Donnerstag, 20. Juni 2013

Qemajl Juniku: Rrugëtim i ethshëm

RRUGËTIM I ETHSHËM

Rruga e parë:

Sonte
Zymtësisë së qiejve
Yjet janë strukur mjegullnajave

Jeta e bërë xhuxhë
Kollite e vjellë gjak
Gjunjëzohet
Koha si gjarpër i dredhur
Rebelohet
Thimthonë ardhëmrinë
Gracka venë udhëtimeve tona
Litar për vetvarrje


Rruga e dytë:

Kah jam nisur kaq i dërmuar
Me këtë strajcë dhembjesh
Rrugëve të mallit tim të shfrenuar
Kam etje kam uri
Me sopat të ndryshkur
Djajt copëtojnë
Degëzat e shpresave tona të molisura
Unë kërkoj yllin tim të tretur
E bëhem si peshk i ngordhur
Lumit të ëndërrave të mia

Rruga e tretë:

Një qen endacak leh
Turi fëlliqur
Përtypet e shkumëzon vrerë
Kockave të përjargura
Mbeturinave të kohëligës

Rruga e katërt

Fanarët qenkan fikur
Evropa pështynë fytyrë e vet
Lakuriq lodron
Si derr i sëmurë kuis

Gjykatoreve të kohës
Jeta murmurinë e pranguar
Gjykatësit vjellin vrer mbi kode

Xhindet ankthin thellojnë
Rrugëve tona
Karnavale bëjnë
Mijtë grimcojnë kohën e lëmekur
Ujërat e jetës i fëlliqin

Rruga e pestë:

Durimi po soset mik
Qelbësira të kohës duke pastruar
Nuk jetohet në nevojtore
Si mizat në bythën e kalit

Rruga e gjashtë:

Tiktaku i orës është ndalë
Koha nuk matet më me shpresa
E kotësi fjalësh
Ëndërrave të ngrira
Ku qent urinojnë

Rruga e shtatë:

Sa ethshme kur dëgjon
Ofshama mashtruesish
Thëmbët më të fortë se ujku i ndan
Na kafshojnë shpresat
Këmbonareve mortore kurdo i bijnë
Betohen në emër të popullit
Në emër të zotit
Për drejtësinë e tyre të rrejshme



Rruga e tetë :

Në të majtë u ktheva
Prapë ulërima
Në të djathtë
Këlthitje
Macet grithnin pasqyrat e kohës
Katran shkumëzonin
Teja jetën grimconte
Hija ime e gjymtuar
Me lotin e ngrirë syrit
gjëmonte
Rrugëtim i ethshëm

1 Kommentar:

  1. Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund ta dërgoni atë në: ( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( +234907481619 ).

    Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

    * Duajini Spells
    * Flet martesa
    * MAGIKI I PARË
    * Folje të mira
    * Foljet e shëndetit
    * Spells Seksual ATTRACTION
    * MAGIKA E KRYESORE
    * Kazino Cave
    * Merrni masat e mallrave
    * Foljet e mbrojtjes
    * Lottery magji
    * Flet LUKKY
    * Folje të mirë

    AntwortenLöschen