Freitag, 21. Juni 2013

Ymer Berisha

YMER BERISHA,
INTELEKTUAL E PATRIOT
I SHQUAR

Profesor Ymer Berisha u lind në Gjurgjevik të Madh më 1912. Ishte bire i Shaban Ilazit, luftetar i shquar i këtyre anëve. Aty nga viti m1922 nga ndjekjet dhe masakrat e mëdha serbe që bëheshin në këto anë, sidomos pas kryengritjës së Llapushës të vitit 1919, Shabani së bashku me Ymerin kaloi në Shqipëri dhe u vendos në Krumë. I ati hyri në çeten e Bajram Currit ndërsa Ymeri ndiqte mësimet në shkollen fillore.
Pas vrasjës së Bajram Currit më 1925, si dhe pas shpartallimit të çetës së tij, Shaban Ilazi me të birin vendoset në Fushë-Krujë, ku arriten të blenin pak tokë dhe një shtëpi. Në këto vite Shabanit iu baskuan edhe dy djemtë e tij, Binaku e Sahiti. Meqenëse Ymeri kishte përkujdesjen e të atit dhe kusheririt të tij, Sadik Ramës, që poashtu në këtë kohë jetonte në Fushë-Krujë, Ymeri kreu shkollen normale të Elbasanit dhe më 1932 diplomoi në këtë vater të dijës. “Në sytë e tu, i thoshte drejtori i shkollës Aleksander Xhuvani, unë shoh një pjesë të Shqipërisë”.
Dhëmbjen dhe përbetimin për Shqipërinë Ymer Berisha e kishte shprehë në një hartim, i cili ishte vlerësuar si më i miri në shkollë. Pjesë të këtij hartimi të Ymer Berishës u botuan edhe në revisten e shkollës “Normalisti”, ku shkruante : “Nuk është diçka e madhe ta duash mikun, por duhet gjetur forcë qe të mësosh edhe nga armiku dhe një ditë ta luftosh me atë armë qe nuk e pret”.

Ymerin e çmonte edhe Gjergj Fishta

Ymer Bewrisha thoshte se patriotizmi është shenjtëri, Kosova vetëm shpirtërisht është Shqipëri. “Kur të gëzohet Tomorri, le të gëzohet edhe Korabi e Sharri”, theksonte ky ideolog i madh. Drejtori Aleksander Xhuvani ia forconte shpresen duke i thënë se brezat që do të vijnë të gjitha tokat shqiptare Shqipëri do t’i bëjnë.
Pas diplomimit të Berishës më 1932, mësuesëve të rinj, derisa po e shetisnin Shqipërinë për ta njohur më shumë, iu bashkua edhe Gjergj Fishta. Ai kerkonte Ymer Berishen, për të cilin kishte lexuar shkrime në revisten “Normalisti”, i kishte dëgjuar edhe rrëfimet e profesorëve për zgjuarësinë e tij. “Edhe kur nuk të kam parë, të kam parë”, i tha Gjergj Fishta Ymer Berishës dhe i kumtoi lajmin se i kishte siguruar një bursë për të shkuar në Itali qe të studjonte letërsinë. Ymer Berisha e meritonte bursen. Gjergj Fishta e dinte se cilët djem e vajza shqiptare duhet t’i dergonte jashtë Shqipërisë për ta dashur nesër edhe më shumë ate.
Berisha i filloi studimet universitare në Romë të Italisë, ku kreu Akademinë ushtarake dhe u këthye i diplomuar në Fakultetin e Histori-Gjeografisë. Pas këthimit nga Italia, Ymeri bëhet mësimdhënës në disa fshatra të rretheve të Shqipërisë.

Ideal kishte Kosoven e lirë

Duke parë zotësinë e tij intelektuale dhe aftësinë ushtarake, Abaz Kupi e ftoi profesor Ymer Berishen të inkuadrohej si udhëheqës ushtarak në Partinë e tij LEGALITETI por Berisha kishte të tjera qëllime. Ai donte të kalonte në Kosovë dhe të shfrytëzonte aftësitë e tij ushtarake e patriotike kundër formacioneve ushtarake sllave, që po vrisnin dhe masakronin popullsinë e pafajshme të Kosovës. Ai m ësoi për masakrat e mëdha që kishte bërë Serbia në vitet njëzet. Ishte informuar me hollësi për kolonizimin e Kosovës dhe për ndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Ai e kishte idol Hasan Prishtinen dhe e adhuronte trimërinë e Azem Bejtës dhe të atdhetarëve të tjerë. Profesor Ymer Berisha mblidhte thesarin popullor dhe shënonte objektet arkeologjike. Në shkollat ku ai punoi, çdo kund formoi muze shkollorë dhe shkruante për kulturen tonë ne të perkohëshmet shqiptare.
Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, prof. Ymer Berisha me axhë Sejdiun kaloi në Kosovë. Në vitin 1941 Ymeri bëhet mësimdhënës në Normalen – Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe me aktivitetin e tij patriotik, si në shkollë ashtu edhe jashtë saj, në masat popullore shtonte ndjenjen kombtare. Këtë e ilustron edhe poezia e tij:

“Të bashkohemi me Shqipërinë
tue i mbrojtë kufijtë e atdheut
mu si bijtë e Skënderbeut”.


Intelektuali e patrioti Ymer Berisha ideal të tij e kishte Kosoven e lirë, bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptar në Ballkan.
Çlirimin e Kosovës nga okupatori serb ai e shihte nëpërmjet kryengritjës gjithëshqiptare, për të cilen propagandonte në Kosovë. Në një tubim më 28 Nëntor 1944, në Drenicë, pati deklaruar : “Nuk ka besim në serbët, prandaj duhet të organizohemi dhe të luftojmë deri në bashkimin kombtar”. Në këto rrethana ai dyshonte në realizimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit. Me punen e tij të palodhëshme për zgjërimin e luftës, ai shtonte se suksesi i luftës në Drenicë do të varet nga zgjërimi i saj ne të gjitha anët e Kosovës. Në Drenicë, Llapushë etj, Ymeri sillte armë automatike me të cilat luftuan trimat deri sa u shue rezistenca në Drenicë.

Synimi për formimin e një ushtrie etnike

Levizja kombtare shqiptare luften e vetë për bashkim kombtar e zhvilloi në aspektin politik dhe ushtarak. Garniturës së vjetër kombtare tani i bashkoheshin kuadrot e raja të arsimuara, të colat bashkërisht do të angazhoheshin për çlirimin e tokave që mbeten jashtë shtetit amë. Në vjeshten e vitit 1943 u bë një organizim më i madh politik e ushtarak. Ai që i printe këtijh organizimi ishte Ymer Berisha. Ai shtoi edhe më shumë numrin e bashkëpunëtorëve dhe të veprimtarëve aktivë, siç ishin Luan Gashi, Hajdar Planeja, prof. Gjon Sereçi, Adem Gllavica, juristi Liman Staneci, Ilaz Broja, Ibrahim Lutfiu, Ukë Sadiku, Ajet Gerguri (agronom), Ejup Binaku (punëtor i arësimit) etj. Tani ishte krijuar një rrjet i gjërë i lëvizjës kombtare në Kosovë. Lidhjet me Prizrenin nga ana e Ymer Berishës i mbanin Sadik Zeneli nga Abria, Ukë Sadiku nga Gjurgjeviku dhe Alush Smajli nga Llazica.
Në fund të vitit 1943 dhe gjatë vitit 1944 nga Normalja “Sami Frashëri” e Prishtinës u larguan një varg profesorësh në mesin e të cilëve edhe prof. Ymer Berisha. Me largimin e tyre pushteti dukshëm goditi këtë vater të arsimit shqiptar.
Kur Lidhja e dytë e Prizrenit kishte formuar Komitetin e Rinisë nacionaliste për mbrojtjen e Kosovës në kufijtë etnikë, në krye të saj ishte prof. Ymer Berisha.
Në tetor të vitit 1944, para se të merrte pjesë në kuvendin e Skënderajt, Ymer Berisha me dhjetë nxënës të kësaj shkolle doli në Drenicë dhe u vendos në kullë të nipave tl tij , Avdi dhe Milazim Durakut në Abri. Aty Ymeri mbajti një tubim me qëllim të mobilizimit masiv që “ta zhgjidhim fatin tonë jashtë dogmatizmave e mashtrimeve komuniste”. Ai shihte rrezikun e mbetjës së Kosovës nën sllavët, për çka edhe propagandonte formimin e ushtrisë dhe të shtetit etnik ne të gjitha trojet shqiptare. Në këtë tubim u formua organizata patriotike “Besa Shqiptare”. Këtu u shtrua edhe çështja e zgjërimit të organizatës së rinisë në këtë fshat dhe në tërë Drenicen.
Në këtë drejtim kontribut të madh dha patrioti Sadik Zeneli, kryetar komune në Abri. Prej këtu prof. Ymer Berisha me dhjetë nxënësit e tij për tri ditë rresht bëjnë regjistrimin e rinisë në fshatrat e nënprefekturës së Skënderajt. Nga Skënderaj ata kalojnë në Gllogoc, ku bien në kontakt me Bajram Bajraktarin, Isuf Gradicen e me të tjerë.
Pasi bëri regjistrimin e rinisë në Gllogoc, prof. Ymer Berisha atë natë e kaloi te Bajram Bajraktari, për të kaluar të nesermen me grupin e tij në Polluzhë te Shaban Polluzha, duke kryer kështu misionin e vetë të propagandës dhe regjistrimin e fshatrave të këtyre anëve.
Nga Polluzha, Ymer Berisha dhe Shaban Polluzha shkuan në Llaushë te Bajram Bajraktari, ku kryen të njejtin mision dhe qëndruan aty atë natë. Të nesermen Ymer Berisha me grupin e rinisë shkollore patriotike që kishte me vete, merr pjesë në kuvendin e Skenderajt, që u bë më 28 tetor 1944.
Prof. Ymer Berisha bisedonte gjatë për fatin e Kosovës, sidomos me Shaban Polluzhen. Intelektualet nuk ishin vegla qorre në duart e pushtuesëve nazistë, siç disa mundoheshin ti paraqisnin. Ata shihnin se Gjermania naziste numronte ditët e fundit. Gjermanët ishin largë nga vendi i ynë. Ata as që kishin veprime për Shqipërinë e cunguar. Heret a vonë do të largoheshin e shqiptarëve dhe Shqipërisë, sidomos Kosovës, rreziku i kërcnohej nga sllavët. Kundër tyre duhej përgatitur për mbrojtje me luftë për të ruajtur kufijt e Shqipërisë etnike, - kjo ishte motoja e intelektualëve demokratë. Mirëpo, përçarja që dominonte ndërmjet anëtarëve të PK-së dhe intelektualëve demokratë shqiptarë ishte e madhe. Veprimtaria mashtruese “vëllazërore internacionaliste” e PKJ-së dhe PKSH-së në Llapushë si edhe në tërë Kosoven, qe në fillim u kundershtua nga Ymer Berisha, Ukë e Shaban Sadiku, Alush Smajli etj., pra u kundërshtua “vëllazërimi intzernacionalist” qënga pushtimi italian të këtyre anëve. Kjo ndikoi mqë lëvizjen kombtare ta marrin mbi supe Bedri Pejani, Ymer Berisha, Gjon Sereqi, Halim Spahiu, Marie Shllaku, Selman Riza etj. të cilët pas thyerjes së luftës në Drenicë (janar-shkurt 1945), formojnë Komitetin Ncional Demokratik Shqiptar (KNDSH) me seli në Prizren. Puna e këtij komiteti bëhej me instrukcionet e Ymer Berishës i cili ishte edhe udhëheqës e strateg i luftës guerile. Në kuader të këtij komiteti, pos Ymer Berishës, ishin edhe Kajtaz Ramadani për komitetin e Rahovecit, Kadri Minushi, Bardhec Doda etj.

Lufta kundër ripushtimit

 Tashmë në mbikqyerjen e KNDSH-së e në veçanti të Ymer Berishës, formohen çeta të
Armatosura të KNDSH-së, të udhëhequra nga Ukë Sadiku, Ndue Perlleshi, Malë Bashota, Feriz Boja e Alush Smajli, që ishin deshmuar qysh në luften e Drenicës kundër partizanëve serbo-malazez dhe sherbtorëve të tyre.
Në këtë kohë Drenica, si e tërë Kosova, digjej në flakë. Ishte shuar lufta e Drenicës. Ishin vrarë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica e sa e sa të tjerë. Qindra luftetarë të rezistencës ishin masakruar.Rrethanat e reja u bënë sprovë e qëndrimeve dhe rrugëve të reja për zgjidhjen e çështjës shqiptare, u shtrua nevoja për vazhdimin e Lëvizjës. Kjo lëvizje kishte shtrirë degët e veta kudo në Kosovë dhe ndër udhëheqësit e saj ishte dhe mbeti Ymer Berisha. Ai shtrinte veprimtarinë e luftës për çlirim kombtar, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritete të njohura brenda dhe jashtë Kosovës.
Shpesh ai luftëtarëve dhe masës iu fliste për pushkatimet masive të ushtrisë jugosllave, për shfarosjet izike të shqiptarëve, për nevojen e organizimit më të mirë politik e ushtarak, për lidhjet me boten e jashtme et. Fryma liridashëse gjallëronte edhe mtej. Kosova ishte pushtuar, por nuk nënshtrohej. Grupet e lëvizjës kombtare popullin e paten krah të ortë. Ai iu ofroi ushqim e veshmbathje, i strehoi e i njoftoi për lëvizjet e armikut.
Pas shuarjes së luftës në Drenicë, ata që vazhduan rezistencen në këto anë kaluan në ilegalitet. Lufta kryengritëse nuk u shua, me gjithë aksionet kriminale të OZN-ës dhe gjithë masave të egra e terrorit që zbatoi i ashtuquajturi pushtet “popullor” në Kosovë.
Si vazhdim i luftës çlirimtare të Kosovës dhe qëndresës ndaj terrorit serb, është edhe lufta në Qeli të Jellofcit. Disa ditë para luftës në Qeli të Jellofcit, në fshatin Pllaçicë e në vendin e quajtur “Thanat e Pllaçicës”, u mbajt një tubim. Tubimin e kryesonte Ymer Berisha e Marie Shllaku. Aty ishin edhe Ukë Sadiku, Shaban Sadiku, Alush Smajli, Mehmet Aga i Rashkocit, Qazim Bajraktari, Sadik Lutani, eriz Boja, Halil Sadrija etj. Këtu u mor qëndrim që kudo që ndodhen njësitë e ushtrisë tonë popullore ta ndezin luften kunder pushtuesëve serbë dhe njësive të tyre.


Roli në organizaten “Besa kombtare”

[Qëndresa në malet tona për liri nuk ndalej. Përsëri terror në “liri” e Kosova vuri përsëri në ballë të luftës bijtë e vetë më të mirë si Ymer Berishen etj. Janë këta bijtë e këtyre anëve të bashkuar në organizaten “Besa kombtare”, të cilët mbi të gjitha kishin vënë interat kombtare dhe çështjen e bashkimit të tokave shqiptare, sepse ende pa përfunduar lufta dhe gjendja e jashtëzakonshme e kuptuan se çështja ideologjike dhe ajo kombtare me rastin e Kosovës ishi në pajtueshmëri të plotë.
Proesor Ymer Berisha po bëhej gjithënjë e më aktiv në LNDSH-në jo vetëm për Kosoven, por edhe për Shqipëri, sidomos në Shqipërinë veriore. Veprimet e Lëvizjës Kombtare të Shqipërisë veriore, kishin vendosur të mbajnë mbledhje në Malësi të Gjakovës, ne të cilen duhej të ishte i pranishëm edhe prof. Ymer Berisha. Më 25 mars të vitit 1945 Pashk Bibaj do t’i shkruante një letër Ymer Berishës, ne të cilen i sygjeronte qe të organizojë aksione të përbashkëta në Shqipëri e në Kosovë, duke i treguar se kishte bërë lidhje me përendimin.
Poashtu Ymeri njoftohej se në shtator do të mbahej një mbledhje me karakter gjithëkombtar. Në këtë mënyrë ai vihej në dijeni në mënyrë qe të pregatiste trupin delegues nga Kosova. Me qëndrimin e Ymer Berishës dhe të Pashk Bibës u njoftua edhe Ukë Sadiku, që tashmë bashkë me Ymer Berishen u caktuan përfaqësues të mbledhjës në Mirditë.
Këta vendosen që, poashtu të organizonin një mbledhje në Kosovë, në Dobërdol të Llapushës, më 4 e 5 gusht të viti 1945.
Në Konferencen e “Besës Kombtare” moren pjesë 158 anëtarë nga 19 grupe të LNDSH-së, nga shumë rajone të Kosovës, që u njoftuan nga Ymer Berisha për mbajtjen e kësaj mbledhjeje. Kuvendin e udhëhoqen Ymer Berisha, Ukë Sadiku e Marie Shllkau. Pas punës dyditëshe të grupit të LNDSH-së, formohet organizata “Besa kopmbtare” dhe Kryesia e saj prej 12 anëtarësh. Në krye të udhëheqjës politike emërohet Ymer Berisha, të asaj ushtarake gjurgjevikasi Ukë Sadiku. Këta përbënin shtabin e ngushtë, kurse udhëheqësit e rajoneve i formonin komitetet e retheve.
Edhe lidhjet ndërmjet LNDSH-së dhe botës demokratike përendimore në këtë kohë bëhen më të shpeshta. Më 22 tetor të vitit 1945 Këshilli i Dymbëdhjetës i “Besës Kombtare i shkruante gjeneralit anglez Hadson në Tiranë një letër e cila është e nënshkruar nga kryetari për organizim dhe i Këshillit të Ushtrisë Popullore, Ymer Berisha. Nënshkruesit e tjerë të kësaj letre ishin : Mulla Idriz Broja, Hysen Bajraktari, Ndue Përlleshi, Feriz Boja, Nderc Lleshi, Mehmet Aga, Sokol Dina, Shaqir Gaco, Zeqir Lutani, Bardhec Rogani, Jetulla Rezalla dhe Zef Doda. Ymer Berisha në letër njoftonte se 4.000 ushtarë shqiptarë janë të gatshëm për luftë, të cilët presin ndihmë për armë nga përendimi për ta filluar luften, mëshkuj e femëra, pleq e të rinj, për të ndalur terrorin partizanë dhe ripushtimin sllav.

Forcimi i liodhjeve

Lufta për vendosjen e pushtetit komunist ishte e rrept dhe aji i kushtoi shumë shtrenjtë popullit tonë. Megjithate, grupet e ushtrisë popullore mbanin lidhje të shpeshta, të cilat shprehnin gatishmëri të tuboheshin kur ta kerkonte nevoja. Grupet e Ymer Berishës, Alush Smajlit, Ukë Sadikut, Ndue Perlleshsit etj, ishin në lidhje të përherëshme me grupet tjera të Kosovës.
Mulla Ilaz Breoja mbante lidhje të fshehta me prof. Ymer Berishen, prandaj në gusht të vitit 1945 ky iu bashkua grupit që vepronte përgjatë kufirit Drenicë – Anadrin – Rahovec. Broja derisa u likujdua ishte këshilltar besnik i lëvizjës “Besa shqiptare”. Likujdimi i njerzëve të të Lëvizjës kombtare bëhej çdo ditë e natë. Në shkurt të vitit 1946 nga OZN-a u kapen Ilaz Broja e Ahmet Bobaj dhe u pushkatuan në agun e 10 shkurtit të vitit 1946., në Zllakuqan të Klinës. Ndërsa djali i Ilaz Brojës, Ibrahim Spahiu, i porositur nga Ymer Berisha në Skënderaj, Llaushë, Klinë dhe fshatra për rreth, shpërndau 700-800 afishe të Lëvizjës Kombtare. Berisha, duke studjuar rrrethanat e krijuara, duke iu besuar misionarëve të ffuqive të jashtme, posaçërisht Anglisë, në kuader të organizatës ushtarako-politike “Besa Kombtare”, pregatiste një stërvitje të mrekullueshme me grupin për likujdimin e njerzëve të pushtuesit. Vrasja e prijatarëve të lëvizjës bëri të domosdoshme vrasjen e njerzëve të OZN-ës dhe sherbëtorëve të tyre. Me urdhër të Ymer Berishës vritet një vezhgues i OZN-ës në Istog dhe disa të tjerë. Në LNDSH ishin inkuadruar edhe një numer njerëzish që bashkëpunonin me kom itetet e komunës së Klinës dhe prijësin e tyre Ymer Berisha.
Në mbarim të vitit 1945 Ymer Berisha e thërret një tubim në malet e Garaçevës. Në këtë tubim marrin pjesë Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Përlleshi, Alush Smajli, Halil Sadrija e të tjerë. Këtu u shtrua nevoja e bashkëpunimit dhe lidhjeve me anë të tjera të Kosovës e të Shqipërisë. Në anen e Suharekës bashkëpunohej me Qazim Bajraktarin, Luan Gashin e tj. Ndërsa në anen e Prizrenit, Qazim Bajraktari u lidh me Ali Rizen, Hysen Kabashin, e Njazi Alishanin. Me anen e Gjakovës lidhjet i mbanin Ymer Berisha dhe Ukë Sadiku nëpërmjet Demë Ali Pozharit, Mehmet Agë Rashkocitdhe Ejup Binakut, ndërsa me Rugoven u lidhen nëpërmjet Zhukë Haxhisë, me Istogun nëpërmjet Feriz Bojës dhe Adem Shalës. Në Drenicë bashkëpunohej me Rexhep Xhelin dhe Sadik Lutanin. Me Plavë e Guci, lidhjet mbaheshin nëpërmjet Demë Ali Pozharit ndëlrsa me Tutin, Rozhajë, Pazar e Sanxhak, lidhjet mbahen nëpërmjet Feriz Bojës dhe Adem Shalës. Me Vuçiternë, Shalë e Llap, nëpërmjet Ahmet Selacit.

I rrezikshëm për pushtetin jugosllav

Ymer Berisha, si udhëheqës i komitetit “Besa Kombtare”, zhvillonte një aktivitet të dendur, kishte një rrejet të zhvilluar lidhjesh si brenda ashtu edhe jashtë si me Pash e Kolë Biben, Muharrem Bajraktarin, Ahmet Selacin e me të gjitha komitetet e Kosovës si dhe me gjeneralin Hadson, shef i misionit anglez në Tiranë. Për arsye të aktivitetit të tij politik, Ymer Berisha u bë i rrezikshëm për pushtetin jugosllav, prandaj OZN-a u angazhua për likujdimin e tij. Në pranverë të vitit 1946, Berisha shkoi në një kongre në Malësi të Gjakovës (Shqipër), i cili duke u këthyer në Kosovë, në fshatin Hereq, përtej Drinit e në afërsi të Gjakovës, hasi në priten e forcave serbe e të OZN-ës, ku bëhet një përleshje mes tyre dhe Ymer Berishë me shokë. Një pushkë nga dora armike e kishte goditur në kokë për vdekje prof. Ymer Berishen. Shokët e luftës e të idealit e tërhoqen deri në një vendstrehim. Pasi ia moren dokumetacionin dhe armet, ata ishin larguar Ky material ishte fshehur nën dhe, pranë një lisi, për të cilen gjë dinte vetëm Ukë Sadiku me dy shokët e tij, Halil Sadrinë e Nezir Balinë. Vrasja e këtij strategu e prijësi të luftës çlirimtare të Kosovës u bë më 11 prill të vitit 1946.

Shokët vazhdojnë luften

Luftëtarët e Ymer Berishës kishin bërë luftë pas lufte ndër të cilat është rezistenca e Malë Bashotës, Feriz Bojës e Mustafë Ibishit në malet e Llapçevës, në mars të vitit 1946 si dhe
lufta e Alush Smajlit me të vëllanë Muratin e Ajet Krajkun, derisa vriten me flamur në dorë më 1 prill të vitit 1946.
Në shkurt të vitit 1947, pason qëndresa dhe vrasja e Qazim Bajraktarit e Halil Sadrisë në Sferkë të Gashit ku u plagos edhe Ukë Sadiku. Poashtu, vazhdon lufta e çetës së Ndue Përlleshit e cila përleshet rreptë me forcat serbe në Bokshiq të Klinës më 8 shkurt të vitit 1948, duke lënë shumë të vrarë nga ana e armikut, por aty Ndue Përlleshit i vriten edhe shokët e luftës. Ndou i plagosur çau rrethimin e pas shërimit të plagëve kaloi në Shqipëri. Gjatë ndjekjës së luftëtarëve të Ymer Berishës pasuan sa e sa vrasje, burgosje e maltretime. U bënë edhe sa e sa të aashtuquajtura procese gjyqësore.
U bënë edhe sa e sa pushkatime e burgosje, djegëje të shtëpive, plaçkitje dhe konfiskime etë pasurisë së luftëtarëve të Ymer Berishës dhe të patriotëve të tjerë të Kosovës. OZN-a zhduku e buirgosi sa e sa njerëz. Organizohen aksione të çmendura për mbledhjen e të ashtuquajtura “tepricave”, armëve e tj, aksione këto të terrorit, që po zhvilloheshin në vazhdimësi.
Pushteti “popullor” vrau edhe shokët e vetë të luftës, partizanët shqiptarë, të cilët kishin luftuar të bindur në çlirimin e Kosovës dhe të mashtruar nga propaganda komuniste e PKJ-së dhe nPKSH-së. U pushkatuan dhe u vranë : Rifat Berisha, Mustafë Rahoveci, Kajtaz Ramadani e sa e sa të tjerë. Këta u burgosen dhe ekzekutuan kur kundërshtuan pushtimin e sërishëm të Kosovës.
Pra, qëllimi kryesor i lëvizjës patriotike të Ymer Berishë dhe anës së tij, si kudo në Kosovë, ka qenë dhe mbetet çlirimi i Kosovës, mbrojtja e Shqipërisë dhe bashkimi i atdheut e gjithë kombit. Kjo lëvizje në Kosovë kurr nuk e humbi shpresen as në forcat e veta e as në përkrahjen e mëmëdheut.
Lufta për ta mbrojtur veten dhe për ta fituar lirinë nuk u ndal as më 1968 dhe 1981 – 1998 dhe as më 1989 – 1999. Vite dhe dekada të tëra në luftë për liri.
Ishin këto vrasje në vazhdimësi të një populli liridashës, që i shoqëronte i njejti barbarizëm, por edhe qëndresa e papërkulur që na la Ymer Berisha me shokë e që mbeti frymëzim i lëvizjës gjithëkombtare.
Në shenjë rrespekti dhe nderimi për profesorin dhe patriotin tonë Ymer Berisha, shkolla fillore në Siçevë të Klinës u pagzua me emërin “Ymer Berisha”. Kështu siqevasit në shkollë sollen amanetin e dijetarit dhe të luftëtarit i cili diti të bashkojë penen dhe pushken për lirin e popullit dhe atdheut, Ymer Berisha.

Burimi: MALESIAFORUM.COM

Keine Kommentare:

Kommentar posten