Mittwoch, 28. August 2013
Shkrimtari dhe jeta
Nga MYZALJEN HOXHA
Poet dhe Eseist
( O Letërsi e angazhuar dhe e pa angazhuar, që je një dhe e vetme ! )
Roli i shkrimtarit ose ndryshe, misioni i shkrimtarit në shoqërinë moderne është kompleks. Edhe këtu ka disa karakteristika të përbashkëta për të gjithë njerëzit e letërsisë.
Misioni i shkrimtarit përditësisht, është si ka qenë gjithmonë, për të dëshmuar në lidhje me njeriun dhe jetën e tij, dhe për të lënë gjurmë në letërsinë bashkëkohore, duke goditur indiferencën dhe injorancën, nga e cila shoqëria plandoset në stanjacion dhe keqkuptim të ndërsjelltë.
Vokacioni i shkrimtarit është tu shpjegojë njerëzve kuptimin thelbësor të botës së sotme, e cila përmban farën e së nesërmes dhe shpresën për të ardhmen.
Genet e së ardhmes duhet të zbulohen në themelet e së tashmes, dhe themeli i pranishëm për përdorimin e së ardhmes është hedhur vetëm nga shkrimtarë, filozofë dhe mendimtarë të mëdhenj, që këta të fundit brenda letërsisë, Ne i quajmë poetë.
Misioni kryesor i shkrimtarit është të luftojnë për paqen dhe prosperitetin e shoqërisë në të cilën ai jeton. Ky rol është i shprehur jo vetëm nga vendi i tij në letërsi, por edhe nga shkalla e përfshirjes së tij në jetën shoqërore.
Ne nuk do të jemi në gjendje të mendojnë dhe vlerësojmë vlerat e letërsisë së një shkrimtari, në qoftë se letërsia e tij dhe vetë ai, nuk ka qenë dhe është pjesë aktive e luftës sociale të kohës së tij.
Jeta është burimi i të gjitha frymëzimeve. Shkrimtarët seriozë nuk mund të injorojnë problemet me të cilat jeta e njerëzve përballet përditësisht. Prandaj ata janë për të kontestuar, ekspozuar dhe dënuar të gjitha dukuritë e këqija, kudo që ato shfaqen.
Në këto ditë të tensionit të rritur, të krizës dhe kërcënimit të identitetit për shpërbërje në këtë botë që jetojmë, pozicioni qytetar i shkrimtarit, klasi dhe cilësia e popullarizuar e punës së tij krijuese, bëhet veçanërisht me rëndësi jetike, sepse shëndeti moral i shoqërisë dhe klima intelektuale në të cilën njerëzit jetojnë janë të përcaktuara si detyrime kontributive të letërsisë dhe artit.
Pra, misioni i shkrimtarit është që të jetë përgjegjës për shoqërinë e tij. Ndërgjegjësimi i tij për përgjegjësinë sociale, rrit dhe angazhimin e tij për ndryshimet si zhvillim të mbarë të shoqërisë.
Kjo është letërsia dhe funksionet e saj në shoqëri. Letërsia gjen shprehjen verbale në librat. Librat janë shprehje e manifestimit të punës së mendjes, që edhe ajo që ka vdekur dikur, ende sot dhe vazhdimisht flet për ne.
Për të gjitha këto, mund të thuhet se letërsia është e përbërë prej atyre veprave, të cilat ndahen :
- Nga ato që shkakëtojnë dhe sigurojnë kënaqësi estetike për njerëzit, dhe
- Nga ato që merren me interesin e përgjithshëm të njeriut.
Kështu letërsia krijon dhe rikrijon jetën për çdo brez.
Pa letërsinë kombet ose shoqëritë do të ishin cfilitur shumë shpejt nga neveria e të përsëriturit mërzitësisht dhe të pakuptimtë të incidenteve banale, të cilat shfaqen në jetë. Kur jeta duket e zbrazët dhe e vdekur, letërsia u heq shpirtrave tanë pluhurin mbi ekzistencën e kësaj bote, dhe na tregon udhën plotë dritë në këtë abitat që jetojmë.
Shoqëria dhe pushteti kanë detyrimin e vlerësimit, respektimit dhe e inkurajimit të njerëzëve të letërsisë. Çdo përhumbje dhe mos vemendje për shkrimtarët është blasfemi për vetë mbarësinë e zhvillimit të shoqërisë dhe kulturimit të kombit.
Prandaj në shërbim të letërsisë dhe mbrojtje të saj, dhe i drejtohem Kombit, ku futet dhe shoqëria e pushteti, ( jo, jo .... Ju drejtohem njerëzve të kësaj shoqërie, e të këtij pushteti ) me himnin dhe thirrjen poetike :
NËSE …
Nëse do jetën,
dëgjo “Simfoninë e 9-të” të Bethovenit.
Nëse do të shpërfillësh vdekjen,
shiko dramën “Armiku i popullit” të Ibsenit.
Nëse do paqen,
lexo “Bota në një gotë” të Dos Pasos.
Nëse urren luftën,
medito “Guarnika” të Pikasos.
Nëse do natyrën,
dëgjo “Katër stinët” e Vivaldit.
Nëse do njeriun,
lexo “Memuarët e egoizmit” të Stendalit.
Nëse do fenë,
amsho Biblën dhe Kuranin.
Nëse do shkencën,
mëso Njutonin dhe Ajnshtajnin.
Nëse do të kuptosh lirinë,
vërë nën kokë “Origjinat e totalitarizmit”të Arendit.
Nëse do të njohësh tiraninë,
përhumb te “Lufta ime” e Hitlerit.
Nëse do të drejtën e individit,
mbaj të hapur,“Të jetosh për të vërtetën”të Havelit.
Nëse do hipokrizinë e pushtetit,
shiko ekranizimin “Ferma e kafshëve” të Oruellit.
Nëse kërkon lumturinë,
dëgjo “Kapriçiot për violinë” të Paganinit.
Nëse do privacinë,
kundro “Monalizën“ e Da Vinçit.
Nëse do të vërtetën,
mendo si “Kandidi“ i Volterit.
Nëse do gënjeshtrën,
shfleto “Princin” e Makiavelit.
Nëse do pasurinë e gjuhës,
hap “Studime etimologjike ” të Çabejit.
Nëse do forcën e fjalës,
shqipto “EPPUR SI MUOVE” të Galileit.
Arti, letërsia, muzika dhe shkenca,
i japin përgjigje gjithçkaje në këtë botë.
Çfarë lind,rritet,plaket dhe largohet,
si e mirë apo e keqe,
si e ndershme,
apo e turpshme mbi këtë tokë.
Pa artin jeta s‘do të kishte blatim.
Pa letërsinë jeta s‘do të kishte frymim.
Pa muzikën jeta s‘do të kishte kuptim.
Pa shkencën jeta s‘do të kishte zhvillim.
Edhe nëse një do t‘i mungonte,
jeta do të ishte mohim.
__________________
Fier, më 28 gusht 2013
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen