Montag, 3. Juni 2013

Ali D. Jasiqi: DASHURINË E NDIEN NË SHPIRT

Erotika në poezinë shqipe: Haxhi Muhaxheri

DASHURINË E NDIEN NË SHPIRTË

Shkruan Ali D. Jasiqi

„Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli/  fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate/e si i krisur zura të bisedoja/me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë/dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë“, janë këto vargje nga poezia „Letërkëmbim“, në të cilën poeti i ri Haxhi Muhaxheri i shkruan të dashurës së vet, për të përfunduar rreshtat : „Do më pyesje për ditën e gëzimit/e vështirë është pritja për ty/të bëj benë/ nuk do të vonoj shumë/ vadja e dasmës së madhe“.

 
Nga ajo që u shkrua në moto të këtij shkrimi shihet qartë se kemi të bëjmë me një krijues të talentuar, me një të ri që dashurinë e ndien në shpirt, por në të njëjtën kohë është poet që premton se do të shkruaj poezi të frymëzuara.

 
BOTUES I „AMORIT“

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës. Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira"(për familje) dhe "Fanari"(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrave të parë të tyre. I ri, i palodhshëm dhe më ambicie të mëdha është trguar në punë, por në shumë raste kërkesat dhe mundësitë nuk i kann shkuar në të njëjtin binar. Andaj, edhe është e natyrshme që botimi i tri revistave ka dështuar që më daljën e numrave të parë.(…) Kam bindjen se atë e kan shfrytëzuar do njerëz që kinse deshën ta ndihmojnë, kurse në realitet, e dëmtuan materialisht, kështu që dështoi dhe u detyrua ta ndërpres botimin e revistave që i filloi.

 
 I NDERFUAR ME ÇMIME TË PARA

Pëndryshe, Haxhi Muhaxheri ka marrë çmimet e para për poezi në „Takimet e Gjeçovit“ në Zym të Hasit dhe në „Sofra poetike“ në Drenas. Momentalisht Haxhi Muhaxheri jeton dhe krijon në Austri

 

 Haxhi MUHAXHERI

UJK MË ËSHTË BËRË VETJA

Përditë zgjohem me mendjen në ty
Shtegun mbuluar e ka bloza e dëshirës
Më përvlon malli
E veten ngushlloj me letra dashurie

Më kot mundohem të mësoj
Kobi je ti që më sillësh vërdallë
A fati im i çalë
Që më shpie drejt çmendisë

Lule ferri je a lule parajse
Bukuri vërbuese
A kumt orësh të liga
Lojtare netesh të humbura
A sëmundje që nuk shërohesh
Pjellë mortore a gjemb durimi
Çelës enigmash a neperkë syri
Si ta kuptoj moj
Më thuaj
Më shanë
Pse me emrin tënd
Pagëzoja yjtë lumenjtë përrallëzat
Pse...

Më qeshen
Për lutjet e mesnatës
E psherëtimat krismë qielli
Për ëndrrat e harlisura
E lotin e buzëqeshur
Për ditet që më iknin
Sy njerëzve të hekurt

Dhëmbet u ranë së qeshuri
E Peruni i Madh
Hiqte valle mbi kockat tona

Ti nuk erdhe e dashur
E në shpirt
Termete shkaktuar më ke

Ti duhej të vije
Bashkë me pranverën
Dhe këngët e të lashtave

Portë e hapur të pret
Dhe karafil i vyshkur
Në dorën time

Eja e dashur
Eja
Ujk më është bërë vetja

...
  Nga Revista „Kosovarja“ Nr. 8/ 2013, faqe 47 - Kosovë

 

Keine Kommentare:

Kommentar posten