Dienstag, 13. Mai 2014

Miradije Gashi

Miradije Gashi u lind në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmën (Akademinë Pedagogjike) si dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Prishtinë, ku mori titullin: "Arsimtare e grupit klasor". Menjëherë pas diplomimit zuri punë në Shkollën fillore "Emin Duraku" në Arllat. Mëpastaj kreu studimet në Degën e Pedagogjisë të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë u bë anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptar në Republikën e Kosovës. Po atë vit Miradija u angazhua edhe në Kryesinë e Forumit të Intelektualëve të Kosovës. Miradija ështe arrestuar dhe maltretuar disa herë për shkak të veprimtarisë së saj atdhetare. Më1994  emigroi në Gjermani. Edhe në mërgim e vazhdoj veprimtarinë e vet arsimore dhe kulturore. Aktualisht jeton dhe vepron në Stuttgart, ku mban mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë.
Përmbledhja poetike "Jam gur i vendit tim", është libri saj i parë.


Kliko dhe lexo ==>> Poezi nga Miradije Gashi

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen