Dienstag, 18. Juni 2013

Bilal Xhaferri

1935 - 1986

Bilal Xhaferri ishte nip i dijetarit të shquar Hasan Tahsini) u rrit jetim pa nënë e pa babë.

Datat kryesore të jetës dhe veprimtarisë së tij:

1935, 2 nëntor u lind në fshatin Ninat (Ninati) të Konispolit, në krahinën e Çamërisë.

1943, i vdes e ëma.

1945, i pushkatohet i ati nacionalist antikomunist.

1948, largohet prej vendlindjes.

1948-1952 jeton dhe punon në Sarandë, punëtor krahu, korier poste, etj.

1954-1955 ndjek shkollën shtatëvjeçare natën në fshatin Sukth të Durrësit.

1962-1963 boton poezitë dhe tregimet e para në gazetat "Zëri i Rinisë", "Drita", në revistat "Nëntori", Ylli", etj.

1966 i botohet vëllimi me tregime "Njerëz të rinj, tokë e lashtë" që pati një sukses jo të zakonshëm.

1967 i botohet vëllimi me poezi "Lirishta e kuqe", i cili ndalohet nga censura komuniste.

1967 shkruan romanin "Krastakraus" që u botua më 1993, pas vdekjes.

1968 shkruan skenarin për film artistik "Era shtyn mjegullat".

1968 i hiqet e drejta e botimit, i ndalohen veprat e botuara, internohet në fshatin Hamalle të Durrësit, pasi ishte përjashtuar nga LSHA e Shqipërisë, me preteskin e kritikës që i bëri romanit "Dasma" të I. Kadaresë, u detyrua të arratisej për në SHBA.

1969, 30 gusht, arratiset fshehtazi prej Shqipërisë në Greqi, sepse nga Sigurimi i Shetit i ishte përgatitur dosja për arrestimin dhe burgosjen e tij.

1970, shkon në SHBA, në Boston.

1970-1972 punon në gazetën "Dielli" në Boston, në SHBA.

1972 nga Bostoni dërgon për botim në Ndërmarrjen Botuese "Rilindja", në Prishtinë, romanin "Ra Berati".

1974, në tetor, në Çikago të SHBA themelon revistën "Krahu i shqiponjës", botim i Lidhjes Çame.

1974-1986 drejton, boton dhe redakton revistën "Krahu i shqiponjës", ku botoi shumë artikuj publicistikë, poezi, tregime, romane, skeçe, vizatime, karikatura, foto artistike, etj.  Kjo revistë ishte tribunë e mendimit të lirë që trajtonte vazhdimisht temat e problematikat e çështjes çame, çështjes kombëtare shqiptare, temat rreth diktaturës në Shqipëri e, mbas vitit 1981, më dendur problemet lidhur me Kosovën. Në faqet e revistës Bilali botonte, përveç krijimeve të tij letrare, edhe krijimtari letrare e përkthime të autorëve të tjerë shqiptarë e të huaj. Ai arriti të nxirrte 39 numra të kësaj reviste, në dy gjuhë, ship e anglisht, deri sa vdiq në rrethana të panjohura në 14 tetor të vitit 1986

 1975 boton fragmente të romanit "Trotuare të kundërta" nërevistën "Krahu i shqiponjës".

1977 boton fragmente të romanit "Hëna e kantjereve" nërevistën "Krahu i shqiponjës".

1978 e plagosin disa njerëz të panjohur.

1981 digjet redaksia e revistës "Krahu i shqiponjës" ku kishtedorëshkrimet e veprave letrare, studime, kërkime shkencore, përkthime, shënime politike, letra, piktura, fotografi, etj.

1986  sëmuret dhe operohet prej tumorit.

1986, 14 tetor, vdes në spital në Çikago në rrethana të panjohura.

1995, 3 maj, Presidenti i Republikës e dekoroi me medaljen "Martir i demokracisë" (Dekreti 1089) me motivacionin "Për përkushtim si publicist e politikan disident në luftën kundër komunizmit e diktaturës, për aspiratat e tij thellësisht kombëtare e demokratike".

1995, 6 maj, shkrimtari Shefki Hysa drejtues i Shoqatës Kulturore "Bilal Xhaferri",  në bashkëpunim me Qeverinë shqiptare inicoi dhe organizoi ceremonialin e rikthimit në Atdhe të eshtrave të poetit, prozatorit dhe publicistit të shquar disident Bilal Xhaferri që tanimë prehet në vendlindje, në Sarandë. Bilal Xhaferri ishte një shkrimtar i rrënjëve të etnisë në vitet gjashtëdhjetë, kur letërsia shqipe ose lavdëronte idetë e socializmit, ose fitoren në Luftën e Dytë, duke e thjeshtësuar këtë në absolutin ideologjik të përparimit. Në këtë aspekt, Xhaferri duket i vetmuar për kohën, duket i lidhur me letërsinë e paraluftës; po ky tashti të kaluarën nuk e shikon në stilin e himnizimit e të lavdit, si mbështetje për problemet aktuale,  po pikërisht duke marrë një qëndrim kërkues e kritik për të kapur esencat krahas situatës kalimtare. Në këtë vështrim, kërkimi letrar i Bilal Xhaferrit në të shkuarën, në rrënjët etnike, nuk bëhet si shpalim dhe fascinim me të kaluarën,  po pikërisht si kërkim për të bërë ndërkomunikime të kohëve. (Sabri Hamiti)
në "Poeti i nemun: Bilal Xhaferri"


Tituj të veprave

"Njerëz të rinj, tokë e lashtë" - tregime (1966)
"Lirishta e kuqe" - poezi (1967) [1]
"Dashuri e përgjakur" - romancë (1992)
"Krastakraus" - roman (1967), (botimi pas vdekjes 1993) [1],
"Eja trishtim" - poezi (1995)
"Ra Berati" - roman, botim - Prishtina 1995 ISBN 99943-904-5-7
"Përtej largësive" - prozë e publicistikë (1996}



Bilall XHAFERRI

ATDHEU

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.
nje prill i pikelluar ne shpirt.
atdheu eshte kryqi , eshte kryqi
e mban - dhe te mban ty ne shpirt.

atdheu eshte toka e premtuar.
ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.
atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar.
vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

atdheu eshte buka e uritur.
te iken nga duart e dot nuk te ngop
enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur
me syte n'erresire vetveten kerkon.

atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.
nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.
ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.
ne nje pike loti lirine e lind.

atdheu yt i vogli , i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti




BALADE ÇAME

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,
u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi...

Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria
dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,
mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.
Dhe kudo toka çame,
mbuluar nga retë,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë,
pa zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.
Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë
Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive
dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.

Ne, popull muhazhir, ecim nëpër shi...
Lamtumirë, Çamëri!



NATË ÇAME

Ndali çapin kopeja e ulqve
Në errësirën e thinjur me flokë bore.
Ndali çapin pranë staneve të heshtura
Kopeja e egër e pyjeve çame.
S’dëgjohen të lehura, s’dëgjohen blegërima,
Nuk duken më zjarret ku dremitin çobenët.
Vetëm deti rreh bregdetin me dallgë pa pushuar,
Vetëm hëna porsi dele e ndarë nga kopeja
Nëpër shtigjet e reve baret e vetmuar.
Ndali çapin kopeja e ulqve
Dhe përgjon e uritur në errësirën thinjoshe.

Ku ini ju çobenë me gunat e bardha?
Ku i kini delet që blegërinin kullotave?
Ku i kini qiprat, ku këmborët si këmbana?
Ku i kini qent e staneve që ulurinin si luanë?
Murrot, balot, gudot – armiqtë tanë të vjetër?
Ku janë që t’u tregojnë me çatallet e hekurt
Se si në shesh të luftës luftohet për jetën?

Hesht në errësirë Çamëria shkretëtirë,
vetëm dallga rreh parreshtur shkëmbenjtë kryeulur
Dhe jehona e saj e gjerë nëpër natën joniane
Përzihet me ulurimen e ulqve të uritur.

____________
U botua në revistën "Krahu i shqiponjës"
nr.2, 1997 me pseudonimin Kiman Halil Çami




KOSOVA

Kosova
Me ndarje dhe nenndarje gjeografike
Me ndarje dhe nenndarje historike
Kosova
Qe nga ujrat e kulluara te Ohrit
Deri ne erresiren e minierave te Mitrovices
Qe nga brigjet e kaltra te Ulqinit
Deri ne Qelekullen e ne fushen e Nishit
Kosova
Fushe e begatshme me fruta e grunore
Qe bie ere pranveres e tera lule molle
Kosova me male kreshnike
Male te zhveshur me pisha e bredhishte
Qe e rrahin qiellin me krahe shqipesh
Qe e dehin diellin me arome rreshire
Qe e ndezin qiellin me zbardhellime debore
Kosova
Krahine shqiptare qe ne fillim te saj
Toke e Manastirit
E Prizerenit
E Plaves dhe e Gucise
Toke e legjendave legjendare te Gjergj Elez Alise
Kosova
Legjende e mbetur ne rrugekryq te historise
Kosova
Gjithnje ashtu si gjithnje
Me dhem te shternguar e me shpirt nder dhembe
Kosova
Ku shqiptaret flasin nje gjuhe dhe degjojne dy gjuhe
Kosova gjithnje ashtu.

_______________
Biografia e autorit u mor nga WIKIPWDIA

Keine Kommentare:

Kommentar posten