Sabit Alidema ka lindur në Pozhoran me 04. 05.1939. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse shkollen e mesme e kreu ne Gjlan. Mëpastaj ndoqi edhe studimet dhe diplomoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Shkup.
Pas kryerjes së studimeve, Sabit Alidema për disa vjet ka punuar si mësimdhënës ne vendlindje dhe në shkollën Normale në Ferizaj. Gjithashtu, ka punuar edhe në funkcione të larta shtetrore. Me shkrime lerare ka filluar të merret qe në rini. Pos me letersi është marrë edhe me studime historike dhe publicistike. Njëkohësisht, Sabit Alidema e ka dhënë një kontribut të vleshëm edhe me pjesmarrjen e tij në aksionin për pajtimet e gjaqeve në kohën kur ishte kryetar në komunën e Vitisë.
Tash e disa vjet jeton dhe krijon në Paris.
Librat e botuara:
- Dallëndyshet lëshuan foletë e veta me 1958
- Drama Lata
- Dragonjtë e Anamoravës
- Njeriu me shpirt të blertë
- Meteorë lirie
- Rrënjë e dege
- Bota dhe femra shqiptare
- Film dokumentar Operacioni Shigjeta
- Lufta e Pashtrikut
- Jeta e lene peng
- Palca shkembi
- Pika te kuqe ne histori
- Pergamena e viteve 2015
Poezi nga Sabit Alidema
ZGJATE DORËN E PAJTIMIT
Kufijtë e shtëpisë
Nuk shëmben.
Koha nuk duhet të na vdesë.
Kemi rrënjët tona
Mos e humb
Shpirtin e harrimit
Po zgjate dorën
E pajtimit.
ÇKA LIDH GJUHA
Vetëm gjuha shqipe
E lidh
Lashtësinë
Bukur
Me epokat
Ndërmjet veti.
DY STRATEGË
/Agim Ramadani e Salih Cekaj/
O ne duhet të jemi
të bindur
siç jemi
në përkushtimin
e kësaj lufte
shekullore
Edhe ne
si të gjithë
në çdo cep
të vendit
ta mbushim lirinë
me ardhmëri
Guri në male
fusha e livadhe
bimë
pemë
e lule
të jenë
ushtarë
nën urdhërin
e lirisë
Po marrim
frymë
në dheun e Kosovës
me mushkkëritë
tuaja
në mermer
Me pika te kuqe te gjakut
me keto pika të kuqe
të shkruhet
historia
e brezave
Femije gra
e pleq
me jehonën e lumenjve
e maleve
në gjithë
rruzullit tokësor
amanetin
e tokës martire
ta gdhendim në gur
EPOPEA E DËSHMORËVE
Shpirtërat martirë
nën dritë dielli
e hënë
dhe yll polar
Meteorë lirie
që erdhën
ndriçuan qiellin
e lirisë
dhe ikën
Nga Zvicra
e Gjermania
Italia
Norvegjia
e Franca
hiq më pak
nga Turqia e Siria
e Australia
e një batalon
nga Amerika
RAMIZ CERRNICA
Po ky është
Burri që bashkoi
Të pabashkuarat
E epokës.
Shqiptar
Me plis të bardhë,
Art i thellë i lirisë.
Ekzistencë e sprovuar
E përjetuar
Si simbol qëndrese.
Plaku nga Cernica
I dënuar me burg
Për vendin
Për popullin
Jehon nëpër shekuj
Refreni:
Me Serbinë JO
Me Shqipërinë PO!
Fjalë e gdhendur
Në shkëmbin
E vatanit.
HYSEN TERPEZA
Këtu dhe atje
Ai është gjithkund
Ku e lyp atdheu.
Hysen Terstenaliu
Në Greqi e Turqi
Edhe në gjithë Europën
Kërkon një copë atdhe.
E gjeti
Në zemrat tona
Dhe aty fjeti
Përgjjithmonë.
HIMN MENÇURIE
/Kushtuar Halil Alidemes/
Tungjatjeta, Halil Alidema !
Unë për Ty lëshoj një kushtrim.
Për Ty ngre lapidar,
Shpirti Yt të mbetet pishtar.
Ne dhé drite
Jemi në këtë jetë.
Në përpjekje e në rrezik,
Asnjeherë s’pate frikë.
Në shënjestër të hafijeve,
Në fund u shkove punëve.
Të prangosën e të burgosën,
Deri në grykë të varrosën
Në atdheun tonë të lirë,
Pushoi zemra jote e dlirë.
Të vjelim mençuri,
Nga populli ynë gjeni.
Me rrënjë në Iliri,
Ne bëmë histori .
NË DRITAREN E ARDHMËRISË
Dëshmorit Bafti Haxhiu
Shumë të pastertë
Me ndergjegje t’lartë njerëzore.
Me mend e karakter
Me guxim hapërove
Drejte lirisë atdhetare.
Në Pashtrik
I parë ndër të parët
Shikove nëpër dritaren e ardhmëri
Ku i lamë e ku na mbeten
Veteranet
E luftërave të ardhme?
Epokë e rëndë
E shqipeve
Mbeti prapa krahëve:
APOKALIPSI
Kush i trazon planetët
Gjen frikën
Nga apokalipsi.
Në numrin 21.12.2012.
Tranzicion planetar,
Frymëzues i jetës
Sistem
Në rrugëtimin matematikor
Pa fakte
Më domethënëse
Për zhdukjen e botës
Nga apokalipsi i rremë
Është rrenë klluçe .
FLET MEJDI KORRANI
E kam në zemër Kosovën
Vend i të gjitha
Trojave që u këndoi Homeri.
Më keni e ju kam
Të dashurit e mi.
Jam gjithkund ,
Në çdo cep te Kosoves
Dukagjin,
Sharr,
Llap e Shalë
Karadak,
Koshare e Pashtrik.
Rrugëtojmë bashkë
Amanetin stërgjyshor
Për ta çuar në vend.
NËPËR FLAKË
Nëpër male të larta
Sharr e Karadak
Koshare e Pashtrilk
ulurin dhembja
në flakë
Në Prekaz e Reçak
Llashticë
e Likoshan
Retkoc e në Krushë
dhe Kosovës
anembanë
se tërbimi i kafshës
s’ prante
Fjala pa mbulesë
Mos e shqetëso vetëveten
merri te gjitha
fjale
për
fjale
E PËRGJITHSHMJA
Unë nëna jote
jam banore
e Kosovës
pergjithmonë
Bën me gisht
biro
jane dy rrugë
që vetë duhet gjetë
këndej
apo andej
zgjidh
me mendjen tënde
VETËVETJA
S’bej asgjë
pa arsyetuar
ty dhe
vetëveten
Me kthjelltësi politike
e besnikëri të pathyeshme
do t’këndojnë
për hallet
tona
himne me tupan
Ne do të mbrrijmë
pa destinacione
në domenin e besueshëm
të fjalëve
RINIA NË BOTËN E RE
Askush nuk iu udhëheq
Drejt rrugës së shpresës.
Vendimet i merrni vetë
Në të mirë të jetës.
Mos hyni në lojë
Që s’dini si luhet.
Të sillni harmoninë
Gëzimin dhe paqen
Në shpirtin fisnik,
Që t’iu ndrijë faqen.
Kudo që troket
Në dyert tona
Plot mirësi e shpresë
KOSHARJA E LIRISË
T’i dërgova djemtë në luftë
për liri
disa ranë dëshmorë
si të bienin në gjumë
në gjiun
e tokes sonë
Mbi ta pikat e shiut
u përzien
me pikat e kuqe të gjakut
dhe tani rrjedhin
nëpër të gjithë
lumejt e Kosovës
Kosharja ruan
hapat e fëmijëve në jetë
dhe shkëlqimin
e buzëqeshjes së tyre
në qiellin e lirisë
Në kujtim të Koshares
nënat lotë derdhin
fëmijët krenohen
nuset e ruajnë
si pajen në arkë
NJË GRUSHT DHÈ
Jam andej
kosovar
kurse
tani parisien
Paris
qytet i dritave
ku një grusht dhéu
i Kosovës
peshon
se e gjithë
Kulla e Ajfelit
Paris i revulucionit
metropol boteror i luksit
i artit e novator
parajsë e gjallë mbi tokë
Ky grusht dhé
nga vendlindja ime
më zgjon atë revulucion
të parajsës sime
SHOQES SË DIKURSHME
Bukuroshe
Sy laroshe
E njomë
Në botën e saj.
Shpërndan erë dashurie
Je shoqja e kujtimeve
Me atë vesë
Në qepallë .
Kur flet ti
Heshtin bylbylat.
Hëna rrezaton
Zemrat zbukuron
NANË
Biri im
Nëna ty
Shumë të don.
Të rrita
S’di se si
Me troha
Buke
E me dashuri nëne.
Të vesha
E të mbatha
Me duar
e kërrabza.
Tani m’u rrite
Dole nga duart
Për të kërkuar fatin
Për shumë
Mote.
Mos harro
Mua këtu më ke
Me shaminë e mallit
Mbështjellë
rreth kokës.
TI E UNE
Edhe ti
Edhe unë
Unë edhe
Ti.
Do të jemi
S’ bashku
Kudo që
Shkojmë
.
Jemi një
Fis
I vetëm
Dardan
Kudo që jemi
Në ’Tiranë e Prishtinë
Ballkan, Evropë,
Azi e Amerikë,
Australi e Afrikë
Në mend
E kemi
Gjithmonë
vendin tonë.
Jam ti
Unë ai
Ajo e
Ata e ato.
Kështu i pari
Na ka mësuar
Timin vilajet
Për të mos harruar.
POETET NGA PRISHTINA NË TIRANË
Shtegëtim poetik
Keni forcën e natyrës
E keni zemrën shkëmb
Të gjithë ata që kanë shkruar
Namin ia kanë madhëruar.
Ishte kohë e pakohë
Ndaj kohën mos ndalo.
Njërën me tjetrën
Kurrë mos i mpleks
shkel e shko.
Shpesh me duket vetja
Se jam jetim.
Sa herë jam larg
Nga qytetit im.
Qëndrojnë para vetes
Në qendër të jetës
Në sofrën e dy qyteteve
Si në rreth të shpresës.
E kundroj stilin e jetës
S’bashku sofrën e bukës
E keni forcën e madhe
Të bashkohemi rrugës.
Na kthyet kujtesën.
Na sollët harmoni
Edhe paqen e shpirtit
Dhe sa shumë dashuri.
Ende pa përgjigje
Ka mbetur pyetja ime;
Bota a na do:
Nuk ka as jo as po?
Zjarr me zjarr
Flaka me zjarr
shkon pa tym
flaka kall
nëpër mahallë
Une kërkoj
e ti kërkon
po a jo
drejtësi
e paqe
në kafazin prej ari
Ka edhe te ne
rrëzë Kopilaçës
e Sharrit
e nuk mungon
edhe Karadakut
PA AMANET
Hap sytë Migjen
Shih këto ndërtime.
Në kët botë jallane
Zhytur në mjerime.
Me shumë kulla
E shumë pallate
Sa shumë kulme
E shumë kate.
O Fishtë,Fishta
Unë i krisur besova
Më ka shtyrë kjo tokë
Që tashti nxjerr bishta.
Fishtë,
Faji jo i imi,
As i yti,
S`di burimin.
Çdo gjë tregon
Kohën e vet,
Çdo gjë sjell
Në vendin e vet.
UDHËKRYQI
/I nenes Nife/
Qe një rrugë
plot jetë
Qe një tjetër
me plot mall
që s’ ka jetë
E VERTETA E FSHEHUR
Nëpër shumë katunde
e qytete
ka diçka
që është harruar
Zogjët
që cicërojne
nga dhembja
s alidema
Kush ndryshon boten
Kush është pjesë
e kësaj lëvizjeje
përgjegjësia
mbetet mbi ju
Të bekuarit e mi
S alidema
HIJA E SË VËRTETËS
Gënjeshtar
thuaje
njëherë
të vërtetën
po munde
Për ty
do të jetë
korigjim
final
i padrejtësisë
Po deshe
ta keshë
një biografi
të mirë
Ka ardhur
koha
t’i meremetojmë
gjërat
e shëmtuarI
PESHA E LOTIT TË NËNËS
Punoni gjëra
që nuk prishin
mendjen
- thoshte nëna
Të përjetoni
e ta jetoni
përulur
sofrën
e kësaj toke
nëse doni
të keni një të ardhme
të ndritshme
para vetvetes
Loti i nënës pikon
ujit malet
fushat
mbush përrockat
gërryen dheun
se të keqen
e bajnë
lumejt në det
Me lotin
e nënës shkruhet
historia
e shqiptarit
Ka ardhur
koha
t’i meremetojmë
gjërat
e shëmtuara
BASHKIMI
Shpesh u bashkuan
feja
e kombi
me politikën
se jemi
shqiptar
Bashkuam
tri gjëra
fituam
lirinë
e përhershme128
Kështu u bë
forma rrethore
e tokës
dhe sofres shqiptare
Berzat Sadiki u lind më 06. 04. 1962 në Cerovë të Tetovës. Fëmijërinë e kaloi në Uzurmisht. Jeton në Tetovë dhe punon në SHFK “Fan Noli” në Trebosh. Ka të kryer Fakultetin Filologjik - Gjuhë dhe letërsi maqedone dhe magjistraturën në Institutin për gjuhë maqedone ”Krste Misirkov” - drejtimi Maqedonistikë me komunikologji.
Ka filluar të botojë që nga viti 1975 nëpër revista dhe gazeta në Maqedoni dhe në Kosovë. Në vitin 1983 është çmuar me vendin e dytë në “Takimet e 21-ta të poetëve të rinj në Maqedoni”.
Themelues i Shtëpisë botuese MIRËSIA. Ka botuar revistat: Argumenti, Mirësia, Shkollari, Klubi i fëmijëve. Merret me poezi për fëmijë dhe të rritur. Së shpejti pritet të botojë librat: “DERI TE FJALA” - poezi për të rritur dhe “PAK DRITË” - poezi për fëmijë.
Pas një pushimi të gjatë në krijimtari, ai i është kthyer shkrimit.
Ka botuar veprat:
"Sa mirë, sa bukur" - poezi për fëmijë, ASR, 1996 Tetovë;
"Abetare, shoqe e parë" - poezi për fëmijë, Asdreni, 1999 Shkup.
Poezi nga Begzat Sadiki
1. NA PRENË
Na prenë në damarë
Rrugët për të na i ndarë
E sakatosur në gjymtyrë
Po ti prapë ke një fytyrë
Na ka mbetur një tërësi - vetëdija
Ka vetëm një shpirt Shqipëria
2. KËSHTJELLA ME MURE TË SAFIRTA
Meditimi dhe frymëzimi më trazojnë hovin për fjalë të thepëta,
nuk i tërhiqem zotimit që vargun ta rrënjos nëpër horizonte të ylberta
Në qoftë se themeli i fjalës amtare anon të njolloset katran,
do ta shtrij fjalën e Homerit dhe fuqinë e Mujit deri në korrë
T'i përshkruaj kështjellat tona brenda fiseve me gurë e mure të safirta,
që ky truall të pikturohet nga Pikaso, të rrëfehet nga Jul Cezari
Amësimi i atdheut tim të përfshijë e të ngulfat me diell botën përreth,
vargu të ecë rrugës së dëlirë e të ringjalljes në diametër të horizontit
Nuk mundem të grushtoj trazimin e detit as zemërimin e acarit,
gishtin e kam të plogësht madje, grushtin nuk e kam sa të Migjenit
3. SHKOJ E VIJ ME EMËRTIMIN TËND
(Vendlindjes - Cerovës)
-I-
Atje bredh tingulli i frymës së parë
I trishtuar blegërin gjerdheve të thanës
Të shpirtërojë trupin e derdhur të agut të asaj dite mëton
Të braktisa atëherë kur nuk mund të më fajësoje
As këngën e kumrisë që këndonte te mani s'e përfilla
Me përulje pranoj barrën e mallkimit tënd
-II-
Shpirti më është kthyer në rërë
Ditës kur linda dua t'i jap kuptim
Jargavanët e gjethëruar sapo kishin çelur
Isha një brez i ri dhe për nënën gëzim
Mu atëherë kur pranvera piqej në fusha
Nëna më kish lidhë kërthizën së bashku me fatin
Motrat butësisht m'i kishin dhënë puthjet e para
-III-
Magji e ditës ka ndezur kokën shumëfaqëshe
Pa nda godet dielli kujtesën e ylbertë
Kërkon hakun e rrezes së parë që lagu qerpikët
Mos më thirr më me ato lutje të bezdisshme kuptimplota
Harresa dhe mospërfillja tani më janë zbutur
Për hir të Tokës dhe Nënëlokes po vij vetë
-IV-
Shpesh mashtrohem për Dardhën e Madhe
Për burimin te Hurdha që tashmë ka shteruar
Për fiset e lashta që janë harruar
Më flasin fushat dhe në brendësi kepat
Kroi i fshatit më rrjedh nëpër damarët e fisit
Fuqinë e vendlindjes s'e mposht vdekja
Andaj shkoj e vij me emërtimin tend
4. PRES TË BJERË SHI
Dita është e nxehtë, e errët - më zymton
Jeta ime është e ftohtë - më brymëzon
Në këtë ditë të mërzitur pres të bjerë shi
Me një erë lazdrane të më sjellë ca freski
Të pushtojë dikë do një zemër e trishtuar
Të laget me të dashurin në natyrë të bleruar
Të lidhur me zemër, dorë për dore kapur
Të vrapojnë nëpër shi në horizontin e hapur
Pas shiut vjen një agim i dëlirë, i ri
Lulja hidhet në lulëzim përsëri
Thonë se shiu sjell lehtësim, qetësi
Nga dritarja e dhomës shikoj rënien e tij
Ca kristale të argjendta në xham bien shtruar
Sikur kanë gjetur shoqen e kërkuar
5. LAVË DASHURIE
Bukuria yte qenien më ka ndrydhur
Buzëqeshja yte ka shenja të shenjtërisë
Trupi yt ka ajkën e kënaqësisë
Druaj kujtimet për ty të mos më vdesin
Lakmia ime e zjarrtë për ty të më mos ftohet
Bukuria yte të mos më zhbëhet
Nëpër zemrën time rrjedh lavë dashurie
6. ME NAIMIN!
Bashkë me Naimin, kapur dorë për dore
shkoj në punë, marr rrugën mbarë;
fjala e tij ndriton dritë në mësonjëtore -
po çmallet gojëmjalti si kurrë më parë!
Sa i dashur, sa vëllazëror, sa miqësor;
i ditur, punëtor, në pamje shumë i qetë;
në shpirt ka dashurinë, gjithmonë paqesor;
me zemër fluturake, si mësues i vërtetë!
Nxënësit, të gjithë, fare pranë i rrinë,
nuk i lë të mërziten as të mallëngjehen;
para tyre, buzagaz, ua mëson urtësinë -
nga gjumi, përfundimisht të zgjohen!
Me Naimin, vjen dita e bardhë me lumturinë -
të marrim porositë e tij, të prekim ardhmërinë!
7. EGËRSIRA SHQUHET
O ju fëmijë, kureshtarë,
nga poeti disa fjalë!
-Secili në jetë të ruhet;
çdo egërsirë shquhet:
ujku për pangopësinë,
dhelpra për dinakërinë,
gjarpri për shkathtësinë ,
luani për trimërinë...
Fabula shpesh të lexoni,
Ferit Lamajn ta kërkoni;
kafshët e pyllit kur kuvendojnë,
njeriut këshillat ia drejtojnë!
8. ÇANTËN ME LIBRA MBUSH
Shtatori i begatshëm,
nuk sjell vetëm rrush;
çdo fëmijë gëzueshëm,
me libra çantën mbush!
Shkolla ngjyra-ngjyra,
festive zbukuruar;
nxënësit fillestarë,
të gjithë i ka ftuar.
O nxënës të ndritur,
kaloi edhe ky pushim;
mësuesit të përgatitur,
ju presin me padurim.
9. FALEMINDERIT, O DIELL
Mëngjes pas mëngjesi, nga ana lindore,
dielli hap rrezet, mbi maje të një molle;
zogjtë lumturakët përreth fluturuan,
për rrezet e ngrohta e falënderuan!
Në mesditë dielli arriti mbi pallat,
macet me ashensor shpejt u ngjitën lart;
macet laramane me diellin biseduan,
për rrezet e ngrohta e falënderuan!
Pas dite dielli, u soll, ra mbi det,
me fëmijët në plazh ngrohtë u përshëndet;
fëmijët me diellin folën, kuvenduan
për rrezet e ngrohta e falënderuan!
10. BLETËZ-O
Bletëz-o, moj bletëz-o,
a më merr edhe mua?
Me ty, së bashku
të fluturoj dua!
Unë të shoqëroj,
ti nektar tubo;
për emrat e luleve
mua më njofto!
Vetëm ta dish,
nuk hyjë në koshere!
ariut s’i besohet
në këto ditë vere!
11. DALLËNDYSHJA
Dielli shpërndau rrezet e tij të arta,
Besa ëmbël pranë dritares flinte;
tufa rrezesh ia përkëdhelnin faqet,
në ballkon një dallëndyshe cicërinte.
Besa u trazua nga gjumi i ëmbël,
shpejtoi te dritarja, si shigjetë;
pa dallëndyshen e re te ballkoni -
e gëzoi pa masë ajo krahëlehtë.
- Nënë, eja! Shihe dallëndyshen e re,
ajo është kthyer, ndërton fole të re!
12. FËMIJA DHE BILBILI
Një zë bilbili jehonte nëpër lëndinë,
fëmija la lojën të dëgjonte melodinë.
Shkoi, e luti bilbilin me dëshirë të zjarrtë,
i premtoi ushqim me drithëra e mjaltë!
- Eja, o bilbil, të bëhemi miq! - e luti Argjndi -
të betohem në besë, për kafaz argjendi!
Zog këngëtari Armendit iu përgjigj qartë:
- Kurrë nuk lakmohem për drithërat me mjaltë.
As kafaz të argjendtë, as prej ari nuk dua,
jeta më e lumtur n’lëndina është për mua.
O fëmijë i dashur, shko te loja, luaj me kënaqësi -
këngët e mia, deri sa rritesh, i këndoj për ty!
13. NË VJESHTË
Vjen mëngjesi i vonuar,
bie muzgu i shëmtuar.
Gjithë natyra rrobat zhvesh,
bën ftohtë, shiu resh.
Dielli lind i rënduar,
me re e mjegull i mbuluar.
Era furishëm pemët qeth,
nuk i shpëton asnjë gjeth.
Atje, në ferrë, të strehuar,
mblidhen zogjtë të trishtuar.
Me ca gjethe, përmbi urë,
shtrihet vjeshta në pikturë.
14. FËMIJA NDALI RRITËN
Fëmijë të trishtuar,
dallëndyshe të harlisura;
shtëpi pa kulme,
klasa të boshatisura ...
Pranvera deshi të ndalet,
nata u ndriçua nga zjarret!
Hëna zbehu dritën,
fëmija ndali rritën ...
Mbi qytetin tim,
dielli u mbulua me tym!
15. VRAPI I FËMIJËS
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës:
drejt nanës, drejt babës,
drejt lalës, drejt dadës ...
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës:
drejt fushës, drejt livadhit,
drejt drenushës, drejt malit ...
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës:
drejt hanës, drejt diellit,
drejt lamës, drejt qiellit ...
I bekuar qoftë vrapi i fëmijës:
drejt logut, drejt mollës,
drejt zogut, drejt shkollës ...
16. NUK VIJ AZIL
Babi, mami, nuk vij “azil”,
nuk e dua Gjermaninë!
Nuk dua, mami, nuk dua,
do rrimë këtu, në Klinë!
Mu këtu, te ne, te Klina,
ka diell, fusha e lëndina!
I ngrohtë dielli,
i kthjellët qielli;
Goni Arta dhe Drini
Lahen te Drini!
Babi, mami, “azil” mos shkoni,
mos e lini shtëpinë e vjetër!
Kosova është shumë e çmuar -
Paratë janë një copë letër!
Mu këtu, te ne, te Klina,
kullot qengji, jehon blegërima!
Bie zilja, atje, te shkolla -
Abetarja plot me molla;
arsimtares i kam dhënë besë,
se sivjet do mësoj për pesë.
Babi, mami, nuk vij “azil” ...
(19 tetor 1920 - 28. 08. 2015)
Mark Krasniqi u lind në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës më 19 tetor 1920. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946-l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.
Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd si asistent, pastaj bashkë-punëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lub-janës në Slloveni. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (që nga viti 1993). Ka botuar më se 35 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezishë nga serbo-kroatishtja, sllovenishtja e maqedonishtja në gjuhën shqipe.
Akademik Mark Krasniqi ndrroi jetë më 28. 08. 2015 në Prishtinë.
Vepra shkencore:
- Ndryshimet bashkëkohore gjeografiko-shoqërore në Kosovë e Dukagjin, f.1-341 (disertacion i doktoratës, botuar serbisht nga Muzeu i Kosovës më 1963 në Prishtinë).
- Gjurmë e gjurmime - Studime etnografike, f. 1-465, 1979.
- Lugu i Baranit - monografi etnogjeografike, f. 1-202, 1985.
- Rugova - monografi etnogjeografike (koautor), f. 1-205, 1987.
- Nga gurra e traditës - Studime etnografike, f. 1-450, 1991.
- Aspekte mitologjike - besime e bestytni , f. 1-350, 1997.
- Rrënjët tona etnike, f. 310, 2001.
Tekste shkollore:
- Gjeografia ekonomike - Tekst i përhershëm universitar, botim i katërt 1985, f. 1-350 (botuar 3 herë edhe serbisht).
- Gjeografia e Jugosllavisë, për kl. IV gjimnaz, f. 1-200, 1975.
- Gjeografia për klasën VIII të fillores, f. 130, botim i tretë ,1978.
Publicistikë:
- Qëndrime e reagime (komplet prej 4 librash, faqe 1.152, Prishtinë 1995).
- Qëndrime, f.240.
- Reagime, f. 274.
- Intervista, f 318.
- Mbështetje shkencore dhe përpjekje letrare , f. 320.
- Kosova sot (referat i mbajtur në Senatin belg më 1992 (botuar edhe gjermanisht e anglisht).
- Përpjekje për Kosovën, f. 650, 2001.
Vepra letrare (poezi):
- Jehona e kohës , f. 1-90, 1972.
- Përrallat e gjyshit, f.1-105, 1953.
- Drita e parë, f. 1-53, 1956.
- Posta e porositur, f. 1-65, 1959.
- Lepuri analfabet, f. 88, 1974.
- Postieri i maleve, f. 1-90, 1984.
- Kulla e buburrecit, f. 1-92, 1989.
- Borëbardha (adaptim), f.1956.
- Vjersha të zgjedhura për fëmijë, f. 95, 1998.
Përkthime letrare:
- Marimangat - roman nga Ivo Qipiko.
- Shërbëtori Jernej dhe e drejta e tij - roman nga Ivan Cankar.
- Zambarja e shelqes - përmbledhje poezish nga Grigor Vitez.
- Shkrimtarët maqedonas për fëmijë - përmbledhje poezish.
- Lexo e gjezdis Kinë e Paris - poezi nga Majakovski (me E. Mekulin).
- Gjeli i artë - poezi , A. Pushkin (me E. Mekulin).
- Legjenda mbi carin Salltan - poezi, A. Pushkin.
- Vjeti i madh - dëshmi letrare për LNÇ (autorë jugosllavë).
Punime, artikuj, kumtesa:
- Migracija stanovništva kao društveno-ekonomski fenomen, Zbornik Pravno-ekonomskog fakulteta, II-III, Priština 1965, 1-51.
- Suva Reka – antropogeografska ispitivanja – Glasnik Etnografskog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti, VII, Beograd 1959, 80-102.
- Dulje – naselje u Prizrenskom Podgoru – antropogeografska ispitivanja – Glasnik Etnografskog instituta Srpske akademije nauka, I-III, Beograd 1957, 349-370.
- Kula u Metohiji – Prilog proučavanju narodne arhitekture – Glasnik Etnografskog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti, VII, Beograd 1958, 47-70.
- Antroponomija kod Albanaca u Jugoslaviji, Onomastica Jugoslavica br. 10. Jugoslavenska akademija znanosti i umjetnosti, Zagreb 1982, 103-109.
- Etno-geografsko značenje toponima Rugove. Onomastica Jugoslavica, vol. 9, Jugoslavenska akademija znanosti i umjetnosti, Zagreb 1982, 45-51.
- Comunita di famiglie e di beni dagli Albanesi in Iugoslavia, Actes du Première congrès internacional des études balkaniques et sud-est européennes, Edition de l’Academie bulgare des scienses. VII. Sofia, 1971, 491-504.
- L’architettura popolare degli albanesi in Iugoslavia, Deuxième congrès internationale des études du sud-est européennes, L’academie grèce des sciences, Athenes, 1970.
- Peremjeni v bitje albancev v Jugoslavii v tečenije je socijalističkago razvitja, Trudi VII medžunarodnog kongresa antropologičeških e etnografičeških i etnografičeških nauk, tom VIII, Akademia nauka SSSR, Moskva 1970, 168-171.
- Les changements dans les traditon du mariage à Cossova, III Congrès international d’etudes du sud-est européennes, L’academie roumene des sciences, Bucarest 1974.
- Funksioni i dhomës së miqve në Kosovë në epokën e Lidhjes së Prizrenit, Konferenca kombëtare e studimeve për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1881, I, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Tiranë 1979, f. 282-287.
- Le procès de l’urbanisation en Kossova après la deuxième guerre mondiale, Quatrième congrès interationale des ètudes du sud-est européennes L’Academie Turc des Sciences, Ankara 1979.
- Naša šiptarska revolucionarna pesma. Zbornik radova Etnografskog instituta Srpske akademije nauka i umetnosti, knj., 3, Beograd 1960, 629-657.
- O “besi” – Prilog proučavanju običajnog prava – Zbornik za narodni život i običaje, knj. 40, Jugoslovenska akademija znanosti i umjetnosti, Zagreb 1962, 271-281.
- Urbanizacija naselja i stanovništva – sa posebnim osvrtom na Kosovo i Metohiju, Zbornik Pravno-ekonomskog fakulteta, V, Priština 1967, 1-53.
- Ekonomski aspekt šiptarske porodične zadruge na Kosovu i Metohiji, Zbornik Pravno-ekonomskog fakulteta, I, Priština 1962, 131-165.
- Evolucija ruralnih naselja na Kosovu i Metohiji, Zbornik Pravno-ekonomskog fakulteta, I, Priština 1962, 131-165.
- Disa veçori demografike të Kosovës sipas të dhënave statistikore të 1971-s, Përmbledhje punimesh të Fakultetit Juridik-Ekonomik, Prishtinë 1972, f. 29-44.
- Orahovac – antropogeografska monorafija varošice, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, II, Priština 1957, 87-147.
- Shtëpia shqiptare në Kosovë, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, I, Prishtinë 1971, f.11-73.
- Šiptarska porodična zadruga u Kosovsko-Metohijskoj Oblasti, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, III, Priština 1958, 107-127.
- Disa probleme të evolucionit të familjes shqiptare në Kosovë, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, II, Prishtinë 1972, f.31-50.
- Gjeneza kastriote e disa fiseve shqiptare dhe malazeze sipas traditës popullore, Simpozium për Skënderbeun, Prishtinë 1969, f.263-275.
- Nevoja dhe rëndësia e pasurimit të leksikut letrar nga burimet dialektore. Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, II, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Tiranë 1973, 505-509.
- Mbi disa shkrime letrare të autorëve shqiptarë në Kosovë midis dy luftërave botërore, Gjurmime albanologjike – Seria e shkencave filologjike, III, Prishtinë 1975, f.117-129.
- Misioni humanist i shkencës etnografike, Rilindja, 17. VII, 1976.
- Krahinat etnografike të Kosovës, Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë, Tiranë 1977, f.111-120. Botuar edhe në revistën Gjurmime albanologjike, VI, Prishtinë 1978, 7-18.
- Duborez u Metohiji, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, III, Priština 1958, 227-236. Botuar edhe në përmbledhjen Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj, nr. 2, Fakulteti Filozofik, Prishitnë 1976, 129-150, me titull: Gdhendja artistike e drurit në fshatrat e Kosovës.
- Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike, Onomastika e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1979, f.377-415.
- Disa burime pak të njohura mbi popullsinë e Kosovës, Studime historike, nr. 2, Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë 1979, f.97-104.
- Mbledhës i folklorit, studiu i shquar, poet e luftëtar revolucionar es ( Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Shtjefën Gjeçovit), Rilindja, 6. X. 1979, Prishtinë.
- Veshja e një lloj historie e çdo populli, Rilindja, Prishtinë, 1. XII. 1979.
- Kosova – trevë e pasur e veshjeve popullore, Rilindja, Prishtinë, 15. XII. 1979.
- Trashëgimia e popullit tonë dhe detyra jonë ndaj saj, Trashëgimia dhe transformimi i kulturës popullore, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1985, f. 5-17.
- Aspekte pagane të traditës së kërshëndellave, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji – Instituti Albanologjik i Prishtinës, XII, Prishtinë 1982, f. 7-26.
- Disa veçori të Lugut të Baranit (familja-fisi-bajraku-katundi), Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnografi – XIII, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1984, f. 97-121.
- Shtjefën Gjeçovi – etnograf i shquar dhe mësues i popullit, Përparimi – revistë shkencore, nr. 4, Prishtinë 1984.
- Ekonomski aspekt šiptarske porodične zadruge na Kosovu i Metohiji, Zbornik Pravno-ekonomskog fakulteta, I, Priština 1962, 131-165.
- Organizimi i jetës shoqërore në një familje të madhe në rrethin e Pejës, Përparimi nr. 5, Prishtinë 1959, f. 303-313.
- Ndryshime në traditën e martesës në Kosovë, Dituria – revistë shkencore e studentëve të Kosovës, nr. 1-2, Prishtinë 1974, f. 7-11.
- Arti material i popullit tonë, Rilindja, Prishtinë, 29. XI. 1958.
- Familjet e mëdha në Kosovë dje dhe sot, Rilindja, Prishtinë, 2. VII. 1961.
- Sytë e Simonidës – Mbi prishjen e afreskës së njohur në Manastirin e Graçanicës, Rilindja, Prishtinë 8. I. 1961.
- Shqiptarët dhe veprat e Mark Milanit, Përpairmi nr. 11-12, Prishtinë 1958, f.793-802.
- Familja shqiptare në Kosovë, Seminari mbi Kulturën Shqiptare për të Huaj, nr.1, Prishtinë, 1975.
- Vuk Karadžić – poštovalac tudjih vrednosti, Politika, Beograd, 15. IX. 1974.
- Strukturat demografike në Kosovë, Seminari mbi Kulturën Shqiptare për të Huaj, nr. 3, Fakulteti Filozofik, Prishtinë 1977, f. 117-139.
- Elemente etnografike në disa vepra të rilindësve tanë, Seminari mbi Kulturën Shqiptare për të Huaj, nr. 4, Fakulteti Filozofik, Prishtinë 1978, f. 57-87.
- Puna shkencore-hulumtuese në Kosovë, botuar në monografinë Kosovo i Metohija, 1943 196, Prishtinë 1963.
- Metohija, Časopis Zemlja i ljudi, nr. 3, Beograd 1953, 26-36.
- Rajonizimi i bujqësisë në Kosovë-Metohi, Përparimi nr. 11, Prishtinë 1961, f. 795-804.
- Problemi i shtimit të popullsisë në botë, Përparimi nr. 1-2, Prishtinë 1957, f. 43-51.
- Komunikacioni i vjetër në Kosovë e Metohi, Përparimi nr. 7-8, Prishtinë 1957, f. 422-439.
- Karakteristikat morfologjike dhe gjeologjike të Kosovës dhe Metohisë, Përparimi nr. 3, Prishtinë 1961, f. 179-186.
- Arkitektura shqiptare folklorike në Kosovë, Seminari mbi Kulturën Shqiptare për të Huaj nr. 1, Prishtinë 1975.
- Prizreni – vështrim historik-gjeografik, Përparimi nr. 1-2, Prishtinë 1960, f. 81-95.
- Dy shembuj historik të bashkëpunimit vëllaznor – Kryengritjet serbo-shqiptare kundër turqve më 1689 dhe 1737, Përparimi nr. 4, Prishtinë 1955, f. 197-205.
- Indonezija – Vështrim gjeografiko-historik, Përparimi nr. 7-8, Prishtinë 1958, f. 519-528.
- Social and economic changes in Kosovo, Geographica Yugoslavica nr. 2, Ljubljana 1980.
- Albanci – narodna kultura i običaji, Enciklopedija Jugoslavije, I, Zagreb 1980.
- Rad na publikovanju šiptarske narodne poezije u Jugoslaviji posle rata, Narodno stvaralaštvo, br. 3-4, Beograd 1962, 213-219.
- Motiv herojstva u partizanskoj narodnoj epici, zbornik Rad VII Kongresa Saveza udruženja folklorista Jugoslavije, Titovo Užice 1961, 288-294.
- Naša šiptarska narodna pesma o borbi i izgradnji, Rad VI kongresa folklorista Jugoslavije, Bled 1959, 203-207.
- Tužbalice u arbanaškoj narodnoj poeziji, Rad XI Kongresa Saveza folklorista Jugoslavije, Zagreb 1964, 329-337.
- Narodna pesma o današnjem svadbenom ritualu kod Albanaca, Rad XII Kongresa Saveza folklorista Jugoslavije u Poreču 1970, Zagreb 1972, 187-193.
- Problem emancipacije žene u posleratnoj albanskoj narodnoj poeziji, Rad Kongresa Saveza udruženja folklorista Jugoslavije u Novom Sadu 1973.
- Gjurmëve të një kënge popullore, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, IV, Prishitnë 1976, f. 159-189.
- La cute contre le fèodalisme dans la poèsie popullaire albanaise, Studia albanica, 2, Universitè de Tirana, Tirana 1968, 137-142.
- Roli liridashës i poezisë sonë popullore, Rilindja, Prishtinë 30.VIII 1961.
- Rëndësia e gjeografisë si shkencë aplikative për zhvillimin e Kosovës, Kërkime gjeografike – Geografska istraživanja nr. 1, Prishtinë f. 1979, 5-15.
- Časna obaveza rugovskih šiptara, Ilustrovana politika, br. 92, Beograd 9, VIII 1960.
- Djelo Dj. K. Skenderbega – (Medjunarodni simpozijum u Prištini i Tirani), Vjesnik, Zagreb 22. II 1968. Përkthim botuar në Flaka e Vëllazërimit, Shkup 14 mars 1968.
- Shkollat në Kosovë-Metohi deri në Luftën e Parë Botnore, Rilindja, Prishtinë, 1, 2 dhe 3 kallnuer 1961.
- Sheh Hilmi Maliqi – nji poet i panjohun, Jeta e Re nr. 4, Prishtinë 1953, f. 260-267.
- Haxhi Ymer Lutfi Paçarrizi (1869-1929), Jeta e Re nr. 5, Prishtinë 1955, f. 418-426.
- Shaip Zurnaxhiu, Jeta e Re nr. 2, Prishtinë 1954, f. 96-100.
- Lazër Lumezi, Jeta e Re nr. 4, Prishtinë 1958, f. 482-486.
- “Hylli” – fletushkë shqipe në Jugosllavinë e vjetër, Jeta e Re nr. 5, Prishtinë 1953, f. 330-335.
- Prej lirikës moderne sllovene, Jeta e Re nr. 2, Prishtinë 1959, f. 219-221.
- Jovan Jovanoviq - Zmaj (1833-1904), Me rastin e pesëdhjetëvjetorit, Rilindja, Prishtinë, 6. VI. 1954.
Polemika:
- Naučni rad i naučne publikacije na Kosovu i Metohiji, Povodom diskusije održane 9. III 1966. u Prištini, Izdanje autora, Priština 1966, 1-44, tiraž 500 primeraka.
- Osvrt na jednu kritiku, Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, knj. X (1965-1970), Priština 1970, 423-455.
- Me rastin e botimit të librit të Aleksandër Gilferdingut, Përparim nr. 3, Prishtinë 6. VI. 1954.
- U sjeni sumnjivih motiva – što je inspirisalo martovsku diskusiju u Prištini? Vjesnik u srijedu, Zagreb 26. listopada 1968.
- Dogma ili meta insinuacija? (Odgovor Dr. B. Boškoviću), Vjesnik u srijedu, Zagreb 23. studenoga 1966.
- Mbrapavija qëlimkeqe e nji kritike – Përgjegje rreth reagimit të Dr. Boshkoviqit, Rilindja, Prishtinë më 27. XI. Dhe 28. XI. 1966.
- Neki problem časopisa Jeta e re – (Odgovor Hasanu Kalešiju), Jedinstvo, Priština 5. V. 1055.
- Krivo ogledalo – (Odgovor Živoradu Mihajloviću – Šilji), Reporter br. 811, Beograd, 4. II 1982.
- Politikanski pamflet umesto nauke – (Odgovor listu Jedinstvo), Jedinstvo – 13. IV 1983.
Recensione:
- Savremeni pravci u antropogeografiji i njihov odraz na polju ekonomske geografije – (Dino Gripaudi), Glasnik Etnografskog instituta Srpske akademije nauka, II-III, Beograd 1956, 989-991.
- Noviji geografski pravci u Francuskoj – (Max Sore), Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 2, Beograd 1960, 1552-1553.
- Prenaseljenost sveta i migracije naroda – (M. Girolami), Glasnik Etnografskog instituta SANU, IV-IV, Beograd 1957, 449-452.
- Migracije stanovništva u Koruškoj izmedju 1934-1951. godine – (Vladimir Klemenčič), Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, IV, Priština 1959-1960, 397-398.
- Problem urodjenika s etnografskog gledišta – (R. Corso), Glasnik etnografskog instituta SAN, I-III, Beograd 1956, 991-994.
- Problem geografije gradova savremene Poljske – (M. Zeleska), Glasnik Etnografskog instituta SAN, VIII, 154-157, Beograd 1960.
- Srpski etnografski zbornik, knj. LXIX, Naselja i poreklo stanovništva, knj. 35, (M. Filipović – Rama u Bosni. M. Lutovac – Gora i Opolje, J. Trifunoski – Seoska naselja Skopskog polja), Glasnik Etnografskog instituta SAN, VIII, Beograd 1969, 158-160.
- Kanun Leke Dukadjina – Arbanaško običajno pravo – (B. Nedeljković), Glasnik Muzeja Kosova i Metohije, II, Priština 1957, 349-362.
- Imeretija – zemlja na Kavkazu, (Nicolo Rili), Glasnik Etnografskog instituta SAN, IV-VI, Beograd 1957, 455-459.
- Čarobna lutka argentinskog folklora kod grčkih i latinskih pesnika – (Dudan – Vivante), Glasnik Etnografskog instituta SAN, IV-VI, Beograd 1957, 466-468.
- O običajnom pravu arbanaškog naroda – (Rrok Zojzi – Mbi të drejtat kanuanore të popullit shqiptar), Glasnik Kosova i Metohije, II, Priština 1957, 363.
- Otkrića ilirske kulture u okolini Mata – (S. Islami – Zbulime të kulturës ilire në rrethinat e Matit), Starinar, organ Arheološkog instituta SAN, VII-VIII, Beograd 1957, 422. Buletin i shkencave shoqërore, nr. 2-3-4, Tiranë 1955, Istorijski glasnik, br. 2, Beograd 1956, 152-154.
- Povodom objavljivanja istorije Arbanasa – (A. Hadri – M. Prekaj), Përparimi nr. 4, Prishtinë 1961, f. 275-282.
- Etnografia shqiptare, I – 1962, II – 1963. III – Tiranë 1966. Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, I, Prishtinë 1971, f. 301-306.
- Etnografia shqiptare, IV, Tiranë 1972, Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, III, Prishtinë 1975, f. 262-265.
- Evlija Čelebi, Putopis – Odlomci o jugoslovenskim zemljama, Sarajevo 1973, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji – V, Prishtinë 1977, f. 270-273.
- Etnografia shqiptare, V, Tiranë 1974, Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji, V, Prishtinë 1977, f. 284-287.
- Etnografia shqiptare, VIII, Tiranë 1976, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, VI, Prishtinë 1978, f. 322-325.
- Etnografia shqiptare, VII, Tiranë 1976, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, VII, Prishtinë 1978, f. 362-366.
- Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, Tiranë 1977, Gjurmime albanologjike – Folklor dhe etnologji, VIII, Prishtinë 1979, f. 281-286.
- Një vepër solide shkencore (Sh. Rahimi, Vilajeti i Kosovës, Prishtinë, 1969), Rilindja më 6. XII. 1969, Prishtinë.
- Një vepër e rëndësishme shkencore mbi arbëreshët e Italisë (Antonio Bellushi: Argalia ndër tekstet origjinale arbëreshe, Cosenza 1977), Rilindja më 27. VII. 1977.
- Povodom prevoda “Gorskog vijenca” na šiptarski jezik, Narodna armija, Beograd 17. septembar 1953.
Kontribute të vogla profesionale gjeografike:
- Persia – vendi dhe popullsia, Rilindja, 24. II. 1952, Prishtinë.
- Egjipti, Rilindja, 21. II. 1952.
- Tunizia, Rilindja, 28. II. 1952.
- Maroko, Rilindja, 13. III. 1952.
- Algjeria, Rilindja, 23. III. 1952.
- India, Rilindja, 8.V. 1952.
- Indokina Françeze, Rilindja, 21. VIII. 1952.
- Birmania, Rilindja, 27.IX.1952.
- Koreja, Flaka e vëllazënimi, nr. 248, Shkup IV. 1952.
- Kina, Flaka e vëllazënimit nr. 251, Shkup 11. VI. 1952.
- Japonia, Rilindja, 20. VII. 1952.
- “Këtu jemi slloven!” – Reportazh etnogjeografik nga Bregdeti Slloven, Rilindja, 27. VIII. 1959.
Shënime:
- Proizvodnja nafte u Egiptu, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 1, Beograd 1953, 82.
- Gradovi u Kongu, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 1, Beograd 1953, 82-83.
- Nekoliko podataka o posleratnim prilikama Filipina, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 1, Beograd 1953, 77-78.
- Privredne prilike države Misori (Indijska Unija), Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 1, Beograd 1953, 82-83.
- Vinogradarstvo u švajcarskoj privredi, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 2, Beograd 1953, 173.
- Kačan… časopis, Zemlja i ljudi br. 2, Beograd 1953.
- Industrija drveta “ochroma lagopus” U Ekvatoru, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 2, Beograd 1953, 174.
- Plovni kanali u nemačkoj, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 2, Beograd 1953, 173.
- Dve republike Nemačke, Glasnik Srpskog geografskog društva, br. 2, Beograd 1953, 174.
- Zakonik Leke Dukagjina u šiptarskoj tradiciji, Politika, Beograd 14. VIII. 1954.
- Tradicionalno gostoprimstvo kod šiptara, Politika, Beograd 27. V 1954.
- Šiptarska kula u selima Metohije, Politika, Beograd 21. X 1955.
- Šiptarski muzički instrument “ćiftelija”, Politika, Beograd 15. III 1957.
- Poet gjithmonë i pranishëm në zemrat e breznive (Me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së Naim Frashërit), Fjala nr. 12, Prishtinë dhjetor 1970.
- Ivo Qipiko (1867-1923), (Parathënie e shkurtër e romanit të tij Marimangat, të përkthyer shqip). Shtëpia botuese Milladin Popoviq, Prishtinë 1957, 5-8.
- Ivan Cankar (1876-1918), (Parathënie e librit të tij “Shërbëtori Jernej dhe novela tjera”, të përkthyer shqip). Shtëpia botuese Mustafa Bakija, Prishtinë 1956, 5-9.
Libra të përkthyer:
- Vjeti i madh 1941 – Dëshmi letrare mbi kryengritjen në Serbi, Drejtoria e informacioneve e Kryesisë së qeverisë të RP të Serbisë, Beograd, 1950, f. 152.
- I. Cankar – F. Delak, Shërbëtori Jernej (Pjesë teatrale), Progres, Prishtinë, 1949, f. 24.
- Vladimir Majakovski, Lexo e gjezdis Kinë e Paris dhe vjersha të tjera (përkthyer nga E. Mekuli e M. Krasniqi), Drejtorati i arsimit për Kosmet, Komisioni pedagogjik, Beligrad, 1948, f. 73.
- A. S. Pushkin, Përralla mbi gjelin e artë (përkthyer nga E. Mekuli dhe M. Krasniqi), Drejtoratit të arsimit për Kosmet, Komisioni pedagogjik, Beligrad, 1949, f. 27.
- A. S. Pushkin Princesha e shtatë vëllaznit, Mustafa Bakija, Prishtinë, 1952.
- H. Andersen, Borëbardha, (adaptim), Mustafa Bakija, Prishtinë, 1956.
- Ivan Cankar, Shërbëtori Jernej dhe novela tjera, Mustafa Bakija, Prishtinë, 1956, f.186.
- Ivo Qipiko, Marimangat (roman), Milladin Popoviq, Prishtinë, 1957, f. 182.
- Branko Qopiq, Shtëpiza e iriqit, Nova Makedonija, Shkup 1964, f. 60.
- Tregime e vjersha shkrimtarësh maqedonas, Rilindja, Prishtinë, 1962, f. 99.
- Grigor Vitez, Zamarja e shelqes, vjersha për fëmijë, SGB Rilindja, Prishtinë 1960, f. 116.
- Zagorçiq – Hercog, Libri i parë për atdheun, Mustafa Bakija, Prishtinë 1954, (përkthyer bashkë me Adem Bllacën).
- Leon Zhelbnik, Historia e përgjithshme e pedagogjisë, (përkthyer disa kapituj), Milladin Popoviq, Prishtinë 1958.

(17. 04. 1930 - 28. 02. 2005)
Destan Sejdi Bajraktari u lind në Therandë (Suharekë) më 17. 04. 1930 në një familje me tradita të larta atdhetare, ku babai i tij, Sejdi Bajraktari dhe gjyshi e stërgjyshërit ishin prijetarë në luftë për liri të tokave shqiptare nga pushtues të shumtë, si edhe kishin rënë dëshmorë në këto luftëra. Destan Bajraktari ishte i përndjekur politik dhe i atakuar në vazhdimësi nga UDB-ja serbe dhe SUP-i serb në Kosovë. Ishte edhe i burgosur politik prej viti 1959 si anëtar i NDSH-Grupi i Suharekës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, Progjimnazin e Ulët në Prizren, Shkollën Normale në Gjakovë dhe Fakultetin Filologjik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Prishtinë. Është sinonim dhe kurorëzim i traditës atdhetare të familjes së tij dhe ndër intelektualët e parë të komunës së Therandës.
Destan Bajraktari pas kryerjes së Shkollës Normale në Gjakovë në vitin 1949-1950, kthehet në vendlindje, në Therandë, me ëndrrën e madhe të hershme që të bëhej mësues i popullit të trevës së vet. Aso kohe në Therandë dhe përgjithësisht në Kosovë ndihej nevojë e madhe për mësues të diplomuar shqiptarë, por përkundër kësaj Destan Bajraktari kishte pasur probleme të shumta që të punësohej si mësues se “Fronti Popullor” dhe UDB-ja serbe në Therandë i kishin thënë se ishte i familjes nacionaliste. Megjithatë, pas shumë mundimesh, emërohet mësues në Gjimnazin e Ulët të Therandës, më vonë i emëruar si Shkolla Tetëvjeçare “Vllaznim Bashkim”, tani “7 Marsi”, ku jep mësim në klasët e larta, me ndërprerje, deri në vitin 1959. Ishte mësuesi i parë me diplomë në komunë të Therandës dhe ishte një arsimtar i palodhshëm për edukimin e gjeneratave të reja. Vizitonte të gjitha lagjet e Therandës, shtëpi më shtëpi, si edhe të gjitha fshatrat, duke ecur të shumtën e rasteve edhe këmbë, për t’i bindur prindërit për rëndësinë e shkollës shqipe. Fjalët e tij kudo që kishte shkuar ishin respektuar dhe vlerësuar si tepër të nevojshme dhe të rëndësishme. Pasi i kishte bindur prindërit që t’i dërgonin fëmijët (djemtë) e tyre në shkollë, Destan Bajraktari kishte bërë ç’mos edhe për hapjen e internatit në Therandë, ku do të strehoheshin nxënësit e fshatrave për t’u shkolluar. Rëndësi e veçantë për Destan Bajraktarin kishte qenë edhe përfshirja e vajzave shqiptare të trevës së Therandës në shkollë, jo vetëm deri në katër klasë, por edhe në tetëvjeçare e edhe më lartë. Ishte angazhuar dhe kishte arritur që t’i përfshijë në klasën e pestë të gjitha vajzat e Suharekës, që e kishin kryer klasën e katërtë, si edhe ato të fshatrave. Si njeri i ngritur ishte i vetëdijshëm se pa arsimim të femrës shqiptare nuk do të ketë as përparim të kombit shqiptar, duke thënë se përkushtimi për komb e atdhe është edhe shkollimi i vajzës shqiptare. Mbi bazën e kësaj Destani më vonë do ta shkruajë edhe poemën: “Mos i pengoni shqipet tona”, ku e porosit popullin e vet që të mos përdorë dhunë mbi dhunë, se dhuna është e keqe dhe na kthen në kohë të mungëta si popull.
Suksesi i Destan Bajraktarit në zhvillimin e procesit mësimor dhe aktiviteti i gjithmbarshëm i tij me popullatën shqiptare kishte filluar që ta pengojë udhëheqjen serbë në Therandë. Në një rast Jova Shotra, funksionar i lartë i Kosovës së atëhershme (Krahinor) i kishte thënë në Komitetin Komunal të Therandës, si në të ngërmuar Destanit, se: “Kush je ti bre që po mundësh që të keshë më shumë sukses në masë se sa komunistët e mij?!” Kur Destani i kishte thënë se komunistët e tu po të shërbejnë ty e jo popullit të vet, Jova gati ishte çmendur dhe për këtë edhe e kishte përcjellë tërë kohën përmes agjentëve të vet, që ta njollosnin dhe ta keqtrajtonin. Kësisoj, për virtytet e vazhdueshme atdhetare, arsimore, folklorike dhe shkrimore regjimi totalitar serb në Kosovë e shpall person të rrezikshëm dhe pas shumë përgjimesh sekrete edhe e burgosin më 1959, duke e dënuar me 5 vjet e gjashtë muaj burg. Gjatë burgosjes, pos maltretimeve të shumta fizike e psiqike që ia bëjnë, ia marrin edhe bibliotekën personale shumë të pasur, por edhe të gjitha shënimet folklorike prej dhjetëra fletoresh, si edhe tri fletore të mëdha me shkrime poetike. Pas daljes nga burgu Destan Bajraktari ishte sërish në një lloj burgu tjetër, se lëvizjet e tij ishin shumë të kufizuara dhe të pëcjella vazhdimisht nga UDB-ja dhe nga SUP-i serb në Therandë. Torturimet e vazhdueshme psiko-fizike serbe ndaj tij si intelektual dhe si shqiptar nuk do të pushojnë asnjëherë gjatë gjithë jetës së tij, se:
- Nuk e pranojnë në punë në vendlindje dhe as kurrkund në Kosovë dhe për një kohë të gjatë mbetet pa punë, që ishte një goditje shumë e rëndë për të dhe për familjen e tij.
- Që të mos dorëzohej para vështirësive të shkaktuara, por edhe për shkak të kushteve ekonomike, detyrohet që të kërkojë punë në Maqedoni. Atje shkon ilegalisht në gusht të vitit 1963, pas termetit të madh në Maqedoni, ku do të punojë një vit si mësues në Draçevicë dhe tri vjet në fshatin Krushopek të rrethit të Shkupit.
- Pas rënies së Rankoviqit Destani kthehet sërish në vendlindje dhe mezi që e pranojnë në punë në vitin 1967 si arsimtar i gjuhës shqipe në Duhël të Therandës, ku punoi dy vjet.
- Në vitin 1969, pas shumë peripecive, punësohet në Shk. Fill.“Emin Duraku“ të Prishtinës, ku edhe ishte vendosur me familje. Pranimi si mësimdhënës në këtë shkollë e ka historinë e vetë të konsideratës dhe të sakrifices së madhe që kishte bërë kolektivi i respektueshëm i kësaj shkolle në krye me drejtorin e shkollës, Habib Berisha.
- Më 1973, me “Letrën e Byros Ekzekutive dhe të shokut Tito” organet partiake në pushtet e largojnë nga procesi mësimor si “të papështatshëm“ për edukimin dhe arsimimin e brezit të rinjë. E caktojnë bibliotekar në të njëjtën shkollë, ku do të punojë deri në pensionimin qëllimisht të parakohshëm, më 1991. Më 28. 04. 2004, drejtoria e Shk. fill. “Emin Duraku” Destan Bajraktarit i ndanë: Mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim.
- Mbi 30 vjet u përballë edhe me sëmundjen e diabetit, shkaktuar nga torturimet e tmerruese nëpër burgjet serbe.
MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE
Më 17. 02. 2014, në vazhdë e aktiviteteve për shënimin e gjashtëvjetorit të pavarsisë së Kosovës, Presidentja Atifete Jahjaga e dekoroi atdhetarin, profesorin, folkloristin dhe poetin Destan Sejdi Bajraktarin me dekoratën
MEDALJA PRESIDENCIALE E MERITAVE.
Veprimtaria folklorike e Destan Bajraktarit:
- Destan Bajraktari është folkloristi i parë i anës së Therandës dhe i pari në trevat shqiptare në mbledhje të fjalëve të urta dhe të thënieve popullore.
Me një punë të tillë ishte marrë që nga viti 1950 dhe ka shënuar materiale të ndyshme të folklorit tonë burimor, por fatkeqësisht organet policore serbe, me rastin e burgosjes ia kanë marrë dhjetëra fletore dhe ia kanë zhdukur. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe gjatë luftës tremujore të vitit 1999 në Kosovë, kur ushtria serbe e kishte bërë shtab ushtarak shtëpinë e tij në lagjen “Taukbahqe” në Prishtinë, dhe ia ka zhdukur bibliotekën dhe shtatë përmbledhje folklorike në dorëshkrim.
- Në shenjë nderimi për punën me përkushim në folkloristikën shqiptare Destan Bajraktari është pranuar anëtar i rregulltë i Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës që nga viti 1983-1984.
Destani i botoi me mjete të veta financiare këto vepra folklorike:
- “Fjalë të urta dhe thënie popullore–Shënuar në Podrime”, 1974 (10.905 njësi)
- “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqipe”, më 1994, me 42.525 njësi
- “Këngë popullore vajzash", botuar më (2001)
Këto përmbledhje folklorike janë margaritar të folklorit tonë të pasur dhe burimor, që nuk e kanë as popujt e mëdhenjë me tradita shumëshekullore shkrimi. Ky material, për kohën kur është botuar ishte më vuliminozi dhe më i pasuri se e gjithë lënda e traditës sonë folklorike që nga koha e Frano Bardhit më 1635.
- Ishte edhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik që nga themelimi i tij më 1953, ku kishte dërguar material të shumtë foklorik, me dhjetëra fletore shumëfletëshe të shkruara të gjitha me dorëshkrim të lexueshëm dhe të bukur.
Destan Bajraktari ka në dorëshkrim poezi, anekdota, fabula, tregime dhe fjalor fjalësh të rralla, që presin dorën e mbarshtrimit dhe të botimit të organizuar institucional. Edhe librat e botuara të tij presin ndonjë ribotim të mundshëm, gjithashtu institucional, pasi të gjitha janë të botuara me mjete financiare vetanake të autorit.
Përmbledhja “Këngë popullore femrash - shënuara në Karshijak të Maqedonisë” dhe përmbledhja “Tregime popullore–shënuar në rrethin e Suharekës” e kanë fituar shpërblimin e dytë në Konkursin Letrar të Institutit për Folklor të Maqedonisë.
Destan Bajraktari ka shkruar edhe tekste shkollore, si “Fletorja ime e punës për kl. e IV ” (1972), (bashkautor me Habib Berishën).
- Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Është anëtarë i Shoqatës Mbarkombëtare të Shkrimtarëve për fëmijë, në Tiranë, me nënshkrim të Odhise Grillos.
- Destan Bajraktari ka mirënjohje të shumta për kontributin e dhënë në arsim, në forklor, dhe në letërsi.
Theranda e nderon postmorrtum Destan Bajraktarin
Në shënim të ditës së çlirimit Theranda e nderon postmorrtum me
1. Mirënjohje për kontributin e dhënë në folklor (2006)
2. Mirënjohje me titullin më të lartë: Emblema e artë për vepër jetësore (2010).
- Në vitin 2010 Komuna e Therandës (Suharekës), një shkollë të re në Therandë e emëron: Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Destan Bajraktari”
Veprimtaria poetike e Destan Bajraktarit
- Destan Bajraktari radhitet ndër poetët e parë të Kosovës, që shkroi volume të tëra librash me poezi sonetike, që janë si krijimtari e rrallë dhe e vështirë në letrat shqipe. Të gjitha vjershat e tij për të rritur janë me përmbajtje të kuptueshme për çdo lexues dhe me stil e me fjalor të afërt. Shkroi edhe shumë vepra poetike për fëmijë
Nga veprimtaria poetike Destan Bajraktari i ka të botuara 32 vepra për të rritur dhe për fëmijë, me motive patriotike, shoqërore, sociale, dashurie etj.
Veprat e botuara për të rritur (sonetë) janë këto:
- “Përmendore të së kaluares” (1994)
- “Lule e gjemba“ (1994)
- “Përpjekjet tona“ (1995)
- “Ndodhi në stuhi” (1995)
- “Vlime e qëndrime” (1995)
- “Brengat e jetës” (1996) “ (1996)
- “Koha e bënë të veten“ (1997)
- “Ngjarje të paharruara“ (1997)
- “Qëndresa” (1998)
- “Gardhina” (1996)
- “Trimat i nxjerrë koha e vet“ (1998)
- “Drita ka nisur të dale” (1999)
- “Shqiponjat hapën krahët” (1999)
- “Të përzënët“ (2000)
- “Trojet e rrënuara” (2000)
- "Qiell pa diell” (2000),
- “Trysni e paparë mbi kombin shqiptar“ (2002)
- “Ardhacakët e ikur“ (2003)
Veprat e botuara për fëmijë janë:
- “Ecje dhe ngecje nëpër shtigje” (1999)
- “Zemrat e shqetësuara“ (2000)
- “Lazdrimet fëmijërore“ (2000)
- “Shfaqja e madhe në pyje e livadhe“ (2000)
- “Zërat e këndshëm“ (2001)
- “Lulet e kopshtit tim" (2003)
- “Sythat e çelur" (2003)
- “Lulet e njoma" (2004)
- “Mali nga i cili rrjedh uji në dy dete“ (2004)
- “Gjëra të ngjara dhe të pangjara“ ( 2004)
- “Këndon bilbili“ (2004)
Duke iu referuar fjalëve të ish kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, z. Adem Gashi, me rastin e mbledhjes komemorative për vdekjen e Destan Bajraktarit, më 28. 02. 2005, po citojmë: “ Destan Bajraktari shkroi aq vepra, sa kishte edhe vjet “.
Kontribut të theksuar Destan Bajraktari ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve dhe të hasmërive të shumta ndër shqiptarë.
Destan Bajraktari vdiq, në Prishtinë, në moshën 75 vjeçare nga një sëmundje e rendë.
(16.10.1950 - 31.12.2013)
Riza Xhevat Lahi ka lindur në Shkodër në 16. 01. 1950. Për 30 vjet ka shërbyer si pilot në Forcat Ajrore, gazetar në shtypin ushtarak, si dhe pranë zyrës së OSBE - së në Tiranë. Përveç çmimeve letrare të fituara në nivele të ndryshme në Konkursin Kombëtar 1994 ka fituar çmimin e parë të letërsisë për fëmijë. Pjesë nga veprat e tij janë botuar në SHBA, Greqi, Rumani, Maqedoni, Kosovë, Iran, dhe së fundi në Indi. Lahi është anëtar i Shoqatës Botërore të Poetëve.
Shkrimtari Riza Lahi ka ndërruar jetë në vitin 2013.
Veprat e botuara
Tregime, përralla për fëmijë:
- “Legjenda e Zerdelisë”, 1985
- “Ledia në një natë me hënë”1995
- “Aventurat e rosës Monda” ( Shqipërim nga E. Bosse) 2001
- Vëllime me poezi gërshetuar me tregime
- “Kosova, e fejuara ime”,1994
- “Drenica, qeleshja kosovare”, 1998
- “Trëndafilë”1996
- “Trëndafila nga Tirana”2009
- “Hannibal Antes Portas” – poems and stories in English and 8 other languages – Tirana, 2011
Tregime
- “Ëngjëjt me krahë duralumini”,2000
- ”Fluturime mbi qilimin persian”1998
- “Nën hënën e Ulqinit”,2001
- “Ylli që sheh mbi sheshin “Skënderbej”2001
Romane
- “Të shtunën në mesnatë në një yll”, 1997 – roman për fëmijë
- “Vorri I Ashikut”, në katër volume - 2005
- “Serenatë korçare në Nju Jork” 2009
Poezi nga Riza Lahi
MOJ NËNË
Moj nënë, shpesh më thua: “Po, lëri tash vjershat
Po lodhesh, dëshpërohesh, s’tu botua asgjë!”
Po, prap rri me mua dhe me llampen e ndezur
Tek grindem me vete gjer më dymbëdhjetë a më një
Kur nxitoj për shkallësh drejt marrshimeve të gjata
Lehtë – lehtë , si mbaron tëra punët e shtëpisë
I mbledh fletët e mia të shkruara e të bardha
Dhe lehtë i ujdisë tek syndyku i nusërisë
1971, Shkodër
PEISAZH NËN KALANË E SHKODRËS
Rrjedh Buna, rrjedh ëmbël, rrjedh shtruar, menduar
Drejt gjoksit të leshtë të Drinit të rrëmbyer...
Një vajzë me buzën e lehtë të Mona Lizës
Nga libri i saj një faqe ka kthyer
Pulëbardhat i sillen përqark dhe asaj
Dhe Bunës, që plagë po më çelin pa faj...
Dhe Bunës... Ky Drini për beli përfshin
Stolirat dhe ojnat vajërore të saj.
Si plagë trëndafilash këto buzë buzë Bunës...
Ç’lexojnë mbi libër këto vetulla si shtiza?
Mes lotëve të shelgut i heshtur rri unë
Mes lotëve të shelgut buzëqesh Mona Liza.
Po, kush do t’i puthë pa i vrarë ato buzë
Fare lehtë...sa një fllad...jo si Drini lugat
Por ...vajza me dorë thërret djalin e saj
Dhe Buna shkujdesur po shkon për në shtrat.
Këto plagë, pse m’i çelën dhe vajza dhe Buna
Pyes vete dhe buzën kafshoj gjer në asht...
Pulëbardha krahëbardha fluturojnë drejt bedenave
Zemërbardha kridhen në qiellin e lashtë...
1980
ÇFAR MË KA MBETUR NGA SHKODRA IME
Të vetmet që më mbetën nga Shkodra ime
Janë këto këngë
Këto shkodranet e mia të gjalla,
të bukura dhe që ecin duke spërdedhur belin
Si një grup biblilash pylli.
Këto këngë
që vijnë që nga blirët e gjimnazit,
piaca, vështrimet e ngulura te një dritare
dhe më rrëmbejnë nga kthina ime ku shkruaj....
Nisem për Shkodër.
Askush nga këta djem nuk e di se kam qënë dikur si ata
Se e kam dashuruar para tyre ”Motrën Tone”;
Para tyre si i çmëndur
Kam ndënjur me orë të tëra pa u ngirë para saj
Ata flasin për sex ndërsa
Para tyre shkojnë vajza gjysëm të çveshura
Ata se dijnë se i gjallë në botë
nuk kisha ardhur këta çaste nëpër Shkodër
Po të mos më rrëmbenin këto këngë
Që rinia ka nisur t’I harrojë
Të harrojë edhe Motrën
Që unë e kundroja me orë të tëra
Megjithse ajo ishte e mbuluar
Po plot zjarr
Si shkodra ime
E cila nuk e di
Përse më rri kaq larg
Dhe këto lotë që vijnë qënga rinia ime.
28 tetor 2010
NËNA IME
Të lutem
Rro edhe pak
Se ndryshe
Sa herë të shfaqem
Te ura e Bahçallëkut
Ajo do të tronditet shumë
Unë do të përkulem mbi ujrat e Drinit të shpërlaj lotët
Rozafa
Do të më shikojë akoma më shumë me dhimbje
Ajo është mësuar të më shikojë duke qeshur
Duke kënduar mbu urë
Duke llustruar këpucët, duke fshirë pluhurin, duke u krehur
Para se të hyj në qytet
Rro edhe pak nëna ime
Që unë të jem ende djalë shtëpie përmbi këtë urë
Jo mysafir i largët
I largët dhe i përlotur.
Shkodër - Tiranë, 20 - 21 mars 2010
DASHNORI I PERANDORESHËS
Ua, sa pyll pafund i mrekullueshëm
Me kurorat si kodrina prej kaçurrelash të blerta
Si dashnor për të cilin bëjnë një kompromis të heshtur dhe të prerë
Bota ajrore
Dhe bota e ujrave.
Para pak muajsh dielli
më kot i dërgonte poezi dashurie
mes rrezeve
qënga kangjellat me dry të reve të shiut.
Para pak muajsh ka qënë në perandorinë e ujrave
në shoqerinë e cironkave, mëlyshëve, gjucave, krapuliqëve, bretkockave
mes të fshehtave,
intimiteteve,
kërcënimeve,
premtimeve,
thithjeve,
puthjeve,
epsheve
të perandoreshës së ujrave
perandoreshës që e mbante ditë e natë shtërnguar mes kofshëve...
Sa puhizë e ëmbël ajore
nën këtë blerinë pyllnajore!
Gardalina - cicërojnë papushim
Dallandyshe - koloviten dhe këndojnë
Lejlekë si kajmaklie
sipër ... nëpër
kaçurrelat e dëndur si t’ia ketë dhruar ndonjë oaz nga orienti;
flutura...fluturaaaaa...fluturafluturaflutura....sidomos flutura të kaltra
si dhurata mëngjesore nga qielli i këtij agimi
Por do te vijë perandoresha sërish!
Do të vijë me taborret e reve të zeza
me tamtamet e luftës së bubullimave
e etur për dashuri
do vijë perandoresha e ujrave
për ta futur në kështjellën e saj këtë pyllnajë
për ta shtërnguar fort
mes krahëve të saj
mes gjirit të saj
mes kofshëve të saj
rretheqark duke u sjellur si eunukë
cironkat, mëlyshët, gjucat, krapuliqët, bretkockat
dielli do të struket pas reve duke i shkruar poezi dashurie papushim
lejlekët, dallandyshet do të kenë ikur përtej….
Përmbi këto kurorëza
duke prekur me pendë ujrat
do të sillet plot guxim
zogu me i shëmtuar i dheut
dhe më besniku
trumbcaku....
Tiranë, 30 korrik 2010 - liqeni artificial, shtëpi
QENTË E RRUGËS
Sa më vëjn keq për qentë e rrugës
Janë më shumë se sa duhet të edukuar
Ta lirojnë rrugën si njerëz
Të shikojnë me sy fëmije
Nuk lehin kurr
I ka edukuar e njëjta dorë
- rruga tmerrësisht jo livadhore e kryeqytetit.
Ata iu qahen me sy, me të lutur
Qenëve që shëtitin me qafën me zinxhirë
Që e kanë një strehë dhe ushqim
Por dhe n jë oborr për të lehur
1 – 2 shtator 2010 , ora 05 e mëngjesit,
ndërsa këndon hoxha jacinë e syfyrit, Shkodër
REJA ISLANDEZE
DHE UJRAT NË SHKODËR
Qielli i botës
Kërcënuar ngado prej resë
Që nxorën nga dhimbja e tmerrëshmë dherat
Atje
Por ujrat e Shkodërs sime janë zbukuruar
Nga sytë e kulluar të pranverës
A thua i dhimbset Shkodra kësaj pjelle të egër të nëntokës?
Apo ka rënë në dashuri
Në një dashuri platonikë
Siç bijnë përbindëshat?
PILOTËT E VJETËR
Hodhën nga një grusht dhe në varrrin e hapur
ku qanin të gjithë.
Iu afruan të heshtur tavolinës së mortit.
U ulën
Pikëlluan ca
Pinë dhe nga pakëz raki
Dhe bënë shaka.
Kishin luajtur me vdekjen tër jetën.
Unë ua njoh të gjithëve:
Mëritë,
Djallëzitë,
Modestitë,
Egoizmin,
Pisllëqet,
Furinë,
Plogështinë
Fuqinë
Dobsinë
Të qeshurat
Lotët
Që të gjithë këta
E patën një të dashur
Që i treguan gjithëçka
Që i falën gjithëçka
Që i qeshën gjithëmonë
Që nuk e tradhëtuan kurr...
Hapsirën mbi atdhe.