Lëkë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së Heroit Kombëtar. Për studjuesit, ai me përmbledhjen e pjeserishme të "Kanunit", gjykohet si një figurë ë plotësuar e Arbërisë Mesjëtarë, që ka luftuar për identitet, duhet thënë se, deri më sot, nuk mjaftojnë dokumentet për të treguar fytyrën ë vërtëtë të Lëkë Dukagjinit[1].
Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë-Gjilanit në vitin 1410.
Velekinca gjendët në rrethinen e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.
Në krahasim me Velekincën qyteti i Gjilanit si vendbanim është formuar shumë vonë dhe përmendet rreth shekullit XVIII dhe atë me emrin e lumit Morava, lum i cili rrjedhë nëpër Velekincë. Sipas gojëdhënave të ruajtur në popull thuhet se Velekinca ka qene qytet dhe se i takon fisit bytyq. Sundimi i egër e mizorë turke dhe serb në trojet shqiptare ka bërë që shumë vendbanime të vjetra në tërë Kosovën të zhduken dhe t`i humbin gjurmët iliro- dardano-shqiptare, po ashtu këtë fate ka pasur edhe vendbanimi i Velekincës.
Në mungesë te fakteve dhe dëshmive të sakta ka sjelle paqartësi rreth emrit Velekinca. Emri Velekinca në gjuhën shqipe nuk ka kuptim të caktuar , po nëse e zbërthejmë emrin VeLEKinca, duke ia hek prapashtesën turke –inca , e fitojmë fjalën Ve + Lek, bazës se fjalës ia shtoje kësaj fjale ia shtojmë shkronjat –nd dhe e përfitojmë fjalën Vend Lek e që në trajtën e shquar bënë Vendi i Lekës.
Nëse i marrim të gjitha këto parasysh e bazohemi në toponimin Kodra Lekës, si dhe në rrënjën kryesore të fjalës Lek, mund të supozohet se prejardhja e fjalës Velekinca është Vendi i Lekës. Se për cilin Lek bëhet fjalë mund te vërtetohet vetëm nëse arkeologët dhe shkencëtaret hulumtojnë në këtë drejtim.
Nuk jam i sigurt se cili Lek ka jetuar ne Velekincë Leka i madh Lek Dukagjini apo ndonje Lek tjetër, por unë shumë i sigurt se një hulumtim i hollësishëm do të pasqyronte shumë gjëra.
Tutje Leka ishte bashkëkohës i Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodres, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me nje kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Lëkë Dukagjini kishtë marrë një kulturë të gjithanshmë, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humanistë të Rilindjës evropiane dhe ne qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Dukë iu kthyër kohës së tij, kontakti i parë më Skenderbeun, ka qënë në Lidhjën ë Lezhës më 1444.
Lëkë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhet thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.
Lëkë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjes së shqiptarëve. Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtje dha kur vdiq Skënderbeu edhe lirinë e tyre, brenda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me riorganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.
Gjatë kësaj periudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u be nje permbledhj e Kanunit mijravjeqare te vjeter, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë. Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm do të vintë koha e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për mileniume me rradhë. Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, në fillim të shekullit të kaluar.
Burimi: WIKIPEDIA
Sonntag, 26. Mai 2013
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi (1827 - 1895)
Lexues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës. Lindi në Elbasan, ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zosimea të Janinës, ku ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi në Stamboll më 1857 dhe për të treguar nevojën e një pune të re me përkthimet shqipe hartoi një Memorandum për gjuhën shqipe. Qëndroi në Maltë deri më 1860 në një seminar protestant, ku ndërkohë përfundoi përkthimin e Dhjatës së re toskërisht e gegërisht. Paraqiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë autonome, për lashtësinë e virtytet e shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në punimin Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shenjta (1860). U vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me përfaqësuesin e Shoqërisë Biblike të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përtkhimin e parë gegërisht Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve dhe vijoi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhjata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Nomi i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (toskërisht 1884). Ka lënë dorëshkrim Krijesa dhe të dalët gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Udhëtoi disa herë nëpër Shqipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t'u mësuar bashkatdhetarëve shqipen letrare. Shoqëria Biblike i ndërpreu marrëdhëniet me të më 1874 pa paralajmërim, sepse u vërtetua që ai nuk besonte në frymëzimin hyjnor të Biblës. U detyrua të shiste dru e qymyr e të hapte një pijetore në Tiranë, por jepte fshehurazi mësime të shqipes. U vendos përfundimisht më 1884 në Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen fshehurazi derisa vdiq.
Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkollën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfabetin e për arsimin më 1867 në Stamboll dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin. U përpoq me Hasan Tahsinin e të tjerë të ngrinte shkollën shqipe. Idetë më të rendësishme i ka shprehur në një letër drejtuar Nikolla Naços më 1888.
Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është Fjalori i gjuhës shqipe. Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë; ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes. Nxori në dritë vlera të shumta të visareve të gjuhës së popullit, dha ndihmesë të veçantë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se dialektet e shqipes nuk kishin dallime të mëdha. Me lëvrimin që i bëri gjuhës shqipe në përkthimet e në veprat e tjera ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi prozën me tregimin e shkurtër Gjahu i malësorëve.Hieja e Tomorit (botuar më 1902). Punoi për një sistem arsimor kombëtar, të mbështetur në një pedagogji e didaktikë përparimtare demokratike.
Në pikëpamjet politiko-shoqërore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Si rrugë kryesore shihte zgjimin kombëtar nëpërmjet shkollës e kulturës dhe gjuhën amtare e shihte si mjetin më të rëndësishëm për përparimin kombëtar. Ishte ndër përfaqësuesit e parë që u bënë shprehësit ideorë të lëvizjes kombëtare dhe bëri përpjekje për ta vënë në jetë programin e rilindësve në fushën e kulturës e të arsimit. Ai vdiq në vitin 1895.

Konstandini i Madh
Figura më e madhe e Historisë Kombëtare të Shqipërisë, pa asnjë diskutim, mbetet Kostandini i Madh. Një nga ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës.I lindur në atë pjesë të Ilirisë,(Nish),që sot është zabtuar nga barbarët serbë, rreth AD 274-337. Një perandor që sunoi 31 vjet (306- 337). Emri i tij i lindjes ishte Flavius valerius Constantinus.Ishte djali i Komandantit ilir Constantinus Chlorus . Në vitin 305 ai ishte bashkë-perandor.Një vit më pas u bashkua me të jatin në Britani.
Ishte një besimtar i zotit Diell. Ndaj e dielle, ose sot e diela është ditë e shejtë pushimi, deklaruar nga ai, kur do te ishte më vonë perandor. Ai kishte parë në ëndërr dy fjalë në qiell (me këtë shenjë ti do jesh fitues (in hoc signo vinces). Pas kësaj mposhti Maxentius në betejen e Urës së Milvianit, afër Romës. Ka qenë një cast stoik dhe i nderuar. Senati italian e priti fituesin si shpëtimtar të Romës. Kësisoj, nganjë pagan adhurues i diellit, Kostandini nisi të shikonte krishterimin si një Sjellje të Fitores.
Ka vendosur të ndalohej keqtrajtimi i të krishterëve. Pas kësaj Kishës iu dha mbrojtje dhe dhurata financiare
Asokohe, ishte në modë të ishin dy bashkë- perandorë, ose edhe tre. Kostandini ishte shumë i madh sa nuk mund të pranonte askënd pranë famës së tij. NJë luftë e ashpër pushteti shpërthey midis dy perandorëve, Licinius dhe Costandine, e nga ku iliri strateg doli ngadhnjyes si një kampion i Krishtërimit.
Tash ishte perandor i Lindjes dhe Perëndimit.Paraardhësi i tij, iliri Diocletiani kishte nisur të bënte ndarjen e autoritetin civil dhe atij ushtarak. Kostandini i Madh e përfundoi këtë nismë vlerëmadhe.
Gjaku i të parve e therriste diku gjetke ka vendosur te ndertonte nje qender te re te Perandorise, larg Romes. Përtej andej ka kishin ardhur te paret e tij, diku afer Trojes se famshme.Mbi qytetin 7mije vjecar Buzeanum,ose i njohur si Byzantium.Greket duan ta bejne te tyren Byzantin,por kjo nuk eshte e vertete,me shume ka pasur gjasa te kete qene pellazgjik nga ai brume kuture nga erdhen iliret,maqedonet,epirotasit,pra paraardhesit e shqiptareve
Qyteti i lashte ka ndjere zhurmat e nismes se madhe ne vitin 326 dhe perurimi ka ndodhur 4 vjet me vone.Me pas qyteti do te zgjerohej e zgjerohej,duke ardhur te ne me Stambolin magjik te pushtuar nga turqit qe,nuk e leshojne me kurre..Kostandini ndertoi Kisha ne Token e Shejnte,ku sipas tij e jema kishte gjetur kryqin origjinal ky ishte mberthyer Krishti.E jema ishte e krishtere,ndersa Kostandini i Madh u baptizua ne castet e vdekjes,me 22 maj 327).
Kostandi i madh eshte nje nga perandoret me ndricuas te Romes.Ngaqe nuk ishte as romak apo grek,nuk duan ta cilesojne si me te madhin,por ne fakt ai ishte me i madhi nder perandoret e Romes,shetin e te ciles e riorganizoi dhe ndertoi fitoren perfundimtare te krishterimit ne fundin e shekullit te katert.
Fillimisht i kishte ndeshkuar rrepte, eger me brutalitetin tipik te nje iliri,pa asnje lloj meshire,por me vone dalangadale kishte nisur t;’i donte dhe t’i mbronte me pasionin tipik te nje iliri fisnik.Kesisjoj ishte figura qendroe qe themeloi Europen e krishtere te mesjetes.E pra ishte me gjak shqiptar.Ishte me i madhi i races shqiptare ne te gjitha koherat.Ne kohen e Hoxhe-Alise asgje nuk na thane ne shkolle.U ngriten buste edhe per injorante,por asnje shtatore nuk u ndertua per kete kalores gjigand te Ilirise,qe luftoi nen dhe per flamurin e Romes,por sipas shume shkencetareve aso kohe ajo perandori cilesohej si perandoria Iliro-Romake.
Burimi: Kosova e lirë

Jusuf Gërvalla
Jusuf Gërvalla poet shqiptar dhe atëdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982) në Untergrupenbah (Gjermani).
Shembulli i tij mbeti i gjallë nder intelektualë të kohës moderne, si shkrimtarë dhe atëdhetarë i shquar përe liri deri në vdekje.
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, vdekja e tij ka qenë tragjike. Për këtë është thënë e shkruar shumë dhe do të thuhet e do të shkruhet shumë. Por, edhe shkrimtari J. Gërvalla pësoi vështirësira të mëdha. Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është tepër e njohur, me gjithë botimin shembëllor që ia bëri J. Gërvallës më 1992 Sabri Hamiti (Jusuf Gërvalla: Vepra letrare. "Ora", Prishtinë, 1992). Opinioni e respekton dhe adhuron dëshmorin e kombit, simbolin e luftës për liri, shembullin e kurajës prej qytetari dhe intelektuali, ndërsa duket se e harron shkrimtarin e rëndësishëm që ishte dhe mbetet. Roli i tij prej simboli të qëndresës e hijesuaka faktin se ishte poet i dorës së parë.
Në letërsi, ai nuk i takonte qarkut të "lapidaristëve" të poezisë fjalëpakë që e shoshiste të tashmen me shkrimin simbolplotë alegorik në petkun e arkaikes mbikohore e në frymën e visarit të traditave të lashta gojore.
Zëri i tij poetik ishte zë më vete, mjaft origjinal, personal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, zbutë, thellësisht njerëzor e me një sensibilitet të stërholluar. Në dy përmbledhjet e tij të para - "Fluturojnë e bien" (1975) dhe "Kanjushë e verdhë" (1978) - poezia e tij merrej kryesisht me vatrën e poetit tek janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve "Shtëpia në kornizë" dhe "Skena nga jeta e fshatit". Poezia e tij e përmallshme e këndon dashurinë, e kujton dhimbshëm (dhe pa idilë ruraliste) vendlindjen dhe na e rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për "pak frymë njeriu e pak dritë qiriri". Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te të folurit poetik me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale. Në vëllimin e tretë poetik, "Shenjat e shenjta" (1979), kemi të bëjmë dhe me fjalë e elemente si "hije", "pluhur", "frikë", "terr", "ftohtë", "varr". Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi që nuk hetohet në lexim të cekët, na qet tabllo tejet të qëlluara të groteskës që e quajmë "jeta". Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe. (WIKIPEDIA)
Poezi nga Jusuf Gërvalla
U MËSOVA TË DUA
Në duart e mia të ftohta me duart e mia
Trupin tënd e preka të ftohtë në argjilë
Largimin tënd akull dhe gazi m’u bë helm
Dimrin tonë të ftohtë e ngurosa në qepallë
E mapësuar dora ime e hapi kuvelinë
E dimrit
Dhe erdhi pranvera e dashurisë ndaj njeriut.
Gazi i tij pa kripë kripa e tij pa det e argjilë
Portofoli imë rëre gërshetat e tij kallam
Duart e mia të ftohta
Trupi i tij ujë
Dhe letër e verdhë.
Recitonte në sallën e madhe të zbrazët të ftohtë
Rendi i katërt ishte plot
Dyshemeja me lëvore gështenjash
Këndet e larta rrjetë merimangash
E dikush tha. Po cirresh kot!
Duart e tij të ftohta e sytë e tij të ngrohtë!
Pikëllimi s’ia kishte frikën
Aii dukej si kuvertë anijeve në detin Marmara
(nuk e di nga m’erdhi ky përfytyrim)
Ashtu dukej. Si kanjushë.
I verdhë. I ftohtë e i dashur
Mbi të gjithë që dashurojnë.
Në duart e mia të ftohta
E kam ndjerë shtrëngimin e dorës si prush
Në largimin e tij nuk kishte dhera të huaja
As shtigje që përsëri e sjellin aq të përhitur
Të dashur
Si fjalët e para si deti i ri si qyteti
Në kartëpostale.
TASH PO NISEMI
Tash po nisemi në mundshim të heshtim pak
E të flemë. Po jemi lodhur. Këmbët të ënjtura
Nën tryezë. Koka që rëndon. Aspirinë?
Tash po nisemi? U bë vonë. Edhe ylli i fundit
Ra përmbi tryezë.
Jemi bërë si planeti që kërkon ta pranojnë
Si palaço të punojë
Në cirkun e verdhë.
Unë hënë e zbehtë ai diell i zjarrtë
-që të dy prej letrës së verdhë-
Që me nesër na pret takim’ i ri, bisedat për shëndetin
Dashurinë, poezinë.
E mbaruam bisedën mbi sëmundjen e poetit shëndetlig
-të ngrihemi, u bë vonë në këtë tavernë
Vetëm tym duhani e fjalë që shkëlqejnë
Prej fjalësh të pathëna
Dhe prej mëlçisë së zezë.
Shtrati i madh nën një çati diku do të ftohet
Në pritjen e vet
Rrugicat e përgjumura ritmin e mugën dritareve
Të fikura derdhin kot
Si një pikë në det
Jemi si yje
Në qiell.

Dashuria s’është ilaç as helm.
Me kokën time e krijoj
Me duart e mia dhe eci nëpër planet.
Natën e mirë:
Mua më duhet të shkoj atje prej nga mund t’ju gjej.
DO TË KTHEHEM NËNË
Sa fort më mundon
Vetmia, o nanë
E votër braktisa një ditë
N’vendlindje ishte vjeshtë
Tani vonë
Të presin të korrat e brengat
N’mendime më ke tretur
Tani, o nanë
Për birin që të la në vetmi
Shikim imi kah dera, kah dera më përgjon
Trokitje të lehta dëshiron.
Ktheu shpejt më ke pas thënë
Se brengat më kanë molisur
Të presin sokët në varr nën bli
Porositë e babit tënd
Kaluan pranvera dhe vjeshta o nanë
Që kur të ndjell veç një kthim
Nëse vetë nuk do të mundem
Do i them birit tim
Në vendlindje të shtrojë çdo gëzim
Të lutem jeto me shpresa o nanë
Se një ditë dikush do të trokllojë
Në atë votër ku së pari zëri im jehoi
Andej nipat do të ngrej shtëpinë.
Skena nga jeta e fshatit
dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.
Nga memoaret e një shëtitësi
kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
Pluhur e ngjyrë
Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.
Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.
Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.
Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.
Libri i shenjtë
shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton
mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon
Lufta dhe arti
Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit
Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr
S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage
Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellin
Sikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit
Fletë testamenti
në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin
në flijimin tim të begatshëm të verës
në nisjen time në fillimin tim të ri
në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë
le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese
e druvarit të fjetur në rudinë
myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë
emër të mos ketë e shkronja le të flasë
në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë
guaca e kërminj le të vijnë për dasmë
mbi rrasën time
le të shtrihen edhe ata si dy yje
ftohtë le të bëjë verës e verës verë
e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mëshirohen
vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën
deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë
le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur
ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef
se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës
se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm
mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun
tek do të më vini përsëri ju pas
le të më lënë të fle qetë si pranë stufe
dimrit të madh të dashurisë sime
nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem
s'do të shplohem natën nuk do të kollitem
me fjalët e mia le të më mallkojnë
në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
në duart që i kam prekur le të më lëshojnë
rrjedhës të qetë të fatit që pret
shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe
në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket
kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres
ata që tërë jetën i prita, të dashurit
ç'po flas kështu pash zotin?

Jeronim De Rada
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij. Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqipatre edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare. Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditav e të lavdishme të popullit tonë dhe, në rradhë të parë, i kohës së Skënderbeut. Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX në Itali eci përpara proçesi i shuarjes së marrdhenieve feudale dhe i zhvillimit të marrdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe
Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtarepër çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet `20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve.
Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet `30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re„, e themeluar nga revolucionari Maxini, që rrithte nga shtresat e borgjezisë së vogël. Ajo veproi përmes kompllotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848-`49, kur levizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870. Frytet e fitores i korrën borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë.
Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko-kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo, që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.
Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi„ dhe "kultin e ndjenjës„, që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.
Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada.
Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën-Adrianit.
Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.
Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje, që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Djali u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore-politike e Italisë së Jugut. Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letraree politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos„, që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:
"Erdhi dita e Arbërit„!
Vepra "Këngët e Milosaos„ u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatuar ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve. Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit.
Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi. Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit.
Më 1840 ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia„ e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon„ me këngë të tjera, duke botuar, për herë të dytë poemën "Serafina Topia„ dhe tragjedinë "Numidët„(italisht). Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë„. Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira„. Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën-Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues is saj., po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare.
Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë Rrëfimet e Arbrit, katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para. Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe ërrësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të boronte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës„(1861), "Lashtësia e kombit shqiptar„(1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe„(1866) etj. Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të terësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publiçistikës. Kështu, më 1883-`87 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit„, që u bë tribinë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme. Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundërazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat„, poemën "Gjon Huniadi„ variantin e fundit të "Serafina Topisë„, me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore„. De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve ne Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u cel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.
Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën-Adrian. Vdiq me 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.

Burimi: letersia.fajtori.com/Letersi/E_Rilindjes/Jeronim_De_Rada
Ismail Strazimiri
Ismail Strazimiri (1868 - 1943), veprimtar i lëvizjes kombëtare e demokratike, pjesëmarrës i Luftës ANÇ. Ishte një nga drejtuesit e klubit "Bashkimi" në Dibër dhe punoi për përhapjen e arsimit shqip. Mori pjesë në kryengritjen e armatosur antiosmane të v. 1910 dhe në kryengritjen e përgjithshme të v. 1912 ishte komandant i çetës, që zhvilloi veprime të armatosura në krahinën e Dibrës dhe çliroi qytetin. Përshëndeti shpalljen e Pavarësisë dhe përkrahu veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorë.
Mori pjesë në luftimet që u zhvilluan më 1913 kundër pushtuesve serbë në Dibër dhe iu kundërvu veprimtarisë tradhtare të Esat Pashës. U burgos dhe u internuanua nga shovinistët serbë. Më 1920-1921 luftoi kundër tyre përkrah forcave popullore të komanduara nga Isuf Elezi. Ishte pjesëmarrës i Revolucionit të Qershorit (1924) dhe kundërshtar i regjimit zogistë. Më 1943 u bashkua me forcat partizane dhe u dallua për trimëri në luftimet në zonën e Peshkopisë. Ndikoi për bashkimin e popullit të Dibrës rreth Frontit Nacionalçlirimtar dhe për shuarjen e hasmërive. Ra dëshmor në luftimet në Sllovë në nëntor 1943.
Tri prej djemve te tij, Lutfi, Siri dhe Gani Starzimiri u bene personalitete te shquara në fushat ku punonin. Ing. Lutfi Strazimiri është ndoshta ndërtuesi dhe projektuesi me i suksesshëm i urave në historinë e Shqipërisë. I diplomuar për "Inxhinieri" në Berlin te Gjermanisë, ndër punimet e tij numërohen pothujse te gjitha urat e rëndësishme, te ndërtuara në terrene tejet te vështira dhe me shpenzime, makineri e teknologji te reduktuara.
Ndërsa Arkitekt Gani Strazimiri, i shkolluar në Torino te Italisë e me pasi i diplomuar Bashkimin Sovjetik për "Arkitekture", është projektuesi i një sere ndërtimeve ambicioze te kohës si kompleksi i Pallateve "Shallvare" dhe "Agimi" në Tirane, te cilat ende sot vazhdojnë t'i rezistojnë kohës si komplekse tejet funksionale nga pikëpamja e organizimit. Me pas si drejtor i Institutit te Monumenteve te Kulturës dha një kontribut te rëndësishëm në ruajtjen e vlerave arkitekturore te traditës shqiptare, duke shpëtuar nga shkatërrimi veç te tjerash edhe një numër te rëndësishëm objektesh fetare në vitin 1967. Në nderim te tij, në vitin 2007 Instituti i Monumenteve të Kulturës mori emrin "Gani Strazimiri".
Djali tjetër i tij Kolonel Siri Strazimiri, është një nga themeluesit e artilerisë shqiptare te pas Luftës se Dyte Botërore.

Ismail Qemali
Ismail Qemali
(1844-1919)
Abonnieren
Posts (Atom)