Bedri Tahiri |
Bedri Tahiri u lind në Galicë të Drenicës më 1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.
Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret ed...he me artin letrar. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare- historike- dokumentare- publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime dhe ditar lufte. Deri sot, pa i përmendur librat si bashkautorë, ka botuar këta libra:
- Azem Bejtë Galica, 1995.
- Përmendorja që mungon, 1997.
- Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998.
- Adem Jashari- legjendë e legjendave (u ribotua nëntë herë), 1999.
- Përjetësia, 2000.
- Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001.
- Drenica- një shekull trimëire (u ribotua tri herë), 2002.
- Përtëritja, 2002.
- Flakadanët e lirisë 1, 2004.
- Drejtësia në sprovë, 2005.
- Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i plotësuar), 2005.
- Flakadanët e lirisë 2, 2006.
- Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,.
- Flakadanët e lirisë 3, 2007.
- Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë i plotësuar), 2008.
- Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008.
- Abdyl Krasniqi- frymëzues brezash, 2009.
- Diferencimi- Tregime, 2010.
- Për Flamurin kuqezi, 2010.
Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në bashkimin tonë kombëtar.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen