Sonntag, 26. Mai 2013

Lekë Dukagjini

Lëkë Dukagjini është figura e dytë arbërore e shekullit të XV-të pas Skënderbeut, që u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së Heroit Kombëtar. Për studjuesit, ai me përmbledhjen e pjeserishme të "Kanunit", gjykohet si një figurë ë plotësuar e Arbërisë Mesjëtarë, që ka luftuar për identitet, duhet thënë se, deri më sot, nuk mjaftojnë dokumentet për të treguar fytyrën ë vërtëtë të Lëkë Dukagjinit[1].
Lekë Dukagjini thuhet se ka lindur në Velekincë-Gjilanit në vitin 1410.
Velekinca gjendët në rrethinen e Gjilanit, Kosovë. Fshati shtrihet në jug-lindje të Kosovës në rrugën për Preshevë, rreth 4 kilometra larg qendrës së qytetit të Gjilanit.
Në krahasim me Velekincën qyteti i Gjilanit si vendbanim është formuar shumë vonë dhe përmendet rreth shekullit XVIII dhe atë me emrin e lumit Morava, lum i cili rrjedhë nëpër Velekincë. Sipas gojëdhënave të ruajtur në popull thuhet se Velekinca ka qene qytet dhe se i takon fisit bytyq. Sundimi i egër e mizorë turke dhe serb në trojet shqiptare ka bërë që shumë vendbanime të vjetra në tërë Kosovën të zhduken dhe t`i humbin gjurmët iliro- dardano-shqiptare, po ashtu këtë fate ka pasur edhe vendbanimi i Velekincës.
Në mungesë te fakteve dhe dëshmive të sakta ka sjelle paqartësi rreth emrit Velekinca. Emri Velekinca në gjuhën shqipe nuk ka kuptim të caktuar , po nëse e zbërthejmë emrin VeLEKinca, duke ia hek prapashtesën turke –inca , e fitojmë fjalën Ve + Lek, bazës se fjalës ia shtoje kësaj fjale ia shtojmë shkronjat –nd dhe e përfitojmë fjalën Vend Lek e që në trajtën e shquar bënë Vendi i Lekës.
Nëse i marrim të gjitha këto parasysh e bazohemi në toponimin Kodra Lekës, si dhe në rrënjën kryesore të fjalës Lek, mund të supozohet se prejardhja e fjalës Velekinca është Vendi i Lekës. Se për cilin Lek bëhet fjalë mund te vërtetohet vetëm nëse arkeologët dhe shkencëtaret hulumtojnë në këtë drejtim.

Nuk jam i sigurt se cili Lek ka jetuar ne Velekincë Leka i madh Lek Dukagjini apo ndonje Lek tjetër, por unë shumë i sigurt se një hulumtim i hollësishëm do të pasqyronte shumë gjëra.
Tutje Leka ishte bashkëkohës i Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodres, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me nje kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Lëkë Dukagjini kishtë marrë një kulturë të gjithanshmë, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humanistë të Rilindjës evropiane dhe ne qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Dukë iu kthyër kohës së tij, kontakti i parë më Skenderbeun, ka qënë në Lidhjën ë Lezhës më 1444.
Lëkë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar pas Skenderbeut Pas këtij viti, venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjinin, thotë Tonin Çobani, në një nga studimet e tij, kushtuar Dukagjinit të Ri, por duhet thënë së kronikanët e kohës kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri në vdekjën e heroit (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptarë, përkrah forcave veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj, historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa ishtë gjallë.
Pas betejës së Kosovës (1389), filloi depërtimi turk në Ballkan. Peja deri më 1462, qeverisej nga Leka III Dukagjini i cili ishte lesak i sulltanit dhe kishte marrë pjesë edhe në betejën e Kosovës të pushtuar në kohën e Sulltan Mehmetit II, me 26.IX.1462 me ç’rast u formua “Sanxhaku i Dukagjinit”.

Lëkë Dukagjini gjeti strehim në thellësi të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku më banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyrë të derës së Dukagjinëvë me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i shkonin pas, i rrëthuan me mikpritjë e respekt, duke u referuar dokumentave të kohës, ishin po këta malësorë të Principatës së Dukagjinëvë, të njohur për trimëritë e tyre, që jo vetëm e ndihmuan për të ngritur fortesat e tij, por edhe të siguronte kuotën e ushtarëve, që duhej të shërbenin nën flamurin e Lidhjes së shqiptarëve. Por, në këtë kohë është dukur edhe madhështia e Lekës. Ai, duke iu përgjigjur besimit të ushtarëve të tij, u siguroi ushtarëve të tij mbrojtje dha kur vdiq Skënderbeu edhe lirinë e tyre, brenda organizimit fisnor. Të cilën, në kushtet e krijuara, e institucionalizoi me riorganizimin e pleqësive mbi bazë fshati e krahinë.

Gjatë kësaj periudhë (1458-1481), kur ai udhëhiqte te gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u be nje permbledhj e Kanunit mijravjeqare te vjeter, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridikë. Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë vetëm do të vintë koha e Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mendjën e tij, për mileniume me rradhë. Në ditët tona, lavdia e tij e prekshmë, mund të ndjehët nga rrënojat ë Shurdhahut, afër Vaut të Dejës, ish rësidënca ë tij; ndërsa ajo ligjvënëse, mund të shijohët nga vepra e tij monumentale "Kanuni" mbledhur nga At Shtjefën Gjeçovi, në fillim të shekullit të kaluar.

Burimi: WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen