Mittwoch, 19. Juni 2013

Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë

DEKLARATA E I. QEMALI:
NAIMI KA PUNUAR
PËR TË MOS VDEKUR KURRË


GËZIM LLOJDIA

 
Amanetet,atëdhetari Zaim Muharrem Brahimaj,nga Katundishta e Përmetit,e dha frymën në Drizar të Mallakastrës.Një dërrasë në varrin monumental në një kodrinë të Drizarit,mbante shenjën e identifikimit.
Zaim Brahimaj e ndjek nga pas fati,që u takoi atdhetarëve.Në Gjirokastër u njoh më dy patriotë Idriz Gurin dhe Hysen Hoxhën.Sëbashku këmbejnë biseda për çështjen kombëtare.Thuhet se Zaimi kishte një aftësi ti perceptonte ngjarjet që dhe aso kohe, ato vinin e bëheshin më kardinale për shqiptarët e mbetur nën thundrën e perandorisë osmane,që kishte gjasa të rrëzohej në humnerë nga dita në ditë.Patriotët shqiptarë e njohin situatën dhe lëvizjet e tyre ishin në orën dhe vendin e duhur.Kështu na flasin dëshmitë,që kanë siguruar të afërmitë.Ato sjellin të dhëna,që na flasin,për pjesëmarrjen e tij në disa kuvendime në mbrojtje të tërësisë teritoriale. Në kuvendimin e Sinjës me atdhetarët Hajredin Fratari,Ismail Klosi,Feta Goxhi.
Shtëpia e flamurit,ku akti madhor i dha mëvetësin Shqipërisë,gjendej atje ku sot është shtiza e flamurit,në sheshin më të njëjtin emër .Aty ka marrë pjesë Zaim Brahimaj me dëshnicarë të tjerë në nëntorin më të bukur të senes ’12. Dokumentat,që kanë firmosur disa bashkëkohës të Zaimit,flasin se ai ka qënë atë ditë të veçantisë shqiptare në kuvendin e Vlorës të vitit ’12.Arsyet e një pjesëmarrje të tillë mbeten të kërkohen tek aktiviteti i tij atdhetar,që vinte në rritje,mirëpo besohet se një ndikim mundet të ketë patur njohja nga afër me plakun e urtë Ismail beun,në kohën e shkollimit të tij në Stamboll. Nga dëshmitë,që vetë Zaimi kur ishte gjallë ja ka rrëfyer të atit Muharremit i ka thënë se Ismail Qemali e njihte që në Stamboll.Një dokument,të zyrtarizuar ka muzeu historik i Përmetit,që vërteton pjesëmarrjen e tij në atë ditë shqiptare.Kurse pleqësia e fshatit Katundisht mbështetur në dëshmitë e Haki Brahimit,Demir Brahimit, Mustafa Velos,Shyqyri Mento,Feruze Kasaj...,këtu thuhet tekstualisht se kur ka qënë në Stamboll është takuar disa herë me Ismail Qemalin,që ka kryer takime me studentët shqiptarë,që studjonin në Stamboll.
Një grusht diell në mes-qershorin e kohës 1878,mori Zaim Brahimi në Katundisht të Përmetit,në ardhjen e tij.Ishte i njëjti diell,që në kohën,qershor 1878 ndriçoi Prizrenin shqiptar,ndërkohë që ndriçuesit,i kishin vendosur emrin përpjekjeve të tyre” Rilindja shqiptare” ,që fare mirë mund të lexohej :”Përndritja e bukur shqiptare”.
Nga ditari

Ditari i Zenelit,të birit të Zaimit është një dritare. Prej andej vrojton ngjarje,që mjegullat i kanë rrafshuar.Naimi ishte i vetmi,poet,që u shua në motin e çuditshëm 1900.Vdiq në vjeshtë.Në mëngjezin e vjeshtës,mushkria nuk e ndjente sëmbimet e zemrës.Cajupi vuri kujën :”Vdiq Naimi,vdiq Naimi,moj e mjera Shqipëri...........Rrëzuar ishin gjethet e para të vjeshtës,në 19 tetor.Shënjë pikëlluese.Por vdekja e Naimit lexohet edhe ndryshe.Shpirti i tij vërtetë e braktiste poetin tonë,duke rrugëtuar drejt pamatësisë.Naimi mbylli sytë në një mot të veçantisë.Zbardhni shifrat.Viti 1900.C’do të thotë në mistikë,numerologjia 1-9?Nga hapi i parë në gradat e eprme të shpirtit.Shpirti i Naimit,që nxori diamante,nga toka shqiptare,e braktisi në vjeshtën e vitit 1900.Ikja e Naimit,pra varrimi i tij në teqen e Madriven Qojt,pranë Abdylit,ato ditë i vuri në zi studentët shqiptarë në Stamboll.
Në senen 1900,lexohet në ditar, u dha mandati se pushoi zemra e poetit burrit më të shquar të Shqipërisë,Naimit.Të gjithë,ne që ishim atje në Stamboll,ka rrëfyer Zaimi, vendosëm shënjën e zisë në krahë.
Për të respektuar,largimin përgjithmonë të poetit të bukurisë shqiptare,ne kishim tre ditë që nuk shkonim në studim,ka shkruar ai.

-Portetizimi i plakut të Vlorës-

Ismail Qemali.Qeramika e portretit.Figura e tij tërë rrezatim.Buzëqeshur.Aguar në shpirt,patriotizmi.
Dëshmitë saktësojnë se Z.Brahimi,gjatë kohës së studimeve në Stamboll është njohur me Ismail Qemalin.Rrethanat,për të zhbiruar këtë njohje nuk janë përcaktuar.Mirëpo njihet fakti,që Zaimi ka qënë pjesmarrës në ngritjen e flamurit. Siç mund të shfaqen rrethanat,burojnë nga njohja në Stamboll.Z.Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohëvdekjen e poetit N.F.
Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë?
Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892.Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput.Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësishtë në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips.

 Ismail Qemali në ditarin e Zaimit.

“...Vjen madhëria Ismail Qemali.U mblodhëm pranë tia.Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit.
Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin.Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj.Filloi të na hiqte shënjat e zisë.Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos.Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi.

-Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet.Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot.Ne u përqafuam.Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe.

-Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria.................................................

1913.Bie qeveria e Ismail Qemalit.Ujqëri tinzare kjo fqinjëse e pabesë.Trojet tonë nën episode dhune.Coptimi ishte synimi.Muza e Z.Brahimit ngrihet lartë :

”U grinë,u grinë superfuqitë/U lëshuan drejt Shqipërisë/Zunë dhe vunë kufijtë/Ja prenë krahët Shqipërisë/Ah o baba Tomorr po je/Ngrehu dhe dil në Trebeshinë/Shiko Kosovën dhe Camërinë/Të jesh shehit edhe tinë/Që një ditë ajo do vijë/Prapë me krahë të përtërirë/Do të fluturojë mbi Shqipërinë/Dhe do të rrojë si zonjë e mirë.”

Burimi: GEZIMLLOJDIA.BLOGSPOT.COM

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen