Sonntag, 8. September 2013

Fran Ukcama: Kur hapen dyert e zemrës

Nga libri "Kështjella e kujteses"

BACA SALI KRASNIQI,
NJERIU FISNIK QË KISHTE HAPUR
DYERT E ZEMRËS PËR KOSOVARËT


Në kohën kur Kosova ndeshej ball për ball me pushtuesin serb, Baca i nderuar Sali Krasniqi, hapi në Fier dyert e zemrës dhe strehoj hiç më pak se 197 kosovarë që ishin dëbuar me dhunë nga forcat serbe. Ishte ky gjesti me fisnik i asaj kohe që bëri ky njeri i mirë dhe atdhetar i devotshëm.

 Ai burri i gjatë si lisat e Vushtrisë, si kreshtat e Drenicës, ai gojëtari e fjalëurti, ai që tash mban mbi supe mbi 80 vjet, e prap qëndron drejtë para moshes dhe jetes, është baca Sali Krasniqi. E njeh dhe e nderon Fieri, Myzeqeja, Prishtina, Peja , Kaçaniku, Vushtria. Portreti i tij, skalitet në vite me punën , ndershmerinë, mikpritjen dhe bujarinë. Doli si filiz i shëndetshëm nga trungu i një familje me za e emër në tanë Kosovë, Gërguret. Ata që u ndeshën ball për ballë me rregjimin serb, dhe me mos nënshtrim u detyruna të lënë vatër e varre, kulla e troje, këngë dhe legjenda, morën udhët e botes per një jetë në liri e pa robëri. Po në Turqi nuk gjetën rehati se i gërryente largimi prej trojeve, u mungonte gjuha e fjala shqipe, prandaj përseri me plaçka mbi kurriz moren shtigje të reja në gjurmët e shqiponjes erdhen në Shqipëri, u vendosen ne Dermenas, mes kenetes e moçaleve, u rropatën e drobitën, shumë. I griu vuajtja e malarja por mbijetuan. Gjetën mikpritjen myzeqarq që Baca Sali e kujton dhe e nderon si gjënë e shtrejtë te familjes e jetës së tij..Dhe kënga që këndonte madheshtori Dervish Shaqja fliste për peripeci dhe vuajtje..Kurrë nuk u përëkulën gurgurët, trima dhe punëtor, qëndruan stoik ballë vuajtjeve..
Kurt t`a kthyem Kosovë shpinën, e lamë borë, e gjetëm dimën..! 


Jeta dhe vuajtjet vijuan, por Baca Sali i mposhti me punë e vetmohim, rriti femijtë punëtorë e fisnik, pasqyrim i një plejade krasniqesh të njohur ketej dhe andej trojeve në Kosovë. Familja, në proçeset demokratike e gjeti veten në rradhët e para të qëndreses dhe luftës për liri, për atë liri që sakrifikun një shekull jetë e ëndërra. Me punë e urtësi ngritën bizneset e tyre dhe hapën horizonte tëreja drejt progresit . Kur kalon te “Autogrilli Krasniqi “ apo “Tregu”, vë re sfidën bashkëkohore të kësaj familje, që në krye asht ky burr, Baca Sali Krasniqi.. Kur erdhi dita e koha e Kosovës, dhe lufta u ndez, si kurrë më parë, Baca Sali, ishte burri fisnik që hapi zëmren bujare për fis e për krahinë, për kosovarë pa përjashtim. Shpërngulja biblike me zjarr e hekur, me gjak e lot ra mbi pleq e plaka, gra e burra , femijë të pa faj. Baca Sali hapi konak, çeli tej për tej duert e dritaret e zemres dhe familjes bujare..Shtepia, magazinat, dyqanet nuk mjaftonin, kosovarët e ardhur shtoheshin orë e minut. Ai mori me qera të tjera mjedise, dhe strehoj, jo dhjetë apo njezetë, por mbi 197, kosovarë të moshuar, të rinjë dhe mbi 50 femijë, u kthye, zoti, shpresa, kryefamiljari, shërimi i përkohëshem i dhimbjeve, brëngave , lotëve, plagëve të këtyre kosovarëve të martirizuar..Zemëra e tij të madhe, të gjërë si Myzeqeja, të thellë sa deti, u bë kullë dhe kështjellë për nevojtarët e shkatërruar, të uritur, të rreckosur nga reprezaljete serbe..Lotin e syve ua këtheu në dritë, rënkimin në shpresë, femijëve nga trishtim, u fali lodëra, u bë simboli i bujarisë e mirësisë, pasqyra e qytetarisë..
 

E kur lufta mbaroi, e Pranvera e Lirisë shkrepi në Kosovë, me mall e dashuri Baca Sali i përcolli bujtësit miq si prind ,si vëlla si gjysh..Ata u kthyen në vatrat shkrumb , nisen ndertimin e jetës, rivarrosen të afërm e luftetarë, po kurrë nuk e harruan sofrën bujare e zemrën e gjërë sa deti Adriatik, sa Myzeqeja që rreh në krahnorin e Bac Sali Krasniqit. Baca Sali nuk ndihet i qetë po nuk u qetësuan bijtë e bijat e Kosoves, prandaj herë pas herë u ka bërë vizita në trojet ku po gjallon liria, ku po përtërihet jeta, pas njëqindvjet skallavëri serbo-sllave.. Një ditë erdhi në qytetin e Fierit një miqësi prej Kaçaniku , me burra të nderuem, luftetarë e qëndrestarë të levizjes për liri. Biseduam për veprimtari artistike e kulturore, mes dy komuniteteve, e sidomos për pjesëmarrjen e ansamblit Myzeqeja në ditën e çlirimit të Kaçanikut. Kërkesa më befasuese ishte:-Duam të takohemi me Bac Sali Krasniqin, a e njeh , më thanë. Unë ndjeva vezullim krenarie te kjo bisedë kërkuese dhe u gjegja po me frymën e tyre epike.

-Po e njoh dhe e nderoj, burrin fisnik të Kosoves dhe Myzeqesë, e kush nuk e njeh dhe respekton , i madh dhe i vogël në Fier , Myzeqe e Mallakastër, në tanë Shqypni. Eshtë përfaqësuesi me nderues i treves, familje e madhe dhe me një kala arritjesh në saje të punes dhe ndershmerisë. Krykështjellari ,pra asht tetëdhjetëvjeçari Baca Sali. Nuk vonuam dhe u takuam. Aq i përmallur ishte kur takuam a thua se ishin të një zjarri a oxhaku, a thue se ishin parë dhjetra herë. Jo, ata kurrë nuk e kishin takuar së afërmi Bcën Sali, por kishin mesuar për kujdesin e jashtëzakonshëm që Ai kishte treguar për kaçanikasit, pejanet, drenicarët e tjerë. Kemi kaluar dy ditë të paharruera në Fier. Baca Sali tashmë kishte hyrë në çdo votër kaçanikasi, ishte vendosur në ballin e nderit, në mes të muzeut historik të komunes. E më pas iu bë ftesa për të marrë pjesë në manifestimet e çlirimit të Kaçanikut. Ashtu ndodhi. Ansambli Myzeqeja mori pjesë suksesëshëm në manifestime , por kulmi arriti kur hypi në skenë burri me shtat si lisi, Baca Sali, ku u nderua me titullin : Qytetar Nderi i Kaçanikut. Dhe sot e kesaj dite Baca Sali kujton ato ditë pritje e nderimi në Kaçanik, siç kujton pritjet në Pejë, Drenicë, Vushtri, Prishtinë , kujton dhe vlersimin në Fier si Qytetar Nderi i Qarkut Fier, kujton ky kreshnik i kohëve moderrne, kujton me ofshamë bjeshke Drenicën, vizitënë memorialin e Jasharëve, Adem Jasharin Heroin legjendar, por i ngazëllyer prej lumturisë që erdhi dita e lirsë në trojet e Kosoves, Ai, fjalë pakë, e plot urtësi gjegjet:

- Unë bana atë që banë shumë shqiptarë e patriot, hapa dyert e zemrës në kohë të veshtira, ndiej lumturi tash që miqtë dhe ilaket janë rahatue, zoti u a baftë hallall kujdesin dhe dashuninë, time!
 

A ka krenari më të madhe se sa të nderohesh për nder , bujari dhe fisnikëri, siç ngjet perjetësisht me Sal Krasniqin, falenderimet i vijnë nga shumëkush e vijimësisht si rrezatime mirësie. Baca Sali, i një familj, trungu i së ciles i ka rrënjet te trimeria, bujaria, qëndresa në lufra për liri, në Kosovë dhe paraprisja e demokracisë dhe në Shqiperi, sot jeton dhe punon në Fier në krye të djemve të tij , nipërve dhe mbesave, dhe qëndron i fortë, përtërirë si lisat në furtunë, kryenalt, gjithmonë i thjeshtë, fjalëmjaltë e bujar. Ky, pra është Sali Gërguri Krasniqi.. E unë shkrova këtë portret për të rrefyer brezave të rinj dhe më gjërë se sa patriotike dhe me vlera kombetare është gjëndja pranë njerëzve në kohë të veshtira. Këtë e bëri dhe Sali Krasniqi pa menduar se do të hynte në histori, anembanë trojeve të shqipetarisë. Krahas luftrave për liri që bënë të paret e tij me Azem e Shote Galicën, në 100 vjetorin e Pavarësisë Ai është një nga flamurtarët e qëndreses në dikataturë, prijës në demokraci, dhe sofër e shtruar plot nder dhe bujari në zemër të Fierit e Myzeqesë.
 

E kujdo mysafiri që niset për te dera e Krasniqëve në Fier, një burrë epik, si blini mbi shkamb, e pret te porta me fjalet bujare:

-Hajde, bujrem, bukë, kripë dhe zemër, je si në shpinë tande, je në shpinë e Krasniqëve!
 

Lulëzofsh fisnikërisht, brez pas brezi me nder e emer, o Baca Sali Krasniqi !!!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen