Samstag, 22. Juni 2013

Agron Shele

Agron Shele

Agron Shele, ka lindur më 07.10.1972 në fshatin Leskaj, Krahina Maleshove,Rrethi Permet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji e pergjithshme. Është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania, Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS, ka qenë Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet.
Autori Agron Shele, ka shkruar këto vepra: Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri” “Beyond grey curtains,” Roman, fitoi çmimin e Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007; “Imazh i rremë” Roman “False images,”(çmimi i parë i Lidhjes Pegasi viti 2008); “Pasazh i pafaj” “Innocent episode,” vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (bashkautor)

Jeton në Belgjikë.



Poezi nga Agron Shele

MUZA IME

Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?

Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më shfaqet kudo agimi i ringjallur.

Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.

Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a si lojë luajtëse marramendshe?
Kundroj sy vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.

Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në agim.
Vegimeve të paqta jeta në vlim
Dita shpejton dhe rremben pa kthim!

Ëndrrat e mia mbetën aty

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.

Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe … e pikat e shiut -trishtim.

Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.

Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht…
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...




Kosovës martire

Malet e rreptë dhe grykat e frikshme
Oshëtijnë nga klithmat e bijve të shqipes
Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh
Burrat e dheut  prore  ka thirrur.
E etur për komb,flamur e liri
U dogje në flakët e shekujve robëri
Tym e barut kullat statuja
Tmerr e panik për shkjahun  e huaj
Me zjarr e ndrite emrin tënd Kosovë
Me gjak e shkruajte gjuhën arbërore
Burrat u falën për besën dhe fjalën
Burrat e fituan tokën e të parëve.
Zëri i Drenicës,kushtrim lufte e furie
O prite o prite,jehon Azem Galicën
Ngritur mbi lavdi,tjetër rreth kreshnikësh
Me Adem Jasharin,valle historie.
Eh! Kosovë! Kosovë martire
Shekulli ri ,faqe lavdie
Gjaku dëshmorëve,provë pavdekësie
Krenari shqiptarizmi ,tokë e hyjnizuar. 




Ëndrrat e mia mbetën aty

Copëza fjalësh drithërojnë shpirtin...
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim. 
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.
Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...



Në Olimp vendoset drejtësia

Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.
Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.
Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.


Dritëhije 

Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.
Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.
Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.
Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.
Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.



Apokalips 

Për zemrën,
rendën gjithandej ogurzinjtë…
por dot fatzinjtë,
s’e shkulën nga shpirti.



Rikthim

E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.
Të  kërkova kudo gjurmëve të jetës,                                                                                                
diku humbe,...
Ku?...
Ndoshta mallit tim 
u struke e heshtur.

Keine Kommentare:

Kommentar posten