Mittwoch, 5. Juni 2013

Izet Abdyli

Izet Abdyli u lind me 1961 ne Dobroshec (Dritan) te Drenasit,arsimin fillor e kreu ne vendlindje, te mesmen ne Drenas, ndersa Fakultetin Juridik ne Prishtine. Ka botuar poezi ne revistat dhe periodikun e kohes, ishte fitues i disa çmimeve letrare. Shkruan edhe proze dhe merret me gazetari dhe publicistike.Ka botuar keta libra: ,,Fjalë Zemre” poezi 1995, ,,Prelud Poetik” poezi, grup autoresh 1997,,... Kur vjeshta shkund pikëllimin” poezi 2005 dhe ,,Në mes jetës dhe vdekjes” (ditar lufte) 2008 dhe ,,Zogu i dritës” vjersha për fëmijë 2012. Është prezantuar edhe në disa antologji të shkrimtarëve shqiptarë si dhe është fitues i disa çmimeve letrare. Punon në Prishtinë në detyrën e sekretarit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.
 
 
 
Izet ABDYLI

 MË MJAFTON BUZËQESHJA

Më mjafton buzëqeshja
Nuk më duhen fjalë

Më mjafton shikimi
Të më ndez zjarr

Më mjafton soditja
Flokëve si ujëvarë

Më mjafton prania
Të ndihem i gjallë
 

 NË SYTË E TU

Në sytë e tu
Është vetë jeta

Në sytë e tu
Ringjallet shpresa

Në sytë e tu
Ndritë mirësia

Në sytë e tu
Buron dashuria

Në sytë e tu
Shihet gjithësia

Në sytë e tu
Flenë ëndrrat e mia
 


PENG NË ZEMËR

Hedhë shikimi në dritare
Të shikoj a po vjen ti
Peng në zemër mbeti fjala
Që s’ta thashë atë ditë në sy

Kot po pres të të shoh
Si ujëvarë ato flokët tua
Paske tretur dikund tjetër
Si s’ta thashë fjalën të dua

Mbese me shprese se një ditë
Do të shfaqesh prapë tek unë
Fjalën peng unë do ta zbrazë
Se të du, të dua shumë



PENG NË ZEMËR

(Variant)

Rri menduar në dritare
Shikojë rrugën nga vjen ti
N’ zemrën time ndryjë një fjalë
Të ta them mu në sy

Pres të shfaqet imazhi yt
Flokët tua valë valë
Inatosem në vetvete
Si s’ta thashë atë fjalë

Thonë shpresa e fundit vdesë
Ti patjetër do të vish
Do ta nxjerr fjalën nga zemra
E të them të dua ty


 ÇAST

Mjaftoi një çast
Gjithçka u thye
U ndanë në dysh
Zemra
Kujtimet
Fjalët

Edhe gotat
E mbushura v(r)erë
U (k)thyen përmbys


 IME MIKE

Moti s’jemi parë
Me dekada vite
U shfaqe si në legjenda
E mira,ime mike

Folëm nga distanca
E shprushëm kujtime
Sa më kish marr malli
E mira, ime mike

SA HERË BIE BORË

Sa herë bie borë
Në mua ngjallë kujtime
Shfaqet portreti yt
Në dritaren time

Bien fjolla bore
Hidhem në meditime
Si dikur në rini
Yll i jetës sime

Sa herë bie borë
Tretem në mendime
Imazhi fytyrës sate
Në dritaren time

Tash në kokat tona
Ka rënë borë e bardhë
Mbetën sall kujtimet
Për kohën e artë


 AH KY SHI

Ah ky shi
Ah ky shi
me kujtoj kohen
n' rini

E papritur
E padashur
Një lot syri
N’ shpirt mu ndry

Ah ky shi
Ah ky shi
më zgjon mallin
Si n' rini


 KUR TE DALI GJUMI

(Motiv popullor)

Kur te dali gjumi
Ti eja tek unë
Po te pres krahapur
Mori gushëpëllumb

Kur te dali gjumi
Ti mendo për mua
Sa shumë që të dua
Mori mollë e ftua

Kur te dali gjumi
Laj moj ato faqe
Se do t’i puth syçkat
Mori lozonjare


 DIALOG PËR LULE(N)

Të thash
Shumë i dua lulet

Më the
Dhe unë i dua shumë

Të thashë
Dhe ti je një lule

.....................
Buzëqeshja t’u varë në buzë


 TRIPTIK

I.

kur shpresa
te jete fikur
ti vjen me ngadalë
me hedhe dorën mbi supe
e m’ thua te dua
e m’ thua me fal

II.

mbyte moj vetminë
e kthehu tek unë
magjisë se dashurisë
t’i japim zjarr me fund

III.

mbyte moj hidhërimin
kthehu përsëri
po te pres krahapur
te shtrëngoj ne gji
 

Keine Kommentare:

Kommentar posten