Sonntag, 16. August 2015

Mirvete Kabashi Leku

Mirvete Kabashi Leku lindi më 28 tetor të vitit1959, në fshatin Studençan të Therandës, në një familje intelektuale, rritur dhe shkolluar në Prizren.
Shkëndijat e para të krijimtarisë poetike i dha qysh kur ishte fëmijë, por studimet në SHLP, dega Gjuhë – Letërsi Shqipe i hapën horizonte të reja për të njohur më thellë letërsinë dhe parimet e krijimtarisë letrare. Hyri me guxim në rrugën e bukur të krijimtarisë, duke botuar poezinë e pare në “Rilindja” për fëmijë, vazhdoi të “Pionieri”, “Zëri i Rinisë”,“Kosovarja” etj. Ka botuar përmbledhjet poetike “Flakë e Valë” dhe “Gurra e Zemrës”. Është anëtare e LSHK. Jeton në Prizren dhe është aktive në krijimtari.



Poezi nga Mirvete Kabashi Leku

 
Sonte
Vargu im kërkon drite 
Brenda shpirtit
Frymëzimi c" rebelohet
Dhembjet
C"ndizen si qirinj
E mendimet
Thinjen neper vite
As bardh
As krejt zi
As dje
As nesër


SHOQES SIME GJ.

Sytë tu
Me mjegullnaja te bardha
Dyert e hapura te jetës
Udhe të furtunshme bëre
Për buzëqeshjet e nesërmes
Kënga c"mbytej ne heshtje
Për një shpirt kristal
E trembur zbrite
Nga maja e Zatriqit
Me blerimin e pranverës
Dhe shove etjen
Ne gurrën e Lumëbardhit
Shoqja ime e mirë
 
 
 
Atdhe
Asnjëherë s’na u shëruan dhimbjet
Shkrumb e bëmë shtatin për Ty
Nga hiri ynë shpresa rritej
E shekujt shëronin plagët
Me zjarrmi
Për drite e diell
Trupi yt
Me plage te reja
Kullat nxjerrin krisma
E ne digjemi me rrufetë
Ne këtë pranvere
Dhembjet t"i numëroj
Ne flamurin e zemrës sime
Thaj lotin
Për drite e diell
Për ty Atdhe
 
 
KOMBI IM

Për Ty
Ngre dolli
Qoftë edhe me gjakun e
zemrës sime
Apo me lotët e mallit
M"i fal t"i derdhi mbi flamurin
kuq e zi
 
 
 
Ara e etur
Vere e thate
Etja mbyste etjen
Ara ç' digjej për shi 
Edhe buzët e stinëve
Kishin etje
Për agimet e mia
Për përqafime
Për dashuri

 
KETU NE PRIZREN
 
Te Besëlidhja Shqiptare
në oden e Abdylit dhe Ymerit
Dëgjohen zërat e poetëve
Çdo varg një rreze dielli
Për token e etur,
Lumëbardhi,
Parajsa ime tokësore
Buzëqesh Kalaja zemërmadhja
 
Sa here lexon poet

_________
Marrë nga sa-kra.ch

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen