Opinion nga Bedri TAHIRI
Kurrë, madje as në ëndërr, nuk më ka vajtur mendjeshkreta që etninë tonë të stërlashtë do ta kaplojë një zbehje e tillë. Jo, jo, kurrën e kurrës. Çudi, është zbehur deri në çoroditje çdo gjë kombëtare: tradita, kultura, gjuha, historia, flamuri, atdhedashuria, besnikëria, bujaria, sinqeriteti, burrëria, mikpritja, trashëgimia...
Medet, medet, sa keq! Katandisje fare, ore të keqen vëllai, sa të vete për t’ia plasur vajit me lot curril. Mjerim e shkuar mjerimit.
Vallë, rilindësit tanë mendjendritur qenë profetë apo ne kemi ngecur në mendësinë parashekullore! Shkrimet e tyre brilante, pikërisht si të hartoheshin sot. Aktuale dhe përkatëse.
Të kujtojmë Konicën me epitafin e tij propozuar për Shqipërinë: “U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…”.
Të kujtojmë edhe Gjergj Fishtën, i cili zemërplasur konstatonte:
“Sod ma shpejt nji thes me pleshta
Ti ban bashkë se dy shqiptarë”
Mos ta harrojmë as vlonjatin e butë e suptil, Ali Asllanin, i cili, kur i erdhi në fyt, u hakërrua, duke klithur:
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa, mbushni arka
Të pa brekë ju gjeti dreka, milioner ju gjeti darka!
E po, më thuaj, ku të nisim e ku të sosim?
Ku të duash, ore jahu, njësoj e ke. Një zbehje e trishtë që nga fillimi deri në fund, që nga heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu e deri tek komandanti legjendar, Adem Jashari. Harrim, mohim, injorim, mospranim apo ku ta dish?!!!
Andaj, edhe nuk ka nevojë të lodhemi shumë. Mjafton të ndalojmë tek më e afërta, te lufta jonë e fundit, tek e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kjo forcë e shenjtë çlirimtare, si formacioni më i organizuar historik gjithëkombëtar, sa shpejt zu të zvetënohet e të ecën në vazhdën e një revolucioni që i ha bijtë e vet. Dorën në zemër, e keqja i erdhi më shumë nga vetvetja se sa nga të tjerët. Sa nga padija aq nga babëzitja e ca krerëve të saj, u bë mishmash i vërtetë. Obobo, ç’paradokse: vlerat u zëvendësuan me antivlera, trimave ua zunë vendin frikacakët ikanakë, luftëtarët u përzunë nga sehirxhinjtë, të diturit u mohuan nga mediokritetet, largpamësit u izoluan nga miopët, madje, herë-herë, edhe heronjtë mëtohet të përbaltën. Një realitet që u dëshmua e u zezua me listat e veteranëve...
Sado që është për të të ardhur inat e për të plasur nga marazi, duhet pranuar vlerësimet e të tjerëve për ne. Ato janë të shumta, por më kanë ngelur në kokë thëniet e dy ish gjeneralëve të NATO-s, njëri amerikan e tjetri francez.
I pari, ende pa u çliruar Kosova, në përvjetorin e parë të Epopesë jashariane, në marsin e vitit 1999, derisa e shfletonte librin tim të posa dalë “Adem Jashari- legjendë e legjendave” në Prekaz, më thotë: “Ju si populli më i lashtë evropian, ma thotë mendja, keni ngelur këtu ku jeni, edhe për këtë arsye: Mohimin e brezave”. Pa, pa, pa, seç më gici thellë në shpirt. Ashtu ishte, ore derëzinj, secili brez që vinte e shqelmonte tjetrin në stilin; historia nisi me mua!
I dyti, një francez, duke bërë një kontrollim rutinë në shtëpinë time në Galicë, gjegjësisht në bibliotekë, ku piromanët karpatianë m’i kishin djegur rreth katërmijë libra, pasi ia dhurova një libër për heronjtë e luftës së UÇK-së, më tha: “Ju shqiptarët e sotëm i paskëshit të gjitha, por një gjë po u munguaka: Atdhetarizmi!”
Hajde botë, hajde! Ashtu e kanë të huajt, të mbajnë ligjërata për internacionalizëm e globalizëm, a vetë qëndrojnë këmbëkryq mbi nacionalizmin e tyre.
Dhe, ato nuk donin komente.
Ama, një si kambanarë po vringëllinë mbi kokat tona: O Popull, këndellu, merre të mbarën, atë që ke pasur denbabaden dhe qëndro vertikalisht përballë çdo shëmtie që bie ndesh me SHQIPTARIZMËN.
Galicë, më 28 Qershor 2016
Dienstag, 5. Juli 2016
Sylë Mehmeti, atdhetar i shquar i Rugovës.
Shkruar nga Zymer Ujkan Neziri
(1913 – 1990)
Sylë Mehmeti, ndër personalitetet më të njohura të Rugovës, nga Rilindja Kombëtare e këndej, lindi më 1913 në Shtupeq të Madh, në lagjen Kuklecaj. Pak para lindjes së tij, në tetor 1912, u sulmua Kosova dhe u pushtua edhe Rugova nga Mali i Zi. Pas rënies së Kolashinit e Beranës dhe luftimeve në Çakorr e Mokna, qëndresa e fundit kundër gjeneralit Vukotiq u bë në Shtupeq, në vendlindjen e tij. Aty pati luftime të përgjakshme, ku dhanë jetën 50 dëshmorë. Pas Rugovës ra edhe Peja e Gjakova. Filloi terrori, çarmatosja dhe ndërrimi i fesë, me urdhër të mbretit Nikollë. Edhe Kuklecajt pësuan keq. U pushkatuan disa burra të shquar të kësaj vëllazërie të Nikçit.
Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në vjeshtë 1918, Mali i Zi me Serbinë e sulmuan përsëri Rugovën dhe viset e tjera shqiptare. E Rugova, si gjithmonë, rezistoi prapë me armë në dorë, disa muaj, deri në shkurt 1919. Sylë Mehmeti, si edhe brezi i tij, që ishin me fat dhe shpëtuan gjallë, e përjetuan rëndë luftën, sidomos masakrën e shkurtit 1919, te Hani i Isufit. Aty u vranë dhe u dogjën edhe shumë gra e fëmijë nga ushtria e Malit të Zi dhe e Serbisë. Rikthimi i këtyre pushtuesve i kushtoi shumë krahinës së Rugovës. Ranë rreth 500 dëshmorë e martirë, kurse shtëpitë u plaçkitën dhe u dogjën. Keq kaluan edhe Kuklecajt, se patën shumë të vrarë. Një grusht i rëndë për Sylën e për Rugovën qe edhe vendosja e dhunshme e kolonëve sllavë në vendlindjen e tij.
Shkollimin fillor, Syla e kreu në vendlindje. Për çështjen kombëtare u përcaktua që nga rinia e hershme. Familja e tij ishte dëshmuar edhe në Rilindjen Kombëtare dhe në Betejën e famshme të Nokshiqit, më 1979, për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë nga pushtimi i Malit të Zi.
Ndërmjet dy luftërave botërore, Sylë Mehmeti pati respekt të madh ndaj dy udhëheqësve rugovas të rezistencës kombëtare dhe të bashkimit kombëtar, Ker Sadria e Sali Rama, kurse Jashar Haxha i Drelajve u bë sinonim i luftëtarit të lirisë, më 1921, që luftoi me një ushtri, duke mbrojtur nderin e familjes dhe nderin e Rugovës. Në vitet ’30, në Rrafshin e Dukagjinit, u bënë të famshëm edhe Rexhep Sokoli e Selman Kadria, që e forcuan rezistencën kombëtare kundër robërisë.
Sylë Mehmeti në Luftën e Dytë Botërore
Gjatë Luftës II, Syla veproi aktivisht në mbrojtjen e kufirit nga Mali i Zi. Në prill 1941, kur ra Jugosllavia e Parë, u formuna 6 grupe të armasoruara, njësi lufte me nga 100 luftëtarë, për mbrojtjen e kufirit të Rugovës nga sulmet e çetnikëve dhe të partizanëve të Malit të Zi. Komandant i përgjithshëm ishte Zhukë Haxhia i Stakajve, nip i Çelë Shabanit të njohur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse Rizë Zymeri i Koshutanit, nga dera e Zhuj Selmanit të famshëm, ishte komandant politik. Sylë Mehmeti u rreshtua në grupin e pestë, të cilin e komandonte Haxhë Mustafa, kushëri i tij. Në Mokna Syla u plagos. Mori pjesë edhe në Luftën e njohur të Pazarit të Ri.
Pas Luftës II, Zhuka ishte kryetar i Rugovës, por shkurt, e pastaj Syla u bë kryetar në vend të tij dhe u përpoq për mbrojtjen e krahinës së Rugovës nga masakrat e reja të brigadave partizane dhe të pushtetit, pas pushkatimit të shtatë burrave në lagjen Nilaj të Shtupeqit të Vogël. Syla kreu detyrën e kryetarit të komunës, por punoi fshehurazi edhe në lëvizjen e rezistencës dhe në NDSH. Syla ishte edhe kryetar i Komitetit të Nëndegës së NDSH-së. Mori pjesë edhe në Kuvendin e NDSH-së në fshatin Nakëll, afër Pejës, dhe ishte ndër organizatorët kryesorë të tij.
Në krye të Komitetit te NDSH-së në Rugovë
Imer Berisha, kreu i NDSH-së, që vepronte në Pejë, sipas Isuf Dashajt, u takua me Sylë Mehmetin në mars 1947 dhe ia paraqiti materialin e KQ të NDSH-së. Syla mori përsipër formimin e Nëndegës, e formimi u realizua më 17 maj 1947. Syla zgjidhet kryetar i Komitetit të Nëndegës së Rugovës, ku anëtarësohen 43 rugovas. (Mehmetaj 2016:176, 259). Nëndega ka pasur për detyrë ta bëjë edhe mobilizimin e popullatës, në rast nevoje. Qëllimi: bashkimi me Shqipërinë. Syla u betua se po ra në burg, përgjegjësinë e merr mbi vete. Gjatë hetuesisë nuk i tregoi shokët.
Në burgjet jugosllave nga marsi 1950
Sylën e burgosin në Pejë, në mars të vitit 1950. Në atë kohë ranë në burg edhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare nga Rugova e Peja me rrethinë, të profesio-neve: nëpunës, mësues, hoxhë, bujk, punëtor, zejtar. Sylën e gjykuan në shtator 1950, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, për ”veprimtari kundër popullit e shtetit”, e dënuan tetë vjet, e bashkë me të u dënuan edhe Kurtesh Basha, Rifat Nushi, Ramë Hajredini, Gani Kastrati, Sylë Shala, Salih Kelmendi, Bekë Tafili, Ali Gashi, Sali Hasani, Fatmir Goranci, Mehdi Kryeziu, Sami Peja, Brahim Meta, Musë Gjuka, Faik Basha, Ramë Maloku. (Keçmezi-Basha 2009:148-149). Dënimin e kreu në Burgun e Nishit, me hetime të gjata, tortura të rënda e izolime. Sipas Zymer Sylë Mehmetit, tentojnë edhe ta vrasin, madje, në korrik 1952, dërgojnë telegram në familje se Sylë Mehmeti ka vdekur. Pas dy muajsh, në spital, i rikthehet jeta, por hetimet e torturat nuk ia ndalin. Ia ndalin edhe vizitat për tri vjet, e më 1955 prapë e sjellin buzë vdekjes. Për 6 vjet në Nish ka pasur vetëm tri vizita. (Mehmetaj 2016:197). Pas tetë vjetësh Syla u lirua, por e riburgosin në dhjetor 1958, duke e konsideruar si të papërmirësueshëm. Edhe dy vjet i kaloi në Goli Otok, në burgun famëkeq, pa vizita, e sipas Istref Zenelit e Cufë Sokolit, aty vuajti dënimin së bashku me atdhetarët e njohur: Zhukë Haxhia, Sali Rama, Haxhë Keri, Bajram Haxhia, Bajram Rama, Rexhep Taku, Arif Reku, Azem Jakupi, Ali Hysi, Cenë Ujkani, Selim Rrustemi, Ramiz Rexha, Adem Arifi, Arif Ramadani, Nezir Hoti, Isuf Dellova, Zenel Kabashi, Zekë Bajraktari etj. (Mehmetaj 2016:240, 304). Syla në burgje u bë sinonim i burrit se si ruhet dinjiteti njerëzor e kombëtar. Qëndresa e tij ishte e jashtëzakonshme. Ishte aq i pathyeshëm, sa u bë shembull se si ruhet dinjiteti njerëzor e kombëtar.
Sylë Mehmeti pas burgut
Edhe pas burgut, Sylë Mehmeti konsiderohet simbol i qëndresës në Rugovë, në Pejë dhe në Rrafsh të Dukagjinit. Ai ishte shëmbëlltyrë atdhetare e brezit 1968 të Isa Demajt, e brezit 1981 të Ali Lajçit dhe e brezit të luftës 1997-1999. Në këtë luftë mori pjesë e tërë familja e tij. Në brigadën 136 “Rugova” pati dy djem, Zymerin e Mehmetin, e dy nipa, Ilirin e Arbanin. Edhe dy djemtë e tjerë, Brahimi e Rexhepi, që u vranë afër Kukësit, nga vrasës ende të panjohur, në gusht 1999, e ndihmuan luftën nga mërgata. Brahimi, pjesëtar i brezit 1981 dhe i burgosur politik, mori pjesë edhe në Luftën e Koshares dhe për kontribut të dalluar në këtë luftë u shpall dëshmor.
Atdhetari Sylë Mehmeti vdiq më 4 shkurt 1990 dhe u varros në Pejë me nderime të mëdha. Në përvjetorin e vdekjes u përkujtua sivjet në Pejë, më 4 shkurt, nga Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës. Salla ”Istref Begolli”’ ishte e stërmbushur. Nga brezi i tij i të burgosurve politikë ishte i pranishëm edhe atdhetari i njohur dhe profesori universitar Hajrullah Gorani, veprimtarë të brezave ’59, ’68, ’81 dhe të brezit të UÇK-së. Në këtë akademi përkujtimore, e drejtuar nga veprimtarja e njohur Fetnete Ramosaj, folën Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës, Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës, prof. dr. Lush Culaj, recensues, dhe Shefqet Kelmendi, bashkëpunëtor. U përurua edhe monografia për Sylë Mehmetin, e autorit Faton Mehmetaj, u shfaq filmi dokumetar i Fatos M. Lajçit dhe u hap ekspozita e fotografive.
Për Sylë Mehmetin, në vjeshtë 2015, nga Këshilli Organizues i shënimit të përvjetorit të tij, u dërgua propozimi në Presidencat tona shtetërore në Tiranë e në Prishtinë, për dekorimin e tij për veprimtari atdhetare, me arsyetimin se Sylë Mehmeti është ndër burrat më të shquar të Kosovës në gjysmën e dytë të shekullit XX.
Marrë nga gazetadielli.com

Montag, 18. April 2016
Arben Kondi
![]() |
| Arben Kondi |
SHKRIMTARI QE ECEN NE RRUGEN E RILINDASVE
(Po kush është Arben Kondi, ky autor i heshtur, fjalëpak e punëshumë?!)
Arbeni lindi më 19 qershor të vitit 1959, në qytetin e Tiranës, në një familje me rrënjë të thella kombëtare. Me origjinë është nga Çamëria, nga fshati Shalës e Markat i Konispolit (Sarandë), pra nga ajo pakëz Çamëri që i mbeti atmëmëdheut tonë pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Tiranë. Të mesmen në gjimnazin “Sami Frashëri”. Pikërisht në këto vite zënë fill edhe botimet e para të tij si në gazetën “Zëri i Rinisë”, “Drita” apo në revistën “Nëntori”. Në vitin 1979, shtëpia botuese “Naim Frashëri” boton antologjinë poetike “Këngët e para”, ku përfshihet edhe një cikël i plotë prej poetit të ri. Në mesin e viteve tetëdhjetë, pasi kryen studimet për Gjuhë-Letërsi punon si gazetar në Radio Televizionin Shqiptar. Për afro dy vjet përgatit “Radiorevistën letraro-artistike”, një emision ky që i jep mundësinë të njohë nga afër shkrimtarë dhe artistë të shumtë shqiptarë. Qysh në ato vite, një hapësirë të ndjeshme në këtë emision zë edhe letërsia e Kosovës, me Mekulin e madh, Podrimen etje. Por emërimi, për shkaqe biografie, nuk iu bë asnjëherë. Kështu që, në shtatorin e vitit 1986, dërgohet të punojë si mësues në malësinë e Tiranës. Atje qëndron katër vjet.
Në vitet e demokracisë, Arbeni shihet të angazhohet në shtypin e kohës si në gazetën “Rilindja Demokratike”, “Republika”, e në mënyrë të veçantë në atë “Çamëria”. Arben Kondi, tok me intelektualë të tjerë të njohur çamë si Abaz Dojaka, Bashkim Kuçuku, Ballkize Halili, Arshi Rexha, Enver Kushi, Petrit e Ilmi Kasemi, Laurant Bicaj, etj., është një ndër krijuesit e parë të kësaj gazete.
Në vitin 1994, pas një eksperience të vyer në botën arbëreshe, përkthen dramën “Fluturim i kobshëm” të shkrimtarit Luigji Skarpeli, me motive nga legjenda e njohur shqiptare “Kostandini e Doruntina”, Arben Kondi do botojë vëllimin poetik “Takim dashurie”.
Në vitet e para të demokracisë, realizon edhe ëndrrën e tij të kahershme për të vizituar Çamërinë e përtej kufirit. Mbresat që i la vendi i origjinës do t’i hedhë në librin “Rikthim në Çamëri”, që do të njohë plotë dhjetë ribotime, si dhe një përkthim në gjuhën angleze.
Ndërkohë, genocidi serb ndaj shqiptarëve të Kosovës nuk kish se si të mos e godiste rëndë shpirtin e tij. Sllobodan Millosheviçi, kasapi i Ballkanit po përsëriste tek shqiptarët e Kosovës genocidin e kryer prej kryekriminelit Napoleon Zerva në vitet 1944-1945 ndaj çamëve dhe Çamërisë. Plagët e kombit dhembin njësoj. Kështu që në vitin 1999, Arbeni do të botojë librin “Krimi i fundshekullit” me një përkushtim domethënës ndaj UÇK-së, si krenaria e kombit shqiptar.
Qysh nga ky çast, pena e Arben Kondit nuk do të rreshti së shkruari për Çamërinë, Kosovën, Iliridën e për mbarë trojet kombëtare të shqiptarëve në Ballkan, duke mos lënë pas dore këtu as Toplicën e harruar. Kështu do të botohen e ribotohen në radhë një sërë librash. Shpejt “Rikthimi në Çamëri” do të ndiqet prej “Epirit në një këndvështrim të ri”, si dhe prej “Shqipërisë Etnike”, që së toku krijojnë një triptik të plotë. Brenda dhjetë viteve, këto tri libra do të njohin plotë pesëmbëdhjetë ribotime. Në vitin 2002, Arben Kondi do të nxjerrë në dritë një tjetër vëllim të ri poetik, me titull “Përtej dashurisë”. Si një fill i kuq, motivet mbi familjen dhe atdheun do ta përshkruajnë të gjitha poezinë e tij. Në vitin 2003, ai boton romanin “Barbarët” që i kushtohet genocidit dhe luftës së Kosovës për liri. Duke vënë në qendër të romanit dy figura të njohura të botës amerikane siç ishin ish zëdhënësi i Departamentit të shtetit Xhejms Rubin si dhe të shoqen e tij, gazetaren e mirënjohur të CNN-it Kristiane Amanpur, Kondi na afron vetë këndvështrimin dhe ndihmesën e madhe që afruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lirinë e Kosovës.
Në fund të vitit 2003, Arben Kondi do të marrë sërish rrugën e mërgimit. Këtë herë shumë larg. Në Australinë e përtej oqeaneve. Arsyen e kësaj lëvizje të re ai do ta shpjegojë qartë e bukur nëpërmjet tri vargjeve të poezisë me titull “Dhimbje e dyfishtë”. Ja si shprehet poeti të:
“Sërish emigroj Atdhe/
Të gjeta me dhimbje/
Me dhimbje po të le”…
Në këtë shtet-kontinent, ku ligjin e bën ligji, Arben Kondi, tok me gruan dhe djalin e tij, do të botojë gazetën e parë për shqiptarët e Australisë. Në dy vitet e para, ajo do të titullohet “Shqiptari i Australisë”, kurse në vitet 2006-2007, gazeta do të mbajë emrin e heroit tonë kombëtarë “Skënderbeg”. Me këtë rast, duhet të theksohet se gazeta shpërndahej në të gjithë Australinë, me prioritetet në ato qytete ku shqiptarët qenë në një numër më të madh. Gazeta e nisi botimin e saj me 16 faqe dhe përfundon me plotë 32 të tilla. Në 2008-ën, kur gazeta “Skënderbeg” mbyllet, Arben Kondi rikthehet sërish në Atdhe. Brenda këtij viti, ai do të botojë një sërë librash. Dhe nuk janë pak. Por pesë syresh. Thënë ndryshe, Kondi do t’i afrojë lexuesit të tij të gjitha motivet e mbledhura gjatë viteve të mërgimit në Australi. Në krye del në dritë romani “Jetë e vështirë”. Pas tij, botohet vëllimi me poezi “ Kosovë e Çamëri”. Në të njëjtën kohë botohet në anglisht “Rikthimi në Çamëri”. Libri me tregime “Tregimet e mërgimit” del fill pas tij. Kurse përmbledhja me polemika e intervista të ndryshme me titull “Si Kosova, edhe Çamëria, është gjaku ynë i pafalur” mbyll vitin 2008.
Në Shqipëri, Arben Kondi do t’i rikthehet sërish pjesëmarrjes së panaireve të librit shqip që mbahen nëpër mbarë hapësirën tonë etnike. Tashmë, emri i tij është i njohur. Librat e tij kërkohen në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Tetovë, në Ulqin e kudo. Postbllok i pakalueshëm, atyre do ju ngrihet vetëm në Çamëri, në vendin e tij të origjinës. Ndërkohë që tamtamet e politikës apo të studiuesve shovenë grekë e filogrekë nuk kanë të sosur si në Greqi e, për fat të keq, edhe në Shqipëri.
Por shkrimtari Arben Kondi vazhdon të shkruajë pa prerë. Ai do të shndërrohet vetiu në një misionar të shqiptarizmit, të kombit të tij. Për këtë flet vetë ribotimi i pothuajse të gjithë librave të tij, të cilat, momentalisht, kanë arritur në një tirazh prej afro pesëdhjetë mijë kopjesh. Kështu, në vitin 2009, i cili shënon edhe gjysmë shekullin e lindjes, shkrimtari ynë boton romanin “Vrasja e dytë e Marko Boçarit”. Pa dyshim, ky libër përbën një kontribut në letërsinë shqipe. Po në pesëdhjetëvjetorin e ditë lindjes do të njohë dritën e botimit edhe vëllimi i ri me poezi i titulluar “Dhuratë për ditëlindjen”. Në vitin 2010, Kondi do të shkruaj romanin “Shqiptaro-vrasësi Napolon Zerva”. Siç merret me mend, edhe nga vetë titulli i këtij libri, autori ka si subjekt genocidin famëkeq të Athinës zyrtare ndaj Çamërisë martire. Kurse një vit më vonë, pena e tij do nxjerrë në dritë romanin e titulluar “Djaj në veladon”. Në të, spikat qartë një ballafaqim i mprehtë idesh për sa i takon Autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare. Dy janë figurat kryesore të romanit. Në një anë shpaloset shovinizmi djallëzor grek i përfaqësuar prej Anastas Janollatosit. Ndërsa në anën tjetër shfaqet figura hyjnore e Fan Nolit, si përfaqësuesi më tipik i atdhetarizmi të madh ortodoks shqiptar. Natyrisht, në këtë mes nuk mund të mbetej pa u skicuar edhe figura e Kozma Etolianit, si babai shpirtëror i Janullatosit.
Ndërkohë që romani “Tmerri” botuar në vitin 2012 shënon ndoshta majën e krijimtarisë së tij. Ky roman, jo vetëm të trondit me rrëfimet e të vërtetave tragjike të luftës serbe kundër Kosovës, por, në të njëjtën kohë, tingëllon edhe një apel për paqen. Duke lexuar rresht pas rreshti, lexuesi e kupton se romani “Tmerri” është vazhdë e perlave që prodhon mjeshtëria e tij artistike”. Në të njëjtën kohë romani “Tmerri” përmbyll edhe vetë veprën e zgjedhur të autorit në tetë vëllime gjithësej. Pa dyshim, ky botim special shënon një ngjarje të rëndësishme për letërsinë shqipe si në Shqipëri, Kosovë e në mbarë hapësirën tonë etnike. Kurse në gjysmë e parë të vitit në vazhdim (2013), Arbeni do të nxjerrë në dritë një tjetër roman të ri me titull “Mëhalla e Muhaxhirëve”. Me këtë libër ai do ti kthejë sytë sërish nga Çamëria, vendi i tij i origjinës. Përsekutimi i dyfishtë çam si në çamëri e po ashtue edhe nga rregjimi diktatorial komunist vihet ne qëndër të librit. Në vitin 2014, Kondi nxjerr në dritë një tjetër vepër të rëndësishme siç është romani “Dionisi i Paramithisë”, i cili po ashtu trajton temën e Camërise dhe pikërisht mesjeten e saj, në fund të shekullit gjashtëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullin shtatëmbëdhjetë. Në vitin 2015 boton dy novella të përmbledhura në librin “Melburni në Terr”. Ndërkohë Arbeni vazhdon të shkruaj. Ai ka sërish një roman të ri që pritet të dalë këto ditë nga shtypi. Ky libër i kushtohet një figure të madhe të mesjetës shqiptare siç është Gjin Bue Shpata, princi i madh që ka jetuar në shekullin katërmbëdhjetë me kryeqëndër qytetin e Artës, në jugun me ekstrem të Shqiptariës. Me siguri edhe ky roman i ri i tij do të zgjojë patjetër kureshtjen e shqiptarëve kudo që janë si në Shqipëri, në Kosovë, në Iliridë, në Malësi si dhe në Diasporë.
Pozaet Qose
Pozaet Qose u lind në Sojnik të Gramshit në vitin l964 dhe aktualisht ështe mësues i letërsisë e gjuhës shqipe në gjimnazin “Shefqet Guzi”. Është poet, tregimtar e publicist. Mjaft krijime të tjera letrare e shkrime publicistike i ka botuar në organe të ndryshme të shtypit të përditshëm e atij periodik, si në revistën e përjavshme letrare “Obelisk” dhe gazetat “Drita”, “Temp”, “Ndryshe”, “Albania” “Nacional”, “55”, etj. Ka qenë Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Është Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”.
Ka botuar përmbledhjet poetike:
Poezi nga autori Pozaet Qose
ZGJEDHJE
Mes dhjetëra, qindra rrugësh për të vdekur,
Do zgjidhja që të vdes nga dashuria.
Do thoshnin në përcjellje, duke qeshur:
I gjori, iku skiç nga marrëzia!
Të më besoni, s’desha vdekje tjetër,
Dhe sikur të më premtohej prapë ringjallja,
Sepse harresa, porsi shtrigë e vjetër,
Do shfaqej si një zanë, që e vret falja.
Do shkoja buzagaz për te kjo vdekje
Sepse, si një ulli do mbillja veten,
Të tjerët, si një mjegull e trishtë vjeshte,
Do të kërkonin verbër buzëqeshjen.
Kështu do kisha dashur ta kem ikjen,
Me arkëmort ylberi të shumëngjyrtë,
Që kohës t’i dhuroja ngutshëm shijen,
Si ëndërr dhe të mishtë, dhe të ylltë.
PËR AJO-NË
Ajo te fjalët ka litarë argjendi,
Dhe te vështrimi ca magnetë të verbër.
Atje i mjeri lypës ndihet dendi,
Dhe s’lyp, si çek pagese, asgjë tjetër.
Ajo-ja shkel në shtigje të kristalta
Dhuron thesar e nuk kërkon qindarkë,
Lind diej maji orësh të acarta,
Thur tinguj këngësh nëpër terr të prapë.
Kush është ajo-ja? Po ç’e vrisni mendjen,
Është dita juaj, si një ftesë e dielltë.
Ju pëshpërit ta kyçni skutash dhembjen
Dhe ta çlironi foshnjëz të pranvertë...
ÇDO NATË
Të thjeshtën lutje nis çdo natë drejt teje,
Kur gjumi, si postier pa ligësi,
Sjell shenjat, që i nis bujarja vdekje;
Të zezën baltë e lotët si stoli.
O perëndi, më mbaj larg nga e keqja
I pëshpëris asaj me përgjërim,
Që me sy ferri të mos më shohë jeta,
Se nuk kam shans t’i jap tjetër fillim.
Çdo natë i flas agimit, që në ardhje
Të mos më çelë veç sytë prapë me hare,
Por të ma ngrohë shpirtin nëpër mardhje
E të më thotë; beso se tani je...
PO BIE NJË KËMBANË
Po bie një këmbanë. Unë, vetmitari,
Nuk di ç’të bëj prej tingujve të saj;
Të dimërohem heshtur, si janri,
Apo të zhurmëroj si bletë në maj.
S’e di çfarë fsheh ky çast, si plagë tingujsh,
Një lindje a një vdekje rri atje?
Por lajmi në të njëjtat pranga qëndron lidhur;
Veç një këmbanë ndan fatin tonë mbi dhe.
Dikush mund ta shpërfillë lajmëtaren
Dhe t’i krenohet bronzit, si një cub,
Por unë nuk mundem t’ia mohoj dot gjalljen,
Se bashkë me të dhe vetë do mirrja fund.
Po bie një këmbanë në zemrën time
Dhe zgjon ajo çdo gjë që fle tek unë,
Si bulkthi, me thërrmija terri, drite,
Që ëndrrave përkund misterin gjumë.
THIRRJE
E bukur, po ku humbe, moj e lojtur,
U bëre ti parfum apo qiri?
Në kopësht zoologjik hapësirën rrotull
E ktheve nga mëria me mëri.
E bukur, sot unë jam tablo muzeu,
Dikë pres të më vjedhë, me kokë në torbë,
Të shkumbem, si një dallgë prej Egjeu,
Të ziej veten, porsi mish në vorbë.
E bukur, moj e bukur, sa të hidhur
Kjo ikja jote gjurmën lë pas teje
Dhe bëhet një përhumbje e përndritur
Dhe shkrumb i pamëshirë i një rrufeje!
DEVOLLI DERDHET NË DY DETE
-poeteshave te qytetit tim, Leidit, Rudinës dhe Enkeleidës-
Devolli derdhet në dy dete,
Por s’ka në ta të njëjtin fat,
Sepse, kur shuhet ndër poete,
Rilind në qindra vargje prapë.
Kur njëri butë i shuan dallgën,
Dhe e kthen heshtur në një qengj,
Tjetri ia shton atij rropamën,
Në zjarre fjalësh, si ortek.
Oh, ç’fat prej princi ka ky lumë,
Kur ndër poete shkumbëron
Dhe gjithnjë mbetet i pagjumë,
Si varg që klith e që këndon!
Kështu e paska shkruar fati
Të ketë dy dete për pasqyrë,
T’i kthehet në ylberë inati
Dhe valë e dallgë në trëndafilë...
__________________________
Marrë nga Revista elektronike "AlbPlanet"
Përgatiti: Kujtim Stojku
Ka botuar përmbledhjet poetike:
- "Jam rob i fatit tim".
- "Sytë e së panjohurës".
- "Tek ëndrra mbeta".
- "Panairi i absurdit".

Dibran Demaku
![]() |
| Dibran Demaku |
Me shkrime merret që nga bankat shkollore. Shkruan poezi, prozë e publicistikë. Shkrimet e tij i ka botuar në të gjitha gazetet e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë, Shkup e Podgoricë.
Shtatë vjet punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, Programi për fëmijë.
Që nga viti 1993 jeton e punon (përkohësisht) në Gjermani.
Disa nga librat e botuara:
- „Vogëlushë dhe shtatore“ -Vjersha për fëmijë
- „Rrëfimet e kalasë së vjetër“- poemë për fëmijë
- „Gjeografia e klasës sime“-vjersha për fëmijë
- „Ëndërr e bardhë“-poemth i ilustruar për fëmijë
- „Shpirtra të shitur“-tregime për të rritur
- “Dardha ka bisht“-poezi satirike
- “Jetë në ikje“-tregime për të rritur
- “Në tokën tonë“-novelë,“Larg“-poezi
Poezi nga autori Dibran Demaku
ME DHËMBJEN TIME TI IKE
Me dhëmbjen time ti ike
e në mua u ndez fanar i mallit
edhe guri ka pëlcitur tek kënd i zallit
Me dhëmbjen time ti ike
kujtimet u gurëzuan në gur
hijet e ikjes u bënë mur
Me dhëmbjen time ti ike
në bebzat e kallura rigon shi
për një ëndërr të djegur në gji
TË RASH PAS
Të rash pas, moj të rash pas
rrugës kur shkoje për gjimnaz
Popullore
Të rash pas moj shpirti im
as ngadal as me nxitim
Të rash pas por nuk të zura
se kalove larg nga ura
Të rash pas por s`të arrita
se në rrugë kishte shumë prita
Të rash pas në dritë të hënës
të ia ndez një xixë ëndrrës
Të rash pas në dritë të diellit
shkëlqim komete në mes të qiellit
SERENADË
Valë e kthjellët e liqenit
përqafon brigjet me gëzim
mollë në kopshtin e Edenit
serenadë e shpirtit tim
Puhi e lehtë e mbrëmjes verore
mbi syprinë krahët shtrinë
Kitara ndez zemrat në kraharore
zgjon një ëndërr për dashurinë
TESTAMENTI
Ne nuk patëm kohë të bënim pasuri
se shekujt kishin uri
Çfarë ndërtonim ditën na rrënohej natën
në besë u premë e fat të keq patëm
Toka e pinte pa mëshirë gjakun tonë
e këngët e zisë tek ne bënin jehone
Me nga një strajcë në qafë e shkonm jetën
me dhëmbë të prishur gërryenim vetëvetën
E fëmijëve si ushqim u zienim gur
e me gurët e zier ndërtonim mur
Ujqit e uritur shqyenin gjithçka me dhëmbë
e ne na dridhej toka nën këmbë
Disa ikën nga sytë-këmbët
veç nga mollët e tharta iu mpinë dhëmbët
Një testament të varfër tash e shkruajmë me zemër
nëpër kohërat-furtunë e ruajtëm në emër
KUSH
Kush i vodhi ëndrrat
Nën qiellin e mjegulluar
Të netëve tona
Të pa gjuma
Kush i këputi filizat
E stinës së re
Në bulim
O kush ngarend
Si kalë i hazdisur
Mbi ballin tonë
Të ngrysur
MINJTË
Në morfologjinë e gjuhës së nënës
të pezmatuara e të shqetësuara rimat
nën rrezet e zbehta tëhënës
minjtë dalin nga vrimat
Lëvrijnë si krimbat nën xhamin e lupës
e na e zgjojnë ndjenjën e krupës
kryefjala e kallëzuesi i shqipes
pëlcasin si kokrra e kripës
GJEOGRAFIA E SHPIRTIT
Një çerep dhe një bukë
zëri i fyellit në një sukë
Borë e bardhë si plis mbi male
këngë e vashave në livadhe
Uji i limit rrjedhë nën urë
rreze dielli mbi ca gurë
Çerdhe zogjësh Shqiponje në plep
gaz i foshnjës zgjuar në djep
Çifteli e pushkë në Kullë
gjushi pi duhan në llullë
Në një ëndërr në agim
Gjeografi e shpirtit tim...
SEPSE
Sepse besa nuk është besë
sepse loti nuk është vesë
Sepse emri nuk është emër
sepse zemra nuk është zemër
Sepse drita ka ndërruar ngjyrë
sepse fjala ka ndërruar fytyrë
Sepse kënga nuk është këngë
sepse jeta kapuq me mëngë
sepse lumi nuk derdhet në lumë
sepse ëndrra nuk do gjumë...
NËPËR GURË E VALË
Nëpër gurë e valë
seç noton një fjalë
Nëpër valë e gurë
ngrihet lart një mur
Një mur i qëndresës
në mitin e besës
Besë e kombit tim
në shekuj-nderim...
PËR
Për një gjurmë të hapit
ndërron drejtimi i vrapit
Për një fjalë të gojës
ikën kuptimi i lojës
Për një veprim të rastit
ikën gëzimi i çastit
Për një grimë të gurit
bie krenari e murit...
GJEOGRAFI E ATDHEUT
Armiqët të brejtën
pak nga pak
si minj të uritur
vrimave
E ti në log
betejash
u këndoje këngë
trimave
Shekujt iknin
dalë nga dalë
e ti bëje jetë
kaçakqe
në mal
Duke shitur
dushk për gogël
e tkurreshe
e bëheshe
e vogël
e vogël
Kur dielli
të ndriqoi rrugën
jetën
nise të gërryesh
vetëvetën
ËNDRRËN KENI PREKË
(Jusuf,Bardhosh Gërvallës
e Kadri Zekës)
Nata derdhte terr
natë e ftohtë Janari
ëndrrën kush e tjerr
nën një dritë fanari
Në Untergrupenbah
tri lulëkuqe gjaku
a dëgjove Bah
si t`u skuq mbrëmë praku
Dhe ti Volfgang Gete
ti Fridrih Shiler
stuhi nëpër dete
n`buzë të agimit-terr
Ti Jusuf Gërvallë
dhe ti Kadri Zekë
Bardhoshi lot n`qepallë
për të tyren Mekë
Për të tyren Mekë
që Kosovë-një emër
ëndrrën keni prekë
me shpirt e me zemër
RREZE DRITE
(Katedrales së Prishtinës)
Në ekranin e televizorit
shfaqesh madhështore
tek rrit shtatin
nën qiellin e kaltër të Kosovës
Në themelet e lashta të Dardanisë
ti rilind si një Feniks
mbi lulëkuqet e gjakut e nis jetën
shekujve n`vijim u rrëfen të vërtetën
Engjujve e zanave ti u bën rojë
hienave e shtrigave u mbyll gojë
si diell mëngjesi mbi male
Prishtinës rreze drite i fale
GJUHË E QENIT
Gjuhë e qenit
këtu e n`Kinë
nuk ndërron ngjyrë
as melodinë
Nuk ndryshon
asnjëherë vesin
edhe veshët
kur ia presin
Leh në mik
e në armik
dikush thotë
ai është besnik
Gjuhën qençe
e përdorë vënçe
n`prak të derës
i nuhat erës
NDALO VRAPIN...
Desha të pyes,o kombi im
çfarë po ndodh në fillim-shekull
do të dënohesh me harrim
po nxjerr sy duke vënë vetull.
Ku i humbe ato tradita
që n`shekuj t`ndrisnin ballin
tash pse vetës i vë prita
dhe lidh besë me vetë djallin!
Miku-mikut ia nxjerr sytë
veç për vete flet e mburret
nuk duron n`krah një të dytë
për interes i luan dhe gurët!
Dikush thumbit,dikush patkoit
një hap para e tre prapa
ashtu si gjethin e ftoit
n`mes të dimrit-na djeg vapa.
Na djeg dimri na ngrin vera
akujt e nxehtë shkrijnë në faqe
n`acar mos të çelë pranvera
e gjejmë ferrin-tek kërkojmë paqe!
Gjithmonë i fajsojmë të tjerët
edhe themi:Na bëjnë me hile
veç s`e kuptojmë ne të mjerët
gjithmonë vetës ia lëmë:kile!
Kemi harruar thënien e vjetër
-Veç bashkimi bën fuqinë
kemi zënë një rrugë tjetër
dhe s`e gjejmë dot dashurinë!
Ndale vrapin kombi im
dhe mendo me mend të kokës
nëse s`do n`shekujt n`vijim
prapë të mbetesh n`bisht t`epokës!...
DREJTORI
Në komunizëm ishte drejtor
prapë drejtor n`demokraci
Si s`u skuq njëherë ai horr
po të skuqet ai nuk di?!...
KUJDESI I MIKUT
S`ishim parë muaj e muaj
ishte bërë plot një vit:
-Ku ke qenë s`të kam parë
kanë kaluar plot dhjetë ditë?!
Çfarë t`i thuhet të tillë miku?
hajt sqarohu ti po deshe!
-Ka qenë i rënduar trafiku
dhe përcille me...buzëqeshje!...
DYFYTYRËSHI
Je më i miri,je tërë nur
i thotë mikut mu në sy.
Prapa shpine e gjuan me gur
nuk ngurron as ta pështyj`!...
PREMTIM E BESË
Besë e dhënë nga dashnori
në një kënd të një flete:
-Le të më djeg purgatori
në mashtrim po më gjete!
Kështu i shkruante ai dashnorës
dhe i bënte be e besë.
Tjetrën mbante fort për dore
dhe e puthte pa pendesë…
LULE E SË KEQES MOS LULËZO
1.
Ti nuk mund të vish asnjëherë me ne
nuk je rreze drite veq një e zezë re
në qiellin e kaltër asnjëherë pasqyrë
veq një natë e errët me një të zezë ngjyrë.
Ti nuk mund të kalosh e lirë nëpër shtigje
se të mallkon zëri i nënës për të birin
askurrë në jetë nuk mund të matesh me brigje
se këngë e lëngatës nuk ngjallë delirin.
Lule e së keqes mos lulëzo në zemër
helmi yt mbyt fëminë në bark të nënës
nëpër shekuj do jeshë i urryeri emër
pa rreze dielli e pa dritë të hënës.
Dante vendosur të ka në rrethin e nëntë
të ferrit e nga aty nuk do te dalësh kurrë
mallkimi do bjerë gjithnjë në emrin tënd
tradhëti në stinë e mote:mallkuar.mallkuar.
2.
Ti pritë u zure trimave në shtigje
kah marrëshonin me zemër zjarr e dritë në sy
dhe solle vajë e pikëllim në brigje.
Sa herë zemrat e motrave i shndërrove në gur
e këngët i ke ngrirë pa dalë mirë nga buzët
shpresat e ëndrrat në një gjysëm-shtizë flamur.
Kush të polli i pari e të solli në këtë mes
farën e përqarjes mbolle edhe në mes babes e birit
në këtë vend që dikur kishte veq dashuri e besë.
3.
Lulet e së keqës ti merri me vete
e zhduku bashkë me rrënjë nga tokë e dete
e kurrë më kurrë mos u dëgjoftë emri yt
as këtu e askund nëpër kontinente...
KOSOVË - DRITË E KËNGË KRENARE
1.
Veq në ty rrezet e diellit
janë të nxehta dhe përcëlluese
veq në ty rrezet e hënës
janë të ëmbla dhe mikluese.
Veq në ty këngë e bariut
është më e bukura melodi
veq në ty sytë e vashave
janë të bukur e plot magji.
Veq në ty lisat e malit
rriten të gjatë e gjithë kreni
Veq për ty edhe pse larg
n`zemër ruaj një dashuri.
Veq në ty e veq me ty
më lidhin ëndrra e kujtime
ti lule e bardhë e dritë në sy
O,e shtrenjëta vendlindja ime.
2.
Sa herë vijë më del përpara
e më pret si nëna të birin
më uron:Të priftë e mbara!
Unë ulem e ta puth tokën
syri nxjerr lot-xhevahirin
ëndrra zgjohet për Nënë-Lokën.
Larg shumë larg nga tuat male
larg shumë larg nga tuat fusha
dëshirë shprishur plot me halle.
Larg nga ti më janë zbardhë flokët
gjuha ngjyrën ka ndërruar
ku t`i gjej tash miqët-shokët?
Si ujë lumi vitet rrjedhin
koha ikën e harruar
e diçka nga mua vjedhin.
Pse më ike,pse të ika
në ca net të errëta fare
nëse s´kthehem më rënt pika.
Në tokën tënde veq shqiptare
n`shekuj më s`na përcjell frika
Kosovë-dritë e këngë krenare...
Abonnieren
Posts (Atom)