Për fat të keq,Serbia vazhdimisht manifeston sjellje jo- evropiane dhe qëndrime thellësisht antishqiptare, për të cilat nuk e qanë kokën askush, madje nuk mërziten as vet shqiptarët, ani pse tendencat e saj gjithmonë dhe drejtpërsëdrejti godasin, ekzistencën dhe shtetësinë e tyre.
Dëshmia më e keqe janë qëndrimet e mbajtura në bisedimet e deritanishme me kompromi...se të pafund në kurriz të Kosovës,të cilat pas këmbënguljeve të Serbisë, sollën deri aty sa që nga shkurti i vitit 2012, Kosova jo vetëm ta mohoj shtetësinë e saj dhe zëvendësoj atë me fusnotë, por tanimë ta heqë dhe fshijë tërësisht edhe logon shtetërore nga fletëvotimet, në mënyrë që një grusht serbësh të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti.
Për çudi,kësaj here edhe ata, bënë sikur u pajtuan me kompromisin tonë të radhës, dhe si shpërblim ndaj zemërgjerësisë sonë, na e "ngulën" edhe një herë më tepër si "pahiri",të cilët zgjodhën të na qerasin në grup, përmes një paraqitjeje tejet provokuese me listën e ashtuquajtur "Serbia" në Kosovë.
Megjithatë, në trojet tona,revolta e hapur mbetet ende tabu kurse qëndrimi i përbashkët si në vendet tjera evropiane mungon. Solidariteti organizativ dhe shembulli i veprimit unik, te populli ynë assesi të gjejë shprehje. Ai këtu sikur nuk ekziston askund dhe për asgjë.
Ndryshe si mund të perceptohet gjendja kur krijohet përshtypja dhe ekziston frika e arsyeshme se kështu siç po rrjedhin ngjarjet, së shpejti ne do të mbetemi edhe pa këtë pak atdhe që ende e kemi,kështu si është, por megjithatë askush nuk e ngrit zërin...
Thënë të drejtën, sa u takon bisedimeve me Serbinë, përjashto shtetet tjera evropiane, një kohë bukur të gjatë ne kishim përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë, por pas pajtimit të vet shqiptarëve, për pranimin e të gjitha kushteve të diktuara nga qeveria serbe, e befasuar me "zemërgjerësinë" tonë të pashembullt edhe qeveria gjermane u detyrua të dorëzohet,dhe të mos e kushtëzoj më Serbinë me shuarjen e paralelizmave, largimin e policëve serb nga vendi ynë, heqjen e barrikadave nga rrugët ,lejimin e lëvizjes së lirë në veri dhe pranimin pa kusht të kufijve të Kosovës.
Pra,ndoshta jo vetëm kësaj radhe, fajet janë komplet tonat,të qeverisë dhe popullit të Kosovës,Evropa as Bota nuk mbanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e kemi sjell ne vetveten, me mosdijen dhe papërgjegjësinë tonë.
Sikur këtij vendi të mos i mjaftonin problemet me Serbinë dhe serbët në veri, përditë e më tepër dalin në pah fakte të reja mbi përhapjen pa asnjë kontroll edhe të Ekstremizmit islamik, pasi që sipas QPI-së, dyert hap e krah,për vërshimin e papenguar të vahabizmit në Kosovë, i hapi vet kreu i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Drejtori ekzekutiv i Qendrës së Pluralizmit Islamik me qendër në Uashington, Stephen Sylejman Schwartz, bazuar në argumentet që ka mund të grumbulloj, thekson se para ardhjes së Tërnavës, në krye të BIK-ut, besimi mysliman tek shqiptarët, ka qenë tradicional,i moderuar dhe shembull për tolerancë në gjithë botën,kurse pas marrjes së kryesisë së BIK-ut,nga ana e kryetarit aktual,këtu është komplikuar çdo gjë. Edhe shqiptarët,binden gjithnjë e më tepër se me zëvendësimin e Rexhep Bojës, në BIK- toleranca, besimi tradicional dhe fryma kombëtare, kanë ardhë duke u shtrydhur dhe ngushtuar, deri në maksimum.
Madje, sipas shtypit ditor,drejtori i QPI-së, kryetarin aktual të BIK-ut, e quan plagjiat të magjistraturës, diktator e "Stalin Tërnava",dhe është plotësisht i bindur se pa largimin e tij, nga pozitat udhëheqëse,nuk mund të ketë zgjidhje as adresim të problemeve lidhur me grupet ekstremiste dhe veprimtarinë vahabiste në Kosovë.
Megjithëse, Sylejman Schwartz,beson se shqiptarët e Kosovës nuk do të dorëzohen as para kësaj sfide të krijuar nga këto grupe, por shumica shqiptare me të drejt druajnë se,nëse mbreti i BIK-ut, nuk parandalohet në vendosjen përfundimtare të vahabizmit dhe salafizmit në Kosovë, të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia,brenda një kohe të shkurtër do të harrohet plagjiatura e magjistraturës së tij, dhe nga sponsorizuesit sllav e salafisto-arab, "magistar"-Tërnava, shumë shpejtë do të ngrihet në "Doktor" për "merita" dhe shërbimet e kryera me besnikëri ndaj tyre, në dëm të shtetit dhe popullit të Kosovës.
Ai, parë nga zhvillimi i ngjarjeve në terren, ka kohë që me oficerët më të besueshëm, ka nisur një fushatë të egër antishqiptare, e cila tanimë është kthyer në luftë të hapur sipas metodës së Hunit dhe Konopit, për spastrimin e kuadrove më eminente dhe profesor doktorëve më të njohur me orientim kombëtar,nga postet udhëheqëse, fetare dhe arsimore.
Për arritjen e këtyre qëllimeve të errëta dhe antikombëtare, përdoren jo vetëm kërcënimet verbale por edhe metodat vahabisto -arabe të Habib-Dajakut, për heshtjen me çdo kusht të atyre që kanë guximin të praktikojnë besimin tradicional, ndryshe nga diktatet e imponuara dhunshëm të vahabisto-salafistëve, për çka shumë të rrahur dhe kërcënuar, detyrohen të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje të afërt për shpëtimin e jetës, në vendin dhe shtetin e tyre.
Në mënyrë që indoktrinimi dhe "pranimi" i metodave të "reja - fetare" si të panjohura më parë në vendin tonë, të kenë sukses në implementim- kreatorët arab dhe simpatizantët e tyre vendor, janë kujdesur me kohë,që të kenë bashkëpunëtorë të fortë, në organe dhe pozita të larta shtetërore.
Bile,parë nga prirjet e shprehura më tepër fetare, se sa kulturore e kombëtare,ekziston frika e bazuar se një ditë jo të largët,mund ta shohim edhe ish reperin dhe ministrin e (sh)kulturës kosovare, në majat e ndonjë minareje duke kënduar "Ilahi" jeniçerësh bashkëkohor, derisa i ati, dikur "shok" i ngushtë dhe kuadër i lartë në LDK-në e Ibrahim Rugovës, tani i rregullon nga poshtë, altoparlantët "modern", si donacion special dhe i bekuar nga vet Shefqet Krasniqi me shokë, për fuqizimin dhe përhapjen e ezanit turko-arab, sa më larg dhe mundësisht në të gjitha anët e Kosovës.
Ndoshta në shenjë solidariteti, ministri i "nderuar", i trimëruar edhe nga përkrahja e babait-intelektual, pas një pune disavjeçare, së shpejti fillon t`u shpërndaj edhe mirënjohje e dekorata të shtrenjta udhëheqësve arabo-ekstremist,si shpërblim ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme që ata vazhdimisht bëjnë për vendosjen e ideve vahabisto-salafiste dhe mbytjen e frymës tolerante dhe tradicionale kombëtare në vendin tonë.
Në këtë mënyrë, si ngatërrohen përditë e më keq punët në Kosovë, nga persona që nepotizmi, përkatësia partiake e krahinore dhe njoftësia i ka sjellë në pozicione të pa merituara udhëheqëse, ata që ëndërrojnë lëvizjen e lirë dhe liberalizimin e vizave me Evropën,duhet të presin edhe për një kohë bukur të gjatë.
Edhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike, në publikimin e fundit mbi përmbushjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian, vlerëson se qeveria ka bërë shumë pak si në menaxhimin e migracionit i cili është rritur shumë nga shkaku i varfërisë së madhe,ashtu edhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili tanimë dihet botërisht se udhëhiqet dhe ushqehet nga njerëz me pozita udhëheqëse në vend dhe ata që do duhej ta luftonin këtë delikt.
Kështu që, edhe ministresha e (ç)integrimeve evropiane,e cila për vete,përcjell trendet e kohës, vishet dhe mbahet mirë, ani pse një pjesë e madhe e popullatës, me vështirësi sigurojnë edhe bukën e gojës, në pamundësi për plotësimin e kushteve të vështirësuara nga problemet e korrupsionit, krimit të organizuar,ikjes së njerëzve si shkak i varfërisë së skajshme dhe telashet me veprimet e sekteve vahabiste në Kosovë, ndoshta një ditë do të detyrohet që në vend të rrugës evropiane, edhe ajo vet t`a vejë shaminë dhe e dëshpëruar tu prijë shqiptarëve drejt lindjes "moderne" dhe Afganistanit "bashkëkohor".
Bile,siç është dëshmuar deri tani,as qeveria e vendit,nuk e ka problem prioritar mirëqenien e popullit,madje këtë shprehje e ka përjashtuar tërësisht nga fjalori i saj,dhe nuk e përmend asnjëherë, ngase ajo në krye me kryeministrin i janë përkushtuar tërësisht dialogut dy-palësh dhe bisedimeve me Serbinë.
Por ajo që nuk duhet harruar, është fakti se mjerisht këto bisedime, patën një çmim tejet të lartë për Kosovën dhe popullin e saj,duke filluar që nga shkurti i vitit 2012, kur vet qeveria u pajtua me "mbulesën" e shtetësisë me fusnotë dhe daljen me "havale" në arenën ndërkombëtare, duke bërë kompromisin e parë të dhimbshëm për vendin, përmes të cilit e vet-mohoi shtetin e Kosovës.
Gabimi i dytë i rëndë, i cili rrëzon tërësisht për toke edhe atë pak shtetësi të mbetur, ishte vendimi për heqjen e logos nga fletëvotimet,pas të cilit në mënyrë të çuditshme, me cinizëm të skajshëm dhe qëllim tërësisht provokues, shpejt dhe papritur u paraqit një subjekt tendencioz serb, si listë e përbashkët gjoja për pjesëmarrje në zgjedhje,me emërtimin skandaloz "Srbija".
Ndaj,edhe sipas Adem Demaqit, pranimi i një listë të tillë me përmbajtje shantazuese të emërtuar si "Serbia", derisa shteti serb orkestroi serbët e veriut, të mos pranonin pjesëmarrjen në zgjedhje me figurimin e logos shtetërore të Kosovës as në fletëvotime, është një kapitullim i shtetit të Kosovës
Megjithatë, nëse u referohemi deklaratave të kryeministrit, Hashim Thaqi, e gjitha kjo - vjen si fryt i bisedimeve me një mirëkuptim të plotë, marrëveshje tërësisht "kushtetuese" e "transparente" dhe të arritura në mënyrë krejt paqësore në mes të dy palëve në Bruksel.
Kështu që si rrjedhojë e këtij procesi,pas gjithë këtyre "sukseseve" të "shkëlqyera",si futja e fusnotës, heqja e logos së shtetit-apo fshirja e stemës së Republikës dhe pranimit për votim të serbëve me listën skandaloze "Srbija" në vendin tonë, kryeministrit nuk i ka mbetur edhe shumë rrugë në arritjen e cakut të fundit dhe realizimin e kulmit të të gjitha arritjeve, për kthimin e tërësishëm dhe "me sukses të plotë" të Kosovës së "lirë dhe të pavarur" në protektorat të Serbisë.
Por, siç thuhet ndonjëherë nga optimistët, çdo fatkeqësi ka edhe një dozë të kufizuar "fatmirësie" të llojit, brenda saj,ndaj për shkaqe patriotike dhe mbase për të "shpëtuar" atë që është e mundur,sado që edhe Adem Demaqi e ka mik të ngushtë kryeministrin, dhe nuk mund të prishet për gjithçka dhe për çfarëdo pune me të,duke u bazuar edhe në qëndrimet e tij "parimore", ai mund të mos pajtohet dhe as pranojë që e tërë Kosova ti mbetet Serbisë.
Ndaj, nëse jo më shumë,të paktën-vendlindjen e tij Llapin,e mundësisht edhe krahinën e Karadakut,do të përpiqet me apo edhe pa bisedime t`ia bashkojë me çdo kusht Bullgarisë dhe në këtë mënyrë të hyjë edhe ai si udhëheqësi i parë në histori, i cili jo vetëm që dikur diti e propozoj por më në fund arriti dhe realizoi ëndrrën e tij të kamotshme, për krijimin e "Ballkanisë" në këto hapësira.
Kurse ne të tjerët (të mjerët) pjesa e mbetur pa zot shtëpie,të cilët nuk ditëm ta "përdornim" luftën dhe as ta "trajtonim" lirinë, që i bie të jetë Dukagjini,në shenjë dëshpërimi për humbjen e vendit të të parëve, na duhet të punojmë shumë në mënyrë që të bëhemi, piktor dhe brushaxhinjë të denjë për pikturimin e bukurive të ish fshatrave dhe qyteteve tona, si kujtim i së kaluarës së hidhur nga heronjtë e "devotshëm" të atdheut.
Por , që të mos mbetemi edhe ne, ndonjë "zonë neutrale" të cilat kanë pësuar shumë keq në të kaluarën dhe të mund ti bashkohemi vendit amë, duhet të bëjmë përpjekje maksimale dhe me përkushtim të pafund, në mënyrë që "atdhesimin" tonë ta meritojmë.
Kështu që,me angazhime të përbashkëta,mundësisht ne duhet ti përmirësojmë gabimet e qeverisjes së kaluar në vendin amë, duke i kthyer atij, ujërat e shitura lirë të detit jonë, rivendosjen e tyre në shtratin e natyrshëm shqiptar dhe ngjyrosjen kombëtare të Hartës shtetërore të Shqipërisë,në ato pjesë ku ka filluar të zbehet dhe bjerë shpejt dukja autoktone e saj, nga shkeljet e palejuara të Agimit të "thart" grek dhe rrebeshet e rënduara të stërpikjeve "hyjnore" të Janullatosit.
Nda,njerëzit tanë, bashkëkombësit kudo që janë, medoemos duhet të kuptohen më mirë në mes vete, solidarizohen me hallet e njëri tjetrit dhe njohin problemet e vërteta të secilës pjesë të atdheut. Kurse Qeveria duhet të shprehet më shpesh,hapur dhe më me zë, për integrimin e trojeve dhe bashkimin e kombit, para integrimeve evropiane, qoftë edhe në mbledhjet e saj,të parapara të mbahen në Prizren, për bërjen me dije, jo vetëm- bashkëkombësve të lënë pa atdhe,nga ata të cilët nëpër kohë, me apo pa vetëdije, u hapën dhe po u hapin rrugë reve të zeza për të na e sjell hasmin te dera,por edhe atyre që tokat tona ende i duan për ushqim të vetin dhe ëndërrojnë ngrënien e tyre deri në fund, se për shpëtimin e tij,populli ynë mund të bashkohet një herë e mirë, ideal i shenjtë,për të cilin shqiptarët në të gjitha trojet, kanë ëndërruar gjithmonë.

Cyrih, Shtator 2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen