Sonntag, 16. August 2015

Zamira Korançe

      Zamira Tahir (Abdulli) Korançe ka lindur në Kurdari të Matit. Ka diplomuar në vitin 1994 Juridikun në Shkodër (me korrespondencë). Ka diplomuar në Gazetari 2 vjeçare në vitin 1996 në Tiranë.
     Veprimtaria: Ka shkruar në gazetat më të rëndësishme në Tiranë nga viti 1996 deri në 2001. Gjatë viteve 2001-2014 ka botuar gazeta e libra dhe është Drejtoresh e Revistës ”Mbretëria Shqiptare”. Në Vitin 2007 themelon Shoqatën Kulturore Artistike ”Jehona Shqiptare” e cila merret me Aktivitete Kulturore brenda dhe jashtë vendit. SHKA ”Jehona Shqiptare” përbëhet nga trupa me artistë nga më të mëdhenj shqiptar të kryesuar nga znj. Margarita Xhepa si dhe vet autorja e projekteve, Zamira Korançe. Në qershor 2015 realizon festivalin prestigjioz - Festivalin e Talenteve të rinj mbarëkombëtar me 5 elementë interpretimi 100% Shqip. Deri më tani ka botuar 8 libra në të cilat ka përshkruar jetën e vet. Në këto 8 libra ka depozituar në arkiv pasurinë më të vyer shpirtërore - sakrificat dhe luftën me gjithë shpirt për të arritur synimet e pretendimet në karrierë, pa asnjë përkrahje shoqërore.
     Banon dhe vepron në Tiranë.


Titujt e Librave të botuara:
  • "Vlerësoj Fatin e Jetës” (poezi)
  • "Në kërkim të fëmijës" (novelë)
  • "Shpirti im në duart e tuaja"
  • "Heronjtë mbeten heronj historia do të tregoj"
  • "Respekt për veten" (poezi)
  • "Flejë me dashurinë" (poezi)


Poezi nga Zamira Korançe


ZOTI  KA FATIN E JETËS NË DORË..!

Zoti mban fatin tuaj në dorë,
Ai ju mbrojnë pa tegel,
Ndaj lidhjet e jetës me mjaft besnikëri
Ai ju shoqëron në ëndrra.

Rrugën tuaj në çdo kohë,
Ku të nxjerrë në rrugën e drejtë,
Ai do që ju me maturi ti respektoni rregullat,
Me mendje e ndershmëri.

Ju do të jeni në dijeni të tij vetëm
në orë të dëshpëruar,
përballë rrezikut të madh,
ju keni me e kapërcyer.

Ai gjithashtu do të jetë në ëndërr të thellë
kurrë nuk quhet e pasinqertë,
Engjëlli fluturon në mes të kohës dhe hapësirës,
Me ju ndihmuar ju e do të gjeni atë pranë.

Me durim, ai shikon poshtë në ju,
Duke ju ruajtur jetën e mirëqenien tuaj,
Zoti,përpiqet në mënyrë të vazhdueshme që:
Përsëri dhe përsëritë ju fal nga mëkatet tuaja.

Ai është një figurë prej jush e pa parë
dhe banon në zemrën tuaj.
Merr pak falënderim për këtë,
Zoti do të ju ndihmojë me shpirtin e shenjtë,

 
HERONJT MBETEN HERONJ 
HISTORIA DO TË TREGOJË!
 
Ti që linde në Sofrën e mbushur me Plisa
dhe e mbuluar me një Plaf të Historisë së Lagur -
Ti pëlhurë e mbushur me një Shqiponjë

dhe Copa të Atdheut në Shpinë .
Ti që thua se Flaka e han Flakën
dhe Zjarri e djeg Zjarrin.
Ti që ke dritaren e hapur me ngjyrat e Kujtesës..
Ti që je Balade që e mbulon dritaren me Himnin e Bekuar!.
Ti që shef, Përmbytjen e emetimit deri ne Absurd;
duke e plotësuar me një Forme te re .
Ti që je Pikturë me Gjethe ngjyrë Ulliri
Ti që pikturat i shikon me sy të mbyllur
dhe që ngjyra e Zërit tënd flet me Dashuri dhe me Dhimbje.
Ti që je pikturë e rënë në tokë
e që Idetë e shpërndara ecin mbi to
dhe lënë Gjurmë, Identiteti - lenë gjurmë duke ikur prej meje .
Ti që me Ngjyrat e tua që formon Liritë
dhe shpesh janë.. Dramatike dhe Tragjike.
Ti që, te Ti ngjyra e Kaltër të krijon Tension..
Ti që te Ti ngjyra e Bardhë dhe Zezë
të krijon Imazhe Poetike -
Ti që për Ty e Kuqja dhe e Bardha
të janë ngjyra të Shpirtit -
Ti që për Ty e Zeza dhe e Kuqja
të janë ngjyra të Jetës dhe të Zemrës.
Ti që je Univers i përsosur
dhe Kryevepër e Papërsëritur
Ti që Bashkimin e bën
ngadalë në Heshtje dhe Vetmi .
Ti që je Portret dhe që ke Lëvizje Laserike.
Ti që në Ty përbrenda teje
veprave u jep oksigjen .
Ti që Forma Jote i takon Epokave dhe Shekujve
Ti dhe vetëm Ti . .Populli im e realizoni..
HERONJT MBETEN HERONJ HISTORIA DO TË TREGOJË!




ATDHEU U LODH NGA VDEKJET TONA...!

A thua jemi lindur të vdekur
për t'u mburrur gjithmonë
me të rënët,
me të vrarët,
me të vdekurit?
ATDHEU u lodh nga vdekjet tona.
U neverit.
U ngrit e u largua
nga ceremonia jonë e përjetshme
mortore.
Teksa kazma gërryen trupin e tij,
teksa duart shkulin lule nga trupi i Tij,
oh sa lehtë Ai rikuperohet,
rigjenerohet
nga skeletet tanë të bujshëm.
Vetëmohimi.
Kjo fjalë e shkruar keq
në memorien e kohës.
Gjer kur, gjer kur?
E mohuam veten me gjithë çfarë kishim
e pastaj ia falëm ATDHEUT
atë çka mbeti prej saj.
Më pas ,të tjerë vetëmohues
me lopata vetëmohuese në duar
nxituan drejt
vetëmohimeve të reja....
ATDHEU !
Cili vrasës s'e ka kënduar Himnin Kombëtar?
Më mirë se kushdo e këndojnë diktatorët.
ATDHEU.
Kush do të më tregojë ç'është Atdheu?
Dheu i atit?
I gjyshit apo i stërgjyshit?
E ç'di Atdheu për ta,
për timin a tëndin fjala vjen?
ATDHEU është egoist
më shumë se një fëmijë i përkëdhelur.
dhuroji Atij jetën tënde,
përkëdheljen tënde,
dashurinë tënde,
pasurinë tënde,
besën tënde
e ATDHEU s'do të ju harrojë.
ATDHEU U LODH NGA VDEKJET TONA..!
LAVDI DËSHMORËVE TË LIRISË..!




MOS MË GJYKO...
 
Kurrë mos më krahaso me të tjerat!
Sepse Unë jam thjesht Unë.
Respektoj ata që më respektojnë ....
Më pëlqejnë shakatë por ato që,
nuk prekin dhe ulin personalitetin tim ....
Nuk më pëlqen të luaj me ndjenjat,
e të tjerëve dhe prandaj në shumicën,
e rasteve i them gjërat troç ashtu
siç i mendoj... dhe preferoj të mi thonë troç....
Respektoj çdo njeri çfarëdolloj,
origjine apo ngjyre të jetë .......
Nuk më pëlqen të gjykoj jetën e të tjerëve ...
Por nuk lejoj të gjykojnë as jetën time ...
Jam me mendimin që duhet të bëjmë,
në jetë atë që na bën të lumtur dhe jo atë,
që duhet bërë ..
Jeta është shumë e shkurtër
për tu marrë me gjëra pa vlerë
ndaj nuk keqkuptohem kollaj....
jam një njeri me horizont të hapur ....
Mundohem ti shikoj njerëzit më thellë ....
nuk bazohem kurrë vetëm te aparenca ...
Nuk më interesojnë fjalët e bukura ...
vlerësoj gjestet e vogla por me shumë kuptim ...
Nuk dua t’ja di se kush ka lek dhe kush nuk ka ...
secili i ka për vete ...
Urrej ata njerëz që mburren për pamjen ,
fizike dhe për pasurinë që mund të kenë ....
Më pëlqen ti shikoj njerëzit në sy kur flas ....
më pëlqen të lexoj sytë e njerëzve,
sepse aty fshihen shumë fjalë që goja,
nuk mund ti shqiptojë ......
Jam shumë tip i ndjeshëm ....
shpeshherë e fsheh mërzitjen ,
time pas një shakaje ironike ...
Nuk jam perfekt dhe nuk dua
njerëz perfekt në jetën time ...
Dua njerëz të Vërtetë ...
Nuk ndryshoj për asnjeri në këtë botë ....
Kush më do më pranon për këtë që jam ..
Di të fal dhe kërkoj falje ..
Të gjithë gabojmë në jetë...
Nuk besoj kollaj në njerëz ....
që të këtë dikush besimin tim
duhet ta fitojë atë duke
ma treguar me fakte...
Preferoj të më urrejnë sesa
të më mëshirojnë ...
nga e vetmja gjë që
kam frikë është Vetja Ime..
RESPEKT PËR VETEN!
ZAMIRA KORANCE..!


 
ÇFAR SIMBOLIZON DASHURIA...?

Disa thonë dashuria është një lumë,
i përmbytur me tendrat e kalldrëmt.

Disa thonë dashuria është një thikë,
Nga e cila shpirti juaj mund të mbështetet e gjen gjakderdhje.

Disa thonë dashuria është një uri,
Ka një nevojë të pafund që dhemb.

Unë them dashuria është një lule
dhe ju jeni pasardhësit e saj vetëm me dashuruar.

Ajo është zemra,
që kurrë nuk mëson për të kërcyer
por për të thyer frikën e dashurisë.

Kjo është ëndrra,
Që kurrë nuk e marrim si shans,
për tu zgjuar nga frika.

Kjo është ajo që lulja ju ofron paqe.
Për të ja dhënë dashurisë të imagjinohet,
Për shkak se ajo është marrë e quajtur si simbol i DASHURISË .

Dhe kjo është shpirti,
frika për të vdekur,
kurrë nuk e mëson se si të jetojmë me dashurinë.

Kur nata shumë më tepër se të vetmuar
rrugët shumë të gjata.
dhe mendoni,për dashurinë dhe ju bëhuni me krah fluturues.

Se dashuria është vetëm për optimizëm,na jep forcë me ecur,
Me fat dhe lumturi e fortë është dhe zemra e dashurua...
Atëherë ... ju kuptoni se dashuria në dimër kthehet verë.

Dashuria depërton shumë më poshtë se bora e akull,
Ka farë e rrënjë thellë të lidhur me zemrën.
Dashuria dielli në pranverë, kur trëndafili është duke çelur.

___________
Marrë nga sa-kra.ch

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen