Mittwoch, 19. Juni 2013

Ismet Krasniqi

Ismet Krasniqi

Ismet Krasniqi u lind më 16 mars 1951 në Drenoc Komuna e Malishevës. U diplomua në Fakultetin Filozofik - Dega  Filozofi-Sociologji, ka punuar në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë, profesor i lëndëve filozofi e sociologji. Pjesën më të madhe të jetës është marrë me veprimtari artistike, kulturore e letrare. Ka qenë drejtor i Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë.
Është aktor profesionist i teatrit, filmit dhe humorit. Ka mbaruar Akademinë e Arteve Dega e Aktrimit, klasa e prof. Enver Petrovcit. I takon radhës së atyre krijuesve që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në disa fusha kulturore, letrare  e artistike. 
Është antar i Lidhjës së Shkrimtarëve të Kosovës, antar i LNPSHA PEGASI Albania-Kosova.
Merret me shkrime eseistike, dokumentare, monografike, publicistike e letrare. Ka të botuara mbi 22 vepra. Jeton në Klinë.


Poezi nga Ismet KRASNIQI



PJETËR BOGDANI

Kishte ardhur Bogdani
Kërkonte eshtrat e tij
S`i gjente askund
I kishin fshehur
Frikësoheshin
edhe nga eshtrat
Bogdani e gjet veten
Ne e gjetëm Bogdanin
Në tokën e Dardanisë
Prehet nën kupolën
e plisave të bardhë
Quhet tempull i dijes
e i trimnisë
Tempull i librit
Shumë do të jetojnë
Libri sa Bogdani
Bogdani sa libri.



FLAKA E JANARIT

Flaka e janarit,
Që moti u ndez,
Nga Skënderbeu,
N`Krujë e n`Lezhë.

Flaka shkoi e u rrit,
Si qëndresë shqiptare,
Në vite e shekuj,
Ndriçoi si fanar.

Flaka e janarit,
Bëri dimrin e nxehtë,
Në lufta titanike,
Me krajl e me mbret.

Paneli i flakës së janarit,
Për Jusufin, Bardhoshin e Kadriun,
Është ringjallje e kujtimit,
Në rrugë për liri, drejt bashkimit.



PISHTAR LIRIE

Atdheu u rrezikua
Nga katallani sykeq
Kosova po përbuzej
E terri po bie,
Ndal!,- thanë
Trimat e lirisë,
Shkëndijat u ndezën
Për t`mos u ndal
Deri në liri,
Po i dëgjoni krismat
Nuk ndalen rafalet
Pa u çliru atdheu,
Të gjithë ata që bien për liri
Janë të gjallë
Të vdekur janë ata
Që tradhtojnë idealin e tyre,
Zahir Pajaziti yll i pashuar
Pushka jote ende dëgjohet
O pishtar lirie,
Je betuar para flamurit kuq e zi
S`ka liri pa bashkim kombëtar.



EMRI YT NDRIÇON
(Kushtuar Sulejman Lokajt)

U  shua një yll n`tokë
U ngrit drejt qiellit
Me emrin plot dritë
Me zemërgjerësi
E shpirt bujarë
Me dashuri të madhe
Ndaj njerëzve

Publiku po hesht
Skena e teatrit 
S’po lëshon zë
Perdja nuk po hapet
 me krenari
mungon aktori
që u shoqërua me skenën
mbi gjashtë decenie

Perdja hapet
Duartrokitjet e publikut
Nuk ndalen

Tash emri yt ndriçon
tokën, qiellin e skenën
Teatri në skenë prapë shfaq
ti pusho i qetë në paqe



RA KUSHTRIMI PËR ATDHE
(Rapsodike)

Ra kushtrimi për atdhe
Në Llapushë në këmbë djalëria
Aty pushka ku kërciti
I pari u gjend Imer Krasniqi.

UÇK-ja po bën nam:
Kosovën n`dorë t`shkaut nuk e lëmë,
Luftë e rreptë po zhvillohet
UÇK-ja triumfon

Pa pritë një ofshamë u ndi
E rroku plumbi i armikut  t`zi
Imer trimi po ndërron jetë
Ua lë shokëve amanet:

Luftën për ta vazhduar
Nga Serbia për t’u çliruar
Trojet shqiptare
Me Shqipëri për t’u bashkuar.

Sa t`ketë tokë e të ketë qiell
Serbia këndej s`ka me u sjellë,
Për liri e atdhe
Imer trimi ra si me le.

Amanet  nga stërgjyshër e baballarë
Kurrë luftën mos me e ndalë 
Deri të vijë e bardha liri
E Kosova të bëhet Shqipëri.

Në fshatin Carrallukë me krenari
Emrin e trimit shkolla mban,
Dëshmor Imer Krasniqi
Trimëri e dituri shpërndan.

Keine Kommentare:

Kommentar posten