Freitag, 21. Juni 2013

Sadik Ramë Gjurgjeviku

SADIK RAMË GJURGJEVIKU -
FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE

Mr. Asllan Krasniqi 

Gjurgjevikasit u dogjen dhe u poqen disa herë, por mbijetuan e dolen më të fortë. Ata dikur dinin pak shkrim e këndim, por për urti e shkollë e kishin besen dhe oden.Nga ky mjedis revolucionar e patriotik doli edhe Sadik Rama, ashtu si shumë luftetarë të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Gjurgjeviku dha shumë trima. Sadik Ramen, Zeqir e Rexhë Isufin, Metë Ymerin, Bali Fazlinë, Ukë e Shaban Sadikun, profesorin e luftetarn Ymer Berisha, Smajl Hajdarin, Hali Sadrinë, Nezir Balinë etj. Sadik Rama ishte nga të parët që mori pjesë në Kuvendin e Madh të Pejës në janar të vitit 1899, kryesuar nga patrioti i shquar Haxhi Zeka. Sadiku në këtë kuvend foli për zgjërimin e luftës kundër Perandorisë Osmanedhe për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Ai u njoh me atdhetarët siç ishin Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj., me të cilët edhe ishte vëlazëruar. Më vonë u njoh edhe me luftetarin e madh Azem Bejta dhe me te mbeti bashkëluftetar dhe i afërt gjithë jeten.

Sadik Rama ishte pjesmarrës aktiv në luftë kunder pushtuesëve osmanë gjatë viteve 1903-1906 dhe 1908-1912, kur dhe qe plagosur rëndë.

Më 1903 shqiptarët u ngriten në kryengritje kundër reformave osmane, të cilat ngarkonin tatimin ndaj shqiptarëve dhe vështirësonin gjendjen e tyre nën pushtim. Për këtë arsye, në shkurt të vitit 1903, mbahet një tubim i shqiptarëve afër manastirit të Deviçit, ndërsa në muajin mars mbahet një tubim tjetër i madh te Ura e Llukës. Në këto tubime Sadik Rama ishte gjithënjë aktiv me njerëzit e tij. Tek Ura e Llukës merrnin pjesë edhe Tahir Sadiku dhe Tafil Uka nga Kijeva. Këtu u kundershtuan reformat osmane në luftë për mbrojtjen e interesave jetësore kombtare dhe më 1902-1904 e më tutje këto kundërshtime u rriten në kryengritje shqiptare, të cilat kishin karakter të plotë politik e nacional, të drejtuara kundër pushtetit osman dhe synimeve të shteteve të mëdha, si dhe të atyre ballkanike ndaj tërësisë teritoriale shqiptare.

Në fund të vitit 1910 Turqia i kërcnonte kryengritësit për dorëzim. Në këtë kohë në Mal të Zi kishin emigruar 50 krerë shqiptarë, në mesin e të cilëve gjëndeshin edhe Isa Boletini, Sadik Rama etj. Me gjithë shpalljen e amnistisë, ata nuk pranuan të këtheheshin.
Në fillim të muajit shkurt 1912 konsuli i Prishtinës Milojeviq vuri kontakte edhe me Sadik Ramen e Ramadan Shabanin . Sipas udhëzimeve të ministrit të jashtëm Millanoviq, Milojeviqi i njohtonte ata se qeveria serbe do të ishte e gatshme të plotësonte kërkesat e tyre për armë, municion e të holla por me kusht që ne të ardhmen të vepronin vetëm sipas instrukcioneve të konsulit të Prishtinës. Si kusht i parë dhe themelor për marrjen e ndihmës ishte heqja dorë nga çdo synim për autonominë administrative.

Gjatë pregatitjës së kryengritjës u paraqit problem serioz sigurimi i armëve dhe i municionit, prandaj shqiptarët për këtë u shtërnguan të drejtohen nga Mali i Zi e Serbia. Këtë qëllim e kishte edhe udhëtimi i Sadik Ramës, Bali Fazlisë e Metë Ymerit për në Beograd. Në fund të muajit prill 1912 kur Sadik Rama, Qerim Begolli i Pejës dhe disa krerë të tjerë ishin mbledhur në shtëpinë e Xhemajl Agushit në Prishtinë për të pleqnuar çështjen rreth kryengritjës, konsuli serb Milojeviq vazhdonte orvatjet për shtyerjen e fillimit të kryengritjës. Ai pati disa takime edhe me Sadik Ramen të cilit i dha disa pushkë, por vetëm atëherë kur ky i dha fjalen se do të fillonte luften në anen e Llapushës në marrëveshje me te. Këtu qendron shkaku qe u shkoi në ndihmë kryengritësve në Istog me pak vonesë në maj të vitit 1912. Megjithate, qëllimi i kryengritësve ishte të siguroheshin armët për t’u hedhur pastaj në kryengritje, ndërsa grumbullimi i tyre u bë në Istog. Mu për këtë nga Peja për në Istog u nis një taborr nizamësh me dy topa dhe një repart xhandarësh, por kryengritësve, edhepse me pak vonesë, u erdhen në ndihmë 500 burra nga Llapusha, luftetarë të Sadik Ramës, të udhëhequr nga mixha i tij, Bali Fazlija. Pas një lufte 24 orëshe ushtria turke pësoi disfatë të plotë dhe nuk guxoi të vazhdonte aksioni derisa nuk erdhen përforcime të reja nga Ferizaji. Rreth Istogut vazhduan luftëra të rrepta deri në muzgun e 11 majit 1912, kur fshati me predha topash u rrënua tërësisht. Forcat kryengritëse u tërhoqen në mal, por nuk e ndërprenë luften.

Sadik Ramen e gjejmë jo vetëm në luftëra por edhe npër kuvende burrash. Nga 17 deri 20 maj 1912 u bënë besëlidhjet shqiptare të anës së Llapushës në prani të Hasan Prishtinës. Në Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) u dëgjua me vemendje fjala e Sadik Ramës, i cili i udhëhiqte trimat e anës së vetë dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Për këtë kënga popullore kujton :

“Po pëvet Hasan Prishtina,
Sadik Rama ku rri me trima?
Sadik Rama i Gjurgjevikut
burr i mençëm i odës s’ Junikut
shqipe malit, zemer trime
prijës i Rrafshi të Dukagjinit”.


Në verë të vitit 1912 e gjithë Kosova ishte përfshirë në kryengritje. Në to, si gjithëherë, nder të parët ishte Sadik Rama. Pas kryengritjes, ai me shokë hyn në Shkup më 14 gusht, të prirë nga Bajram Curri, me flamuj e muzikë, ku u priten si çlirimtarë.
Edhe gjatë kohës së luftërave 1912-1918 luftetari Sadik Rama me shokë vazhdoi luften kundër pushtuesëve të rinj.

Sadik Rama nuk mashtrohet

Në pranverë të vitit 1919 Sadik Rama kishte krijuar një rreth të gjërë e të fortë me njerëz të armatosur.. Pas luftës në Radishevë edhe Azem e Shotë Galica kaluan në Llapushë te patrioti Sadik Rama.. Të dy këta, si edhe të afërmit e Sadik Ramës, Metë Ymeri, Bali Fazlija, e Ramadan Shabani i Kijevës, deri në maj 1919 vizitonin fshatrat e Llapushës, ku mbanin kuvende burrash dhe përgatitnin terenin e mobilizonin njerëzit për kryengritjen e madhe të Llapushës kundër Serbisë. Qeveria e Beogradit, krahas dhunës, nuk la pa perdorur edhe dredhinë, rrugen e lajkave e të bisedimeve me Sadik Ramen e të tjerë. Në bisedime me Sadik Ramen heren e dytë qenë të pranishëm edhe Njerëzit e Esad Pashës: Hasan bej Shijaku dhe Et hem Efendiu nga Durrësi. Përpjekje të tilla bëri edhe një delegacion që erdhi për këtë qëllim nga Beogradi me në krye me Aleksa Zhujoviqin, duke i afruar Sadik Ramës, pos tjerash, edhe 15 mijë napolona, por të gjitha këto ai i hodhi poshtë. Me gjith premtimin e gradave, rrogave e shumës së madhe te të hollave nga qeveria dhe njerëzit e Beogradit, përgjigjëja e Sadik Ramës, Azem Galicës etj, ishte se Kosova është shqiptare dhe do të luftojë deri sa të fitojë lirinë. Kështu patrioti Sadik Rama i hodhi poshtë me përbuzje prpozimet serbe dhe e ruajti të paster në thellësi të shpirtit ndjenjen e atdhedashurisë. Nuk kaluan shumë ditë e Sadik Rama me të tjerë u dhanë urdhër çetave të tyre t’ua drejtonin pushken serbëve. Në këto kryengritje grupin e çetave të anës së Rahovecit e udhëhiqnin Sadik Rama, Ramadan Shabani, Metë Ymeri, Bali Fazlija etj. Populli shkonte pas tyre.

Naten e 5 majit 1919 kryengritësit rrethuan qendren administrative të Drenicës, Deviçin dhe të gëdhirë të ditës së 6 majit filluan sulmin. Kryengritja u zgjërua në Llapushë, Drenicë e Rrafsh të Dukagjinit. Patriotet në këtë rast kerkonin që pushtuesit serbë të tërhiqeshin dhe i gjithë pushteti të kalonte në duar të forcave kryengritëse. Nga Deviçi, Azem e Shotë Galica u këthyen në Gjurgjevik të vogel ku ishte përqendruar edhe forca kryesore kryengritëse me Sadik Ramen. Këtu forcat e Sadik Ramës u hetuan. Forcat serbe u nisen kinse për bisedime me Sadik Ramen, por kishin për qëllim ta kapnin e ta internonin. Në Gjurgjevik të Vogel Sadik Rama gjendej i rrethuar duke luftuar si dragua. Në atë çaste Bali Fazlija e Metë Ymeri ishin njohtuar për rrethimin e Sadikut.
Duke parë rrezikun se Sadik Rama mund të binte në duat të serbëve, Baliu u nis me 200 trima dhe çau rrethimin. Këtë veprim e përshkruan edhe kënga popullore:

“Sadik Rama trim drangue,
Në Gjurgjevik ka mbetë rrethue
në Gjurgjevik ka mbetë rrethue
si asllanat tuj luftue
fyt për fyt me serbijak
e tanë kulla u la me gjak”.


Lufta në Gjurgjevik të Vogel ne të vërtetë ishte zgjërim i kryengritjës së vitit 1919. Kjo kryengritje u zgjërua sidomos në Llapushë, prandaj quhet kryengritja e Llapushës. Me të filluar luften Bali Fazlija ndihmohet menjëherë nga Zef Gjidoda, ktryetar çete në Lugun e Drinit..:

“Bash si llava tue shkue pas tij
Lugu i Drinit 300 shpi
Zef Gjidoda tue iu pri ... “.


Gjatë Lëvizjës Kombtare dhe luftërave çlirimtare uniteti ndërmjet komuniteteve fetare ka qenë gjithëherë në nivelin më të lartë. Në krahina e Dukagjinit vepronte çeta luftarake e Pjeter Arangjit, grupet e Gjeli Lugos, Zef Gjidodës dhe vëllait të tij Pjeter Gjidodës. Poashtu, Isa Boletini kishte tubuar rreth vetës 400 veta (të gjithë shqiptarë katolikë) kundër ushtrisë turke dhe të huajve të tjerë. Kryengritësit përparuan deri në Zallç të Pejës dhe Gjurakoc të Istogut. Gjatë luftës zmbrapsen edhe fotrcat serbe të ardhura nga Peja. Armiku pësoi mjaft humbje. Vetëm gjatë një sulmi. Forcat kryengritëse lanë 40 armiq të mbytur në Drinin e Bardhë. Sadik Rama ishte udhëheqës edhe i anës së Rahovecit. Ai me kryengritësit, së bashku me Azem Galicen, depertoi fitimtar deri në Rahovec. Ata thyen batalonet serbe që erdhen nga Prizreni me në krye kolonelin Kataniq dhe i detyruan të nderprisnin luften...


Rënja e kryengritjës
 
Kryengritësit nën drejtimin e Sadik Ramës, Azem e Shotë Galicës, Ramadan Shabanit, Metë Ymerit, Bali Fazlisë etj, arriten t’i çlirojnë fshatrat midis Rahovecit, Drenicës, Pejës dhe Istogut. Forcat kryengritëse arriten në 10 mijë veta. Kryengritësit e armatosur dobët e pa municion u sulmuan nga shumë pika prapa shpinës nga forcat ushtarake, xhandarmëria e vullnetarët çetnikë të armatosur edhe me artileri. Ushtria qëllonte kryengritësit dhe popullin nëpër shtëpi. U rrethuan dhe u dogjen fshatrat e Llapushës e të Anadrinit në të dy anët e Drinit të Bardhë, nga Jashanica deri në Rahovec.

Rrethi i zonës së kryengritësëve filloi të ngushtohet. Kryengritësit u gropuan në rajonin e Rahovecit dhe të Gjurgjevikut të Sadik Ramës. Numri i tyre ishte pakësuar. Pavarësisht nga përpjekjet er delegacioneve serbe për ndërprerjen e kryengritjës, sadik Rama e të tjerët nuk pranuan kurrëfarë marrëveshjeje. Kryengritësit ishin të vendosur të vazhdojnë luften deri në fund dhe para se të vinin forca të reja ushtarake, ata filluan sulmin e tyre në dy pika kryesore: në Rahovec dhe në Gjurgjevik të Madh. Grupi i parë i kryengritësëve kaloi në Damanek, Astrazup e Anadrin dhe arriti deri te Ura e shenjtë dhe rrethoi Rahovecin, për çlirimin e të cilit u bë një luftë e përgjakshme tri ditë e tri netë nën drejtimin e Sadik Ramës e të Azem Galics. Grupi tjetër i kryengritësve në Gjurgjevik të Madh zhvilloi një luftë të rreptë, që zgjati dy ditë e dy netë nen drejtimin e të afërmëve të Sadik Ramës dhe të Ahmet e Metë Ymerit. Në këtë gjendje kritike forcat kryengritëse u paksuan në 400-500 veta dhe iu ngjiten kodrave të Gllarevës nen drejtimin e Azem e Shotë Galicës ku bënë një qëndresë të madhe. Pas Gllarevës kryengritësit kaluan në malet e Bublit, gjithënjë nen drejtimin e Sadik Ramës me shokë, por nga goditjet e vazhdueshme të artilerisë serbe u detyruan të kalonin lumin e Drinit Bardhë dhe të depertonin në Shqipëri.

Mbas shtypjes së kryengritjës, masakrat që bënë forcat serbe ishin të mëdha. Ata vranë mbi 200 vita dhe rrethuan shumë fshatra. Sulmi i forcave serbe mbi fshatin e Sadik Ramës u bë më 12 maj 1919, kur vriten 9 veta dhe u dogjen 42 shtëpi. Kulla e Sadik Ramës u gjuajt me topa nga Jashanica. Fshati ishte plaçkitur në tërësi.

Pas një qëndrimi në Shqipëri, ku pati takim me Hasan Prishtinen në Durrës, Sadik Rama si dhe Azem Galica, Ramadan Shabani dhe krerë të tjerë të kësaj levizjeje në korrik të vitit 1919 këthehen përsëri në Kosovë. Disa herë shokët e luftës vendosen në Shkoder, në shtëpinë që e kishte blerë Sadik Rama.

Në mars të vitit 1920 popullsia e Kosovës përjetonte tortura të papara. Krahas masave tjera, bëhej edhe çarmatimi i popullsisë. Për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së pafajshme, Sadik Rama i cili gjëndej në Malësi të Gjakovës, më 15 mars bashkë me 200 pjestarë të lëvizjës, kaloi në Kosovë me qëllim qe t’u ndihmonte çetave të tjera. Këta kishin për qëllim t’u shkonin në ndihmë çetave të Istogut ku zhvilloheshin luftime të ndjeshme. Me gjithë ndjekjet kundër forcave të Sadik Ramës, ai më 17 mars e me 150 veta, u gjend në rrethin e Anadrinit, kurse forcat tjera të Sadik Ramës mbeten përtej Drinit. Për t’u humbur gjurmë forcave ushtarake serbe, Sadik Rama, Azem Galica, Ramadan Shabani etj, po në këtë rrugë shkuan edhe në Doberdol te Bardhec Doda. Çetat e tyre sulmuan nnë malin Megja të Gllarevës dhe vranë 6 xhandarë të stacionit të xhanadarmërisë në Gllarevë. Organet pushtuese serbe i frikësoheshin një kryengritjeje të përgjakshme shumë më të madhe se ajo e vitit 1919. Sadik Rama e shumë prijës të tjerë të lëvizjës punonin sipas programit të përpunuar nga ideologët e lëvizjës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hoxhë Kadriu etj. Në marsin e vitit 1921 forcat kryengritëse këthehen në Kosovë. Pas formimit të qeverisë së Hasan Prishtinës (dhjetor 1921) dhe shpërndarjes së saj nga ana e Zogut, forcat reaksionare në Shqipëri urdhëruan ndjekjen dhe vrasjen e Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Sadik Ramës etj. Për shkak të këtij kërcnimi ndaj shokëve të luftës, Azem Bejta iu drejtua Zogut dhe njerzëve të tij :
“Një kime të flokut të kresë me ua luajt Hasan Prishtinës, Bajram Currit etj, qe besa tanë bejleret, bashkë me princin e tyre Zogun, kam me i vra nëpër rrugë”.
Kudo që ndodheshin çetat e lirisë nga Kosova mbanin lidhje me komitetin e Kosovës në Shqipëri. Një leter të tillë nga anëtaret e Komitetrit nga Shkodra, e shkruar më 28 tetor 1921, iu dergua Sadik Ramës, i cili duhej t’ua përcillte Azem Bejtës e Selim Çaushit.
 
Përkrahës i flakët i demokracisë
 
Në prill të vitit 1921, me Azem Bejten kishin ardhë edhe të afërmit e Sadik Ramës, Metë Ymeri dhe Bali Fazlia. Të gjithë me nga 50-60 luftetarë arriten në terenet e veta për të pregatitur popullin për një kryengritje të përgjithëshme. Sadik Rama kishte arritur me 20 korrik afer Drinit në krye të një çete me 85 veta. Pas perleshjeve të rrepta me forcat çetnike, më tepër se 300 kaçakë nën udhëheqjen e Sadik Ramës vazhduan rrugen për në Junik, ku pritej të vinin edhe 300 të tjerë nga Kosova, të cilët duhej tu bashkoheshin. Këtu forcat u perballuan sulmeve çetnike me topa gjatë netëve të 17, 18 e 19 qershorit 1921. Kryengritësit udhëhiqeshin nga Sadik Rama e Azem Bejta.
Në verë të vitit 1922 Sadik Rama me patriotë të tjerë mori pjesë në një sulm të armatosur kunder forcave qeveritare të prefekturës së Kosovës (Kukësit), ku moren pjesë një mijë malësor e luftetarë të Kosovës që kishin ardhë në malësi dhe në Zonen “Neutrale” të Junikut.
Në një kuvend që u mbajt në dhjetor të vitit 1922 në Junik nga komandantet më të njohur të çetave të Kosovës dhe të malësive për një sulm tjetër të forcave qeveritare ne të njejten prefekturë, përkrah Hasan Prishtinës e Bajram Currit, mori pjesë edhe Sadik Rama. Vendimet ew Kuvendit për kryengritje u hetuan. Për këtë arsye në një mbledhje të ngutshme të patriotëve, ku ishte edhe Hasan Prishtina, Azem Galica, Sadik Rama e Hysen Curri, u vendos që sulmi të bëhet përpara afatit të caktuar.

Pas ndjekjes, djegieve e plkaçkitjës së familjeve dhe të pasurisë së krerëve të levizjës dhe mosdorëzimit të tyre, më 1924 në Gjurgjevik të Madh vijnë Deviçët (Dobriçët) nga Bërnjaka e Malit të Zi, të cilët mbeten deri më sot. Më 14 shkurt 1923 Sadik Rama iu dorëzua organeve të pushtetit shqiptar për shkak të familjës që e kishte sjellë që sa kohë në Shqipëri si dhe për shkak të moshës së tij. Me gjithë dorëzimin e tij ai u bë përkrahës i flakët i Lëvizjës demokratike dhe nën udhëheqjen e Bajram Currit e Hasan Prishtinë, Sadik Rama me njerëzit e tij dhanë ndihmesë të madhe triumfit të Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit 1924 duke çliruar Krumen e duke perparuar drejt Tiranës. Edhe pas deshtimit të këtij revolucioni, Sadik Rama nuk hoqi dorë nga lufta çlirimtare. Më 1941, pas pushtimit të Kosovës nga Italia fashiste, Sadik Rama me familje dhe njerëzit e tij u këthye përsëri në Kosovë. Ai menjëherë filloi aksion in e pajtimit të gjaqëve.

Sadik Rama vdiq më 1944 në Rahovec tek i biri, Ukë Sadiku i cili asokohe ishte nënprefekt i këtushëm. Sadik Rama mbeti frymëzim për brezat që la pas dhe hyri në faqet e historisë sonë kombtare si një strateg dhe vizionar i çështjes kombtare. Rrugen e tij luftarake për çlirimin e Kosovës e vazhduan djemtë e tij: Ukë e Shaban Sadiku dhe të afërmit tjerë si Ymer Berisha, Smajl Hajdari, Nezir Balia, Halil Sadria, Ali Meta etj.

Burimi: MALESIAFORUM.COM

Keine Kommentare:

Kommentar posten