Ali Abdihoxha lindi në Elbasan në vitin 1929. Qysh në orët e para u rreshtua në radhët e luftëtarëve të lirisë, të ushtrisë-antifashiste nacional-çlirimtare për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Pas çlirimit të vendit vijon studimet e larta në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki”në Moskë. Gjatë jetës së tij u ngarkua me detyra të rëndësishme në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar duke kryer detyrën e zv/ Ministrit të arsimit. Për një periudhë kohore ai kreu edhe detyrën e Drejtorit të Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Lexuesit e shumë brezave në vendin tonë e njohin atë nëpërmjet mjaft tregimeve me përmbajtje jetësore, në të cilat spikat fryma patriotike e atdhetare. Falë talentit dhe punës së tij vetmohuese, Ali Abdihoxha do të bëhej një ndër prozatorët më të njohur të letërsisë së kohës, në veprat të të cilit u ngrihet përmendore djemve dhe vajzave të popullit që luftuan dhemb për dhemb me okupatorët nazi-fashistë për çlirimin e atdheut gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vitet e fundit të jetës së tij, shkrimtari Ali Abdihoxha është tërhoqur nga jeta letrare dhe publike, duke refuzuar madje edhe kërkesat e shumta për intervista mbi kulturën dhe letërsinë. Vepra letrare e Ali Abdihoxhës e ka skalitur emrin e tij ne panteonin e pavdekshëm të kulturës kombëtare. Disa prej romaneve të tij janë botuar edhe në gjuhë të huaja.
Shkrimtari Ali Abdihoxha u nda ng jeta më 15 shtator 2014. Ikja e tij kaloi në heshtje. Përveç disa rreshtave në disa gazeta dhe mesazheve të miqëve qe e kanë njohur, nuk pati asnjë ceremoni zyrtare apo aktivitet që të dëshmonte respekt ndaj punës së shkrimtarit.
Veprat:
- “Një vjeshtë me stuhi”, roman 1959 ribotuar disa herë,
- “Ëndra dhe dritë”, tregime -1963 botuar disa herë,
- “Tri ngjyrat e kohës”; roman – 1970
- “Probleme të zhvillimit të letërsisë sonë”, 1970, studime dhe mendime kritike.
- “Dueli i madh”, roman 1975, botuar disa herë,
- “Sfida”, 1987
- “Mirazh”, 978
- “Vila në periferi”, roman,1982
- “Vepra letrare në disa vëllime”, 1983
- “Kronika e një nate”, roman – 1984
- “Sarajet”, 1997

Nëse keni tentuar të mbeteni shtatzënë pa sukses, mos e humbni shpresën - ka zgjidhje që funksionojnë vërtet.
AntwortenLöschenUnë personalisht e rekomandoj Dr. Dawn. Ai kryen rituale të fuqishme të fertilitetit që kanë ndihmuar shumë gra të mbeten shtatzënë brenda vetëm 4 deri në 6 javë - madje edhe ato që përballeshin me sfida serioze të fertilitetit.
Nuk po e them vetëm këtë - unë jam një dëshmi e gjallë. Pasi luftova për një kohë të gjatë, më në fund mora rezultatin tim pozitiv dhe kjo ma ndryshoi jetën plotësisht.
Ai gjithashtu ka ndihmuar shumë gra në të gjithë Rumaninë, përfshirë Bukureshtin, të cilat tani janë shtatzëna ose tashmë nëna.
WhatsApp-i i tij:
+2349046229159
Email: dawnacuna314@gmail.com