Montag, 12. August 2013
Mevlyde Saraçi: Kur jeta duhej jetuar
(Kujtime nga ditët në flakë)
“U ngrita në këmbë dhe ktheva kokën nga dera!
Dy bisha të tërbuara kishin zgurdulluar sytë, sikur donin të më përbinin.
Ti je zonja X, më tha si me habi njeri prej tyre.
Po unë jam, ia këtheva.
Ç’kërkoni nga unë ?
Ata hapën librezat e tyre dhe si në duet thanë :
Duhet, patjetër të vish me ne. Je e arrestuar!
Përse ? - u thashë me një qetësi që edhe mua vetë më habiti .
Ne nuk dijmë... ti e di më mirë,ndaj merre lejen e identifikimit dhe pa humbur kohë, eja me ne në stacionin e policisë...!
Vij unë, s’ka nevojë të më merrni ju-u thashë inspektorëve të sigurimit.
Të tërbuar u kërcënuan se do të përdornin forcën .
Për të mos sjellur telashe për të pranishmit që ishin në zyrë, vendosa të shkoj me ta.
Vetura u nis në drejtim të stacionit të tmerrshëm të policisë, para të cilit duhej të protestonin të gjitha gratë e Gjakovës …
Më mbyllën në qeli. Mendja më rrinte tek protesta dhe pasojat.
Kisha dëshirë që protesta gjithsesi të mbahej,por më mundonte edhe ajo se do të ketë edhe arrestime të tjera. Sidoqoftë, unë isha e mbyllur dhe në mua jetonte vetëm shpresa se çdo gjë do të përfundojë pa pasoja të mëdha.
Më pas u binda se ky qe vetëm fillimi i skenarit të vuajtjeve të mia.
U përbetova në vete se nuk do ta humbas këtë luftë kaq të egër e të pabarabartë me ato bisha.
Sa bukur isha veshur atë ditë, vërtet si grua, si një zonjë...
Kështu më kishte thënë Rrezarta në mëngjes.
Ndërrova garderobën e luftës, sepse asaj nuk i pëlqente.
Eh sikur ta dinte ajo, pse në mëngjes u vesha ashtu si isha veshur.
Po ç’faj kishte ime bijë.
As që mund ta mendonte se çfarë do të sillte dita e sotme.
Unë gjithnjë në jetë kam pasë moral të fortë dhe kësaj rradhe vendosa të mos thyhem.
Vesha rroba për t’u bërë “zonjë e vërtetë”.
- Kështu pra,duhet të të shohin të gjithë se protestën e grave do ta udhëheqë një grua e vërtetë, pëshpëriste Rrezarta.
Dhe unë kujdesesha të mos fus fare dyshim se kjo veshje solemne do të më kushtonte shumë shtrenjtë.
Sidoqoftë, nuk ishte hera e parë që po përfillja propozimet e fëmijëve.
Ishte ky një stil imi, që ata të mos thyhen moralisht, përkundër mungesave të mia në shtëpi, të cilat vinin si rezultat i punës dhe angazhimit të madh në drejtim të zgjidhjes së problemit të Kosovës.
Dhe si t’ia bëja. Trupi më ishte shtangur. Të ftohtët e çelisë ishte futur thellë në palcë. Në momente e humbja toruan dhe nuk dija se çfarë stine bënte .
Por një gjë e dija: më kishin futur në një qeli, në të cilën mungonte froni.
E tërë mbretëria ime ishte një kënd i vogël tek dera e hekurt e qelisë, te ky vendbanim i ri .
-“Po ç’orë është tani? Ç’dreq mund ta dinte!”-mendova me vete në heshtje.
Po jashtë,ç’po ndodhte.
Edhe kjo, ishte enigmë për mua.
Ndërkaq në shpirtin tim përzihej ndjenja e frikës dhe shpresës dhe asesi s’dija t’ia qëlloja se cila do të ngadhnjejë.
Më duket se për çdo sekondë plakesha për një shekull, edhe pse tani këto matje i merrja vetëm me mend.
Bota ime ishte vetëm një ëndërr që e kisha ëndërruar disa shekuj, para se të lindja.
Tanimë isha vetëm një hije e një gruaje, e një zonje të veshur bukur, për ta udhëhequr një protestë, e cila nuk do të mbahej kurrë, pasiqë autorja e këtij skenari tanimë ishte në qeli dhe dikush tjetër i kishte shpërndarë të gjitha zonjat tjera, të cilat poashtu kishin dalë për të kërkuar ndërprerjen e luftës dhe lirimin e të të gjithë të burgosurve, dhe për t’i treguar bishave se ne duam edhe të jetojmë si njerëz madje edhe me çmimin më të lartë të sakrificës.
Ato të tmerrësisht qenë ndjekur nëpër shtëpitë e tyre duke u bërë sy e vesh për të marrë ndonjë informatë.
Unë përballesha me realitetin e ri . Po nejse, ku ta dija tani ç’po ndodh jashtë.
Errësira ishte bërë perde në sytë e mi.
Këpucët i vendosja nën kokë, për të bërë një sy gjumë, po ç’t’i bëja të ftohtit që më ngrinte këmbët. Për të mos u shkapërderdhur mendimet u ndërroja rolin këpucëve.
Po edhe unë kisha ndërruar rolin. Nga skenaristja e protestës së parealizuar, u bëra aktore në dramën e tmershme të jetës sime që kisha filluar ta realizojë pa kurrfarë skenari dhe që përveç hijes sime, rol të rëndësishëm luanin edhe këpucët që m’i kishte blerë Fatmirja, motra ime në mërgim, me të hollat e kursyera nga buka e gojës.
Po kush i tha motrës sime të më blejë këso këpucë magjike! - pëshpërisja me vete.
Nga qelia,mendimet fare pa pasaportë shkuan në Skandinavinë e largët për të zbuluar misterin e këpucëve magjike.
Sa të buta dhe komode ishin kur ulesha mbi to. Duke u mbështetur për murit të pistë të betonit, herë herë dremitja. E tërë koha më bëhej si në ëndërr.
Po fundja edhe poqese provoja të besoja se kjo është e vërtetë nuk kishte kush t’më ndërronte bindjen,sepse tani e tërë mbetëria ime ishte mbi fronin e këpucëve magjike. Njëra këpucë në këmbën e djathtë e tjetra përsëri e vendosur nën kokë. Pastaj, e djathta e majta dhe anasjelltas.
Sa për ushqimin, mos pyetni fare. Ishte një nga ushqimet më speciale.
Ëndrra të bukura dhe realitet i neveritshëm, ajër i pamjaftueshëm dhe i ndotur dhe një dozë shprese sa për ta jetuar dhe mbijetuar mbretërinë në fronin e këpucëve magjike.
Tanimë jetoja një jetë tjetër dhe nga çasti i futjes në qeli, luftoja me të vërtetën.
E tillë kam qenë gjithnjë në jetë. Luftë me të vërtetën për të vërtetën.
Po përfitoja përvojë të re. Pse, a mos kisha qenë ndonjëherë më parë në këtë qeli . Po këtë fat rrallë kush e ka. Se si mu kujtua motra që ndan kafshatën e gojës dhe me sy të përlotur e zemër të shkrumuar del në një qytet të madh e të panjohur edhe pse larg i gjen tamam ato këpucë, të cilat kalojnë tremijë kilometra e pastaj edhe nja njëqind të tjera dhe barten dorë pas dore. Dhe të gjitha këto e neverisnin, zonjën e qelisë dhe pronaren e fronit të ndërtuar nga këpucët magjike.
Herë-herë më vinte forca dhe gëzohesha që nuk më jepnin ushqim që ta reprodukojë në ndonjë hapësirë më të ndotur se kjo ku kisha fronin. Më mjaftonte vehtja ime hije dhe këpucët e mia magjike. Fundja akoma pa u pronësuar kishin bërë goxha udhëtim dhe fare nuk ishin të dëmtuara dhe tani pse të mos vazhdonin të kryenin rolin e tyre.
Mendoja…
Roli im do të merrte fund akoma pa filluar, po mos të kisha dëgjuar këshillat e Rrezartës atë mëngjes.
Ku ta dijë tani sa është mplakur edhe ajo . Shekuj janë këta. Por s’bën të dyshoj, madje jo vetëm për atë, por edhe për të tjerët.
Eh, sa nipër e stërnipër kanë lindur në tërë këta shekuj. A mund ta ndalë kush këtë proçes. S’e besoj. Edhe kjo punë i ngjan magjisë së këpucëve të mia. Kush mund tu ndalë atyre rolet që po luajnë në këta shekuj. Askush. Bota është si një top i rrumbullakët dhe, poqese don ta kap në dorë ndodhë që duart të mbesin bosh.
Nejse,ç’më duhet këtu bota,kur kjo çeli s’më mjafton as mua. Po ta kap, atëherë ku do vendoseshin gjithë ata njerëz. Pastaj edhe unë duhet të qëndrojë në këmbë dhe mbretëria ime në këtë qeli të errët do mirrte kuptim tjetër. Do të bëhej një qeli krimbash sepse ky ajër i pamjaftueshëm dhe i ndotur do të na mbyste të gjithëve përnjëherë.
Më mirë kështu le të më mbysë vetëm mua, të tjerët kur nuk do ta kuptojnë misterin e vdekjes sime e aq më pak misterin e fronit tim.
Por - pse gjithë ata njerëz duhet të torturohen për një hije që ka disa shekuj moshë, gjithë pasurinë ua ka lënë jashtë dhe tani duhet të përzihen edhe në pronësinë e fronit, apo thuaj më mirë të këpucëve magjike.
Po lëre këtë, se, besa shumica do të mendonin se unë jam çmendur dhe veç qelisë duhet të më dërgojnë në ndonjë shtëpi korrektuese apo në ndonjë çmenduri.
Më leni të qetë dhe ju mendimet e mia. Po pse, mos i keni mbaruar të gjitha punët që po merreni me mua.
Papritmas mua më del gazi dhe qeshem si e marrë e aq më shumë i akuzoj mendimet, i qortoj pse s’më lënë të qetë të mendoj dhe të ndërtojë ardhmërinë time. Në anën tjetër ato më qortojnë dhe më detyrojnë të kuptoj se edhe ato janë pronë e imja dhe xhelozojnë këpucët magjike që janë vetëm objekt dhe tani udhëheqin me mua.
Vërtet më duhet ndihmë, jo, s’me duhet ndihmë por vetëm një vrimë çelësi, dritë që s’e kam sa të grumbullojë mendimet e mia dhe t’i shoh ku mbetën ato këpucë magjike që më sillen vërdallë dhe më ankohen se janë lodhur nga puna pa pushim. Ato pandehin se unë kam harruar të mendoj edhe për to. Dhe vihem në sprovë. Këpucët dhe mendja ime kanë filluar të grinden. Ndërkaq unë nuk e shoh as vehten time dhe po të më mbytni nuk mund t’u tregoj se ku jam.
Më janë ngatërruar aq shumë shekujt sa as ju që jeni në atë qelinë e madhe nuk jeni të vetëdijshëm për një gjë të tillë.
Nejse...
Jeta jetohet kudo që njeriu jeton. Dhe shekujt ikën e jeta vazhdon.
Po pse, a mos do ta dinin këpucët magjike dhe mendja ime e shkapërderdhur se sa do të duhej të jetonte një trup skelet që provon të mbajë peng hijen time si pronë të vetën?
Kurrë nuk kisha dëgjuar se ekzistojnë dy të vërteta prandaj as që mendova se çfarë isha dikur - para se të bëhem mbretëreshë e këpucëve në atë qeli të pistë .
Edhe po të kisha çfarëdo rroba të trasha nuk do të më shpëtonin nga dhembja as tortura dhe përsëri do të mbetesha skelet. Këpucët e gjata që i zbatha para se të nisesha ishin shumë të vrazhda dhe të egra. Me to do të mbetesha pa mbretëri, pa fron. Por, a thua Rrezarta kishte për qëllim që të mos më linte pa temë, a thua edhe ajo shekuj më parë e kishte të ditur se jeta e s’ëmës do të kaloj nëpër sprova dhe atë propozim e kishte që të binden barbarët se ajo që organizon dhe thërret gratë të vijnë të protestojnë para ndërtesës së policisë pa pikë frike, është njësoj si të tjerat .
Apo, dallohesha nga ato ngase shpesh bëja edhe punë të rënda.
Dhe këtu sigurisht se zë fill edhe kjo që po ndodh sot me mua.
Ndoshta ajo kishte menduar se në kohën kur s’do të kem laps e letër së paku të mirrem me mbretërinë time.
E di mirë ajo se forca morale i ka rrënjët thellë në shekuj, ndryshe nuk do numëroheshin ata.
Pse, a mund të lindte ajo para shekujve dhe të thotë se ata erdhën pastaj. Disa e mendojnë këtë. Po dhe këta të inkuizicionit mendojnë ashtu. Ç’lidhje ka kjo, kur ata thonë se kanë lindur të parët në këto troje kur s’ka pasur as tokë, as qiell, as ujë.
Urdhëroni, atëherë , argumentoni !
Përse të argumentojmë këtë kur ju numroni shekujt,ngaqë neve këto na ngatërrohen.
I numrojmë vitet e kjo na mjafton që tu dërgojmë në theqafje a skëterrë.
Sidoqoftë, më doli një problem dhe më i madh .
Si bënë të vidhet historia kur shekujt lënë gjurmë.
Ata, me fanatizëm i ruajnë vlerat. Qytetet, varrezat, enët stolitë e gjësende të vlefshme thellë nën tokë, sikur fshihen për t’i gërmuar kur të vijë koha e vërtetë dhe t’u këthehet kujtesa njerëzve në shekuj për ta bërë veten të gjallë.
Tanimë do të duhej të ishin më të lumturit ata që vdiqën në shekuj e po rilinden, si feniksi në këto kohëra të liga për ta forcuar vullnetin e njerëzve që s’kanë kohë të mendojnë për histori por luftojnë ndoshta të mbijetojnë vetëm edhe një ditë”
Sonntag, 11. August 2013
Eqrem Çabej
Eqrem Çabej (6 gusht 1908 - 13 gusht 1980)
Gjuhëtari Eqrem Çabej, lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në vitin 1921 mbaroi shkollën fillore, më pas ai fitoi të drejtën e një burse, të dhënë nga prefektura e atëhershme të Gjirokastrës për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit dhe kështu ai nisi, ashtu si edhe të rinj të tjerë shqiptarë, rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë.
Gjuhëtari Eqrem Çabej, lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Në vitin 1921 mbaroi shkollën fillore, më pas ai fitoi të drejtën e një burse, të dhënë nga prefektura e atëhershme të Gjirokastrës për të vazhduar studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit dhe kështu ai nisi, ashtu si edhe të rinj të tjerë shqiptarë, rrugën e mërgimit në kërkim të diturisë.
Studimet e larta i mbaroi për filologji në Klagenfurt (1923-1926), Grac (1927) dhe Vjenë të Austrisë (1930-), ku ndoqi mësimet e Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jokl.
Çabeji filloi të kishte interes të madh në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Në 1933, ai dorëzoi disertacionin e doktoraturës mbi Studime Italo-Shqiptare, në Vjenë. Çabeji u kthye në Shqipëri ku edhe punoi si mësues gjimnazi në Shkodër (1934), Elbasan, Tiranë dhe Gjirokastër.
Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, ai vajti në Romë, ku qëndroi deri më Korrik të 1944-s. Atij iu ofrua posti i Ministrit të Kulturës në qeverinë kukull të Rexhep Mitrovicës në vitin 1943, por ai e refuzoi, ai u kthye në Shqipëri në 1944. N vitin 1947, ai u caktua anëtar i Institutit të Shkencave, instituti paraardhës i Universitetit të Tiranës.
Nga 1952 deri më 1957, ai shërbeu si profesor i historisë së Shqipërisë dhe fonetikës historike. Në 1972, ai u bë anëtar themelues i Akademisë së Shkencave.
Dëshira për t´u bërë sa më i vlefshëm për atdheun, e nxiti atë që, pas një viti qëndrimi në St. Pölten, vitin tjetër të merrte njëherësh dy klasa të gjimnazit, që e mbaroi shkëlqyeshëm në vitin 1926 në Klagenfurt të Austrisë.
Këtu fillon faza kritike për të ardhmen e këtij të riu të talentuar, i ati ishte një gjykatës i diplomuar në Dar - ul - Hukuk të Stambollit. I nisur nga dëshira që i biri të kishte një të ardhme të sigurt, e këshilloi të vazhdonte universitetin për mjekësi, por, i biri kishte tjetër dëshirë.
Ai në Universitetin e Vjenës donte të bëhej gjuhëtar.
“Gjuhësia është për pasanikët, kurse neve na duhet një zanat që të na sigurojë jetën“, i tha i ati prerazi, atëherë djali i bindur u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Romës.
Por këtu ai më fort shkonte të studionte vepra gjuhësore e letrare nëpër bibliotekat romane.
Në këto rrethana, babai i urtë e la të lirë të birin të bënte ashtu si donte vetë, por jo edhe pa i thënë: “Paç vetën në qafë, o bir!“.
Pra, faza vendimtare për të ardhmen e të riut, Çabeji nis atëherë kur ai fitoi „lirinë“ për të ndjekur degën që i pëlqente. Në vitin akademik 1927 - 1928 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Gracit, ku ndoqi studimet për dy gjashtëmujorë (semestra).
Pas mbarimit me sukses të studimeve universitare, 25-vjeçar Eqrem Çabej u kthye përfundimisht në Shqipëri, me diplomën e Universitetit të Vjenës në xhep dhe me dëshirën e zjarrtë për t´i vënë dituritë dhe energjitë e tij në shërbim të atdheut.
Nga plaga e rëndë e analfabetizmit vuanin mbi 80 për qind e popullsisë, edhe në ato pak shkolla të mesme që mbaheshin në këmbë, niveli i përgatitjes së nxënësve ishte i dobët, me gjithë përpjekjet e mëdha të disa arsimtarëve atdhetarë si Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipoja, Ahmet Gashi, Vasil Vunjau, Kolë Paparistoja, Sotir Papahristoja, Sotir Kuneshka, Minella Karajani, Hysni Babametoja, Gjergj Cancoja etj.
Tekstet mësimore ishin shumë të pakta dhe numri i nxënësve nëpër ato shkolla ishte shumë i vogël në krahasim me nevojat të një vendi të prapambetur, siç ishte Shqipëria e asaj kohe.
Në këto rrethana u kthye i diplomuari i Universitetit të Vjenës në Tiranë, ku u mor vendimi për ta emëruar nëndrejtor të konviktit “Malet tona”, pranë gjimnazit të Shkodrës, me të drejtën për të dhënë edhe orë mësimi në atë shkollë.
Në vitin shkollor 1935 - 1936 Çabeji u transferua në shkollën Normale, ku, ashtu si në Shkodër, ka lënë përshtypje shumë të mira jo vetëm për kulturën e gjerë, por edhe për sjelljen dhe lidhjet e tij me nxënësit.
Edhe në Normalen e Elbasanit, Çabeji qëndroi vetëm një vit, nga andej u transferua në Ministrinë e Arsimit për t´u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm.
Me një lutje më datë 17. 12. 1936, drejtuar Ministrisë së Arsimit, ai kërkon që për arsye shëndetësore të transferohet nga ajo degë e të riemërohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës, por një kërkesë e tillë, më sa duket, nuk u pëlqeu drejtuesve të asaj dege, të cilët vendosën ta hiqnin qafe, duke e dërguar që të mësonte në Shkollën e Plotësimit Ushtarak!
Duke vuajtur nga një sëmundje mushkërish, ai kërkoi që të lirohej nga një detyrim i tillë, por lutja e tij jo vetëm që nuk u mor parasysh, por edhe i solli kokëçarje të tjera.
Këshilli i Ministrave të asaj kohe, vendosi që Çabeji, pas mbarimit të Shkollës së Plotësimit Ushtarak, të transferohej si profesor në Gjirokastër dhe që, po të tregonte shenja të tjera të padëshiruara, kundër tij të merreshin masa edhe më të rënda.
Gjatë vjetëve 1938 - 1939 e gjejmë përsëri arsimtar, kësaj radhe në Gjirokastër, ku vazhdoi të jepte mësimin e letërsisë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe.
Në vitin shkollor 1939 – 1940, Çabeji u transferua në gjimnazin e Tiranës ku u emërua si drejtor i shkollës.
Me sa duket, autoritetet pushtuese (fashistët pushtues italianë në Shqipëri) shpresonin ta bënin për vete këtë profesor me kulturë, që kishte fituar emër të mirë me studimet dhe botimet e tij, por u gabuan, ai ishte njeri që nuk gënjehej nga të joshurat e armiqve dhe nuk bëhej në asnjë mënyrë vegël e tyre.
Në këto rrethana autoritetet pushtuese italiane e larguan Çabejin nga Shqipëria, duke i gjetur një "punë shkencore“ pranë Akademisë së Shkencave në Romë.
Këtu ai e shfrytëzoi qëndrimin e tij të mbikëqyrur, për të punuar për Atlasin gjuhësor shqiptar.
Gjatë qëndrimit në Romë autoritetet italiane më 1942 dhe gjermanët më 1943 i propozuan që të bëhej ministër i Arsimit në qeverinë kuisling (person që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që e tradhton popullin e vet) të Tiranës, por ai nuk e pranoi.
Lidhur me këto propozime ai shkruan, ndër të tjera, në autobiografinë e tij: “Kam hedhur poshtë çdo propozim për bashkëpunim me të huajin, çdo gjë që nuk pajtohet me nderin tim si shqiptar dhe me të mirën e vendit e të popullit“.
Në Romë Çabeji qëndroi deri në korrik të viti 194. Pas çlirimit të Shqipërisë edhe për Çabejin fillon një jetë me perspektiva të mëdha.
Ai filloi të mbajë ligjërata nga lëndët linguistikë dhe albanologji në Shkollën e Lartë të Tiranës, qysh më 1946, vazhdoi punën pedagogjike edhe më pas në Institutin Pedagogjik katërvjeçar dhe sidomos në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, që u ngrit mbi bazën e Institutit katërvjeçar në kuadrin e Universitetit të Tiranës, që u krijua në vitin 1957.
Këtu ai zhvilloi për shumë vjet lëndën Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe dhe Fonetika historike e shqipes, për të cilën hartoi edhe tekstin përkatës, që është ende në përdorim.
Në veprimtarinë gjysmëshekullore të Çabejit vendin kryesor e zë pa dyshim prodhimtaria e tij e pasur shkencore, e cila mund të ndahet në dy faza kryesore: faza e parë vazhdon deri në prag të çlirimit të Shqipërisë dhe faza e dytë nis pas vitit 1945.
Veprimtaria e tij shkencore gjatë këtyre dy fazave është e kushtëzuar jo vetëm nga interesat e tij shkencore, por edhe nga punët që ishte ngarkuar të kryente.
Sidoqoftë, në fazën e parë ai është marrë edhe me studime thjesht shkencore edhe me botime të nevojshme për shkollën e mesme.
Në prodhimtarinë e tij të asaj faze bie në sy një interesim i madh jo vetëm për gjuhësinë, por edhe për folklorin e letërsinë artistike, me një anim të lehtë nga kjo fushë e dytë,e kjo duket qartë edhe nga titujt e botimeve të tij të kësaj periudhe, kur krahas studimeve thjesht gjuhësore ka botuar edhe studime nga fusha e folklorit dhe e letërsisë, ose edhe studime me karakter të përzier gjuhësor e letrar.
Studime gjuhësore
- Tekste italo-shqiptare, (1935).
- Elemente dialektore nga Italia.
- Marrëdhëniet midis shqipes dhe rumanishtes.
- Shprehje dhe frazeologji paralele në gjuhët ballkanike.
Letërsia dhe folklori
- Kënga e Lenorës në poezinë popullore shqiptare.
- Zakone dhe doke të shqiptarëve.
- Konstandini i vogëlith dhe kthimi i Odiseut.
- Për gjenezën e literaturës shqipe.
- Kulti dhe vijimi i hyjneshës Diana në Ballkan.
Veprat
- Hyrje në Indoevropianistikë”
- Studime etimologjike në fushën e shqipes”, Tiranë, 1976, 1999.
- Hyrja në historinë e gjuhës shqipe”, Tiranë, 1958.
- Fonetika historike e shqipes”, Tiranë, 1968
- Shqipja në Kapërcyell”
- Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes”
- Meshari” i Gjon Buzukut, Tiranë, 1968
- Fjalor i gjuhës shqipe”, 1954
- Diana dhe Zana, 2011
Samstag, 10. August 2013
Havzi Nela
![]() |
| Havzi Nela |
Poeti disident shqiptar Havzi Nela, lindi më 20 shkurt 1934 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, ndërsa jetojnë në varfëri ekstreme. Qysh në shkollë të mesme u shfaqën kundërshtitë e tij të para ndaj padrejtësive të regjimit komunist. Më pas ai filloi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti Luigj Gurakuqi), por u përjashtua si element destruktiv për bindjet e tij. Pas shumë vështirësish, ai gjeti një punë si mësues në shkollën fillore të Planit të Bardhë, një fshat i vogël në rrethin e Matit. Ai u dëbua edhe nga ky fshat për shkak të aktivitetit të dyshimtë - u lexonte nxënësve poemat e tij. Më pas, arriti të përfundojë Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës me korrespondencë. Punoi si mësues në fshatra të ndryshme të tilla si Kruma, Lojma, dhe Shishtaveci deri në vitin 1967, kur ai u transferua në Topojan. Topojani ishte vendi ku filluan ngjarjet më dramatike të poetit dhe familjes së tij.
Havzi Nela kontrollohej vazhdimisht, u mor në paraburgim shumë herë, dhe kufizohej mbi llojin e punës që mund të bënte dhe se ku ai mund të jetonte. Pasi u lexoi nxënësve të tij poemën "Shko dallëndyshe" shkruar nga Filip Shiroka, Havzi Nela, me gruan e tij, Lavdie, rrezikuan jetët e tyre duke marrë rrugën për të kaluar kufirin në Kosovë më 26 prill, 1967. Ndërsa kalonte vijën kufitare, ai shkroi në një copë letre, "Lamtumirë, atdhe i dashtun, po të la, por zemërplasun ..." dhe e vendosi në degën e një peme lajthie që ta gjenin rojet e kufirit.
Një fat më tragjik do ta ndjekë atë në Kosovë. Ushtarët jugosllav i vunë në prangat Havzi Nelës dhe së bashku me gruan e tij, i burgosën në burgun e Prizrenit.
Më 6 maj, 1967, jugosllavët i kthyen Havziun dhe Lavdien në pikën kufitare të Morinës, në këmbim të atdhetarëve shqiptarë nga Kosova që qeveria komuniste e Enver Hoxhës ia dorëzonte policisë sekrete jugosllave, UDB.
Më 22 maj, 1967, poeti u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë. E gjithë pasuria e tij u konfiskua. Gruaja e tij u dënua me dhjetë vjet burg. Poeti kurrë nuk u pajtua me diktaturën dhe marionetat e tij në burgje.
Më 8 gusht, 1975, atij iu shtuan edhe tetë vjet në burg, sepse konsiderohej një armik i zjarrtë i Partisë dhe popullit. Më 19 dhjetor, 1986, ai u lejua tën dalë nga burgu, por vetëm për një kohë të shkurtër. Më pak se një vit më vonë, më 12 tetor, 1987, ai u arrestua dhe u dërgoi internua në fshatin Arrën. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunist Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje. Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin Havzi Nelës.
Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit.
Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës më 10 gusht, 1988, në mesnatë terroristët komunistë e morën trupin e tij dhe e futën atë vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtyllë druri. Ai ishte i privuar nga mundësia për tu shtrirë si të gjithë të vdekurit. Ai qëndroi në këmbët e tij për pesë vjet dhe dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993. Pas përpjekjeve të shumta nga qeveria demokratike e Shqipërisë, kjo ishte dita që u bë e mundur që të gjendej vendi, i mbuluar me gurë dhe shkurre pranë fshatit Kolsh, dy kilometra larg nga Kukësi. Me dekretin presidencial të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, Havzi Nelës i është dhënë titulli "Dëshmor i Demokracisë."
Në përkujtimin e 75 vjetorit të lindjes së Havzi Nelës shkrimtari i shquar Ismail Kadare shkruante: "Poeti Havzi Nela është një këmbanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë këmbanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë"./Wikipedia
Poezi nga Havzi Nela
NUSJA E FLAMURIT
Lavdi cikes kosovare
Si nje shqerre, si nji manare.
I del tankut; thote "ndal!"
Rriet, ngrihet sa nji mal!
Shih si jam si lulekuqe,
Lulekuqe buzeburbuqe,
Jam shqiponja me dy krene
Fluturova, mora dhene.
Per Kosoven Republike
Leshohem, ngjitem, nuk kam frike
Jam shqiponja me krah' e flete,
Leshohem, ngjitem gjer te rete.
Jam e buikur, drit' e nur,
kuq e zi, jam ba flamur,
Kam fustanin flete-flete
Jam shqiponje e vertete.
Nalt mbi tank shqiponja ngjitet
Hapi krahet, po valevitet
Per Kosoven Republike
Fluturon e nuk di frike.
Hapi flatat, n'ajer u leshue
Bash si zane u mrekullue!
Si shqiponja me dy krene
Fluturoi e mori dhene!
Manushaqe, lulekuqe,
Nusja jone, buzeburbuqe,
Maje tankut me flamur,
Ngjitesh mos me vekun kurre!
KUR TË MËSONI SE KAM VDEKË
Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: "Ndjesë pastë!"
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?
Kur të pyesni: "Ku e ka vorrin?"
Kur t'kërkoni me ma gjetë.
Thoni: "Ai urreu mizorin".
Thoni: "Dheu s'ka me e tretë".
Thoni: "Ai e deshi jetën,
Jeta n'vuetje e dërmoi".
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.
Thoni: "Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t'errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim".
Thoni: "Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy"
Thoni: "Për njerëzinë këndoi,
E për vete mbajti zi".
Thoni se e qërroi terri
Thoni: "Dielli nuk u ngrohu".
Thoni se e trishtoi tmerri
E të shtypunit i tha: "Çohu!"
Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur'e ferra,
Nji tufë lule me ma lëshue.
Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t'a ngushëlloni,
Thoni:"Gjallë kurkush s'ka mbetë!"
O LIRI, O VDEKJE
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Arrën, nandor 1987
NUSE MË DHANË ROBNINË
Jo or jo, njizet vjet burg nuk u mjaftuen
S’u ngopën ushunjëzat, xhelatët mendjemarrë;
Më ndoqën kamba-kambës, lakun ma shtrënguen
Më ndoqën gjithë jetën, pse jo deri në varr!
Ma hoqën përgjithmonë, të shtrenjtën, lirinë,
M’i hoqën të gjitha, kot kam mbetë gjallë
Shtëpinë ma rrënuen, nuse më dhanë robninë
Më lanë pa vajzë e djalë, më lanë të qaj me mall.
Gjithë jetën vetmue, larg prej njerzve t’mi
S’paç me kë lazdrohem, kujt t’ia them nji fjalë
Trup e shpirt plagosur, s’gjeta kurrë qetësi,
Sot në moshë të shkueme, maleve kam dalë.
Nëpër male t’Arrnit, pa anë e pa fund,
Në këto shkrepa e thepa që s’ke ku ve kambën
Më përplasën, më rrëzuen, ma randë se gjithkund,
Më rrëzuen mos me u çue, o zot banu gjamën!
E prap s’kanë të nginjun, xhindosen kur më shohin,
Thue se u zuna fronin, u prisha humorin,
Më vrejnë me inat e fort mirë më njohin,
Nuk më thyen kurrë, jetën krejt ma nxinë.
Arrën, tetor 1987
MALET E ARRNIT
Male dhe male dhe male gjithkund
Male të pasosun janë pa anë e fund;
Gjithkah hedh vështrimin veç shkëmbinj e male
Kodrina e lugina, me bjeshkë, prroje, zalle.
Vendi i thatë, pak ujë, rrallëkund sheh burim,
E rezervuarë të gatshëm që mbledhin vërshimet,
Përgjojnë bagëtinë e mjerë, etjen me ua shue,
Jo gjithmonë kënaqen, i gjejnë bosh, shterrue.
Lisa të mëdhenj, viganë, çojnë kryet përpjetë
Sikur prekin qiellin, përleshen me retë.
Lisa gjithfarlloj, të moçëm, shekullorë,
Lisa që u bëjnë ballë stuhive në shi e në borë.
Lisa që nuk i shtruen as rrufetë e qiellit,
Lisa që rriten e plaken, kërkojnë dritën e diellit,
I mposht, i lëshon përdhé dora e sharrtarit
Zvarrë i çon traktori si kufomat drejt varrit.
Arrën, nandor 1987
ARRNIT ME ARNA
Arrën të thonë dhe me arna je
Syni s’të sheh tjetër veç shkëmbinj e male.
Shkëmbinj, thepa e grepa, ma shumë gurë se dhé,
Arrnor, ti në shekuj vendit tand iu fale.
Mbi themele t’fortë vendose shtëpinë
Nji copë arë nën të, koshin, pak misër.
Si burim jete ti kishe bagëtinë,
Mish e bulmet pate, me ta bleve drithin.
Shit andej e blej këndej, veten ke arnue
Nuk ta pati kush lakminë, ato kohë hardalle.
Me mund e me zor, me t’keqe ke jetue,
Siç jetohej jeta dikur në këto male.
Vueje për shumë gjana, për bukë e për krypë
Për sapun e gaz, për rrugë, ujë e dritë;
Nuk t’i sillte kush, vinin veç me të lypë.
Gjithë jetën mbas tufës, natën e bane ditë.
Pagueje e s’pagueje “të dhjetë” e “xhelep”
Pagueje “xhelepin”, por e kishe mallin,
Kur u thoje: “S’kam”, sturreshin me të rrjepë,
S’i doje, as të donin, vetë e qaje hallin.
U përmbys e vjetra, erdhën kohë të reja,
Qytetnim e dije u ngjitën mbi maja,
Po mbi malet tua s’pushoi kurrë rrufeja
Nuk t’u hoqën dertet, e keqja, belaja.
Bagëtinë krejt t’i morën, shekat mbetën bosh,
Çoban i të tjerëve u bane, o arrnor,
T’lanë nji lopë për bishti, gomarin balosh,
S’të mbeti as mali, veç sopata në dorë.
Këputesh, dërmohesh, tan ditën e gjatë,
Pesë lekë t’paguejnë, “Kaq”,- thonë, - “jepka vendi”.
Burrat morën malin, në parcela gratë,
Punojnë e robtohen vetëm për bukë thatë.
Arrën, tetor 1987
NË QELIT’ E BURGUT
Në qelit’ e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m’janë terrue sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m’u randue, dëshirë nuk kam të vdes.
Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t’afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t’më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.
Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s’i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t’jesh lypsar s’ke kujt t’ia shtrish dorën.
Dit’ e net i mbyllun si zogu n’kuvli,
Për shtrojë e mbulojë me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trashë se letra.
Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikë më le mue t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robninë.
Sa n’nji krah në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligshtue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.
Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!
Havzi Nela - apo vrasësit e tij?
Nga AGRON TUFA
Çdo jubile përkujtimor, përveç ritualit të ripërtëritjes së kujtesës mbi ata që nuk janë më midis nesh (mbi ata që i ndanë me dhunë, për të mos u kthyer më fizikisht midis nesh), e ka të pashmangshëm edhe bilancin e ndërgjegjes sonë mbi ta, refleksionin e marrëdhënieve tona me ta, përderisa i kemi pranuar si pjesë e pandarë e kuptimit të ekzistencës sonë.
Për Havzi Nelën është shkruar vazhdimisht, e mendoj se për të do të vazhdojnë të shkruajnë gjithmonë. Në përgjithësi shoqëria joshtetërore, jopolitike, është munduar të zbardhë gjithçka rreth poetit: janë botuar poezitë e tij, ndonjë epistolar, janë analizuar e interpretuar krijimet e tij, një përmbledhje me shkrime të zgjedhura për Havzi Nelën me titullin “Fjala në litar” është botuar nën kujdesin e shkrimtarit Petrit Palushi; çdo vit anembanë vendit mbahen tubime shkencore, konferenca përkujtimore për poetin, janë bërë dokumentarë. Kukësi ia ka bërë nderimet e mundshme, duke i vënë emrin e tij institucioneve shkollore. Me sa dimë, edhe shteti shqiptar, Presidenti, e ka dekoruar Havzi Nelën me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Pra duket se gjithçka është në rregull, gjithçka korrekte, gjithçka në përputhje me vetëdijen qytetare të nderimit të poetit-martir, ashtu siç i takon një simboli të luftëtarit që flijohet për çështjet e përjetshme të lirisë e drejtësisë. Duket, pra, se gjithçka ka qenë e mundur, është bërë në përputhje me nderin e nderimin. Po. Duket… Por nuk është aspak kështu për poetin që shkruante nga katakombet komuniste për “Frymën e Helsinkit”.
Nuk është aspak kështu, sepse atdheu, të cilin poeti e mbuloi me muzën e vet vajtimtare, për poetin që vargjet e rimat i shkruante me gishta, pa letër, për t’i mbijetuar harresës së qelive, për poetin që e mprehu krejt qenien e tij teh kame, majë për majë me xhelatët e diktaturës dhe mbeti, siç kishte qenë që në mituri, jetim, i braktisur prej të gjithëve, ishull i vetmuar, për poetin që shkoi ballëhapur drejt vdekjes pa bërë asnjë lëshim të vogël, por duke marrë mbi vete gjithë frikërat e dobësitë tona, në emrin tonë, për këtë poet, pra, shteti ynë e paska të pamundur nderimin e kujtimit të tij. Sepse shteti shqiptar, institucionalisht, e ka përdhosur kujtimin e tij duke luajtur me të një lojë me standarde të dyfishta, hipokrite. Sepse, paralel me nderimin dhe përkujtimin tonë, institucionet e shtetit, para se të nderojnë emrin e tij, e kanë fyer dhe njollosur kujtimin e Havzi Nelës. Unë nuk di që Drejtësia e shtetit tonë të ketë marrë mundimin për këta 22 vjet të hapë një proces penal për të gjithë ata që ideuan, organizuan dhe përmbushën me gjakftohtësi, si në skenat mesjetare, varjen e poetit në litar më 8 gusht 1998, duke shënuar rekordin e turpit dhe të së keqes në krejt globin tokësor ende me pllanga të kuqe. Nuk është një datë e shekujve antikë para apo pas Krishtit viti 1988! Të gjithë ata persona që përbëjnë zinxhirin dhe hallkat e krimit, ishin dhe janë ende gjallë. Çfarë u bë me ta, vallë? Me ata të gjithë? Me ata tek e tek? Patën të gjithë karrierë të lavdishme politike e profesionale. Së paku tre prej tyre që kanë hedhur firmat në aktin e dënimit me varje të Havzi Nelës, dihen.
Ish-presidenti komunist Ramiz Alia, të cilin shteti e përcolli zyrtarisht me një ceremoni funerale nga dyert SHQU, mu si një hero, në shtrat të topit dhe për të cilin, të nesërmen u shkrua nëpër gazeta me lavde e superlativa dhe kolumnistët tanë e pagëzuan si politikan të matur, të qetë e liberal, një lloj Gorbaçovi që shmangu gjakderdhjen, duke e lënë krejt në harresë faktin se të gjitha aktet e pushkatimeve i firmoste po ajo dorë liberale, që druhej mos derdhë gjak(!). Dy personat e tjerë që firmosën dokumentin janë gjallë, shëndoshë, e shtetërisht të nderuar. Ata kanë njohur kulmin e karrierës politike e administrative. Njëri, ish-deputet, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i dekoruar më 8 janar 2004 me urdhrin “Naim Frashëri”, ndërsa tjetra, ish-kryetare e Institutit të Deklarimit të Pasurive, e dekorurar me po këtë titull në vitin 2009 nga Presidenti tjetër i radhës. Nuk është vetëm rasti i Havzi Nelës, por edhe i martirëve të tjerë. Po njësoj janë dekoruar më parë xhelatët që vranë Trifon Xhagjikën, Genc Lekën dhe Vilson Blloshmin.
Logjika është e thjeshtë: nëse shteti, me segmentet e politikës në pushtet, pranon, nëpërmjet dekorimit të martirëve, të na i bëjë ata pjesë të vetëdijes sonë qytetare, atëherë, për të shmangur kontradiktën dhe pafytyrësinë duhet të ndëshkojë (apo të kishte ndëshkuar) të gjithë ata që çuan në vrasjen e këtyre martirëve, të cilët na i shpall si krenari të vetëdijes sonë qytetare, ose së paku, pezullimin e këtyre vrasësve nga postet e rëndësishme shtetërore e publike. Përndryshe, standardi na del jo vetëm i dyfishtë, por kriminal, hipokrit e, rrjedhimisht, thellësisht fyes, si për kujtimin e viktimave, ashtu dhe për ndërgjegjen tonë qytetare tani që e kemi mësuar të vërtetën. Përndryshe, vetë shteti po këmbëngul në dhënien e një shembulli të keq: të pranojë viktimat si martirë nga njëra anë, dhe njëkohësisht, t’u hapë mundësi për karrierë marramendëse vrasësve të tyre në të gjitha nivelet e administratës deri në Parlament. Nëse është kështu (dhe, fatkeqësisht, kështu kanë shkuar punët), atëherë edhe ky nderim nga ana e shtetit është kontradiktor, irritues e thjesht i pavlefshëm.
Në esenë e tij programtike “Poetët e vrarë nga shteti”, Ismail Kadareja bën një sugjerim të qëndrimit tonë kolektiv ndaj kujtimit të Vilsonit dhe Gencit: “Në rrugëtimin e tij drejt përparimit dhe Europës, populli shqiptar, bashkë me dëshmitë e rënda, do të tregojë, në radhë të parë, letrat e tij të fisnikërisë. E midis këtyre letrave, dy djem nga Bërzhezhda, dy poetë, dy njerëz që kërkuan të bënin art në kohën që kërkohej egërsi, do të jenë të përhershëm e të paharrueshëm”. Me po kaq të drejtë mund të themi se “letrave të fisnikërisë” sonë u jep një kuptim të lartë sublim, shembulli i qëndresës, dinjitetit dhe martirizimit të poetit Havzi Nela, i cili nga katakombet e burgjeve komuniste parandiente “frymën e Helsinkit” kur politikanët e sotëm nuk ia dinin as emrin. Pikërisht hapjen e këtyre “letrave” dhe “dëshmive të rënda”, politika jonë shtetërore me trashëgimtarët e diktaturës në instancat më të larta të Drejtësisë i mban peng. Në këtë mënyrë, e gjithë shoqëria jonë vazhdon të mbetet peng i së shkuarës, përderisa nuk përballemi ligjërisht me të, por mundohemi t’i gjejmë zgjidhje problemit duke i rënë atij nga dera e pasme, d.m.th., duke ia lënë zgjidhjen kohës, vdekjes biologjike të aktorëve, me shpresën se ndoshta një ditë gjithçka do të harrohet.
“Letrat tona të fisnikërisë” kundërshtohen të hapen, ato duhet të mbesin në shtatëqind dryna, në dosje, në arkiva ku ruhen nga cerberët e sotëm, ish-oficerë të Sigurimit të Shtetit. Me sa duket, trashëgimia e komunizmit ndihet tërësisht e rehabilituar, e inkurajuar dhe e mbështetur për të bërë karrierë, përderisa vrasësit nderohen më shumë se viktimat e tyre, përderisa asnjë protestë nuk vjen nga fakti që këta kriminelë na imponojnë si “nder i kombit”, dhe ne me përunjësi duhet t’i pranojmë si pjesë të vetëdijes sonë qytetare. Para dy javësh, një tjetër vrasëse poetësh, Diana Çuli, që karrierën e saj e çoi deri në Parlamentin shqiptar, e cila është dhe presidente e Shoqatës së Gruas, u nderua me “Urdhrin e meritës së Republikës së Italisë” nga Presidenti italian Xhorxho Napoletano.
Lajmi u dha nëpër mediat tona, por nuk pati asnjë reagim. Si duket, në shoqërinë tonë indiferente është pranuar si normë karriera e çdo vrasësi e krimineli. Dhe, me sa duket, ne nuk tregojmë kurrfarë kuraje e vendosmërie për të mos na fshirë nga kujtesa ata që kujtesën e tyre e kanë shpikur nga hiçi e asgjëja, e madje e përsërisin si autosugjestion me një regjim të pandërprerë nga mëngjesi në mbrëmje, në lumenj letre, ekrane e forume virtuale. Nëse ne nuk do të ishim një shoqëri e përgjumur, shpërfillëse, nëse ne do të dinim të reagonim, të kërkonim llogari, atëherë jam i bindur se shteti, herëdokur, nuk do të mundet të abstragojë nga kujtesa e vërtetë e Havzi Nelës, Vilsonit dhe Gencit, thjesht sepse ata ishin njerëz realë, se litari, plumbat e togës dhe vdekja e tyre qe reale dhe se vepra e tyre letrare vazhdon të jetë reale, të dëshmojë për ta. Europa si ëndërr, së cilës po i sillemi vërdallë, frymoi për së pari si ajër i vjedhur lirie në Kollovoz e Bërzhezhdë nëpërmjet vargjeve të poetëve martirë. Ne duhet t’ia kthejmë Europës dëshmorët e saj të parë, të rënë në ferrin e totalitarizmit stalinist shqiptar. Ne i afrohemi Europës me dëshmitë e martirizuara të lirisë, me Vilsonin dhe Gencin, por dikush na mban peng në këtë vërdallosje, sepse mendon se në Europë duhet të shkojmë medoemos, më parë se me poetët e vrarë, me vrasësit e tyre. Përndryshe nuk na nxë dera e saj… në të gjitha kuptimet që rrok kjo fjalë.
__________________
Burimi: voal-online.ch
Të festojmë së bashku
Drita e re mbi shqiptarët
po ndritë fuqishëm
Shkruan DEMUSH ZEFI
Udhëheqësit fetarë në trojet shqiptare duhet të jenë bashkë në të gjitha festat. Ata mund t’i japin botës shëmbullin më të mirë. T’i tregojnë qytetërimit se janë vërtetë popull që shumë e shumë shekuj para evropianëve dhe aziatikëve kultivuan njerëzorën, kulturën, dhe botës i dhanë mundësi zhvillimi për të arritur deri këtu. Urojë që shumë shepejt krerët fetarë të Kosovës së bashku me besimtarë, festat t’i festojnë së bashku si dhe bashkërisht të qendrojnë pranë besimtareve, njëri tjetrit dhe besimeve të tyre. Kjo do të na bashkojnë shpirterisht dhe fizikisht dhe do të na hapen shtigje për të mbetur të pa ndarë. Do të përballojmë shumë sfida që na presin, por edhe do të dalim fitimtarë.
Festat dhe festimi I tyre do të jenë një hallkë e artë që shqiptarët të mbesin unik, të trajtojnë njerëzoren dhe shpirtëroren, në mënyrë që të rikthejnë reputacionin civilizues nëpër shekuj që dikur e kishin. Bota edhe sot rrotullon sytë nga ky popull i vogël, por shumë i madhe në histori, traditë, kulturë dhe shkencë. Ata që besojnë, duhet të jenë shumë afër kësaj teorie. Për Shqiptarët pasardhes të Dardanëve, tash ka filluar të dukën rrezët e para dhe po ndritë një yll i ri i që shumë popujve antishqiptarë po u pengon për ecjen nëpër histori.
Nuk do të jetë larg një zbulim i fuqishëm që do të thej historinë e tmerrakëve, ata që kanë deformuar të gjitha ngjarjet nga Troja e deri të lufta e fundit që u zhvillu në Kosovë. Kali i Trojës do të kthehet më fuqinë e tij në vendin ku ngiti kokën lartë, po edhe në të vertetën që ka ekzistu. Shqiptarët nga ky zbulim do të jenë ata që do ta kthejnë identitetin.
Për këtë zbulim që do të bëhët, shumë shtete antishqiptare që dihen emërat e tyre, po angazhohen maksimalisht, që këtë zbulim të madhë historik ta minojnë me të gjitha mjetet në dispozicion. Kanë angazhuar me dhjetra shërbie sekrete, që këto dokumente të bien në dorën e tyre macabre dhe të pengojnë edhe një herë ardhmerinë e popullit më të vjetër evropian. Për këto fakte dinë pak njerëz, grupi që ka punuar jashtzakonisht shumë. Intelegjenca e grupit ka bërë dhe po bënë që të hedh në dritë faktet dhe artefaktet shqiptare, Dardano Ilire. Civilizimi evropian do të rikthehet më shqiptarët përseri. Epoka e re e civilizimit nuk do të bazohet ma në gënjeshtart sllavo turke. Keto gnjeshtra do t’i godasin edhe ata pakë shqiptarë që kanë shkru për një histori me rrena dhe e kanë krrulosur ardherinë e tyre. Ata, më në tezat e tyre nuk do të qendrojnë gjatë në rreshtat e teoremave zhgnjyese, sepse ishin historian që kanë kundërshtuar të vërteten. Kjo histori e re do të përshkruhet më në bazë të zbulimeve që pritet të bëhën.
Nuk do të jenë ma subjketet politike në trojët shqiptare që do të ngazëllehen me të pavërteta, por do të bien në binarët e kohës kur politika shqiptare do të dominon. Nuk do të ketë as turk as mbret, as car e as sllav që do të pengoj këtë rrugë të re të art të një civilizi të ri.
Edhe pse trojët shqiptare janë ngushtuar në maksimum, kombi shqiptarë nuk u përul para pushtuesve dhe përballoj këtë kurth kundërshtarëve animal. Tash do të ndritë epoka e re shqiptare. Për ata që besojnë ka filluar që tani, e për ata që nuk dëshirojnë të pranojnë realitetin nuk besojnë ose edhe nuk do të besojnë.
Do të ketë rikthim tertoorësh shqiptare. Do të ketë ndeshkim historik. Do të ketë zhvillim serish ekonomik. Do të domino e vërteta mbi të pavërteten demografike. Ata që nuk do të harrojnë këtë shkrim, këto fjali, do të jenë dëshmitarë që përiudha e re do të filloj shpejt. Do të jetë drita e yllit polarë që do të ndritë Plisat, do të shndëritë shqiponjen lartë duke fluturuar mbi teritorin e tyre që ishte vërtetë i madhë.
Ata që kundërshtojnë këtë dhe janë duke humbur shumë kohë që ta shkatërrojnë nuk do të kenë mundësi ta përjetojnë sepse shpalosja e kësaj flake do të pasoj shuë shpejt. Do të ngulfatën dhe do të ngopen me vetvetën sa kohë humben duke na demtuar ne si popull I civilizimit shqiptarë.
Teoria e tyre kriminale do të mbetët në tërrin apo ferrin që është në brendinë e shpirtit të tyre. Nuk ka kohë ma ata të deshifrojnë me trillime ardhmerinë. Në trekendeshin Stamboll - Moskeve- Beograd do të përfundoj cdo gjë që nuk ishte e vërtetë. Gnjeshtrat nuk zgjasin më shumë sepse 15 shekuj kanë rënduar shumë. Histori që ka lënë kopila pas dhe këta kopila historik më nuk do të mbijetojnë me aspiratë se Trojet shqiptare, kombi shqiptarë duhet asimilohet. Një ndërkombëtarë e ka thënë para sa kohësh një mendim që tash është bërë himn shiptar.
“Nëse shqiptarët arrijnë të mbijetojnë deri në vitin 2000, ata do të shkruajn historinë e re të civilizimit dhe rendit të ri botëror”. Kjo teroi nuk është konspiracion por fakt. Shqiptarët me shumë mund mbijetuan, dhe tash së bashku më aleatët besnik dhe miq të vërtetë do të renditen në piedestalin më të lartë të historisë më të re dhe vendi i tyre do të ndritë më të kaluarën e brgosur, dhe të ardhmen e vërtetë.
Besimet shqiptare do të përgatiten në sofrën e tyre të Zotit. Ata bashkërisht do të shkruajnë fjalitë e para që do të ushqejnë popullin me kulturë, dije e angazhim kombëtare. Edhe këtë duhet ta kuptojmë mësojmë. Këto figura prise fetare duhet të jenë bashkë në të gjitha festat. Ata mund t’i japin botës shëmbullin më të mirë. T’i tregojnë qytetërimit se janë vërtetë popull që shumë e shumë shekuj para evropianëve dhe aziatikëve kultivuan njerëzorën, kulturën dheshpirtërorën, ndërsa botës i dhanë mundësi zhvillimi për të arritur deri këtu. Urojë që shumë shepjt krerët fetarë të Kosovës së bashku me besimtarë, festat t’i festojnë së bashku si dhe bashkërisht të qendrojnë pranë besimtareve, njëri tjetrit dhe besimeve të tyre. Kjo do të na bashkojnë shpirterisht dhe fizikisht dhe do të na hapen shtigje për të mbetur të pa ndarë. Do të përballojmë shumë sfida që na presin, por edhe do të dalim fitimtarë.
po ndritë fuqishëm
Shkruan DEMUSH ZEFI
- Histori që do të rikthej shqiptarët në fronin e ri civilizues dhe njerëzor
Udhëheqësit fetarë në trojet shqiptare duhet të jenë bashkë në të gjitha festat. Ata mund t’i japin botës shëmbullin më të mirë. T’i tregojnë qytetërimit se janë vërtetë popull që shumë e shumë shekuj para evropianëve dhe aziatikëve kultivuan njerëzorën, kulturën, dhe botës i dhanë mundësi zhvillimi për të arritur deri këtu. Urojë që shumë shepejt krerët fetarë të Kosovës së bashku me besimtarë, festat t’i festojnë së bashku si dhe bashkërisht të qendrojnë pranë besimtareve, njëri tjetrit dhe besimeve të tyre. Kjo do të na bashkojnë shpirterisht dhe fizikisht dhe do të na hapen shtigje për të mbetur të pa ndarë. Do të përballojmë shumë sfida që na presin, por edhe do të dalim fitimtarë.
Festat dhe festimi I tyre do të jenë një hallkë e artë që shqiptarët të mbesin unik, të trajtojnë njerëzoren dhe shpirtëroren, në mënyrë që të rikthejnë reputacionin civilizues nëpër shekuj që dikur e kishin. Bota edhe sot rrotullon sytë nga ky popull i vogël, por shumë i madhe në histori, traditë, kulturë dhe shkencë. Ata që besojnë, duhet të jenë shumë afër kësaj teorie. Për Shqiptarët pasardhes të Dardanëve, tash ka filluar të dukën rrezët e para dhe po ndritë një yll i ri i që shumë popujve antishqiptarë po u pengon për ecjen nëpër histori.
Nuk do të jetë larg një zbulim i fuqishëm që do të thej historinë e tmerrakëve, ata që kanë deformuar të gjitha ngjarjet nga Troja e deri të lufta e fundit që u zhvillu në Kosovë. Kali i Trojës do të kthehet më fuqinë e tij në vendin ku ngiti kokën lartë, po edhe në të vertetën që ka ekzistu. Shqiptarët nga ky zbulim do të jenë ata që do ta kthejnë identitetin.
Për këtë zbulim që do të bëhët, shumë shtete antishqiptare që dihen emërat e tyre, po angazhohen maksimalisht, që këtë zbulim të madhë historik ta minojnë me të gjitha mjetet në dispozicion. Kanë angazhuar me dhjetra shërbie sekrete, që këto dokumente të bien në dorën e tyre macabre dhe të pengojnë edhe një herë ardhmerinë e popullit më të vjetër evropian. Për këto fakte dinë pak njerëz, grupi që ka punuar jashtzakonisht shumë. Intelegjenca e grupit ka bërë dhe po bënë që të hedh në dritë faktet dhe artefaktet shqiptare, Dardano Ilire. Civilizimi evropian do të rikthehet më shqiptarët përseri. Epoka e re e civilizimit nuk do të bazohet ma në gënjeshtart sllavo turke. Keto gnjeshtra do t’i godasin edhe ata pakë shqiptarë që kanë shkru për një histori me rrena dhe e kanë krrulosur ardherinë e tyre. Ata, më në tezat e tyre nuk do të qendrojnë gjatë në rreshtat e teoremave zhgnjyese, sepse ishin historian që kanë kundërshtuar të vërteten. Kjo histori e re do të përshkruhet më në bazë të zbulimeve që pritet të bëhën.
Nuk do të jenë ma subjketet politike në trojët shqiptare që do të ngazëllehen me të pavërteta, por do të bien në binarët e kohës kur politika shqiptare do të dominon. Nuk do të ketë as turk as mbret, as car e as sllav që do të pengoj këtë rrugë të re të art të një civilizi të ri.
Edhe pse trojët shqiptare janë ngushtuar në maksimum, kombi shqiptarë nuk u përul para pushtuesve dhe përballoj këtë kurth kundërshtarëve animal. Tash do të ndritë epoka e re shqiptare. Për ata që besojnë ka filluar që tani, e për ata që nuk dëshirojnë të pranojnë realitetin nuk besojnë ose edhe nuk do të besojnë.
Do të ketë rikthim tertoorësh shqiptare. Do të ketë ndeshkim historik. Do të ketë zhvillim serish ekonomik. Do të domino e vërteta mbi të pavërteten demografike. Ata që nuk do të harrojnë këtë shkrim, këto fjali, do të jenë dëshmitarë që përiudha e re do të filloj shpejt. Do të jetë drita e yllit polarë që do të ndritë Plisat, do të shndëritë shqiponjen lartë duke fluturuar mbi teritorin e tyre që ishte vërtetë i madhë.
Ata që kundërshtojnë këtë dhe janë duke humbur shumë kohë që ta shkatërrojnë nuk do të kenë mundësi ta përjetojnë sepse shpalosja e kësaj flake do të pasoj shuë shpejt. Do të ngulfatën dhe do të ngopen me vetvetën sa kohë humben duke na demtuar ne si popull I civilizimit shqiptarë.
Teoria e tyre kriminale do të mbetët në tërrin apo ferrin që është në brendinë e shpirtit të tyre. Nuk ka kohë ma ata të deshifrojnë me trillime ardhmerinë. Në trekendeshin Stamboll - Moskeve- Beograd do të përfundoj cdo gjë që nuk ishte e vërtetë. Gnjeshtrat nuk zgjasin më shumë sepse 15 shekuj kanë rënduar shumë. Histori që ka lënë kopila pas dhe këta kopila historik më nuk do të mbijetojnë me aspiratë se Trojet shqiptare, kombi shqiptarë duhet asimilohet. Një ndërkombëtarë e ka thënë para sa kohësh një mendim që tash është bërë himn shiptar.
“Nëse shqiptarët arrijnë të mbijetojnë deri në vitin 2000, ata do të shkruajn historinë e re të civilizimit dhe rendit të ri botëror”. Kjo teroi nuk është konspiracion por fakt. Shqiptarët me shumë mund mbijetuan, dhe tash së bashku më aleatët besnik dhe miq të vërtetë do të renditen në piedestalin më të lartë të historisë më të re dhe vendi i tyre do të ndritë më të kaluarën e brgosur, dhe të ardhmen e vërtetë.
Besimet shqiptare do të përgatiten në sofrën e tyre të Zotit. Ata bashkërisht do të shkruajnë fjalitë e para që do të ushqejnë popullin me kulturë, dije e angazhim kombëtare. Edhe këtë duhet ta kuptojmë mësojmë. Këto figura prise fetare duhet të jenë bashkë në të gjitha festat. Ata mund t’i japin botës shëmbullin më të mirë. T’i tregojnë qytetërimit se janë vërtetë popull që shumë e shumë shekuj para evropianëve dhe aziatikëve kultivuan njerëzorën, kulturën dheshpirtërorën, ndërsa botës i dhanë mundësi zhvillimi për të arritur deri këtu. Urojë që shumë shepjt krerët fetarë të Kosovës së bashku me besimtarë, festat t’i festojnë së bashku si dhe bashkërisht të qendrojnë pranë besimtareve, njëri tjetrit dhe besimeve të tyre. Kjo do të na bashkojnë shpirterisht dhe fizikisht dhe do të na hapen shtigje për të mbetur të pa ndarë. Do të përballojmë shumë sfida që na presin, por edhe do të dalim fitimtarë.
Freitag, 9. August 2013
Cikël poetik nga Thanas Jani
Nase JANI: Lirikat e verës(Urdhëri Naim Frashëri i Artë)
Poeti
E sotmja nuk dua të ikë...
Mezi pres që të vijë e nesërmja...
Të mendova
Gjysma: pranverë në lulëzim,
Gjysma: pas-verë me fruta pjekur...
Dhe shekulli të kërkojë korrigjim,
S’kam gjë për të hequr...
Aty le të vuaj
Sonte s’më flihet...
s’më sheh? Jam te porta...
s’më sheh? Jam te dera...
Nga varri jam ngritur,
nga qiejt kam zbritur...
s’më sheh? Jam i vetëm...
Ndiz dritat e gjakut
dhe një... dhe një tjetër,
të shoh se ku gjendem
në jetë a në ëndërr...
Mos më,
më verbove,
më kap lehtë prej dore
dhe dritat i shuaj,
aty le të vuaj!...
Kam një njeri
Kam një njeri, që nuk e kam,
kam një njeri…
Në ëndërr vjen, nga ato rrugë,
që kush s’i di...
E shoh një vit, e shoh sa vjet,
është pak një jetë...
Është një njeri, nga ëndrrat vjen,
tek mua zbret...
Dhe më merr larg, ai njeri,
në tjetër botë...
Ikim të dy, pa ditur ku,
askush s’na thotë...
Dhe s’duam më, as kalendar,
as ditë as natë...
Kam një njeri, që ikën-vjen
dhe ikën prapë...
Për ty
I ndrite sytë?
Ndriti...
E qeshe buzën?
Qeshe...
E fshehe brengën?
Fshihe...
E derdhe shpirtin?
Derdhe...
E zhveshe trupin?
Zhvishe...
E fike dritën?
Fike...
Harruar veten,
lere...
Në majë të malit,
shpjerë...
Në fund të detit,
zhytu...
Te dallgë e zemrës,
mbytu...
Dhe ngrihu pasmesnate,
Lëshomë pak zë,
Po pate...
Flakë shpirti
Më goditi në tru
një mendim i ri...
E lashë veten dhe erdha tek ty.
Më goditi zemra,
më në tru e në zemër...
Erdha tek ty e hyra në ëndërr...
Më goditi syri yt,
s’di ku më goditi...
Mori flakë shpirti...
Më prite ti…
Je ti,
e di, se ti ke qenë,
sa vite më është “ndërruar” gjaku,
kur stinët ishin veç pranverë,
pa ngricë dimri e vjeshtë të lagur...
Je ti,
e di, se më flladite,
ma bëre jetën të gjithë ëndërr,
një jetë, një vit, një ditë... më prite,
dhe po më pret te kopshti i zemrës...
Je ti,
e di, se gdhihet dita,
dhe dita gdhihet përsëri...
më prite ti... dhe unë të prita
më prit,... të pres,...
pafundësi...
Sikur…
Sikur të vije sot tek unë,
a unë sikur të vija,
në udhët e zogjve shtegtarë…
s’do di sa vite jam i gjallë,
sa shekuj kam jetuar,
do ndjehem djalë, i gjithi djalë,
do të të marr në duar...
Dhe s’di ç’do bëj me sytë e Tu,
me lotët brenda syrit...
do t’i kërkoj rrënjët e lotit,
aty poshtë, brenda gjirit...
Dhe s’di ç’do bëj aty mbi buzë
ku shega ka çelë lule,
do ndizem të mos shuhem kurrë,
nga vdekja të mos ruhem!
Një ditë prapë unë, do vi tek Ty,
a Ti do vish tek unë...
Do jetë pranverë, mars a maj,
e diel a e shtunë...
Sonte
S’di nëse jam vetja sonte?!
As shpirtin tim s’e njoh
dhe pse e di që është shpirti im...
Jam i pagjumë dhe pasmesnate,
shkruaj dhe s’m’ë njohin
as vargjet e mi...
Të gjitha mbetën pa mua,
të gjitha mbetën jashtë meje...
dhe koha,
dhe mendimi,
dhe ato që kanë qenë,
dhe ato që do të vijnë...
Veç ora troket
mbi komodinë...
Ngujim
Jam i ngujuar i gjithi brenda zemrës
më zihet fryma e s’dua të dal...
Më ka dënuar vetja
me dashuri të përjetshme...
Moderne
e nisa vargun me germë të vogël
dhe bashkova
fjalë-mashkullore
fjalë-femërore
me zanore
pa zanore
me gjini
pa gjini
pa themel
pa çati
pastaj
vargjet i këputa
shtatë herë
njëzeteshtatë herë
njëqind e shtatë herë
i vura njëri mbi tjetrin
i ngjita përpjetë e përpjetë
si kulla Ejfel
e i zbrita
poshtë e më poshtë
deri në fund
tek pusi i tharë i mendimit
i hoqa të gjitha
shenjat e pikësimit
Mbaj ndezur dritën e shpirtit...
Mbaj ndezur dritën e shpirtit tim
bëj udhë në errësirë...
iki nga ty, Atdheu im,
s’të them dot: lamtumirë...
Jetova ditë në frymëzim,
një ditë,
një javë,
një jetë...
shumë i vonuar në nxitim
tek vetja që s’më pret...
Për poezinë në poezi,
ku fjala s’kishte fjalë...
Si Diogjeni me qiri
i mençur dhe i marrë...
Mbaj ndezur dritën e shpirtit tim,
bëj udhë në errësirë...
Gjithçka që lashë tek vendi im,
s’i them dot: Lamtumirë!
Donnerstag, 8. August 2013
KUR VËLLAI URON VËLLAIN
Shkruan Haxhi Muhaxheri
Nuk ka asgjë me të bukur se kur vëllai uron vëllaun me
gjithë zemer, me rastin e festave te ndryshme. Ne si popull gjithmone kemi dëshmuar se bartim në vete vlerat
më civilizuese njerezore, si: mirëkuptimin, tolerancen, humanizimn dhe mbi të
gjitha; respektin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.
Edhe pse ju kemi takuar dhe ju takojmë tri besimeve fetare:
të krishterë, musliman dhe ortodoks;
kudoherë kemi qenë përkrah njëri-tjetrit. Për këtë ishim dhe mbetemi shembull
për të mire përball tjereve.
Kemi pasur shumë armiq që kanë tentur në forma të ndryshme
të na përqajnë, por gjithnjë kanë deshtuar. Armiq kemi edhe sot, por qellimet e
tyre te errta prapë do të dështojnë, sepse në damarët tonë rrjedh i njëjti
gjak, është gjaku i shenjtë
i shqiptarit, dashuria e tij e madhe për atdheun dhe krenaria kombëtare.
Kush
mendon dhe vepron ndryshe, deshmon se damareve të tij nuk rrjedh gjaku i paster
i shqiptarit!
Soji i
tyre do të mbetet gjimonë i pëbuzur!
Për të
dëshmuar si duhet respektuar dhe uruar vellai-vellanë, po sjellim kësaj radhe
disa urime me rastin e Festës së Fiter Bajramit të marrura nga Faceboku.
"Feja islame nuk eshte fe e huaj per shqiptaret e
krishtere, sepse eshte fe e vellezerve te tyre", don L. Gjergji.
Kur ka feste njeri
vella, ka edhe tjetri. Kur te gjithe vellezerit festojne bashke, dua te jem
edhe une me ta.
GEZUAR FESTEN E
BAJRAMIT te gjithe vellezerve muslimane!Paqja, Begatia e Harmonia mbreterofshin mes jush dhe mes jush e te gjithe te tjereve!
GEZUAR!
* * *
Urimi nga poeti dhe publicisti Demush Zefi:
Urime Festa e Fiter
Bajramit
Kjo feste të sjell
begatitë më të mira kombit, shendet, mirëqenie sociale dhe dashuri njeri ndaj
tjeterit. Kjo festë të jet shembull për jetë të përbashkët.
Shpresojmë që Festa e Fiter Bajramit edhe në këtë vit të
sjell dëshirat më të mira qytetaëve. Axherimi i gjatë është dëshmi së kjo ditë
mund të jet symbol i të gjitha të mirave qytetare dhe njerëzore, prandaj kjo
feste e madhe shpirtërore të sjell begatiti më të mira kombit, shendet,
mirëqenie sociale dhe dashuri njeri ndaj tjeterit. Kjo festë të jet shembull
për jetë të përbashkët.
Uroj Bashkësinë Islame
të Kosovës që së bashkë më besimtarë islam të kremtojnë sa ma denjësisht.
Urime për këtë ditë
festë kanë edhe të gjithë miqët dhe kolegët që këtë ditë e konsiderojnë ditë të
shenjtë.
Urime edhe të gjitë
besimtarëve në diaspor festen e Fiter Bajramit, festë që do t’ua plotësoj
dëshirat për kthim sa më të suksesshën në vendlindje.
Prishtinë, 7 gusht 2013
Urimi nga poeti, publicisti dhe veprimtari Rrok Berisha:
GJITHE SHQIPTAREVE TE BESIMIT ISLAM NE TROJET ETNIKE DHE NE
DIASPORE-URIME E ME FAT FESTA E FITER BAJRAMIT. MUAJ I SHENJT I AGJERIMIT QE
KURORZOHET ME FESTEN E FITER BAJRAMIT, LE TE SHERBEJ SI MOMENT PER REFLEKTIM,
DUKE E LARGUAR NGA MENDJA E VEPRIMI TE KEQEN, SMIREN E URREJTJEN NDAJ NJERI
TJETRIT, DUKE REFLEKUAR SA MA SHUME PAQE, DASHURI E TOLERANCE NE MES TE
NEJREZVE...! LE TE PERKUJTOJM NE KETE DITE TE SHENJT SE UNIVERSI DHE TE GJITHA
RRACAT E KOMBET E KAN E NJOHIN NJE ZOT TE VETEM DHE SE TE AI ZOTE JANE TE
BARABART TE GJITHE. LE TA LARGOJME URREJTJEN E NDASITE. GEZUAR E ME FAT...!
* * *
Urimi nga publicisti dhe veprimtari Lekë Mrijaj
Z. Lekë Mrijaj, urimin e tij e ka sjellur të disenjuar dhe
të pergatitur bukur grafikisht. Ne po ua risjellim qe ta shohin dhe lexojne
edhe edhe ata qe nuk e kanë parë dhe lexuar. Ai me ketë rast shkruan:
Vëllezër e motra shqiptar të komunitetit Islam,
urime dhe gëzuar festën e Fiter Bajramit!
Paqe, mirësi dhe begati në të gjitha zemrat tona shqiptare!
Gëzuar!
Përzemërsisht nga Lekë Mrijaj
Abonnieren
Posts (Atom)










