Montag, 17. Juni 2013

A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?(6)

Anketa jone: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?
 
ARTI E SHPËTON
SHPIRTIN NGA MËKATI.

Gjon NEÇAJ

Që në krye të kësaj përgjigjeje duhet thënë me plot gojën se arti e shpëton shpirtin nga mëkati. Për ta ujdisur më së miri këtë dilemë tashmë shtruar për zgjidhje me një pyetje interesante dhe pak intriguese nga krijuesi Haxhi Muhaxheri, po citojmë: Nëse në një vepër letare, bie fjala roman apo novelë, një shkr...imtar trajton si fabul një ngjarje me vetëvrasje duke shtjelluar artistikisht dhe realisht ngjarjen, lexuesi reflekton dhe nxjerr mësime nga fabula e qendisur në veprën letrare.Unë mora një shembull të thjeshtë për të argumentuat një eveniment jetësor të madh…

Historikisht, arti si vetvete, ka ecur në llojet dhe mënyrat e veta shpërthyese të shpirtit të njeriut në çdo kohë, sipas gjinive dhe zhanreve të ndryshme krijuese. Në këtë udhëtim të pashembullt, piktura ka ecur me skulpturën, letërsia me dramën, poezia me muzikën, të cilat, së bashku, përbëjnë vlerën shpirtërore të krijimit, me emrin “art”.

Natyrisht, në dialektikën e jetës dhe kohës njerëzore arti ka pasur dhe ka zhvillimet e veta në epoka, shoqëri, klasa, komb e më gjerë. Ai, nëpërmjet veprave artistike, qëndron si dëshmi e kohës për origjinalitetin e papërsëritshëm te tyre. Përjetimi i vlerave të secilës prej tyre na jep kënaqësi shpirtërore dhe estetike në çdo kohë.

Krijuesit që kanë bërë vërtetë bujë me veprat dhe mendimet e tyre janë të shumtë.

Në një nga bestsellerët sipas New York Times, “Intellectuals” e Paul Johnson shkruhet për këta mendimtarë të mëdhenj se leximi i mëkateve është më interesant se vepra të tëra që kanë renditur.

Ernest Heminguei,për shembull, jo vetëm do të shfaqë karakteristikat kryesore të intelektualit, por i zotëron në masë të jashtëzakonshme dhe në një kombinim plotësisht amerikan. Por ai nuk mundi të reflektojë ndaj trysnive marramendëse të zhvillimit të turbullt të ngjarjeve dramatike, e arriti në vetvrasje.

Sipas librave të shenjtë, çdo njeri është mëkatar. Perëndia duke dashur të shpëtojë mëkatarin, nga dashuria e tij e madhe, planifikoi vdekjen në kryq të Krishtit, gjaku i të cilit pastron çdo mëkat.

Turbulencat dhe ndryshimet kohore të njerëzimit në kapërcyellin e jetës janë evidente në çdo etapë jetësore, ndaj krijuesi deomos tallazisht po edhe mirësisht ka detyrimin moral që t’i përballojë, se e para ishte fjala, thotë bibla, e fjala shkruhet e shkrimi lexohet. E krijuesit ,shkrimtarët, poetët, piktorët, këmgëtarët, artistët në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, janë krijues, çka duhet të vetëbarazohen me Hyun, krijuesin e gjithësisë jetësore, pra kanë një emërues të përbashkët, e nisur sa më sipër pyetja e krijuesit Haxhi Muhaxheri, se a e shpëton arti shpirtin nga mëkati, pa mëdyshje për mendimin tim them një po të madhe, bazuar edhe në këto argumente simbolikisht të thejshta, por domethënëse në përditshmërinë krijuese të artistëve.

Keine Kommentare:

Kommentar posten