Poezi nga Teodor Keko
HIJA IME
Me hijen time ik në rrugë,
Ajo e sheshtë gjith aq e zezë.
E di saktësisht se ç’mendoj unë,
Pjerrtas më sheh si një të mjerë.
Unë hijen time nuk e njoh,
S’ia di mirësitë e as tradhëtitë,
Nuk di as kur do më lëshojë,
Kur do të më ngarkojë në shpinë.
Një Zot i madh hija më duket
Tek pret me shpirtin tim të ngjallet,
Por pritja është e pafundme,
Me kohë ma morën shpirtin hallet.
Dhe lanë në zgavrën e kraharorit,
Veç mosbesimin dhe egërsinë.
Nga hija ime për fat të keq,
Sot diktatori mund të lindë.
SHI SHQIPTAR
Në xhama shi,
Në sy mjegull,
Në tela dridhet
Zemra e djegur
Në veshë zhurmë
Në gjoks bisturi,
Gjithshka e mjegullt,
në xhama shi.
Dashuria ime,
Flokë të zinj,
Lëkura e zeshkët,
Numuri i këmbës 37,
Si për të më kujtuar në butikët e Europës
Se unë i vdekur jam
Dhe të tjerët gjallë janë.
Dashuria ime,
Zeshkane…
TEJ BUKURISË
Mbas mjegullkës, detit, maleve, fushave,
Pas katedraleve ar e shkëlqim,
Është vendi im, i vogli fare,
I shtrirë, më këmbë, foshnje dhe trim.
I vogli fare me qiej të kaltër,
Lumej kokëfortë, detra si loti
Ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
Dhe zgjohen duke thënë “Dhëntë Zoti…”
Askush atje s’di çfarë vjen nesër
Ku do të prehesh në shtrat a varr?
Dhe prapë unë endem kufomë në Londër,
Shekspirin shoh me mendjen larg.
Në kalendar kryqëzoj ditët,
Me ankth përgjoj si afron kthimi.
Të bëhem prapë njeri atje
Ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi.
Mbas mjegullës, mrekullisë, magjisë,
Është vendi im i vogël fare.
Si diamant që pres folklorin
Për ta magjepsur botën e madhe
PËRRALLË E TREGUAR ME ZË TË ULËT
Kur linda unë ishte vjeshtë,
Kur linde ti ishte pranverë,
Kish gjelbërim dhe shira kish,
Bollëk i madh, por prapë fatkeqë.
Të vegjël jemi o Martin,
Askush në botë s’na vështroi gjatë,
Me përkëdhelje dhe fodullëk,
Na vunë një emër REFUGJATË!
Ti asnjeriu mos i thuaj,
Që je fatkeq, që je jetim,
Bëj gati çantën, pak bukë, pak ujë,
Gjithë fati fati ynë është udhëtim.
Dhe kur të lodhesh mos kërko ndihmë,
Në tokë shtriu me qiell mbi sup,
Kur Zoti le një komb fatkeq
Është mirë të skuqet e të ketë turp.
KËNGA E NAIVIT
Mjerisht e varfër kjo njohja ime,
Fare pak gjëra paskam ditur,
Nëpër dekada, në kodra librash,
Ka mbetur prapë djali i mitur.
Shikoj tradhëtinë dhe e kuptoj
Kam mbetur në kokëtrashë i ngratë!
Gjithmonë më shfaqet me një fytyrë
Gjithmonë them “e hëngra prapë!”
Dhe bash atëherë më vjen ninulla
E nënës time mbi kokë:
Mbyll sytë o shpirt, mos u mendo,
Se je i pastër, s’je për këtë kohë
Mbas mjegullkës, detit, maleve, fushave,
Pas katedraleve ar e shkëlqim,
Është vendi im, i vogli fare,
I shtrirë, më këmbë, foshnje dhe trim.
I vogli fare me qiej të kaltër,
Lumej kokëfortë, detra si loti
Ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
Dhe zgjohen duke thënë “Dhëntë Zoti…”
Askush atje s’di çfarë vjen nesër
Ku do të prehesh në shtrat a varr?
Dhe prapë unë endem kufomë në Londër,
Shekspirin shoh me mendjen larg.
Në kalendar kryqëzoj ditët,
Me ankth përgjoj si afron kthimi.
Të bëhem prapë njeri atje
Ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi.
Mbas mjegullës, mrekullisë, magjisë,
Është vendi im i vogël fare.
Si diamant që pres folklorin
Për ta magjepsur botën e madhe
PËRRALLË E TREGUAR ME ZË TË ULËT
Kur linda unë ishte vjeshtë,
Kur linde ti ishte pranverë,
Kish gjelbërim dhe shira kish,
Bollëk i madh, por prapë fatkeqë.
Të vegjël jemi o Martin,
Askush në botë s’na vështroi gjatë,
Me përkëdhelje dhe fodullëk,
Na vunë një emër REFUGJATË!
Ti asnjeriu mos i thuaj,
Që je fatkeq, që je jetim,
Bëj gati çantën, pak bukë, pak ujë,
Gjithë fati fati ynë është udhëtim.
Dhe kur të lodhesh mos kërko ndihmë,
Në tokë shtriu me qiell mbi sup,
Kur Zoti le një komb fatkeq
Është mirë të skuqet e të ketë turp.
KËNGA E NAIVIT
Mjerisht e varfër kjo njohja ime,
Fare pak gjëra paskam ditur,
Nëpër dekada, në kodra librash,
Ka mbetur prapë djali i mitur.
Shikoj tradhëtinë dhe e kuptoj
Kam mbetur në kokëtrashë i ngratë!
Gjithmonë më shfaqet me një fytyrë
Gjithmonë them “e hëngra prapë!”
Dhe bash atëherë më vjen ninulla
E nënës time mbi kokë:
Mbyll sytë o shpirt, mos u mendo,
Se je i pastër, s’je për këtë kohë
Poezia e fundit
Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule
dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.
kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.
Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë
dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….
Selanik, 26.5.2002
Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule
dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.
kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.
Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë
dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….
Selanik, 26.5.2002
Isha pa fëmijë për më shumë se 13 vjet pasi u martova, dhe presioni nga vjehrra ime pothuajse ma shkatërroi martesën. Të gjithë besonin se nuk mund të mbetesha kurrë shtatzënë, dhe unë dhe burri im ishim vazhdimisht nën stres. Një kolege që dikur ishte ndihmuar nga Dr. Dawn gjatë vështirësive të saj martesore më prezantoi me të.
AntwortenLöschenDr. Dawn kreu një ritual shtatzënie për mua, dhe për habinë time më të madhe, brenda 3 javësh mbeta shtatzënë. Burri im dhe familja e tij filluan të më trajtonin si një mbretëreshë - duke më përkëdhelur dhe duke më mbuluar me dashuri. Sot, jemi të bekuar me 3 fëmijë të bukur, të gjitha falë Dr. Dawn.
Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënie ose martesë, ose nëse doni të rivendosni dashurinë, paqen dhe lumturinë në familjen tuaj, ju rekomandoj fuqimisht të kontaktoni Dr. Dawn - ai me siguri do t'ju ndihmojë edhe ju.
WhatsApp i tij: +2349046229159
Email dawnacuna314@gmail.com