Donnerstag, 14. Juni 2018

Drita Lushi

Poetja Drita Lushi

Drita Lushi, lindi më 14 maj 1969 në qytetin e Librazhdit ku vazhdoi mësimet deri në shkollë të mesme, për të vazhduar më pas studimet në Fakultetin e Mjekesisë. U diplomua për Farmaceutike. 
Pasioni i saj i hershem ka qenë letërsia e gazetaria. Ka botuar Librat me poezi “Ëndërr”, ”Flirt”dhe ”Sonata e syve”. Po ashtu, ka botuar edhe librin me tregime “Dashuria çel në prill”.
Jeton në Tiranë


Poezi nga Drita  LUSHI


PUTHJE

Sonte mos më fol fjalë dashurie.
As puhizë përshpërimash rrëzë veshit mos më thuaj.
Sonte shuaji të gjitha dritat, por jo ato të zemrës tënde.
Të llamburisë mbi ne dashuria - kështu më duaj.

S’dua të më mbash duart e mia në të tuat,
e përqafimet e gjata, sonte hidhi tutje,
sonte e dua natën time me puthje,
si burim dashurie të rrjedhin, të qeta e pa ngutje.

E në më zëntë gjumi nga dashuria,
me burimin e puthjeve freskom’ përsëri,
mos u lodh, mëngjesi vjen shpejt,
i dua pafundësisht – zjarr dhe ëmbëlsi



Ç’MËSOVA NGA TI?

Të flas,
Fantazoj,
Te Qesh…
Te luaj dhe te gjej shtigje mes reve
Te kepusja nje cope qiell te kalter
Dhe te vizatoja zogjte e shpreses.
Te degdisem der ne skajshmeri me dashurine
Dhe te mos vdes duke fjetur,kurre .
Çte dhashë…?
Asgje…
Te shkrova ne sy,
Ato qe mora nga ty.



KËNGË E HARRUAR

Kënget e tua,
Ishin zgjimi dhe ëndrra
për mua;
Por ti, 
i harrove kengët një ditë,
Dhe unë,
S’ pata pentagram,
Ku të shkuaja poezinë…
Ti i harrove këngët,
ndërsa unë dashurinë…!



DASHURI TOKËSORE 

S’dua të jem zot për ty, i dashur.
As ti s’dëshiron të jesh zoti im, e di
Dua të jem thjesht
dashuria e paqja jote,
butësia e ditëve,
ëmbëlsia e fjalëve,
ëndrra e mbrëmjeve.
Dua të dëgjoj rrahjet e zemrës tënde,
kur kokën të t’ mbështes në gjoks.

Kaq pak dua të jem për ty.
Kaq shumë dua të jesh për mua.

Le t’i lëmë Zotat në qiejt e tyre.
Le të dashurohemi njerëzisht
në Tokën tonë.



ME DASHTË

Asht’ mire me dashtë
me gjymtyrë
me trup
me gjith qenien ,nji tjetër qenie
per dashuri.
Asht’ bukur me dashtë me mendje,
me dashtë me tru
me dasht nji emën!
Veç lumtuni asht,
kur don me zemër.

______
Për Ora Shqiptare, Sabit ABDYLI

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen