethuar nga dashuria e një kombi të tërë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!
Rroftë Kosova!
Rroftë Shqipëria!
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo ndodhen!”

Isa Boletini
Gjenerali shqiptarë
që tmerroi pushtuesit
Isa Boletini ka qenë atdhetar i shquar, organizator e udhëheqës i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Lindi në fshatin Boletin të Mitrovicës, më 1864, në një familje me tradita patriotike.
Në moshën 17- vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Betejën e Slivovës ( 22. 04. 1881) kundër forcave osmane. Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët tjerë në themelin e Lidhjes Shqiptare të Pejës. Përkrahu revolucionin xhonturk të vitit 1908. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajit (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antiishqiptare të xhonturqve. U dallua si udhëheqës e organizator kryengritjeve të mëdha populloreantiosmane të viteve 1910- 1912, veçanërisht në betejat e zhvilluara me ushtritë turke në zonat Shtimje - Carravelë më 1910.
Gjatë Luftës I Ballkanike u vu në krye të çetave të armatosura për mbojtjen e trojeve shqiptare dhe të qeverisë së përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me I. Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë I. Bolentini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbomalazezë.
Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë.
Boletini, prijësi i shqiptarëve që tmerroipushtuesit
që tmerroi pushtuesit
- "Unë jam mirë, veç kur asht mirë Shqypnia" / Isa Boletini /

Kur Lordi anglez e pyeti se ku binte në hartë fshati i tij, Isa Boletini iu përgjigj: "Unë s'kam ardhur në Londër për Mitrovicën time, por kam ardhur për të gjitha tokat shqiptare që të bashkohen në një shtet"
Të gjitha ngjarjet e vogla e të mëdha në Kosove janë të lidhura ngushtë me atdhetarin e shquar Isa Boletini. Por roli dhe kontributi i tij më i madh është i lidhur me Kryengritjen shqiptare të vitit 1912 dhe shpalljen e Pavarësisë. Në të dyja këto heroi Isa Boletini ka luajtur një rol shumë të madh.
Isa Boletini u lind në viti 1962 në fshatin Boletin të Shalës së Mitrovicës. Familja Boletini ka dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare për liri e pavarësi dhe me këtë frymë është rritur e edukuar edhe Isaj. Siç dihet, Lidhja e Prizrenit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë e cila i vuri themelet e shtetit të ardhshëm shqiptar dhe ngjalli ndërgjegjen shqiptare. Ajo formoi qeverinë e parë, me të gjitha segmentet e shtetit, duke e krijuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Mirëpo shtetet e Evropës, si gjithë herë, jo vetëm që nuk e njohën, por e nxitën Perandorinë osmane që ta shtypte sa ma më parë. Një nga ushtarët trima të Lidhjes së Prizrenit ka qenë edhe Isa Boletini, i cili luftoi për krah heronjve Mic Sokoli e Sefë Kosharja për të mbrojtur tokën amtare kundra hordhive osmane të Dervish Pashës. Isa i ri e pa me sytë e tij heroizmin e Mic Sokolit kur u hodh mbi grykën e topit të armikut, për t'ju dhënë zemër luftëtarëve trima që e jepni jetën si me le. Këtë shembull do ta ndiqte më pas edhe Isa Boletini në të gjitha betejat legjendare, jo duke komanduar nga pas luftëtarët, por duke u prirë në ballë. Ndonëse Lidhja e Prizërenit u shtyp me gjak, idetë e saj kombëtare të mbrujtura thellë në ndërgjegjen e popullit tonë nuk u shuan kurrë e jehona e saj vazhdoi gjatë duke edukuar brezat që erdhën më ndjenjën e atdhedashurisë.
Isa në Lidhjen e Pejës
Në vitin 1899 u themelua Lidhja e Pejës nga atdhetari i madh Haxhi Zeka e në atë ngjarje të shënuar Isa Boletini luajti një rol të rëndësishëm për organizim e mbrojtjen në Kosovën Veriore. Ai morri pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t'i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895. Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: "Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin. Po të doni urdhëroni edhe ju se po ju pres si majorin". Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane.

Isa: Jo rusët në Mitrovicë
Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t'i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. "Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë", i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin. Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte:
1) Konsullit rus t'i ndalohej ardhja në Mitrovicë
2) Të lihem i armatosun e me shokë"
3) Të banojë vetëm në Stamboll".
Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën. Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti: "Po kush asht ai që po komandon topçijt?" Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia kthu pushkën dhe e vrau. Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova.
Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s'kishte për t'u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lirimin ai tha: "Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m'u dha mundësia të kthehem në Kosovë". Sulltani i dha titullin "Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: "Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli".
Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: "Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor (flijuar) dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati.
Kuvendi i Ferizajt më 1908
Në vitin 1907 turqit e rinj krijuan një parti opozitare kundra sundimit apsolut të Sulltan Hamitit. Komiteti i tyre në program u premtonte të gjithë popujve të shtypur, liri e barazi me popullin turk. Në këtë parti aderuan shumë intelektual patriot shqiptar e njerëz të thjeshtë duke shpresuar se ajo parti do t'u jepte të drejta kombëtare, prandaj Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit u bënë epiqendra e partisë së turqëve të rinjë.
Në Manastir garnizoni i ushtrisë dhe në Kosovë paria, mobilizuan mbarë Kosovën që të merrnin pjesë në një kuvend të madh që do të bëhej në Ferizaj. Në atë Kuvend ku morën pjesë rreth 30 000 vetë. një nga organizatorët ishte edhe Isa Boletini i cili luajti një rol të rëndësishëm dhe e mori fjalën në kuvend. Në kuvend folën shumë oratorë duke demaskuar padrejtësitë masakrat që kishte bërë në popull sundimi i egër i Sulltan Hamitit. Kuvendi vendosi që t'i dërgohej një telegram ultimativ Sulltanit që të shpallte menjëherë Kushtetutën, përndryshe Kosova e para do ta fillonte luftën kundër tij. Telegramin e firmosën 1500 vetë dhe një nga emrat e parë ishte edhe ai i Isa Boletinit. Sulltani e kishte marrë vesh qëlllimin e atij Kuvendi, prandaj vendimin e tij e priste me ankth e kishte dhënë urdhër që në çdo orë që do t'i arrinte, ta lajmëronin menjëherë. Sa e mori telegramin nga Kosova, Sulltani dha urdhër që menjëherë të shpallej kushtetuta e të bëheshin zgjedhjet parlamentare.
Pas shpalljes së Kushtetutës u lejuan në fillim në të katër vilajetet shqiptare të hapeshin shkolla në gjuhën shqipe dhe klube ku propagandohej për çështjen kombëtare. Isa Boletini ndonëse vetë ishte pa shkollë, ai e dinte mirë rëndësinë e shkollës dhe menjëherë e hapi një shkollë në Boletin e më vonë u hapën edhe në fshatra të tjera deri në Mitrovicë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, sepse turqit e rinj sa erdhën në pushtet e forcuan qeveriosjen e menjëherë filluan t'i shkelin premtimet e tyre duke i vënë popullit veç taksave të vjetra, edhe taksa të reja, duke mbyllur shkolla e klube. Nisur nga kjo populli filloi t'i kundërshtojë dhe ata dërguan në Kosovë ekspedita të armatosura në krye me Xhavit Pashën . Ndeshjen e parë ai e bëri me Isa Boletinin në Shalë, por shpejt u tërhoq dhe kaloi në Rrafsh të Dukagjinit ku bëri dëme të mëdha, por e theu kokën ne Lumë dhe u kthye i turpëruar në Stamboll.
Atdhetarët kosovarë u bindën se me turqit e rinj nuk kishte më miqësi, prandaj filluan të organizonin kryengritjen e vitit 1910 me në krye Idriz Seferin e Isa Boletinin. Këta të dy u takuan në mars të atij viti në Prishtinë në Klubin Kombëtar në prani të atdhetarit intelektual e kryetarit të klubeve për Rrafshin e Kosovës, Nazmi Gafurri. Aty e lidhën besën e menduan planin taktik e strategjik dhe çfarë kërkesash do t'i bënin qeverisë. Ata vendosën që të bëheshin dy kuvende, njëri në Gjilan nën drejtimin e Idriz Seferit dhe tjetri në Rrafsh të Dukagjinit nën udhëheqjen e Isa Boletinit. Ndërkohë të dy këta burra kishin bërë punë praprake për kryengritjen e armatosur. Në radhë të parë ata i kishin pajtur gjaqet që ishin plagët e vjetra të shqiptarëve që dhimbnin më shumë.
Pasi hartuan kërkesat ata ia dërguan qeverisë xhonturke në emër të kryengritësëve dhe atë ia besun atdhetarit Nazmi Gafurri, të cilat ai do t'i shpallte kur do të ziheshin grykat strategjike si ajo e Kaçanikut, Çeraleves dhe e Jezercit.Kërkesat e tyre ishin:
1. Gjithë ne që jemi shqiptarë, do të derdhim gjakun për pikë dhe kërkujt nuk i lëshojmë një pëllambë vend.
2. Sulltanin do ta njohim për mbret, vetëm atëhere kur mos të na përzihet në punët tona të mbrendshme të Shqipërisë të cilën duam na vet ta qeverojmë nën hijen e Sulltanit.
3. Duam të lëshohen të gjithë ata vëllazën tonë që i zu qeveria dhe i burgosi.
4. Duam të dërgohet një komision, në të cilin të ketë të paktën 10 deputetë shqiptarë për me u marr vesh me ne për dëmet që na ka ba Turkia dhe të na i paguaj (është fjala për ekspeditën e Xhavit Pashës) të gjitha ato".
Pra këto kërkesa nuk ishin ekonomike por politike të cilat kishin të bënin me autonominë e Shqipërisë me të katër vilajetet.
Kuvendi i Rrafshit të Dukagjinit
Atdhetari i madh Isa Boletini menjëherë filloi pregatitjen për organizimin e një kuvendi të madh në Rrafsh të Dukagjinit. Në mars të vitit 1910 të Verrat e Shugës në mes të Gjakovës e Pejës u bë kuvendi ku morën pjesë gjithë paria e Rrafshit të Dukagjinit. Në atë Kuvend rolin kryesor e luajti Isa Boletini i cili në mes të tjerash tha:" Vëllazën, kemi pesëqin vjet që jemi pushtuar nga osmanllinjtë që na kanë shtyp. Tani ka ardhur koha që të lidhim besën së bashku për t'u ngritur në luftë kundra osmanlive për t'i fituar të drejtat tona me armë". Të gjithë e mirëpritën fjalimin e shkurtër të Isajt dhe u lidh besa se do të merrnin pjesë në luftë. Menjëherë mbas mbarimit të Kuvendit Isa Boletini i shoqëruar nga shumë kryengritës u nis për të zënë grykën e Ceralevese e cila e lidh Rrafshin e Dukagjinit me Fushën e Kosovës. Në atë kohë Perandoria osmane kishte dërguar më se 100 batalione ushtarësh të armatosur me armët më moderne të kohës për ta shtypur atë kryengritje. Sapo u mësua kjo gjë, Idriz Seferi zuri grykën e Kaçanikut që lidh Fushën e Kosovës me kryeqendrën e Vilajetit, Shkupin, ndërsa patrioti Hasan Hysen Budakova zuri grykën e Jezercit. Ai me forcat e tij mbronte krahun e majtë të forcave të Isajt dhe krahun e djathtë të forcave të Idriz Seferit. Luftimet qenë shumë të mëdha e të përgjakshm e ushtria osmane u thye disa herë. Ndërkohë qeveria osmane u detyrua që të dërgonte për ndihmë Dergut Pashën me forca të mëdha. Por ai nuk mundi të depërtonte nëpër ato gryka të thella. Nisur nga kjo sirtuatë e vështirë Stambolli u detyrua të dërgonte ministrin e Luftës Mahmut Shefqet Pashën në krye të 40 mijë forcave. Isa Boletini në krye të 3000 luftëtarëve në Grykë të Caralevës luftoi me heroizëm të madh, por atë që armiku shekullor nuk mundi ta mposhte dot me armë, e mposhti me tradhti. Në kuvendin e lartpërmendur ndonëse u lidh besa, nuk morën pjesë Sulejman Batusha, Shaban Binaku e Rust Kabashi të cilët e dëmtuan shumë atë kryengritje. Poeti patriot Risto Siliqi i cili mori pjesë vetë në këtë kryengritje ka shkruar: "Ret ishin lidhun nyje, e pllumbat pikojshin si pikat e shiut, ndërsa trimat luftëtarë këndojshin sikur ishin në dasëm". Ndërsa për komandantin e kryengritësve shkruante: Isa Bega Boletina / Bir i së njërës kosovesh/mbi halldupa, mbi coftina,/Nget e shket me shpatë zhvesh". Ndonëse kryengritja dështoi, armikut i mbetën me mijra të vrarë e të plagosur si dhe 80 oficera madhorë gjë e cila bëhet e ditur dhe nga dokumentet osmane të kohës. Ushtria osmane e udhëhequr nga gjeneralët kriminel, Dergut Pasha e Shefqet Pasha bëri krime të papërshkruara ndaj popullsisë duke vrarë e varë, djegur e plaçkitur. Për këtë rapsodi popullor ka kënduar: N'Kaçanik e në Boletin /Krejt Kosova u mbush me tym /u mbush me tym e na i dual flaka / E dogj me topa Dergut Pasha".
Abonnieren
Posts (Atom)