GRIGOR JOVANI
PLANET I NGRIRE
- Poetëve të pushkatuar,
Vison Blloshmi dhe Genc Leka -
Vison Blloshmi dhe Genc Leka -
Poshtë dheut të ngjeshur
nga hapat tanë të stërgjatë,
pashë sytë e përgjakur
të botës,
një natë:
dy zogj sqepkëputur,
që nuk i dëgjoi
asnjë pranverë.
Dy pëllumba të verbër.
Sytë e tyre të shkulur,
ngulur me gozhdë,
derë më derë.
Iu falën natës.
I gjeti ngrica në ag,
përqafë
me gjakun e shtrirë.
Askush nuk i qau.
Përveç dheut të zi
që i mori në gji,
që pa gdhirë.
Kishte rënë një shi.
Rrëketë, pa pra,
përshpërisnin fjalë,
t’ia rrëfenin detit.
Në dëshminë
për terrin e zi,
në pjesën e ngrirë
të planetit.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen