Donnerstag, 23. Mai 2013

Çerçiz Topulli

I

Në mesin e personaliteteve meritore shqiptare, të shquara për kontributin që kanë dhënë në çlirimin e trojeve të Shqipërisë nga pushtimi turk por edhe ruajtjen e territoreve shqiptare, të cilat Evropa dhe Rusia ua kishin dhënë shteteve grabitqare fqinje: Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, janë të mirënjohur: Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mahal Grameno, Muço Qulli, Hajredin Temenishti Zeman Mashkullori e shumë të tjerë.
 
Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 dhe ra dëshmorë më 15 korrik të vitit 1915. Ishte një i ri i arsimuar me arsim kombëtar,  atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udhëheqës i luftës së armatosur të çetave kundër sunduesve osmanë për çlirimin kombëtar të vendit, hero i popullit. Në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908. Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.
 
Çerçizi me të vëllanë Bajon e Zeman Mashkullorin, në prill të 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut, e sidomos në krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës. Me vendim të Komitetit të Gjirokastrës, anëtarë të çetës së tij vranë në fillim të marsit 1908 në Gjirokastër komandantin turk të xhandarmërisë. Drejtoi Luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908.
 
Në thirrjen "Nga malet e Shqipërisë" drejtuar bashkatdhetarëve të tij dhe botuar në janar 1907 në gazetën "Shpresa e Shqipërisë" Çerçiz Topulli pasi dënonte grabitjet e administratës osmane kërkonte që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane dhe të bëhej e lirë dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rrugë për çlirimin e Shqipërisë ishte ajo e kryengritjes së përgjithshme të armatosur, dhe ftonte gjithë shqiptarët të ngriheshin me armë në dorë në luftën për lirinë e Shqipërisë.
 
 Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së I. Qemalit dhe luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, në disa kryengritje të armatosura, për sprapsjen e grekëve nga tokat e pushtuara në jug (pas konferencës së Londrës), por edhe kundër rebelimit të Haxhi Qamilit në Shqipërinë e Mesme. Në shtator të vitit 1914 Çerçiz Topullin e Muço Qullin i gjejmë në Shkodër, ku mendohet të kenë shkuar për t’ju bashkuar mbrojtjes së trojeve nga pushtimi serbo-malazez. Arrestohen për të parën herë në 28 qershor dhe lirohen shumë shpejt. Por arrestohen sërish në 7 korrik 1915 në Fushën e Shtoit (Shkodër) nga një togë malazeze rrugës për në Çetinë. Për 20 vjet eshtrat e dy heronjve mbetën pa varr, në Shtoj të Shkodrës, deri sa u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hrushidi, mik fëmijërie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës aso kohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtrave të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të Gjirokastritëve.
 
 
II
 
Në fillim të muajit mars të vitit 1973, në kuadrin e veprimeve që do të zhvilloheshin në përkujtimin e 65 vjetorit të luftës që Kapedan Çerçiz Topulli zhvilloi kundër pushtuesve osmanë më 19 mars 1908 në brigjet e fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës që ka hyrë në historiografinë shqiptare me emrin "Lufta e Mashkullorës", m'u caktua nga redaksia e informacionit të TV Shqiptar, të përgatisja një telekronikë të zgjeruar të vendeve ku strehohej kjo çetë trime e Rilindjes Kombëtare! Zgjodha për këtë fshatin Prongji, vendlindjen e njërit prej luftëtarëve të kësaj çete, atentatorin e vrasjes së Bimbashit (majorit turk) të Gjirokastrës Barjam Ligu (Prongjia), që së bashku me labin tjetër, trimin nga Lekdushi, Hito Habilin (Hito Labin), e shtrinë këtë kriminel pushtues në kalldrëmet e qytetit të gurtë tek furra e lagjes "Meçite" duke ndezur kështu shkëndijën e parë të betejës legjendare të Mashkullorës. Në afërsi të fshatit Prongji si kurorë e bukur dhe e plotë gjelbërimi e pyje me drurë shekullorë ngrihet krenar e hijerëndë Mali i Bajramos e në afërsi , poshtë këmbëve të tij shtrihet një shkëmb I madh e I thepisur, Shkëmbi i Mjaltit. Banorët e Prongjisë thonë se këtë emër ky shkëmb e ka marrë nga prania e një numri të madh bletësh që shtegëtojnë atje nga vende të ndryshme duke krijuar një koshere dhe prodhojnë një sasi të konsiderueshme mjalti shekullor. Në një prej të çarave të këtij shkëmbi tepër interesant, për konfiguracionin e tij që me zor e shkel edhe këmba e dhisë, ndodhet një guvë e mbrojtur mirë nga erërat. Atë guvë prongjiotët e kanë pagëzuar me emrin "Shpella e Çerçizit' për arsye se ajo ishte një strehë e sigurt, ku kapedan Çerçiz Topulli me çetën e tij fshihej me ditë e me javë të tëra atje për të mos e diktuar okupatori turk, I mbrojtur edhe nga patriotët Prongjiotë. Këtë fakt tepër interesant që u bë edhe prologu I kronikës që përmenda më lart e mësova sapo shkova në Prongji nga patrioti prongjiot një plak I mençur, e dinamik I atyre viteve që I kishte kaluar të 82 vitet e jetës së tij, Majko Lluri. Xha Majkoja njihej në fshat si njohës I mirë I Historisë. Ai e kishte ndjekur nga afër Çerçizin e Mihal Gramenon, e bëri të njohur me ta bashkëfshatari I tij, Barjam Ligu.
 
"-Më mori një ditë Barjami-më thotë xha Majkoja",- dhe më porositi:-Nesër do të vish me mua në një vend këtu afër. Mos të të shkajë goja e I thua njeriut, as njerëzve të shtëpisë për ç'ka të them unë se na përvëlove fshatin. More vesh, kemi të dy një detyrë?!"
 
Të nesërmen në të errur na shpjegoi, u takuam në vendin ku më caktoi Barjami. Kisha emocione të mëdha. Unë djalë fare I ri, Çerçizi një kolos. Më venin e më vinin në kokë lloj-lloj mendimesh se si do t'i përshëndesja, si do më presin shokët dhe Çerçizi, ç'fizionomi kanë, si I kanë shtatet si janë veshur e ç't'iu them more djem! Barjami ishte ngarkuar nga pleqësia në fshat të çonte ushqime dhe veshje për çetën. Sa e pa Çerçizi që kishte dalë tek shkëmbi e shikonte me dylbi, I ngriti dorën. Rruga nga vente dhe ikte Barjami ishte e caktuar. Çdo devijim I rrugës krijonte shqetësim për çetën.
 
"-Sikur të gjitha mendimet që kisha-thotë Xha Majkua-u përmbysën. Kollozi kapedan Çerçiz Topulli, na priti me përzemërsi dhe me dashuri. Që atë ditë edhe unë ndihmoja në grumbullimin dhe furnizimin me ushqime nga familjet prongjiote. Barjami u bë luftëtar trim I çetës, unë nuk pata fat, se kisha probleme familjare, përfundoi xha Majkoja bisedën me ne. Takimin e dytë me kujtime nga ata që e kishin njohur Çerçizin, I kam pasur me patriotin Shahe Haska nga Mashkullora, vëllain e njërit prej luftëtarëve të çetës së kapedan Çerçiz Topullit Zeman Mashkullora(Haska). Ai na tregoi për strehimin e çetës në shtëpinë e tij pas atentatit të vrasjes së Bimbashit turk në Gjirokastër.
 
-Çerçizi ishte I vendosur të luftonte për mëmëdhenë,-thotë xhahahja, Kur turqit rrethuan Mashkullorën, ai me çetën e tij me gjakftohtësi gjeti rrugën e përroit, e zuri si sorkadh pozicionin. Por betejës së famshme të Mashkullorës, turqit të egërsuar nga disfata arrestojnë xha Shahen dhe e burgosin në Janinë duke I bërë tortura për të treguar se ku e kishte bazën çeta. Ai një përgjigje u jepte turqve anë e mbanë nëpër male.
 
ILiaz Hoxha, "mësues I merituar" e "Nderi I Qarkut" nga lagja "Palorto" e Gjirokastrës tregon:
 
-Në vitin 1906 unë ju mësoja shumë fëmijëve të lagjes fshehurazi në një dhomë të shtëpisë sime gjuhën shqipe (alfabetin shqip). Një ditë papritur, më vinë tre xhandarë turq e më paralajmërojnë me kërcënim
 
"-Mos vazhdo më t'ju mësosh fëmijëve gjuhën shqipe të mallkuar nga pejkamberi se do të të syrgjynosim me farë e me fis në malet e Kurdistanit e shkretëtirat e Jemenit?". E ndala për disa ditë veprimtarinë time, e për këtë shkova tek kapedan Çerçiz Topulli në shpellën e Kërcullës mbi qytetin e Gjirokastrës ku ai me çetën e tij strehohej e kishte një bazë të tij. Më dëgjoi me vëmendje, më puthi në ballë për iniciativën e guximshme që kisha marrë dhe më porositi që disa ditë të tjera të mos punoja por të rrija klubeve të pazarit. Rifillova një javë punën, na tregonte mësuesi patriot e xhandarët spiunët e turkut nuk më erdhën më. Siç duket Çerçizi kishte mbaruar punë me ta. Pas dy vjetësh, patrioti Iliaz Hoxha, u krenova me atë trim e hero të rrallë kur gjunjëzohej në Mashkullorë taborët e Anadollit duke shkruar një faqe lavdie në historinë e patriotizmit shqiptar. Çerçizi kishte hyrë në zemrën e popullit të mbrojtur prej tij. Që nga mali I Drianos, deri në Bodrishtë të Dropullit në Sopot, Makerxhime, Manastirin e Goranxisë, Cepo e Mal të Gjerë e deri në Rrëzomë, Skërficë e Shkëmbin e Mjaltit, kapedan Çerçiz Topulli me çetën e tij, si një luftëtar popullor kishte strehën e tij. Barinjtë lazaratas që veronin me delet e tyre në Sopot e Makerxhime, Ali Aliko, Osman Aliko, Mehdi Krishti, Myslym Buci, Dero Karma Tati Meçi, Bexho Meçi etj, na tregonin e krenari e nostalgji për figurën e Çerçizit, Mihal Grameno e luftëtarëve të tjerë të çetës se ishin të thjeshtë, trima zemërstrall. Ata (barinjtë) I mbanin këta luftëtarë për ditë tëra në stanet e tyre. Çerçizi, tregonte Ali Aliko, na mësonte me pushkën e tij se si të qëllonim, si të merrnim në nishan me durim deri sa të arrinim t'i qëllonim shenjës që ai vinte. Barinjtë mashkulloritë Musin Haska, Mahmut Hamaj, Vehip Myrtaj, Refat Myrtaj, Vasil Puci, Zero Dodaj, Veli Haskaj, Levend Dodaj etj, në bisedat që kemi bërë me ta flisnin me admirim të rrallë për karakterin burrëror e dashurinë e madhe që Çerçizi me shokët e tij kishin për atdheun I cili siç thoshte ai lëndon nën zgjedhën osmane, por shpejt festekuqtë e Stamboollit do të qërohen nga ky vend e Shqipëria jonë e dashur do ta shikojë diellin të shkëlqejë pa asnjë re. Njerëzit që e kanë njohur nga afër kapedan Çerçiz Topullin heroin e Luftës s së Mashkullorës e Mihal Gramenon e që na është dhënë rasti të njiheshim me ata për shkak të detyrës së arsimtarit, telekronistit (gazetarit) të televizionit e punonjësit e kulturës kanë qenë të shumtë. Gjë që vërteton se kapedan Çerçiz Topulli , heroi I Luftës së Mashkullorës kishte hyrë në zemrën e popullit se luftonte për çlirimin e tij nga zgjedha 500 vjeçare e okupatorit turk. Me të gjithë luftëtarët e tjerë të çetës.
 
Do ta mbyll këtë shkrim me ato pak kujtime që munda të sjell nga ata që e kanë njohur Çerçizin e shokët e tij, me një aspekt që është tregues I çimentimit të vëllazërimit e shqiptarët me vëllezërit minoritarë grekë.
 
Në një nga vitet e para të shekullit të kaluar Çerçizi siç na kanë treguar disa të moshuar minoritarë, me Mihal Gramenon ka marrë pjesë në një dasmë në fshatin Dervician të krahinës minoritare greke të Dropullit, u pritën me dashuri dhe respekt. Qëndroi e bëri dolli për disa çaste, e kur u largua qerasi nusen sipas zakonit e I përcjellë nga tre a katër të rinj dasmorë shkoi lart në mal, në manastirin e fshatit, ku dhe ai, ishte bazë e sigurt për këtë çështje luftëtarësh të Rilindjes sonë Kombëtare.
 
 
Familja emërmadhe!
 
Një ndër familjet me emër në qytetin e Gjirokastrës është ajo e Topullarajve. Ajo familje fisnike nuk shquhej si familje e shtresës së agallarëve, bejlerëve, fajdexhinjve apo e feudalëve. Ishte një familje me rrënjë në atdhetarizëm dhe trimërinë që e karakterizonte me një dukuri të veçantë nga fiset e tjera të qytetit të gurtë. I pari I saj ishte Agush (Ago)
 
Topulli, një burrë shtatlartë e fisnik merrej me bujqësi dhe me blegtori. Ishte shumë i komunikueshëm e dorëdhënë. Agush (Agoja), shquhej për edukatë të lartë që iu dha fëmijëve të tij, në themel të së cilës qëndronte dashuria për atdheun, respekti për figurat patriotike si Koto Hoxhi, Çelo Picari, Brahim Hysen Lazarati, Abdul Sami Frashëri, Azem e Shote Galica, Themistokli Gërmenji, Kostandin Kristoforidhi e shumë të tjerë. Së bashku me bashkëshorten e tij, vajzën fisnike nga dera e dartajve nga Kardhiqi Hasibenë Agua me një ndjenjë patriotizmi qytetar I rriti e edukoi në shtëpinë e tij "Kështjellë" që edhe sot qëndron si një monument lavdie për fisnikërinë e Topullarajve, në një bregore në mes të lagjes Dunavat, 13 fëmijë, 12 djem dhe një vajzë.
 
Urrejtja për pushtuesin turk, nëpërmjet tregimeve dhe këngëve popullore që buçasin në atë derë të madhe atdhetare, bëri që në memorien dhe zemrën e fëmijëve të Ago dhe Haso Topullit, të brumosej dashuria për Shqipërisë, hallemadhe dhe zemërimi i papërmbajtur për festekuqet e Anadolli që merrnin nëpërkëmbë nderin, gjuhën, kulturën dhe dinjitetin e popullit tonë heroik. Sa herë që mblidheshin darkave e drekëzave familjare, Agoja u thoshte djemve:
 
-Historia s'na ka njohur kurrë kokulur. Ne shqiptarët u kemi bërë ballë për ballë kryqëzatave të Romës, pushtuesve sllavë, vandalizmave të fiseve barbare, gote, vizigote, hunë, avarë e sa e sa të tjerë. E dhe turkut do t'ia tregojmë se ku I ka sinoret (kufijtë). Djemtë e dëgjonin me vëmendje të atin dhe u rritën mes kësaj atdhedashurie. Kapoja Bajo Çerçiz, Banush, Namik, Halit Sako , Sulejman (Mane), Beshir, Jaçe, Jonuz, Kaman dhe vajza e vetme Bako(Bakie) Topulli. Kapoja, djali I madh I familjes, përqafoi me krenari të ligjshme vendimet historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aktin e madh të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Plaku I urtë Ismail Qemali, ka marrë pjesë në luftën e Vlorës më 1920. Të gjithë vëllezërit shquheshin pa përjashtim për patriotizëm e trimëri. Por ata që I dhanë emër Topullarajve ishin Bajoja e Çerçizi. I pari intelektual burrë shteti, I dyti luftëtar trime kapedan I guximshëm. Bajoja ishte një patriot I flaktë. Ai ka qenë dhe Prefekt I Gjirokastrës duke dhënë një kontribut të shquar për vlerat patriotike e muzeale të qytetit bastion I atdhetarizmit, arsimit, shkollës e kulturës Shqiptare. Ai është dekoruar nga Presidenti I Kuvendit Popullor me titullin e lartë "Hero I Popullit', dhe është dëshmor I Rilindjes Kombëtare. Çerçizi me aktin e tij heroik në Mashkullorë më 18 mars 1908, në betejë të pabarabartë me hordhitë turke duke e gjunjëzuar Portën e Lartë me guximin e trimërinë e tij.
 
"Dardha bie nën dardhë" ose "bëmë baba të të ngjaj" thotë populli. Një nga djemtë e Halitit, njërit prej vëllezërve të Çerçizit, Ago Topulli, rroku armët dhe u rreshtua në radhët e ushtrisë NACL duke luftuar me trimëri dhe guxim kundër pushtuesve fashisto-nazist. Agoja ra në lulen e rinisë sot është dëshmor I LANCL.
 
Edhe djali, vëllai tjetër të Bajos e Çerçizit, Jonuz Topulli Viktor Topulli u radhit në radhët partizane. Kështu familja Topulli, brez pas brezi ka lënë gjurmët e saj në historinë e popullit tonë. Për të përjetësuar këtë kontribut të lavdishëm të familjes Ago Topulli në historiografinë tonë, në vitet 1970 në gërmadhat e ish banesës, u ngreh nga themelet, ashtu siç ishte godina e bukur e Topullarajve e ajo mori një shkëlqim më të bukur, më simbolik, më fisnik, duke vendosur në të muzeun e Rilindasve. Ky muze, për më shumë se dy dekada deri në vitin 1991, u bë një vatër e madhe e admirimit patriotik, një vatër e admirueshme pelegrinazhi për mijëra vizitorë vendas të huaj. Por mjerisht ky muze I lakmuar sot I ka dyert e mbyllura. Që nga viti 1991 kjo bazë ndriçonte brezat me veprën e pavdekshme të Rilindjes, është mbyllur e fati I dokumentacionit objekteve relike nuk dihet. Këtë fat edhe më keq e kanë pësuar edhe varret e rilindësve që ishin vendosur madhërishëm tek Bregu I Bajos, pranë shkollës 9 vjeçare "Çajupi", Varet e Bajo Topullit dhe Çerçiz Topullit, Pandeli Sotirit, Koto Hoxhit, Andon Zako Çajupit janë shkatërruar plotësisht e askush nuk ka marrë mundimin për mëse 15 vjet, nga organet e pushtetit vendor për t'i kthyer dinjitetin. Atyre ju janë thyer pllakat me emra, mbi ta janë shkruar kryqe të thyer. Ky vend kaq I bukur është kthyer në një Trojë të vërtetë. Këtë ndëshkim nuk e meritonte familja e madhe fisnike me rrënjë në atdhetarizëm shqiptar Heronjtë e Popullit Bajo dhe Çerçiz Topulli. Por ata janë skalitur thellë në zemrat e shqiptarëve. Bajoja e Çerçizi vërtet dallonin për veprimtarinë e tyre intelektuale e guximtare, por mbrapa nuk ngeleshin edhe vëllezërit e tjerë të cilët kudo ku punonin në pronat e tyre, në blegtori e në bujqësi, shquheshin për humanizëm, respekt ndaj njerëzve dhe të punës e me patriotizëm të lartë. Ata në kopetë dhe arat e tyre nuk shfrytëzuan kurrë punën e të tjerëve dhe punëtorët që merrnin në mbrojtje i trajtonin si shokë e i paguanin me korrektësinë më të madhe. Veprimtarinë patriotike familjes Topulli, komuniteti gjirokastrit e ka vlerësuar e nderuar në dekada duke I dhënë vendin e merituar në histori. Në vitin 1936 vdekjen e Bajo Topullit populli I Gjirokstrës e priti me një dhimbje të madhe, varrimi I tij u bë madhështor ashtu siç I takonte një patrioti të madh të Rilindjes sonë Kombëtare. Shkollës së lagjes Dunavat, vendlindjes së tij I dhanë emrin "Bajo Topulli". Në vitin 1937, pa plotësuar ende një vit nga vdekja e Bajos në sheshin qendror të Gjirokastrës, me kontributin financiar të tregtarëve, intelektualëve e njerëzve të thjeshtë patriotë gjirokastritë, skulptori I popullit Odise Paskali, ngriti në bronx monumentin e Çerçiz Topullit që edhe sot rrezaton.
 
Më 16 korrik, bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malaziase cili na tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi ishte i mërzitur dhe na shtoi: “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolës. Në qoftë se majori vjen sonte, të dy të burgosurit kanë shpëtue”...
 
 
Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri” (20)
Kujtime
 
Mua më thirri gjeneral Veshoviq me porosi që të marr edhe diplomën me vete. Pasi e kontrolloi me vërejtje m’i nguli sytë e tij prej krimineli në bebëzën e syrit dhe më tha: “Ik, se të thërras kur të kem nevojë”. Kështu, pasi Bashkia kishte nevojë për veterinar, ashtu edhe ai vetë, më la të lirë. Të gjithë të arrestuarit u nisën për Cetinë. Më 16 korrik, bashkë me Hamit Gjylbegun shkuam në kazermë, ku takohemi me toger Halimin prej Peje, oficer në ushtrinë malaziase i cili na tha: “Çerçizi me Muço Qullin janë në kazermë”. Halimi ishte I mërzitur dhe na shtoi: “Pritet të vijë major Bahri Begolli, adjutant i kral Nikolës. Në qoftë se majori vjen sonte, të dy të burgo-surit kanë shpëtue”. Mjerisht, Bahri Begolli u vonua dhe natën e 17 korrikut, duke u gdhirë, patrioti dhe trimi legjendar Çerçiz Topulli me Muço Qullin u pushkatuan në fushë të Shtoit, afër katundit Golem, prej një toge ushtarake malaziase. Vrasjen e tyre me hollësi e morëm vesh në janar të vitit 1916, kur hyri ushtria austri-ake në Shkodër. Qysh atë ditë, si dy shokë të ditëve të zeza e të pandarë, prapë bashkë me Hamitin kaluam nëpër Golem, ku hasëm rastësisht një të quajtur Mahmut Golemi, i cili, kur ia treguan shkakun e vizitës, na u përgjigj si vijon: “Natën e së premtes, natë ramazani, para se del drita, dola me ngarkue sanë prej livadhit, në freskë, kur prej së largut pashë tuj ardhë dy njerëz të përcjellë prej afro 15 ushtarësh, të cilët kur më panë, më urdhëruan të largohem, dhe unë u fsheha mbrapa qerres. Kur erdhën deri në një vend, atje u ndalën dhe ushtarët morën pozicion me qitë mbi dy personat në fjalë. Ai që ishte veshë me petka bojëhini që ia kisha dhënë unë pse kishte mbetur pa xhaketë (Muço Qulli) bërtiti në një mënyrë alarmante, e një burrë i gjatë dhe i plotë, i bërtiti shokut tue i thanë: “Mos u tremb se patriotët kështu e kanë”. Ushtarët qitën; ai me petka bojëhini ra i  vdekur, kurse tjetri, po i shante  me një zë luani e me një shpejtësi të rrufeshme, mësyn ushtarët dhe pa u lanë kohë të qesin të dytën herë, hyn midis tyre dhe erdhi fytyrat me ta për të marrë një pushkë prej tyre. Kjo luftë vazhdoi afro një minutë. Në atë përleshje mbasi gjetën rast i ranë për herë të dytë dhe e vranë. Të nesërmen shkova në vendin e ngjarjes, ku i pashë se ishin mbulue krejt cekët e me ferra. Si myslimanë që ishin, për sevap, I mbulova më thellë. Në kontrollimin e gropës gjetëm shumë shenja që i përkisnin Muço Qullit, pasi trupin e Çerçizit që ishte mbuluar më thel-lë nuk e prekëm. Gjeneral Veshoviq kishte vrarë më se 2.000 shqiptarë në atë kohë nga malet e rrethet e Shkodrës e të Kosovës. Kështu mori fund jeta e Heroit të Mashkullorës, pa mundur të hakmerrej nga armiqtë e kombit shqiptar. Çerçizi u vra me nxitjen e Tozlit, tregtar grek në Shkodër, për ta marrë hakun e peshkopit grek që e kishte varë Çerçizi bashkë me Mihal Gramenon në Guri i Cjapit më 1907 për të marrë gjakun e Spiro Kosturit, vrarë nga grekët në Selanik. Muço Qulli u vra si veprimtar që kishte përkrahur forcat austrohungareze, të cilat kishin bërë përpjekje ta ndihmonin Shqipërinë, në kohën kur Evropa trojet shqiptare ua kishte lënë të lira, Greqisë, Serbisë, malit të Zi dhe Bullgarisë, për të vrarë dhe për të zhdukur shqiptarët.
 
Referencat:
Vikipidia
Portali Shqipërianatyrale
Sejfi Vllamasi: “Ballafaqime politike në Shqipëri”

Bajram Curri

Malenglen Verli:

Bajram Curri, tribun i vegjëlisë

Heroi i Popullit, Bajram Curri, me veprimtarinë e gjate prej atdhetari konsekuent, ku krahas luftës për çlirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe konsiderohet si nje "figure e ndritur" e historise sone.
I lindur ne Krushe te Madhe, rruges ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua. Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin, here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per popullin e Malesise se Kosoves. Ne 1899 kur u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej, ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje. Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te "tribunit te vegjelise". Emri dhe fjala e tij qysh nga kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbo-malazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne Gash. Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves" me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe t'i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare.
 
Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav. Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit. "Plaku u maleve" qe pushka e pare dhe e prapme e Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t'i qendronin dhunes dhe politikes serbe te spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re, qe do t'i sillte vendit nje regjim liberal demokratik, kurse Kosoves, shpresen per t'u cliruar e bashkuar me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final te tij, realizimi i te cilit do t'i krijonte kombit shqiptar hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin normal e prosperitet.
Jeta dhe vepra e shquar dhe masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur shqiptare te historise sone te re.
Bajram Curri ne jeten dhe vepren e tij vetemohuese u be per popullin shqiptar nje nder heronjte me te dashur te te gjitha koherave. Ishte 16 vjec, kur iu desh te gjykonte per dy ngjarje jo te zakonta te jetes se familjes. E para kishte ndodhur ne 1862. Ishte pikerisht lindja e tij ne Krushe te Madhe, ne ate 'qeren burg' qe i conte ne internim familjen si reprezalje ndaj te atit, prijes i nje kryengritjeje antiosmane. Po ky prijes, ne vitin 1878 u vra nga populli, nga ish-bashkeluftetaret e tij, sepse luftoi perkrah Abdulla Pashe Drenit per mbrojtjen e mareshallit perandorak Osman Mehmet Ali Pashe Maxharit, qe kishte ardhur me misionin te percante Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, e ta detyronte t'i dorezonte Knjaz Nikolles se Malit te Zi, trojet shqiptare te caktuara nga Fuqite e Medha ne Kongresin e Berlinit. Luftetari i vjeter nuk kishte ditur te kuptonte se besa ndaj atdheut qendron mbi cdo beselidhje e aleance tjeter.
 
Djaloshi i ri gjykoi drejt per cka kishte ndodhur e po ndodhte. Kjo percaktoi rrugen e jetes se tij, gjithnje me popullin ne rrugen, ne luften per aspiratat e tij sublim. Edhe populli e deshi per prijes, ia dha pa hezitim "voten", duke e ndjekur pas jo vetem ne fitoret e bujshme, por edhe ne kohe te veshtira. Levizjet popullore qe nuk reshten deri ne shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28 nentor 1912, jane te lidhura shpesh me emrin e Bajram Currit. Ne 1899 u be perkrahes besnik i Haxhi Zekes dhe krah i sigurt i Lidhjes Shqiptare te Pejes, vazhdues i denje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit...
 
Ne interes te clirimit kombetar, Bajram Curri hyri ne kontakt edhe me perfaqesues te levizjes clirimtare te kombeve te tjere te Ballkanit, duke kontribuar keshtu ne ngritjen e urave te mirekuptimit, te miqesise e bashkepunimit nderballkanik. Bindja se popujt e vegjel e te roberuar duhet te clirohen e te vellazerohen, e shoqeroi ate pergjate gjithe jetes.
 
I pafrikshem dhe i pakorruptueshem, gjithnje besnik ndaj popullit dhe idealit qe i kushtoi tere jeten Bajram Curri, nuk mund te mos behej i dashur per popullin, por edhe tmerr e njeheresh i respektuar per armiqte, te vendit ose te huaj. Osmanet i bene atentate, austriaket e internuan, qarqet shoviniste serbe i premtuan nje pasuri te tere vetem te hiqte dore me cdo kusht ta shtinin ne dore, "gjalle ose vdekur", sepse ekzistenca e tij donte te thoshte qendresen kryengritje, shperthim per liri, pavaresi e bashkim kombetar, per emancipimin politik e demokraci. Por "dragoi" nuk ishte i tille qe te pershtatej, dhe sic eshte shprehur vet, "me shpetue nji shpirt te korit veten, te tradhtoje atdheun".
 
Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem, duke shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e Dragobise, pjesen e fundit te jetes se tij epope, per te mbetur i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare.

Marrë nga Kosova e Lire

Azem Galica

Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.
Si fëmij përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.
Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.
Shumëherë burrat e Selacit (dajat e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.»
Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane.
Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.
- I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini.
- I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte.
Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë...
Betejat e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur.
Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.
Kosova u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas.
Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, ku mbeten mijëra të vrarë.
Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëher e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës.
Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës.
Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shum torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, duhej mbijetuar.
Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u zhgënjye. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante para grilave të hekurtë. Tashmë ajo ishte shndërruar në një ideal pë pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve të veta. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë...
Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend në ajrë të pastër, i lirë...
Organet serbe, ai mëngjes pranveror, i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth:
-Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime...
-Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme dhe fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!...
Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan: «Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le».
Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjtë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare.

Nga libri "AZEM BEJTË GALICA" nga shkrimtari Bedri Tahiri. Botuar më 1995 nga shtëpia botuse SHKËNDIJA, në Prishtinë.

Avni Rrustemi

Avni Rustemi lindi në Libohovë të Gjirokastrës, në 22 shtator 1895. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vazhdoi studimet në shkollën normale të Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali). Studimet e larta për pedagogji i kreu në Universitetin La Sapienza të Romës. Avni Rustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën e 28 Nëntorit 1918. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare", kurse më 13 qershor 1920 kreu dhe aktin që e skaliti emrin e tij në murin shqiptar të historisë - vrau në Paris Esat Pashë Toptanin, politikanin që e akuzonte se po bëhej pengesë për konsolidimin e shtetit shqiptar pas Kongresit të Lushnjës. Me t'u kthyer në Shqipëri në dhjetor 1920, Avni Rustemi u mor me bashkimin e disa shoqërive ekzistuese në një organizatë të vetme. Një Kongres i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një federatë që mori emrin "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan edhe organizatat profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri nën drejtimin e tij, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi". Avni Rustemi ishte një ndër ideologët më të spikatur të kohës. Idetë e tij gjenden të formuluara në një numër fjalimesh e artikujsh publicistikë të kohës dhe në fjalimet në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ishte kritik i fortë i shpërdorimeve të aparatit burokratik të kohës, fodullëkut e injorancës dhe mbronte publikisht kauzën e ribashkimit Shqipëri-Kosovë. U vra më 22 prill 1924, në një atentat, i cili iu atribua ministrit të brendshëm të kohës, Ahmet Zogut.

Gjergj Fishta

Gjergj Fishta (1871-1940) - Biografi

Lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt , kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Më 1893 i kreu studimet shkëlqyeshëm. I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u krijuan në shekullin e njëzetë.Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në krijimtarinë e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi.Deri më 1899 Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar të atj viti ai bëhet bashkthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë "Bashkimi", të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe krijimet e Fishtës të kësaj periudhe. Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër gjer atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai fut gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Arrin të botojë këngët e para të "Lahutës së Malësisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", më 1909 përmbledhjen lirike "Pika voëset" më 1913 "Mrizi i Zanave". Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë "Bashkimi". U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e kishte pritur me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën "Hylli i dritës", revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën "Posta e Shypnisë" (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqin, Komisinë letrare që kishte për qëllim krijimin e gjuhës letrare kombëtare.
Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, si politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, krijon, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e krijimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i "Lahutës së Malësisë", (1937).
Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931 Greqia i jep dekoratën "Foenix". Më 1939 Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940.

  

VEPRA

 Poezinë e parë Fishta e botoi në "Albania", më 1899, me peudënimin E popullit. Gjatë veprimtarisë së dendur botuese, e cila, përveçse në librat u publikua edhe në 15 gazeta e revista të kohës brenda edhe jashtë vendit, veprimatia e tij përfshin 40 vite të jetës, ai përdori 24 pseudonime.
Si krijues Fishta, në radhë të parë ishte poet. Përkushtimin më të madh e pati ndaj epikës. "Lahutës së Malësisë", veprës së jetës, ai i kushtoi 40 vjet punë. Ndërsa vepra tjetër epike "Moisi Golemi dhe Deli Cena" u botua jo plotësisht në shtypin periodik. Tonet e madhërishme heroike, burimësia e papërsëritshme e përfytyrimeve, shqiptarësia në dhënien e mjediseve, heronjve, rrethanave që kanë bërë që Fishta, si epik të quhej "Homer i Shqipërisë". Ndërthurjet e ndryshme të mitologjisë me realitetin, ashpërsia e stilit , mendimi i fuqishëm filozofik, dramaciteti i veprës kanë bërë që Fishta të krahasohet në këtë lëmë me Gëten e Danten.

Përgatitur nga: Denis Zavalani

Marrë nga shkoder.net

Asim Vokshi

Asim Vokshi, (1909 - 1937) ishte luftëtar vullnetar, pjesëmarrës i dalluar në Luftën e Spanjës.

Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë, Kosovë. Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgecaj, të mesmen e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin.

Në vitet 30-të zhvilloi veprimtari të gjerë aktive, mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Në bashkëpunim me Vasil Shanton e të tjerë më 1936 nxori revistën demokratike ABC. Asim Vokshi shkoi vullnetar në Luftën e Spanjës dhe u rreshtua në Brigadat vullnetare Ndërkombëtare. Ra heroikisht duke luftuar në Frontin e Ebros, në krye të repartit garibaldin që komandonte.

Aleksandër Stavre Drenova

Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë tonë me pseudënimin Asdreni, lindi në fshatin Drenovë të Korçës më 11 prill 1872. Mësimet e para i mori në Korçë. Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe më vonë fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit. Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp artikuj me formë të përparuar demokratike dhe antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli" që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do të përshëndetet nga Çajupi me fjalët entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai bosh e zure ti".
Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes atdhetare ndër shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli një shkollë shqipe në Kostancë për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi në shkrimet e veta ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma për kryengritësit e Kosovës, bashkpunoi me Nolin për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, ishte sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot pikërisht në atë vit del në dritë vëllimi i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një ndihmesë të shquar në letërsinë shqiptare të Rilindjes.
Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani. Ai priti me gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri jehonë flakë për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të Zogut. Në fakt në vëllimin e tij të tretë me vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë aludime për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij Asdreni e derdhi edhe nëpër disa vjersha të mbetura në dorëshkrime. Por zhgënjimi i tij nga realiteti shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë veçse ushtrime formaliste. Gjejmë kështu çaste, rënieje në krijimtarinë e tij. Me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë nga përfaqësuesit e regjimit. Poeti shkoi sërish në Rumani për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim "Këmbanat e Krujës".
Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor tekstesh shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash, mbetet në letërsinë tonë si një poet i talentuar lirik.
LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE
Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha temave të poezisë së Rilindjes, po u jep një frymë më të hapur kushtruese. Jo më kot ai lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit 1912 u bë dhe është Himni ynë Kombëtar, vjersha "Përpara", që dallohen nga një stil patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë komunikuese të veçantë.
Vdiq në vitin 1947

Veprat:

"Rreze dielli"
"Hymni i flamurit"
"Ëndrra e lotë"
"Zëri i kryengritësve"
"Krerëve tradhëtorë"
"Çpërblimi"
"Shqipëria më 1914"
"Burri i dheut"
"Hymni i festës"
"Fisnikët e Shqipërisë"
"Republika shqiptare"
"Trashëgimi"
"Kambana e Krujës"
"Poezi të Zgjedhura"