Freitag, 21. Juni 2013

Rexhep Mala

Rexhep Mala
     1951 -  1984

Atdhetar, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare, hero i kombit Rexhep Mehmet Mala u lind në Hogosht të Dardanës me 29 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren ne tërësi Rexhep Mala e kreu ne Hogosht, me pastaj meqë i ati Mehmeti shperngulet ne Gjilan, Rexhepi e vazhdoi gjimnazin këtu e si nxënes I vitit të III-të ishte nder organizatoret e pare ne organizimin e demonstratave te 1968-tës. Në vitin shkollor 1969/1970 kur bijtë e bijat shqiptare po kërkonin te drejtat e tyre Brenda shtetit dhe okupatorit te ndytë, Rexhepin e përjashtojnë nga shkolla me qrast Rexhepi ishte i etur jo vetëm ne çështjet atdhetare për lirinë e atdheut por edhe për pasurinë e horizontit te tij ne aspektin intelektual dhe gjimnazin e vazhdoi ne Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

Ne vitin shkollor 1970/71 me kënaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec te Prishtinës, mirëpo I etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua ne fakultetin Ekonomik ne Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e pare te studimeve, ishte edhe ne ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi ne Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër dhe pikërisht në Prishtinë, rrugëtimi, shkuarja-ardhja e tij ne Shqipëri i kushton me burg qe ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për te kaluar një kohë edhe jashtë shtetit të Jugosllavisë fashiste të cilin Rexhep Malaj s’e njohu kurrë si shtet të tij.

Kaloi një kohë edhe në Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër. Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte ne shoqërim, e kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lire dhe të pavarur por ishte ne përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçin e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh dënohet me 9 vite burgim të rëndë.

 Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej patrioti të denjë dhe me parime e synime te qarta, Rexhën e shëtisin neper shume burgje te ish Jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e ne Mostar e që pikërisht me 23 maj 1983 pas 8 vite vuajtjesh e maltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje te pashlyera ngase pjesën më të madhe te dënimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve te sipërpërmendura te cilat s’arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë I urtë për pushtetin komunist që s’e njohu kurrë ne jetën e tij.

Doli nga ato dyer te ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po aty ku e kishte lënë më pare, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk vëren se diç kishte ndërruar, jo... sërish të robëruar me qrast atë jetë me atë robëri Rexha s’e deshti kurrë dhe me plot energji futet serish në rrugën drejt realizimit të synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prapë në ilegale, pas daljes nga burgu e shkroi edhe një shkrim net e cilin thotë : “Tash e tutje edhe ne do ja fillojmë këngës, bile këngës të cilën askush s’do te mund ta këndoj me mire se ne, zjarrit do t’i përgjigjemi me zjarr meqë s’na keni lëne rrugë tjetër, s’lat’ gjë pa bere mbi këtë popull e qe me ju s’ ka kurrfarë marrëveshje, jemi dy palë te papajtueshme e kundërshtare e pasi qe e keni mbushur kupën qe moti, durim me nuk ka, e ju e keni humbur çdo ndjenje humane...” ndonëse ne çdo hap i përcjellur, UDB-ja u bie në gjurmë, por trimat ne fjalë lidhen besa-besë për t’mos u ra ne dorë te gjallë gjelatëve dhe me 7 tetor 1983 kalojnë ne ilegalitet, ne lagjen e trimave te Prishtinës, ne një luftë të pabarabartë por me këngë dhe refale armësh me 11/12 janar 1984 ranë heroikisht per t’mos vdekur kurrë.

Pa dyshim se Rexhep Mala ishte njeri nder trimat me te mëdhenjtë kosovarë që pas LDB-së I parapriu luftës së armatosur te popullit shqiptar te Kosovës per çlirim nga armiku shekullor serbo-sllav andaj Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Tahir Meha, Afrim Zhitija e Fahri Fazliu, Ali Ajeti e Bajram Bahtiri e shume te tjerë u shndërruan në një ushtri te madhe me te pjekur e me te organizuar e cila do te behet realitet vite me vonë me çka edhe gjaku i tyre bashkë me amanetin qe patën sikur do te përmbushet ne një masë nga shokët e tyre te idealit.

Ne dosjet e SPB-së te Kosovës ceket kjartë se Rexhep Mala ishte nder te burgosurit me te pathyer i cili me se gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithëkëtë ai arrin që edhe pse ne kushte te vështira të shkruaj ditarin nga burgu Kujtime nga Burgu ku paraqet jetën shume te vështire dhe torturat me çnjerëzore mesjetare te UDB-së qe ishin përdorur e ushtruar kundër tij.

Sot për veprën patriotike të Rexhep Males me plot krenari flasin bashkëpunëtoret, bashkëluftëtaret, bashkëfshataret dhe mbarë Kosova në përgjithësi ndonëse emrin e Rexhep Males e shohin në çdo flamur me shqiponje dykrenare, e hasim ne shume rrugë te cilat me ndere e krenari mbajnë emrin e tij, ne shume sheshe e vatra edukativo-arsimore, e piktoreve, poeteve dhe këngëtareve u linden frymëzime dhe vargje për krijimtari te reja, po ta vizitoni Gjilanin, aty do te jeni edhe me të gëzuar ngase shtatorja e ngritur në Gjilan ku qytetit i bëjnë roje edhe ne ditët e sotme duke ndriçuar dhe shtuar krenarinë dy simbole te kombit Rexhep Malaj e Nuhi Berisha që shquhen nder figurat me te ndritura te qendreses sonë kombëtare.

Burimi: WIKIPWDIA

Keine Kommentare:

Kommentar posten