Drita Pelingu (Kripa), lindi, erdhi në jetë nëpër kohë në saj të një talenti më vital, që kaloi në një mjedis, që zhbirohet kompleks…
E lindur në Vlorë, atje ku deti llapashitë dallgët, përmes talentit të vet, ajo shqipton njeriun qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën e vet, ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Lindi, 87 vjet më parë, në Vlorë dhe u shkollua, në familjen tregtare të Kripajve. Kur ka mbërritur në kryeqytet thelbore ishte pastërtia, e zërit, thellësia përmes arsyes, që mund të zotohet nga pushteti talentit, ishte e para vajzë, që shkollohet në artin magjepsës të dramës, nën këshillat e Mios. Duke mbërritur viti 1946, gjendet aktore e teatrit profesionist, ndërkohë që është në shkollën pedagogjike me studime. Kryen kursin 3 vjet, aktore-regjizore. Ka përcjellë në radio –Tirana emisione, që të impononin respekt. Posedon 118 personazhe si sintezë më e përsosur e shpirtit dhe zemrës së akumuluar si ngarkesë, që kaloi në heshtje nga regjimi, kur mediokrit preknin qiejt, gjenit zbrisnin në tokë. Përmes qenies së shtypur, Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”, nga kritika, përmes zërit kristal dhe idealeve të qëndresës, nuk mbërriti kurrë thyerja, vinte ëndërrimi i botës së artistes, që nuk solli zhgënjim, që luftoi për hir të zilive dhe çikërrimave të vetmive dhe i dashurive dhe urrejtjeve, që ngjallte pathosi artistik i të madhes Drita Pelingu(Kripa). Hysen Pelingu, bashkëshorti i saj, ky artist i madh i skenës u bë ombrellë, për të mbrojtur artin dhe bashkëshorten nga zilitë e atij arti, që zbriste nga labirintet klasore, që e ndante e mbulonte talentin, që kishte mbërritur nga qyteti detar i Vlorës. 100 role në teatër. Veçohet kompleksiteti dhe interpretimi skrupuloz tek dramat e gjenive :”Mbreti Ilir”, ”Otello’, ”Hamleti”, ”Intrigë dhe dashuri”, ”Letra e hunbur”, ”Djali plangprishës”, ”Halili dhe Hajria”, ”Tartufi””Arturo Ui”.Naim Frashëri, artisti i popullit, bashkëkohës i Dritës në teatër, në fillesën e saj e ka koncentruar obligimin e tij, qysh në atë kohë. Thënia e tij: ”Është kënaqësi të kesh partnere në skenë, Drita Pelingun”. Në botën e filmit, në titrat e tij gjendet emri i Drita Pelingut, që ka gjetur rishtazi një truall të ri, të ngrohur nga një zjarr i brendshëm, ku talenti ka mposhtur krejt ithtarët e pushtetit të kuq, që nëpër buzë, kanë dashur, s’kanë dashur kanë mërmëritur”Luan bukur”. Personazhet e saj: ”Nëna”. ”Budja”. ”Halla”, Mësusja’, ”Mukadezi”. Nga ana regjizoriale ka realizuar :”Kënga e Mjelllmës”, ”Hijet”, ”Shumë zhurmë për asgjë”, ’Kush e solli Doruntinën “, Korrupsion në pallatin e drejtësisë”. Ka vënë në skenë, në teatrot e Shkupit, Vlorës etj. Drita Pelingu ka punuar për 20 vjet si pedagoge në Akademinë e Arteve. Bashkëpunëtorët e saj në teatër Mio, Stillu, Mima, Qesari. Kjo është aktorja e madhe Drita Pelingu (Kripa) e adhuruara e artëdashësve shqiptar, që disponon hapësira, frymëmarrje, rezonancë dhe qëndresë nga cikërrimat e luftës klasore. Kjo është Drita, që ka pushtuar më rolet e saj, zemrat artdashëse, që regjimi i asaj kohe, dot nuk e bëri, ”Artiste e Popullit”, shikuar nga ky kënd rezonimi mund të thuhet se Drita Pelingu është artiste e të gjithë shqiptarëve, është qytetare nderi e Vlorës, pavarësisht se i mungon, ajo sajdisja zyrtare. Arti i Dritës do të jetojë gjatë, ngase jeta e aktorit e shkurtër është por arti tij jeton, ai është futur në panteonin e kulturës, së këtij kombi artdashës. Ky është edhe nderi, që i bën arti kombëtar, veprës së Dritës. Kësaj plejade kaq të ndritur, që bëri shumë për kulturën kombëtare dhe mori pak, i shtohet edhe vlimi vullkanik i 118 personazheve të artistes magjepse Drita Pelingu (Kripa).
Jeta e Drita Pelingut
Drita Pelingu njohur edhe si Drita Pelinku (3 dhjetor 1926, Vlorë - 2 tetor 2013, Tiranë) ishte një nga aktoret më të shquara të skenës shqiptare,regjizore dhe petagoge. Kreu shkollën e femrave Nana Mbretneshe në vitin 1944 dhe më pas vazhdoi shkollën e artit Jordan Misja për teatër ku ishte e vetmja femër. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Nga viti 1976 ka dhënë mësim mbi artin skenik nëAkademinë e Arteve. Në vitin 1982 bëri debutimin në skenën e Teatrit Petro Marko të Vlorës si regjizore me dramën Pavdekësia.
Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. "Rëshqitja", "Arturo Ui", "I çuditëshmi", "Zonja e Bujtinës", "Gratë gazmore të Uindsorit", "Artani", etj. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek "Tana" (1958), e më pas tek "Njeriu me top", "Kur hidheshin themelet", ku interpreton rolin e Budës, "Vajzat me kordele të kuqe", "Radiostacioni", "Përtej mureve të gurta", "Fjalë pa fund", "Shpresa", etj.
Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Si një nga themeluest e Teatrit Kombëtar ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm është si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare. Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikës urdhëri “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar” (1986), çmimi “Ismail Qemali” (1996), ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen