Nga Fahri Xharra
Tokat ”lëvizin”, asgjë nuk është e parapërcaktuar që të humbet, asgjë nuk dihet, sepse historia është e gjatë. Dikur tokat i përkisnin astekëve, inkasve dhe atyre maja dhe sot janë të spanjollëve dhe portugezëve. Egjipti i lashtë sot banohet nga arabët. Tokat ”lëvizin”. Tek e fundit mua po më intereson ajo tokë ku dikur frymohej shqip, jetohej shqip dhe shpresohej shqip. Plavë e Gusi-tokë e harruar? Pse? Derisa Ajnshtajni thoshte se e “ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë nga edukimi që e merr rinia”, ne po e fatkeqësojmë ardhmërinë tonë duke nxjerrë në dritë fëmijë të parapërcaktuar për të qenë skllevër të kafazit të tyre mendor. Prapë jo, nuk e thashë atë që doja ta them.
Shpëlarja e trurit, pjesë e botës së civilizuar
“Ju jeni të shpërlarë nga truri”. Shpëlarja e trurit ka qenë pjesë e botës së civilizuar. Gjithmonë ishin dhe ekzistonin ”opiumet për masën e gjerë”. Njerëzit po duan të punojnë pak e më pak e në të njëjtën kohë janë kërkuar shumë e më shumë para. Prindërit po u besojnë që ata merrnin vetë vendime për jetën e tyre. Mësuesit shpjegojnë sa për të shpjeguar. Studentët luftojnë për diploma më shumë sesa për mësim. Dhe fatkeqësisht nuk keni nevojë të brengoseni, sepse jeni të shpëlarë nga truri. Shpëlarja e trurit ka ekzistuar me mijëra vjet edhe para nesh, por termi ”shpëlarje e trurit” si i tillë u ngurtësua rreth viteve të 50-ta. Na është gjithashtu e njohur si ri-edukim, kontroll i të menduarit, propagandë dhe konvertim. Truri i njeriut është i paragatuar që të pranojë kontrollin e jashtëm. Vrojtoni fëmijët! Shikoni, nëse themi diçka, bashkëbiseduesi rebelohet. Vetëm me anën e sistemit të udhëzimeve dhe dënimeve mësohen fëmijët ”të mësohen” dhe ”të sillen si duhet”. Sikur mos të kishte shpëlarje të trurit, ne do të dilnim lakuriq në rrugë, të lëshonim zëra të çuditshëm, do t’i linim dyert hapur apo do të bëheshim të padurueshëm në publik. Ja pra se si punon shpëlarja e trurit. Programimit mendor i duhen elemente themelore.
Së pari “programuesit” i duhet që t`i kufizojë informatat për subjektin. Pastaj e kontrollon sjelljen e subjektit. Dhe, pjesëza përfundimtare është që të fut sasi të dukshme të drojës në subjekt dhe që pastaj të ketë kontroll në mendjen e subjektit (by Ken Poirier – November 2008) ”Gazeta ”Glas Crnogoraca” e Cetinës me 11 Tetor 1912 shkruante: ”Të shtunën më 6, ushtria jonë e mori Plavën dhe me të nesërmen më 7 e mori Gusinë me rrethinë, pa kurrfarë kundërshtimi të Turqisë. Bile ushtarët tanë u pritën nga ata turq me bukë e kripë e..” Dhe pastaj shkruan se shumica e popullatës së asaj ane e pranuan Qeverinë malazeze dhe që të gjithë sillen në mënyrë lojale ndaj këtij pushteti.(?) Duke e pritur me ”bukë e kripë e zemër”, sipas zakoneve të vjetra u tregua nënshtrimi i përgjithshëm i tyre pa kurrfarë rezistence.
Masakrat dhe masat represive mbi popullatën në vitin 1913
Gjatë shkurtit të vitit 1913 u dërgua brigada e Beranes nën komandën e Avra Cemoviqit, e cila e filloi masakrat dhe masat represive mbi popullatën, e cila pati pasoja në humbje të mëdha të njerëzve. ”Ardhja e brigadës së përmendur zyrtarisht shpjegohej si nevojë për çarmatosjen e boshnjakëve (atëherë myslimanëve) dhe shqiptarëve” (Autor: Avdo Metjahić, Burimi: Bosnjaci.net) Po lexojmë dhe unë nuk po e kuptoj, asnjë fjalë për shqiptarët. Kush janë këta boshnjakë, këta myslimanë, këta turq? Pjellë e bashkëpunimit të gjatë pravosllav dhe turk për zhbërjen tonë. Metodat e përdorura të dhunës për shpëlarje të trurit, janë të njohura mijëra vjet përpara. Nuk janë turqit dhe pravosllavët të parët që i kanë përdorur ndaj nesh. Por, pasojat për ne ishin të rënda. Paramendoni, një Sanxhak i tërë i thotë vetes boshnjak dhe sikur të gjithë të vetëdijesohen dhe t`i shikojnë vetëm fotot e familjarëve të tyre të viteve 12-13 të shekullit të kaluar, ose sikur të pyesin gjyshërit dhe gjyshet (të cilët nuk flasin dhe nuk dinë serbisht) se kush ishim ne, do të kuptojnë se të gjithë me radhë pa përjashtim ishin dhe janë shqiptarë. Plavë e Gusi – tokë e harruar? Ndoshta, por historisë nuk i dihet. ”Ishte shtatori i vitit 1990, pas një dite zyrtare në fabrikën e tekstilit “Rashka” të Novi Pazarit, e pata një mbrëmje të “suksesshme” në një hotel të madh të atij qyteti. Ishte ende koha kur guxonim të flisnim atë çka mendonim. Ia dhamë vetes një “detyrë”, që sa më shumë të “mbledhim” shqiptarë, apo së paku nga ata që e ndiejnë veten ende shqiptarë, nga personeli i hotelit, kuzhinierët, pastrueset e dhomave, pastrueset në përgjithësi, rojet, nga të gjithë që frymonin në atë mbrëmje në atë hotel. Nuk e teproj se nga të “intervistuarit” na doli një numër shumë i madh i atyre që e dinin veten për ish-shqiptarë, që gjyshërit iu flisnin vetëm shqip, që bartej plisi deri vonë, që ende e dinin ndonjë fjalë në shqipe, por bisedat u zhvilluan aso kohe në serbishte.( Fahri Xharra: Sanxhaku shqiptar?)
Migrimet e dhunshme
të popullatës shqiptare
Në fillimin e shekullit XX, më 1905 u krye regjistrimi i popullsisë në ato anë, të cilat ishin ende ndër Turqi. Në Plavën e Gusinë e kohës jetonin 26 000 banorë. Me pushtimin e kësaj ana nga Mbretëria e Malit të Zi, 1912, dhe pas gjenocidit, zhbërjes dhe kryqimit pravosllav masiv, ai numër u zvogëlua shumë, për gjysmën e popullsisë. Edhe pas dy vjet okupimi, kur filloi Lufta e Parë Botërore solli me vete tmerre, katastrofa dhe zhdukje të banorëve. Me kapitullimin e Austro¬-Hungarisë u formua mbretëria SKS-së, e cila e zëvendësoi okupatorin e parë, erdhën serbo-malazezët me një shpirt të njëjtë dhe me qëllime të njëjta: zhbërjen e ”turqve” si i quanin boshnjakët si dhe shqiptarëve katolikë. Regjistrimi i ri në Mbretërinë SKS tregonte që në ato anë ishin vetëm 6000 banorë, as një e katërta e regjistrimit të 1905-s. Por kush ishin dhe kush mbetën nga ata banorë? Shqiptarë, të gjorët. Shpëlarja e trurit- zakonisht metodat përdoren në atë mënyrë që viktimat nuk mund ta vërejnë që janë të manipuluara. Statistikat e ndershme do të shënonin që mbi plavas dhe gusias që u zhdukën në vorbullat e luftës, u zhdukën nga migrimet e dhunshme, masakrimet, gjenocidet, por edhe nga uria të cilën e krijuan serbët e malazezët. Popullata myslimane dhe ajo katolike me qëllim u zvogëlua në një të dhjetën. Boshnjakët myslimanë dhe katolikët shqiptarë të kësaj ane me dhunë dërgoheshin në Turqi. Të gjithë këta ishin jashtë ligjit dhe cak i egërsive serbo-malazeze. Kur erdhi Lufta e Dytë, shpresohej në një çlirim shpirti dhe trupi. Në mbrojtje erdhën vendasit që mundoheshin të mbronin popullatën e tyre nga sulmet çetnike, të cilët kryenin sulme shtazarake në Sanxhak dhe në Bosnjë mbi myslimanë. Andro Mugosha (partizan malazez i kohës ) në një takim rasti në vizitën e tij në Plavë më 1947, duke menduar që është i rrethuar vetëm me pravosllav thotë:”Gabimi më i madh i udhëheqjes së lartë të Malit të Zi ka qenë që nuk e kemi dhënë urdhrin e vrasjes së çdo myslimani më të vjetër se 40 vjet, dhe në këtë mënyrë të pastrohet ky vend përfundimisht nga zakone të vjetra të kësaj popullate, dhe të rinjtë t`i kishim futur në rregullin tonë”.
Sipas shënimeve, vetëm në Nju-Jork sot banojnë mbi 20 mijë banorë të komunës së Plavës. Zoti e di se sa plavas dhe gusias janë të shpërndarë nëpër ish-republikat e Jugosllavisë.
”Me krenarinë e emrit boshnjak dhe atij islam, ne duhet që t’i rikujtojmë të gjithë ata që vdiqën ose u zhdukën në vitet 1912-1913, banorë të Plavës dhe Gusisë, ata u pushkatuan para syve të botës, jo vetëm burra të pjekur, por edhe gra me fëmijë në ngrykë. Një prej tyre edhe Emin Jakup Feroviç (Feri), të cilit iu nxiorën edhe sytë para pushkatimit, sepse nuk pranoi që të ndërronte fenë dhe kombin. (Bosnjaci.net) ”Shikoni sa larg shkon shpëlarja e trurit? Harrojnë dhe nuk duan të qartësohen në mendjen e tyre se ata ishin shqiptarë, se u viktimizuan historikisht vetëm e vetëm se ishin shqiptarë.
“Vallja me lara”
Njëfarë Çedo Qulafiq mbante proces: ”Ndërroheshin herë revolta e masës, e herë triumfi i individëve që ishte si pasojë e pushkatimit të qindra plavasve. Qulafiqi nuk kishte harruar të shënonte edhe këtë: Q ashtuquajtura ”Vallja me lara”. Ata që e kishin pranuar kryqimin pravosllav: çdo grua myslimane duhej ta hiqte ferexhenë dhe dimitë dhe të vishte fund ose fustan. Meshkujt myslimanë në vend të qylahut (qylah, qylaf tr, kapuç fshatarësh – plisi) vendosnin mbi kokë kapuçin malazez dhe ashtu të përzier ata që ishin para pushkatimit (me qylah fxh) dhe të tjerët me kapuç malazez duhet të kërcenin ”vallen e larme”. (Çedo Qulafiq, i sllavizuar, paska qenë i Gusisë fxh). Kontrolli i mendjes është një metodë që të arrihet kontrolli i aksioneve të njeriut, mendimit dhe gjendjes së trurit të tij. Teknikat e përdorura janë në përdorimin e fjalëve apo të gjuhës në mënyrë të përsëritshme, stimulimet vizuale, stimulimet me ushqim , gjumë dhe para. Zakonisht metodat përdoren në atë mënyrë që viktimat nuk mund ta vërejnë që janë të manipuluara. Mandej mund të përdoren edhe indoktrinimi sistematik i bazuar në përsëritjen ose konfuzionin trushpëlarës. Plavë e Gusi-tokë e harruar? Sa është sot rreziku në tokat me vetëdije shqiptare nga shpëlarja e trurit? “Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët. Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë… Në tërë shtresat e popullsisë, pavarësisht nga niveli shoqëror apo raca dhe në gjithë popullsinë e Republikës Turke, s’ka rëndësi përbërja etnike e saj, të thuash “arnaut” domethënë të kujtosh një emër me peshë të madhe, njerëzore që gëzon një respekt jo të zakonshëm. (“Arnaut”, një emër me peshë të madhe, Dr. Laurant Bica).
A mos është edhe kjo një nxitje për vazhdimin e shpëlarjes së trurit. Zakonisht metodat përdoren në atë mënyrë që viktimat nuk mund ta vërejnë që janë të manipuluara.
Dienstag, 11. November 2014
Montag, 10. November 2014
Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm
Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm. Gjenerata e re që qeveris Sërbinë, t'i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës.Të kapesh pas flamurit të tjetrit, është njësoj si të mos i ikësh dot hijes tënde!
Beograd, 10 nëntor 2014
Sot, kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama e filloj vizitën e tij në Sërbi. Në një deklaratë të bërë në gjuhën shqipe dhe më të gjatë se homologu i tij serb, kryeministri shqiptar Edi Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të parë nga e ardhmja e përbashkët evropiane, duke nënvizuar se shqiptarët kanë kurajën, vizionin dhe besimin se bashkë me Serbinë duhet të ecin përpara drejt Bashkimit Europian. Shefi i qeverisë shqiptare nuk la asnjë temë pa prekur, duke përmendur edhe pavarësinë e Kosovës, për të cilën theksoi se tashmë është një realitet i pamohueshëm, i ligjëruar dhe që i ka shërbyer sigurisë së Ballkanit.
“Sa për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian.
Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet, e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në Samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris edhe këtu, hapur dhe sinqerisht;
Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende nuk e njohin atë është në radhë të parë, një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi, perspektivës europiane të rajonit
Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë dhe promovojmë dialogun Kosovë-Serbi. Ky dialog është një sukses evropian.”- deklaroi Rama.
Mëpastaj, Kryeministri shqiptar theksoi se shpreson që gjenerata e re që qeveris Serbinë do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë me rëndësi strategjike për lidhjen e fateve evropiane të dy vendeve.
Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se shqiptarët kanë kurajën, besimin dhe vizionin për të shtrirë dorën e bashkëpunimit të sinqertë.
Rastësia e desh që në Beograd të ngrihet flamuri kombëtar shqiptar
“Rastësia desh që një ditë pas kremtimit të 25 vjetorit të murit të Berlinit të ngrihet sot këtu në Beograd flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit për të parin takim mes dy kryeministrash pas 68 vitesh. Sa shumë varet sot e ardhmja jonë nga sa mundet të bëjmë së bashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë v vështirë për secilin prej nesh. Do të na duhet vizion, kurajo, besim i ndërsjellë, por sidoqoftë nuk do të jemi vetëm nëse nuk do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh dhe qëndrimin e Europës ndaj nesh. Ne Ballkani kemi nevojë për Europën e bashkuar, por edhe Europa ka po aq nevojë për ne. Vizioni i Europës së bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes. Ne shqiptarët e kemi edhe këtë vizion dhe këtë kurajo. Ju shtrijmë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë saç është e sinqertë bindja jonë se fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë prej së shkuarës. Të krijojmë së bashku kushte të reja të favorshme për zhvillimin ekonomive dhe shoqërive tona”- deklaroi Rama.
Fjalimi i plotë i Ramës dhe përgjigjet që ai ua dha gazetarëve
Mirëdita të gjithëve!
I nderuar Kryeministër Vuçiç!
Rastësia e desh që një ditë pas kremtimit, në mbarë Europën, të 25 vjetorit të rënies së murit të Berlinit, të ngrihet sot në Beograd, flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit, për të parë një takim mes kryeministrash të dy vendeve tona pas 68 vitesh.
Sa shumë histori kemi ndarë së bashku, pa qenë kurrë të afër me njëri-tjetrin dhe sa shumë varet e ardhmja jonë në çfarë do të mundemi të bëjmë së bashku në rrugën e bashkimit me Europën që veç e veç do të jetë shumë më e vështirë për secilin prej nesh në Ballkan.
Do të na duhet vizion, por sidoqoftë, jo më shumë se sa vizioni madhështor që transformoi vetë Europën.
Do të na duhet kurajë, por sidoqoftë, jo më shumë se sa kurajoja që ndërtoi rrugën e re të paqes dhe të prosperitetit europian, mbi gjurmët e lumenjve të gjakut të derdhur mes të mëdhenjve të Europës.
Do të na duhet besim i ndërsjellë, por sidoqoftë, nuk do të jemi vetëm, nëse nuk do të lejojmë që historia të ndikojë negativisht marrëdhëniet mes nesh, e për pasojë edhe qëndrimin e Europës ndaj nesh.
Ne, Ballkani, kemi nevojë për Europën e Bashkuar, por si asnjëherë më parë, Europa e Bashkuar ka nevojë për Ballkanin, për ne shqiptarët, serbët, malazezët, maqedonasit, boshnjakët, kroatët padyshim.
Vizioni i Europës së Bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes me njëri-tjetrin, ndërsa paqja do të na japë të gjithëve kurajë për t’u ndarë nga rruga e vjetër e një historie që vijon të ushqejë kaq shumë mosbesim ndaj njëri-tjetrit.
Ne, shqiptarët, e kemi edhe këtë vizion, edhe këtë kurajë. Kemi të gjithë dëshirën e mirë për ta ushqyer besimin e ndërsjellë me ju, serbët, duke ju shtrirë dorën e një bashkëpunimi po aq të sinqertë, sa ç’është e sinqertë bindja jonë se fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë për shkak të së shkuarës mes nesh.
Ne shohim një mundësi reale për ta ngritur marrëdhënien me ju, në një nivel krejt tjetër, duke punuar së bashku për Europën, në kuadrin e një ndërveprimi aktiv rajonal e duke krijuar së bashku kushte të reja, të favorshme për zhvillimin e ekonomive dhe të shoqërive tona.
Nuk janë ditët më të mira për Bashkimin Europian. Europa e Bashkuar e shpresës ia ka lënë vendin gjithnjë e më shumë Europës së Bashkuar të frikës. E s’ka asnjë dyshim se lodhja nga zgjerimi i kërcënon shoqëritë tona me lodhjen nga durimi.
Por ashtu si për Europën e Bashkuar s’ka një projekt alternativ zgjerimi, ashtu dhe për ne nuk ka një projekt alternativ të integrimit në BE.
Në këto kushte, s’ka dyshim se aktualiteti i vështirë i Europës nga njëra anë dhe sfidat e brendshme të Ballkanit nga ana tjetër, do ta testojnë në vijimësi imagjinatën tonë politike dhe ekonomike, ndërkohë që qoftë në Shqipëri, qoftë këtu në Serbi apo gjetkë në rajon, ne të gjithë përpiqemi për politika reformiste dhe financime të reja.
Ja pse, ne do të bëjmë çmos të komunikojmë vijimisht për të mësuar nga njëri-tjetri dhe të bashkëpunojmë intensivisht për të shfrytëzuar me dobishmëri reciproke, aftësitë dhe burimet tona të zhvillimit, duke prodhuar zgjidhje rajonale për probleme kombëtare.
Ekonomitë tona janë të vogla për shumë nga ambiciet tona, por ekonomia jonë si rajon, nuk është më një ekonomi e vogël për ambicien europiane të Ballkanit.
Buxhetet tona janë të vogla për një infrastrukturë rajonale moderne, por së bashku ne nuk jemi më të vegjël për t’u dëgjuar e mbështetur nga BE apo partnerë të mëdhenj strategjikë për ne dhe për rajonin tonë.
Potenciali ynë energjetik është i tillë që mund ta kthejë Ballkanin në një pol energjie me rëndësi të konsiderueshme për vetë Europën, përveçse mund të garantojë përgjithmonë sigurinë energjetike të rajonit.
Është e qartë për ne, si drita e diellit, se suksesi i çdonjërit prej vendeve tona në rrugën e integrimit europian dhe të zhvillimit ekonomik dhe social lidhet ngushtë me suksesin e rajonit si i tërë. E gjithmonë e më ngushtë do të lidhet vit pas viti. Të predikosh të kundërtën do të thotë të jetosh në kollajllëkun e retorikës pa të ardhme të së shkuarës së Ballkanit.
Unë besoj se është një shans për vendet tona, që sot qeverisen nga një gjeneratë tjetër. Dua të besoj se gjenerata e re që qeveris sot Serbinë, do t’i shohë dhe do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë, me rëndësi strategjike, për lidhjen e fateve tona europiane. Gëzimi i të gjithë të drejtave, të parashikuara në konventat dhe normat europiane dhe ndërkombëtare prej tyre, është jo vetëm dëshira, por edhe detyrimi ynë kushtetues që ta kërkojmë vijimësisht nga Qeveria dhe institucionet e Serbisë.
Ne duam që shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë të gjithë vëmendjen e Beogradit zyrtar, për përfaqësimin e tyre të merituar në strukturat vendore dhe qendrore, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe social të vendbanimeve të tyre. Besoj se autoritetet serbe e dinë që shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshihen dhe inkurajojnë proceset integruese të Serbisë në Bashkimin Europian, jo vetëm si një mundësi modernizimi dhe europianizimi i Serbisë, por edhe si një rrugë e sigurt për të qenë shoqërisht të barabartë, si dhe për të qenë pjesë vendimmarrjes qendrore, veçanërisht kur bëhet fjalë për fatet e tyre. Modeli që ne e çmojmë dhe sugjerojmë që të shqyrtohet në këtë drejtim, është ai që gëzojnë tashmë, pakicat serbe në Kosovë.
Sa për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet, e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në Samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris edhe këtu, hapur dhe sinqerisht;
Njohja e Kosovës nga vendet europiane që ende nuk e njohin atë është në radhë të parë, një çështje sigurie europiane. Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi, perspektivës europiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik, bashkëpunimin mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë sesa i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë, e mbrojmë dhe e promovojmë dialogun Kosovë-Serbi, si mishërimin kuptimplotë të një epoke të re paqeje dhe vetëdijeje europiane në rajonin tonë. Ky dialog është një sukses europian, i nxitur dhe i mbështetur nga instrumentet ligjorë dhe nga organizatat ndërkombëtare, por ky dialog është në radhë të parë, vlerë e krijuar nga lidershipi i të dy shteteve dhe finalizimi me sukses i tij do të jetë pa asnjë dyshim, një prej atyre veprave me rëndësi historike në të mirën e popujve, që vetëm politika ka fuqinë t’i krijojë.
Në 28 gushtin e shkuar, unë pata fatin të jetoj momentin e jashtëzakonshëm të takimit në Berlin, mes gjithë liderve të rajonit tonë. Të cilët, për të parën herë u ulën sëbashku, jo për t’u grindur për kufijtë, por për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët. Në atë takim ku m’u dha mundësia edhe të njoh personalisht Kryeministrin Vuçiç, Kancelarja Angela Merkel, nismëtarja e procesit shumë shpresëdhënës të afrimit të Ballkanit me Europën e Bashkuar përmes afrimit të vendeve të rajonit tonë me njëri-tjetrin, vuri një theks entuziast tek projekti i shkëmbimeve mes të rinjve të vendeve tona. Programi vizionar i shkëmbimeve studentore dhe rinore, që e themeluan Charles De Gaulle dhe Kancelari Adenauer për të lehtësuar tejkalimin e historisë së hidhur mes Francës dhe Gjermanisë, është një model inkurajues për fuqinë që mund të ketë rinia në përparimin e shpejtë të bashkëpunimit mes vendeve, nëse asaj i jepet një rol. Krijimi i mundësive për afrimin e të rinjve tanë, shqiptarë dhe serbë dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes tyre përmes programeve të shkëmbimit mes shkollave, universiteteve, komuniteteve vendore, si dhe përmes organizimit të hapësirave të kontakteve kulturore dhe sportive janë padyshim, një fushë e tërë për eksplorim në marrëdhëniet mes vendeve tona. Ne duam ta eksplorojmë sëbashku dhe pa humbur kohë këtë fushë.
Në përfundim më lejoni të shpreh të gjithë vullnetin dhe vendosmërinë time dhe të Qeverisë Shqiptare për një proces intensiv komunikimi mes Shqipërisë dhe Serbisë. Së pari për t’i dhënë jetë dhe për të modernizuar marrëdhëniet dypalëshe, duke kapërcyer dhe lënë pas, të shkuarën si trashëgimi të konfliktit permanent dhe dasisë ekstreme. Së dyti, për të shkëmbyer eksperiencë dhe ndërvepruar në funksion të procesit të integrimit europian, duke vendosur kontakte në çdo nivel, si dhe duke bashkëpunuar afërsisht në sektorë specifikë. Dhe, së treti, për të mbështetur dhe nxitur në mënyrë proaktive, procesin e Berlinit, në funksion të bashkëpunimit ekonomik dhe ndërveprimit politik rajonal, me bindjen se rruga e secilit prej nesh drejt Europës është një korsi e rrugës së përbashkët europiane të Ballkanit, në sfidën për të afirmuar Europën e Bashkuar të shpresës dhe për t’u bërë në një kohë sa më të afërt, pjesë plotësisht e integruar e saj.
Le të mos harrojmë se 100 vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërorë, sot, në vitin 2014 jetojmë më në fund, në një rajon me shumë mundësi të reja dhe të mëdha që i ka sjellë paqja. E paqja erdhi më në fund, jo sepse ne u bëmë u bëmë engjëj, por sepse na nxori natyrshëm në të njëjtën rrugë ambicia për t’u bërë pjesë e bashkuar dhe e barabartë e Europës. Le ta ushqejmë këtë ambicie duke ushqyer paqen, në përmbajtjen konkrete të një bashkëpunimi që do të bëjë paqen mes nesh, një paqe për të cilën ia vlen të jetohet.
Faleminderit Kryeministër Vuçiç për mikpritjen tuaj! Uroj që vitin e ardhshëm t’ju kem mik në Tiranë, ku me siguri do t’ju presim me të gjithë dëshirën e mirë për miqësi mes shqiptarëve dhe serbëve.
Faleminderit!
Përgjigjet e Kryeministrit Rama në konferencën e përbashkët për shtyp:
Zoti Rama, ju iu referuat himnit dhe flamurit shqiptar që u shpalos këtu, në Beograd, në mënyrë alegorike, duke na kujtuar sesi u poshtërua ky flamur dhe ky himn para rreth një muaji në stadiumin “Partizani” në Beograd. Gjatë një ndeshje Shqipëria humbi 3 pikë në tavolinë, mund të na thoni se çfarë i morët sot në tavolinë Kryeministrit Vuçiç? Dhe meqë folët 50minuta, a i sollët të fala nga Olsi Rama?
Unë besoj që politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe nuk diktohet nga një fushë futbolli. Unë besoj që ajo çka ndodhi në stadiumin e Beogradit është vetëm një tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme të një marrëdhënieje të re që ne kemi synimin ta vendosim dhe për të cilën, dua ta përsëris; Qeveria e Shqipërisë dhe unë si Kryeministër kemi të gjithë vullnetin e plotë për ta jetësuar përmes një përpjekje të përbashkët dhe konkrete, në mënyrë që njerëzit tanë, serbët dhe shqiptarët, fëmijët tanë, serbë dhe shqiptarë, të marrin përfitimin maksimal nga potenciali fantastik i një paqeje, më në fund, të arritur!
Ne nuk jemi armiq të njëri – tjetrit, por kemi armiq të përbashkët. Armiqtë e përbashkët janë varfëria, janë papunësia, janë mungesa e perspektivës për të rinjtë, janë borxhi publik, deficiti dhe sigurisht, shumëçka e trashëguar në vite. E, në të njëjtën kohë, sfida jonë e përbashkët është që të bashkojmë forcat dhe t’i flasim Europës me një gjuhë. Sepse siç ne kemi nevojë për Europën, Europa ka më shumë se asnjëherë nevojë për Ballkanin.
Dhe për sa i takon Kosovës, unë besoj se realiteti mbetet një dhe i pandryshueshëm, pavarësisht perceptimeve të ndryshme dhe mosdarkordësisë së plotë që kemi lidhur me këtë realitet. Por, nga njëra anë, kjo s’mund të na pengojë që t’ia themi njëri – tjetrit në sy atë që mendojmë, ashtu sikundër nuk mund të na pengojë që me njëri – tjetrin të bashkëpunojmë. Sepse rruga e secilit prej nesh, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjës është një korsi në rrugën e përbashkët të integrimit europian. Sa më serioz të jemi ne në këtë bashkëpunim, aq më seriozisht do të na marrë Europa. Dhe kjo është, në fund të fundit, një sfidë e përbashkët mes nesh!
Zoti Rama, ju folët për një bashkëpunim dhe për një vizitë të mundshme. Ndërkohë që ju e thatë këtë, homologu juaj nuk e kishte kufjen në vesh dhe ndoshta do të doja edhe një përgjigje më të saktë. Është parashikuar një vizitë e shefit të Qeverisë serbe në Tiranë, apo jo?
Aleksandër, ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndjehemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndjehemi thjesht të keqardhur. Sepse, është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohim, aq më shpejt mund të lëvizim përpara, në të gjitha drejtimet dhe kuptimet.
E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim për një temë apo një temë tjetër.
Dhe duke thënë këto, unë dua ta përsëris se; Po, e kam ftuar Kryeministrin e Serbisë të vizitojë Shqipërinë në një kohë të përshtatshme vitin e ardhshëm. Duke besuar që nuk do të presim 68 vjet të tjera për takimin tjetër dhe duke qenë i bindur se nuk duhet ta presim Konferencën e ardhshme për Ballkanin, që do të zhvillohet si vijim i asaj të Berlinit, në Austri, për të përsëritur të njëjtat gjera dhe për të dëgjuar të njëjtat gjëra. Por për të shkuar me një bilanc punësh të përbashkëta, disa prej të cilave u përmendën edhe këtu, sot dhe për të këmbëngulur me seriozitetin që ne mund dhe duhet t’i japim këtij bashkëpunimi në vërtetësinë e faktit se Ballkani i paragjykimeve nga Brukseli i takon së shkuarës dhe se gjenerata e re që qeveris Serbinë, Shqipërinë, Kosovën dhe më gjerë sheh nga e ardhmja.
Ç‘mund të thoni, Kryeministri i Serbisë do të jetë i mirëpritur në Tiranë, çdo të ndodh me ekipin e futbollit të Serbisë, pas gjithë kësaj që ndodhi këtu në Beograd. Si u ndjetë ju kur patë dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, e patë si një akt provokues apo si akt mbështetje ndaj futbollistëve shqiptarë?
Ndonëse Al Jazeera dëshiron të flasë për futbollin edhe kur nuk është gjithmonë një vend futbolli.
Gjithsesi, unë preferoj të flas për basketbollin. Unë do ta vlerësoja shumë nëse do të kishim një ndeshje në Tiranë, ndërmjet veteranëve të skuadrës tonë kombëtare dhe ekipit kombëtar të Serbisë. Unë do të isha shumë i lumtur të luaja me Serbinë dhe nëse Alkesandri do të ishte i lumtur të luante me Shqipërinë do të ishte një ndeshje miqësore fantastike. Dhe rezultati, do të jetë e sigurt që Serbia do të fitonte. Jo vetëm prej tyre, por edhe sepse unë do të luaja me ta.
Unë jam shumë i lumtur që sot flamuri shqiptar dhe flamuri serb janë sëbashku këtu, si një shprehje e një vullneti të mirë për të parë përpara dhe jo për të përzier/ngatërruar futbollin dhe folklorin me të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Faleminderit shumë!
Mediat ndërkombëtare shkruajnë:
Mediat ndërkombëtare në pasqyrimin e tyre për vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi, vunë theksin në faktin se tensioni në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë ka mbizotëruar dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të dy kryeministrave. Tema e replikave të forta mes të dyve ka qenë pavarësia e Kosovës.
Abc news në titullin e saj kryesor shkruan se tensionet në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk janë zbehur dhe kjo u vërtetuar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp e dy kryeministrave. pas takimit të tyre kokë më kokë Vucic dhe Rama deklaruan se do të linin mënjanë këndvështrimet e ndryshme dhe do të fokusoheshin në dëshirën e përbashkët për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Por qetësia mes dy rivalëve ballkanikë nuk ka zgjatur as sa një konferencë për shtyp.
Reuters më tej thekson se liderët shqiptar dhe serb u përplasën për Kosovën gjatë vizitës historike të kryeministrit shqiptar. E parë si nëj kapitull I ri në historinë e Ballkanit, vazhdon më tej Reuters, vizita e parë e një lideri shqiptar në Serbi pas 68 vjetësh u përshkallëzua në një debat televiziv mes kryeministrave për shkak të Pavarësisë së Kosovës.
Edhe mediat italiane nëpërmjet Kontato njus shkruajnë se si kryeministri shqiptar dhe ai serb debatuan publikisht për Kosovën. E përditshmja italiane e nis shkrimin e saj me faktin se pa 68 vitesh, ajo që shihej si një vizitë historike e kryeministrit shqiptar në Serbi, përfundon në një debat. Debati i dy liderëve ndodh në Beograd, pak orë pas mbërritjes së Ramës I cili u prit me nderime ushtarake në vend. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp Rama theksoi se Kosova është një shtet i pavarur duke i bërë apel Serbisë që të mos humbiste kohë për ta pranuar këtë realitet të pakthyeshëm. Gjë që ka shkaktuar reagimin e Vucic, i cili e ka konsideruar si një provokim.

Samstag, 8. November 2014
De Rada - Emërshenjti i poezisë arbëreshe
Ese nga Moikom Zeqo
Jeronim De Rada (1814-1903) është një kryeemër i kombit shqiptar. Për një rastësi që ndoshta mund të mos jetë rastësi, ai quhet Jeronim, çka të kujton dijetarin e qëmoçëm ilir Euseb Jeronimin të shekullit IV, dijetarin dhe filologun gjenial, të parin në historinë kulturore të Europës që përktheu Biblën e Shenjtë në latinisht. Emri Jeronim, mund të shqipërohet si Emërshenjti. Përtej mistikes, përtej mbretërisë ngulmuese dhe xheloze të etimologjisë, një nga rrafshet më të pazëvendësueshme të simbolizmit, emri i Jeronim de Radës është vërtet emri i një Emërshenjti të poezisë së gjuhës shqipe, që lidhet me një epokë të jashtëzakonshme të modernitetit të saj.
Përpara De Radës, poezia shqipe njihte disa dëshmi gati testamentale. Ca fragmente të shqipëruara mrekullisht nga “Kënga e Këngëve” prej Gjon Buzukut, lëvrimi i poezisë profetike, i “Ciklit të Sibilave” nga Pjetër Bogdani, një epos gati i llojit të Miltonit, në shqip prej Pjetër Budit, nuk janë një paradhomë e zymtë dhe e parëndësishme për të hyrë në tempullin e një poezie të re.
Jeronim de Rada, i lindur në Makja të Kalabrisë, ka pasur në të vërtetë një lindje të njëkohshme në mijëvjeçarët dhe shekujt e kulturës së lashtë shqiptare. Lindja e një njeriu të vetëm mund të bëhet lindja e një epoke; këtu s’ka paradoks, as apologji, as sforcim mendor dhe ekstazë pa kuptim. De Rada u bë poeti i parë i madh, para gjithë të tjerëve; ai qe pishtarmbajtës i disa kryeveprave poetike, që ndriçojnë tërë atë që quhet universi i modernitetit poetik shqiptar.
De Rada u ngjiz nga thelbi i thelbeve të gjuhës shqipe, ndonëse ai paraqitet megjithatë në një paradoks që nuk kishte të ardhme, por që nuk mund të mos përmendet dhe të admirohet nga e ardhmja. De Rada shkruajti formën arbëreshe të gjuhës shqipe, gati një gjuhë arkaike, që të kujton shqipen para Skënderbejane. Kjo koine arbëreshe ku ndërthuren dialektet e lashta të së njëjtës gjuhë amtare, gjithsesi qe një koine që mbijetonte me vështirësi, patjetër e ngurtësuar në shumë elementë të saj, por jo nga ajo që quhet energjia e brendshme semanike dhe e vetëgjuhës në përgjithësi. De Rada nuk e pati fatin e Dante Aligerit. Dante Aligeri, duke shkruar dialektin e Toskanës, krijoi kështu gjuhën letrare moderne të Italisë. De Rada, duke shkruajtur një cikël mrekullisht letrar në gjuhën arbëreshe (pa dyshim që nuk duhet të mos e kuptojmë konvencionin, konvencion që s’duhet të na turbullojë logjikën dhe të mos harrojmë atë më kryesoren dhe më përfundimtaren, gjuhën e vetme shqipe), por arbërishtja për shumë arsye, që nuk është vendi këtu të zgjatemi, nuk arriti dhe nuk u bë gjuha letrare, moderne e kombit shqiptar. Fati i buzëqeshi një gjeniu tjetër të letrave shqipe, më të pazëvendësueshmit nga të gjithë shkrimtarët shqiptarë të gjallë apo të vdekur, Naim Frashërit.
Është një ëndërr e vjetër të ravijëzoj diçka për krijimtarinë e Jeronim de Radës. Këta rreshta në formën e një parafjale modeste për kryeveprën e parë të madhe poetike të të gjitha kohërave, të quajtur “Milosao”, ose “Këngë të Milosaut”, të botuar për herë të parë në vitin 1836, më japin mundësinë të shpreh disa mendime, jo aq entuziaste sesa të menduara gjatë dhe jo pa vështirësi në brendësinë e mendjes sime.
De Rada bën pjesë tek ata krijues botërore, që në moshë fare të re, guxon pa mëdyshje tek projekti i madh i një kryevepre. Pa dyshim që vetitë e tij janë vetitë që e përngjasojnë me gjeniun, ndonëse një gjeni i vetmuar, që shkruan në një variant gjuhësor, gjithashtu të vetmuar. Duket sikur ka shumë elementë të pakapërcyeshëm kundër vetvetes. Duket sikur De Rada në të gjitha kuptimet është një Hirushe mashkull i poezisë, një Hirushe tepër e thjeshtë dhe gati e leckosur, këmbëzbathur, por me një bukuri fizike dhe shpirtërore magjepsëse.
Kemi disa variante të “Milosaos”. Një variant i hershëm i cili të bën përshtypje për lakonizmin dhe shumë detaje të lëna përgjysmë. Një variant më të përpunuar dhe së fundi një variant të tretë, i cili përshin 40 këngë, që fillojnë të datuara që nga 27 korriku 1435 deri më 7 nëntor 1443.
Siç shihet, De Rada synon të bëjë një histori të shkruar në vargje pa qenë homerik apo virgjilian. De Rada nuk e respekton formën madhështore dhe marramendëse të eposit. Por De Rada, synon gjithsesi të bëjë një roman poetik, krejt të ndryshëm nga “Eugjen Onjegini” i Pushkinit, apo “Pan Tedeush” i Miskijeviçit.
O Medaur, sa i ndryshëm që është De Rada prej tyre dhe sa e çuditshme është kryevepra e tij prej kryeveprave të tjera!
Duke lexuar përsëri me vëmendje “Milosaon”, kam ndjerë atë që quhet epshi i zbulimeve, përjetimi për të parë një botë akoma të pazbuluar, të lashtë dhe njëkohësisht të re. Instikti im, i arkeologut, tashmë më është bërë një ndërgjegje torturuese. Por unë nuk mund të veproj dot ndryshe, nuk mundem që të mos gëzohem, kur shikoj që midis “Këngëve të Milosaos” poeti ka përfshirë edhe disa vjersha me rimë, madje dhe me distik, që quhen “graxeta”. Ky term krejt origjinal lidhet me këngët e grave, ndaj arbëreshi Bernard Bilota e shpjegon etimologjinë e fjalës “graceta” me emrin “gra”.
Zbulimi që më duket sikur e shijoj për herë të parë është fakti se vetë De Rada i quan të 40 këngët që u ka vënë gati në mënyrë misterioze për të na shqetësuar vëmendjen deri në fund, data të përcaktuara qartë, duke na kumtuar atë që nuk është thënë deri më sot në studimet shqiptare, se kemi të bëjmë me një ditar poetik të heroit, pra të vetë Milosaos, i cili është vetë poet. Pra kryevepra e De Radës është e subjektuar nga një personazh- poet, kips i poetit De Rada, por ama një kips i shekullit XV, i cili, ashtu siç është një jetë reale, ka një datë të saktë të vdekjes, siç kanë njerëzit fizikë. Kënga e Fundit e shpreh qartë që Milosao ka vdekur në 7 nëntor të vitit 1443, pra afërsisht në lakun kohor kur sipas Marin Barletit rikthehet në Krujë dhe në Arbëri Gjergj Kastriot Skënderbeu për të përflakur horizontet e tërë Europës me eposin e tij të lirisë.
Ditari i Milosaos është forma më e çuditshme e një ditari, sepse këtu De Rada bën diçka të re, që nuk ka ndodhur më parë në atë që quhet logjikë e ditarit. Ditari përgjithësisht shkruhet në vetën e parë, ose janë të famshme shënimet në formë ditari të Jul Cezarit ku ai e shkruan historinë po në vetën e tretë. Kurse ditari i Milosaos është shkruar duke alternuar ‘unë’ me ‘ai’. Kjo ndërthurje, që nuk tingëllon aspak absurde dhe pa kuptim, të kujton një nga risitë më të mëdha të Xhejms Xhojsit dhe të shkrimtarëve moderne të të ashtuquajturit “Përroi i ndërgjegjes”.
Të habit guximi i De Radës për ta bërë një gjë të tillë, por ende mund të zbulosh prapë diçka tjetër te kjo kryevepër. De Rada gërsheton subjektin, ose atë që quhet narracion poetik, me dialogët e shkurtër, që burojnë drejtpërdrejt nga tragjeditë e mëdha greke të Antikitetit. Por vepra, jo vetëm nuk merr një karakter të rëndë epik, por çuditërisht ka një formë të tillë të lirizmit, që të trondit, t’i mpreh shqisat dhe të krijon një kthjelltësi të pamasë, siç të krijon meditimi i hollë shpirtëror i teksteve të Zen Budizmit, apo të poezisë së shkurtër dhe më të çuditshme të botës, që janë hajkutë japoneze. Që De Rada e ka njohur poezinë e madhe, të lashtë të Lindjes, kjo nuk ka asnjë dyshim. Është meritë e Eqrem, që ka vërtetuar ekzistencën e emrave indianë të lashtë, ndikime nga vedat sanskrite në krijimtarinë deradiane.
Kam vite, një jetë të tërë, që gjithmonë kam bërë pyetje për De Radën, shumë pyetje. Por asnjëherë nuk i jam shmangur pyetjes: Nga buron kjo magji kaq e veçantë, kaq e plotpushtetshme, kaq pa kufi e artit poetik të De Radës? Ky është një nga misteret më të përjetshme, nga ato që merren ekzegjetët, do të jetë përherë zanafilla e pashtershme e meditimeve në mijëvjeçarin e tretë, ndoshta dhe më tej, për De Radën.
Historia e Milosaos, është gjithsesi një histori shekspiriane në kuptimin më të plotë të fjalës. Ky fakt nuk është vënë në dukje gjithashtu në studimet mbi De Radën. Është harruar pikërisht kontradikta që u kapërcye në formën e një tërmeti, pra të një ‘Deus Ex Mashina’, për të bashkuar Rinën-Xhuljetë me Romeon-Milosao. Padyshim që ky thelb i tragjikes së Shekspirit është kapërcyer në një formë elegante në një tragjedi paksa më të zgjatur nga De Rada. Edhe Rina vdes, por më e rëndësishme është vdekja pranë një lumi në vjeshtë, kur era rrëzon hijen e lisit, të heroit luftëtar dhe njëkohësisht poet, që është Milosao. E mahnitshme është kjo strukturë, që nis me ekuinoksin pranveror dhe me botën që ‘kishte ndruar lisa’ dhe detin, që ‘kish ndrruar ujin’ dhe përfundon me vjeshtën kaq të parapëlqyer nga poetët romantikë, por gjithsesi tashmë nën një lis, pra, nën obeliskun mbivarror të vetvetes, duke parakuptuar ndoshta një gjethësim të ri të tij në një stinë tjetër, por në brigjet e atij lumi lëvizës heraklitian, ku gjithsesi rrjedh diçka e pamohueshme nga uji i lumit të Letës, d.m.th. të harrimit. Vdes Milosao, siç vdes njeriu fizik. Por Milosao është në të vërtetë një hero imagjinar, çdo gjë është fantazi e De Radës, është trill, është stisje e De Radës, që e bën Milosaon, birin e dhespotit të Shkodrës, krijon pra një kips poetik të Shkodrës, të asaj Shkodre, që me anë të Marin Barletit ringjalli vetë Krujën, të asaj Shkodre, që i mjaftojnë vetëm dy rreshta të Migjenit, poetit që ka sensin më të lartë, ndoshta më sublim edhe nga poetët tragjikë grekë, kur e quan gati-gati sikur Migjeni të ishte brenda lëkurës së Milosaos, sikur Migjeni të ishte vetë Milosao, që vdes për herë të dytë, kur klith në mënyrë apoteoze “Shkodra, Shkodra dashnorja e shekujve”.
De Rada i Makjes së Kalabrisë ia kushton kryeveprën e tij Shkodrës, që nuk e pa kurrë, ndoshta Shkodrës që i ngjan Trojës së Homerit, Shkodrës, që e vuan ende mallkimin që nuk i është përgjigjur asaj dashurie të njeriut tashmë me varr të thyer dhe gati të anatemuar, që mund ta quajmë Migjen, ose edhe Milosao.
________________
Huazuar nga Gazeta Shqiptare
Donnerstag, 6. November 2014
Jeronim de Rada sinonim i Rilindjes Kombëtare Shqiptare
200 vjetori i lindjes së gjeniut shqiptar, Jeronim De Rada
Nga Rrahim SADIK, shkrimtar
(“O ju bijt e Motit të Madh…”)
Kur Rilindja Evropiane po bëhej dritë ardhmërie për popujt e shtetet e Evropës; kur kjo Rilindje po shndërrohej në diell lirie për popujt e robëruar; kur po i kthehej qytetërimit botëror pasuria e pafund e kulturës, krijimit mendimit antik, shqiptarët po përjetonin dhunën, prapambetjen dhe asimilimin më të madh që kishin pasur gjatë shumë shekujve të robërisë. Tokat shqiptare dhe mendjet shqiptare po i shkretonte ndryshkja, harresa dhe pashpresa. Të tjerët po krijonin shtete e po zbatonin plane ardhmërie, kur në trojet shqiptare po bëhej edhe më e pranishme errësira mendjes e topitja e trurit. Perandoria Osmane po e llogariste të mbyllur ҫështjen shqiptare, kurse popujt fqinj po punonin që në të ardhmën të merrnin sa më shumë truall nga tokat arbërore.
Teksa po mbyllej kapitulli i kësaj Rilindjeje, u lind një drejtim i ri artistik, shkencor e filozofik, i quajtur romantizëm. Dhe, për fatin e madh të shqiptarëve, romantizmi në elitën intelektuale shqiptare erdhi edhe si Rilindje Kombëtare, duke iu falënderuar Jeronim de Radës, në radhë të parë, po edhe rilindasëve të tjerë, në Itali, Shqipëri e në vende të tjera, që punuan, sakrifikuan dhe kthyen për së mbari ecjen e rrotës së historisë edhe për popullin shqiptar. Rilindje e vonuar, e cila me shpejtësi marramandëse hyri në zemër të kombit dhe i dha gjak përtëritjeje atij, e këputi errësirën shekullore, duke e sjellur dritën e kohës këtu dhe duke ua hapi shqiptarëve rrugën dëmtuar të vazhdimësisë evropiane. Ishte Rilindja Kombëtare ajo që i shtyri shqiptarët drejt epokës moderne, duke i ndarë përfundimisht nga myku shekullor, që kishte ngulitur robëria otomane. Dhe, në themele të kësaj Rilindjeje,plot dritë e madhështi, mbetet madhështore jeta dhe vepra e Jeronim de Radës, që u lind e u shkollua në Itali po jetoi e punoi për Shqipëri, vetëm për Shqipëri.
Gjatë pothuaj një shekulli, Jeronim de Rada ishte ura lidhëse dhe frymëzuesi i lidhjeve midis shqiptarëve në trojet etnike me shqiptarët e shpërndarë në botë; ishte lidhja shpirtërore e kulturore e Shqipërisë me botën; ishte shpirti i shqiptarisë në ato kohë të mugëta; ishte dielli jetëdhënës i kombit, kur kombëtarja po sulmohej e po rrezikohej në të gjitha anët. Ishte personi që hyjnishëm gjallëronte në brendi të kombit e shpaloste para njerëzimit vlerat dhe madhështitë shqiptare, trashëgimitë dhe fatkeqësitë që e karakterizonin kombin e lashtë e të robëruar; nxiste etjen për liri e për dituri, hynte në godina qëndrese e shprese; lidhte lashtësinë me bashkëkohoren dhe bënte të dukshme e të nevojshme dashurinë për kombin, për të kaluarën e tij, duke e ngrehur lartë e më lartë krenarinë e të qenurit shqiptar.
De Rada ishte intelektual i përmasave të rralla, i njohurive të gjithanshme, i formuar me karakteristikat më përparimtare të kohës dhe me dashuri për kombin si rrallë kush deri atëherë. Ishte shqiptari më i nevojshëm për kohën dhe gjithë veprimtarinë e tij krijuese, kombëtare e shkencore e zhvilloi në rrethana të rënda, me sakrifica të mëdha, duke i kaluar të gjitha pengesat me dashurinë e madhe për Shqipërinë e për shqiptarët. Ai bënte jetën e gjithë kombit, në miniaturë dhe thërriste me zërin e gjithë kombit me fuqinë e tij kolosale krijuese, njohëse e ndikuese, në botë intelektuale botërore e kombëtare.
Jeronim de Rada bëri që Moti i Madh, si e quajti ai kohën e lavdishme të Skënderbeut, të gjëmonte historisë; që ajo lavdi e madhështi të rifitonte nderimin e gjithë kombit dhe të ishte e të mbetej indi lidhës i etjeve për liri kombëtare, për shtet e për përparim; themeli i mbetjes liridashës e evropian për shqiptarët. De Rada kështu ishte rilindësi romantik e shqiptari praktik, largpamës dhe krijues vlerash të përmasave të përbotshme.
Ai ishte një erudit dhe këtë e shfrytëzoi për kombin, asnjëherë për vete. Ishte njohës i lashtësisë dhe i rrjedhave historike, ashtu si edhe i arritje të kohës së tij dhe këto i gërshetoi harmonishëm, fuqishëm e qëndrueshëm, për të nxjerrë sa më bindshëm në dritë dhe për ta bërë sa më të qëndrueshme të kaluarën e lavdishme pellazgjike, ilire e shqiptare. Suksesin e tij, artisti e kombëtar Jeronim de Rada e arriti duke bashkëpunuar me njerëzit më eminent të kohës: me krijues të njohur, me njerëz të mendimit shkencor e me ndikim në rrejdhat botërore dhe duke qenë i pranishëm në rrjedhat politike në Itali, Shqipëri e vende të tjera.
Me “Këngët e Milosaos”, “Pasqyrë e një jete njerëzore”, “Skenderbeu i pafat” e me shumë vepra të tjera, ndërtoi kështjellën artistike shqiptare dhe lartësoi në përmasa të papara deri atëherë fjalën shqipe dhe këngëtimin shqip.
Me “Shqiptari i Italisë”, “Fjamuri Arbërit” e me gazeta të tjera, ai themeloi gazetarinë e mirëfilltë shqiptare, e cila ishte domosdoshmëri në ato rrethana, kur shqiptarët dhe shqiptaria po i shpaloheshin vetes dhe botës në rrugë qëndrese, shprese dhe ardhmërie.
Me interesimin e madh për gjuhën shqipe, me hulumtimin dhe zgjedhjen e fjalëve burimore, me krahasimet e shqipes me gjuhë të tjera, me sjelljen e argumenteve për lashësinë e kësaj gjuhe dhe për ndikimet e saj në gjuhët tjera, De Rada vuri themele të forta dhe të qëndrueshme për albanologjinë si shkencë. Me interesimin për folklorin, me mbledhjen e kujdesshme dhe me analizat që ia bën asaj, sidomos me përmbledhjen e këngëve legjendare arbëreshe, që i titulloi “Rapsodi të një poemi arbëresh” ai i vuri themelet për tubimin, lidhjen artistike e kohore të këngëve të lashta shqiptare, duke patur për qëllim botimin e eposit shqiptar, i cili nuk u realizua dot as nga De Rada e as më vonë.
Mendimi estetik e filozofik te “Parime të estetikës” është tejet i thellë, i qëndrueshëm në rrjedha të kohës dhe bën që kjo vepër, nga njohësit e kësaj fushe, të vlerësohet shumë, si arritje e nivelit të shkrimeve më me vlerë të kohës, për rregullat estetike dhe ka patur e vazhdon të ketë ndikim në kulturën tonë e më gjerë.
Jeronim de Rada u mor me të gjitha veprimtaritë krijuese, me të gjitha shkencat e letërsisë, me politikë dhe me hartimin e programeve kombëtare, duke patur synim të trasonte rrugë të qëndrueshme për krijimin e shtetit shqiptar dhe ardhmërisë së tij. Këtë ai e shprehu në bashkëpunimin që pati me Dora d’Istrian (Elena Gjikën), me vëllezërit Frashëri, me albanologë të shquar evropian dhe me letrat, udhëzimet dhe përkrahjet që dha për secilën punë e për secilën nismë kombëtare.

Montag, 3. November 2014
Grigor Jovani - Njeriu qe flet me perëndinë
- “Ndoshta kjo është bota”, poezi të zgjedhura nga Myslim Maska
Myslim Maska ka një jetë të tërë që shkruan letërsi. Ndonëse botimin e parë e ka bërë në vitin 2000 (romani “Balada e Ringjalljes”), si shkrimtar u formua në shekullin e kaluar. Të paktën kish tre dekada që përgatitej për të mbërritur në startin e shfaqjes, m’u në vitin e parë të mijëvjeçarit të ri. Jo më kot i bëj këto referime kohore. Përbëjnë, sipas meje, thelbin, synimin dhe qëllimin e një jete krijuesi, atë të Myslim Maskës:
U PERGATIT NE SHEKULLIN E KALUAR, QE T’I PERKISTE SHEKULLIT TË RI !
Qëllimisht e gjitha kjo, e programuar dhe e zbatuar nga vetë protagonisti, shkrimtari Myslim Maska, hap pas hapi, në çdo dështim, në çdo sukses. Në çdo sprovë, në çdo arritje, në të dyja gjinitë, në prozë dhe poezi, ku pretendoi të bëhej dikush në letërsi. Nuk zë në gojë gjininë e kritikës, sepse nuk është kritik i mirëfilltë dhe çmimet që ka marrë në të janë thjesht trille të burokracisë letrare, maska që i janë vënë krijimtarisë së Maskës, ngaqë thjesht nuk kanë kuptuar thelbin e shkrimtarit Maska, i cili, ekskluzivisht u takon denjësisht vetëm këtyre dy gjinive: poezisë dhe prozës.
Thashë se Maska u përgatit të bënte letërsinë e së ardhmes, të kapërcente vetëveten, t’i takonte një bote tjetër letrare. Ose, që të jem më i saktë, synoi të mohonte fatin e ditës që përjetonte artistikisht, për një ditë të pasme të ëndërruar. Priti vitin 2000, kur ishte kapërcyer më së fundi dita e tij dhe, me veprën që botoi, të cilën e kishte programuar dhe përgatitur kohë më parë, i takoi pikërisht ditës pasardhëse, këtij mijvjeçari. Mbase, kolegët e tij bashkëkohorë, që nuk e kishin këtë merak dhe këtë pikësynim, që nuk ia bënë hysmetin kësaj pune, mbetën në kohën e kaluar.
Unë do të thoja se shkrimtari Myslim Maska nuk i takon letërsisë së realizmit socialist. I takon letërsisë së lirisë së vetvetes, letërsisë së botës. Operimet profesionale që bën, në poezi dhe prozë, stili i letërsisë që krijon, i takojnë modernes, asaj që zhvillohej botërisht edhe në shekullin e kaluar, kur nisi të krijonte ai, por që për ne, të mallkuarit shkrimtarë lindorë të Shqipërisë, ishte tokë e panjohur dhe e ndaluar. Maska e guxoi të hynte atje, t’i takonte kësaj letërsie dhe e arriti.
E ndjeva të nevojshme të zgjatesha sa më sipër, ka rëndësi mendoj, për të përcaktuar origjinalitetin e Myslim Maskës, vendin e tij në letërsinë shqiptare.
Hyjmë tani tek gjërat e shtëpisë.
Ekziston një përbashkësi, që si fill i kuq përshkon tërë krijimtarinë e Maskës, në të dyja gjinitë. Është një krijues që operon midis dy botësh, reales dhe ireales. Abstragon artistikisht duke përqafuar metafizikën, irealen, të ëndërruarën por të pavërtetuarën shkencërisht, për të të arritur tek e vërteta e tij, realja qenësisht jetësore. Këtë liri që ia ndalon shkenca, ia jep arti. Shkrimtari nuk merakoset dhe kaq për saktësinë e shifrave, i intereresojnë përfundimet ndjesore, jetësore. Nuk starton nga fillimi për të arritur në fund, prej lindjes për të mbërritur natyrshëm tek vdekja, por e zë së mbrapshti, ecën kundër rrymës: e vë veten në një botë të mjegullt ireale, pjellë e fantazisë së tij, jeton me të vdekurit, për të zbuluar dhe sjellur në letërsi të qenësishmet e të gjallëve. Këtë e bën në të dyja gjinitë, por më i suksesshëm mendoj se është në prozë. Proza e Maskës pikërisht për këtë është moderne, falë operimeve të tij prej psikologu dhe metodave më të reja krurgjikale të fjalës artistike dhe të lëndës që ka në krevatin e tij kirurgjikal prej shkrimtari. Në poezi kjo dukuri është e arritur, por jo kaq e suksesshme sa në prozë, pikërisht se metodat poetike të përdorura nuk janë ato më të përparuarat e kohës. Mbase Maska nuk e njeh poezinë moderne, aq mirë sa njeh prozën bashkëkohore. Kjo, mendoj, duket tek ajo letërsi që krijon dhe na sjell. Ne, nga jashtë, shikojmë çka shijojmë, nuk mund të jemi në trurin e krijuesit.
Por, meqë flasim për poezinë, le t’i referohemi asaj, për ç’ka pretenduam më sipër, rreth raportit jetë-vdekje, që i korrespondon atij më të përgjithshmit, ballafaqimit të reales me irealen. Nuk besoj se ka poet në letërsinë tonë, që i është rreferuar si Maska kësaj teme. E dëshmon vetë tematka e tre vëllimeve të tij, shprehur kjo qysh në titujt. “Miq me perëndinë” (2002), “Ishte e bukur Isabela” (2010) - bëhet fjalë për një të vdekur- dhe “Dhimbje perëndie” (2013). Ku janë njerëzit? Ku është realja? Duhet të kalonte poeti lumin që të çon në Had, së bashku me Anakreontin, të arrinte tek Zoti, që të shprehej, duke bashkëbiseduar poetikisht me irealen, Perëndinë. Por s’është vetëm tematika. Edhe lënda poetike, gjendjet emocionale, fjalori, perceptimet dhe përfundimet janë brenda segmentit jetë-vdekje. Në të tre vëllimet.
“Miq me perëndinë”:
“Endem rrugëve të Athinës,/ si fantazmë,/ si hije varri...” (“Endem rrugëve të Athinës”).
“Di të puth, por shpirti im ka vdekur” (“Kush ma vodhi zjarrin”).
“Mos me vdekjen bashkë po udhëtoj,/ njeri-tjetrin duke marrë mbi shpinë).
“Vetëm në varreza ka ringjallje...” (“Përsiatje në varreza”).
“Sepse vdekja jetën merr me vete,/ sepse jeta djep dhe varr ka vdekjen...” (“Jeta”).
“Është e bukur Isabela”:
“E ç’është vdekja? Një zero! Një hiç!/ Ndoshta një gjithçka është patjetër,/ që lind nga e panjohura dhe shkon drejt së pakptueshmes...” (“Për të thënë mirmëngjes”).
“Kockat e mia qenë bërë pëllumba e kishin fluturuar...” (“Kockat”).
“Ështël e bukur vdekja s’ka dyshim,/ një bukuroshe që të deh me marrëzitë...” (“Dialog”).
“Vdekje s’ka, ka vetëm jetë./ Ç’jetë, më thua?/ Vetëm vdekje!” (“ E patitull").
“Keni shkuar ndonjëherë në varreza?/ Ata ku rilind jeta...” (“Shume e bukur jeta”).
“Dhimbje perëndie”:
“Tashti i kthejmë kurrizin njeri-tjetrit./ Ndoshta, ndoshta, kështu rrojnë të vdekurit...” ( “Kur ishim të rinj”).
“Kjo është vdekje? Se kush vdes, s’vdes prapë... Jeta është një dritë ëngjëjsh, që të çmend./ Më tej hiç./ Një flori në baltë...” (“Në krahët e dashurisë”).
Ka edhe një veçori tjetër Maska, që vërteton ekzistencën e kësaj manie dhe metode krijuese. Ka përsëritje temash dhe konceptimesh abstrakte brenda dy gjinive. Bie fjala: poezinë “Në kafenenë e pleqve” e ka bërë edhe tregim. Janë po ato rivijëzime psiko-metafizike, po ai qëndrim artistik, të ngjashme zgjidhjet. Kjo ndodh disa herë në krijimtarinë e Maskës. Jep dhe merr midis poezisë dhe prozës, tek shkëmben në to tema të tilla, duke operuar njësoj. Përdor mjetet poetike në prozë (me shumë sukses) dhe anasjelltas, kërkon të bëjë tokësore poetiken, duke përdorur teknikën prozaike (jo me suksesin e parë, por pranueshëm). Është e metë? Mendoj se jo. Përkundrazi! E kanë bërë të tjerë para tij. Kur e praktikon edhe Maska, e bën duke e kaluar nga filtri vetiak, bazuar në lëndën që ka në dorë. Është një praktikë, që dëshmon se autori kërkon vazhdimisht, se krijuesi Maska ravijëzon gradualisht të njejtën, në tërësinë e veprës së vet. Në fund të fundit, kështu krijohet edhe individualiteti artistik i çdo krijuesi. Nuk ka rëndësi në se zbulon gjithmonë monopate të reja - atëhere pse do ekzistonin nobelistët - rëndësi ka, që në ato shtigje ku ec, të veshësh këpucët e tua...
Veçoria tjetër e poezisë së Maskës është dhimbja. Fenomen i ngritur në art. Do të thoja se poezia e tij lind nga dhimbja. Prej saj burojnë vargjet e tij më të bukura. Percepton në fillim vetveten: “Herë si ëngjëll kryengritës/ herë prej pamje prej të marri...” (“Endem rrugëve të Athinës”) dhe pastaj ia bën radiografinë shpirtit: “Pse ma bëre shpirtin kaq rëmujë?/ Dhe nga vetja ime jashtë më flak...” (“Qesh e vuaj”), për të arritur në përfundimet e tij tipike, të tipit: “Nuk më tha askush kur do të vdes,/ askush nuk e di, pse do të rroj”, apo “Kush më mallkoi, vallë, njerëzit apo djalli?/ Ti e gjallë varrosur, unë vdekur së gjalli...” (“Baladë”). Apo më kulmorja, më poetikja: “ Ndoshta kjo është jeta, ndodh në maj,/ breshëri torturon një trëndafil...”. Jeta-breshër dhe shpirti i poetit- një trëndafil. Janë të shumta këto metafora befasuese në poezinë e Maskës. Që mbijnë në tokë reale dhe rriten duke abstraguar gjendje emocionale, që e kapërcejnë tokësoren, bëhen kozmike, universale: “Atje lart në qiell ulërin stuhia,/ Grimca të florinjta yjesh/ më bien mbi flokë”. (“Ndoshta ende”).
Folëm për vdekjen. Jo se deshëm ne të flisnim për të, por e desh poeti, e ka të prerferuarën, për të hymnizuar kësisoj jetën. Dhe kur vjen fjala për jetën, shpërthejnë të gjitha lulet e Drobonikut beratas, shpërrthen gjithë ai folklor që është mishëruar tek ky poet, për t’u shfaqur artistikisht në një shprehje dhe formë moderne. Në një art poetik të kultivuar. Në të tre vëllimet ka gjetje mahnitëse jetësore, ka origjinalitet dhe bukuri shpehjeje. Poezia e Maskës ka metaforat e saj të papërsëritshme, emocionuese. Po të rrish me laps në dorë, do mbushësh fletore. Zgjodha disa syresh, nga rrëpirat sipër Drobonikut. Siç janë gjetjet e tipit: “Këtu nënat, vajzat i shtyjnë vetë... / Të puthen rrugës në mesditë...” (“Deti i dashurisë”). Dikur do thoshim: ç’është kjo, morale është kjo? Sot, baballarë vetë, duam edhe ne, që vajzat tona të çlirohen, të lumturohen, të dashurohen... Apo të mrekullueshmet vargjet-jetë: “Të gjitha çupkat janë të bukura,/ sepse një ditë do të bëhen nuse./ Të gjitha nuset janë të bukura,/ sepse një ditë nëna do bëhen./ Të gjitha nënat janë të bukura,/ se vjen një ditë e bëhen gjyshe...” (E paharruara”). Siç janë edhe metaforat origjinale: “Është floku im kjo tufë barri” - flet motra e vdekur, në baladën e mrekullueshme “Një zë të gjallëve”. Apo: “Ullinjtë më ngjanin si kuaj të bardhë...” (“Ullinjtë e fëmijërisë”), ose përsësëri ullinjtë “... përplasin krahët dhe duan të fluturojnë,/ si fazanë gjigandë, pa e ditur për ku...” (“Droboniku”).
Pra, dhemb poeti. Është fati i tij, i çdo poeti. Maska ka dhimbjet e tij origjinale. Dhemb shumë gjer edhe për maçokun Xhesi. I vdesin të dy njëkohësh, maçoku dhe babai. Trazohen dhimbjet, bëhen lëmsh në shpirtin e poetit. Asgjë e shtirur, asgjë pompoze dhe grafike, dhimbje në raporte thjesht njerëzore: “Pasi më mori Xhesin,/ pas tre muajve më mori babanë./ Ndoshta për të më lehtësuar dhimbjen,/ më bëri hatanë...” (“Jeta-ëndrra”). Kështu e koncepton poezinë Myslim Maska, si t’i vijë, si t’i hyjë në filtrat e tij poetikë. Në daltë tym apo zjarr, kjo nuk është punë e tij. Ai thjesht koncepton detajin, filtrohet ai automatikisht në vetëdijen poetike dhe del art. Kurse ti, si lexues, e percepton me mënyrën tënde...
Do të doja të flisja më shumë për prozën e Maskës, ndonëse vetë shkruaj vargje. E thashë, atje më duket më poet. Se po të vazhdoj të flas më tej për poezinë, mbase do ta mërzis. Do më duhet të them gjëra më profesionale. Nuk e dua këtë, se e kam mik. Preferoj t’ia them, duke pirë raki... Ç’farë do t’i thoja më tepër? Uuuuf.... Po ja... Sktruktura e vjershërimit në librin e parë, nuk i përshtatet brendisë. Strofa katërshe, naimjane, kur mundet - e rimuar, në një kohë që brendia është një shekull më përpara. Është restauruar kjo tek libri i dytë, për mua, më i miri, për t’u kthyer në mani “modernizmi i vargut” në librin e tretë, kështu që hera-herës bie pashmangshëm në prozaizëm, ku ndjehet zot. Mirëpo, ngatërrohet kufiri prozë-poezi. Se, dreqi e mori, ekziston një kufi midis tyre, ndonëse “të përparuarit” e sotëm, të rinjtë, që as marrin mundimin të njohin të djeshmen, sjellin pa u lodhur teorizma të reja, rreth “kaosit kozmik”, ku përsillen sot këto dy gjinitë specifike letrare. Vetëm nëse Maska e bën këtë qëllimisht, gjë që nuk ma do mendja. Tjetër: ndonëse selektori Foto Malo ka bërë punën që di të bëjë, i kanë shpëtuar aty-këtu disa përsëritje, disa poezi që nuk duhej të ishin në përmbledhje, ngaqë thjesht poeti ka më të mira. E di që kanë bashkëpunuar, mirëpo këtu qëndron difekti: poeti nuk duhet të bashkëpunojë me redaktorin e tij, t’i diktojë se ç’duhet të bëjë. Janë të ndara punët dhe unë e di, që Maska është manjak për librat që nxjerr... Do të dalë e tija. Ia arrin me sukses, doemos, por ka edhe... shpëtime. Janë pothuaj dhjetë-pesëmbëdhjettë poezi, që, sipas meje, mund të ishin shmangur ose zëvendësuar me të tjera.
Thashë shumë, por mund të thoja shumë më tepër për poezinë e Myslim Maskës. Qëndruam një ditë gjithë pasdites, duke folur rreth kësaj dhe e lamë të vazhdonim një kohë tjetër... Mbase për librat e tjerë të tij. Se e ka zgjidhur vetë fatin e tij martir:
“Sa një pupël u katandisa,/ nga dashuria për njerëzit!”
Kush ta ka fajin, Myslim Maska?
GRIGOR JOVANI
Athinë, nëntor 2014
Donnerstag, 30. Oktober 2014
Apokrifxhinjtë larashë dhe islamistët politikë
- Dhe mu kur u duk se trumba e qarësve të parë po zmbrapsej, doli tufa më e egër e më agresive me teorinë për “kombin kosovar”. Me daljen në skenë të trilluesve bastardë të “kombit kosovar”, ranë të gjitha maskat. Tashmë u kuptua nga të gjithë se kjo s’është veçse një lakuni barbare e atdhengrënësve, që mëton të nesërmen e krahinarizuar të shqiptarëve – pa emrin e përbashkët, pa gjuhën e përbashkët dhe pa flamurin e përbashkët.
Nga RUSHIT RAMABAJA
Historianët dhe autorët e vjetër thonë se përpjekjet e para për integrim shqirtëror të etnisë sonë i bëri mbreti i parë, Hylli i Herakliut, në kohën e largët, në shekullin XIII para Krishitit. Ky i pati bashkuar të gjithë në një shtet të përbashkët që nga Adriatiku e deri në Detin e Zi. Në këtë shtet bashkërisht mbëltonin qytetësinë molosët, dardanët, emathiotët e ilirët, pra degëzat e etnisë së përbashkët pellazgo-dardano-ilire. Flisnin te njëjtën gjuhë, këndonin të njëjata këngë, ngjallnin në përfytyrimi të njëjtat drama të jetës e te vdekjes dhe mbërthenin në tumule të njëjtën shpesë të shenjtë të kryehyjnisë Zeus. Dallimet ndërmjet degëzave të etnisë kishin vetëm karakter dialektor, lokal e krahinor. Këtë e pohojnë që nga Homeri, Hesiodi, Tukitidi, Ptolemeu, Plutarku e deri te Prokopi i Cezaresë, Hierokli, Agathia i Myrinës etj. Këta, qoftë duke i veçuar krahinat, qoftë etninë pellazgo-ilire nga ajo greke, tërthorazi krijojnë pasqyrën e plotë për kompaktësinë tokësore dhe etnopsikologjike të mbretërive të bashkuara të të parëve të shqiptarëve: ilirëve, emathiotëve e molosëve. Këtë pandehmë e forcon veçan Edwin Jacques, autor i librit voluminoz “Historia”. Ky, duke folur për mbrujtjen e vetëdijes së re të etnosit tonë që në shekullin VI para Kr., ndër të tjera thotë: “Kështu, për herë të parë në histori, të tri mbretëritë pellazge – Maqedonia, Epiri dhe Iliria, domethënë shqiptarët e hershëm, u vunë nën një prijës, nën mbretin Filipi II”.
Pra, përpjekjen tjetër për bashkim e bëri Filipi II i Emathisë, burri i Olimpisë kryelartë të molosëve dhe i ati i Lekës së Madh.
Ndjenja e farefisnisë dhe e njëjtësisë me emathiotët e lashtë ishte ruajtur, çuditërisht, në kujtesën popullore gati si instikt që lëvizte ndërdijen edhe pothuaj rreth dy mijë vjet pas shtrirjes së lavdisë së tyre në sarkofag. Këtë kujtim të arkivuar për së gjalli, sërish e shënoi një e huaj, amerikanja Rouz Uajder Lein në pranverë të vitit 1921 dhe e publikoi dy vjet më vonë në në Nju-Jork e Londër me titull “Majat e Shalës”: “Këtu, në Veri të Shqipërisë, pleqtë e katundit Thethi i Epër rrëfejnë:”…Leka i Madh ka qenë mbreti ynë para shumë e shumë vjetësh, i cili doli nga malet dhe pushtoi të gjitha qytetet e botës. Ai ishte biri i mbretit tonë të njëzetë dhe ishte luftëtar i madh. (…) Ne e quajmë Leka i Madh , sepse kemi pasur edhe mbretër të tjerë me emrin Lekë. (…)”
Leka, ndërkaq, po ta shohim në prizmin e historisë politike, synonte, hiç më pak, se integrimin e popujve nga këtu e deri në tokat e largëta të stërgjyshërve. Luftërat e tij, të humanizuara me përkushtimin për të marrë mbi shpatulla fatin e botës, u bënë më vonë frymëzim për disa nga protagonistët e historisë së Romës, veçan të Jul Cezarit.
Në këtë kohë të largët, ku ende s’qe ndarë me kufij të qartë miti nga historia, shkrimtarët dhe filozofët patën rolin parësor në integrimit shpirtëror të etnisë. Këtë e bënë që nga poeti parahomerik Ofreu, e deri te Homeri me “Iliadën” e “Odisenë”, Aristoteli me filozofinë e tij etj.
Në mesjetë, shkrimtarët e letërsisë së vjetër (Buzuku, Bardhi, Budi e Bogdani) mprehën dhe kultivuan me virgjëlli të përbashktën shpirtërore të etnisë duke e shtyrë më tej qerren historike.
Kulmi u arrit me Rilindjen kombëtare, kur sërish shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës luajtën rol parësor në integrimin shpirtëror të etnisë dhe më në fund në formësimin e kombit, që kulmoi me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (1878), që mpehi luftën për një shtet të përbashkët të shqiptarëve, si pasardhës të molosëve, dardanëve, ilirëve dhe emathiotëve.
Në vitet 1916-1917 Komisia Letrare e Shkodrës hodhi themelet e gjuhës së përbashkët në shtetin modern shqiptar duke vënë në bazë variantin gjuhësor të Elbasanit.
Ndërkaq, gjuha standard në Shqipëri mori fuqinë e normuar më 1952, për t’u riafirmuar njëzet vjet më vonë, më 1972, në Kongresin e Drejtshkrimit.
Pra dyzet e një vjet më parë, kohë që tash na duket e largët dhe e ngjyrosur me vegim romantik, gjuhëtarët e Prishtinës morën iniciativën për unifikimin e gjuhës sonë. Ngjarjet pastaj morën rrjedhën e vet të natyrshme që çuan në kodifikimin e gjuhës standarde, që u përdor pastaj nga brezat e gjithë hapësirës shqiptare. Këtë ngjarje, që qe vlerësur atëherë si historike ngaqë hidhte themelet e integrimeve gjithëshqiptare, kohët e mëvonshme e dëshmuan se ishte më shumë se kaq: qe shlyerje e ardhshme e kufijve rajonalë e politikë me të cilët qenë ndarë shqiptarët nga shkelësit e ideologjitë. Pra, ishte vizatimi i ëndërrt i Shqipërisë së plotë, që ende, edhe pas dyzet vjetësh, na duket vetëm një figurë e bukur.
Pra, Kongresi i Drejtshkrimit mbetet ngjarja e deriatëhershme më e rëndësishme në historinë e shqiptarëve pas shpalljes së mëvetësisë.
Vitet shtatëdhjetë qenë mote të rinjohjes së shqiptarëve pas gjashtëdhjet vjet ndarjeje. Lexuesit e këtushëm e njohën shpirtin e shqiptarëve të përtejkufirit përmes veprave të Jakov Xoxës, Sterjo Spasses, Vedat Kokonës, Mitrush Kutelit, Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit etj. Po kështu lexuesit e atjeshëm njohën dramat e njeriut të këtushëm nga veprat e Esat Mekulit, Mark Krasniqit, Adem Demaçit, Anton Çettës, Rrahman Dedajt, Azem Shkrelit, Murat Isakut, Vehbi Kikajt, Jusuf Gërvallës, Musa Ramadanit etj.Ndodhi si në këngën e moçme të rinjohjes – shqiptarët gjetën njëri-tjetrin.Kurrkush s’do të mund ta bënte këtë rinjohjeje më mirë sesa shkrimtarët.
Por, ç’ndodhi pas rënies së totalitarizmit në shtetin shqiptar dhe veçan pas luftës shqiptaro-serbe në Kosovë? Një ecje së prapthi si në këngën e Bali Katravellës, një donkishotizëm e një maskaradë që nuk falet. Tash, kur u hoqën të gjitha barrierat për të qenë plotësisht të integruar, nisëm të çintegroheshim me fanatizëm. Sikur të kishim frikë nga njëri-tjetri. Sikur instikti i vetëshkatërrimit të na shtynte drejt zhbërjes së të ardhmes së përbashkët si një komb modern. A duhet kërkuar fajin vetëm brenda vetes sonë? Një pjesë po, natyrisht, por jo krejt mëkatin.
Kur u duk se çdo gjë po shkonte për së mbari, papritur dolën apokrifxhinjtë larashë. U mblodhën në trumba dhe fillua të qarën e gënjeshtërt sikur gegërishtes iu bë e padrejtë, sikur toskërishten e vunë në bazë “gjuhëtarët e Enverit”, sikur kështu e sikur ashtu. Trilluan njëqind e një shkaqe që gjuha jonë të kthehej në zanafillën dialektore. Njëlloj sikur të kërkohej që shqiptarët të ktheheshin në kohën e fiseve, një kujtim që tashmë ka mbetur vetëm relikt. Ta përsërisim edhe njëherë atë që tashmë dihet: bazë për gjuhën standarde u mor dialekti, që historikisht kish pasur një evoluim më të shpejtë. Pra, vetë natyra e gjuhës qe përcaktuesi i shkrimit dhe të folmës standarde.
Dhe mu kur u duk se trumba e qarësve të parë po zmbrapsej, doli tufa më e egër e më agresive me teorinë për “kombin kosovar”. Me daljen në skenë të trilluesve bastardë të “kombit kosovar”, ranë të gjitha maskat. Tashmë u kuptua nga të gjithë se kjo s’është veçse një lakuni barbare e atdhengrënësve, që mëton të nesërmen e krahinarizuar të shqiptarëve – pa emrin e përbashkët, pa gjuhën e përbashkët dhe pa flamurin e përbashkët.
Këta Shqipëringrënës, këta Kuaj të Trojës, këta Luciferë, të paguar shtrenjtë nga qarqet antishqiptare, sakaq gjetën alatët besnikë: islamistët politikë. Këta të dytët qenë ngjitur këtu që në kohën e aparteidit. Erdhën nën flamurin organizatave humanitare, duke sjellë pak qeska bonbonash për fëmijë dhe shumë shami të zeza për nënat e tyre.
Zhgani i mjekërshkretinorëve mori përmasa shqetësuese në tetë vjetët e sundimit të UNMIK-ut dhe vazhdoi me barbarizëm të shtuar në këto 6 vjetët e EULEX-it. Derisa EULEX-i ishte i zënë me gjuetinë mbi luftëtarët e lirisë, islamistët politikë, nën flamurin e organizatës terroriste HAMAS, në mes të Prishtinës, sulmonte policinë tonë. Në xhami Nënën tonë të shenjtë Tereze e quanin lavire. E Gjergj Kastriotin vjedhës e kusar.
Mjekërshkretinorët shpallnin hapur zhbërjen tonë si komb. E shteti ynë heshtte, ndërsa EULEX-i me cinizëm vazhdonte gjuetinë mbi sjellësit e lirisë. Mediat, veçan televizionet, bënë shumë gallatë dhe shtruan vetëm një dilemë: të lejohet bartja publike e shamisë, apo të ndalohet? Misionarët e islamistëve politikë, tashmë të infiltruar në parti politike, në parlament, në qeveri dhe veçan në Bashkësinë Islame, u mbështollën në gjithfarë teorish filozofike për religjionet, për liritë fetare, për liberalizmin, për shtetin etj. Huazuan fjalë të mençura që nga John Locke, e deri te islamologu i dëgjuar Bernard Levis. Megjithatë, me asgjë nuk mundën të justifikonin daljen publike me kostume të një etnie, të një kulture dhe të një bote tjetër. Përkundrazi, vetëm dëshmuan arrogancën e dhunën mbi identitetin dhe lirinë e shumicës. Dëshmuan se në prapavijë fshihet lufta e pamëshirshme për shkombëtarizim. Gratë në të zeza në të vërtetë po keqpërdoren si mjet i politikës hegjemoniste të atyre që më së paku janë myslimanë, të atyre që nuk i besojnë as Zotit, as profetit të tyre. E nën këtë shami nxijnë katër zezona: politika perfide e shkombëtarizimit, kthimi tragjikomik në kohën e vdekur të një populli e të një kulture të huaj, mohimi e poshtërimi i gruas (vetë ngjyra e zezë te arabët simbolizon mëkatin) dhe, çka është më tragjikja, rreziku i një lufte vëllavrasëse.
Në fillet e kësaj zezone të re, me te cilën na sfiduan apokrifxhinjtë dhe islamistët politikë, shkrimtarët, si pararojë e shpirtit të etnisë, duhet të alarmohen të parët. Pastaj shteti të eliminojë rrezikun me të gjitha mjetet ligjore. Përndryshe, po vazhduam ende ta minimizojmë xanxën e këtij ferri, jo vetëm që s’do të kemi të nesërme të integruar, por vështirë se mbi faqe të dheut do të ekzistojmë më si një komb.
Marrë nga FaktiNews,

Sonntag, 26. Oktober 2014
Naim Fetaj
![]() |
| Naim Fetaj |
Naim Fetaj, lindi më 07.02.1961 në Strellc të Decanit. Shkollën fillore e ka kryer në vendelindje, ndërsa të mesmen në Deçan. Ndërsa, Fakultetin Filozofik ( Degen e Letersisë dhe të Gjuhës Shqipe) e ka përfunduar në Prishtinë. Mëpastaj ka punuar gazetar në Programin Dokumentar të Televizionit të Prishtines, deri në mbylljen e tij me pesë korrik 1990.
Pos gazetarisë, Naimi që herët ka filluar të shkruaj dhe të botoj edhe poezi nepër gazetat dhe revistat e kohës. Ka të botuara vellimet poetike.
Nga viti 1991, jeton në Gjermani.
Veprat:
- "Yjet bëjnë roje",poezi, Rilindja,1987
- "Terrinë përtej diellit", poezi, SHB "Artini", 2013
- "Vezullimë thinjash", poezi, SHB "Beqir Musliu" 2015
Çmimet:
- Çmimi "Hivzi Sulejmani" për librin më të mirë të botuar nga autorët e rinj.
- Çmimin e parë të konkursit "Takimet e Azem Shkrelit" në mërgatë, për librin më të mirë.
Poezi nga Naim Fetaj
TUJ KERKUE ESHTRA
( Për te zhdukurit-si këngë vaji )
Varre krejt na u bënë
Ato ara e vreshta...
Tuj kerkue eshtra...
Ato ara e vreshta...
Tuj kerkue eshtra...
Mbi ne ...zgerdhihet vjeshta
E askund s'ju gjejmë
Rrallë ndër këngë a vjersha
Pak më keq se ju
Pak më keq se ju
Po na vret dhe heshtja...
2.
Të këputura... nënat
I japin gji dhe malit
Veç hatri i djalit
I japin gji dhe malit
Veç hatri i djalit
I ruajnë dhe sytë e ballit
(More le t'këndon aty edhe ai zogu i zi
Veç varrin nëna...diku ta di
Ohiiiii......iiiiiiiiii....)
Veç varrin nëna...diku ta di
Ohiiiii......iiiiiiiiii....)
3.
Me dhemb shpirtin
Pleqtë tue ndalë
Permbi ata eshtra
Pleqtë tue ndalë
Permbi ata eshtra
Me i lanë dy lotë t'valë
Zi ...sikur gurëvarri
Myky i bani nuset
Malli për ju ...i shterroi krejt puset
Myky i bani nuset
Malli për ju ...i shterroi krejt puset
E motrës as Drini ...nuk ia shpëlanë buzët
Ai gjogu i Doruntinës
Gjëmë i mbushi rrugët
Krejt terrinë e vrugët...
( Dhe vëllau kur po e thërret vëllanë
As bjeshkët ...s'po e mbajnë hatanë
Ohhiiiii.....iiiiiii....moj nanë...)
As bjeshkët ...s'po e mbajnë hatanë
Ohhiiiii.....iiiiiii....moj nanë...)
4.
Veç vajin e fëmijëve
Po e endin bilbilat
Të mos fiken kandilat
Po e endin bilbilat
Të mos fiken kandilat
Vesa e zemres...kur t'i lagë fitilat...
(Hornberg,18.10.2014 )
...DHE E HUMBEM RRUGËN
Retë pushtuan qiellin e mjegulla kokat tona
Vec terrinë e tym.. ky imazh i marrë
Ec e gjeje rrugen ...prej shpije ndihet gjëma...
Askund një copë diell mbi kullë s'ka fanar

Natë e trishtë...e tmerrshme
Si nata e vorrit
( Ne...na kanë lënë... baco )
Si nata e vorrit
( Ne...na kanë lënë... baco )
E humbem edhe rrugën ...në mes të oborrit
MOJ EUROPË...
Kur unë kisha qiellin n'dorë
Pate nisë ti... me hecë përtokë
Pate nisë ti... me hecë përtokë
...E m'i vodhe diell e hënë
Gjak e lotë tash ..gropë më gropë
Gjak e lotë tash ..gropë më gropë
Mos jam unë dhe varri yt
Moj ...Europë
Moj ...Europë
SILLU...SILLU BOTË E VJETËR
Vetë e shpuam qiellin me shigjeta e plumba
Derisa shpirti na erdhi tek hunda
Derisa shpirti na erdhi tek hunda
...Tash shi i zi pikon përmbi ne
...Si në ferr
Tek hamë njëri tjetrin përgjakët krejt nata
E dita krejt terrinë

Sa tmerr...sa tmerr
Sëmundjët kafshojnë globin
Si kobi kafkën tonë
Kur e ndërrojnë relievin me foto apatike
Njëri tjetrin hamë e pastaj festojmë
Se i vramë ninullat dhe këngët lirike

Fëmijët endin gjëmën me qefin nën sqetull
Mrizeve të huaja ku ëndërra e tyre vdes
Te përndjekurit gjysmën e botës e pushtuan
Pa bukë e ujë...gjysma tjeter vdes

U çmend njerëzia e zogjtë s'po këndojnë
Prej terri e tymnaje edhe sytë na lanë
Sillu.. sillu ti botë e vjetër
Rreth vehtes ...rreth diellit
Se ne rreth teje ...e sjellim hatanë
Prej terri e tymnaje edhe sytë na lanë
Sillu.. sillu ti botë e vjetër
Rreth vehtes ...rreth diellit
Se ne rreth teje ...e sjellim hatanë
PEISAZH
Pëplasen me erën dhe bien përtokē gjethet
O sa skenë e trishtë krejt trupi rrënqethet

...S'po i lë vjeshta më gjethet nëpër degë
Veç ndonjë ftua të vonë a tek tuk ndonjë shegë

Sall pishat atje lartë si nuset me kurorë
Edhe kur fryen shumë luajnë e bëjnë me dorë

Në këtë erë furtunë kur u dorëzuan dhe lisat
Përmallshëm sytë e mi...mbeten peng tek pishat

( Hornberg ,08.10.2014. )
E RUAJTA TRIDHJETË VJETË
( Për Jusuf Gërvallën )
Si korb i zi
Lajmi atëbotë erdhi
Lajmi atëbotë erdhi
...As fjalë...as vajë
Në buzët tona të thata
Në buzët tona të thata
Ec...e shko në ligjerata
Njëqind orë ish dita
Dyqind orë ish nata
Dyqind orë ish nata
2.
Shikonim njëri tjetrin
Nganjëherë
E pshtynim vrerë
Nganjëherë
E pshtynim vrerë
E askund
As ifff ...as ufff
As ifff ...as ufff
Veç një zog atëbotë
Qante... edhe për ne
Qante... edhe për ne
Guggu-Isuf...Guggu- Isuf
MOS O ZOT... MË KEQ
Në hënë s'ka më vend ...tej hënës gërmohet
Pluhur e piskamë...në tokë krejt terrinë
Ku ta gjejmë një vend e t'a shtrijmë këtë shpinë

...T'këndojmë për dashurinë...
Bota mbylli sytë.. vdekjen vjerr për vetull
Veç gurë e bërboça hedh mbi të ky shekull

As atje s'na lënë...ku bren miza hekur
Veç duke kënduar ...sa s'paskemi vdekur
Është vonë e më dukët thuaja teper vonë
S'na duron më kush ne duke kënduar
S'na duron më kush ne duke kënduar
Dhe na vie rëndë a s'duam ta pranojmë
Stina e këngës ...moti paska shkuar
Telat e marrëzisë na e kputën shpirtin
Veç jargë rreth nesh... dreq o deli dreq
U vonuam shumë...dhe këngën e harruan

Mo Zo' më keq.. mo Zo' më keq...
KY QYTET
Ky qytet i huaj… m’i këputi këto këmbë
Si terrinë si ferr… çdo peizazh më tremb

As uji prrojeve s’gurgullon këndshëm
Simfoni e huaj veç dhëmbshëm…dhëmbshëm
Simfoni e huaj veç dhëmbshëm…dhëmbshëm
Dielli as era nuk ma thajnë as lotin
Edhe vajin tim… e urrejnë për Zotin
Edhe vajin tim… e urrejnë për Zotin
Ky qytet i bukur…i huaj gjithësesi
Jetën m’a …vret si këngët një nga një
Jetën m’a …vret si këngët një nga një
Hijerëndë e i gurtë po gjithësi… mbret
As për varrr s’e dua…e pshurri me lezet
As për varrr s’e dua…e pshurri me lezet
Përditë e ngapak
E vras… e më vret
Ky lugat…qytet…
E vras… e më vret
Ky lugat…qytet…
PUTHJA E PARË
...Dhe vie një ditë dhe zbresim në një degë
Si zogj të lodhur nga një stuhi
E shprushim shpirtin...Dashuri e parë na djegë
Si një zhishkë e fortë që siper zjarrit rri

...Dhe ndizen kujtimet pastaj si eshka
E largët...e largët n´terrinë si një fanar
Mallëngjyese e bukur dhe e rendë sa bjeshka
Qarën kund s´na lënë ...Ah ...Puthja e parë...

Skuqemi e zbehemi prapë... tinezisht
...Dhe buzët sërish flakë na qesin
S´guxojmë te tregojmë ku ndodhi e si
Me atë zhishkë në sy ... dhe do të vdesim

RRUGËTIM
( Nepër Grykën e Rugovës)
I verbër duhet të këtë qenë Homeri atëbotë
(...Dhe ty s´te pa kurre)
Gjersa Qlympin e ngjiste lart kah qielli
Veç zoti i luftërave këndej u fsheh dikund

Brigjeve e qukave ku nuk mbërrinë as dielli
Ç´bukuri e rrallë...kreshtat gërrithin qiellin...
Këngë e Legjenda tek dalin baf prej pritës
Baladat e fjetura kur zgjohet si tymnaje
Dritë-Hijet si terrinë

Terrinë në pikë të ditës
Dhe këngë e majekrahut kërset sa martina
Për kushtrim e dasem a një lindje te re
Nga vallja e rendë ...kur lodhet lëndina
...Kala është këtu çdo strehë

SKICË PËR AUTOPORTRET
Këngët...djalërinë
I lashe në Prishtinë
...Dhe dashurinë
I lashe në Prishtinë
...Dhe dashurinë
Rininë...
Tanket m'a grinë
Tanket m'a grinë
Tash rrugëve të botës...
Endi pleqërinë
...veq me Perëndinë
Endi pleqërinë
...veq me Perëndinë
Gjëma e fisit tim...
Krejt lutjet ...m'i nxinë
Krejt lutjet ...m'i nxinë
KËNGË PËR SALI SYLEN
Kënga të vrau
A të vranë pse këndove
A të vranë pse këndove
...Zogjte e malit kur i përmallove
Shtatë martina u kallën flakë
Shtatë herë kënga u la n`gjak
Shtatë herë kënga u la n`gjak
Prej vajit të nuseve pastaj
Lisat janë dheze flakë...
Lisat janë dheze flakë...
...Veç mestet pshtuen pa u gri
...E të than´ more Sali
Nuk donë këngë... do faqezi
KUR FALESHIN GJAQET
Në shuplakë të dorës
E niste fillin jeta
E niste fillin jeta
Kur faleshin gjaqet
Tym i bardhe nga oxhaqet...
Tym i bardhe nga oxhaqet...
Si prroni bjeshken
Loti ...i grryente faqet...
Loti ...i grryente faqet...
Femijët atë ditë
Pikën nga frengjitë
...Se zogjet kishin ikë
Pikën nga frengjitë
...Se zogjet kishin ikë
Krojet u ndalën
...Dhe gurrat
Kur dënesnin burrat
...Dhe gurrat
Kur dënesnin burrat
Vdekjën kaslistrok e bartën
Derisa dha shpirtë dhembja...
Derisa dha shpirtë dhembja...
Borën tevona
...E shkrinte kënga
...E shkrinte kënga
E me një milion
Shumëzohej buzëqeshja...
E Bacës...Anton...
Shumëzohej buzëqeshja...
E Bacës...Anton...
Abonnieren
Posts (Atom)