Freitag, 7. Juni 2013

Mallkime popullore nga Lugu i Baranit

  1. T’raft pika n’zemer!
  2. T’marrtë tatakurti!
  3. T’u rritë menja!
  4. T’marrtë pushka n’lule t‘ballit!
  5. T’huptë fara e keqe!
  6. Ta marrtë zoti gojen ditën e bajramit!
  7. T’u preft ora!
  8. T’shpërlaftë mordja!
  9. T’raftë damlla!
10. T‘u qorrofshin syt!
11. T’mloftë dheu i zi!
12. Mos pafsh dritë kurr!
13. Të mbettë shpija shkretë!
14. Mos pafsh kurr t’mira n’jetë!
15. T’u thaftë goja!
16. T’k’noftë qyqja mbi kulm!
17. T’shtifsh n’dhe për së gjalli!
18. T’koftë haram gjini i nanës!
19. T’hangershin shtatmijë dreqen!
20. T’marshin orët e liga!
21. Shkofsh e mos u kthefsh!
22. E vrafsh veten me dorë tane!
23. Mos t’qeltë sabahi jarabi!
24. U bafsh me t’dhanë ujë me lugë!
25. T’u qorrofshin sytë!
26. T'marrarshin ethet!
27. T'lafshin mendt e kreis!
28. T'djegt zjarmi xhehnemit!
29. T'gjet e liga!
30. Tu thafshin krahet!
31. Mos t'majt dheu mrena kur vdeksh!
32. T'raft zhuga!
33. U qorrofsh!
34. T'hangershin ujqërit!
35. T'u mshelt shpija me therra!
36. Ta theft zoti qafën!

Mblodhi Haxhi Muhaxheri, 1985

Keine Kommentare:

Kommentar posten