Samstag, 1. Juni 2013

Korrespondenca e panjohur e Skënderbeut

Korrespondenca e panjohur e Skënderbeut me Sulltan Muratin
 
Një libër i panjohur për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i shkruar në gjuhën italiane në vitin 1584, nga prifti shqiptar, Dhimitër Frangu. Si u gjet ai libër para dy vjetësh në bibliotekat e Romës, nga Lek Pervizi, i cili është dhe përkthyesi i asaj vepre të botuar para pak kohësh në Tiranë nga Shtëpia Botuese "Arbëria"

E gjithë jeta, vepra dhe luftërat e lavdishme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, i konsideruar si “Atlet dhe mbrojtës i Krishterimit”, apo “Parzmore në gjoks të Europës”, që prej kohës në të cilën ai jetoi, e deri në ditët e sotme, ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë ende interes. Si rezultat i kësaj, nga kronikanë, biografë, shkrimtarë, studiues dhe historianë të shumtë, vendas e të huaj, Skënderbeut i janë kushtuar me dhjetëra e dhjetëra libra me studime të ndryshme të karakterit historik, pjesa më e madhe e të cilave janë të panjohura për shqiptarët dhe ndodhen në bibliotekat e shteteve të ndryshme të botës. Një nga ato libra është dhe ai me titull “Veprat e lavdishme të Skënderbeut”, i priftit shqiptar, Dhimitër Frangu, bashkëkohës, këshilltar, arkëtar dhe ambasador i Skënderbeut.

Libri është shkruar dhe botuar prej tij disa vjet më përpara se të botohej libri i Marin Barletit. Sipas studiuesit dhe përkthyesit të këtij libri, Lek Pervizi, (ish-i dënuar politik në regjimin e Enver Hoxhës, që prej vitit 1991 jeton në Bruksel), i cili dy vjet më parë e ka gjetur atë rastësisht duke hulumtuar në bibliotekat italiane, libri i Dhimitër Frangut me titullin e pandryshuar “Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese, fatte contra Turchi dal Sig. D. Giorgio Castriotto, derto Scanderbeg, Principe d’Epirro”, është përkthyer nga latinishtja në italisht nga Bernardino Vitale dhe është ribotuar mbi njëzet herë nga viti 1506 deri më 1679-ën, duke u përkthyer edhe në frëngjisht e gjermanisht. Faktikisht, dorëshkrimet e para të Dhimitër Frangut për këtë libër janë të vitit 1480, dhe që nga ajo kohë, të gjithë librat e tjerë që u botuan më pas, i referohen rrëfimeve të Frangut.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me Marin Barletin, i konsideruar si një nga biografët më të saktë të Skënderbeut, i cili në shumë raste në librin e tij, thuhet se i ka mbetur besnik rrëfimeve të Frangut. Nisur nga fakti se ky libër (ashtu si dhe shumë të tjerë) për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është i panjohur për lexuesin shqiptar, (me dëshirën e Lek Pervizit, që na ka dhuruar një kopje të librit ekskluzivisht për “Shqip”) po publikojmë vetëm disa pjesë të tij, nga botimi që i ka bërë Shtëpia Botuese “Arbëria” në Tiranë, botim i cili u kalua krejt në heshtje, si nga studiuesit e historisë ashtu dhe shtypi.

Letra e Sulltanit për Skënderbeun

Si u mbyll kjo ngjarje, Sulltan Murati, duke qenë shumë i inatosur me Skanderbeun, i çoi një ambasador me një letër me këtë përmbajtje: “Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma mosmirënjohës në botë. Nuk mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se ti u bane anmik për vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të ishte biri im, duke u mundue gjithmobnë për me të nderue e me të ngritë në pozita të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij. Ti u rebelove e më ke shkaktue shumë dame, siç e di vetë dhe siç është njohur nga bota mbarë. Unë nuk mund ta marrë me mend se si shkoi kjo punë; ndofta për fatin se nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë ke pas qëllim që të mohosh fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehsh (siç ke veprue) në fenë kristiane, për të humbë shpirtin tand.

Por s’ka dyshim, se po ta kisha ditë dëshirën tande, do të kisha ba gjithçka ti dëshroje, sepse ti e di mirë (siç shpesh të kam thanë) që unë kam dëshirue së tepërmi me të plotësue çdo kërkesë. Unë jam përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të oborrit tim, për virtytet e tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda pak ditësh do ta ktheja shtetin atnor, e duke e ditë se nuk do ta mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër detyrës sate, duke u rebelue, veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe dënim të rreptë, pra meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas parasysh veprat e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin tim) i ke krye për mbrojtjen dhe dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye besnikërisht kunorës sime, pothuaj s’jam i detyruem ta zbus inatin, që me të drejtë më ka pushtue ndaj teje. Duke pas vendosë me veprue kështu, të them se due, që pas faljes sime, të vlejnë ma tepër shërbimet që kam pas prej teje, për me të shpërblye (që nga ana ime nuk do të mungojë) se sa hakmarrja që duhet të përdorsha ndaj teje për mungesat e tua, meqense u rebelove ndaj meje pa asnjë arsye dhe që shkaktove aq damtime ndaj meje dhe ndaj njerzëve të mi.

Prandaj ta dish se ti mund të sundosh mbi shtetin tand, që të përket si trashëgim, por me një konditë, që të më rikthesh atë pjesë të Shqipnisë që kam përfitue nga tjetërkush dhe jo nga prindi yt, të cilën, kundër çdo të drejte, ma ke marrë e përvetësue. Të them që ti të ma rikthesh, përndryshe betohem në Zotin, Profetin Muhamed, në shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e shpatës sime, që do ta përdor kundër teje, për me të dëbue nga ai vend për inatin tand. E në qoftë se do të shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh që të shkosh lypsar nëpër botë. Ti e di se unë mund ta ngrej një ushtri prej 150.000 vetësh, ndërsa ti ke pak ushtarë e nuk je në gjendje të më përballojsh. Këtë po ta them sepse nuk due me ta bë të keqen. Të kam paraqitë të mirën dhe të keqen. Ty të takon tani me zgjedhë si të kesh qejf dhe për këtë mund t’i besosh ambasadorit dhe shërbëtorit tim Hajredinit, i cili do të flasë gojarisht në emën tim për gjithçka, sipas porosisë sime.

Në Adrianopol më 16 Qershor 1444.

Përgjigja e Skënderbeut

Pasi e kuptoi shumë mirë letrën dhe pasi e dëgjoi me kujdes fjalën e ambasadorit të Sulltan Muratit, Skënderbeu e falënderoi dhe e nderoi ambasadorin e pas pesë ditësh e nisi duke i dhënë një letër për padronin e tij, në përgjigje të asaj të Sulltanit, me këtë përmbajtje: “Gjergj Kastrioti, i quejtun Skanderbeg, Princ i Shqiptarëve, i çon të fala të shumta Sulltan Muratit, Princit të Turqve dhe Perandorit të Lindjes. Prej shërbëtorit dhe ambasadorit tand, Hajredinit, e mora letrën që më kishe nisë, ku fillimisht ti më thoje se nuk mund të më jepshe as shumë dhe as pak të fala, sepse unë të qenkam rebelue dhe sepse unë të paskam ba (siç thue) shumë dame. Po të përgjigjem: megjithëse, çdo gja që kam ba kundër teje ngjan sikur të jetë ba prej ndonjë anmiku, të them, se çdo herë që ti do t’i shikosh punët me synin e arsyes, në këtë rast, se çka e sa asht krye prej meje unë gjykoj se jam tregue (jo anmik) por shumë mik.

Për këtë, them, se asgja nuk do të t’ishte e vështirë të bahej, të cilën unë të mos e bajsha, por që të mos ishte kundër vullnetit të Zotit. E për sa thashë, duhet të bindesh, ngase unë pretendoj të jem mik. Por në qoftë se ti ankohesh se unë kam rifitue lirinë time, me shtetin e tim eti, gabohesh, sepse nuk mendoj të të kem fye, sepse më takon vetëm mue dhe jo ty, dhe jam përpjek të baj çka i takon nderit tim. Në qoftë se turqit, ushtarët e tu, që rrinë në viset e Shqipnisë, erdhën kundër meje që të luftojnë me armë në dorë, a nuk ishte e drejta ime me luftue kundër atyne që donin të më sulmonin? E në qoftë se e përvetësova atë pjesë, sepse i munda me trimërinë time, faji nuk është i imi, por i tyne, ose i atij që i shtyni kundër meje. E pse unë kam thye ushtrinë tande, të komandueme nga Ali Pasha, nuk besoj se kam veprue kundër detyrës sime, duke qenë se unë po mbrohesha nga ai që po më sulmonte. Së fundi, në qoftë se unë e braktisa fenë e Muhamedit, e u ktheva në fenë time të vërtetë të Jezu Krishtit, jam i sigurtë që kam zgjedhë anën ma të mirë: sepse tue zbatue mësimet e tij të shenjta, jam i bindun se shpirti im do të shpëtojë dhe jo (siç thue) të humbë. Prandaj të lutem, që për shpëtimin e shpirtit tand, të dëgjosh prej meje një këshillë shumë të mirë. Po të lexosh me kujdes Kuranin, d.m.th., përmbledhjen e mësimeve hyjnore, do të kuptosh secili prej nesh e ka gabim. Nga kjo kam shpresë se në qoftë se ti do të arrijsh të gjykosh gjithçka drejt dhe të bindesh nga arsyeja, do të pranosh fenë shumë të shenjtë të Krishtenë, e vetmja në të cilën të gjithë njerëzit kërkojnë shpëtim, shpëtojnë, e jashtë saj çdokush tjetër sikterroset. Dhashtë Zoti që ti të pranojsh që të ndriçojë Shpirti i Shënjtë e të vijsh e të pagëzohesh e të fillojsh me jetue si i krishtenë.

Atëhere, unë, do të kisha kënaqësi me të njoh si Princin ma të madh të Botës e me t’u ba (siç kam qenë) një shërbëtor i mirë dhe mik. Për këtë ti do të bindesh shumë mirë, kur të shikojsh se sa me sinqeritet dhe mirësi unë të ftoj me të shpëtue shpirtin, për lavdinë dhe madhështinë e shtetit tand. Prandaj tuj të thanë, se megjithë se jam përpjek të mbrohem nga ty dhe nga forcat e tua, të mbetem mik, tue të premtue se kurdo që të bajsh atë që të këshillova, pra që të kthehesh i krishtenë, unë do të rikthej jo vetëm atë pjesë të Shqipnisë që ti më kërkon, por edhe gjithçka unë mbaj e kam në këtë botë dhe do të jem gjithnjë shërbëtori yt i mirë. Përndryshe, të jesh i sigurtë, se unë nuk mundem, nuk due dhe nuk detyrohem, për shumë shkaqe dhe aryse, që të pranoj ato që ti shkruen. Kryesisht pse turqit nuk e mbajnë kurrë besën ndaj të krishtenëve dhe janë fqinj të këqinj të tyne, e nuk due që të rrezikoj e humbas atë që Zoti më ka dhanë. Prandaj mos u fodullos për sa më thue që me ta rikthye atë pjesë të Shqipnis që ti u ke marrë të tjerëve e jo babës sim. Ato vise që ti vetë thue se kanë qenë të të krishtenëve, edhe të mos kishin qenë të prindit tim, meqense unë jam një Princ i Krishtenë, më takojnë mue dhe jo ty. Si rrjedhim, asht ma se e volitshme dhe e arsyeshme që nji i krishtenë të zotnojë atë që ka qenë e të krishtenëve (mbasi nuk kanë një Princ të tyne) dhe jo ti, që ke një fe tjetër kundërshtare.

Aq ma tepër më takojn mue, sepse i kam marrë me të drejtë e me armë në dorë. Duke qenë se ti don me përvetësue ato që kanë qenë të të krishtenëve, dhe jo të pafeve, duhet të bahesh i krishtenë, siç të lutem e të këshilloj, prandaj përsëri të lutem që të pagëzohesh, përndryshe unë do të përndjek dhe do të jem anmik për vdekje i yti. Shpresoj me rimarrë sa më parë gjithçka që ti ke marrë nga pronat e të krishtenëve e jo që unë me të lëshue një pëllambë tokë. Për sa i përket betimit që ke ba me më dëbue nga vendi im, përndryshe në qoftë se nuk vritem ose nuk kapem, do të jem i detyre me shkue si lypsar, ta diejsh se po të mos isha i krishtenë, nuk do të guxoja me t’u përgjigjë, por tuj iu drejtue fuqisë hyjnore, që mbahet nga Zoti që qeveris gjithë Mbretnitë, gjithmonë do të kënaqem me çdo gja që do të ndodh prej vullnetit të tij dhe do të jem gjithmonë shumë i kënaqun për gjithçka të më vij prej tij, si për të mirë si për të keq. E për sa thue se do të më bajsh fatkeq, të përgjigjem se kam besim e shpresë se do të mbrohem nga forcat e shumta që me të cilat më kërcënon se do të më sulmojsh.

Megjith atë duhet ta dijsh mirë se fitorja nuk përcaktohet nga sasia e njerzëve, por përparësisht nga vullneti hyjnor, tue pasë nga ana e vet madhëninë hyjnore dhe të drejtën, pastaj në aftësinë dhe urtësinë e Komandantëve. Në qoftë se deri tani unë i kam tregue ato cilësi, do të besoja se Pashallarët e tu do të kenë informue ma se nji herë. (Letërkëmbimet e Gjergj Kastriotit, për herë të parë janë dhanë nga Dhimitër Frangu, prej të cilt më pas i kanë marrë autorët e tjerë. Shënim i përkthyesit Lekë Previzi). Por të them se as lajkat dhe as kërcënimet e tua, nuk janë të mjaftueshme që të lëkundin shpirtin tim. Asht e vërtetë që, sikur ti të kthehesh i krishtenë, atehere pa tjetër, do t’isha i detyruem me ba gjithçka që ti do të dëshiroje. Megjithatë, i premtoj Madhënisë sate, se nuk do të ndërrmar kundër teje asnjë veprim, pa qenë i ngacmuem dhe i provokuem ma përpara, prej teje ose njerzëve të tu. Juve sa mund t’ju duket e pëlqueshme, përunjësisht ju përfalem. Nga kampi ynë më 14 Korrik 1444”.

Biografia e Skënderbeut, sipas Dhimitër Frëngut

Në kapitullin e parë të librit të Dhimitër Frangut, “Veprat e lavdishme të Skënderbeut”, jepet një biografi e shkurtër e heroit tonë kombëtar, duke filluar që nga fëmijëria e tij, koha e gjatë e qëndrimit në Turqi në shërbim të Sulltanit, e deri në ditën që ai braktisi atë për t’u rikthyer në atdheun e tij. Lidhur me këtë, në mes të tjerash aty thuhet: “ Princi Gjon Kastrioti ishte ai që sundoi atë pjesë të Shqipnisë që quhet edhe sot e kësaj dite Emathia (Mati i sotëm. Shënim i përkthysit) ose Tumenishtia. Gjoni kishte për grue Vojsavën, të bijën e princit të Pollogut, pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë, me të cilën pati shumë fëmijë. Ky Gjoni ishte një burrë i fortë, zemërmadh dhe shumë i zoti në artin ushtarak, që tue luftue kundër Sulltan Murat Osmanlliut, Princ i Turqve, e tue pa se ky Murati ishte ba shumë i fuqishëm në Shqipni dhe në Greqi, e se nuk mund t’i bante ballë ushtrive të tij, kërkoi të vendoste paqen me të (sikur dhe bani). Për realizmin e kësaj paqe, u detyrue me dhanë peng Sulltanit katër fëmijët: Reposhin, Stanicën (Jovanin), Konstandinin dhe Gjergjin.

Fëmijët u çuen para Sulltan Muratit i cili u gëzue shumë dhe mbasi u njoh me paraqitjen e mirë dhe fisnike të tyne, i ndali sytë mbi ma të voglin, Gjergjin, akoma tetë vjeç që paraqitej me trup dhe tipare të bukura e me gjumtyrë të rregullta. Ai mendoi se kur fëmija të rritej do të fitonte cilësi të mira dhe aftësi shumë të spikatuna. Prandaj vendosi mos me ja kthye ma prindit, e me e mbajtë në oborrin e tij. E bani synet dhe ja vuni emnin Skanderbeg, ku Iskander, do të thotë Aleksandër, e beg, fisnik. Mbas kësaj, vendosi ta edukojë sipas zakoneve të turqve dhe fesë myslimane, tue i caktua njerëz shumë të përgatitun që ta kishin kujdes, e që t’i mësonin traditën, kulturën dhe të gjitha rregullat e tjera turke. Ndërkaq atij do t’i plotësoheshin të gjitha nevojat jetësore, si ushqimi e veshmbathja, si të ishte bir’i tij. Ndërsa rritej kështu nën kujdesin e edukatorëve të tij, dita ditës ai shkonte tuj përparue në të gjitha gjanat që i mësonin. Ai stërvitej e kënaqej me shokët e tij, në vrapimet me kalë, në përdorimin e armëve ma të forta dhe në të gjitha ushtrimet e përshtatëshme për një kalorës të nderuem e trim. Aq ishte prirja dhe dëshira e tij në këtë drejtim, sa që, jo vetëm barazohej me bashkëmoshatarët, por edhe ua kalonte atyne në të gjitha stërvitjet, si në kambë ashtu mbi kalë, kur stërviteshin mes tyne, e ku Skënderbeu shquhej gjithmonë. Veçanërisht në prani të Sulltan Muratit, i cili kënaqej shumë kur e shikonte aq të shkathët, guximtar e fitimtar në të gjitha ushtrimet luftarake. Ndërkohë në luftrat kundër mbretërve dhe princërve të tjerë, kudo që shkonte me ushtrinë e tij, Sulltani e merrte gjithnjë me vete Skënderbeun, i cili shpesh herë e luste atë që të merrte pjesë në luftime.

Por Murati, tuj gjykue akoma të ri dhe jo në moshën e duhun për t’u përfshi në vështirësitë e luftës, ia zgjaste pëlqimin e tij me fjalë të mira. Megjithatë, mbasi ky djalë trim, vazhdonte në kërkesën e tij, ma në fund Sulltani, pothuaj kundër dëshirës, i dha leje me marrë pjesë në të gjitha betejat, që mund të zhvillohshin. Skanderbeu filloi të ishte i pranishëm në luftimet e ndryshme, ku dallohej për shpirt luftarak dhe trimëri, sa që për forcën dhe kurajën që tregonte çuditi jo vetëm oborrtarët por edhe vetë Sulltan Muratin, i cili bashkë me të tjerët pranonin se këtij djali, kur të arrinte moshën e përsosun, nuk do t’ja kalonte askush për guxim e trimni, e nuk do të gjendej një i tillë që t’i dilte përballë. Kur Skandërbegu mbushi 19 vjeç, u emnue nga Sulltani Sanxhak, që do të thotë komandant i 10 mijë kalorësve. Më vonë e emnoi Pashë dhe e çoi shpesh herë kundër anmiqve të tij, tue i dhanë me vete disa Sanxhakë të tjerë, të cilët duhej t’i bindeshin, e tua njohun autoritetin mbi të gjithë ushtrinë, siç u njihej Komandantëve të Përgjithshëm nga Princat e tyne. I dërguem në atë pjesë të Azisë së vogël që quhet Anadoll, zhvilloi aty beteja të shpeshta kundër anmiqëve dhe korri gjithmonë fitore, tue u shkaktue atyne humbje dhe vdekje të mëdha, kështu që pushtoi shumë vende në atë provincë, të cilat i vuni nën zgjedhjen dhe pushtetin e Sulltanit. Ky, tue pa gjithë atë shkathtësi dhe trimni të Skanderbeut, e thoshte publikisht se Skanderbeu ishte krahu i djathtë i tij, syni dhe zemra e tij, ishte mbrojtësi i vërtetë dhe i sigurt se zmadhuesi i shtetit të tij.

Prandaj të gjithë turqit e donin fort, e nderonin dhe e çmonin shumë. Kur Skanderbeu kishte mbushur moshën 25 vjeç, e qëndronte në Adrianopul pranë Sulltanit, bashkë me shumë pashallarë dhe fisnikë të tjerë, u paraqit në atë oborr një tartar shumë i madh me trup, i cili i ftoi në dyluftim të gjithë luftëtarët e Sulltanit. Askujt nuk ia mbante të matej me të, sepse këtij tartari i kishte dalë nami se kishte fitue gjithmonë kundër atyne që kishin pranue dyluftimin, dhe shumë prej tyne i kishte vra. Kur Skanderbeu pa gjithë atë frikë të oborrtarëve të Sulltanit, tue mos e durue fodullëkun e tartarit, i kërkoi Sulltanit dhe gjithë të pranishënmëve që ta lejonin të ndeshej me të. Por Sulltani dhe oborrtarët ma të shquem, të gjithë së bashku mundoheshin ta tërhiqshin nga ai vendim, të shqetësuem, sepse kishin frikë për jetën e tij, po të ndeshej me tartarin. Skanderbeu nuk tërhiqej nga kërkesa e tij, sa që ma në fund ia plotësuen. E kështu, në prani të Sulltanit, të gjithë Oborrit, e të një turme të madhe populli, me shpirt të vëndosun dhe guximtar, i doli përballë tartarit, i cili filloi të tallej me të (si Golia me Davidin, se po i vinte keq se po luftonte me një të ri pa përvojë luftarake.

Skanderbeu shumë i inatosun filloi të luftonte dhe për mjaft kohë nuk dallohej se nga do të anonte fitorja. Kur e pa Skanderbeu se kundërshtari, aty mu para Sulltanit, po vazhdonte t’i bante qëndresë, u mbush me aq inat ndaj vetvetes, sa që filloi me i dhanë goditje të tmerrshme anmikut dhe brenda pak kohe e mundi dhe e vrau. Mandej, mes brohoritjeve të oborrtarëve dhe popullit u kthye nga Sulltani, që e priti me gëzim dhe hare. Në këtë kohë, Sulltani shkoi në Bursa, qytet i Bitinjës ku në prani të tij u paraqitën dy luftëtarë persianë, njeni i quejtun Jahja dhe tjetri Zampasa, të cilët kërkuen dyluftim si tartari, por me ndryshimin se do të luftonin mbi kalë, me shtizë me shpatë dhe mburojë. Kundër tyne kërkoi të luftonte Skanderbeu, të cilit iu dha pëlqimi. Filloi luftimi, së pari me Jahjen, e ndërsa luftonte kundër tij, pabesisht e sulmoi Zampasa, por Skanderbeu nuk u shqetësue fare dhe me besim në ndihmën hyjnore dhe në forcën e shkathtësinë e tij, mori ma tepër fuqi dhe shpirt luftarak, e tue luftue me guxim, pothuaj e njëkohësisht u dha vdekjen si njanit ashtu dhe tjetrit. (Sipas Julian Pisko “Studim historik mbi Skënderbeun”, kjo ngjarje pavarësisht nga mënyra si mund të jetë tregue dyluftimi i Skanderbeut kundër kalorësve persianë, asht dhe mbetet një ngjarje historike.) Për këtë trimni të rrallë e të lavdishme.

Skanderbeu u përgëzue e u nderue prej të gjithë të pranishmëve. Ndërkohë hungarezët kishin zbritë kundër Muratit për t’ia shkatërrue shtetin. Ai e nisi Skanderbeun kundër tyne me një ushtri të madhe, dhe në atë fushatë ai u suell me shumë kujdes e shumë urtësi, tue shmangë çdo luftim me hungarezët. Skanderbeu kishte mbajtë dhe mbante gjithmonë pranë vetes mjaft shqiptarë të krishtenë, besnik të prindit, të cilët vazhdimisht i mësonin fshehurazi për atë fe që e kishte fitue qysh në pagëzim. Prandaj bani si bani dhe me urtësi të madhe veproi që hungarezët, shumë të krishtenë, të ktheheshin pa u ndesh me të siç kishte qenë dëshira e tij. Pastaj u rikthye shëndoshn e mirë me gjithë ushtrinë e Sulltanit në Adrianopul, prej të cilit u përgëzue shumë dhe u nderue me dhurata të çmueshme. Murati thoshte në prani të njerëzve ma të shquem, oborrtarëve dhe familjes, se hungarezët ishin friksue nga aftësia dhe trimnia e Skanderbeut, prandaj ishin largue. E luste Skanderbeun, që t’i kërkonte ndonjë nder, por Skanderbeu me shumë respekt i përgjigjej se nuk donte asgja tjetër, përveç mirësisë së tij. Kjo i mjaftonte”.

"Në Romë ndodheshin edhe 3 libra të panjohur për Skënderbeun"

Përkthyesi Pervizi: Si e gjeta origjinalin në Itali

Në parathënien e librit të Dhimitër Frangut, “Veprat e lavdishme të Skënderbeut”, përkthyesi, Lek Pervizi, i cili që prej vitit 1991 (1944-1991 ka qenë i internuar familjarisht në disa kampe) jeton në Bruksel, ka përshkruar edhe momentin e gjetjes së këtij libri në bibliotekat e Italisë. Lidhur me këtë, në mes të tjerash ai ka shkruar: “Si shumë shqiptarë të tjerë, isha i intersuem dhe jam, me e njoft thellë e ma shkoqitun historinë e kombit tonë, që nga origjina e deri në ditët tona. Por për konditat që ishin krijue për një pjesë prej nesh, të mbyllun nëpër burgje e kampe, një nismë e tillë mund të quhej e pamundshme dhe absurde vetëm me u mendue, e jo ma me u realizue. Ndërkohë librat dhe dokumentet që trajtonin historinë e vjetër shqiptare, qëndronin qetësisht të radhitun në raftet e bibliotekave të ndryshme të Europës, posaçërisht të atyne të Italisë.

Mes atyne vëllimeve pushonte në pritje të heshtun prej 525 vjetëve dhe vepra të Dhimitër Frangut, mos dikush shqiptar vinte dorë mbi të. Në këtë zbulim bibliotekar, gjeta dhe dy libra të tjerë që flisnin për Skënderbeun, njani botue italisht në Palermo më 1845 nga një anonim, dhe tjetri i Austriakut Pisko, gjermanisht, botue në Vjenë në 1894, tue i shtue këtyne dhe veprën e francezit Duponect, Paris 1884. Të gjithë këta shkrimtarë ndjekin fillin tregues të Dhimitër Frangut, pa iu shmangur një fije, me shtesa të tjera plotësuese, me vend e pa vend. Pra, ç’ishte kjo rastësi që më çoi pikërisht mue në atë bibliotëkë dhe me ra në ato libra? Ndoshta sepse në ato kohna të vjetra, fisi im i Pervizit të Skurajve kishte qëndrue e luftue përkrah Skanderbeut? Ndoshta ky, kushtrimi i të parëve, më thirri dhe më caktoi të ndjek rrugën e ripërtërimjes së historisë shqiptare, ku Skanderbeu zinte vendin e nderit. Përfundimisht, kënaqësia ma e madhe, si për mue si për lexuesit, asht ajo e njohjes ma mirë dhe vlersimit të Dhimitër Frangut, si një shqiptar i ditun, ndonëse modest, që i vuni detyrë vetes me radhitë historinë e Skanderbeut ashtu siç e kishte përjetue vetë, pranë tij, gjatë 25 vjetëve të epopesë së madhe e heroike të Shqiptarëve, që luftuan për liri dhe pavarësi nan udhëheqjen e njanit prej strategëve ma të shquem të historisë botore, siç ishte Princi Gjergj Kastrioti Skanderbeu”.
 
 
Nga CDODITE.com

Rrustem Gërguri

Rrustem Gërguri u lind në 13 prill 1950 në Llukac i Begut,komuna e Istogut.Shkollimin fillor e mbaroi në Gurrakoc ndërsa të mesmen në Mitrovicën e Kosovës.Shkollimin e lartë Universitar e mbaroi në Prizren dhe Prishtinë,dega Gjuhë dhe letërsi shqipe.
Studjoi në Rijekë-Universiteti i Zagrebit,në degën e Teknologjisë ,në vitet e 70-ta,ku ndërpreu pas vitit të dytë studimet dhe vazhdoi studimet e gjuhës shqipe.
Nga shtatori i vitit 1970 deri më sot,është në procesin mësimor ,në mësimdhënie të lëndës së Gjuhës shqipe.
Ka punuar në Pejë,Prizren,Therandë,Korishë, ,Treboviq,Rogovë, Kijevë- së fundi në Osdrin fshat paralagje e Pejës.
Përndryshe me krijimtarinë letrare,pikërisht poezi e humor,nisi të merret që nga bangat e fillimit të shkollës së mesme.Ka botuar me qindra poezi në gazeta,revista dhe periodikë të kohës,po aq dhe krijime humoristike.
Ishte bashkëpunëtor i rregullt i gazetës së famshme ‘Rilindja’,i revistave “Zëri i rinisë’, Thumbi, Satirikoni, Shkëndija, Bota e Re, Flaka e Vëllazërimit, Pionieri, Bujku etj.
Poezitë e tij janë botuar në përkthim edhe në revistën kroate ‘OKO’ në Zagreb 1977 .
Ka fituar me dhjetëra shpërblime në konkurset letrare të revistave të kohës që dilnin në Kosovë.
Është fitues i shpërblimit për poezinë më të mirë në Takimet letrare Azem Shkreli’2013 që mbahen tradicionalisht në Pejë.
Është nderuar me mirënjohjen “Krijues i dalluar” në manifestimin tradicional ‘Kultura pejane ndë rvite 2012 “
Ka botuar dy përmbledhje me poezi ‘Heshtje e kërcënuar’ dhe ‘Kujtesë e bardhë ‘.
Ka në dorëshkrim pesë përmbledhje me poezi dhe një me humor.
Shkruan kyesisht për të rritur.
Aktualisht është gazetar redaktor përgjegjës në radiostacionin rajonal Radio Peja.
Është edhe bashkëpunëtor i rregullt i sektorit të kulturës në Drejtorinë për kulturë në Pejë.
Është i martuar,ka dy fëmijë dhe një përmallim të përjetshëm.
Është 6 herë gjysh.
Qe nga viti 1970 -jeton dhe punon në Pejë.
Përshëndetje dhe ju faleminderit për konsideratën !



Rrustem GËRGURI

KALTËRIA E DUKAGJINIT

Piktori mbështet në mur
Dhe hesht,
Në pafundësinë e kallinjve valor
Më dhuron bredhjen
Pas fluturakeve të stinës
Gjurmët grishin ritmin
Në një copë qielli dukagjinas
Pëllumbat zhyten,

Dëgjohet zëshëm kitarë e harruar
Piktori sërish mbështet në mur
Në heshtje pa trazim
Kaltëria e Dukagjinit
Në krahët e pëllumbave
Bardhësi e frutnim…



TË LUTEM

Diell, shkëlqimtar
Përjetshëm
Ndriço !

Kurrë mos perëndo
Hënës lozonjare
Që tradhtisht merr

Shpirtra pafajësie

Kurrë mos i beso!…



VERBIMI I LIRISË

Nuk ëndërruam maleve
N`shtegun çlirimtar
Errësirën e shpellave

Ujqërit e sotëm
fshehur
- grabitçarë…!

Sa thellë kafshuan
Deri në verbim
Syrin e lirisë

Nga loti i shpresës
Na shteret shikimi
Si të shohim atdheun
N` dritën e tij reale.

Në përqafimin e akulltë
Kurrë aq të fundosur
Në oqeanin e përgjakur
Aq shumë kusarë !!!



 ÇAST

Më shfaqet befas
poeti i përvojës.
Duke rimuar hapat
në ecje ...

Rrugicës së njëjtë
Kurrë të njohur

As poeti
As rruga

Deri në fund ...



 TI MË FOLE

Ti më fole për shtëpinë
The- vatër e oxhak për atdhe.
Po ti s’dije që pafajësinë
S’pyet furtuna, e hedh perdhe

Ti këndove me çlirimtarin
Ia shkove këngës tej bilbili.
Nuk ngurove të sfidosh fatin
Po t’ bëheshe, ngjyrë trëndafili

Unë e di bir , ç’ëndrra thure
Mjerisht errësira t’i mbylli sytë
Ti kurrë syçartur nuk u turre
Që të godasësh pafajësitë.




 JUGU

U trand qielli
Në sy

Yjet zbritën

U tremb mali
Në gjak

Zogjtë u ngjyrosën

U shtua fjla
Në zemër

Dashuri Jugu

Në këtë midis
Heshtje dhe malli
Bimojnë

Lule ëndërrimi



 GRUA

Nëse ruan një fjalë
Në maje të gjuhës
Aq mahnitëse
Aq të butë
Thuaje
Grua

Nëse të rrin varë
Në qerpikun e shkruar
Një shikim
Aq shpresëdhënës
Zbrite
Grua !

Nëse ke mbyllur
N`thellësi të zemrës
Një duhmë
Aq të vakët
Shpalose
G r u a !

Kjo heshtje e tëra
Që pikon e derdhet
Me kryeneçësi
Në këtë shtëpi

Vallë
S`na vjen si helm jete
Në kurorën e fatit
Grua !



 SHTËPIA JONË

Shtëpia jonë është
Krejt bardh
Në zemër të fshatit
Me zogj
Të hareshëm
Të vyeshëm

Shtëpia jonë është
Gjithë plot
Gjithë bardh

Në të nuk zë vend
E zeza

Njollë që shëmton
Aty
E bardhë bujaria
Përjetshëm mbretëron.



 JETA AKULL

Kur lëkundim
Gurin e varrit
Çmendën erërat

Kur shuhet zjarri
Në vatër.

Trupin e dridhin ethet

Jeta bëhet akull…



DERI NË FLOKUN E THINJUR

Do të kthehem
Të jetoj lindjen

Deri në flokun e thinjur
Deri në fjalën e fundit

T`i ujisë gjurmët
Barishteve me vesë

Të ngroh zemrën
Me prushin e lindjes

Do të kthehem nënë!




ASGJË MË TEPËR …

Në jetë nuk kërkova
Asgjë më tepër
Veç se të jem
Poet
Mik i të gjitha nënave
Që humben sytë
Shkaku i pikëllimit
Për djalin

Nuk kërkova asgjë
Më tepër së një duhmë
Vaktësie
Në zemrën time
Nga shtegtimi i saj
Pranverave të moshës
Në vrap duke kërkuar
Moshën time...



IA DOLËM …

Tokës ia numëronim
Brinjtë

Përmes dritares së kullave
Përbironim veten
Duke ndjekur diellin
Perëndimin e tij
Krejt mallëngjim

Për një puthje mëngjesi
U dogjem sa herë e hërë
Që të mbërrijmë
Zenitin e diellit

Që dita e radhës
Të mos na shkojë
Huq

Në kalendarin e pritjes
Datuam veten
Historinë e flijimit.




PËR ATA SY TË IKUR …

Dallova verbëri të bardhë
Në shikimin e tij të fundit
S`ia doli errësira

Tani ai vetëm fle!

Ninullën e përjetësisë
Ia këndojnë dy zogjtë
- dhuratë jetës.




L U T J E

Një shikim miqësor
i shfaqur lehtë
nën qërpikun e zgjatur
si rreze jete shtrirë
bardhësisht mëngjeseve
besimin e fjalës ndritë

Në triumfin shpirtëror
butësisht në pëshpëritje
lindin dhe rritën
- miqësi të reja…

ME SHQIPEN E PARË

Më thua të nisem
Kah Ti
Me shqipen e parë .

Të thërras
Derisa të përgjigjesh.

Kur të më dëgjosh
-dije
Gjithmonë jetova
Me mallin

Për largësi ..





SYÇELË JEP SHPIRT PAFAJËSIA

Si kusarë dalë në pritë
Hije nate
Nuk dallojnë hijet
Nga afër nga largësitë
Fajësi a pafajësi
Kryejnë porositë

Anës tjetër të rrugës pritej djalli
Anës tjetër trotuarit vinte engjëlli

Në pritë vdekja
Mbyllën sytë e djalërisë
Del ëndrra dhe dergjet stinëve

Syçelë jep shpirt pafajësia !





SA PËR NGUSHËLLIM

Jeto poet
Dhe shkruaj
Letra të gjata

Miqve

Si e pinë
Trishtimin e 23 dhjetorit

Mos u trego.




KURRË...

Kurrë mos pusho së dashuruari
Jetën që sjell miqësi të paanë

Kurrë mos pusho së adhuruari
Nënën që të rri pranë

Kurrë mos i del diellit para
Pa shpresë e me mallkim

Përshëndetja rrezet e ngrohta
Se janë jetë dhe miklim.

Kurrë mos harro gjakun e dëshmorit
Derdhur n`istikame betejave për liri

I vë kurorë lulesh maje lapidarit
Se rritën e ke në shkëlqimin e tij.

Dhe kurrë mos thuaj kurrë
Se jetës kurrë nuk i dihet

Mbahu fort - qëndro si burrë,
Edhe kur copëra , zemra të thyhet.

Rrustem Gërguri


Mikel Gojani

Mikel Gojani

Mikel Gojani, u lind më 1956 në fshatin Dugajevë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, ndërkaq Fakultetin Filologjik - Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Për disa vjet ka punuar mësues i gjuhës shqipe, mëpastaj zyrtar për informin në Kuvendin Komunal te Klines, gazetar në "Bota Sot" etj.
Poezinë e parë e ka botuar më 1968 në revistën për fëmijë “Pionieri”, revistë e parë shqipe në Kosovë për fëmijë dhe “Jehona e Dukagjinit”, revistë për fëmijë që botohej në kuadër të shtëpisë së kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.
Ka bashkëpunuar me shumë revista në gjuhën shqipe në Kosovë: “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, Jeta e re”, “Fjala”, etj.: Shqipëri: "Nëntori" dhe "Drita"; Amerikë: "Illyria" dhe “Dielli”; Maqedoni: “Flaka e vëllazërimit”; Mal të Zi: “Koha" etj. 
Ka botuar libra të zhanreve nga më të ndryshme, si poezi dhe prozë (për fëmijë dhe të rritur), publicistike, kritika letrare etj.

Disa nga librat e botuara:
  1. Zëri i largët (poezi) - "Rilindja" - Prishtinë 1990;
  2. Udhëtimi pas kaluarit të vdekjes (poezi),"Fjala" - Prishtinë 1994;
  3. Ndrecë Ndue Gjoka (monografi në vazhdime), "Rilindja" 1995;
  4. Shëti nëpër atdhe (poezi për fëmijë),"Pena" - Prishtinë 1995;
  5. Llesh Gjon Lleshaj (monografi-bashkautor me Pal Canajn), "Forumi i Krijuesve të Artit" - Prishtinë;
  6. Kroi që rrjedh rrëzë bjeshkës (poezi për fëmijë), Prishtinë 1996;
  7. Në profil kah Jugu (poezi) - Prishtinë 1996;
  8. Ai vjen me shirat e pranverës (roman), "Forumi i Krijuesve të Artit" – Prishtinë 1996;
  9. Mësonjëtorja e Zllakuqanit (monografi-bashkautor me Pal Canajn) - Klinë 1997;
  10. Udha e shkronjave (poemë) - Zllakuqan 1997;
  11. Kolë Ndrecë Mirdita (monografi) SHB "Anton Pashku"- Prishtinë 2003;
  12. Diell dhe reshje mbi Morenë (poezi) - Prishtinë 2005;
  13. Tradita dhe bashkëkohësia, (studime, vështrime letrare, intervista), botoi “ARSest” - Prishtinë 2007;
  14. Mendësi krijuese (vështrime letrare dhe intervista), Prishtinë 2008;
  15. Zef Gojani - mësuesi në përjetësi (monografi), “Drita”, Prizren 2009;
  16. Dedë Daka – në kujtesën historike (monografi), Klubi Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë 2009;
  17. Anton Frrokaj, në piedestalin e përjetësisë, “Fishta”, Prishtinë 2010;
  18. Marjan Cubi, mes vizionit, angazhimit dhe sfidave (monografi), “Drita”, Prishtinë 2010;
  19. Nju Jorku, botë në miniaturë (udhëpërshkrim), ARSest, Prishtinë 2010;
  20. Fund i pritur (poezi), ARSest, Prishtinë 2010;
  21. Emra që reflektojnë dritë, Prishtinë 2011;
  22. Bota e mendimit (Shënime letrare dhe intervista), botoi KSH “Vorea Ujko”, Klinë 2012,
  23. Mhill Gjuraj: Vlera e humanizmit dhe atdhetarizmës në Amerikë, botoi Shtëpia Grafike Botuese “Fishta”, Prishtinë 2013,
  24. Kolë Mirdita edhe diellit i bën dritë, Shtëpia Botuese “Zef Serembe”, Prishtinë 2013.


Poezi nga Mikel Gojani


KRONIKE E NJE DITE NE DURRES

(Ismail Kadarese)

(Kronike e nje dite ne Durres, 23 Korrik 1990)
Dite vertet jo e zakonshme
E papershkrueshme
Me Diellin e nxehte qe percellonte

Ne qytetin e bukur
Si nje buzeqeshje femijerore
Eci rruges plot labirinte
Cdo gje ndryshoi ne jete:
Natyres i erdhi vete shpirti
Qielli i kalter mori ngjyren e Diellit
Cdo gje u mbeshtoll ne enderr

Je prone e popullit tim - i thashe
Dashurine per Ty e mora mbi vete
Sihariq me dhurove nder Mote

Durres, 23 korrik 1990



VARGJET E DHEMBJES

(Arben Brocit)

Ylberin e kenges Sate
Me vrull e perqafove
E deshe me se shumti
Ishte dashuri i zjarrte
Bashkove Brigje dhe Kodra
Deget e nje Trungu

Je rreze e Faqes se Diellit
Shndrit Krojet e Buzemalit
Trendafilave te lirise
U shuan etjet e pafund

Enderrat femijerore ua zjon
Me kengen e blerte
Njom buzeqeshjet e thara...

Shkoder, prill 1991



PRANE VARRIT TE HAPUR

Prane varrit te hapur
Lexoj nje epitaf
Qe percon mesazhin me domethenes
Udherrefyes per rrugetimin
Drejt universit mistik

Ky varr
I hapur
Nga njeriu i Hyjit qiellor
Nga ai NJERI
I misheruar ne arterjet e tradites
Me plisin e bardhe
Deshmonte idealin
Te mbeltuar
Ne thellesite e tij shpirterore

Une i kerkov
Njeriut te ketij Hyji
Te ma dhuroj varrin
I vetedijshem
Se eshte i vetmi rrugetim

Po ashtu
E dija se qetesine
Do e takoj ne brendine e tij

Aty
Si vegim drite
Do te me vezullojne
Figurat e te gjallet
E baballareve
Bashke me veprat e tyre

Ate jete
Ne brendine e atij varri
Nuk do ta konsideroj
Nje ikje nga jo bote
Por shnderrim
Ne nje trajte tjeter

Ky varr
Nuk do te kete epitaf



GJYSMERRËSIRË

Lexoj për Trojën dhe Akilin
Për Kalin e Drunjtë

Pata krijuar bindjen
Edhe Troja
Edhe Akili
Më përfytyrimin që më jepnin
Pasqyron një kohë
Të parikthyer

Para asaj kohe
Rri me duar të kryqëzuara në gjoks
Mendoj për përuljen
Para historisë

Ah, sa keq
Kur përsëriten kohërat
Dhe njeriu analizon lavdinë e vet
Duke e quajtur atë idealizëm
Deri në naivitetin e skajshëm

Kali i dikurshëm
I Drunjtë
Mbante një kundërmim të fortë
“Thundrat e të cilit
Do të tingëllonin me shkëlqimi
Dhe tmerr përmbi epokat njerëzore...”

Vërtet -
Pas atyre ngjarjeve
U gdhi disi dita
Me mjegulla të shumta
Dhe vranësira të errëta
Doli ai mëngjes i pritur

Me eklipset diellore
Që kapërthyen dritën e diellit
Rrezet të zbritura nga lart
Si lejuan të zbresin në tokë
Në tokën
Që shumë kohë
Kishte pritur ato shkëndija drite

Nga një errësirë
Të skëtrreshme
U shndërrua
Një gjysmerrësirë
Që s’po e gjen
Rrugën e vet

Filozofia e udhërrëfimeve
Është një kumt i bukur
Dhe kjo filozofi
Ka jetuar ndër kohëra
Do të jetojë përgjithmonë

Në tunelin e krijuar
Më kot është të shikosh në largësi
Asnjë grimcë drite
Nuk premton horizonti
Që shtrihet tejpërtej tij
Ngjet
Sikur të shikosh
Në hapat e parë
Të horizontit
Të kësaj galerie

Nga të çarat e shumta
Po fryjnë erëra të forta
Lodhja e madhe
Nga këto kapitje
E këtij rrugëtimi të gjatë
Nëpër shtigje të gjata
Po na ikën si me magji

O, sa keq
Të jesh Njeri
Njeri që s’mund të ndryshoj jetën -
Njeri i vdekshëm

Jam pra
Një Njeri i vdekshëm



NJË HESHTJE E NGRYSUR

(Mikut tim dhe poetit, Tahir Desku,
në përvjetorin e vdekjes)

1.
Po e shkruaj këtë poezi
Për Ty miku im i shtrenjtë
Duke renditur disa fjalë
Ashtu siç (s')të njohëm

Si çdoherë tjetër
Që nga ajo ditë
Kur je shuar nga kjo botë
Të kujtoj përherë
Se Emri Yt
Fjala jote
Vargu që s'të diti asnjëherë
Të të vjell në gufime
Më kanë mbetur peng

Asnjëherë
Kur përshkruaj portretin tënd
Nuk mund t'i iku
Reminishencës plot dritë

Gjurmët tua të bardha
I shoh kudo përgjatë lumit
Që kishim afër
Dhe shëtisnim bashkë
Deri në orët e vona
Të netëve me hënë

Me kujtohen bisedat
Shpresat tona djaloshare

Përherë na mbante shpresa
Se Ylberi ynë i Frymëzimit
Do të sjell
Artin e jetës

2.
Si vetëtimat që nuk kapërthehen
Të gjithë ata që të të njohin nga afër
Ty Poet i Dashurisë
I Gjakimi dhe i Lirisë
Njohin dramën tënde të jetës
Atë dramën e trazimit
Ato plagët të shpirtit
Që asnjëherë nuk munden
Ta ngufasin energjinë
E asaj bote eruptive

Sepse
Nën rrashtës e qenies Sate
Titanizmi shpirtëror
Kishte ndërtuar strofkën e vet

Asgjë nuk kishte mundësi
Ta shpërthejë atë guall
Që kishe ndërtuar
Nga zjarri i shpirtit

3.
Çdoherë kur biem
Përgjatë rrugës
Ku të gjet jetë-vdekja
(Për fat të keq
Më rastis shpesh
Të kaloj aty pari)
Shpirti ynë
Merr pamje të ngrysur

Doemos
Hedh vështrimin kundruall
Tek lëshon shtat ajo kodër e lartë
Sipër tokës që dëshmon lashtësitë
Të kaluarën
Rrugët historinë tragjeditë kombëtare
Por edhe lavdinë

Era tërbuese m' i shpupurit flokët egërsisht
Dhe thuajse më tregon
Se ke lindur për të qenë
Njeri i tillë
Mes jetë-vdekjes
Poezisë
Dhe dallgëve të fatit...

Lum Ti
Miku i dashur
Ke kaluar Rubikonin
E të qenit NJERI!

Dhjetor, 2011



NË GËZIM I HESHTUR

- Mbesës sime, Kleas -

Klea e gjyshit -
Në këtë botë
Më ke gjetur të molisur
Nga katitjet e shumëkohshme

Më erdhe në prehër
Me një frymëzim të thellë
Me një gëzim të heshtur;
Portret në vargëzim
Diell në përqafim

Ti -
Moj mbesë e dashur
Moj dritëz e lartësive qiellore;
Linde në vargun e penës
Që kurrë nuk ka ditur
Të vjell në gufime

Nuk e di -
Nëse ke lindur pa stinë,
Sepse akoma
Erëra të forta
Po fryjnë kah Veriu
Kah Jugu në Veri

Këto erëra uragan i tmerrshëm
Nuk të lënë
Mbi Kaptellin e Drunjtë
Kokën ta ngrehesh lart

Moj ylberëz e gëzimit
Burim imi i frymëzimit

Erdhe në këtë botë
Akoma pa dalë
Stina e Blerimit
Mbretëria jonë
Akoma pa u ngritë në këmbë

Mos u beso
Djajve të kuq
Që bëjnë zhurmë e thirren në agminë
Hiena e përgjakur
Nën guallin e kësaj toke
Strukur mbështjellë qëndron
Në nostalgjinë e shekujve

Ta them të vërtetën
Sikur të kishe lindur në Atdhe
Kishim konsideruar
Gabimisht ke ardhur në këtë botë
Edhe nga atje e di
Shpirti të frymon dashuri

Mikrobota shqiptare e Greqisë

Nga ALBERT ZHOLI

 Fqinj shekullorë aq të afërt, siç janë shqiptarët me grekët, nuk mund të mos jepnin e merrnin nga njëri-tjetri. Përmenda bashkëjetesën shumë shekullore të përbashkët nën ombrellën e perandorive jashtëballkanore, por edhe emigrimet brenda njeri-tjetrit. Njihen tanimë historikisht kolonit helene të Dyrrahiumit (Epidamusit) apo të Apolonisë. Këto qytetërime korkyro...-korinthase të shekujve IV para erës së re vazhduan shumë gjatë. Ndonëse ato, sipas Tuqididit, babait të historisë, ishin të ndara me mure rrethuese nga banorët “barbarë” ilirë, nuk mund të kishte një mënjanim total të bashkëjetesës së tyre me banorët vendas. Kështu që shumë martesa do të kenë trazuar gjakun heleno-ilir të tyre në periudha, të ndryshme ç’ka forcuan karakterin ballkanik të të dy popujve. Por pa u shtyrë aq thellë në histori le të vijmë në qindvjeçarin tonë që po mbaron. Zonat kufitare, ose Epiri, patën marëdhënie tepër të ngushta jo vetëm tregëtare, kulturore, por edhe martesa të shumta. Dihet tanimë trazimi martesor i grekëve të Shqipërisë me shqiptarët, sikundër dihen lidhjet e gjakut të tyre me grekët e Epirit të Jugut. Por një histori fare pak e prekur është e marëdhënieve në një trevë tjetër jugore si ajo e brezit Konicë-Kostur-Follorinë, me përballjen shqiptare të Leskovik-Ersekë (Kolonjë)-Korçë. I hymë aq thellë historisë për të treguar se këto dyndje të mëdha shqiptarësh në fill të viteve ’90 drejt Greqisë, nuk ishin aq shumë të mjeruara, sepse nuk hynin në xhunglat e panjohura të Amazonës, por në një vend fqinj, me lidhje të shumta gjaku me njëri-tjetrin.
“Una raca, una faca” thonë shpesh italianët për ngjashmërinë e tyre më evropianë të tjerë, por më shumë se sa shqiptarëve e grekërve, kjo nuk do t’u shkonte askujt…Në qendër të Athinës është një klinikë ORL që mban emrin e zotit Themistokli Karas. Edhe pse tepër e kushtueshsme në këtë klinikë u është dashur të vizitohen edhe shumë shqiptarë. Në sajë të humanizmit të pronarit të saj dhe të mjekëve të tijë, shpesh, shqiptarët paguajnë vetëm diçka simbolike. Një ditë kur shkova aty, së toku me një shok për të takuar një mjek, hymë në bisedë me një grua e cila ishte me sa dukej pastruese në klinikë. Sa e pyetëm për mjekun që kërkonim, ajo buzëqeshi dhe na njohu që ishim shqiptarë.
-Flasim më mirë shqip, djema,-tha ajo befas shkoqur.
U emocionuam. E harruam mjekun për të cilin kishim vajtur. U ulëm diku në njërën nga stolat e koridorit të gjatë dhe pranuam të bisedonim me gruan për një hall të cilin ajo donte të na e bënte të njohur. Shkurt na u prezantua.
-Jam nga fshati Plikat i Konicës, o djemë, -tha ajo me atë toksërishte të atyre anëve, por që koha e kishte gryer disi,-në fshatin tonë më shumë se gjysma flisnin shqip. Mbas shtëpisë sonë ishte ngjitur shtëpia e një shqiptari. Ngaqë ai ishte shumë shakaxhi na detyronte edhe ne të flisnim shqip. Në shtëpinë tonë bëheshin shumë fëmijë. Më e madhja e motrave ishte Angjeliqia e cila në vitet e fundit të Luftës së II Botërore duhej të ishte 16-17 vjeç. Aso kohe vinte në fshatin tonë një tregëtar nga Erseka. Ai kishte shumë miq atje. Trgojnë se ai ra në dashuri me motrën tonë.E tregojnë simpatik e të zgjuar. Them e tregojnë, sepse unë isha i vogël, as 8 vjeç dhe nuk i mbaj mend shumë.Por as motrën nuk e mbaj mend mirë.Në verën e vitit 1944 tregëtari martohet pa dasmë me motrën tonë dhe ikën për në Ersekë. Siç e dini pas Luftës Botërore në Greqi plasi lufta civile. Në këto kohë në fshatin tonë u luftua më shumë se gjatë Luftës së Dytë Botërore.Në pamundësi për të jetuar aty prindërit e mi vendosën të shpërnguleshin në Rumani ku kishin ca të njohur. Ishte fundi i vitit 1947. Sapo i kisha kaluar të njëmbëdhjetat. U vendosëm në periferi të Bukureshtit ku kishte edhe shume grekë të tjerë, por edhe shumë shqiptarë.. Pra nuk e ndjenim veten fare të huaj. Aty unë u martova me një bashkëatdhetarin tim grek. Aty jetuam 40 vjet. Fillimisht punova në një fabrikë corapesh dhe më pas, rreth 20 vjet, në një fabrikë sapuni. Edhe në Rumani, si kudo në vendet socialiste punuam dhe nuk jetuam keq. Por e keqja e atyre sistemeve ishste se të linin me gisht në gojë, pa asnjë pasuri. Më 1988 bëmë dokumentat për t’u riatdhesuar në Greqi. U çuditëm shumë që nuk na sollën asnjë pengesë. Këtu natyrisht qe ndryshe.Ndoshta ata 40 vjet po t’i kisha kaluar këtu nuk do të isha tanimë pastruese. Por jam e kënaqur nga zoti Karas, pronari ynë, por edhe nga doktorët. Zonja Sofia Dini, sepse kështu e quanin gruan, heshti papritur dhe u përlot. Ishte aq e beftë heshtja e saj san e vështruam njëri-tjetrin.
-Ju vini nga Shkodra, sikundër kam ardhur unë nga Rumania,-filloi të fliste vrullshëm, por unë hapur dua t’ju bëj një kërkesë. Mbase do të mund të më ndihmoni që Angjeliqia ime e mirë të mësojë se unë tanimë jam në Athinë e jo në Bukuresht, e të vijë të më takojë. E kam amanet nga babai. Sepse ai mbylli sytë dhe nuk e pa më kurrë Angjeliqinë. Ju shqiptarët thoni një fjalë të madhe: “Guri tretet, amaneti mbetet”!
Nuk mund të mos përloteshim edhe ne. Pastaj në intimitet na tregoi se sa merte vesh, se hallexhinjtë që hynin në klinikë ishin shqiptarë, i ndihmonte me sa mundëte, por hallin e saj po e zbraste për herë të parë. Nuk dija se si ta mbaja atë premtim. Megjithatë thashë me vrull se mund të shkruaja në një gazetë shqiptare dhe lajmi do të merrej vesh.
-Shkruaje në “Zëri i popullit”,-tha prapë aq sa na habiti.
-Zakonisht shkruaj në gazeta të pavarura,-thashë unë të vërtetën sepse deri atëherë nuk kisha shkrojtur në Z.P.
-Po ti shkele njëherë, sepse unë e di se ajo gazetë është më e dëgjuara në Shqipëri nguli këmbë.-Mbase nuk të qortojnë për një amanet të një gruaje të thjeshtë që kërkon motrën e saj! Nuk jam mirë ekonomikisht, shtoi,-pa do të hidhesah vet ndonjë ditë deri në Ersekë e ta kërkoja, tani që u hapën rrugët.
Ajo tha “do të hidhesah deri në Ersekë”sikur të bëhej fjalë për të udhëtuar deri në qytet aty pranë. Në të vërtetë fare pranë jemi, më shkrepi në kokë, por politikanët na kanë larguar aq shumë. I premtova se do të bëja gjithçka për të gjetur motrën e saj. Edhe këto rreshta janë për atë grua të thjeshtë. Edhe për Angjeliqi Thanasin motrën e saj, fotografinë e së cilës e botova dhe tani e mbaj me vehte.

* * *

I kemi përmendur arvanitasit si emigrantët e parë të mëdhenj të Arbërisë mesjetare drejt Greqisë. Ata qenë ura e parë, thamë, që i lidhi kaq shumë këta popuj. Shumë shqiptarë u punësuan nëpër fshatrat e tyre, nëpër punishtet e tyre, femrat e tyre, madje edhe në shtëpitë e tyre. Shekujt i kanë komplikuar disi gjërat dhe ka arvanitas të cilët, nuk e pranojnë këtë lidhje gjaku me shqiptarët. Shkaqet janë të shumta. E para dhe, besoj më kryesorja, është vendosja e klimës së mosbesimit midis dy vendeve në shekullin e fundit. Pa po është politika e cekët, pa bosht e synim e qeverive shqiptare gjatë të gjitha regjimeve. Është i habitëshëm qëndrimi i ambasadorëve të akredituar në Greqi nga vendi ynë në njëzet vjetet e fundit të cilët nuk kanë bërë pothuajse asgjë për konfirmimin e etnitetit të madh të arvanitasve, megjithëse disa syresh, e shihnin si një copë atdhe ambasadën tonë në Athinë. Kaq intolerant që regjimi totalitar punist ndaj shoqatave arvanitase, sa edhe gjatë përgatitjeve për Kongresin e Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, që u mblodh në fillim të viteve ’70 nuk ftoi asnjë personalitet të kësajë diaspore aq të madhe. Shumë studiues të shqipes nga arvanitasit , shpesh detyroheshin t’i drejtoheshin Prishtinës për të marrë pjesë në tubimet gjuhësore. Por dihen tani më shumë kontribute të këtijë etniteti në interest ë vehtvetes. Bibliotekat e Athinës janë mbushur me librat e tyre për shumë cështje të mëdha të këtijë etniteti, por edhe të vetë historisë së Greqisë. Po të lemë të flasi vetë, në faqet e këtijë libri, njëri nga personalitetet e brezit të mesëm të intelektualëve arvanitas, mik i madh i shqiptarëve e sidomos i intelektualëve, avokat, shkrimtar, publicist, por edhe botues të njohur. Është miku im Aristidh Kolja, por edhe miku i gjithë atyre që i bashkon fjala e shkruar. Trup mesatar, i qeshsur, një njeri me fizionomi tipike ballkanike, por më i kulturuar se aq, një botë shqiptare e lashtë, aspak e komplikuar nga trazimete fundit të shpirtrave tanë, Aristidhi flet një shqipe aq të pastër sa vetiu të lind dëshira që të gjithë si vëllezërit e tij ta dinin shqipen po aq bukur. Por me sa duket nuk është dhe kaq e lehtë. Ne folëm për “dembelizmin” e qeverive shqiptare, por nuk duhet të mohojmë se kjo çështje është tepër e ndjeshme edhe për qeveritë greke. Ndoshta ka ardhur koha që probleme të konsideruara “tabu” nga të dy palët të hapen në diellin e së vërtetës. Nga kjo veç të mira do të kishim. Duke qenë një komunitet i madh arvanitasish në Greqi, askush nuk do të besonte se trojet ku banojnë ato janë shqiptarë, sikundër edhe për ndonjë ngulim grek në thellësi të tokës shqiptare. Kjo plagë duhet shëruar. Por le t’a lëmë fjalën zotit Kolja, sepse më mirë se ai nuk dimë të flasim:
-Është e vështirë të thuash se sa është numri i saktë i arvanitasve të Greqisë. Sot nuk është e mundur të bësh një regjistrim të saktë dhe të thuash:”Kaq jemi”! Ajo që njihet më lehtë janë rajonet e fshatrave ku banojnë këta njerëz, apo që kanë banuar më parë, sipas dokumentave tanimë të gjetura. Të habit përhapja e tyre dhe depertimi mes popullsisë më të vjetër greke. Të shumta janë fshatrat e tyre në Thiva, pranë Athinës, në Poloponez, por edhe në Dodekanez e ishujt si Argoaonikoi, Evia e Qikladhes, por edhe në Viotia, Arolidha, apo të shtyrë thellë ishullin e madh të Kretës, d.m.th. në qendrat historike të Greqisë së Vjetër. Aty është ruajtur gjuha e tyre deri më sot, si edhe në disa vende të Mesinias, Ahaia dhe të Arkadhies. Në disa zona të tjera gjuha humbi lashtë si në Etoloakarnania, Lakonia e në ishujt e Qikladhës. Por gjuha shqipe flitet sot edhe në Epir e Thrakë, por ajo popullsi nuk hyn arvanitasit, d.m.th te ajo popullsi që u vendos në Greqinë Jugore në shekullin e XIV-të. Rrënjët e grekërve janë tepër të trazuara e të lidhura me ato arvanitase. Akoma edhe ata që erdhën në Greqi, pas vitit 1992kur u krijua shteti Qemalist turk, nga Azia e Vogël, në një farë mase janë me rrënjë arvanitase, kryesisht ata që erdhën nga Izmiri, Stambolli, Brusa, etj. Një shembull i vogël: në Stamboll ekziston një lagje që quhej “Arnautqoi” që do të thotë fshat arvanitas. Banorët e kësajë lagje arvanitas të krishterë, u ç’vendosën në Greqi. Por pak nga pasardhësit e tyre e njohin origjinën e vjetër të stërgjyshërve. Por për të bërë diçka konkrete për të gjityha këto, siç mund ta dini ne kemi krijuar shoqatën “Marko Boçari” të cilën e kam nderin ta kryesoj. Në të marrin pjesë njerëz të artit dhe të kulturës, njerëz të shtypit, të cilët ngulmojnë të zbulojnë të gjithë rrënjët e tyre e për të cilat janë krenarë. Deri tani shoqata ka botuar disa kalendare-albume të cilat paraqesin, sipas viteve të javëve, korifejt e botës arvanitase. Kështu kalendari-ditar me 12 kryeministrat me origjinë arvanitase që i kanë shërbyer shtetit grek ka zgjuar interes të veçantë, por siç është e natyrëshme, edhe polemika. Një kalendar tjetër është ai me 12 emrat e piktorëve më të shquar arvanitas, të vendosur kronologjikisht, e të ilustruar me ndonjë vepër të tyre dhe biografitë përkatëse. Një botim i tillë i është kushtuar gruas arvanitase duke e ilustruar atë me veshjet karakteristike, të cilat, ruhen ende sot në sepet e gjysheve, natyrisht me ndonjë trazim krahinor vendas. Zotëron në të figura e Roza Boçarit, (1818-1875) vajzës së trimit Marko Bocari. Një botim tjetër është “Veshja Popullore Arvanitase”, i cili është shoqëruar dhe me vargje të poezisë popullore që të kujtojnë nektarin e poezisë të De Radës së madh arbëresh.

Në vresta
Ne ni kuçar,
Këndon ni zok
E bukur.

Tër vresstat
I skova, rruss
Si buza
Jote ss’t
Tshova….(të pashë)
………………………..
Kurt ë shoh pleksidhet (gërshetat)
Zëmëra më dridhet.

Një kalendar-album i kushtohet figurës madhore të Marko Boçarit, këtijë arvanitasi të madh që bëri aq shumë edyhe për gjuhën tonë. Pa dyshimkontributi i luftëtarëve arvanitas në Revolucionin grek të vitit 1821 është shumë i madh dhe një kalendar-ditari tij u është kushtuar 12 figura më të spikatura. Emrat njihen botërisht:Konstandino Kanaris, Andrea Aiaulis, Theodhoro Grivas, Laskarina Bubulina, (Bubullima do ta shqiptonte menjëherë çdo shqiptar), Dhimitrio Andrucos, Athanasios Skurtaniotis, Jeorjos Karaiskaqis, Kiço Xhavella dhe Marko Bocari, (Pocari do ta shqiptonin përsëri menjëherë). Janë lavdia e kombit grek e dimë. Ne duam vetëm pjesën e lavdisë sonë. Por ne e kemi botuar edhe revistën “Besa”, një periodik i cili synonte të hapte hapësira më të mëdha për kulturën popullore arvanitase, personalitetet e tjerë më të vegjël të vet, por edhe të mbështesin emigracionin shqiptar të viteve të para. Sepse edhe emra të mëdhenj bashkëkohës janë po aq të vlera tona si paraardhësit. Emrat e Melina Mërkurit, Eli Lambetit, Odisea Elitit 9origjina nga nëna e tij), Grigori Bithikikoci, Dhimo Muçi, Jani Argjiri, etj, etj.
Libri im i parë “Arvanitasit dhe origjina e grekërve”u botua në vitin 1983. Ai ka dy pika referimi bazë:pellazgët në lashtësi dhe arvanitasit në periudhën bashkëkohore. Besoj pa masë se kam transmetuar tek shumë historianë bashkohorë grekë se…”historia grekeqë nuk ka parasysh pellazgët dhe arvanitasit, as greke dhe as histori nuk është”.Në vitin 1991 përfundova veprën tjetër “Gjuha e perëndive”, një studimky për fenë e lashtë greke dhe idhujt e saj, për emrat e perëndive e të idhujve me lidhjet e tyre me emërtime vendesh. Fjalët, emrat dhe toponimet fshehin një histori të tërë e cila del në dritë përmes interpretimit të origjinës së tyre. Libri im tjetër i botuar së fundi e ka titullin “1991-1994,Greqia në grackën e serbëve të Millosheviçit”, që është një denoncim i politikës së jashtëme të atëhershëm greke, e cila e tërhequr nga premtimet e rreme serbe për gjoja zgjidhjen e çështjes së Maqedonisë, dhe gjithëçka për të ndihmuar synimet e mëdhatë Millosheviçit, Karaxhicit, e pasuesve të tyre, duke arritur deri aty, sa të izolohen publikisht shtete të tjera dhe më e keqja, duke tronditur marëdhëniet e saj me Shqipërinë fqinje.
-A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?-pyesim njeriun e letrave.
-Shqipërinë e kam vizituar katër herë. Herën e parë dhe të dytë isha i ftuar nga institucione shqiptare. Herën e tretë vajta të shpjegoja mënyrat e bashkëpunimit ekonomik midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke shprehur se marëdhëniet e acaruara që përmenda, do të kapërcejnë krizën. Kam bindjen se Greqia shpejt do të kuptojë se vëllezër të vërtetë të saj nuk janë serbët por shqiptarët. E vërteta është se nuk arrita rezultatet që dëshiroja, megjithatë, thellë në vetvete kam parandjenjën se një bashkëpunim serioz në të gjitha fushat, midis dy vendeve. Herën e fundit vajta incognito. Dëshiroja t’u bëj një vizitë miqëve të mi me të cilët kalova ditë të paharruara. Paralelisht u përpoqa të prek dhe të vë në rrugë të drejtë çështjen e aftësive dhe veprimtarive artistike e kulturore të emigrantëve shqiptarë në Greqi duke diskutuar me artistë të mirënjohur.
-A vazhdoni ta ndiqni jetën e emigrantëve shqiptarë, ndonëse shumë prej tyre janë ilegalë?
-Emigracioni dhe hyrja në grupe e shqiptarëve në Greqi përbën një ngjarje të gjallë, historike, me përmasa që nuk janë vlerësuar. Për mua është një vërtetim i gjallë i teorisë pellazge. Të gjithë ata që janë konsideruar si fise të lashta greke si Ahhet, Jones, Eolët, Maqedonasit, vijnë nga pellazgët në periudha të ndryshme, nga i njëjti vend i Ballkanit Voriperëndimor. Dhe unë që e mbështes akoma atë teori, nuk mund ta imagjinoja se në fund të shekullit XX-të, kur shtetet bashkëkohore kanë intuitë konsoliduese për kombin, do të kishte akoma një shpërnguljetë tillë nga i njëjti vend. Isha natyrisht nga të paktit, për të mos thënë i vetmi, që kisha kapur përmasat, shtrirjen dhe rëndësinë e kësajë ngjarjeje historike. Por zëri im nuk qe dëgjuar. Në këtë periudhë Greqia u lidh, siç permenda, me politikën serbe të Millosheviçit dhe mbante qëndrim armiqsor ndaj emigrantëve shqiptarë, ndryshe nga populli grek që në fillim, siç e dinin, i priti krahëhapur. Propoganda e shteteve mund ta bëjnë ditën natë dhe natën ditë. Kështu u mashtrua populli grek që mbajti shpesh një qëndrim të rezervuar të këtyre nevojtarëve fqinj. Në ndonjëherë edhe armiqësor e të ashpër.Natyrisht këtë propogandë e ndihmuan shumë edhe disa elementë keqbërës të ardhur në Greqi. Personalisht ruaj marëdhënie të mira me emigrantët shqiptarë dhe më vjen mirë që shumë prej tyre kanë bërë prokopi këtu, por që edhe me moralin e tyre të lartë imponojnë tek njerëzit simpati e admirim.
-Si historian, publiçist e avokat njëherazi, cili është mendimi juaj për çështjen e Kosovës?
-Rreth Kosovës në Greqi ka shumë konfuzion, pasaktësi e mangësi dhe, në fund të fundit, pikëpamje konkrete. Në librin që përmenda, “1991-1994, Greqia në grackën e Milloshevicit”, i informoj opinionin dhe lexuesin grek edhe për problemin e Kosovës. Natyrisht me fakte synova të ndryshoj përpjekjet propagandistike serbe se gjoja Kosova është pjesë e Kombit serb. Sepse, para se të vinin në Ballkan sllavët dhe në Kosovë serbët, ajo zonë banohej nga fise ilire, greko-pellazgesi Dardanët dhe Peonët. Stërnipërit e këtyre fiseve janë sot shqiptarët e Kosovës dhe të Shkupit, (ish-repuplika jugosllave e Maqedonisë0. Një shekull më parë, kur serbët përpiqeshin të nguleshin përfundimisht në Kosovë, politikanë të njohur grekë u përgjigjeshin: “Nuk kini asnjë të drejtë historikembi këtë zonë e cila banohet nga shqiptarët, vëllezërit tanë, nga të njëjtat atësipellazgjike, d.m.th. nga stërgjyshë të përbashkët”. (Shih: Vic.Berard “Odhiporiko stinMakedhonia” 1996). Prandaj shpresoj se përsëri ndjenjat e grekërve ndaj shqiptarëve do të bëhen vëllazërore dhe do të forcohet përpjekja kosovare për të fituar bashkimin me vendin amë. Nuk duhet që në Kosovë të luhen tragjeditë e Ballkanit. Në qoftëse politikanët grekë e shqiptarë do të gjejnë mirëkuptim në këtë çështje do të dalin të fituar. Kush e kuptoi, e kuptoi!

• * *

KËSHILLA ARVANITASE

-Njeriu që harron Atdheun, ka harruar veten e tij.
-Gruaja e mirë është themeli i shtëpisë.
-Njeriu që flet keq për këdo, largoju si murrtajës.
-Llafazanin vështroje në sy, ndërsa me mend zgjidh punët e tua.

Burri nuk duhet të hyjë në meskur zihen dy gra me fjalë.
-Ruaji prej lakmisë së parasë siç ruhesh nga shiu në dimër.
-Njeriut që qesh mos ia vë re edhe një fjalë të tepërt.
-Në dasmë ngopu me këngë e gëzim e jo me ushqim.
-Në punë ec me vrap vetëm me këmbë dhe me hap me mend.



Fragment nga libri "Ikja e madhe"

Freitag, 31. Mai 2013

Gjenet e shqiptarëve, unike në Ballkan


Shqiptarët janë popull shumë i vjetër dhe kanë gjuhë të veçantë. Përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin. Dallojnë nga sllavët, derisa kanë ngjashmëri me grekët e para 3 mijë vjetëve. Por, për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të largët. Këto janë rezultatet e një studimi të Universitetit të Kalifornisë për prejardhjen gjenetike.

E gjithë Evropa është një tollovi e madhe gjenetike. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër kanë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Këto ngjashmëri janë evidente së paku përgjatë 1 mijë e 500 vjetëve të fundit. Por, aq sa kanë të përbashkët disa prej këtyre popujve duken gjithashtu të ndryshëm. Në këtë grup duket se bëjnë pjesë shqiptarët.

Prejardhja e tyre ilire dhe gjuha tërësisht e veçantë nga të tjerët i bën ata goxha specialë. E në të njëjtën kohë del se ata janë me paraardhës të njëjtë me popujt e tjerë të rajonit, por para dyndjeve sllave, rreth 3 mijë vjet më parë.

Peter Ralph dhe Graham Coop janë dy studiues nga Departamenti për Evolucion, Ekologji dhe Biologjinë e Popullsisë në Universitetin e Kalifornisë në SHBA.

Ata në korrik të këtij viti kanë publikuar një studim të quajtur “Gjeografia e fundit e prejardhjes gjenetike nëpër Evropë”. Në të flitet për rajonet dhe popujt e tërë Evropës. Sigurisht, edhe shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës zënë një vend të veçantë. “Disa prej nesh e dinë historinë e prejardhjeve të familjeve tona deri në disa breza. Prandaj, është e lehtë për të dalë në përfundimin se ne jemi të gjithë kushërinj të largët, të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet një rrjeti të gjerë”, thonë në fillim të punimit shkencor dy autorët amerikanë.

Për këtë arsye, ata thonë se me këtë studim kanë dashur të gjejnë gjenet e përbashkëta të individëve evropianë për të hetuar këto marrëdhënie në distancë kohore prej 3 mijë vjetësh.

“Këtë e kemi bërë duke kërkuar për praninë e gjenit të përbashkët të trashëguar nga paraardhësit”, shkruan më tej në këtë studim.

Sipas studiuesve, në mesin e shumë prej këtyre të dhënave del se ka individë, të cilët, edhe pse janë në anë të kundërta të Evropës, ndajnë në vete gjene të njëjta të paraardhësve të tyre.

Përveç kësaj, sipas tyre, ka të dhëna se evropianët juglindorë ndajnë një numër të madh të paraardhësve të përbashkët, të cilët datojnë që para dyndjes sllave dhe zgjerimit të hunëve.

“Historia e kohëve të fundit gjenealogjike e popullsisë është një mozaik kompleks i formuar edhe nga migrimi individual, në shkallë të gjerë lëvizjet e popullsisë dhe ngjarjet e tjera demografike”, vërejnë studiuesit amerikanë.

Ata më tej theksojnë se të dhënat e popullsisë nëpërmjet gjeneve mund të sigurojnë një dritare për të parë gjurmët e prejardhjes së përbashkët gjenetike.

“Ne e kemi bërë përdorimin e të dhënave gjenetike të 2 mijë e 257 evropianëve për të kryer një nga sondazhet e fundit për prejardhjen gjenealogjike për mbi tre mijë vitet e kaluara në një shkallë kontinentale”, theksojnë profesorët e këtij universiteti.

Më tej në këtë studim shkruan se nivelet më të larta të gjeneve të përbashkëta të të parëve janë gjetur ndërmjet individëve shqipfolës nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë ruajtur vazhdimësinë e tyre për së paku 2 mijë vjet të fundit.

“Këta individë ndajnë të dhëna të ngjashme me paraardhësit e popujve të tjerë edhe në Evropë që para dyndjeve sllave”, shkruan më tej në këtë dokument, sipas të cilit kjo nënkupton se shqiptarët nuk kanë qenë një popullsi e izoluar në një vend më shumë sesa që ishin një popullsi e vogël.
“Për më tepër, mostrat tona greke dhe në një masë më të vogël edhe maqedonase ndajnë një numër shumë më të lartë të gjeneve të të parëve të përbashkët me shqiptarët se sa me fqinjët e tjerë. Kjo ndoshta për shkak të zgjerimit të vogël sllav në këto popullsi”, theksojnë autorët.

“Gjuha shqipe është një gjuhë indoevropiane, e pangjashme me të tjera dhe vazhdoi nëpër periudha edhe kur gjuhët fqinje ishin të fuqishme”, vërejnë studiuesit.

Në faqen 15 të studimit, e cila është e titulluar “Kush janë shqiptarët?”, thuhet se shqiptarët modernë mund të jenë pasardhës të njerëzve që kanë banuar në pjesën lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.

“Niveli më i lartë i prejardhjes së përbashkët të identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe, që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1 mijë e 500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve modernë kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie, që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1 mijë e 500 vjetët e fundit...”, shkruan në studim.

Pjesë e këtij studimi ishin të dhënat gjenetike të nëntë shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova.

Burimi: Bota sot, 23.08.2021 (Webfaqja)