Dedë Preqi, poet, është emër i cili po lë gjurmë në letërsinë Shqipe, i cili prezentohet me një mori librash dhe vepra poetike, për të vegjël dhe të mëdhenj, kjo do të thotë se krijuesi ka depërtuar në gjitha kategoritë e lexuesve, por duke qenë dhe më interesant, poezitë e tij manifestojnë të gjitha motivet që mëton ti arrijë çdo poet.
Nga tërë kjo frymë krijuese e poetit Preqi, që nga vepra e parë "Jeta frymon përsëri", jep përshkrimin e realitetit jetë-kohë, dhe gjitha atyre mundësive për ta parë dhe për t’a kapur të mirën dhe të keqën në bardhësinë e saj. Në këtë rast, fatin e popullit të vet dhe kohën që e jetoj vetë poeti e nxjerr jo vetëm në një frymëzim poetik e imagjinativ, por e përshkruan aq bukur herë në rimë, e herë në modernizimin krijues, duke këngëtuar me mallë, me vajë dhe me ligjërimë emocionale.
Jeta që bëri në fëmijëri, mbjell humanizëm te poeti dhe më vonë duke bërë gjatë jetës edhe punë pedagogu, poeti frymëzohet të shkruaj edhe për humanisten e madhe të njerëzimit Nënë Terezën, ku ia dedikon edhe një vepër poetike "Ti ishe një porosi". Në mesin e veprave, që janë shumë nga poezitë me përkushtim, poeti Dedë Preqi, nxjerr një blen poetik për të vegjël, duke u radhitur në lektyrat shkollore në disa Biblioteka, dhe bëhët një poet i kërkuar nga lexuesit e vegjël.
Poeti Preqi, përveq që e shijon me një përkushtim të veqantë dhe me pasion rrugën poetike, merret edhe me publicistikë. është autor i qindra shkrimeve në gazetën "Bota sot", me ç’rast nga kjo përvojë e nxjerrë një diamant të veqantë me publicistikë, duke i ndarë në tri vëllime publicistike: "Kushtrime nga Mërgimi", Lot Atdheu", dhe "Meditime Mërgimtare" (2013, Bukuresht), të cilat i boton në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve në Bukuresht të Rumanisë. Dhe me iniciativën e veprimtarit, përkthyesit dhe iluministit shqiptarë z.Baki Ymeri, e përkthen në gjuhën rumune librin me poezi " Bekimi i Lotëve", me ç’rast parathënjën e librit e bënë poeti Lucian Gruia, me të cilin libër merr pjesë në Antologjinë letrare "Zjarri i Shenjtë", së bashku me shumë poet shqiptarë dhe poet të tjerë nga Rumania, në kuadrin e redaksisë së revistës Shqiptari, të udhëhequr nga redaktori i njohur z.Baki Ymeri. Poeti Dedë Preqi i takon gjeneratës së re krijuese, i cili jeton dhe krijon në Zvicërr.
Librat e botuar:
- "Jeta frymon përsëri", Gjakovë 2004
- "Kur zgjohet dielli", Gjakovë 2004
- "Unë Jam", Gjakovë 2007
- "Jeta është Agimi", Gjakovë 2007
- "Ti ishe një Porosi", Gjakovë 2008
- "Fshati im Balldrin", Gjakovë 2011
- "Etje e Ngjyrave", Gjakovë 2011
- "Adonisi dhe Gjyshi", Gjakovë 2011
- "Një fund pa pikë",Bukuresht 2014.
Poezi nga Dedë Preniqi
KOHA
Koha
Gjithë ecën,
Fuqinë tënd
Emerr me vete.
Erërat nuk pushojnë
I shtrembërojnë eshtrat
Me diellin rrëshqet
Ndër duart e vokëta
Duke lënë gjurmë
Pas gjumit të butë
Pa dhëmbje
Pa ofshamë.
NJË FUND PA PIKË
Në qenjën tënde
O, njeri i dashur
Mëshihet diçka brenda
Një lule e re zbërthenë.
Nëse njerëzimi në vrapa
Dikund bezdiset në hapa,
Vogëlushët si rrufeja
Porositin këpucët e reja.
Fundi nuk ka pikë
E ka vetëm një presë,
Një lind, e tjetri vdes
Kjo është pjella yte…
EGËRSIA E DHUNËS
I mendoj dhe i përziej ato hije
Të trajtës së bishave,
Duke i zhdarravitë pamjet
E trungjeve dhe loisave.
E ftohtë bëhët jeta
Më ftohtë se vdekja,
Ndër duar të mallkimit
Mbi gjymtyrët e ftohtë
Shuhet etja e dhunës.
As njëherë nuk desha
Me vdekë në këtë dashuri,
Edhe gurët e varrit zgjohen
Me kryqa zjarri në këtë çmenduri.
ËNDËRRA E ZGJUAR
Ëndërroja kohën
Më interesante
Një kohë të argjendit
Por edhe të paqës.
Njerëzimi pushonte
Nga luftat dhe hasmëria,
Por edhe nga pasuria.
Kjo ëndërr më jepte shpresë
Dhe natën ma bënte dritë,
Zemren ma mbushte dashuri
Dhe vetja më dukej tamam njeri.
Nuk doja të ndahem nga kjo ëndërr
Dhe nuk doja fare të zgjohem,
Ta shoh ashtu të vërtetën
Si njerëzimi e përqafonte jetën
Jo, me ato zemra të thyera të mbetjes
Duke parë pa pushuar shtretërit e vdekjes.
SVICRRA
Në mesin e detrave të botës
Nga rrufetë dhe vetëtimat
Je aty, si një ujdhesë e shenjtë
Atdheu dhe vendlindja e paqës
Djepi i lirisë dhe parajsës.
Je ajka e një bote që gjallëron
E pastër dhe e vetme nga toka,
Plagët të panumërta i shëron.
Bjeshkët e t’ua të kulluara
Rrjedhin tëmbël paqëje,
Dhe në çdo qoshe të punon ora
Ku çdo pëllembë e prek dora,
Është kjo mbarësia e jote.
KY QË JAM…
Nuk jam më shumë
Vetëm ky, që jam
Më shumë për mua
Nuk duhet shkruar.
Sikur të doni
Mos harroni,
Ku nuk e vura gishtin
Mos ia shtoni bishtin.
Dhe mos më ngritëni
Në piedestal pa nevojë,
Ditën e fundit
Nëse nuk e meritoj.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen