Sonntag, 10. November 2013

Bedri Myftari

Bedri Myftari

Bedri Myftari u lind në Filat të Çamërisë më 21 dhjetor 1938. Në moshën 5-6 vjeçare, me gjithë familjen, u detyrua ta lerë vendlindjen e vet, Çamërinë, i detyruar nga holokausi i monarko-fashistëve grekë dhe erdhën e u vendosën në Shqipëri. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në Fier, të mesmen, një teknikum financiar, në Tiranë, po ashtu edhe gjimnazin në Tiranë.
Në fillim të viteve ’60 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka filluar të shkruajë që në moshë fare të re. Është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) në vitin 1966. Në këtë kohë kishte botuar vëllimin me tregime “Fluturzat e borës” dhe “Mbrëmjet e qytetit tim”, me të cilat ka marrë çmim të dytë dhe të tretë në konkurset kombëtare.
Gjatë kësaj kohe një grup të rinjsh: Bedri Myftari, Suzana Selenica, Bilal Xhaferri, Namik Mane, Zyhdi Morava, Faik Ballanca, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Sadri Ahmeti, etj, nisën të shkruajnë me dorë të lirë kundër realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit dhe u quajt “grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art dhe letërsi” dhe shumica e anëtarëve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u dënuan për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet.
Pas lirimit nga burgu Bedri Myftari punoi si punëtor në disa ndërmarrje në Tiranë.
Pas shembjes së diktaturës komuniste Bedriu punoi si gazetar në gazetën “Kosova”, kryeredaktor i gazetës “Tribuna Demokratike”, përgjegjës redaktor në gazetën “Emigranti shqiptar” që dilte në Europë, kryredaktor i gazetës “Bota shqiptare” dhe “Çamëria”. Bashkëpunon me gazetën “Drita” dhe revistën "Krahu i shqiponjës”, organ i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri", ku vazhdon të botojë publicistikë dhe krijimet e veta letrare.
Bedri Myftari u nda nga jeta këto ditë në moshën 75-vjeçare.

Tituj të veprave


  • “Fluturzat e borës”, tregime, 1967
  • “Mbrëmjet e qytetit tim”, tregime, 1969
  • “Kronikat e vdekjes”, roman, 1994
  • “Rojtari i varrezës”, roman, 1995
  • “Ti je Eva”, poezi, 1996
  • “Dashuria e parë”, tregime, 1997
  • “Pranverë që s’kthehet më”, poezi, 1999
  • “Bardh e zi”, publicistikë, 2000
  • “Dashuri fatale”, roman, 2000
  • “Përralla”, Tiranë, 2001
  • “Vajza e rojtarit të pyllit”, përralla, 2003
  • “Zonja e Ambasadorit”, novela, 2006
  • “Simfoni e erërave”, poezi, 2006
  • “Pas Kastadivës”, roman, 2007


  • Poezi nga Bedri Myftari

    SONTE

    Sonte doja të isha lot malli
    Në sytë e çamëve,
    Të rridhja
    Në mjekrrat e ashpra të burrave,
    Në faqet e kuqe të nuseve,
    Në gushat e bardha të vajzave,
    Dhe pastaj të avulloja,
    Të ngrihesha si re hapsirave,...

    Erërat e veriut të më shtynin drejt jugut,
    Të ndalesha mbi Çamëri,
    Toka dhe qielli të elektrizoheshin nga malli.
    Të kulloja nga lart si shi,
    Lotët e nënave,
    Lotët e motrave,
    Lotët e nuseve.
    Të shuaja mallin e zhuritur,
    Të trojeve tona të lashta.
    Të laja eshtrat e të rënëve,
    Që i shkel këmba e zervistave,
    Të qëndroja mbi qiellin e Çamërisë,
    Yll shprese…

    1963

     
    FRYN NJË ERË

    Këndoi vajza çame këngën e nerënxës,
    Ra mbi Jon nata e jugut,
    Mbi nerënxën u varën yjet.
    Fryn një erëz e vakët,
    Çeli lule qitrua,
    Zemrën time e dogji malli.
    Eh, se ç’më ka marrë malli,
    Të shoh ullinjtë kur lulëzojnë,
    Netët me yje përmbi fushat pa mbarim!
    Këndoi nusja çame këngën e sirenave,
    Rrahën flatrat pulëbardhat
    Mbi pullaz të shtëpisë sime.
    Fryn një erëz ledhatore,
    Fryn nga Çamëria
    Dhe më përqafon me afsh dashurie.
    Eh, se ç’më zuri malli
    Të shoh hënën e re,
    Varur luginave si floriri i gushës!
    Të shoh vajzat çame duke qëndisur
    Lulet e limonit,
    Me gërshetat e shpleksura
    Përmbi gjinjtë e virgjër…

    PSE QESHE E QAVE NË GJUMË

    (Vajzës sime, Etlevës)

    Ç’ëndërr të bukur pe,
    Që qeshe në gjumë,
    Etlevë?
    Bota jote e madhe ,
    E mbushur me përralla ,
    Gjyshja jote, Tatu, me flokë të bardha hëne,
    Është më e bukura,
    Ajo është nëna e nimfave,
    Nëna e përrallave.

    Ç’ëndërr të bukur pe,
    Që qeshe në gjumë,
    Etlevë?
    Gjyshja Tatu me flokë të bardha hëne,
    Të tregoi përrallën
    E vendit të artë,
    Ku nimfa e vogël del çdo natë
    Brigjeve të Jonit,
    E këndon këngën e portokalleve
    Dhe me krehërat e fildishtë të hënës,
    Kreh flokët e gjatë.
    Të dhuruan nimfat peshkun e artë,
    Fustanin e bardhë qëndisur me lule limoni,
    Brigjeve të Jonit gjete margaritarin
    Më të madh në botë.

    Pe yjet kur zbritën nga qielli
    Dhe u puthën me lulëzimin e ullinjve?

    Ç’ëndërr të frikshme pe,
    Që qave në gjumë,
    Etlevë?

    Gjyshen Tatu ta morën erërat…
    Mbi vendin e artë ra nata e zezë,
    Nimfën e vogël e rrëmbyen
    Ca burra mjekërrgjatë
    Dhe ajo me zërin e erërave
    Thërret netëve,
    Etlevë! Etlevë!

    Mbi lulëzimin e ullinjve,
    Vunë kryqin e zi,
    I plagosën yjet,
    Ta grisën fustanin e bardhë,
    Qëndisur me lule limoni,
    Ta grabitën peshkun e artë,
    Margaritarin më të madh në botë.
    Ti, Etleva, je e vogël,
    Rritu dhe ca dhe do të mësosh
    Kush është ai vend i artë,
    Që gjyshja Tatu ta tregon
    Ç’do natë…

    1972



    ELENA GJIKËS

    Në netët e bardha
    Ti u lave me nimfat e yjet.
    Nimfat të falën bukurinë,
    Yjet shkëlqimin e tyre.
    Tani atje në vendlindjen tënde,
    Mbi brigjet e Pargës,
    Netët nuk janë të bardha,
    Yjet dridhen si në ethe,
    Nimfat i kanë prerë flokët e gjata,
    Sirenat nuk i këndojnë më
    Këngët e portokalleve.
    Ato thërresin netëve me zërin e erërave,
    “Kthehuni në trojet e të parëve!
    Kthehuni në trojet e të parëve”!
    Ti, Elena Gjika del si një këngë e butë
    Nga “Milosao” e De Radës,
    Del amazonë nga poema e Longfellout
    Dhe rend përjetësisht drejt Pargës tënde,
    Pa e arritur kurrë.

    Mihane Hoxha

    Mihane Rrustem Hoxha (HANA), u lind më 25.06.1991, në Marali, Komuna e Malishevës. Shkollën fillore mbaroi në Dragobil, kurse gjimnazin në Malishevë. Mëpastaj ka mbaruar Shkenca Politike, në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës, dhe njëher është studente ne Fakultetin Ekonomik. Hana është e njohur si moderatore (në Radio Malisheva). Me shkrime ajo ka filluar të merret që në moshën fëmijërore. Njëherit, merret edhe me veprimtari të ndryeshme kulturore.
    Aktivitetet i shtriu edhe më gjërë, duke u marr me kompozimin e këngëve. Ajo kompozoi këngët: “ Vallëzoj si flutur”, “ Ora e muzikës”, “Vjen prapë”.
    Hana ka botuar këto libra: “Ëndërroj e Jetoj”(2006), “Durimi mbi të gjitha”(2011), “Më fajsojnë pa të drejtë”(2012), “Dashuria që nuk mundet t’i takoi brigjet”(2013). Jeton dhe vepron në Prishtinë.



    CIKEL ME POEZI NGA HANA HOXHA

    Lotët e mijë, shokë të Oqeanit

    Ti vetmi që më përkdhel
    Dhe ti errësire zonjë e heshtjes
    Lutjet jo mos m'i ndalni
    Se lotët e mijë, janë shokët e Oqeanit
    Hej ti Hëna e fshehur në re
    Shkëlqe për yjet që shkëputa matan globit
    Dhe ti mall një ditë do të shuhesh
    E fryma ime gjurmët ka për t'i humbur
    Por ti shikim mos u step
    E ti ëndërra ime bëhu lindje pa perëndim
    Se premtimet morën rrugët e nemura
    Dhe zhgënjimet takuan sharjet
    Ndrico hëne
    Te lutem, ndrico!
    Se ata sy që më shikuan
    Vdekjes nuk i rezistuan!



    Robëreshë e fjalëve tua

    Ti që më premton dashurinë
    U bëra robëreshë e fjalëve tua
    Ato kujtimet që lidhin skajet e globit
    Ringjallin nostalgjin, sikur Krishti

    Ti u bëre dhe rrëmbyes i kohës sime
    Të cilën nuk kam për t'a rikthyer
    Ata yje që na bënin roje
    Shikimin tonë, braktisën si jetimin
    Pranvera iku e turpëruar
    Se s'kishte lule të mjaftueshme, për t'na bekuar!



    Në botën time

    Shihemi shumë herë në fshatin e bleruar
    Atje do të ndërtoj një kasolle të vetmuar
    Ta bëj jetën qejf të pambaruar
    Të ndjej gëzimin e ëmbëltuar.

    Do shkoj larg nga qyteti i shtrenjtë
    Kur takohemi rrallë e më rrallë
    E do ndërtoj një kullë kështjella
    Për të sjellë nder dhe moral.

    E brenda shtetit tim të dashur
    Ku çiftëzohem me urtësi
    Do të ndërtoj një pallat madhështor
    Ku të ketë ujë, bukë, drejtësi.

    Aty e gëzuar do takoj globin e madh
    Aty kemi për t’u njoftuar
    Do të gjejmë një ombrellë për paqë
    Për të sjellë darkën e ëndërruar.



    Armiqësi e vetshpallur

    Kur dëgjon andej këndej
    Se dhe unë kam armiq
    Mos, o zot, dhe më keq
    Armiq të gjakut tim.

    Po ju pyes si është e mundur?
    Që më quajtët tradhëtare
    Më gjykuat pa më pyetur
    Më akuzuat pa bërë faje.

    Më thoni, ju lutem, më thoni
    Vallë cili është mëkati im
    Për realitetin që jetoj?
    Po ju të vërtetën e çoni në burg të zi.

    Jo or miq, për mua është e kotë.
    Ju u vetëshpallët armiq
    Ju sërish ju dua, besomëni
    Jemi shqiptarë, vëllezër të gjakut tim.



    Larg mikut tim

    Unë po nisem larg po shkoj
    Pas krahëve të të hedh, të harroj
    Miku im, ma fal këtë fjalë me trishtim
    Kur të të them lamtumirë pa kthim.

    Rrugëve hapat të sigurtë i lëshoj
    Një agim të ri e pres me padurim
    Të mos kthehem dua e shpresoj
    Larg mikut tim kërkoj qetësi.

    Më shiko, unë po shkoj e vrerosur
    Të kam dashë sa s’kam dashur më parë
    Bindem që koha është e marrosur
    Me lojë tënden të egër më ke veç pas.

    Jo më, jo jo jo…..



    Identifikim fytyrash

    Unë gjithë jetën do të buzëqesh
    Edhe kur vetmia të më kapë rob
    Do të më mbajë si ushtar në rresht.

    Dua të gëzohem përherë
    Dhe kur më ofendojnë
    E shpinën dikush ma kthen.

    Do të jem te dhoma, te dera
    Dhe kur keq të më bëni
    Nuk m’i mohoni të drejtat.

    Do të jem më e fortë se guri
    Edhe sikur të më nëpërkëmbni
    E një ditë të më përbuzni.

    Do t’ju dhuroj dashuri
    Edhe nëse më urreni
    E më urdhëroni me poshtërsi.

    Do jem më e lumtur se vetë bota
    Që ju identifikoi fytyrën
    E turpësit e të pashlyerat njolla.

    E do të jem krenare
    Që veten vartësisht e sakrifikova
    Jetën e mbrojta, e çmova.



    Në një natë pa Hënë

    Sonte ndihem shumë e vetmuar
    Kështu më duket çdo gjë që më rrethon
    Që në pamjet e dukshme jam e trishtuar
    Me shikimin drejtuar kah qielli.

    Për çudi asgjë nuk shoh nga kjo errësirë
    Kërkoj hapat e Hënës në udhët që bën
    Përse u rrëmben shkëlqimin qiellit pa dritë
    Përse fsheh bukurinë si të ishte mister me plumb.

    Shshsht, nga larg yjet pëshpërisin
    Hëna sonte nuk do dalë në takim
    Atë e pikëlluan e i dhanë marrinë
    I ndalën rrezet në rrezatim.

    Dhe mua m’u thye buzëqeshja papritur
    O s’jam e lodhur nga zhgënjimet
    Vazhdoj në një rrugë të boshatisur
    Me protestë për errësirën e trishtimit.

    Nga çasti në çast unë mbetem e revoltuar
    Pse e kanë mëkatuar Hënën, pse e kanë trazuar?



    Kujtimet më sjellin tek ti

    Kudo jam e kudo shkel
    Mendja më vjen vetëm tek ti
    I hedh hapa shteg më shteg
    Tek ti, o e shtrenjta Marali.

    Veç tek ti më vjen kujtesa
    Çdo çast që prek më vjen ditë e natë
    Më godet si një purtekë
    Si shigjetë më hapka plagë.

    E nuk mundem që të haroj
    E nuk fshij asnjë kujtim
    Më mban leng e më grackon
    E kudo nuk kam qetësi.

    Kam një dashuri sa një kala
    Me Hiçkokun të prek trishtimin tim
    Të më marrë zog në krahë
    Të më japë veç gëzim.

    Freitag, 8. November 2013

    Salih Zogiani - Anekdota 4

    Anekdota te zgjedhura nga pesë librat e botuara nga autori Salih Zogiani

    1. VENDIN E FJALËN NUK MUND T’M’I LUAJË ASKUSH

    Një plak, kur e kishte parë për të parën herë Binak Alinë, nuk ia kishte mbushur syrin hiç, siç kishte dëgjuar për të, andaj i tha: - More Binak Alia, qysh kam ndi, se t’ka shkue zani deri te mreti për mençuni e burrni, a po m’tregon se qysh e ke mbërri këtë famë? - Po, po të trgoj, - i thotë Binak Alia, Unë, kur ulem, e di ku e kam vendin, e gjithmonë ulem në vend temin. Po edhe kur e flas fjalën, para se me folë, e mati mirë, pra e di ku e kur duhet me folë e kur me u ndalë. Edhe mbreti me hi, vendin dhe fjalët nuk mundet me m’i lue, e për qato m’ka dalë zani, - i tha Binak Alia.


    2. DJE KAM PAS HANGËR HURME

    Nëna e çon çikën te doktori, se kish nisur ta humbte të parët. Doktori i thotë se të parët ka nisur të humbë duke hëngër shumë hurma. Ia jep do ilaçe, e i thotë të ëmës ta çojë çikën edhe te kadia. E çoj nëna çikën te kadia e i kallëzoi se çka i ka thënë doktori, po kadia i tha: - Ejani nesër, se sot nuk mund ta ndreq këtë punë. Të nesërmen, kur shkojnë, kadia merr vendim që çika të mos hajë më shumë se tri hurme në ditë, e i thotë çikës: - Po i hëngre më shumë se tri hurma, do të hash treqind dajakë. Mbasandaj i kthehet të ëmës e i thotë: - Po hëngri çika më shumë se tri hurma në ditë, ti do të hash katërqind dajakë. - A u morëm vesh? - u thotë kadia. - Po, - i thonë ato, po, pse nuk na e kryeje këtë punë dje, po u desh të vinim edhe sot? - Dje nuk mund të ndaja drejtësi, se dje edhe unë kisha hëngër hurma, - u thotë kadia.

      
    3. VEÇ EDHE NJË VIT KE TË DREJTË TË PERZIESH

    Rexhë Kodra i Prekazit i kishte mbushur një palë duq me grurë dhe i çon në Vushtrri t’i shesë, për të blerë kripë, vajguri etj. Kur arrin afër magazes, e sheh një tubë zall skaj rrugës. Ndalet e i qet disa palë grushte zall, për të ar¬dhur më rëndë dhe e përzien mirë, për të mos u hetuar. Magazineri, Sulejman aga, mbasi e mat gru¬rin, e fut dorën në duq, e mbush nji grusht, për të parë se çfarë gruri është. Kur e sheh se ishte përzier me zall, i drejtohet Rexhës: - Mixha Rexhë, grunin e paske t’përziem me zall! - Po lujnë fëmija me zall n’hajat t’hamarit e nashta edhe kanë qit n’grunë. E pa Sulejmani se nuk po tregon drejt, e i tha: - Sa vjet i bane, mixha Rexhë? - I kam mbush gjashtëdhetë e katër, - i tha Rexha. - Me përzi veç edhe nji vit paske afat, e masandej duhet me e hjek këtë tabiat, - i tha Sulejman aga


    4. KJO ËSHTË NANA

    E kishte rritur nana veç një djalë. Kur u rrit djali, ia nisi e po e rrah nanën e vet. Një ditë, kur djali e rrahu fort, nana shkoi e kallëzoi në hyqymet. Dy zapti, bashkë me plakën, shkuan për ta marrë djalin e saj. Derisa shkonin zaptitë thoshin se do ta rrihnin djalin fort. Nana, si nanë, u tut se mos po ia mbysin djalin, e kur pa njërin duke ardhur rrugës, po u thotë zaptive: - Qe, ai që po vjen udhës është djali im. E zunë zaptitë e po e rrahin atë kalimtarin, edhe pse ai u thoshte se ajo nuk ësht nana e tij, se nana i ka vdekur moti, po ata nuk i besonin. Mbasi e rrahën, i thanë: - Merre në shpinë, çoje në shtëpi e mbasandaj kthehu këtu. Kur e çoi ky plaken në oborr të vet, vëllezërit po i thonë: - Kush është kjo që po e mban në shpinë? - Nana, - u tha ky. - Po çfarë nane, ajo na ka vdekur moti?! - Valla edhe unë thosha ashtu, po tash po them qysh po thonë zaptitë, po edhe ju do të kishit thënë kështu, - u tha ky.


    5. VEÇ RRI ASHTU QYSH JE

    Njëri kishte dëgjuar se njerëzit budallenj nuk po i marrin në ushtri. Shkon te një njeri i mençur e i tregon se si kishte dëgjuar dhe e pyet: - Nuk po e di se qysh me ja ba unë për mos me shkue ushtar? Ai e njihte mirë këtë djalin, e i tha: - Ti veç rri qashtu qysh je e mos e nd’rro, se kurrë ushtar nuk kanë me të marrë. - More po tutna që po më marrin, - i thotë ky. - Jo, n’koftë se nuk i marrin budallët, unë të garantoj se ty nuk kanë me t’marrë, e nëse t’marrin, unë dy hektarë tokë kam me t’i falë, - i thotë ai


    6. E DUA SE E KA DUHANIN TË MIRË

    Fazli Sopjani i Harilaçit ka pas ikur në Shqipëri, menjëherë pas Luftës. Vëllanë e Fazliut, Murtezin, shpesh e kontrollonin milicia mos po vinte Fazliu. Murtezi ka qenë fukara dhe shumë i urtë. Një ditë, duke u kthyer prej malit me do rremba të druve në krah, afër katundit e ndalin dy milicë e po i thonë: - Mos po i çon vëllait bukë në mal, se kemi marrë vesh që Fazliu po sillet këtej. - Jo, valla, nuk e kam parë Fazliun prej që ka ikur, veç dola t’i marr këta rremba të druve, - u thotë Murtezi. Njëri prej milicëve i thotë Murtezit: - Të besojmë, nëse na tregon diçka drejt? - Po, - thotë Murtezi – në ditsha, drejt do t’ju tregoj. - A e do Shqipninë? - i thonë ata. Mbasi e përbenë që t’u tregonte drejt, Murtezi u thotë: - E dua Shqipninë. - E, tash, - i thonë ata - të na tregosh drejt, pse e do? Murtezi zihet ngushtë e s’di çka t’u thotë, se nuk e kish menduar që do ta pyesin kështu. Mbasi mendon pak, u thotë: - E dua, se kam dëgjuar që e ka duhanin të mirë, duhan tarabosh.


    7. TI KISHE QEF ME TA LADRU KAFEN

    Kishte shkuar dhëndri te miqtë. Ia qet baballëku një kafe, po kur ia jep filxhanin, ia jep së uluri e s’luan vendi. Dhëndrit iu duk që s’e bëri hesap, që ia dha kafenë pa luajtur vendi, e kur shkoi në shtëpi i tha gruas së vet: - Ai baba i yt nuk m’ka ba hesap hiç. Kur ma qiti kafen, ma dha për s’ungjti, bile s’lujti vendi. Kur shkoi kjo te baba i vet i tregoi që burrit i kish mbetur hatri që s’ke luajtur vendi, kur ia ke dhënë kafenë. Kur shkoi dhëndri së dyti herë, ia qiti baballëku një kafe, e mori filxhanin në dorë e ia nisi po endet nëpër odë. - Çka u ba që po endesh kështu me filxhan n’dorë? - e pyeti dhëndri vjehrrin. - Mora vesh se ti kishe qef niherë me ta ladru kafen, e tani me ta dhanë me e pi, - ia ktheu baballëku.


    8. PËR MOS ME U KORITË, HAJDE TI

    Burri e gruaja, kur u moshuan, u morën vesh për të fjetur ndaras, se u vinte keq prej fë¬mijëve të flinin bashkë. Burri flinte në odë e gruaja në qiler. Një ditë burri i tha gruas: - Qysh, bre grue, nuk t’ shkoi mendja nji herë me ardhë n’odë natën? - Qe besa, more ti njeri, shpesh m’ka shkue menja me ardhë, po u tutsha mos po koritemi t’dytë, unë që erdha, e ti nashta nuk je gati. E për mos me u koritë asnjani, hajde ti kur t’dush, se unë gjithmonë jam gati, - i tha gru¬aja burrit.


    9. ISH HYP N’KOLICË

    Njëri e blinte verës një dhi për tambël, e dimrit e priste. Një dhi i qëllon fort e mirë për tambël, e vendos ta mbajë. Mbasi nuk kish cjap, shkoi e pyeti një të katundit: - A ban me e pru me e majtë? - Po, bjere, - i tha ai. Mbasi dhia nuk ecte, e qiti ky në karrocë, e çoi e majti, edhe e pyeti se qysh mund ta dijë a ka majtë, a jo? - Këqyre nesër n’sabah, n’koft’ se han, ka majtë, n’koft’ se përtypet, nuk ka majtë, - i tha ai. Të nesërmen, e këqyri, ajo përtypej. E qiti prapë në karrocë, e e çoi. Për ta ditur a ka majtë a jo, të nesërmen i tha gruas: - Shko e këqyre dhinë a po han, a po përtypet. Shkoi ajo e u kthye për t’i treguar burrit. Si hyri në odë, burri e pyeti: - A po hanke, a po u përtypke dhia? - As s’po hanke, as nuk po u përtypke, - i tha ajo. - Po, çka po bajke ajo virane? - Ish hypë n’kolicë, - i tha ajo.

    Adem Zaplluzha

    Adem Zaplluzha

    Adem Zaplluzha u lind më 1943 në Prizren, Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa
    antologji dhe në librin "Kosova letrare" të poeteshës Monica Mureshan. Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 - 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002. Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia dha çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë.


    BOTIME TË AUTORIT
    1. “Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1974.
    2. “Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995.
    3. “Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”, Prishtinë 1996.
    4. “Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997
    5. “Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2000
    6. “Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, KL “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2007
    7. “Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu” Kastriot, 2007
    8. “Letër nga mërgimi 2 “ poezi,Klubi letrar, “F. Fazliu”,Kastriot 2007
    9. “Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, KL ,“Fahri Fazliu”, Kastriot , 2008
    10. “Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, KL, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
    11. “Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, KL “F. Fazliu”,Kastriot, 2009.
    12. “Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
    13. “Puthja e gozhduar”, poezi, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot , 2009.
    14. “Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2009.
    15. “Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2010.
    16. “Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot , 2010.
    17. “Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010.
    18. ”Stuhi në Kutulishte”, poezi, ”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010.
    19. “Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot, 2010.
    20. “Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010.
    21. ”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
    22. “Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
    23. ”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2010.
    24. ”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot 2010.
    25. ”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    26. ”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    27. ”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    28. “Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    29. “Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2010.
    30. “Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    31. ”Korniza e thyer”’, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    32. “Zgjimi i gjëmës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtareve, Kastriot, 2010
    33. “Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
    34. ”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    35. “Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    36. “Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    37. “Përtej teje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    38. “Sa afër e sa larg”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    39. “Vallja e zanoreve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    40. “Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2011
    41. ”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    42. “Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    43. “Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    44. “Mirëmëngjesi Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    45. “Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    46. “Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve , Kastriot, 2012
    47. “Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    48. “Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    49. “Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    50. “Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    51. “Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    52. “Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    53. “E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    54. “Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    55. “Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    56. “Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    57. “Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot,2012
    58. “Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    59. “Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, SHSH Kastriot, 2012
    60. “Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    61. “Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    62. “Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    63. “Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, SHSH Kastriot, 2012
    64. “Lisi në rrënjët e veta” , Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot 2012
    65. “Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    66. “Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot 2012
    67. “Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    68. “Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    69. “Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot , 2012
    70. ”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot , 2012
    71. “Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    72. “Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    73. “Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, ShSH, Kastriot 2012
    74. “Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot , 2012
    75. ”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    76. “Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    77. “Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2012
    78. “Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi , Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot 2013
    79. “Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
    80. “Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
    81. “Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
    82. “Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
    83. “Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, 2013
    84. “Mëkati i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “ Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
    85. “Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2013
    86. ”Asnjë fjalë nuk frymon”, Poezi, SHSH “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    87. ”Daullet e një nate”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    88. ”Sytë e gurtë të erës”, Poezi, SHSH “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    89. ”Kur dehen perënditë”, Poezi, SHSH “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    90. “Fjetëm njëqind shekuj” Prozë poetike, SHSH “Fahri Fazliu”, 2014
    91. ”Krakëllimat e natës”, Poezi, SHSH “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    92. “Ndjekësit e enigmave”, Poezi, SHSH “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    93. “Atdheu i paçmuar”Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “ Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    94. ”Psalm i harruar ”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”Kastriot 2014
    95. ”Për kë po bie moj kambanë”, Poezi Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, 2014
    96. “Mbi flokët e ullukëve”, Poezi, SHSH “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
    97. “Menatë vijnë lejlekë”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
    98. “Loti i gotës së dehur” , Poezi, SHSH “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
    99. “Stina asnjanëse”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
    100. “Dëneste bashkë me erën” Poezi, SHSH “Fahri Fazliu” Kastriot 2014
    101. “Druri i pikëlluar”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    102. “Një grusht dashuri”, Poezi, SHSH, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    103. “Lëreni zërin tim”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    104. “Shi në qytetin tim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    105. “Si trenat e verbër ”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    106. “Zjarri i malli tim ”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    107. “Kur teshtin era”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2014
    108. “Mbi shpirtin e erës pagane”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”, 2014
    109. “Nëpër gjymtyrët e mjegullave”, Poezi, SHSH, “Fahri Fazliu”, 2014
    110. ”Ajo nuk erdhi sonte” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
    111. “Një hënë e zhveshur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
    112. “Nëpër plasaritjet e mureve”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015 
    113. “Mes telave gjembor ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” ,Prishtinë, 2015 
    114. “Të vizatosh një zog në mur”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
    115. ”Nuk flenë as kuajt e dehur” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015 
    116. ”Fluturojnë zogjtë e verbër ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015 
    117. “Një shi prej bryme” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” , Prishtinë, 2015 
    118. “Në prehrin e pemëve” Poezi,Shtëpia Botuese “TREND” , Prishtinë, 2015 
    119. “Zëri i largët i shiut ”, PoeziShtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015 
    120. “Yjet e ngrira të kujtesës ” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015 
    121. “Thirrmat e hijeve”, Poezi, Shtëpia Botuese”TREND”, Prishtinë, 2015 
    122. “Dritaret e verbëta ”, Poezi, Shtëpia Botuese”TREND”, Prishtinë, 2015 
    123. “Përtej portave të mbyllura” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015 
    124. “Malli i etjes” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    125. “Kur qajnë pemët ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
    126. “Të dielave në qytetin tim ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    127. “Nëpër brigjet e kujtesës” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    128. “Rrugës qante një stërqok”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    129. “Kali im prej bore” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    130. “Përballë hijes së mollës ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016 
    131. “Jehu i zërave”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    132. “Në kujtesën e pemëve ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016 
    133. “Më mirë një gjysmë ëndrre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016 
    134. “Një dry prej dylli ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016. 
    135. “Në anën tjetër të mendjes”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    136. “Sa shumë ethe pat dimri sivjet”, Poezi, SHB “TREND”, Prishtinë, 2016 
    137. “Enigmat e kashelashave ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    138. “Nuk i them unë dot kësaj liri” , Poezi, SHB “TREND”, Prishtinë, 2016 
    139. “Fluturat prej letre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    140. “Fluturimi i gjinkallës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016 
    141. “Kumritë prej deltine”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2016
    142. “Më pritni te baladat e gurit”, poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2017. 
    143. “Trenat këtu gjithmonë vonohen”, Poezi, SHB “TREND”, Prishtinë. 2017
    144. “Lulëzojnë gjethet e ullinjve”, poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2017
    145. “Teatri antik i kujtesës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
    146. “Portreti i lirisë”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
    147. “Një stinë delikate”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
    148. “Te ullishtat e vjetra ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
    149. “Ishim të lumtur si gjinkallat”, poezi, SHB TREND”, Prishtinë, 2017
    150. “Pikëllimet e rrënjëve”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
    151. “Telat e shirave ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
    152. “Një stuhi prej bryme”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2018
    153. “Sonte s’ka dashuri ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    154. “I shëmbëllente pluhurit kozmik”, Poezi, SHB “TREND”, Prishtinë. 2018
    155. “Llamburite atdheu i plagosur” poezi, SHB TREND”, Prishtinë, 2018
    156. “Gurët e pjekur shtatë herë” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    157. “Kur të dalë nga kjo stinë” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    158. “Ishin thyer te gjitha urat ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    159. “Gjethi i këputur në vjeshtë ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    160. “Ti mundesh nëse do” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    161. “Pëllumbat prej rrufeve”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    162. “Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes”, poezi, SHB TREND”, Prishtinë, 2018
    163. “Retë e dendura të kujtesës ”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
    164. “Pak diell e shumë acar”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    165. “Kur kyçen yjet e harresës ”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    166. “Nga pragjet e shtëpive”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    167. “Fluturat e djegura ”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    168. “Përtej asaj peme”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    169. “Kuajt e mjegullave”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    170. “Po të ishte ndryshe ”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    171. “Kur kthehen zogjtë e shiut ”, poezi, SHB TREND”, Prishtinë, 2019
    172. “Mes gishtave të hijes”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    173. “kush i theu xhamat e shiut”, poezi, SHB TREND”, Prishtinë, 2019
    174. “Poemat e dhenjekrenarisë”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    175. “Marsi i çmendur në dy kohës”, poezi, SHB TREND”, Prishtinë, 2019
    176. “Kur dënesin varret”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2019
    177. “Mos më uroni udhë të mbarë”, poezi,







    Tregime nga Adem Zaplluzha

    AS SHTRATI I VJETËR

    Sa herë që ke prekur lëkurën time, në gishtat e tua të holla i kërkoja po atë prekje të gjelbërimit, po atë frymëmarrje që shpeshtohej dhe rritej si dallgë deti kur mbyteshin korbat në krifat e kuajve të egër.
    Sërish frymëmarrja,dehja e pranverës, puhiza që hynte dhe dilte nga rruazat e kuqe të mollëzave jeshile.
    Dita hyri në gjakun e poreve, ne mbetëm si statuja, të ngrira , deshëm të ikim, nuk mund ti lëviznim këmbët. Ishte loja e parë, e para lojë që luanim me fijet e barit si me fijet e flokëve të tua.
    Ne donim të jemi fëmijë, ashtu si të gjithë fëmijët pa brenga, të lozim me flokët e erës, pa u frikësuar nga shiu. Të lozim me lojën pa ja prishur gjumin barit.
    Ty nuk të pëlqente rrënja e gjetheve as shkundja e flokëve të stinës.
    Nuk të pëlqente asgjë, kur pimë musht nga duart e asaj plake që na e shikonte fatin në filxhan.
    Të kujtohet kur të tha: se ti i ke shkelur hijet , për t’u shëruar duhet kohë besa edhe Lek, kurse ne nuk kishim se çka të shesim, përpos pjergullës që nuk jepte më fryte
    Mua shumë mirë më kujtohet, kur merrnim frymë, kur na hynin gjethet e kalbura të pjergullës në shqisat tona të të nuhaturit.
    Ishim një duet i papërsëritshëm.
    Vetëm ne dhe gjelbërimi mund të dëgjonim frymëmarrjen e lisave .
    Kalonim këmbëzbathur nëpër ëndrrën barit , herë, herë i shkelnim telat e qemanes së përgjumur, dhe këndonim si të dehur serenata Korçare.
    Nuk na pengonte jorgani kur na ikte nga shpatullat, as shtrati i vjetër kur iu thyheshin këmbët e drunjta.
    Neve asgjë nuk na pengonte, as ne , nuk i pengonim askujt, pinim ujë në shuplakat e gjetheve dhe flinim nën rrënjët e rrapit të vjetër.
    Atë çast ndodhi diçka e papritur, në flokët e tua flinin gjethet, flinte çdo gjë, uji, bari, flinin edhe fluturimet e zogjve.
    Gjumi zgjati disa shekuj. Më shumë se sa që mund të mendonim ne të vdekshmit. Fjetëm edhe atëherë kur filluan t’i matin hijet, hapat e përgjumur të vetëdijes, fjetëm se mu kështu na pëlqente, nuk donim të ja turbullojmë ujin komshiut, komshiut i cili që në burim ishte i tëri i turbullt në mendje.
    Më duket se ne ende flemë 6 . Ky gjumë i përçudnuar i ka mbyllur të dy veshët, ka mbyllur mendjen, gozhduar kujtesën, ky gjumë i përdalë edhe sot fle, nuk i kujtohet sa vetvetja e as kafshimet e ujqërve.
    Ky gjumë i përdalë, më duket se,kurrë nuk do të zgjohemi...



    GJËMAT E NËNDHESHME

    Me hapa të rënda kjo natë po m’i shkel këmbët.
    Mizat, milingonat e kuqe, sterra ecën rrugicave të puqura me çatitë e mbuluara me kashtë thekre.
    Prellishta skuqej si nën saçin e gjyshes kur piqnim mollët e kalbura, sepse koha nuk ishte e jona, as arat tona të begatë nuk mund t’i korrnim pa na dhënë leje njëfarë gabeli që vetëquhej zotëri.
    Çmendurisht dheu rrëshqite nën këmbët e lodhura të magjes , me rrokullisjen e reve rrokullisej edhe qielli, kjo farë tollovie i përzuri edhe shirat.
    Nga pallja e gomarëve dështuan shumë gra, dështoi edhe shtatzënia e ditës, ka kohë që janë rritur pemët e nuk japin fryte.
    Paurti përherë gjente shkas për t’i shkundur kumbullat e të varfërve, i shkundte , sepse as që kërkonte për vete ndonjë punë të përshtatshëm.
    Të gjithë ne e urrenim atë , edhe ai na urrente neve të gjithëve dhe kështu e kalonim jetën duke gjalluar nëse mund të quhet jetë urrejtja .
    Ngjante që fshiheshim nën fustanet e nënave ose të grave tona, e vetmja rrugë për të mbërri deri te çezma ishte të mos e përfillnim të paurtinë , por ne nuk kishim guxim, shumë kohë më parë na i kanë larë dhe shpërlarë trutë.
    Edhe vetëtimat humbën çdo interesim pas këtij dështimi tragjikë, gurtë e varreve po përdoren për renovimin e kishave.
    Ka kohë që gjëmat e nëndheshme i tejkalojnë durimet njerëzore.
    Një nënëloke e shqeu shaminë e kresë, nëpër rrugicat e ngushta të qytetit fluturuan flokët e thinjura, kalamajtë filluan me i gjuajt me gurë qentë kur ishin duke ikur, kurse , këtu ne jemi mësuar me ikjet dhe ndjekjet e qenve, jemi mësuar edhe me shpërnguljet dhe me rikthimet e përsëritshme , herë kanë ikur prej ndjekjeve e herë, herë pa i ndjekur askush, iknin duke kënduar dhe ktheheshim me sy të përlotur. Iknin me qerre të ngarkuara me përplot, mall , besa edhe me bagëti .
    Ata e dinin se një ditë do të rikthehen , andaj edhe ktheheshin me nga një trastë pas krahëve , në sytë e tyre të skuqura dhe të përlotura fshihej djallëzia e kamotshme .
    Kjo djallëzi ishte mësuar diku në podrumet e kishave dhe zbatohej me përpikëri më të madhe.
    Iknin me araba, kuaj dhe gomarë të ngarkuar, kurse kur u vinte koha e përshtatshme me bisht ndër këmbë ktheheshin, as që kërkonin falje për krimet e bëra , kurse ne si çdo herë jemi treguar njerëz human , i hapnim dyert dhe zemrat për kafshimet e mëvonshme.


    LARJA E DUARVE

    I humba edhe këto duar. Në pafundësinë e xhepave mbetën thonjtë e prerë, mbeti e djeshmja dhe e sotmja me të dy egot e mia
    Uni i im i sotëm, ky i sëmurë për çdo fjalë goje ngre kokën si gjarpri me zile, kërthndezet.
    Sa herë që dua të ja mbylli gojën me një grusht gjethesh të kalbura, shkumon nga inati, ky zanat i vjetër flenë si relikte në vetëdijen e njeriut dhe herë ,herë,kur harrohet paraqitet me dy fytyra. Njëra e butë njerëzore kurse tjetra e egër shtazarake.
    Kush jam unë ?
    Pse zgjohet ai tjetri në mua?
    Djalli dhe engjëlli qe disa shekuj kacafyten me hijet e zeza që fluturojnë si çafkat dhe krrokëritin në një kor të orkestruar, kush e di se nga kush.
    Në disa raste të posaçme uni i njeriut kafshon unin tjetër, atë të fëmijërisë, bënë të pamundurën, për një spec djegës është në gjendje me e zhduk botën si mizën nga tepsia e palarë.
    Thonë se i tillë ka qenë Neroni pasi që e gjeti fajtore të dashurën, kinse nuk i ka krehur flokët sipas qejfit të tij ja ka vu flakën të dyzetë shtëpive të Romës.
    Lëre që e dogji Romën ai Uni i tij i kalli flakë edhe legjendat , ua vuri zjarrin Zotave të Olimpit. Çdo gjë që mund të kallet dogji përpos egos së sëmurë .
    Sot, pak më dhemb koka, kjo peshë e rënd e ditës nuk durohet, nuk durohen as fjalët që kundërmojnë , si lulet e kalbura nëpër vazot e kristalta, nuk durohet asgjë as ky mos durim i dhembjes paradoksale.
    Për hiç gjë jemi në gjendje t’i kafshojmë nazalet, nuk na mbetet diçka tjetër përpos t’i kërkojmë kodet nëpër sarkofagët arkaik,
    T’i kërkojmë në dhembjet tona ditët kur u plagosë .
    Më dhemb çdo pjesë e trupi, të lutem mos e prek ajrin me ato duar të palara, ka disa shekuj që i kemi larë duart, qe dymijë vet e më shumë nuk kemi mundur t’i fshijmë ato mbeturina që na kanë mbetur mes gishtërinjve dhe thonjve.
    Është koha ta harrojmë darkën e parë dhe të fundit , ne i përtypëm eshtrat e stërgjyshërve. Për një gllënjkë uji deshëm t’i shterim detet dhe lumenjtë . Nuk duhet të harrojmë ku jemi sot , nëse e bëjmë këtë, e djeshmja ka me mbetur diku pas valëve të tërbuara të kujtesës.
    Nuk është koha që nëpër anijet e përmbytura t’i shpëtojmë peshqit e uritur, ne ende nuk po mund të kuptojmë se duart lahen vetëm një herë, edhe atë për herë të parë dhe të fundit.
    Nuk është koha që t’i lëmë të çetë këto pak grimca pluhuri që kanë mbetur në hapësirë . Njerëzit thonë se i kemi larë duart, nuk ka mbetur më askund asnjë pikë uji. Unë them se koha është që t’i lajmë duart me këto pak grimca ajri që po pështillen si librat e vjetër nëpër kujtesën tonë të arnuar . Një korb i bardh fluturon tejpërtej qiellit...


    VITRINAT

    Mikut tim pa masë i pëlqejnë vitrinat. Ndalat pranë kukullave dhe i kreh flokët. I kreh edhe xhamat e pastruara si me gjuhë. Kreh erën, mjegullat .Kurrë nuk e heq pasqyrën nga dora, është i çuditshëm, i pëlqejnë mollët e sheqerosura, i pëlqejnë...

    Ai ndalet edhe para kujtesës së vet, herë del me këmishë të kuqe e herë e provon kravatën e zezë.

    E do shumë flamurin, por vetëm e do. Kur e grishi në një dasmë, nuk pati kohë. Më afër e kishte Bllacën se sa këmishën e kuqe me kravatë të zezë.

    Miku im dhe miqtë e tjerë sot pështynë në hava, u pengon fluturimi i zogjve shtegtar, çdo gjë u pengon që nuk u përngjajnë atyre, që nuk janë si ata.

    Njeri prej miqve të mi, le të jetë pa emër ky farë miku, edhe ashtu nuk meriton të ketë emër, ndalet para pasqyrës dhe bisedon me personin tjetër atje përtej ndryshkut të zhivës . Me orë të tëra grinden, pështynë njeri tjetrin sa që turpërohet edhe vetë korniza e përlyer e pasqyrës.

    Nuk ngjanë asnjëherë që të del në qytet pa i hekurosur pantallonat ngjyrë meneksheje, ëndërron të krahasohet me trëndafilin, disa herë e kam takuar në prehrin e parkut të qytetit me një gjethe bagremi në dorë, duke i përsëritur fjalët:më do nuk më do, a më do a nuk më do?

    Ky refren i përditshëm e mundon qe njëqind vite, kur i afrohet kukullave, të brendshmet i ledhaton me sy, me mendjen e sëmurë fotografon pluhurin , ua lyen buzët në xhamat e vitrinave, kështu i lyen të gjitha vitrinat e qytetit.

    Ky farë burri del prej përrallës së vet dhe turr e vrap hyn në baladë, me gishtërinjtë e shkurtër përzien të kaluarën sepse i mungon e ardhmja. Sa herë që e kthen kokën mbrapa i thyen hundët, provon të kapërcej hijen e tejdukshmërisë, përpara i dalin vitrinat e ngjyrosura, dalin të veshurat e brendshme, rropullitë
    e hienave të ngordhura, vegimet e së kaluarës, fantazmat e sotmes dhe ato të nesërmes.

    Diçka e pashpjegueshme e mundon mikun tim, me thonjtë e pistë e grithë pasqyrën, i shkulë pendlat e pulave pa i prerë, ashtu për së gjalli, sa që në fund të qytetit ndihet kakarisja dhe gjëma e puplave ,zogjve ua prish foletë, as të vdekurit nuk i len të çetë në botën e tyre të nëndheshme.

    Mikut tim pa masë i pëlqejnë vitrinat dhe kukullat e veshura me fustane ngjyrë meneksheje...



    KUR NA VJEN ÇASTI I IKJES

    Kur na ofrohet çasti i fluturimit. Bëhemi gati. I hapim duart, sërish ndalemi si çdo herë, ende nuk jemi përgatitur për një fluturim të pakthyeshëm, nuk na do qejfi por edhe hapësira nuk na pranon.

    Ne jemi këndej oqeani, anijet janë fundosur, asnjë varkë apo kaike nuk ka mbetur në mol.

    Si të kalojmë andej përtej ujit. Krahët na i thyen erërat, as që jemi gati të fluturojmë.

    Kujt të ja lëmë molin, qytetin? S’do ta lëmë në vetmi bregun e kujtesës. Nuk do të pajtohemi me vetmin tonë,atje kush e di se çka na pretë, nuk kemi kohë t’i lajmë mëkatet,por ama as nuk kemi mundësi ta bartim barrën që na e ngarkon jeta.

    Njeriu kokëfortësinë ka në gjak, asnjëherë nuk lëshon pe, e tjerrë perin deri sa të mos këputet, e kur këputet provon me e ngjitur me pështymë, i përngjan merimangës.

    Vërejta se asgjë nuk ka ndër sqetull miku im, asgjë. Është i tejdukshëm, nga zbrazëtia i fërshëllen truri, nën papastërtinë e thonjve i fsheh të gjitha ato mëkate, edhe vet fshihet pas tyre, nuk di njeriu kurrë se kujt sa i ka borxh.

    Kur i vjen çasti i ikjes, kur provojmë t’i hapim krahët, kur na pret atje përtej lumit e papritura, ulemi mbi një kërcu, thërrasim kujtesën nëse ka mbetur gjë prej saj, ditët që na vajtën në mos kthim nuk mund t’i ndalim ama as ne nuk jemi në gjendje të lëvizim.

    Thërrasim pelerinën e qepur, thërrasim unin tonë të sëmurë, kur shterën thirrjet, kur na vjen momenti i ikje, askush, as vdekja e zezë, nuk mundet me na zënë.
     
     
     


    Donnerstag, 7. November 2013

    Fakete Rexha - Poezia e Haxhi Muhaxherit


    NJË SHËTITJE NËPËR POEZINË
    E AUTORIT HAXHI MUHAXHERI

    Shkruan Fakete REXHA
     

    Pasi bëra një shëtitje nëpër poezi vendosa t'i shkruaj pak fjalë lidhur me kërshërinë që më zgjuan si dhe interesimin e thellë kur i lexova ciklet e poezive të autorit Haxhi Muhaxheri. Përgjithësisht, janë poezi të arrira që shtrihen në një rrafsh poetik me një nivel të bukur artistik. Motivi, figuracioni, ndërthurja e bukur lirike e mendimit poetik janë përmbajtësore dhe të realizuara bukur. Plot ndjenjë, emocion, vrull, zjarr rinor, ku ngarendin në kahje të kundërta dashuria për atdhe nga njëra anë, dhe dashuria për të bukurën, të dashurën. Që të dyja këto në kushte e rrethana të jashtëzakonshme, që i shkojnë ndesh njëra tjetrës pa guxuar të bashkohen, pikërisht shkaku i gjendjes në të cilën ndodhen të dyja përkrah njëra-tjetrës. Pra, është koha kur atdheut i dridhet trolli nën këmbë, sikurse edhe dashurisë së autorit që (siç mendoj unë) i derdhet shpirti nga durimi i madh, i pambarim deri te "vadja e dasmës së madhe".
    Autori, përmes vargjeve na dërgon deri tek thellësitë e ndjeshmërisë së qenies, që herë-herë na del e thyer në mijëra copa, sikur një violinë, deri tek telat e hollë të shpirtit. Ose, deri aty ku lexuesi dëshiron me hy, pra atje ku dashurojmë deri në marrëzi, ëndërrojmë të jemi edhe kur s'mundemi me qenë. Ku vuajtja për gjënë e dashur është më e ëmbël, se sa humbja e saj krejtësisht. Pra, dashuria e madhe për vatanin, me gjithë ç'përfshinë kuptimi i tij i gjerë dhe i ngushtë. Mirëfilli duke bërë të kuptuar se atë që me ngulmë e kërkojmë, sa shumë vështirë e kemi që t'ia arrijmë, ose dalim mbanë. Është poaq vështirë, tamam sikur të këmbëngulësh për të gjetur një të vërtetë të pastër, të saktë, të kthjelltë. Dhe, tamam kur besojmë se e kemi gjetur, sakaq e vërteta rrotullon krahun duke na e kthyer shpinën.
    Autori, Haxhi Muhaxheri, me poezitë e tij përpiqet që të gjejë shteg në një ambient të zhurmshëm. Ka pasion qetësinë shpirtërore, frymëmarrjen e lirë, ç'prangimin deri në diafragmë, që përndryshe është pasion i kërkimeve të ambienteve të shurdhëra. Ç'poet i pangopshëm!
    Kur them kështu, mendoj në atë, sepse në poezitë e tij nuk shohim përveçse një hijeshi të ndërthurrjes lirike të mendimit poaq artistik dhe metafore desilusionuese, dëshpëruese, shqetësuese. Por, që i japin poezisë së tij zjarr, erupcion, shtytje për edhe mëtutje në përballje të reja. Përgjithësisht poezitë janë të ndërtuara bukur, e mirë mbi realitetin shqiptar, e të vërtetën në përgjithësi. E, të ndërtosh poezi në këto dy dimensione, në këto dy plane, pra, mbi zhgënjimin dhe të vërtetën, ose, të vërtetën zhgënjyese po të duash, është një betejë e ashpër. Dhe, pikërisht këtu është ambivalenca e ndjesive të autorit që e shtyp këtë betejë. Betejës që i hyn dhe ia del mbanë, Haxhi Muhaxheri. Pikërisht duke i strukturuar poezitë në këto dy principe.

    Dienstag, 5. November 2013

    Rexhep Demiri

    Rexhep Demiri u lind më 1 mars 1960 në Zhegët të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, ndërsa të mesmen në Gjilan. Studimet e larta, Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe I kreu në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
    Me shkrime letrare filloi të merrej që nga shkolla e mesme, duke botuar në gazeta dhe revista letrare, të cilat botoheshin në Kosovë. Fillimisht, bashkëpunonte me gazetën “Rilindja”, në të cilën më vonë filloi të punojë gazetar I rregullt plot dhjetë vjet, deri në mbylljen e saj. Ndërkaq, pas vitit 1999, punoi në media të ndryshme të Kosovës.
    Pas një sëmundje të shkurtër vdiq më 15 dhjetor 2004 në Prishtinë dhe u varros në vendlindjen e tij
    Poezitë e përfshira në vëllimin poetik “Udha e lotëve”, botohen për herë të parë, sipas dorëshkrimit autentik të autorit të tyre. (Autori, këto vargje i la në dorëshkrim pak ditë para vdekjes)
     
     
    Poezi nga Rexhep Demiri

    LEGJENDA E KALASË

    Në Vicianum kalaja shqip frymonte
    Erë ilirishte vinte...

    Betohem në legjendën e fjalës gurishte
    Rozafa me diellin martuar ishte

    Në ballin e kalasë rrudha motesh
    Dashuri për tokën fshihte
    Këngë të moçme kënduar trimërishte
    Dashuri ndër dashuritë ishte

    Bulëzim lulesh pranverë njomëzake
    Kalaja djersitur qeshur sehir bënte
    E premte tregu në Vicianum dashuri shihte
    Rritej shpirtëmbël shqipërisht rritej

    Fatit thurnin ninullat e dashurisë
    Doruntina qetë përkundej flinte
    Mbëltoheshin fidanishtet në Vicianum gjallëri
    Rrezëllimë yjesh Doruntina ëndërr shihte

    Mbi kala pëllumba gushëbardhë
    Pendët gjithandej shpërndarë
    Doruntinë, moj Doruntinë
    Në Vicianum vallja djallin mund
    Royafa gjallë është, e pe gjëkund
    Me ne në kala në dashuri gjithkund

    Vushtrri, 1992


    SËMUNDJA E SHEKULLIT

    Kometa le të vazhdojë udhëtimin
    Shekulli dergjet në shtrat i sëmurë

    Ekspertët kanë dhënë diagnozën
    Krizë në vetëdije nga sëmundja bërthamore

     
    VAZHDIMËSI

    Një ditë kjo tokë
    Do t’i përbijë eshtrat e mi
    E unë edhe më tej do të jetojë
    Nëse lulevjollcave
    Ka kush t’u marr erë



    PRITJE

    Kjo ditë ngarkuar me muzgje intrigash
    Kjo ditë mëkatare

    Si Laokonti mes gjarprinjsh
    Kjo ditë e gjatë

    Sa rruga e Marathonomakut
    Këtë ditë tre mijë vjet kam udhëtuar
    Deri te Homeri I verbër

     
    NDIHMË

    Pulula për rehabilitim
    Qetësim nervash
    Një rimë dy vargje

    Poezi
    Lëngoj nga pagjumësia
    Sytë më ënjten
    Për politikë s’më ha palla
    Maces së zezë që ma trupon rrugën
    S’i besoj
    Poezi
    Nxirrmë nga kjo mllefosje
    Më qetëso

     
    VERDH

    Të gjithë ecim vertikalisht
    Këmbët s’i thyejmë
    Këndojmë kur na këndohet
    (edhe kur s’na këndohet këndojmë)
    Njerëz jemi
    Me sy s’hamë
    Hapat i numërojmë
    Ecim
    Në rrathë
    Rreth vetvetes vrapojmë miopët

    Bota të futet në grusht as qielli të lëpihet
    Re re re në qiellin që s’fle
    Korbat vetëvrasje bëjnë

     
    PIKTURË E UNIT TIM

    (birit tim, Elonit)

    Qyteti ishte i mjegullt
    Hapësirë e zymtë gulfaste
    Neonët në vete fshihnin shkëlqimin
    Dhe oxhaqet nuk tymosnin
    Zhurmërimë autoblindash çirrej
    Qytetit neveri i shkonte
    Atë natë të mjegullt të zymtë
    Pastaj dhe me shi
    Në unin tim në bebëza e sy
    Të pikturoja ty
    Qyteti im s’flinte
    Atë natë me shi
    Numëronte një banor të ri

    (Autori, këto vargje i la në dorëshkrim pak ditë para vdekjes)
     

    Freitag, 1. November 2013

    Salih Zogiani - Anekdota 3


    POLITIKËN E DINË VEÇ TRE VETA
     
    Para luftës së fundit në Kosovë, disa gazetarë shkojnë mysafirë te një shok. Kur marrin vesh komshinjtë, shkojnë për të ndenjur, me shpresë se do të marrin vesh diçka për situatën politike në Kosovë, e cila atëherë ishte shumë e rëndë. Kur fillojnë t’i pyesin, një plak, që ishte te oxhaku, u thotë: - Mos hini kah politika, se nuk merrni vesh, politikën e dinë veç tre vetë!
    - Po cilët janë ata tre veta? - i thotë njëri plakut. - Ata janë: - I pari - Klintoni, kryetar i Amerikës, se ai vetë e shkruen se çka ka me u ba. I dyti - Ibrahim Rugova, sa merr vesh prej Klintonit, dhe i treti mund me kanë naj budallë, n’koftë se ja qillon gon, - u tha plaku. Mbas këtyre fjalëve të plakut, asnjëri nuk fliste për politikë, nga frika se mos po klasifikohej në grupin e tretë.
     
     
    2. JU E KENI KRYER PUNËN KUR E KENI ZBULUAR AMERIKËN
     
    Një oficer i KFOR-it spanjoll kishte dalë për të shëtitur në Pejë. Kur e sheh një plak, i thotë përkthyesit: - Ndale atë plak, se po dua të di mendimin e tij, si janë sjellë ushtarët spanjollë, se ai tregon drejt. E ndal përkthyesi plakun dhe i thotë: - Ky oficeri i KFOR-it spanjoll po do t’ju pyesë se si janë sjellë ushtarët spanjoll, se këta, këto ditë, po shkojnë prej Kosovës.
    - Nuk kam ndëgjue fjalë të këqija për sjelljet e ushtarëve spanjollë, e për që po shkojkan, thuej këtij zotnisë se këta e kanë krye punën atëherë kur e kanë zbulue Amerikën, - i thotë plaku.
     
     
    3. KËTA PA REN E UNË PA MEN
     
    Njërit të Bresalcit i kishin shkuar do miq të Vogoçincës mysafirë. Përpara mysafirët i kanë marrë me radhë nga një natë vëllazëria. Mbasi bujtën dy net, mysafirët kërkuan leje të shkonin. I zoti i shtëpisë e thirri vëllanë e i tha: - Mbasi mysafirët s’e kanë menen me ndejtë ma shumë, luti, se t’jet nera. Kur mysafirët kërkuan leje, ky, sa për të lagur gojën, e dëgjoi vëllanë, e u tha: - Rrini edhe sonte, se po ndërrojmë konak e po shkojmë te unë. - Hajrli koftë, nuk po ta prishim, - i thanë ata. Këtij nuk iu bë qejfi hiç, po mbasi u tha, u nis që t’i tregonte gruas për të gatuar, e rrugës për në shtëpi thoshte: - Këta pa ren, e unë pa men.
     
     
    4. KAM QENË, PO NUK M’PASKE PA!
     
    Haxhi Zariqi e Liman Gjylani nga Baica e Drenicës kishin pasur muhabet mes vete dhe kishin qenë shokë të pandarë. Mirëpo, një kushëri i Haxhiut kishte bërë fjalë me Limanin e ishin zënë goxha fort. Mundohet Haxhiu për t’i pajtuar, po nuk mundet, se nuk donte kushëriri i tij. Mbas disa ditësh, Haxhiu duhej ta martonte djalin. Kishte qejf ta thërriste në dasmë edhe Limanin, mirëpo, për shkak të asaj ngatërrese të kushëririt, nuk mundi, e i mbeti shumë merak. Një ditë, kur e pa Haxhiu Limanin, i tha: - Liman, a e din se ke qenë i thirrun n’darsëm! - Posi, unë jam kanë n’darsëm, po ti nuk m’paske pa, i tha Limani!
     
     
    5. PARJA TA HEQ VEÇ FUKARALLËKUN
     
    Njëri nuk kish qenë bash burrë i mirë, mirëpo kishte qenë punëtor, e me punë u pasurua. Para se të pasurohej, askush nuk fliste mirë për të, ndërsa pasi u bë i pasur njerëzit ia nisën ta nderonin dhe askush më nuk ia përmendte të këqijat. Njëherë, një plak, kur i dëgjoi disa njerëz edhe që po e lavdërojnë, u tha: - Mos e lavdoni, se nuk ban me e lavdue veç pse asht pasunue, se parja ta hjek veç fukarallëkun, po nuk ta hjek edhe maskarallëkun.
     
     
    6. T’U RRITTË NERA, SE BEREQET PASKE MJAFT
     
    Kishte qenë njëri shumë pasanik, po edhe shumë koprrac. Ishte miqësuar me një mik shumë të mençur. Një ditë i shkoi miku i ri mysafir. Kur ia qiti i zoti i shtëpisë mikut një cigare, ai i tha: - Tu rrittë nera! Edhe kur e piu kafenë, edhe kur hëngrën bukë, mysafiri i tha: - t’u rrittë nera, t’u rrittë nera. I zoti i shtëpisë dikur i tha: - More mik, na veç për cigare themi: - t’u rrittë nera, kurse për kafe, për bukë e për të tjera, themi: Zoti t’dhashtë bereqet! - Edhe te na qashtu themi, po ti, miko, bereqet paske boll, e paske nevojë për ma shumë nder, e për atë po t’uroj kështu, - i tha miku.
     
     
    7. KËTO DY TË KËQIJA, MUND T’I HEQË VEÇ REJA OSE PERËNDIA
     
    Një hoxhë kish pas shërbyer një kohë të gjatë në Dobroshec, saqë ishte bërë bajat, duke përsëritur fjalët e njëjta. Edhe një Mjekiq i Grabocit, një kohë të gjatë u kishte pas fshirë drithin Dobroshecit. I ishte vjetruar makina shirëse e një pjesë të drithit ua çonte në byk. Katundi ishin ishin pajtuar që t’i hiqnin edhe hoxhën edhe Mjekiqin, po nuk dinin qysh. Një ditë, duke biseduar se qysh mund t’i hiqnin, një plak u kish pas thënë: - Kot e kini, se nuk muni me i hjekë. Këto dy të këqija, mundet me i hjekë veç reja ose Perëndia.
     
     
    8. ME ATË PUSHKË MOS I DIL KUJT NË PRITË
     
    Njërit i kishte vdekur gruaja në pleqëri. Martohet dhe e merr një vejushë, po nusja ishte shumë më e re. Burri ishte shpianik dhe i ndershëm, po, mbasi ishte më i moçëm, gruas nuk i pëlqente. Një ditë, kur shkoi gruaja në gjini, vendosi të ndalej e të mos kthehej më te burri.
    Burrit ju bë merak të dinte pse ishte ndalur. Një ditë ia dha do pare një gabelicës dhe i tha të shkonte e ta pyeste – pse ishte ndalur. Shkoi ajo dhe i tregoi se burri po donte të dinte përse ishte ndalur. Gruaja ia dha përgjigjen menjëherë: - Thuej atij burrit - me atë pushkë që e kishe ti, mos gabo me i dalë kurrkujt në pritë, se ki me u koritë. E mori vesh ky pse ishte ndalur gruaja dhe nuk e çoi më gjatë.
     
     
    9. ISHALLA NUK KE TRGUE KREJT
     
    Zana Kada, gazetare e TV të Prishtinës, shkon te Jusuf Gashi i Gremnikut dhe e bën një emision dokumentar për traditën e martesës. Gruaja e Isufit, kur merr vesh prej grave të komshinjve se burri i saj kishte folur në televizion, për martesën, i thotë Isufit: - A kishe dalë n’televizor e kishe folë, a? - Po, kam folë për martesën n’kohën tonë, - i thot Isufi. - Ani çka t’vetshin? - i thotë gruaja.
    - Po m’vetën për natën e parë t’martesës, e unë u kallëzova se qysh o kanë adeti atëherë, - i tha Isufi. - Ishalla nuk t’i ka pi sorra mentë e me kallëzue krejt se çka kemi ba natën e parë! - i tha gruaja me habi.