![]() |
Majlinda Zorba |
Majlinda Zorba, ka lindur në Tiranë më 22 maj 1967. Gjatë viteve 1986 - 1990 ka mbaruar studimet në fakultetin Histori - Filologji, dega Gjuhë-Letërsi. Kurse gjatë viteve 2012 - 2016 është diplomuar për "Studime letrare" në Qendrën e Studimeve Albanalogjike". Mëpastaj, ka punuar prej 16 vjetësh si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë në shkollën 9 vjeçare "Ali Demi" në Tiranë.
Majlinda ka redaktuar dy libra të shkruar në gegërisht "Llesh Nik Daka", "Historia e Lezhës". Ka berë një studim letrar për tri romanet e autorit Zija Çela "Burrat nuk dalin nga lufta", "Gjaku i dallëndyshes", "Las Varrezas". Po ashtu, ka publikuar edhe një studim kritik "Gjama e malësorëve", qe është botuar në revistën "Perla" në vitin 2016.
Veprat:
- "Ëndërr e thërrmuar", poezi, SHB "Marin Barleti", 2007
- "Shërimi i vetmisë", tregime, SHB "Marin Barleti", 2011
- "Kalorësi i bardhë", poezi shqip-ilalisht, SHB "Marin Barleti", 2017
Poezi nga Majlinda Zorba
Natë e pagjumë
Kjo natë zbarkoi tinzare
bashkë me xhaketën time të telasheve...
Diku pikojnë strehët e shtëpive,
diku mbi kokë t'sëmurit i qëndrojnë
diku gëzojnë...
Heshtja e ngrohtë si gjaku
s'po merr më kuptim
Një kumuri e ngordhur më lë pa gjumë...
Vështrimi im i trembur struket
ngjashëm me të verbërin
errësirë gjithkund...
S'ka fjalë, poezia lind të tjera poezi
të kapshme, të pakapshme,
pak reale e pak imagjinare...
E lënduar ajo s'bie dakort
me gropat thithëse që i hapin
ca gjytrymë
që pandehin se bëjnë poezi
duke kërleshur fjalët me zgjyra
mendimi e fjale...
Kam nevojë të rri pafund pa gjumë
të shprehem
pasi botën time të kem njohur
sa dora të shkasë
në rrjedhën e pamatur
me labirinthe trush...
Gjykoj edhe kur jam në gjumë...
Nuk shkruaj vargje që të thërrasin
"Bravo"
ca bukëshkalë, ca kokëtrashë
që e duan gjumin shumë...
Edhe pse maturia më shkon për shtat
e matur s'dua për pak të jem
që monotoninë vrastare ta ul në gjunjë...
* * *
Dhe shpirtrat e filozofëve kanë mbushur pupla gjith' hapësirën
e unë pandeh se janë në gjumin e përjetshëm
në darka shpirtrash, në teatro tekanjozësh
që edhe këtu sa ishin
hëngrën, fjetën, u frynë...
Më tremb gjithçka që më rrethon
mendimi më pëllcet në natën pa gjumë...
Pa titull
S’është dimër
ҫeli bari…
Prap se prapë
vorba mbi zjarr
zien corbën
bosh s’rri…
E në s’pata dot lavdinë
Kam të paktën ҫorbën, urtësinë…
Më s'u pamë
Po më shfaqesh ngadalë...
Dritat e vogla si margaritarë,
Tiparet e tua kanë shpërndarë,
Në puthje të largëta u shuan
E më s'u pamë...
Tiparet e tua si pikat e lotit,
Zemrat e ngrohta-gjakun ngrinë,
trupat tanë n'shpella lakuriqësh mbenë,
Perëndimet i pres e vetme në mërzinë...
Gabuam! N'përballje me botën finoke,
humbëm dashurinë e përkorë deteve...
Në ëndrra vrapoj un' si e marrë,
Turrem të t'puth majën e hundës,flokut,
Sikur kohët prej helmit t'i lëçis.
Vrapoj pa e ditur ç'më pret,
Sytë i kam ngulur në një pikë...
Vrapoj, lotoj, dëgjoj zërin tënd melankolik,
Tek më fton në pyje të huaja
E unë sërish e zbrazur n'angushti.
Po më shfaqesh ngadalë...
Në dritat e vogla si margaritarë
Rrekem tiparet e tua t'i qëndis...
Përtej xhamit dimëror prek shpinën tënde,
bota qesh, s'hesht, s'rri...
Shën Mëshirë
Kërkova në formën më të bukur
Mëshirën njerëzore,
Më pas e kërkova sikur ai përballë
Shpirtin në kthetra t'më mbante
N'atë çast rrembat e gjakut të dorës së tij,
Më goditën me shuplakë...
Desha ta gërgas me një gazel të bukur,
Po rrembat iu frynë inatit
dhe u gëmusha si e marrë...
Edhe më pas në këmbim kërkova Mëshirën,
Po kjo s'u duk,
fshehur vrimave rrëzoi njërin sy.
U tërhoqa,
u çorodita,
urreva fjalën "shpresë"
Mbushur gjarpërinjsh lëshova helmin e tyre,
po përsëri Mëshira s'u duk,
Mbetej të rrëzoja edhe unë të mirat e mia,
i rrëzova dhe prisja fjalë mëshirimi:
"Mos,s'bën mirë kështu".
Edhe më tej nga harresa freskuar
rrëzova edhe tjetrin sy,
Tani urreja atë që kërkonte t'më mëshironte
dhe i thashë tjetrit:
"Sa keq, je bërë për Mëshirë"
Pyjet e imazhit tim janë plakur,
Eci në një botë të pamëshirë,
që s'kupton se Mëshira sadopak peshon
dhe thërras në kët' botë të turbulluar:
"Shën Mëshirë"
Dëshpërimi i Orfeut
Heshtni o muza,heshtni o nimfa!
Ndaleni argëtimin!
Jam unë, babai i këngës,
që lirës dy tela i shtova,
për nder të nëntë muzave,
motrave të sime mëje.
Jam këngëtari tragjik,dragonjtë në gjumë i vura.
Sirenat,memece i bëra,
degët të përkulen e gurët të lëvizin.
Heshtni të gjithë!Jeta ime vdiq!
Buzëqeshja e saj më ka braktisur...
Ja,po tundet dheu në natën pa tinguj,
unë vërtitem në errësirë e kërkoj Euridikën.
Në botë mbeti vetëm ëndrra ime e vyshkur
me sytë e tu të ngrirë që zemrën e thërrmuan.
Fatkeq unë jam,të humba Euridikë!
Nga ofshamat,ngashërimet,këngët i thura.
Njomëzakja ime e brishtë,
delikatja me napë të hollë mbështjellë...
Kurmi yt i ngrohtë më la të ftohtë në qoshen time,
rrahjet e zemrës sate tinguj të butë më zgjuan,
nga zemërimi i ndezur,
këndoj për ty pa gaz e ngushëllim.
Oh,ç'gjëmë e zezë më gjeti!
Ktheva kokën dhe përgjithmonë të humba,hyjnesha ime!
Filli i vetëm që me tokën më lidhte,u shkëput,
më kanë humbur udhët,nga të shkoj,shpresën lut.
Mes ujërave udhëtoj dhe bota ka frikë të më shikojë
se etja u shtohet prej tingujsh magjepës.
Ndërsa unë me një etje që s'shuhet kurrë,vajtoj...
Në muzgun ngjyrë jargavan,
një kokë e prerë tundet mbi valë,
tashmë nuk i duhet më as jetës,as vdekjes.
Ku është rruga e jetës sime?Ku është e adhuruara
Euridikë?
Dëgjoni këngën time rrëqethëse
që shkrihet në heshtje mes pikëllimit...
Koka ime në Ebro gjithnjë do të këndojë,
se besnik i një dashurie që humbi unë mbeta...
Në ishullin e Lemnosit një kokë këngëtare
në tempull më në fund u përjetësua...
Përshëndetje të gjithëve, funksionoi vërtet dhe jam krenare që dëshmoj edhe unë. Burri im më la për një vajzë tjetër. U ndjeva shumë keq, por prisja që ai të kthehej tek unë. Një ditë pashë një mesazh se si një grua takoi burrin e saj dhe vendosa të provoj këtë profet i cili e ndihmoi sepse lidhja ime dështoi. Edhe pse nuk besoja kurrë në punën shpirtërore. U përpoqa me ngurrim sepse isha e dëshpëruar, por për habinë time të madhe, ky profet më ndihmoi dhe lidhja ime tani është perfekte sepse më ndihmoi të rikthehesha te burri im dhe ai tani më trajton si mbretëreshë, edhe pse më tha se nuk ishte më i dashuruar me mua. Epo, nuk mund të them shumë, por nëse keni probleme me lidhjen tuaj, ja adresa e email-it (palaceofsolutions@gmail.com). Partneri juaj patjetër do të kthehet tek ju.. Ose kontaktoni whatsapp-in e tij në +1(813) 360 1365.
AntwortenLöschen