Sonntag, 7. Juli 2013

Josif Gegprifti

Josif Pasko Gegprifti, lindur në Tiranë më, 28 Prill 1954. Ne vitin 1973 ka mbaruar arsimin 8 vjeçar dhe mëpastaj gjimnazin ne qytetin e Pogradecit. Në vitin 1977 ka mbaruar arsimin e lartë ushtarak në Tiranë dhe ka punuar oficer në Vlorë e Tiranë.
Josif Gegprifti ka botuar dy libra me poezi: „Vetwm një zë“ dhe „Mjegull mbi liqen“.
Aktualisht është në pension të parakohshëm dhe jeton në Tiranë.


Poezi nga Josif Gegprifti

AROME MIKEJE.

Fryn kjo erë plot freski,
gjethi pyllin ka bleruar,
dielli larg në perëndim,
...
disa re ka zbukuruar.

Mbas një shiu pa mbarim,
dielli i artë zë ndriçon,
këndon ëmbël një bilbil,
lart në qiell zogjtë fluturojnë.

Plot aromë vjen mikja ime,
ja puth buzët prush të zjarrta,
mbushen zemrat plot gëzime,
luajnë gishtat në flokët e arta!

 
ME THUAJ NJE FJALE...!

Përse duhet të ngacmoj një plagë,
Që prej vitesh jeton në gji,
Kur në mendje s’e kam fare,
Se kush kish faj, unë apo ti?

E ç’më duhet të mendoj,
Përse mëndjen ta vras tani,
kur me një tjetër unë jetoj,
Me një tjetër jeton dhe ti.

Më thuaj vetëm një fjalë,
Moj mikja ime e parë
Me dashurinë çfarë bëre ti,
Apo e mban si unë në gji?

 
LUTJU ZOTIT PER PAK FAT!

Ndoshta do kujtosh moj mike,
Rrugëve kur të endesh ti,
Do kujtosh kur më thërrisje,
Eja, eja përsëri.

Do kujtosh ti moj mike,
Atë natë me yje plot,
Kur me dhimbje në shpirt ike
Dhe nga sytë të rrodhën lot.

Bashkë nuk qëndruam gjatë,
Se kështu ishte e shkruar
Lutju Zotit për pak fat,
Që një tjetër të t’ dojë si mua.

***

Më thoje se do vije
dhe unë të prisja,
por ti nuk vije
e unë përsëri të prisja e të prisja.
Ah,
ti nuk e di moj mike,
nuk isha unë që prisja,
nuk ishte ti që s’vije,
por ishte vetë dashuria
kjo ndjenjë perëndie
që luante,
me ndjenjat e tua
dhe ndjenjat e mia.

***

Nuk jam poet,
sepse atë që ndjej për ty,
nuk e përcjell dot me vargje.

As piktor s’jam,
buzëqeshjen tënde dhe sytë e tu
s’i pikturoj dot në qiellin blu.

Asnjëherë s’e kam kuptuar,
pse sytë më rrinë lotuar
kur këndoj për ty
vargjet që të kam shkruar.

1 Kommentar:

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    AntwortenLöschen